Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

INSAJDERI: “Çdo javë 16 mijë të sëmurë nga gripi në Shqipëri” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Çdo javë 16 mijë të sëmurë nga gripi në Shqipëri” plus 19 more


Çdo javë 16 mijë të sëmurë nga gripi në Shqipëri

Posted: 04 Jan 2017 10:33 AM PST

Virusi i gripit që qarkullon në vendin tonë është ai AH3N2, i cili ka disa vite që nuk kishte prekur Shqipërinë, ndaj dhe popullata është fare e pambrojtur nga ana imunitare, çka sipas mjekëve infeksionistë shpjegon përhapjen e menjëhershme të tij.

"Jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën që në javën e parë të dhjetorit u vu re një tendencë rritëse goxha e shpejtë. Aktualisht jemi mbi pragun e epidemisë, por nuk kemi të dhëna që të mund të ngremë alarme, sepse nuk ka arritur intensitetin e madh siç ishte para dy vjetësh. Ndërkohë, qendrat shëndetësore të Tiranës, që prej datës 20 dhjetor punojnë edhe ditë të djelë", deklaron ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Poliklinika e spitale shënojnë fluks të madh pacientësh, por mbingarkesë ka në shërbimet e urgjencave, si në ato pediatrike ashtu edhe në Spitalin Infektiv.

"Llogariten rreth 850 raste çdo ditë, kryesisht të sëmurë kronikë me probleme kardiake, polmonare, tek veshkat dhe imuniteti. Tek këta persona, gripi nga një formë e zakonshme mund të kthehet në forma që sjellin probleme të rënda si vështirësi polmonare, në frymëmarrje, apo mbivendosje të infeksioneve bakteriale", thotë Arjan Harxhi, shef i Departamentit të sëmundjeve infektive.

Mjekët i bëjnë thrrije qytetarëve që të bëjnë kujdes që në shafqjen e simptomave dhe që të kërkojnë ndihmën e mjekut të familjes pasi fluksi është i papërballueshëm.

"Urgjenca e spitalit, qoftë QSUT, pediatria, apo tek të rriturit duhet të menaxhojnë rastet urgjente. Por njerëzit kanë tendencën të paraqiten për çdo lloj simptomatologjie", thotë Harxhi.

Ndërkohë, në 10 qendrat shëndetësore të Tiranës, vetëm në një dite kryhen rreth 570 vizita. Harxhi theskon se duhet vënë në zbatim plani i epidemive dhe pandemive për shtim të personelit mjekësor.

"Ekzistojnë mundësitë që të shtohet personeli, sidomos në orët e pikut, të shtohet numri i shtretërve dhe për të rritur gamën e preparateve, si atyre antivirale edhe antibakteriale", shton Harxhi.

The post Çdo javë 16 mijë të sëmurë nga gripi në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

2016 – Viti i tmerrshëm që përgjaku Turqinë

Posted: 04 Jan 2017 10:17 AM PST

Masakra në aeroport, atentate të ndryshme, një grusht shteti i dështuar dhe një ambasador rus i vrarë gjatë një eventi publik. Deri te mbrëmja e ndërrimit të viteve në diskotekën "Reina"

Sulmi në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në diskotekën "Reina" të Stambollit është vetëm i fundit i një serie të gjatë atentatesh terroriste që ka goditur Turqinë në vitin e fundit. Ja rastet më të rënda.

17 shkurt – Një autobombë e fuqishme kundër një karvani ushtarak ka shpërthyer në qendër të Ankarasë: 28 të vdekur dhe më shumë se 60 të plagosur.

13 mars – Një tjetër autobombë e drejtuar nga një kamikaz ka shpërthyer në qendrën e mbipopulluar të Ankarasë në orën e pikut në mbrëmje pranë një autobusi, duke vrarë 38 persona. Qeveria turke akuzoi Partinë Punëtore të Kurdistanit dhe rinisi menjëherë bombardimet ndaj kurdëve në Irak.

28 qershor – Sulm me një bombë dhe njerëz të armatosur në aeroportin "Ataturk" të Stambollit: 42 të vdekur. Masakra iu atribuua ISIS-it.

15 korrik – Dështon një grusht ushtarak. Presidenti Erdogan rikthehet në Stamboll nga ku është pritur nga një turmë e madhe njerëzisht. Ka qenë vendimtar roli i policisë. Vendi për pak sa nuk u prek nga një luftë civile dhe bilanci provizor është dramatik: të vdekurit janë 265 në 24 orët e para. Arrestohen thuajse 3 mijë ushtarë, qeveria nuk përjashton rikthimin e ligjit të dënimit me vdekje. Disa puçistë u arratisën në Greqi, por do të ekstradohen më vonë. Ndërkohë edhe 2.745 gjykatës shkarkohen nga detyra, përfshirë dhe qindra punonjës të administratës deri dhe mësues.

20 gusht – Një kamikaz minoren hedh veten në erë në një ceremoni martesore në Gazientep, duke vrarë 51 persona, mes të cilëve rreth 30 fëmijë. Turqia bëri përgjegjëse ISIS-in.

9 tetor – Militantët kurdë sulmojnë një bazë të ushtrisë turke në provincën jug-perëndimore të Hakkari-t, në kufi më Irakun, por zmbrapsen: 18 ushtarë të vrarë.

10 dhjetor – Sulm i dyfishtë me dinamit jashtë stadiumit të futbollit të Beshiktashit, pikërisht pranë klubit të natës "Reina", ku nga shpërthimi humbën jetën 44 persona. Sulmin e mori përsipër një grup kurd, Tak (Fajkonjtë për Çlirimin e Kurdistanit).

19 dhjetor – Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov vritet me pistoletë në një atentat gjatë një ekspozite arti në Ankara. Burime të Moskës, të cituara nga mediat lokale, kanë saktësuar që diplomati po mbante një diskutim për disa fotografi kur është sulmuar pas shpine. Tre persona të tjerë u plagosën. Agresori, i cili fliste për hakmarrje për Sirinë, është ekzekutuar më pas nga policia.

1 janar 2017 – Të paktën një terrorist, i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri, ka qëlluar pa pasur asnjë objektiv mbi turmën në një diskotekë të famshme të Stambollit, "Reina", natën e ndërrimit të viteve, duke vrarë të paktën 39 persona, mes të cilëve 28 të huaj dhe duke plagosur me dhjetëra të tjerë. Policia e ka identifikuar autorin.

 

The post 2016 – Viti i tmerrshëm që përgjaku Turqinë appeared first on INSAJDERI.

Presidenti serb të premten në Kosovë

Posted: 04 Jan 2017 10:05 AM PST

Presidenti serb Tomislav Nikolic ka paralajmëruar se të premten, një ditë para Krishtlindjes ortodokse do të qëndrojë në Kosovë.

Nikolic do të qëndrojë në Shtërpcë ku do të marrë pjesë në kremtimin e Krishtlindjes, ka bërë të ditur departamenti për marrëdhënie me publikun i Presidentit të Republikës së Serbisë, njofton rtk.

Presidenti i Serbisë për herë të fundit ishte në Kosovë në Gazimestan për Vidovdan në vitin 2014.

 

The post Presidenti serb të premten në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Miliona nga Kina edhe për Wesley Sneijder

Posted: 04 Jan 2017 09:56 AM PST

Një tjetër futbollist cilësor duket se po joshet nga milionat që ka nisur të shpenzojë pa kriter liga kineze dhe mund ti bashkohet eksodit të lojtarëve që po preferojnë Azinë.

E Ardhmja e Wesley Sneijder mund të jetë larg skuadrës së Gallatasarajit, pasi mesfushori teknik që ishte pjesë e 'tripletës' fituese të Interit në 2010, është në tratativa me dy skuadra kineze të cilat e kërkojnë që këtë muaj.

Ai që konfirmoi interesimin ndaj protagonistit të kombëtares portokalli, ishte agjenti Guido Albers, i cili e la të hapur mundësinë e ndryshimit të fanelës për lojtarin që 'asiston', në merkaton e dimrit.

"Janë dy klube që e kërkojnë me ngulm, por Sneijder ka një kontratë të vlefshme me Gallatasarajin dhe për më tepër nuk i kanë bërë një propozim konkret lojtarit. Dy skuadrat në fjalë kanë informuar klubin turk, por ende nuk ka detaje", tha prokuratori i Sneijder, me një referim të qartë se nëse do të vijnë miliona si në rastin e Tevez apo Oskar, edhe holandezi do të kthehet në një markë kineze.

"Çdo skuadër mund të blejë Wesley Sneijder për 7.5 milionë Euro dhe këtë shifër e thotë kontrata e tij. Ai është i lumtur me Gallatasarajin dhe i pëlqen jeta në Stamboll, e për këtë, nuk ka asnjë nxitim për t'u larguar" tha agjenti i Sneijder.

The post Miliona nga Kina edhe për Wesley Sneijder appeared first on INSAJDERI.

Dënohet izraeliti që vrau palestinezin e plagosur e të shtrirë në tokë

Posted: 04 Jan 2017 09:37 AM PST

Vrau një palestinez të shtrirë në tokë, të plagosur, e për këtë ushtari izraelit Elor Azaria u shpall fajtor nga Gjykata ushtarake e Tel Avivit.

Për kryetaren e trupit gjykues, Maya Heller, ajo goditje ishte e panevojshme, sepse i riu tashmë ishte neutralizuar.

Ushtari u mbrojt duke thënë se kishte shtënë mbi agresorin nga frika se mos kishte ndonjë brez me eksploziv në trup, por prokurorët këmbëngulën të tregonin se motivi i gjestit të tij ishte hakmarrja.

Viktima, Abdel Fatah Sharif u qëllua për vdekje 24 marsin e 2016-s në qytetin e Hebronit, në Bregun e pushtuar Perëndimor. Azaria, i dënuar për "vrasje me paramendim", ishte në gjyq që prej muajit maj.

Rasti i tij ka ngjallur debate të mëdha në Izrael, ku partitë e djathta i kanë garantuar 20-vjeçarit të gjithë mbështetjen e tyre, ndërsa krerët e lartë ushtarakë janë distancuar prej veprimit të ushtarit, duke thënë se ai nuk reflekton vlerat e Forcave të Armatosura izraelite.

The post Dënohet izraeliti që vrau palestinezin e plagosur e të shtrirë në tokë appeared first on INSAJDERI.

Rrëfimi për alpinisten e parë shqiptare që pushtoi Himalajën

Posted: 04 Jan 2017 08:13 AM PST

Uta Ibrahimi sapo ka përfunduar ekspeditën dimërore 4 javore në Himalaya, konkretisht në qendër-veri të Nepalit, në Luginën Ralwaling e cila është e njohur për mundësi të ndryshme alpine përgjatë gjithë vitit.

Ecja për Uta Ibrahimin, ka filluar në fshatin Jagat 1200 metër lartësi mbidetare dhe duke vazhduar për 7 ditë ecje nëpër fshatrat e thella të kësaj zone, deri në fshatin e fundit NA me lartësi mbidetare 4 mijë e 200 metra.

Lugina Ralwaling njihet si ndër zonat ku është zhvilluar Budizmi gjatë shekullit të 17 dhe në atë kohë ka qenë si zonë sekrete dhe vetëm në 30 vitet e fundit është e vizituar nga alpinistë nga gjithë bota.

Ekspedita alpine për Ibrahimin, ka vazhduar nëpër kampe me lartësi të ndryshme mbidetare, kampi bazë 4 mijë e 900 metra, kampi i dytë 5 mijë e 400 metra dhe kampi i fundit 5 mijë e 656 metra lartë si dhe çdo ditë me aktivitete alpine në lartësi të ndryshme mbidetare me qëllim të përgatitjeve teknike – ngjitje në gurë, ngjitje në akull, ngjitje alpine e kombinuar, ngjitje në glaciera dhe trajnim në kravasa, përgatitje psiqike dhe aklimatizim.

alpinisjta

Krejt në fund Ibrahimi, përfundoi duke u gjitur në 3 maje të Himalayave, Yalung Peak 5 mijë e 700 metra lartësi mbidetare, Nurbu Peak 5 mijë e 800 metra lartësi mbidetare, ngjitje teknike e shkallës D+ dhe së fundi Ramdung Peak 5 mijë e 925 metra lartësi mbidetare, ngjitje alpine e shkallës PD.

Uta ka treguar edhe për eksperiencën që i ka dhuruar asaj gjatë këtij rrugëtimi.

"Kjo eksperiencë më ka bë familjare me kuptimin e vërtetë e një alpinisti, në një masiv me shumë maje rreth e rrotull, me temperatura të ulëta deri në -20, me rrezikshmëri në çdo hap dhe respekt për bjeshkët dhe natyrën. Këtë përjetim ta ofrojnë vetëm Himalayat", ka thënë ajo.

utambarim

Në Mars  të këtij viti, Ibrahimi do të vazhdojë fazën e dytë të kësaj ekspedite me pushtimin e majës Sersung, 6 mijë e 422 metra lartësi mbidetar.

"Më duhet me zemër me ju falënderuar publikisht Familjes Begeja për besimin që ma kanë dhënë në realizimin e këtij projekti madhor, anëtarët e Shoqatës Dajti Alpin Turistik dhe Shoqata Skarpa nga Prizreni”, ka thënë Ibrahimi.

Në fund Ibrahimi, shtoj se nuk ka qenë aspak e letë që të kalohet me sukses kjo ekspeditë, por nuk do të jetë aspak të lehtat edhe ekspedita e ardhshme./Insajderi.com

utames

The post Rrëfimi për alpinisten e parë shqiptare që pushtoi Himalajën appeared first on INSAJDERI.

Prokurori: Policia do t’i marrë në pyetje avokatin Gashi dhe mjekët ligjorë për rastin Dehari

Posted: 04 Jan 2017 07:48 AM PST

Prokuroria e Shtetit tashmë ka ndërmarrë hapat e parë drejt hetimeve për dy mjekët ligjorë dhe avokatin të angazhuar nga familja Dehari për ekspertizën e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Prokurori i rastit, Metush Biraj, ka bërë të ditur për Express se tashmë ka autorizuar policinë e Kosovës që t'i fillojë veprimet hetimore për mjekët Besim Ymaj dhe Besim Latifaj, si dhe për avokatin e familjes Dehari, Tomë Gashin.

"Jemi në procesin e hetimit. Ne i kemi autorizuar policinë, e policia ka me ndërmarrë veprime hetuese me autorizimin tim. Ne të njëjtit do t'i dëgjojmë dhe t'i marrim në pyetje", ka thënë Biraj.

E intervistimi sipas tij, nuk pritet që të ndodhë së paku këtë javë.

"Në bazë të rrethanave nuk presim që këtë javë të fillojë intervistimi i tyre", ka shtuar ai.

Ndërkohë që Prokuroria e Shtetit këta hapa hetimorë i ka ndërmarrë pas kërkesës së Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Kjo e fundit në shkresën e saj dërguar kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit ka thënë se  "Publikimi i raporteve nga persona jokompetentë që i referohen humbjes së jetës së Astrit Deharit dhe të tillë që dalin përtej autorizimeve ligjore, sipas pikëpamjes sonë, konsiderojmë se bien ndesh me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe për më tepër, janë në kundërshtim me dispozitat e caktuara të Kodit Penal që i referohen detyrës zyrtare, përkatësisht keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke hartuar dhe më pas edhe publikuar raporte të tilla, e duke mos qenë të autorizuar paraprakisht për një gjë të tillë", thuhet në shkresën e Ministres Hoxha.

Prokuroria e shtetit po ashtu thotë se është duke i vazhduar hetimet lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

"Hetimet lidhur me rastin Dehari janë dukë vazhduar. Jemi në fazën e hetimeve. Ende nuk kemi asnjë indikacion që do ta tregojë mbylljen formale të hetimeve. Nuk kemi më indikacione se ndaj ndokujt do të ngrisim kallëzim penal", ka bërë të ditur prokurori Biraj.

The post Prokurori: Policia do t'i marrë në pyetje avokatin Gashi dhe mjekët ligjorë për rastin Dehari appeared first on INSAJDERI.

Së shpejti lëshohet në qarkullim linja e autobusit Aeroport-Prishtinë

Posted: 04 Jan 2017 07:20 AM PST

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari", për shumë vjet i ka munguar transporti publik.

Mirëpo, nga vitit 2017 qytetarët do të mund të zgjedhin si alternativë të taksive, edhe transportin publik me autobusë.

Në kohën kur mund të gjenden çmime të biletave të aeroplanit edhe me nga 30 euro, qytetarët janë detyruar që për t'u transferuar nga Prishtina për në aeroport me taksi, të shpenzojnë sa gjysma e çmimit të kësaj bilete. Por ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë të operojë një linjë e transportit me autobusë.

"Ne  e kemi shpallë linjën, e kemi autorizua një kompani, linjën e ka fitua një kompani dhe unë pres shumë shpejt, sepse iu kemi drejtua aeroportit me kërkesë për nënshkrimin e një memorandum të mirëkuptimit me të cilin rregullohen obligimet e palëve, në rastin konkret obligimet e aeroportit dhe tonat si Ministri që i marrim dhe që i përcjellim tek operatorët e ndryshëm, por që jam i bindur që së shpejti do të fillojmë me atë linjë", ka thënë ministri Zharku për rtklive.

Firma Berveniku e cila do të operojë në linjën Prishtinë-Aeroport do të niset 20 herë në ditë, nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinës.

Ministri Zharku tha se iu ka mbetur vetëm të nënshkruajnë edhe memorandumin e mirëkuptimit me drejtuesit e Aeroportit.

"Jemi bashkë duke punuar për të bërë një marrëveshje me aeroportin për sigurimin e vendit të ndaljes dhe natyrisht me të cilin do të rregullohen edhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në aeroport, me qëndrimin e udhëtarëve etj.", ka shtuar ministri Zharku.

Zharku potencoi edhe projektin e kahershëm, të cilin e quajti  prioritar të lidhjes së aeroportit me linjë hekurudhore, por që nuk dha ndonjë datë se kur mund të përfundojë, për shkak se momentalisht janë duke punuar në projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10, që është Hani i Elezit-Leshak.

Po ashtu kanë paraparë edhe rehabilitimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Podujevë si dhe rehabilitimin e linjës që aktualisht është në funksion, Prishtinë-Pejë.

The post Së shpejti lëshohet në qarkullim linja e autobusit Aeroport-Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

‘I Got You’ e Bebe Rexhës kryeson listën e radiove si kënga Pop më e dëgjuar

Posted: 04 Jan 2017 07:12 AM PST

Lista e parë për vitin 2017 ku përfshihen hitet të cilat po sundojnë top listat e radiostacioneve është bërë publike. Kënga "I Got You" e artistet me prejardhje shqiptare Bebe Rexha kryeson këtë listë, shkruan KultPlus.

Në këtë listë janë përfshirë 32 radiostatcione ku "I Got You", nga Bebe Rexha është e para gjersa pas saj vjen "Fake Love" nga Drake. Vendin e tretë e mbanë "I feel It coming" nga The Weeknd, vendin e katërt Noah Cyrus "Make Me (Cry)", kurse G-Eazy's "Some Kind Of Drug", zë vendin e pestë.

Katër javë më parë në tabelën e publikuar po ashtu nga Headlineplanet ku kanë qenë të përfshira 51 radiostacione Kënga "I Got You" nga Bebe Rexha në këtë top listë pati zënë vendin e dytë.

The post 'I Got You' e Bebe Rexhës kryeson listën e radiove si kënga Pop më e dëgjuar appeared first on INSAJDERI.

FSK-ja dhuroi donacion humanitar për qytetarët e Graçanicës

Posted: 04 Jan 2017 06:59 AM PST

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i dhuroi një donacion humanitar Kishës Ortodokse serbe në Graçanicë, ndihmë për qytetarët e komunitetit jo shumicë të këtij vendbanimi.

Në këtë donacion përfshiheshin batanije, jastëkë dhe mbulesa.

Dorëzim pranimi i donacionit humanitar të FSK-së u bë në ambientet e Manastirit.

"Në emër të FSK-së, donacionin humanitar e dorëzoi nënkolonel Afrim Veseli, shef i Sektorit për Bashkëpunim me Agjencitë në kuadër të Departamentit për Marrëdhënie Civilo-Ushtarake në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa e pranoi prifti Sergjan Stankoviq, zyrtar i Manastirit", thuhet në njoftimin e FSK-së.

unnamed

Prifti Stankoviq, me këtë rast, falënderoi Forcën e Sigurisë së Kosovës, ambasadën e ShBA-së, si dhe KFOR-in amerikan, për ndihmën e ofruar për qytetarët e Graçanicës.

"Kjo ndihmë është e mirëpritur në këto kushte të vështira atmosferike dhe ekonomike. Prandaj falënderoj ambasadën e ShBA-së, KFOR-in amerikan dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës", shtoi pos tjerash prifti Stankoviq.

unnamed-3

Ndërsa, nënkoloneli Afrim Veseli, tha se FSK-ja deri më tani ka kryer shumë projekte humanitare në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime feje dhe kombi.

Ai premtoi se FSK-ja edhe në të ardhmen do të jetë së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës, në ndihmën e tyre si dhe në realizimin e projekteve, qofshin ato humanitare dhe projekteve tjera e që janë në shërbim të qytetarëve.

unnamed-5

Gjithashtu, nënkoloneli Afrim Veseli falënderoi edhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, si dhe KFOR-in amerikan, për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në, qoftë në dhënien e ndihmave humanitare dhe në realizimin e projekteve humanitare./Insajderi.com

The post FSK-ja dhuroi donacion humanitar për qytetarët e Graçanicës appeared first on INSAJDERI.

Policia e Kosovës: Shpend Maxhuni nuk ka biseduar asnjëherë me Ukë Rugovën për leje të armëve

Posted: 04 Jan 2017 06:44 AM PST

Policia e Kosovës ka mohuar deklarimet e Ukë Rugovës që i kishte dhënë para hetuesve të EULEX-it më 2014, ku e implikon drejtorin Shpend Maxhuni në negociatat për leje të armëve.

"Asnjëherë Drejtori i Përgjithshëm z.Shpend Maxhuni nuk ka pranuar kërkesë në asnjë formë nga z. Ukë Rugova për dhënien e lejes së mbajtjes së armëve", thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të Policisë së Kosovës dhënë Insajderit.

Po ashtu, në përgjigjen e policisë thuhet se "Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk ka kompetenca ligjore për autorizimin e armëmbajtjes dhe procedurat për këto çështje janë të definuara qartë sipas ligjit dhe autoritetet për dhënien e lejeve të armëve është Ministria e Punëve të Brendshme dhe jo Policia e Kosovës".

Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, është përmendur nga Ukë Rugova gjatë intervistimit nga hetuesit e EULEX-it, më 2014.

Rugova ishte pyetur nga hetuesit se a posedon familja Rugova leje për armët që ishin gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre.

Ai  kishte thënë se ka disa vjet që familja nuk posedonte leje për mbajtjen e armëve. Ka përmendur Shpend Maxhunin si zyrtar që më 2011 kishte bërë vazhdimin e lejes për armë, në afat prej një viti. Prej vitit 2012 e tutje, Rugova thoshte se nuk posedonin leje për armë.

"E kemi pasur një në vitin 2011, pastaj kemi hyrë në një lloj bisedimi me Ministrin e Drejtësisë, zëvendëskryeministrin (Zt. Kuçi) dhe Drejtorin e Policisë, Shpend Maxhuni, për të vazhduar lejet tona, por kjo akoma ka mbetur një çështje procedurale; asgjë më shumë se kaq. Drejtori e ka bërë vazhdimin për një vit, mirëpo pastaj ka mbetur çështje procedurale; ne do duhej të kishim një leje të vlefshme, por ne nuk i kemi përdorur më armët tona", ka thënë Rugova.

Rugova kishte zbuluar para hetuesve se, përveç mungesës së lejeve, nuk posedonte as kërkesë me shkrim për pajisje me leje për mbajtje të armëve. Kërkesat nga viti 2012 e tutje, sipas tij, ishin bërë vetëm gojarisht.

"Kërkesat kanë qenë verbale. Do duhej t'i kishim bërë me shkrim, por nuk i kemi bërë", kishte thënë Rugova./Insajderi.com

The post Policia e Kosovës: Shpend Maxhuni nuk ka biseduar asnjëherë me Ukë Rugovën për leje të armëve appeared first on INSAJDERI.

S’ka interpelancë për arsimin edhe pas një muaji

Posted: 04 Jan 2017 06:32 AM PST

Ka kaluar një muaj që kur është dorëzuar kërkesa për interpelancë në Kuvend, ku ministri i Arsimit do të raportonte për gjendjen në arsim. Kuvendi nuk ka kthyer ende përgjigje se kur do ministri Arsim Bajrami do të raportojë para deputetëve.

Ndonëse, Kosova u përfaqësua dobët në testin ndërkombëtar PISA, seanca për gjendjen në arsim nuk u diskutua që të mbahet gjatë muajit dhjetor të 2016-ës.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi, nga Vetëvendosja, i cili ka dorëzuar kërkesën për këtë interpelancë, ka thënë se po bëhet një muaj që nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

"Po shpresojmë që tash kur të fillojë Kuvendi që të punojë në pjesën e dytë të janarit, interpelanca do të vijë në rend dite dhe aty do të diskutojmë për shkaqet që e kanë sjellë arsimin në këtë gjendje dhe natyrisht do të propozojmë rrugëzgjidhje nga kjo situatë", ka thënë Kurteshi për Zërin.

"Në këtë mënyrë duhet të fillojë një punë e mbarë e ndërrimit të gjendjes të cilën e kemi në arsim", ka shtuar ai.

Sipas tij përgjegjësia duhet të mbahet nga ministri e deri tek nivelet e shkollës.

Kurse, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se vlerësimi i testit PISA do të shënojë një progres të ngritjes së cilësisë.

Për testin PISA, ai ka thënë se ka qenë kërkesë e tij menjëherë pas marrjes së mandatit, në mënyrë që të ketë një matje reale sa i përket cilësisë në arsim.

Mirëpo, Jonuz Salihaj, njohës çështjeve arsimore dhe udhëheqës i departamentit për arsim në AAK, thotë se MAShT-i nga viti 2008 është mjaftuar vetëm me hartimin e strategjive por asnjëherë nuk është mërzitur se si të realizohen ato.

"Nuk ka krijuar kurrfarë mekanizmash të zbatimit, ato thjesht janë përdorur sa për retorikë politike. Nuk mund të pritet cilësi nga ata që e kanë zaptuar çdo nivel të arsimit me nepotizëm dhe joprofesionalizëm", ka thënë Salihaj.

The post S'ka interpelancë për arsimin edhe pas një muaji appeared first on INSAJDERI.

Ministrja Tahiri e bindur se muri në veri do të rrënohet gjatë janarit

Posted: 04 Jan 2017 06:22 AM PST

Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se muri i ndërtuar në Mitrovicë “nën dirigjimet nga Serbia", do të rrënohet gjatë muajit janar.

Sipas saj, vendimi për rrënimin e tij bazohet në ligjet e Kosovës të cilat nuk lejojnë kufizimin e lirisë së lëvizjes, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Muri në Mitrovicë është ndërtuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku Bashkimi Evropian po zbaton një projekt për rivitalizimin e urës dhe vënien e saj për qarkullim të rregullt pas barrikadave që ishin vendosur aty e të cilat pengonin lirinë e lëvizjes nga jugu në veri të Mitrovicës dhe anasjelltas.

Kjo urë, ishte paralajmëruar se do të kthehet në qarkullim për makina dhe këmbësor qysh nga 20 janari i këtij viti.

"Ndërtimi i këtij muri kishte prapavijë politike në mënyrë që të pengohet procesi i rivitalizimit të urës. Kjo është e qartë. Për më shumë se kaq, Serbia me të ka provuar destabilizimin e situatës në Kosovë, por ne kemi qenë shumë vigjilent ndaj këtyre provokimeve", ka thënë Tahiri.

Sipas saj, ashtu siç janë hequr barrikadat në veri, do të largohet edhe ky mur i ndërtuar ilegalisht.

Muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka filluar të ndërtohet në fillim të dhjetorit të vitit 2016, duke ngjallur reagimin e qytetarëve dhe të politikës.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar një Rezolutë për çështjen e këtij muri, duke i kërkuar qeverisë që ta rrënojë atë brenda muajit janar të vitit 2017.

The post Ministrja Tahiri e bindur se muri në veri do të rrënohet gjatë janarit appeared first on INSAJDERI.

Familja refuzon të marrë trupin e vrasësit të ambasadorit rus

Posted: 04 Jan 2017 05:53 AM PST

Trupi i pajetë i policit që vrau ambasadorin rus në Ankara muajin e kaluar, do të varroset në varrezat komunale, pasi paraprakisht familja e tij kishte refuzuar të marrë trupin e tij.

Më 19 dhjetor të vitit të kaluar, 22-vjeçari Mevlut Mert Altintas, qëlloi për vdekje Andrey Karlovin në kohën kur ky i fundit po mbante fjalim në hapjen e një ekspozite në kryeqytetin turk, në Ankara.

Altintas më vonë u qëllua për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit me personelin e sigurisë.

Burimet brenda gjyqësorit shprehen se Instituti për Mjekësi Ligjore në Ankara, më 21 dhjetor ka kryer autopsinë e policit të vrarë, mirëpo që nga atëherë askush nuk ka ardhur të marrë trupin e pajetë të tij, raporton Anadolu Agency.

Sipas institutit, trupi i sulmuesit duhej të merrej brenda 15 ditëve. Gjetjet e policisë flasin se Altintas ka pasur lidhje me organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa puçit të dështuar më 15 korrik.

The post Familja refuzon të marrë trupin e vrasësit të ambasadorit rus appeared first on INSAJDERI.

Sadiku, drejt Luganos së Tramezzanit

Posted: 04 Jan 2017 05:49 AM PST

Pas një vere tepër intensive, për shkak të Evropianit të zhvilluar me kombëtaren e Shqipërisë, dhe qëndrimit të Cyrihut, pavarësisht rënies një kategori më poshtë, Armando Sadiku duket se e ka ende të paqartë të ardhmen.

Por, siç ai vetë e ka konfirmuar për një portal zviceran "tio.ch", e ardhmja mund t'i ofrojë edhe një rikthim në nivelet më të larta të futbollit në Zvicër.

Bëhet fjalë një për rikthim të mundshëm te Lugano, aty ku së fundi ka shkuar edhe Paolo Tramezzani.

"Di që palët janë duke negociuar", ka shpjeguar Sadiku. "Agjenti im po shqyrton situatën dhe presim ende se çfarë do të ndodhë. Për momentin preferoj të mos flas, pasi duhet t'i lëmë vend zhvillimeve", ka shtuar ai.

"Sigurisht që e njoh shumë mirë Luganon dhe gjithçka që e rrethon skuadrën dhe klubin. Gjatë kohës që kam luajtur atje jam ndier shumë mirë, edhe pse më ka ngelur peng që nuk mundëm të siguronim ngjitjen në majën e futbollit", ka thënë Sadiku.

"Tashmë gjërat kanë ndryshuar, duke parë se skuadra po lufton për mbijetesë. Ndërsa për Tramezzanin, nuk mund të flas veçse mirë", ka shtuar ai.

Gjithashtu ai ka falënderuar De Biasin dhe Paolo Tramezzanin duke thënë se "falë tyre kemi hyrë në histori".

Verën e 2016-s, pikërisht me fanellën kuqezi, Sadiku u fut në histori si autori i golit të parë evropian për Shqipërinë në një evropian.

"Nuk e kisha kuptuar atë çfarë bëra, derisa u kthyem në shtëpi dhe kemi festuar me tifozët tanë. Entuziazmi i tyre është treguesi i emocioneve të vërteta. Të gjithë më ndalonin, më kërkonin foto, autografe apo edhe thjesht ndalonin për të më parë. Ishte diçka e jashtëzakonshme për të gjithë ne", është shprehur ai.

The post Sadiku, drejt Luganos së Tramezzanit appeared first on INSAJDERI.

Gruevski kritikohet për komentet e tij ndaj shoqërisë civile dhe gazetave

Posted: 04 Jan 2017 05:28 AM PST

Mediet opozitare në Maqedoni janë duke i kritikuar komentet e ish-kryeministrit të vendit, Nikolla Gruevski, që i ka bërë për shoqërinë civile, mediet dhe gazetat, të cilat ai i quan "të korruptuara".

Këto komente ai i ka bërë në portalin "Republika".

Në intervistë, Gruevski i vërsulet Xhorxh Sorosit, shoqërisë civile, mediumeve dhe gazetarëve të pavarur, të cilët ai i quan "të korruptuar", me pretendimin se nuk e konsiderojnë "një figurë të madhe të kombit maqedonas", për çfarë ai e quan veten.

Konstatim pothuajse unanim është se Gruevski këtë intervistë vetë ia ka bërë vetvetes. Në fakt ia kanë bërë këshilltarët e tij, të cilët i kanë shkruar edhe përgjigjet edhe pyetjet drejtuar shefit.

Si argument për këtë merret fakti se intervistën e tij nuk e ka nënshkruar askush nga portali "Republika", as gazetar, e as redaktor, madje nuk ka as autor të fotografive. Kështu që supozohet se edhe ato portalit ia kanë dhënë të gatshme nga partia.

Përveç kësaj, fakt i njohur është se Gruevski për mbi një dekadë nuk ka dhënë intervistë për asnjë medium të pavarur, por vetëm në ato media që asnjëherë s'ia kanë bërë asnjë pyetje provokuese, por vetëm e kanë lavdëruar.

The post Gruevski kritikohet për komentet e tij ndaj shoqërisë civile dhe gazetave appeared first on INSAJDERI.

Moraliteti dhe historia islamike. Përse Bizanti modern është në shënjestër të Kalifatit

Posted: 04 Jan 2017 05:02 AM PST

Shumë njerëz që jetojnë në vende në brigjet e Mesdheut, e kanë nisur Vitin e Ri me frikën e atentateve të reja. Ata që jetojnë në Turqi, kanë arsye të justifikuara për ta paralajmëruar këtë rrezik, në mënyrën më akute e të thellë. Në 18 muajt e fundit, Turqia është goditur nga një valë dhune terroriste, që ka lënë 400 të vdekur. Disa prej sulmeve janë kryer nga fraksione të dhunshme kurde. Të tjerë, mes tyre të gjithë ata që kanë shkaktuar një numër të lartë viktimash, janë kryer apo frymëzuar nga ISIS.

Sulmi natën e Vitit të Ri në Stamboll nuk ishte një surprizë. U mor përsipër nga ISIS dhe ndoshta është realizuar nga i njëjti rrjet, që verën e kaluar kishte goditur aeroportin. Sigurisht, objektivi – një lokal nate i frekuentuar nga elita laike dhe e kamur e vendit – është analog me ata të shumë atentateve të tjerë, të kryer përgjatë viteve. Një arsye për të vënë në shënjestër këta lokale, është përbuzja morale puritane kundrejt dekadencës që ata mishërojnë; një tjetër arsye është ndjesia për të përmbushur një detyrë fetare. Në deklaratën ku mori përsipër atentatin, ISIS ka shpjeguar se organizata donte të godiste të krishterët dhe një fuqi myslimane, që i mbron. Kjo mbrojtje e bën Turqinë, e për pasojë edhe turqit, një vend "apostat" (femohues). Sipas pothuaj të gjithë teologëve salafitë, ndëshkimi për femohimin është vdekja. Sipas xhihadistëve, luftimi i femohimit me forcë është një detyrë për të gjithë besimtarët.

Por qëllimet e ISIS-it nuk influencohen vetëm prej teologjisë, por edhe nga eskatologjia dhe nga një vizion i shtrembëruar i historisë islamike. Edhe në këtë rast, Turqia është në linjën e zjarrit. Revista e ISIS-it më parë quhej "Dabiq", emri i një fshati sirian ku, sipas një profecie, do të ndodhë përplasja finale mes të mirës dhe të keqes. Por ISIS u dëbua nga Dabiqi në tetor dhe revista ndërroi emër, në Roumiya (Roma). Për ISIS-in, Roumiya nuk është vetëm kryeqyteti i sotëm italian (padyshim një objektiv), por edhe një Romë më e lashtë: Bizanti, Stambolli i sotëm.

Pastaj është edhe realizmi brutal strategjik që tashmë kemi mësuar të shohim prej grupit islamist. Ndoshta ISIS ka vlerësuar se presidenti turk, Erdogan, i cili në korrik i shpëtoi për një fije një grushti shteti, është i goditshëm. Dhe ndoshta konsideron se Turqisë i ka ardhur radha për një fushatë destabilizimi, e ngjashme me ato që grupi ka ndërmarrë në Arabinë Saudite, Egjipt dhe vende të tjera të rajonit.

Në fund është roli aktiv që luan Turqia, një vend anëtar i NATO-s, në koalicionin e udhëhequr prej amerikanëve, që po lufton ISIS-in në Siri dhe Irak. Në fillimet e luftës civile siriane, Turqia, një vend me shumicë sunite, u ofroi mbështetjen e saj rebelëve sunitë, e bindur që ata do të rrëzonin shumë shpejt presidentin Bashar al Assad, dhe do të vendosnin në Damask një regjim islamik, në miqësi me Ankaranë. Me një politikë të kufijve të hapur, lejoi "foreign fighters" që vinin nga e gjithë Lindja e Mesme dhe Europa, që të futeshin në Siri, bashkë me armë dhe municione. Shumë prej luftëtarëve dhe një pjesë e furnizimeve mbërritën tek ISIS, para se grupi të niste luftën në shkallë të gjerë në vitin 2014. Rrjetet mbështetëse brenda vetë Turqisë u nënvlerësuan dhe rreziku që paraqisnin u injorua.

E gjithë kjo tani ka ndryshuar: shërbimet turke luftojnë islamizmin e armatosur, me të njëjtën vendosmëri me të cilën luftojnë ekstremizmin kurd, si dhe rreziqe të tjera për vendin, si për shembull lëvizja besnike ndaj Fetullah Gylenit. Kontrollet në kufij janë në fuqi dhe Turqia ka dërguar një numër ushtarësh në Siri, e vetmja fuqi e huaj përveç Iranit, që bën një gjë të tillë. Qëllimi i saj është i dyfishtë: të mbajë militantët kurdë jashtë zonave strategjike përreth Aleppos dhe të shtyjë ISIS-in larg prej kufirit turk, duke ia hequr kontrollin në një zonë kufitare që ka rëndësi kritike strategjike.

Trupat turke shmangin përplasje direkte me ato të Assadit: një armëpushim i negociuar javën që kaloi nga Rusia e Turqia mes rebelëve dhe qeverisë, sapo është miratuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Nuk përfshin ISIS-in. Pra, fakti që ISIS dëshiron të dobësojë Turqinë, ta bëjë të paguajë për ndërhyrjen kohët e fundit, të demoralizojë shërbimet e saj, është i kuptueshëm. Mesazhi për Erdoganin është i paekuivok. Ka edhe një mesazh të nënkuptuar për europianët në këta akte dhune, edhe pse ISIS ndoshta nuk do që ta dëgjojmë. Sulme si ai i Berlinit para Krishtlindjeve kanë efektin që të shkëpusin vëmendjen tonë, nga fakti që objektivi parësor i ISIS është (dhe ka qenë gjithmonë) rajonal. Të hënën, grupi kreu një seri sulmesh të përgjakshëm në Irak. Gjatë muajit të fundit ka goditur në Jemen, Jordani dhe vende të tjerë të Lindjes së Mesme. Shumë analistë, kanë parashikuar me saktësi një shtim të dhunës, teksa ISIS vazhdon të humbasë terren dhe ndjekësit e tij janë gjithnjë e më të çorientuar. Por vështirë se pika qendrore e këtyre sulmeve do të jetë Milano, Hamburgu apo Uashingtoni. Objektivat do të jenë më pranë bastioneve të militantëve. Atentati në Stamboll, me shumë gjasa nuk do të jetë i fundit. Bota.al

The post Moraliteti dhe historia islamike. Përse Bizanti modern është në shënjestër të Kalifatit appeared first on INSAJDERI.

Opozita vazhdon me kërkesën për zgjedhje, Qeveria ndihet komode

Posted: 04 Jan 2017 04:42 AM PST

Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në vend po shihen si alternativë nga partitë opozitare, të cilat insistojnë se qeveria aktuale e udhëhequr nga Isa Mustafa ka humbur legjitimitetin për të vazhduar më tutje dhe për këtë kërkojnë zgjedhje.

Ndërsa, njohësit e çështjeve politike thonë se opozita është e pafuqishme ta dërgojë vendin në zgjedhje. Sipas tyre zgjedhjet e parakohshme do të ishte mirë të ndodhnin për shkak të bllokadës politike.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se viti 2017 duhet të jetë vit i zgjedhjeve.

Ndërkohë, ai "nuk mendon" të bashkëpunojë me partitë që tani janë pushtet.

"Nuk mendojmë me punua me LDK-në e PDK-në, për shkak se mendojmë se janë meritore të gjendjes së krijuar. Kemi mendim ndryshe për Lëvizjen për Bashkim, nuk e shohim aq kontribuuese të keqe të këtyre proceseve, po me PDK-në e LDK-në s'kemi ide për koalicion", ka thënë Haradinaj për EO.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se zgjedhjet e parakohshme do duhej të ndodhnin në vitin 2017, por për këtë do duhej një presion i madh opozitar.

"Do duhej të kishte ndodhur, por pa një trysni më të madhe të partive opozitare ndaj qeverisë nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Presioni më i madh ndaj qeverisë varet shumë të pozicionimit të AAK-së dhe Nisma-s", ka thënë Konjufca.

Konjufca tha se kjo parti në zgjedhjet e ardhshme mund të bashkëqeverisë me çdo parti politike, përveç PDK-së dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafës.

Por, ndryshe mendon kryeministri Isa Mustafa, i cili ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen në vitin 2018.

"Asnjë arsye nuk kemi që të shkojmë përpara në zgjedhje. Ju e dini se opozita nga dita e parë e qeverisë ka kërkuar të ketë zgjedhje të reja. I bëmë dy vite, prapë po kërkojnë; do të kërkojnë deri më 9 ose 10 qershor të vitit 2018, por unë them se s'do të ketë zgjidhje", ka thënë Mustafa.

Megjithatë, Mustafa thotë se LDK-ja është e gatshme në çdo moment për të shkuar në zgjedhje, ndërsa shton se nuk kanë "vija të kuqe" për asnjë parti politike.

E në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Adrian Çollaku, ka thënë për Ekonomia Online se opozita është e pafuqishme që ta dërgojë vendin në zgjedhje. Por shton se zgjedhjet e parakohshme mund të ndodhin për shkak të proceseve bllokuese, siç është liberalizimi i vizave, demarkacioni, apo edhe Asociacioni.

"Duke pasur parasysh që institucionet janë një bllokadë ose një ngecje totale është e udhës që të shkohet edhe njëherë tek sovrani edhe ai të jep verdiktin e tij se kënd e donë, këta që janë në pushtet apo që e mbështesin asociacionit apo këta që faktikisht e kundërshtojnë ose këtë temën tjetër të demarkacionit. Nuk besoj që opozita do të ketë fuqinë, mirëpo është edhe në interesin e PDK-së që të shkojë në zgjedhje. Rasti i Drenasit në një formë a tjetër ka treguar që PDK nuk e ka atë fuqinë që e kishte vite më parë", thotë Çollaku.

The post Opozita vazhdon me kërkesën për zgjedhje, Qeveria ndihet komode appeared first on INSAJDERI.

Xhaka i pa kënaqur me rezultatin

Posted: 04 Jan 2017 04:32 AM PST

Arsenali ka arritur të marrë një pikë si mysafir i skuadrës Bournemouth, megjithëse ishte duke humbur me tre gola.

Gjatë 90 minutave në fushën e blertë ishte Granit Xhaka, i cili shkaktoi edhe një penalti.

Mesfushori shqiptar ka pohuar se në ndeshjen e mbrëmshme kishte gjithçka përpos rezultatit që Gunenrsat që e pritnin.

"Ishte një ndeshje që kishte gjithçka. Nuk ishte rezultati që prisnim, por në fund nuk humbëm tre pikë, po vetëm dy sosh. Po shikojmë për ndeshjet e ardhshme", ka shkruar Xhaka në Instagram.

Ndërkohë, Arsene Wenger i ka dalë në mbrojtje mesfushorit duke thënë se gjyqtari në rastin e gjykimit të penaltisë kishte faj.

The post Xhaka i pa kënaqur me rezultatin appeared first on INSAJDERI.

Ermonela Jaho, të premten në koncert me Orkestrën Shtetërore të Francës

Posted: 04 Jan 2017 04:29 AM PST

Ermonela Jaho, sopranoje shqiptare e cila vitin që lamë pasi shndriti në pothuajse secilën performancë të saj, e nisë këtë vit me një performancë në Francë.

Jaho do të jetë pjesë e një transmetimi televiziv në France 3, në bashkëpunim me Fauteuils d’Orchestre dhe me Orkestrën Nacionale të Francës.

Koncerti do të udhëhiqet nga moderatorja e famshme në Francë, Anne Sinclair dhe duket si një nismë e mirë dhe festive për Ermonela Jahon dhe ekipin francez, shkruan KultPlus.

Performanca do të shfaqet në France 3, me fillim nga ora 20:55, të premten.

20170104122841946

Krahas Ermonela Jahos, në këtë koncert paraqiten Vassilena Serafimova, Alexandra Conunova, Delphine De Vigan, Nicolas Angelich, Adrien La Marca, Alexandre Duhamel, Edgar Moreau, Thomas Enhco, Kit Armstrong, Daniel Lozakovitj, Michel Cymes, Guillaume Chilemme, Jean-François Borras.

The post Ermonela Jaho, të premten në koncert me Orkestrën Shtetërore të Francës appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :