Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Ibrahimovic lojtar i muajit te United” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Ibrahimovic lojtar i muajit te United” plus 9 more Telegrafi Futboll


Ibrahimovic lojtar i muajit te United

Posted: 05 Jan 2017 02:51 PM PST

Zlatan Ibrahimovic ka shkëlqyer gjatë muajit dhjetor me 'Djajtë e Kuq'.

Manchester United ka përzgjedhur suedezin si futbollistin më të mirë të muajit të shkuar, ku Ibra ka realizuar në total tetë gola.

Ibrahimovic e ka nisur muajin dhjetor me golin ndaj Evertonit në barazimin 1:1 të United, duke vazhduar me një gol tjetër në ndeshjen e Ligës së Evropës përballë Zorya 2:0.

Pasi që ka dështuar të shënojë në fitoren 1:0 ndaj Tottenhamit, 35-vjeçari ka realizuar në tri nga katër ndeshje, përfshirë dy gola ndaj West Bromit.

Ibra që këtë verë është transferuar te United pas largimit nga Paris Saint-Germain numëron gjithsejtë 18 gola me 'Djajtë e Kuq'.

The post Ibrahimovic lojtar i muajit te United appeared first on Telegrafi.

Icardi beson se Interi mund të arrijë vendin e tretë

Posted: 05 Jan 2017 02:34 PM PST

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi beson se Interi mund ta arrijë vendin e tretë në Serise A, vend që do i siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.

Bomberi zi kaltër ka thënë se ngjitja në tabelë është e mundur pasi skuadra ka ecur mirë në ndeshjet e fundit.

"Ngjitja në klasifikim është e mundur. Nuk e thotë vetëm ambicia e shoqërisë, por edhe ecuria e skuadrës në muajin dhjetor", deklaroi sulmuesi argjentinas në një intervistë për "La Gazzetta dello Sport".

Icardi thotë se Interi ndryshoi për mirë me ardhjen në pankinë të Stefano Piolit.

"Ndryshoi mentalitetin e Interit, ktheu besimin te lojtarët, edhe te ata që luanin pak me DeBoerin. Punoi shumë në aspektin psikologjik", tregon kapiteni, i cili nuk i kurseu kritikat për trajnerin holandez me të cilin zikaltërit nisën sezonin.

The post Icardi beson se Interi mund të arrijë vendin e tretë appeared first on Telegrafi.

Humbje Barçës, synohet kualifikimi në ndeshjen e kthimit (Video)

Posted: 05 Jan 2017 02:09 PM PST

Barcelona ka pësuar humbje 2-1 në ndeshjen e parë në Kupën e Spanjës ndaj Athletic Bilbaos.

Kampionët e Spanjës hasën në vështirësi në këtë përballje edhe pse u paraqitën me formacionin më të mirë.

Vendasit e nisën më mirë takimin dhe kësisoj arritën të shënonin të parët në ndeshje.

Ishte minuta e 25-të e ndeshjes kur sulmuesi spanjoll, Ariz Aduriz pranoi një top të bukur në zonë dhe me kokë mposhti portierin mysafir për 1-0.

Pasi shënuan golin e epërsisë, vendasit nuk u ndalën duke sulmuar kampionët e Spanjës.

Vetëm katër minuta më vonë, Aduriz kësaj radhe asistoi ndërsa Inaki Williams shënoi një gol të bukur për 2-0.

Me epërsinë prej dy golave për Bilbaon përfundoi pjesa e parë.

Kampionët në fuqi të Spanjës, Barcelona e nisi më mirë pjesën e dytë.

Saktësisht tetë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Lionel Messi ekzekutoi në mënyrë përfekte një gjuajtje të lirë duke ngushtuar epërsinë në 2-1.

Pas golit, Barcelona u hodh e tëra në sulm duke synuar të shënoj edhe njëherë për ta barazuar rezultatin.

E sulmet e Barcelonës nga lojtarët vendas u ndalën vetëm me ndërhyrje të palejueshme.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndëshkoi me karton të kuq dy lojtarë të Bilbaos.

Fillimisht në minutën e 75-të, Raul Garcia mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa pesë minuta më vonë edhe Iturraspe.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Paco Alcacer pati rast të mirë shënimi por goditi shtyllën duke mbetur rezultati 2-1 në të mirë të vendasve.

Ndeshja e kthimit në kuadër të Kupës së Spanjës do të zhvillohet pas një jave në 'Camp Nou'. /Telegrafi/

The post Humbje Barçës, synohet kualifikimi në ndeshjen e kthimit (Video) appeared first on Telegrafi.

Rashica në Serie A, gjiganti italian insiston për kosovarin

Posted: 05 Jan 2017 01:43 PM PST

Milot Rashica vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të pëlqyer për skuadrat italiane.

E përditshmja italiane 'Tuttosport', ka shkruar se skuadra e Napolit vazhdon të insistoj për transferimin e kosovarit.

Mesfushori spanjoll, Jose Maria Callejon pritet të largohet nga Napoli gjatë verës dhe alternativë e tij është Rashica.

'Tuttosport', ka shkruar se Napoli ka në mendje tre lojtarë për ta zëvendësuar spanjollin por garës i prinë kosovari Rashica.

Serge Gnabry, Amato Cicireti dhe Milot Rashica janë synimet e Napolit për afatin kalimtar të verës.

Rashica ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në elitën e futbollit holandez me Vitessen.

Kësisoj për ta bërë të vetin reprezentuesin e Kosovës, Napoli është e gatshme të ofrojë rreth tetë milionë euro. /Telegrafi/

The post Rashica në Serie A, gjiganti italian insiston për kosovarin appeared first on Telegrafi.

Gol i mrekullueshëm i Messit nga gjuajtja e lirë (Video)

Posted: 05 Jan 2017 01:30 PM PST

Barcelona ka ngushtuar epërsinë në kuadër të Kupës së Spanjës përballë Athletic Bilbaos në 2-1.

Messi arriti të shënoi një gol të bukur në minutën e 53-të nga gjuajtja e lirë. /Telegrafi/

 

The post Gol i mrekullueshëm i Messit nga gjuajtja e lirë (Video) appeared first on Telegrafi.

Schneiderlin rikthehet në Francë

Posted: 05 Jan 2017 01:20 PM PST

Mesfushori i Manchester United, Morgan Schneiderlin pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Edhe pse flitej se ai do të nënshkruajë me West Bromwich Albion, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Schneiderlin pritet të rikthehet në Francë, pasi në momentin e fundit Olympique Marseille ka bërë një ofertë të mirë në drejtim të Unitedit.

Marseille ka ofruar 15 milionë euro për rikthimin e Schneiderlin në Ligue 1.

United ka pranuar shitjen e tij, ndërsa tani klubi po bisedon me agjentin e lojtarit për kushtet personale.

27-vjeçari pritet ta kompletojë transferimin në Marseille gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/

The post Schneiderlin rikthehet në Francë appeared first on Telegrafi.

Aduriz e godet me bërryl, mbrojtësi i Barçës problem me frymëmarrje (Video)

Posted: 05 Jan 2017 01:05 PM PST

Sulmuesi spanjoll, Ariz Aduriz ka bërë një gjest të ulët në përballje me Barcelonën.

Gjatë një dueli me mbrojtësin francez të Barcelonës, Samuel Umtiti, Aduriz e ka goditur me bërryl francezin.

Kësisoj ndeshja u ndërpre për rreth katër minuta derisa intervenoi ekipi mjekësor i Barcelonës.

Umtiti kishte problem me frymëmarrje, pasi Aduriz e goditi në fyt atë.

Pasi u rikthye në fushë, francezi tentoi të qëroi hesapet me spanjollin ndërsa gjyqtari kryesor e ndëshkoi me të verdh sulmuesin. /Telegrafi/

The post Aduriz e godet me bërryl, mbrojtësi i Barçës problem me frymëmarrje (Video) appeared first on Telegrafi.

Bilbao shokon Barçën, i shënon dy gola të shpejtë (Video)

Posted: 05 Jan 2017 12:47 PM PST

Athletic Bilbao ka befasuar Barcelonën në pjesën e parë.

Skuadra baske e ka nisur më mirë ndeshjen duke i shënuar dy gola të shpejtë.

Fillimisht ishte sulmuesi spanjoll, Aritz Aduriz që shënoi në minutën e 25-të.

Vetëm katër minuta më vonë Inaki Williams shënoi për 2-0. /Telegrafi/

The post Bilbao shokon Barçën, i shënon dy gola të shpejtë (Video) appeared first on Telegrafi.

Paga të ‘çmendura’ për yjet e futbollit, qeveria kineze ndërhynë tek klubet

Posted: 05 Jan 2017 12:28 PM PST

Skuadrat kineze janë duke bërë çmenduri pas çmendurie në afatin kalimtar për transferimin e futbollistëve.

Pasi kanë arritur t'i bindin shumë yje të futbollit me paga të mëdha, klubet kineze synojnë të marrin lojtarët më të mirë në botë.

Por duket se plani i klubeve do të dështoi pasi qeveria kineze ka ndërhyrë në këtë çmenduri që po ndodh.

"Do të merren masa të ashpëra për klubet që po blejnë me shuma të mëdha futbollistë".

"Gjithashtu do të vendoset një limit për pagat e futbollistëve", është shprehur një zëdhënës i administratës shtetërore të sportit.

"Ato klube që nuk do të përshtaten me këtë rregullore do të përjashtohen nga liga".

"Duhet të mendojmë për të mirën e kinezëve dhe tu japin atyre hapësirë të luajnë jo të paguajnë paga të çmendura", ka thënë zëdhënësi i administratës shtetërore të sportit.

Kujtojmë që vetë gjatë afatit kalimtar të janarit, në Kinë janë transferuar yje të mëdha si Carlos Tevez, Oscar, Axel Witsel e John Obi Mikel. /Telegrafi/

The post Paga të 'çmendura' për yjet e futbollit, qeveria kineze ndërhynë tek klubet appeared first on Telegrafi.

Juventus tenton transferimin e mbrojtësit madrilen

Posted: 05 Jan 2017 12:14 PM PST

Kampioni aktual i Italisë, Juventus po kërkon të përforcohet edhe më shumë.

'Zonja e Vjetër', synon të transferojë mbrojtësin brazilian të Real Madrid, Danilo.

Danilo nuk po ka hapësira të shumta në Real Madrid dhe është i interesuar të largohet nga 'Santiago Bernabeu'.

Sipas medieve italiane, Juventus tanimë ka kontaktuar madrilenët për të pyetur për Danilon.

25-vjeçari ka një kontratë afatgjate deri në vitin 2021 me kampionët e botës.

Kësisoj lideri aktual i Serie A, ka gati 25 milionë euro për transferimin e Danilos. /Telegrafi/

The post Juventus tenton transferimin e mbrojtësit madrilen appeared first on Telegrafi.

Related Posts :