Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Hotelet më të bukur prej akulli në botë (FOTO)” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Hotelet më të bukur prej akulli në botë (FOTO)” plus 9 more - Gazeta Dita


Hotelet më të bukur prej akulli në botë (FOTO)

Posted: 08 Jan 2017 02:04 AM PST

Bukuria rreth botës mund të jetë në forma të ndryshme. Mrekullitë nga natyra dhe të krijuara nga dora e njeriut janë me të vërtetë mahnitëse.

Këtu do ju paraqesim një formë të pazakontë të arkitekturës që është tepër e bukur. Këta janë "Ice Hotel" më të bukur në botë, ku çdo gjë është e ndërtuar më akull.

Ata ndodhen në vende të ndryshme të botës. Vizita e tyre mund të jetë përvojë vërtetë e mahnitshme.

1. Hoteli Alpeniglu në Hochbrixen, Austri

Në Luginën Brixental në afërsi të maleve në Hochbrixen është fshati i Alpeniglut, i cili ka qenë i ndërtuar tërësisht në akull dhe borë. Ai krenohet me banesat e shumta eskimeze, një restorant, një kishë, një bar dhe një qendër ekspozite, ku shfaqen skulptura fantastije të gdhendura nga akulli.

2. Resorti arktik i Kakslauttanen në Finlandë

Ky resort ndodhet në fshatin Saariselkä në Finlandë. Këtu secila prej banesave eskimeze mund të kushtojë deri në 357 dollarë një natë dhe është e pajisur me shtretër për dypersona, një banjo, dhe më e mira e të gjithave një sauna personale.

3. Iglu-Dorf, Zvicër

Hotel Iglu-Dorf është rindërtuar çdo sezon nga 3.000 ton dëborë në gjashtë vende duke filluar nga Alpet deri në Pirenej. Ai është i hapur nga dita e Krishtlindjeve deri në prill dhe çdo fshat pret deri në 38 mysafirë. Aty temperaturat arrijnë deri në minus 40 gradë Celsius. Një natë këtu kushton 119 euro.

4. Hoteli Jukkasjäroi në Suedi

Hoteli Jukkasjärvi ofron 19 dhoma individuale, një bar dhe një kishë. Ai është ndërtuar nga 700 milion topa bore dhe ka dizenjime të ndrzshme nga artistë nga e gjithë bota.

5. Festivali i Kamakura, Japoni

Për ata që dëshirojnë të qëndrojnë në një banesë eskimeze, por nuk dëshirojnë të kalojnë natën në të, atëherë ky festival i pazakontë akulli në Japoni mund të jetë një mundësi e mirë për ju. Festivali i 400 vjeçar Kamakura festohet nga mbi 100 kamakura, të bëra nga bora dhe të ndriçuara nga drita e qiririt. Brenda Kamakura ka një altar , i cili është ngritur për të nderuar perëndinë e ujit dhe për t'u lutur për më shumë ujë të pastër.

6. Hoteli Glace, Kebek, Kanada

Hoteli Glace, Kebek, Kanada është ndërtesë luksoze krejtësisht prej akulli. Ai çdo vit është ndërtuar me një dizanj të ri nga njëqind mijë ton akull dhe borë.

7. Hotel Sorrisniva, në Norvegji

Banesa eskimeze Sorrisniva në Alta, Norvegji  është një nga hotelet më të vjeter të akullit dhe është rindërtuar çdo sezon. Hoteli ofron ekskursione të tilla si peshkim, udhëtim me slitë, udhëtime për të parë dritat e veriut etj.

8. Hotel Kirkenes në Norvegji

Hotel Kirkenes në Norvegji përmban blloqe akulli, të cilat janë bërë nga fjorde të ngrira. Muret e saj janë mbi 177cm të trasha dhe me temperatura  brenda është minus pesë gradë. Këtu shërbehen vetëm pije alkoolike duke pasur parasysh se çdo gjë jo-alkoolike do të ngrijë.

9. Kalaja LumiLinna, Finlandë

Kalaja e borës Kemi është e ndërtuar në Finlandë. Ajo është e lartë 19 metër dhe përbëhet nga tre kate.

Vëllai i Haradinajt ka një porosi për Thaçin: Kosova është më e madhe se ti

Posted: 08 Jan 2017 01:56 AM PST

 

Deputeti i AAK-së, njëherësh vëllai i Ramush Hardinajt ka reaguar për vizitën e paparalajmëruar të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Amerikë.

Më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Daut Haradinaj pohon se Thaçi edhe më 21 korrik 2010, kur ishte ftuar Ramushi në rigjykim në Hagë, kishte shkuar në Amerikë.

Edhe njëherë ai i ka rikujtuar Thaçit edhe darkën e 13 Dhjetorit 2010 të Dik Marti në Restorant Puro.

Ramush Haradinaj ndodhet në paraburgim në Francë, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në 2004-ën.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt

"Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirrë Ramushi në rigjykim në Hagë. A mos po na thotë diçka prap? Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro? Çka të duash bëj, por e vërteta është e vërtetë. Kosova është më e madhe se ti. DH", shkruan Haradinaj.

Kush ishin Balshajt?

Posted: 08 Jan 2017 01:53 AM PST

I nderuar lexues! Balshajt ishin familje e madhe feudale e Shqipërisë së Veriut. Sundoi prej 1360 deri më 1421 në principatën e Shkodrës, në të cilën arriti të bashkojë deri më 1385 një pjesë të madhe të trevave shqiptare.

Formimi dhe fuqizimi i principatës së Balshajve ishte i lidhur me zhvillimin e vendit në shek.XIV dhe me krijimin e lidhjeve ekonomike ndërkrahinore me një epiqendër në trevat e Shkodrës. Bashkimi politik i tokave shqiptare në kuadrin e principatës së Balshajve u ndërpre me vërshimet osmane dhe, nga ana tjetër, me ekspansionin venedikas.  Përfaqësuesit kryesorë të kësaj familjeje në fazën e parë ishin: Balsha I dhe tre djemtë e tij, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II.

Në fazën e dytë dallohen Gjergji II Strazimiri dhe Balsha III. Pinjollët e fundit të Balshajve në mesin e shek.XV njihen si zotërues feudalë në Shqipërinë e Mesme bregdetare dhe si bashkëluftëtarë të Skënderbeut.

 

Personaliteti juaj sipas shkrimit të dorës

Posted: 08 Jan 2017 01:50 AM PST

 

Edhe pse teknologjia ka përparuar, shumë njerëz nuk heqin dorë nga shkrimi i dorës.

Madhësia e gërmave, hapësira mes fjalëve dhe shkronjave, por edhe shkrimi do të thotë shumë për karakterin tuaj.

Kështu që, lexoni tiparet dominante të kaligrafisë për të kuptuar tipin tuaj.

Madhësia

Nëse ju shkruani me shkronja të mëdha, jeni një person mjaft i shoqërueshëm dhe miqësor. Nëse ju shkruani me shkronja të vogla ka të ngjarë të jeni një person i mbyllur. Ju jeni të fokusuar, të kujdesshëm dhe të turpshëm.

Hapësira mes fjalëve dhe shkronjave

Hapësira e madhe midis fjalëve tregon se ju keni probleme me besimin. Jeni të prirur drejt vetmisë dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë. Hapësira mesatare tregon se ju ndiheni rehat me të tjerët.

Shkrimi i pjerrët

Nëse shkrimi juaj anon në të djathtë jeni i hapur ndaj çdo përvojë në jetën tuaj dhe jeni guximtarë. Në qoftë se ju i anoni shkronjat në të majtë jeni një njeri i kujdesshëm, por i turpshëm. Ju nuk pëlqeni të jeni në qendër të vëmendjes, por keni aftësi shumë të mira menaxhuese. Nëse shkrimi juaj është i drejtë, ju jeni një person praktik dhe i balancuar. Keni kontroll mbi emocionet tuaja dhe situatat rreth jush.

Presion mbi letër

Shkrimi i fortë në letër flet për forcën tuaj, vetrespektin dhe vetbesimin e lartë që ju karakterizon. Në qoftë se presioni është i butë, ju jeni të ndjeshëm. Ju gjithmonë jeni në dyshim dhe keni vështirësi në marrjen e vendimeve.

FOTO: Veshje popullore shqiptare në kartolinat e hershme

Posted: 08 Jan 2017 01:38 AM PST

Albanologu Robert Elsie ka postuar botuar në faqen e tij të internetit një koleksion të rrallë veshjesh popullore shqiptare në kartolinat e hershme.

Më poshtë shkrimi shpjegues i Elsies:

"Pasuria dhe shumëllojshmëria e veshjeve popullore shqiptare u fotografuan për herë të parë në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë.

Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa tjetër e Evropës bënë që veshjet popullore të shfaqnin tipare të veçanta dhe shpesh të rralla, të cilat mahnitën udhëtarët e parë evropianë.

Në Malësinë e Veriut çdo fis, bile çdo luginë dhe çdo fshat, kishte veshje të veta të cilat ishin të dukshme për popullatën në përgjithësi. Veshjet popullore tregonin jo vetëm përkatësinë fisnore dhe fetare, por edhe – për femrat në shumë raste – nëse gruaja në fjalë ishte e martuar apo jo.

Veshjet popullore shqiptare ishin në përdorim të përgjithshëm deri në vitet '30, dhe në disa treva shqiptare edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Madje edhe në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetenjë nuk është gjë e rrallë të shohësh gra të cilat përdorin veshje popullore përditë, apo të paktën në ditën e pazarit.

Kjo vlen në radhë të parë për Veriun e Shqipërisë në rrethet e Shkodrës, të Malësisë së Madhe, të Lezhës dhe të Mirditës, por veshjet shfaqen tek-tuk edhe në zonat e thella të Shqipërisë së Jugut, të Kosovës, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

Mirëpo, për fat të keq, globalizimi po i zhduk këto veshje me shpejtësi të madhe.

Gatë tre dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të njëzetë fotografitë e veshjeve popullore u shndërruan në kartolina dhe, si në vendet e tjera, këto të fundit u futën në qarkullim për shitje.

Kjo përmbledhje kartolinash të hershme na vjen nga fondet e Qendrës për Studime Shqiptare (Centre for Albanian Studies) në Londër, së cilës i jemi mirënjohës. Në fund duhet theksuar se kjo përmbledhje ofron në radhë të parë kostumet e Veriut.

Arsyeja e mungesës së veshjeve të Jugut nuk është se ato janë më pak të bukura apo më pak interesante, por thjesht sepse fotografët e parë dhe, rrjedhimisht, kartolinat e para erdhën nga Veriu".

screenshot_7
screenshot_20

screenshot_1

screenshot_43

screenshot_46

screenshot_47

screenshot_52

screenshot_51

screenshot_41

screenshot_42

screenshot_44

screenshot_45

screenshot_49

screenshot_39

screenshot_38

screenshot_37

screenshot_35

screenshot_34

screenshot_26

screenshot_27

screenshot_29

screenshot_31

screenshot_33

screenshot_25

screenshot_24

screenshot_23

screenshot_22

screenshot_21

screenshot_15

screenshot_16

screenshot_17

screenshot_19

screenshot_20

screenshot_14

screenshot_13

screenshot_12

screenshot_11

screenshot_4

 

Nuk pastroi rrugën Lin-Pogradec, procedohet administratori i firmës

Posted: 08 Jan 2017 01:26 AM PST

 

Procedohet penalisht për "Shpërdorim detyre", administratori i firmës së mirëmbajtjes të aksit rrugor Pogradec-Lin.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan hetimin në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.D, 59 vjeç, banues në fshatin Hudënisht.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë pronar dhe administrator i kësaj firme, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos bërë pastrimin nga dëbora e akulli, në këtë aks.

Për pasojë, janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, si edhe aksidente me dëme materiale në mjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për hetime të mëtejshme.

 

Merkato e dimrit, Flamurtari ëndërron Ronaldinhon

Posted: 08 Jan 2017 01:16 AM PST

 

Hapja zyrtarisht e sezonit të merkatos dimërore, ka filluar valsin e emrave dhe nxjerrjen ne pah të pakënaqësive dhe simpative, të skuadrave me lojtarët dhe anasjelltas.

Paqartësia është shndërruar në emrin e dyte e skuadrës bardheblu të Tiranës, e cila në këtë moment rikthehet në qendër të vëmendjes me një tjetër çudi.

Gjergji Muzaka, një nga emrat e shndërruar në veteran për nga vitet e shumta të kaluara në këtë kampionat dhe këtë skuadër, lihet jashtë stërvitjes dimërore. Burime konfidenciale pranë federatës shqiptare të futbollit, thanë për Top Channel se Gjergji Muzaka është një lojtarë që nuk paguhet prej 16 muajsh nga skuadra bardheblu, rroga që shumë shpejt mund të çojnë në gjyq palët, Kukësi është pas dere gati për ofertën ndaj tij.

Por në merkaton dimërore të lojtarëve dhe klubeve shqiptare do të dëgjojmë shumë.

Zyrtarizimi i Hykës është shtyrë sërish, mesfushori kuqezi i kontaktuar nga Top Channel thekson edhe një herë mëdyshjen mes Amerikës apo kampionatit turk, ndoshta kontrata e tij e fundit, apo e jetës siç thuhet ndryshe.

Një kontratë jete, por sa i përket zhurmës, po përpiqet të bëj Flamurtari.

Statusi jo i qartë i deritanishëm i klubit, i ka bërë edhe investitorët e rinj të mbeten në nivele bisedimesh. Por nëse nuk kanë qenë shumë të bindur për të marrë Cassano-n në verën e shkuar, po përpiqen për një tjetër emër të madh që të marrin në janar, në pritje të një ëndrre siç është Ronaldinho në verën e ardhshme.

Receta që shëron bronkitin brenda 1 ore

Posted: 08 Jan 2017 01:09 AM PST

 

Trajtimi i bronkitit është një ndër sfidat më të mëdha të mjekësisë. Gjithmonë e më tepër mjekët po i drejtohen mjekimeve popullore për trajtimin e këtij problemi.

Prandaj sot po iu sjellim një recetë sesi të përgatisni vetë në shtëpinë tuaj përzierjen e cila lehtëson kollën dhe bronkitin në kohë shumë të shkurtër.

Një orë pasi të keni konsumuar këtë përzierje ju do të ndjeni lehtësimin e parë.

Përbërësit:

400ml ujë

2 banane

2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Në fillim qëroni bananet dhe shtypini, më pas në një tenxhere hidhni ujin dhe prisni të vlojë. Kur uji të ketë vluar shtoni bananet e shtypura dhe lërini të ziejnë për 30 minuta.

Fikeni dhe lëreni të ftohet, kur të jetë ftohur shtoni mjaltin. Përzierjen konsumojeni tre herë në ditë nga një filxhan kafeje./shije.al

Amerikani humb në Serbi të gjitha sendet, vjen në Tiranë dhe e gjen Policia Bashkiake

Posted: 08 Jan 2017 01:03 AM PST

 

Qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës për të strehuar dhe për të marrë ndihmën e nevojshme me ushqime dhe veshmbathje u kanë ardhur në ndihmë jo vetëm shtetasve shqiptarë, por edhe të huajve që gjenden këto ditë në kryeqytet.

Një rast i tillë është ai i një shtetasi amerikan, i cili u gjet nga Policia Bashkiake në Tiranë në kushte tepër të vështira dhe u dërgua tek Qendra Sociale në zonën e Misto Mames.

Mësohet se ai quhet Trevor Obrieh, rreth 35 vjeç dhe prej disa ditësh ndodhej në Shqipëri, pasi më parë kishte qenë në Serbi ku kishte humbur të gjitha sendet e tij.

Në qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës u strehuan dje në mbrëmje 100 persona, më konkretisht: Qendra Sociale Shkozë- 10 persona, Qendra Sociale Njësia. 9- 40 persona, Qendra Sociale Kombinat -26 persona dhe në Qendrën Sociale në Laprakë -24 persona.

Nata ka kaluar e qetë dhe nuk ka patur probleme, ndërkohë që qytetarët të cilët janë strehuar në qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës kanë marrë ndihmën e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje, duke i bërë kështu ballë të ftohtit të acartë që ka prekur Tiranën këto ditë.

Bashkia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë emergjenca, të telefonojnë në numrin 0800 0888 ose në numrin 112 që është numri i të gjithë emergjencave.

10 anomalitë më ekstreme dhe misterioze të motit

Posted: 08 Jan 2017 12:59 AM PST

 

Në hemisferën veriore jo tropikale, ne e kemi ndarë vitin në katër stinë: dimri i ftohtë, pranvera e ngrohtë dhe e gjelbër, vera e ngrohtë ose e nxehtë dhe vjeshta e freskët dhe gjetherënëse.

Sidoqoftë, me raste, moti nuk sillet në përputhje më stinën përkatëse.

Në këtë listë, ne do të diskutojmë disa nga rastet e rralla, në të cilat moti ka ndërmarrë një kthesë të papritur, ose ka vepruar në mënyrë të çuditshme. Të jenë këto vetëm çrregullime misterioze të motit, ngjarje të shpjegueshme nga pikëpamja shkencore, apo shenja të asaj që sot njihet si "ngrohja globale"?

Pavarësisht përgjigjes që i japim kësaj pyetjeje, përballë këtyre anomalive të temperaturës, ne mundet thjesht të habitemi, t'i shijojmë qetësisht, ose të fillojmë të marrim masa vetjake dhe kolektive për sa mund të bëjmë, lidhur me pasojat e mëvonshme.

Nga një këndvështrim më optimist, ndoshta dhe gazmor, mund të themi se nuk ka pse dhe si ne të njohim të gjitha sekretet e asaj çfarë ndodh jashtë planetit ku jetojmë, kështu që, këto shfaqje të motit, mund të përjetohen pa kokëçarje të madhe.

Pasojat që sjellin, megjithatë, kërkojnë që ç'ke me të vëmendje dhe marrje masash.

 

1- "Chinook-u" i Albertës, 1992

chinook-arch-4157

Provinca e Albertës në Kanada ka sjellë ajër dhe mot të ngrohtë, të njohur si "chinook", një herë në disa vite. Megjithatë, ky për të cilin flasim, është më vëmendje tërheqësi dhe më uniku që ka ardhur ndonjëherë. Më 27 shkurt 1992, në Albertën e Jugut ishte ngrohtë, dielli veror shndriste dhe temperaturat ishin rreth 22.6 gradë celsius (72.7 Fahrenheit). Sa për krahasim, temperatura mesatare për atë datë dhe për atë zonë është 1.3 gradë celsius, ndërsa janë shënuar ditë marsi, ku temperatura më e lartë nuk e kalonte 20 gradë celsius. Në një vit tipik, termometri nuk shënon 20 gradë celsiusin e parë deri në prill, në disa vite edhe në maj, por kjo është hera e vetme deri tani që qyteti i Albertës ka shënuar këto temperatura në muajin shkurt.

 

2- Vala e nxehtë e prillit në Ontario, 2010

470_to_fog_100706

Kur mendoni se është koha ideale e vitit për të dalë për piknik, për të veshur pantallona të shkurtra dhe këmisha apo për të shkuar në plazh në qytetin Otava, Ontario, kryeqyteti i Kanadasë?

Ndoshta në gusht, kur temperatura është në përgjithësi rreth 26 gradë celsius, por kategorikisht jo në muaj të tjerë, as në korrik, as në shtator.

Po prilli? Dhe për ta theksuar, fillimi i prillit? Mirë, për shumicën e viteve kjo as nuk do të ishte një pyetje, pasi temperaturat në javën e parë të prillit arrijnë deri në 7 gradë celsius. Por, nëse do të kishit shkuar në 2010-ën, do të ishte një histori krejt tjetër. Ontario u përfshi nga një valë e nxehtë nga jugu dhe Otava u bombardua nga dy ditë të nxehta të njëpasnjëshme. Termometri shënoi 28,2 gradë celsius (82.8 Fahrenheit) më 2 prill dhe 28.5 gradë celsius (83.3. Fahrenheit) më 3 prill. Të gjithë u surprizuan që temperaturat mund të ishin kaq të larta në këtë kohë të vitit dhe ndërsa jepej parashikimi i motit në televizion, spikerit iu desh të sqaronte se "kjo nuk është gënjeshtra për 1 prillin".

 

3- I ftohti i acartë i janarit

cold-snap-climate-change

Përgjatë janarit, në 1950-ën, SHBA-ja perëndimore dhe Kanadaja pothuajse ngrinë, në kuptimin më literal të fjalës! Njerëzit nga Uashingtoni e përshkruajnë atë muaj si "të pabesueshëm" dhe Vankuveri, në Kanada mbeti në mënyrë konstante i ngrirë. Temperatura më e lartë në Vankuver, nga mesi i nëntorit deri nga gjysma e dhjetorit ishte – 2.9 gradë celsius, i ftohti më i madh i parë ndonjëherë atje. Në janar, megjithatë, kjo temperaturë ishte tepër e lartë! Termometri nuk u ngrit asnjëherë mbi 0 gradë celsius këtë muaj dhe temperatura më e lartë ishte – 6.7 gradë celsius më 5 janar, pas dy ditësh me temperaturë nën 10 gradë celsius. Dhe mesatarja mujore ishte rreth -20.4 gradë celsius.

 

4- Nga i ftohti ekstrem i dimrit në të nxehtin ekstrem të verës

english-bay-vancouver

Dhjetori i 2008-ës solli shumë borë në rrugët e Vankuverit. Krishtlindjet ishin vërtet të bardha, ecja në borë ishte vërtet e vështirë, pasi fundoseshe deri në gjunjë dhe përdorimi i automjeteve ishte thuajse i pamundur. Temperatura, në mënyrë të qëndrueshme, shënonte nën 0 gradë celsius, ndërsa rekordi u shënua në 20 dhjetor me -15.2 gradë celsius, vetëm 2.6 gradë celsius më pak nga rekordi më i mëparshëm, i cili është shënuar në 14 janar 1950, me -17.8 gradë celsius. Korriku i 2009-ës nga ana tjetër ishte pothuajse e kundërta. Temperaturat atje rrallë arrijnë apo kalojnë 30 gradë celsius (86 Fahrenheit). Në fakt, kjo ndodh një herë në 5 vjet. Megjithatë ja që korriku në Vankuver kaloi 4 ditë me temperatura mbi 30 gradë celsius. Dy nga këto ditë thyen rekordin e mëparshëm prej 33.3 gradë celsius, të vendosur në 9 gusht, 1960 dhe rekordi i ri i vendosur në 30 korrik të 2009-ës, ishte 34.4. gradë. Ja, ky është kalimi nga një ekstrem në tjetrin!

 

5- Pranvera e ngrohtë e 2004-ës

spring-lifestyle

Pranvera e 2004-ës ishte më e ngrohta në Kanada. Prilli ishte thuajse i ngrohtë, me rekorde të vendosura aty për aty e të thyera pak ditë më vonë në vende të tjera. Osojos kaloi një mesatare prej 21. 5 gradë celsius në prill të këtij viti (ndërsa mesatarja është 17.6 gradë). Rekordet u thyen në shumë qytete, Kalgari arriti temperaturën 25.4 gradë në 30 mars, Edmontoni 24.2 gradë në po të njëjtën ditë (duke thyer rekordin e marsit ekstrem, ku temperatura arriti në 17.6 gradë), Vankuveri regjistroi temperaturën 24.3 gradë celsius në 1 maj, 21.5 gradë më 11 prill dhe 18.5 në 29 mars. Temperaturat mbi 15 gradë për 29 nga 30 ditë të prillit në Osojos ishin vërtet një çudi! Ishte një pranverë e ngrohtë dhe e bukur për të gjithë.

 

6- Viti pa verë

1816_year_without_summer

Në 1816-ën, mali Tambora shpërtheu dhe atmosfera u mbulua me hi dhe pluhur. Copëzat e ngjashme me diellin ishin të dukshme me sy të lirë dhe Evropa perëndimore, Amerika verilindore dhe Kanadaja përballeshin me ngrica edhe në muajt maj dhe qershor. Rreth 1800 njerëz ngrinë dhe vdiqën nga uria, pasi drithërat u dëmtuan rëndë. Njerëzit, deri në jugun e Pensilvanisë, ende mund të shihnin akullin e liqenit dhe lumit në korrik dhe në gusht.

 

7- Mrekullia e borës

petpeevesandrearendcollisions_snow_tampa_january_19_1977

Banorët e Homestead, në Florida, qytet me temperaturë mesatare 25 gradë në pjesën më veriore të tij, u habitën kur panë ca flokë të lehta bore më 19 janar, 1977. Ishte hera e parë që ata shihnin borë dhe që atëherë nuk kanë parë më. Për çudinë më të madhe, Homestead është një qytet nën nivelin e detit. Banorët jo vetëm u habitën, por edhe u alarmuan nga i ftohti dhe gjësendet e bardha që binin nga qielli. Shumë bimë, përfshi drithërat, e vuajtën të ftohtin dhe shumë njerëz nuk i besuan parashikuesit të motit, kur ai paralajmëroi mrekullinë "I ftohtë dhe një shans për borë." Spikeri i motit u detyrua në fakt t'u shpjegonte njerëzve se çfarë ishte bora dhe çfarë sillte ajo, por shumica e njerëzve nuk e besuan dhe menduan se ai thjesht po bënte shaka, prandaj nuk e morën seriozisht paralajmërimin e tij.

 

8- Rritja e shpejtë e temperaturës

cfiles43720

Si thoni për një kërcim të shpejtë në temperatura? Më 22 janar 1943, në Spearfish, Dakota e Jugut, në SHBA, u pa një luhatje temperaturash nga -20 gradë celsius (-4 Fahrenheit) në +7 gradë celsius (45 Fahrenheit) në… vetëm në 2 minuta! Lëvizje me 27 gradë në 2 minuta! Thoni pastaj që nuk ka çudi!

 

9- Acarimi i ftohtë i verës 1992

snowmansmall

Tani shkojmë nga i nxehti ekstrem në të ftohtin ekstrem. Në të njëjtin vit kur Kanadaja u përball me chinook-un e shkurtit 1992, më 23 gusht u pa një dimër jo normal, ku temperaturat me vështirësi arrinin 5.3 gradë celsius (41.5 Fahrenheit). Për më tepër, përveç të ftohtit, ra borë, e cila zuri trashësi 0.4 cm. Imagjinojeni për pak të shkoni në stacionin e autobusit, ose në supermarket dhe të vishni një pallto dimri në gusht! Është tepër e vështirë për t'u imagjinuar, apo jo?

 

10- Vala e nxehtë në Rusi, 2010

russia-fire_1706455c

Në verën e 2010-ës, Rusia u përball me vapë të papërballueshme dhe përvëluese, që arriti deri në 40 gradë celsius në disa rajone. Shumë njerëz, të llogaritur rreth 15000, por me gjasa edhe më shumë, u ndanë nga jeta për shkak të thatësirës, të nxehtit dhe djegies së pyjeve. Periudha e motit të nxehtë zgjati në muajt korrik dhe gusht.

Related Posts :