Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Hedhja në pishinë nga kati i tretë dhe një dhembje e madhe dhe e kushtueshme (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

loading...

“Hedhja në pishinë nga kati i tretë dhe një dhembje e madhe dhe e kushtueshme (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Hedhja në pishinë nga kati i tretë dhe një dhembje e madhe dhe e kushtueshme (Video)

Posted: 03 Jan 2017 02:57 PM PST

Në Shtetet e Bashkuara, i riu që njihet në YouTube për hedhje nga vende të ndryshme, ka pësuar dëmtime të mëdha trupore, pasi nuk e ka arritur cakun si duhet.

Megjithëse është hedhur shtatë herë dhe ka rënë si duhet në pishinë, hera e tetë nuk i ka dalë si duhet, transmeton Telegrafi.

Ai ka rënë gjysmë metri afër pishinës, duke i lënduar rëndë shputat dhe këmbët, mirëpo jo edhe ndonjë dëmtim tjetër.

Në videon e postuar më poshtë, që përmban pamje mjaftë të rënda, mund të shihet dështimi i tij.

"Jam në spital me dy këmbë të thyera dhe më duhet t'i paguaj spitalit 274 mijë dollarë. Pranoj çdo ndihmë të juaj, përndryshe më duhet që tërë jetën të punoj për këtë faturë" ka shkruar në kanalin e tij lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Hedhja në pishinë nga kati i tretë dhe një dhembje e madhe dhe e kushtueshme (Video) appeared first on Telegrafi.

Dolën në takimin e parë, tha se po shkon në tualet, iku dhe e la një mesazh (Foto)

Posted: 03 Jan 2017 11:37 AM PST

Në Houston të Shteteve të Bashkuara, një burrë i paemëruar e ka postuar në rrjete sociale mesazhin që ia ka lënë gruaja me të cilën doli në takim.

E zhgënjyer nga dukja tij, ajo ka thënë se po shkon në tualet, por është larguar për të mos u kthyer më, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ajo ia ka dërguar një mesazh të çuditshëm edhe pse shumë të sinqertë.

"Më vjen keq që po e bëj këtë. Por, në të vërtetë mendova se ju dukeni sikur fotografitë që i keni në Twitter. E di se sigurisht do të më urreni për këtë dhe e meritoj, por unë dua të jem afër dikujt që duket më mirë. Ju jeni njeri i mirë dhe keni zemër të mahnitshme. Jam e sigurt se dikush do ta vlerësojë këtë", shkruan në mesazhin që i ka arritur.

Sidoqoftë, ai duket se nuk është mllefosur dhe e ka marrë me mahi rastin. /Telegrafi/

The post Dolën në takimin e parë, tha se po shkon në tualet, iku dhe e la një mesazh (Foto) appeared first on Telegrafi.

Derisa i propozonte të dashurës para ujëvarës, dhëndrit i bie unaza në ujë dhe mbetet pa të (Foto/Video)

Posted: 03 Jan 2017 10:42 AM PST

Momenti më romantik i këtij çifti shkoi huq, kur befasisht unaza me të cilën djaloshi planifikonte t’i propozonte martesë të dashurës humbi në ujë.

Ujëvara Cunningham në Maryland të Shteteve të Bashkuara, duket se është vend ideal për t’i propozuar të dashurës martesë, por një fat të tillë nuk e kishte një djalë i cili duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa dyshja po përjetonin momentet më romantike të jetës së tyre, unaza befasisht u bie nga dora dhe përfundon në ujin e rrëmbyeshëm të ujëvarës.

Por humbja e unazës nuk ua prishi edhe aq shumë qefin atyre, pasi dyshja shkëmbyen puthje ku partnerja e djalit të pafat i tha po propozimit të tij. /Telegrafi/

The post Derisa i propozonte të dashurës para ujëvarës, dhëndrit i bie unaza në ujë dhe mbetet pa të (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Pas 18 vitesh ia nxorën nga barku gërshërët e harruara gjatë operimit (Foto)

Posted: 03 Jan 2017 10:31 AM PST

Ma Van Nhat nga Vietnami, për 18-vjet i ka mbajtur në bark një palë gërshërë, që ia kishin harruar gjatë operimit.

Në vitin 1998, ai ishte përplasur me veturë dhe për pasojë është dashur t'i nënshtrohet intervenimit kirurgjik, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, mjekët nuk kanë qenë të kujdesshëm dhe ia kanë lënë brenda gërshërët, para se t'ia qepnin lëkurën.

Meqenëse kishte dhimbje, 54-vjeçari ka shkuar në spital për kontroll ku ka kuptuar se çfarë ka brenda trupit.

Për t'i nxjerrë objektin metalik, është realizuar operacioni prej tre orësh, i kryer nga një ekip ekspertësh të kirurgjisë.

"Për afro dy dekada, ai ka ngrënë dhe pirë, pa e ditur se në bark ka edhe diçka tjetër. Për fat të mirë, tani gjendja e tij është e mirë dhe po e merr vetën", kanë thënë mjekët lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Pas 18 vitesh ia nxorën nga barku gërshërët e harruara gjatë operimit (Foto) appeared first on Telegrafi.

E zë burrin duke bërë seks me tjetrën, gruaja së bashku me të ëmën e bëjnë për spital (Foto/Video, +18)

Posted: 03 Jan 2017 10:21 AM PST

Një burrë që kishte tradhtuar gruan, është rrahur brutalisht nga gruaja, vjehrra dhe e dashura e tij, dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat.

Gruaja dhe nëna e saj ishin futur tinëzisht në dhomë duke e zënë burrin me të dashurën duke bërë seks, transmeton Telegrafi.

Por ky veprim nervozoi tej mase gruan, vjehrrën por edhe të dashurën e tij, e cila pasi filloi ta godiste dëgjohej duke i thënë: “Më ke thënë se je beqar”.

Videoja e momentit kur gruaja së bashku me të ëmën futet në dhomë, duke e zënë bashkëshortin me tjetrën në shtrat, është publikuar në internet.

Raportohet se kjo ngjarje e turpshme të ketë ndodhur në qytetin kinez Qunazhou në provincën Fujian. /Telegrafi/

 

 

 

The post E zë burrin duke bërë seks me tjetrën, gruaja së bashku me të ëmën e bëjnë për spital (Foto/Video, +18) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :