Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“I vodhi rroba shoqeve të konviktit, arrestohet studentja e Mjekësisë” plus 9 more Lajmet

loading...

“I vodhi rroba shoqeve të konviktit, arrestohet studentja e Mjekësisë” plus 9 more Lajmet


I vodhi rroba shoqeve të konviktit, arrestohet studentja e Mjekësisë

Posted: 04 Jan 2017 12:46 PM PST

Një studente është vënë në pranga nga policia e Tiranës ditën e sotme, pasi akuzohet për vjedhje. 26-vjeçarja me inicialet L.Xh kishte vendosur që t'i kalonte në Tiranë festat e fundvitit, mesa duket me një qëllim të qartë.

Duke qenë se ajo qëndronte në konviktet e Fakultetit të Mjekësisë, dhe gjatë këtyre ditëve vajzat e tjera do të udhëtonin nëpër qytetet nga vinin, 26-vjeçarja shfrytëzoi rastin për t'i vjedhur ato.

L.Xh është arrestuar në flagrancë nga oficerët e policisë së komisariatit numër 4 pranë konvikteve të ndodhura në "Rrugën e Dibrës", pasi kishte vjedhur dhomat e shoqeve të saj.

Në cilësinë e provave materiale, policia ka mundur t'i sekuestrojë një sërë sendesh të vjedhura, mes tyre edhe rroba e veshmbathje.

4 janar 2017 (Stilografi.com)

The post I vodhi rroba shoqeve të konviktit, arrestohet studentja e Mjekësisë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Nju Jork, treni del nga shinat në Bruklin, mbi 100 të lënduar

Posted: 04 Jan 2017 12:44 PM PST

Një tren ka dalë nga shinat në Bruklin, në Nju Jork, duke shkaktuar plagosjen e mbi 100 personave. Aksidenti ka ndodhur me një mjet të linjës hekurudhore "Long island Rail Road", që lidh Manhatanin me pjesën më perëndimore të Long Island. Në "Atlantic Terminal", pika e takimit mes Lirr dhe linjave të ndryshme metropolitane, kanë shkuar menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë.

Bilanci provizor i të plagosurve ka shkuar në 103 persona. Sipas Departamentit të Zjarrfikëseve të Nju Jorkut, të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën dhe janë trajtuar menjëherë në vend.

"Për momentin, i lënduari më rëndë ka një frakturë në këmbë, – ka komentuar guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, i cili shkoi menjëherë në vendngjarje. – Kjo është ajo që po monitorojmë në këto momente. Një këmbë e thyer nuk është një gjë e mirë, por kemi qenë në situata të këqija", – shtoi ai.

Sipas autoriteteve, dalja e trenit nga shinat mund të ketë ndodhur për shkak të trafikut të orës së pikut dhe vonesave pranë stacionit. Në tetor, 33 persona mbetën të plagosur në një tjetër incident hekurudhor në Long island.

4 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Nju Jork, treni del nga shinat në Bruklin, mbi 100 të lënduar appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Naomi Campbell çmend fansat me një foto në bikini

Posted: 04 Jan 2017 12:44 PM PST

Naomi Campbell ka lumturuar 3 milionë e gjysmë fansat e saj, duke i uruar për Vitin e Ri dhe duke u shfaqur në një formë të jashtëzakonshme, pavarësisht se ka mbi shpinë 46 vite. Në profilin e saj në Instagram, modelja ka publikuar një foto që e shfaq në një plazh me një mini-bikini në një 'tyl' të hollë që i mbulon trupin.

"Pantera e zezë", shkruan një frazë të Nelson Mandelës: "Duhet të përdorim kohën në mënyrë të shpejtë dhe të kuptojmë që ka gjithnjë kohë për të bërë mirë".

Në diciturën e fotos së saj, lexohet edhe: "Gëzuar Vitin e Ri miqtë e mi. Faleminderit për mesazhet tuaja të bukura. Ju uroj një 2017-të të jashtëzakonshme". Me postimin e saj, supermodelja ka mbledhur më shumë se 71 mijë 'like'.

4 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Naomi Campbell çmend fansat me një foto në bikini appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Kim Kardashian kthehet në rrjetet sociale me “family”

Posted: 04 Jan 2017 12:26 PM PST

Fotoja e parë e vitit 2017 vjen saktësisht 13 javë pas aventurës së keqe që e pa të përfshirë në Paris, kur sende me vlerë miliona euro iu rrëmbyen në shtëpi.

Kim Kardashian kthehet në rrjetet sociale me një foto që e shfaq me Kanye West dhe dy fëmijët e tyre. "Family", – shkruan në një postim diva e 'showbiz'-it ndërkombëtar.

Kështu, Kim rikthehet pas 3 muajsh heshtjeje në rrjetet sociale në Instagram me një foto dhe një koment, që bën të heshtë të gjitha zërat që e shikonin në një krizë martesore me West deri në pikën për t'u divorcuar.

4 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Kim Kardashian kthehet në rrjetet sociale me "family" appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Zbulohet testi i cili tregon simptomat e kancerit para kohe!

Posted: 04 Jan 2017 11:45 AM PST

epruveta-gjaku

Një test i thjesht i gjakut që e detekton kancerin para se të fillojnë simptomat është duke u parë si një ndër zbulimet më të rëndësishme që mund të shpëtojë me mijëra jetë.

I krahasuar nga shkencëtarët me një detektor zjarri, testi funksionon duke i detektuar ndryshimet në qelizat e kuqe të gjakut që ndodhin kur kanceri është prezent.

Kjo do të thotë se testi e identifikon kancerin shumë para se ai të shfaqet, gjë që do të shpëtonte me mijëra jetë.

Duke mos kushtuar më shumë se një test standard i gjakut, shpresohet se një ditë ky test do të përdoret për monitorimin e njerëzve që kanë rrezik të lartë për këtë sëmundje.

Testi merr vetëm pak orë kohë dhe për të shfrytëzohen vetëm paisje standarde laboratorike. Shkencëtarët besojnë se testi i detekton mutacionet në proteinat në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.

Përderisa tek pacientët e shëndetshëm numri mesatar i mutacioneve është pesë për milion, tek pacientët që janë të prekur nga kanceri numri mesatar mund të jetë nga 50 deri 100 mutan për milion.

Profesori Gareth Jenkins, i cili e ka udhëhequr studimin, ka thënë: "Testi shumë lehtë mund të krahasohet me një detektor tymi, pasi që detektori i tymit nuk e detekton prezencën e zjarrit në shtëpinë tonë por produktin e vet, tymin. Ky test e detekton kancerin duke e detektuar 'tymin' – qelizat mutante të gjakut".

The post Zbulohet testi i cili tregon simptomat e kancerit para kohe! appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Mavraj nis aventurën me Hamburgun

Posted: 04 Jan 2017 10:48 AM PST

Vit i ri, aventurë e re për Mërgim Mavrajn. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që u transferua në fundin e dhjetorit te Hamburgu, nisi stërvitjen me skuadrën e tij të re duke u vënën nën urdhërat e trajnerit Markus Gisdol. Hamburgu synon që me afrimin e 30-vjecarit shqiptar të konsolidojë repartin e mbrojtjes në misionin e mbijetesës, mbrojtësi ishte pika e referimit për mediat në nisjen e përgatitjeve me Mavrajn që në intervistën e tij nuk lë dyshime se është i ndërgjegjëshëm për përgjegjësinë e tij në këtë hap të karrierës s:

"Jam i lumtur që jam te Hamburgu, Objektivi kryesor është mbijetesa në Bundesliga ndaj dhe por përgatitemi, – deklaroi Mavraj duke shtuar, – Pres me padurim të marr përsipër rolin që më është besuar në skuadër dhe jam gati për përgjegjësitë që më janë dhënë. Eksperienca do të luajë rolin e saj në këtë drejtim. Hamburgu është një klub i madh me tifozë të shkëlqyer të cilëve duam t'ju dhurojmë buzëqeshje në pjesën e dytë të sezonit".

Mavraj konsiderohet një blerje e rëndësishme për Hamburgun, me klubin që i ka kushtuar një hapësirë të gjerë mediatike momenteve të tij të para me skuadrën edhe në profilin zyrtar në Tëitter. të Hamburgu Mavraj pritet të mbajë fanellën me numrin 3.

4 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Mavraj nis aventurën me Hamburgun appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Zhdukni rrudhat me këtë bimë, ja përgatitja

Posted: 04 Jan 2017 10:45 AM PST

glikanxo

Të gjithë e dimë se procesi i plakjes dhe rrudhjes janë të lidhura fuqishëm. Gratë nga e gjitha bota janë duke shpenzuar sasi të larta të parave vetëm për ta ushqyer lëkurën dhe për ta bërë të duket më e shëndetshme dhe seksi.

E vërteta është se jo të gjitha gratë i kanë paratë për t'i blerë produktet e kualitetit më të mirë, të cilat mund të jenë shumë të shtrenjta.

Produktet tjera të lira, dhe disa nga të shtrenjtat, nuk japin aspak rezultate të kënaqshme.

Por, çfarë nëse ekziston një bimë e vetme e cila jep rezultate më të mira sesa çdo produkt i shtrenjtë?

Kjo recetë shtëpiake është e lirë dhe përgatitet shumë lehtë.

Përbërësit:
– Glikanxo
– Një gotë ujë
– Një tas

Fillimisht duhet ta përgatitni një çaj me glikanxo. Pastaj duhet ta shtrydhni çajin dhe ta lini të ftohet për një kohë. Në fund e vendosni çajin në një gotë.

Në mëngjes, si të zgjoheni, e pastroni fytyrën me këtë çaj. Duhet t'i kushtoni vëmendje të veçantë zonave ku gjenden rrudhat.

Ky ilaç rekomandohet nga mjekësia alternative dhe është krejtësisht natyral dhe efektiv.

The post Zhdukni rrudhat me këtë bimë, ja përgatitja appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tiranë, vetëmbytet në liqen 50-vjeçari

Posted: 04 Jan 2017 10:44 AM PST

Paraditen e sotme, rreth orës 11:20, është marrë një telefonatë tek numri i emergjencave 112, se një shtetas ka hyrë në brendësi të Liqenit Artificial.

Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasin E. R., 50 vjeç dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. Janë njoftuar polumbarët për nxjerrjen e trupit.

4 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tiranë, vetëmbytet në liqen 50-vjeçari appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Stamboll, sulm me armë në një restorant; dy të plagosur

Posted: 04 Jan 2017 10:43 AM PST

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në një restorant në Stamboll të Turqisë. Sipas mediave turke, mësohet se deri tani janë shënuar të paktën dy të plagosur.

Por nga hetimet e para dyshohet se nuk bëhet fjalë pë ndonjë sulm të mundshëm terrorist.

4 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Stamboll, sulm me armë në një restorant; dy të plagosur appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Kosovë: Shtatë vjet heqje lirie për veprën penale rekrutim për terrorizëm

Posted: 04 Jan 2017 10:41 AM PST

Gjykata Themelore në Ferizaj, rreth 40 kilometra larg Prishtinës, dënoi një shqiptar me shtatë vjet heqje lirie nën akuzat për veprën penale rekrutimi për terrorizëm.

Në vendimin e gjykatës thuhet se "i pandehuri F.R. akuzohet se me dashje me të pandehurit Z.Q, I.B etj, kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale terroriste dhe në aktivitetet e grupit terrorist që të sigurojnë fonde dhe burime materiale në atë mënyrë që gjatë muajit korrik 2012 në veturën e tij ka transportuar një person deri në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, i cili pastaj ka udhëtuar përmes Turqisë për në Siri për të luftuar. Pastaj në nëntor të po të njëjtit vit, përmes një agjencie turistike, ka paguar tri bileta udhëtimi Prishtinë – Stamboll dhe Stamboll – Hatay, qytet në kufi me Sirinë, për B.K, A.D dhe B.D. Dy të fundit edhe më tej janë në Siri. Po ashtu i pandehuri në shtator të vitit 2013, sipas kërkesës së të pandehurit I.B, ka mundësuar udhëtimin e P.B. (tashmë i vrarë) dhe Sh.K, për në Siri në tetor 2013 bashkë me I.B, H.D dhe K.M të gjithë për të luftuar në anën e organizatës terroriste të ISIS-it dhe Al-Nusra".

Gjykata tha se afaristit të dënuar të premten, Fatos Rizvanolli, i cili qe arrestuar në mars të vitit 2016, i janë konfiskuar disa makina që përdoreshin në veprimtaritë e tij.

Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në konfliktet në Lindjen e Mesme. Sipas autoriteteve rreth 316 veta besohet se kanë marrë pjesë në ato konflikte. Dy vjet më parë policia filloi hetimet kundër 237 vetave për pjesëmarrje në luftë, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve të huaj dhe mbi 127 veta janë arrestuar. Sipas autoriteteve, 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri tash afro 40 veta janë dënuar nga gjykatat.

30 dhjetor 2016 (Stilografi.com)

The post Kosovë: Shtatë vjet heqje lirie për veprën penale rekrutim për terrorizëm appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Related Posts :