Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Hapet për qarkullim rruga Ferizaj – Hani i Elezit” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Hapet për qarkullim rruga Ferizaj – Hani i Elezit” plus 19 more


Hapet për qarkullim rruga Ferizaj – Hani i Elezit

Posted: 07 Jan 2017 09:54 AM PST

Ministria e Infrastrukturës njofton se është hapur për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë e cila rrugë tashmë është e kalueshme.

Kjo Ministri bën me dije se pas punës së pandërprerë të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve, në qarkullim të plotë është lëshuar edhe rruga Ferizaj-Hani i Elezit, vetëm për automjetet e vogla.

Ndërsa, sipas MI-së, për automjetet e rënda, rruga ende është e pakalueshme, ndërsa thekson se kurdo që kjo rrugë të lirohet edhe për automjetet e rënda, do të njoftojnë me kohë.

"Njëherësh kërkojmë nga qytetarët që gjatë udhëtimeve të tyre të jenë të pajisur me pajisjet e duhura dimërore si dhe t'u përshtaten kushteve të gjendjes së rrugëve por edhe kushteve aktuale atmosferike", thuhet në njoftimin e MI-së.  /Insajderi.com

The post Hapet për qarkullim rruga Ferizaj – Hani i Elezit appeared first on INSAJDERI.

Gazetari kroat reagon për Haradinajn: Hero, jo kriminel

Posted: 07 Jan 2017 09:43 AM PST

Gazetari kroat, Velimir Bujanec, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj të mërkurën në Francë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Bujanec, i cili është moderator televiziv në Kroaci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kroatët e dinë mirë se cilët popuj i kanë miq – duke folur për Kosovën.

Ai ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kriminel, por hero, raporton Insajderi.

Beogradi akuzon Haradinajn për dhjetëra civilë serbë, trupat e të cilëve ishin gjetur në afërsi të liqenit të Radoniqit në Deçan.

“Ramush Haradinaj – Hero, jo kriminel!
Kroatët e dinë mirë se kush janë miqtë tanë, me të cilët ne duhet të rrijmë bashkë dhe t’i respektojmë… humbësit nervozë nga provinca e Beogradit kanë nfritur “akuza” të rreme, për shkak se shqiptarët janë kokëlartë”, ka shkruar Bujanec, i cili është redaktor i mediumit Bujica.

Haradinaj është duke u mbajtur në një qendër të paraburgimit në qytetin Colmar të Francës.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti i tij do të kërkojë ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Siç ka njoftuar dje Ministria serbe e Drejtësisë, shteti serb nuk ka bërë ende kërkesë për ekstradim, mirëpo një gjë të tillë pritet ta bëjë gjatë fillimit të javës së ardhshme. /Insajderi.com

The post Gazetari kroat reagon për Haradinajn: Hero, jo kriminel appeared first on INSAJDERI.

Turqia shkarkon edhe 6 mijë punëtorë pas puçit

Posted: 07 Jan 2017 09:18 AM PST

Turqia i ka shkarkuar më se 6 mijë policë, shërbyes civilë dhe akademikë, sipas ligjit për gjendje të jashtëzakonshme, duke e vazhduar goditjen e ashpër pas grushtshtetit të dështuar në korrik të vitit të kaluar.

Me një dekret të ri të qeverisë së Turqisë, të publikuar mbrëmë vonë, është urdhëruar shkarkimi i 2,687 policëve, 1,699 zyrtarëve nga ministria e drejtësisë, 838 nga ministria e shëndetësisë, më se 630 akademikë dhe 135 zyrtarë nga drejtorati i çështjeve fetare.

Komnsiderohet se afro 120 mijë njerëz janë suspenduar ose shkarkuar prej përpjekjes së dështuar për grushtshtet, më 15 korrik të vitit 2016.

Goditja e autoriteteve të Turqisë ka çuar në shqetësim ndërkombëtar, ndërsa grupe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e kanë akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se po e përdorë puçin si pretekst për t'i heshtur ata që mendojnë ndryshe.

Më 3 janar, ligjvënësit e Turquisë kanë votuar për vazhdimin edhe për tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ishte shpallur pas përpjekjes për puç.

Kjo gjendje e jashtëzakonshme ishte shpallur për ta goditur rrjetin e ndërlidhur me klerikun mysliman me seli në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, i cili nga Ankaraja akuzohet për orkestrim të puçit të dështuar. Zoti Gulen e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi.

The post Turqia shkarkon edhe 6 mijë punëtorë pas puçit appeared first on INSAJDERI.

Futbollistët e Prishtinës shkojnë në stërvitje me Porsche

Posted: 07 Jan 2017 09:09 AM PST

Trajneri gjerman i Klubit të Futbollit Prishtina, Lindtz Lindemann ka rrëfyer për mediumin gjerman Mitteldeutsche Zeitung, aventurën e tij të deritanishme në Kosovë me skuadrën më të trofeshme kosovare.

Lindemann ka thënë se futbolli në Kosovë është i një niveli të kënaqshëm, duke potencuar faktin se ka futbollistë në skuadrën e Prishtinës që shkojnë në stërvitje me Porsche.

“Ne kemi lojtarë të cilët më parë kanë luajtur me skuadra profesioniste në Rusi dhe Ukrainë. Ata vijnë në stërvitje me Porsche”, ka thënë me krenari Lindemann për mediumin gjerman Mitteldeutsche Zeitung.

Tekniku gjerman më tej ka thënë se në skuadrën e njohur të Kosovës ekziston një atmosferë e mirë ekipore.

“Kemi një ekip të mirë. Futbollistët gjimonë këndojnë ndonjë serenatë kur ndonjëri prej futbollistëve ka ditëlindjen”, ka thënë ai, raporton Insajderi.

Lindemann megjithatë ka theksuar faktin se në Kosovë ka edhe parregullësi që atij nuk i pëlqejnë. Ka thënë se kompania që ka të drejtën televizive për transmetimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës, “Digitalb”, sipas Lindemann “përckaton çdo gjë rreth ligës”.

“Televizioni privat përcakton çdo gjë. Pra, diçka që ka ndodhur është se një lojë të ligës, e cila në fakt ishte planifikuar të luhej të mërkurën, është përcjellë në mënyrë spontane për të martën, dhe ne e kemi kuptuar një ditë para ndeshjes. Kjo është ndonjëherë e bezdisshme”, thotë Lindemann.

Lindemann është ankuar edhe për vonesat e futbollistëve në stërvitje, duke thënë se stërvitjet shpeshherë ndodh që të fillojnë me vonesë.

“Edhe me orën, lojtarët nuk janë gjithmonë të saktë, trajnimi fillon me vonesë. Përndryshe ata janë shumë të gatshëm”, ka thënë ish-trajneri i skuadrës gjermane Hallescher. /Insajderi.com

 

The post Futbollistët e Prishtinës shkojnë në stërvitje me Porsche appeared first on INSAJDERI.

Vetura e mbuluar nga bora e shqiptarit të Podujevës, bën bujë në Austri

Posted: 07 Jan 2017 08:28 AM PST

Shqiptari nga Kosova, Besim Kiçmari ka vendosur që veturën e tij të mbuluar me borë në Podujevë gjatë ditës së djeshme, ta dërgojë në redaksinë e gazetës online nga Austria Heute.at. Gazeta austriake ka vendosur ta publikoi në faqen e saj foton e dërguar nga shqiptari.

Edhe pse Asutria njihet si njëra nga vendet më të prekura nga reshjet e borës tradicionalisht në Evropë, gazeta Heute e përshkruan si më të rëndë situatën në Kosovë.

“Loja fshehtas: Nëse e doni makinën tuaj duhet të gërmoni shumë”, shkruan në titullin e lajmit të publikuar sot nga Heute.at, raporton Insajderi.

geut

Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që shumë rrugë të zonave malore të Kosovës të jenë të paqarkullueshme, derisa Komuna e Prishtinës, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për shkak të kushteve atmosferike dhe gjendjes së rrugëve.

Ndërkaq, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka thënë sot se nuk ka arsye që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. /Insajderi.com

 

 

The post Vetura e mbuluar nga bora e shqiptarit të Podujevës, bën bujë në Austri appeared first on INSAJDERI.

Gjykata Speciale mes zhvillimit dhe destabilizimit të Kosovës

Posted: 07 Jan 2017 08:11 AM PST

Kosova mund të përballet me situata të paparashikueshme gjatë vitit 2017, për shkak të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, thonë analistët politikë.

Sipas tyre, ka zhvillime që mund të parashikohen, siç është vazhdimi i dramës politike rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por do të ketë edhe zhvillime të paparashikueshme, të cilat mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

Analisti politik, Arben Qirezi, mendon se në këtë vit Kosovën e presin në radhë të parë paqartësi, për shkak të zhvillimeve që mund të pasojnë fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krime lufte.

Por, pavarësisht zhvillimeve që mund të pasojnë Gjykatën Speciale, Qirezi mendon se top-prioriteti i këtij viti duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

"Njëri prej prioriteteve kryesore të Kosovës duhet të jetë organizimi i zgjedhjeve të lira. Është një proces, të cilin unë e konsideroj të pashmangshëm dhe në këtë rrafsh mendoj që partitë politike duhet të jenë të përgatitura. Prioriteti i dytë konsideroj që është ruajtja e stabilitetit të brendshëm, sidomos për sa i përket raporteve me Serbinë dhe së treti, natyrisht që mendoj se prioritet duhet të jetë integrimi i veriut të vendit", thotë Qirezi, për Radion Evropa e Lirë.

Qirezi vlerëson se çështjet si ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk do të duhej të ishin prioritete të dorës së parë për vitin 2017, marrë parasysh se për këto tema, institucionet e Kosovës nuk gjetën zgjidhje gjatë gjithë vitit 2016.

Ai pret që vetëm një qeveri e re, e dalë pas procesit të zgjedhjeve, do të mund t'i adresonte çështjet më të ndjeshme, duke mos besuar në fuqinë e qeverisë aktuale për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

"Në mandatin e kësaj qeverie nuk është arritur as liberalizimi i vizave. Domethënë, kjo qeveri ka dështuar në realizimin e të gjitha prioriteteve të saj. Kur ia shtojmë kësaj tani edhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale, kjo do të ketë një efekt destabilizues në tërë politikën kosovare dhe natyrisht ky efekt destabilizues do të ndihet më së shumti në kuadër të koalicionit qeverisës, kështu që zgjedhjet e parakohshme, mendoj se do të jenë të pashmangshme", thekson Qirezi.

Ndërkaq, analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, mendon se zhvillimet politike që kanë përshkuar vitin 2016, do të vazhdojnë edhe këtë vit. Para së gjithash, ai mendon se çështja e Demarkacionit dhe Asociacioni i komunave serbe do të mbizotërojnë sërish agjendën politike. Por, si sfidën më të madhe, Muhaxhiri e parasheh nisjen e punës së Gjykatës Speciale.

"Çështjet kryesore do të jenë zgjidhja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe ajo e Asociacionit të komunave serbe. Por, po ashtu, një temë tjetër, e cila është e një rëndësie të veçantë dhe e cila pritet që do t'i diktojë edhe zhvillimet politike në Kosovë është çështja e Gjykatës Speciale", thekson Muhaxhiri.

Tutje, Artan Muhaxhiri thotë po ashtu se problem më vete po paraqet edhe mosfunksioni, sipas tij, i Qeverisë së Kosovës. Ai mendon se koalicioni aktual, pavarësisht se përbëhet nga dy partitë më të mëdha në vend, më shumë po krijon sesa që po zgjidh probleme. Andaj, një gjendje e tillë do të vazhdojë edhe këtë vit, thotë Muhaxhiri, duke besuar se në një fazë do të jetë e domosdoshme edhe ndërhyrja politike ndërkombëtare.

"Për fat të keq edhe në vitin 2017 do të jemi të detyruar që në mënyrë pasive t'i presim imputet dhe urdhëresat nga bashkësia ndërkombëtare sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë, sepse skena politike kosovare është duke u shfaqur krejtësisht e paaftë që t'i zgjidhë problemet dhe që të japë ide konkrete, orientime për mënyrën e zgjidhjes së problemeve", deklaron Muhaxhiri.

Përderisa opinionistët shprehen mjaft pesimistë se koalicioni aktual do të mbijetojë deri në fund të mandatit, kryeministri Isa Mustafa është shprehur i bindur se agjenda politike dhe prioritetet e qeverisë së tij, do të zbatohen gjatë këtij viti.

Mustafa ka theksuar se viti 2017, mes tjerash do të jetë vit i zhvillimit, por edhe i lëvizjes së lirë, pa viza.

"Besoj shumë se në vitin 2017 do të kemi suksese, do të jetë vit i lëvizjes së lirë, vit i punës dhe i zhvillimit. Andaj, të punojmë me përkushtim dhe dashuri për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për shtetin tonë", ka deklaruar Mustafa.

Sidoqoftë, pavarësisht zhvillimeve të paparashikueshme që eventualisht mund të sjell Gjykata Speciale, një sfidë më vete për skenën politike në Kosovë mbetet gjetja e rrugës së bashkëpunimit ndërmjet pushtetit dhe opozitës për disa çështje, të cilësuara të interesit madhor, siç janë dialogu me Serbinë dhe marrëveshjet që prodhon ai, pastaj liberalizimi i vizave dhe demarkacioni, si dhe themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, që kërkon edhe mbështetjen e përfaqësuesve të pakicave. /REL

The post Gjykata Speciale mes zhvillimit dhe destabilizimit të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

AAK kërkon veprime të shpejta për rastin Haradinaj

Posted: 07 Jan 2017 07:51 AM PST

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se mbajtja e një seance të jashtë zakonshme nuk është e mundur që të mbahet më herët se më 10 janar.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk janë duke u koordinuar siç duhet në veprimet e tyre lidhur me rastin.

“Këtu ka mangësi, nuk ka pothuajse një koordinim nga qeveria që ne të veprojmë si shtet, sepse këtu nuk e marr rastin Haradinaj si aleancë, por si një njeri që ka kontribuar në shtetin e Kosovës si ish-kryeministër, ish- luftëtar i lirisë, komandant i një zone, e sidomos është qytetar i Kosovës që i ka të drejtat e barabarta me të gjithë qytetarët e Evropës që të lëvizë lirshëm”, theksoi Lekaj.

Lekaj shtoi se lidhur me rastin në fjalë më shumë janë duke e ngritur zërin autoritetet e Shqipërisë se sa ato të Kosovës.

“Mendoj se duhet më energjikisht të veprojë Qeveria e Kosovës, sidomos kryeministri e ministri i Jashtëm, e Ministria e Drejtësisë. Kur nga Qeveria e Shqipërisë kemi kërkesën që ka kërkuar urgjentisht të takohen me ministrin e Drejtësisë në Francë, atëherë pse nuk e ka bërë një gjë të tillë edhe ministrja e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës?”, u shpreh Lekaj.

Më shumë për Dosjen Grande

Biznesi i Ukë Rugovës nuk ia paguante tatimin shtetit 

AAK kërkon veprime të shpejta për rastin Haradinaj

The post AAK kërkon veprime të shpejta për rastin Haradinaj appeared first on INSAJDERI.

“Freestyle” me ski në Prishtinë

Posted: 07 Jan 2017 07:41 AM PST

Shoqata e sporteve dimërore ekstreme, “Snownjeri” ka zhvilluar aktivitete me ski nëpër rrugët dhe parqet e Prishtinës të premtën.

Siç njofton “Snownjeri”, ata kanë marrë këtë iniciativë pas borës së dendur që ka rënë javën e fundit në Prishtinë, raporton Insajderi.

“Pas borës së madhe që këto dite ra në Kosovë, shoqata e sporteve dimërore ekstreme, Snownjeri, vendosi që të zhvilloj një aktivitet nëpër rrugë të Prishtinës. Hera e parë kur Snownjeri filloi me kësi lloj promovimi ishte në janarin e vitit 2009. Tri vite më pas, në dimrin më të madh në dekadat e fundit, në 2012, Snownjeri pat organizuar edhe disa aktivitete të tilla nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës, në Pejë dhe Prizren”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Snownjeri”.

Snownjeri është organizatë e formuar zyrtarisht në vitin 2003 por që aktivitetet i zhvillon nga viti 1993. 

skenda

snowi

The post “Freestyle” me ski në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Blushi: Haradinaj do të lirohet, por Kosova nuk do jetë më ajo që është sot

Posted: 07 Jan 2017 07:26 AM PST

Deputeti i partisë LIBRA nga Shqipëria, Ben Blushi u është bashkuar reagimeve të politikës shqiptare kundër arrestimit të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet francize.

Përmes një statusi në Facebook Blushi shpreh bindjen se Haradinaj do të lirohet dhe nuk do të ekstradohet për në Serbi.

Sipas ish-deputetit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ish-Komandanti i UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës po paguan çmimin e Kosovës demokratike, që për fat të keq shumë shtetet nuk e shohin si të tillë.

Postimi në Facebook i Ben Blushit:

CMIMI QË PO PAGUAN RAMUSH HARADINAJ

Arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë nuk është një vendim Gjykate por është dëshmi e Kohëve që po ndryshojnë. Ndalimi i tij i papritur nuk ështe një pagesë ndaj të shkuarës, por është një cmim mbi të ardhmen. Jam i bindur që Ramushi do të lirohet por çështja është çfarë ndodh në Kosovë dhe në rajon në vitet që vijnë. Natyrisht kjo ngjarje do ketë ndikim në politikën e brendshme në Prishtinë, në sentimentet e kosovarëve ndaj Europës të cilat po dobësohen përditë duke i lenë hapësirë ekstremeve ideologjike dhe atyre fetare.

Pavarësisht të gjithave, Kosova do mbetet e pavarur, por çështja është çfarë drejtimi do kete demokracia e saj dhe mbi të gjitha çfarë cilesie. Ne vende të vogla ndryshimi i Kohës Politike ka efekte të Mëdha. Kosova nuk bën përjashtim.Demokracia dhe Liria nuk janë një dhuratë e përjetshme.Ato duhet ti fitosh perditë. Lirinë e sjellin clirimtarët si Ramushi,por Demokracinë e mbajnë demokratët që sot në Kosovë janë pakicë.

Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot.Ka shumë vende të Botës që e kanë pranuar Kosovën si nje vend i pavarur, por nuk janë gati ta njohin si një shoqëri demokratike. Ky është cmimi që po paguan Ramushi. Kosova duhet ti jetë mirënjohëse!

The post Blushi: Haradinaj do të lirohet, por Kosova nuk do jetë më ajo që është sot appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Armando Sadiku me skuadër të re

Posted: 07 Jan 2017 07:20 AM PST

Klubet e Luganos dhe Zyrihut e kanë bërë zyrtare tashmë transferimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, nga kryesuesit e ligës së dytë zvicerane te skuadra nga Tiçino, e cila tashmë drejtohet nga ish zv. trajneri i kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani.

sadiku1

Bomberi kuqezi do të qëndrojë te Lugano i huazuar deri në fund të këtij sezoni. Ai është një nga transferimet e para të Tramexanit për të realizuar synimin e mbijetesës në Super Ligën e Zvicrës. Sadiku ka luajtur edhe më parë me Luganon, para se të transferohej te Zyrihu në janarin e 2014-s.

Në fund të këtij sezoni, futbollisti shqiptar do të rikthehet te klubi që zotëron kartonin e tij deri në qershor të 2018-s. Në sezonin e ardhshëm, Zyrihu me shumë mundësi do të rikthehet të luajë në Super Ligën e Zvicrës teksa kryeson ligën e dytë me 12 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt vetëm pas gjysmës së kampionatit. /Insajderi.com

The post Zyrtare: Armando Sadiku me skuadër të re appeared first on INSAJDERI.

Zhduket një vajzë në Prizren

Posted: 07 Jan 2017 07:19 AM PST

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur me 5 janar rreth orës 8:30.

Sipas policisë për rastin ka lajmëruar nëna e viktimës, e cila kishte deklaruara se vajza i ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

The post Zhduket një vajzë në Prizren appeared first on INSAJDERI.

IHMK: Nuk ka arsye të shpallim gjendje të jashtëzakonshme

Posted: 07 Jan 2017 06:48 AM PST

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK)  ka njoftuar se është në përcjellje të vazhdueshme të situatës meteorologjike në Kosovës, por edhe përkundër temperaturave të ulëta sipas tyre nuk ka pasur arsyeje që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

"Temperaturat e ulëta gjithmonë merren ato të orëve të para të ditës. Kjo gjendje e tanishme  meteorologjike nuk është diçka që nuk ka ndodhur vite më parë, prandaj nuk e kemi parë të arsyeshme që ne si IHMK të shpallim një gjendje të jashtëzakonshme apo emergjente siç pamë në disa portale që njerëzit jozyrtar që në fakt nuk janë as pjesë e IHMK-së dalin e prononcohen me vlera të cilat nuk janë institucionale", thuhet në njoftim.

Reagimi i IHMK ka ardhur pas një prononcimi për media të ish-drejtorit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Sylë Tahirsyla i cili ka deklaruar se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë që nga e hëna.

IHMK ka thënë se posedon rregullore me të cilën ia ndalon të gjithë personave jashtë institucional që të merren apo të informojnë popullatën me informata rreth motit.

"Do të vije dita që përpos individëve që japin informata rreth motit e aq ma keq edhe shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe bashkë me ata edhe portalet që lansojnë informata jashtëinstitucionale, të japin përgjegjësi para ligjit".

"Ne si IHMK bëjmë parashikime dhe ju dërgojmë gjitha medieve, kurse organet kompetente nëse e shohin të arsyeshme shpallin gjendje të jashtëzakonshme", përfundon komunikata.

The post IHMK: Nuk ka arsye të shpallim gjendje të jashtëzakonshme appeared first on INSAJDERI.

Kostumi “high-tech” i “Njeriut Merimangë”

Posted: 07 Jan 2017 06:35 AM PST

Kostumi i "Njeriut Merimangë" do të jetë zilia e të gjithë superheronjve këtë verë.

Studioja Marvel ka publikuar një video të re nëpër rrjetet sociale, duke u treguar fansave në detaje kostumin e "Spider Man"-it për filmin e ri me titull "Spider-Man: Homecoming".

Në kostumin shumë teknologjik do të përfshihet një ndjekës GPS, një sistem holografik që del nga kyçi dhe sisteme lazeri.

Tom Holland do të jetë "Njeriu Merimangë" i ri, ndërsa më parë ky superhero është interpretuar nga Tobey Maguire dhe Andrew Garfield.

Kostumi "high-tech" i "Njeriut Merimangë"

The post Kostumi "high-tech" i "Njeriut Merimangë" appeared first on INSAJDERI.

Qeveria angazhon mekanizmat për ballafaqim me reshje të borës

Posted: 07 Jan 2017 06:24 AM PST

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se po e përcjellë me vëmendje të posaçme situatën e krijuar në Kosovë pas reshjeve të mëdha të borës si dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se, Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Qendra e Situatave në kuadër të Këshillit të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Infrastrukturës si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave janë të angazhuara në ballafaqim me situatën, duke rritur gatishmërinë në tejkalimin e kësaj emergjence.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu ka kërkuar nga institucionet kompetente që të rrisin mobilizimin.

"Gatishmërinë dhe koordinimin e gjithanshëm për t'i dal në ndihmë qytetarëve, institucioneve lokale, si dhe të gjitha komuniteteve e banorëve të vendit të cilët mund të ballafaqohen me pasojat e kësaj situate", thuhet në komunikatë.

Më tepër për Dosjen Grande

Rrëfimi i Giffonit për grupin e udhëhequr nga Ukë Rugova

Qeveria angazhon mekanizmat për ballafaqim me reshje të borës

 

The post Qeveria angazhon mekanizmat për ballafaqim me reshje të borës appeared first on INSAJDERI.

Ushqimet që duhen konsumuar për një lëkurë rinore

Posted: 07 Jan 2017 06:10 AM PST

Ushqimi në mënyrën e duhur është thelbësor nëse doni të keni një lëkurë të re.

Nëse doni që të keni një fytyrë të shndritshme, duhet të konsumoni ushqime të pasura me minerale (zink dhe hekur), me aminoacide, acide yndyrore Omega-3 dhe vitamina.

Cilat janë këto ushqime? I zbulojmë më poshtë:

Domatja
Përmban likopen, që ndihmon në parandalimin e veprimit të radikaleve të lira dhe mbron lëkurën nga dielli.

Molla
Përmban kuercetin, një antioksidant antiinflamator që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme ultravjollcë.

Shega
Është shumë i pasur me vitaminë C, që përmirëson prodhimin e kolagjenit dhe parandalon kështu krijimin e rrudhave.

Peshku
I pasur me Omega-3, ndihmon lëkurën që të qëndrojë e re.

Avokado
I pasur me vitaminë E, ndihmon lëkurën të qëndrojë e hidratuar.

Boronica
E pasur me antioksidantë, parandalon dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira.

The post Ushqimet që duhen konsumuar për një lëkurë rinore appeared first on INSAJDERI.

Siri, mbi 40 të vrarë në qytetin e kontrolluar nga rebelët

Posted: 07 Jan 2017 05:49 AM PST

Të paktën 43 vetë mbetën të vranë nga shpërthimi i një autobombe në qytetin sirian të Azazit, i kontrolluar nga rebelët anti-qeveritarë.

Shpërthimi ndodhi përpara një gjykate të qytetit që me territorin turk e ndajnë vetëm 7 kilometra. Azazi është vënë së fundmi intensivisht në shënjestër të Shtetit Islamik.

Sipas disa raportimeve, numri i viktimave nga shpërthimi i së shtunës mund të jetë edhe mbi 60, ndërsa të plagosurit janë akoma më shumë.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes që vjen në kohën kur në mbarë Sirinë është vendosur armëpushimi i ndërmjetësuar prej Rusisë dhe Turqisë.

Pavarësisht disa shkeljeve, ai përgjithësisht po mban. Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, vetëm gjashtë prej viktimave të shpërthimit mund të jenë rebelë, të tjerët besohet të jenë që të gjithë civilë.

ISIS është përpjekur disa herë ta rimarrë qytetin, kontrollin e të cilit e ka humbur që prej 2013-s.

The post Siri, mbi 40 të vrarë në qytetin e kontrolluar nga rebelët appeared first on INSAJDERI.

Argumentet e kontestuara që liruan nga aktakuza Enver Hasanin

Posted: 07 Jan 2017 05:28 AM PST

Imuniteti funksional mund ta ketë liruar nga akuzat ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin. Por, ky argument ishte kontestuar nga Prokuroria Speciale dhe vetë gjykata të cilën e ka drejtuar ai.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është liruar nga akuzat për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, për të cilat dyshohej se i kishte bërë gjatë kohës sa ka mbajtur pozitën e të parit të kushtetueses.

Vendimi i Apelit është marrë gjatë kësaj jave, por nuk është bërë publik derisa të gjitha palët e përfshira në proces të pranojnë vendimin.

Insajderi ka mësuar nga burimet e veta se një nga arsyet që ka shtyrë Gjykatën e Apelit të hedh poshtë aktakuzën ndaj tij është imuniteti funksional, për të cilën Hasani ka pretenduar gjatë gjithë procesit se i takon.

Mirëpo, Prokuroria Speciale, që kishte ngritur aktakuzën ndaj Hasanit në fillim të vitit 2016, i kishte propozuar Gjykatës së Apelit ta anulojë aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë si dhe të konstatojë se në rastin konkret i pandehuri Enver Hasani nuk gëzon imunitet funksional.

Sipas vlerësimit të Prokurorisë Speciale, veprimet për të cilat akuzohet Hasani nuk i ka ndërmarrë brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, për të cilat gëzon imunitet funksional.

Për më tepër, imuniteti funksional i zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës është interpretuar nga Gjykata Kushtetuese, institucion ky që është drejtuar nga vetë Hasani.

Me aktgjykimin KO98/11 të datës 20 shtator 2011, është theksuar se imuniteti funksional ka të bëjë me ushtrimin e autorizimeve ligjore e jo edhe me keqpërdorimin e këtyre autorizimeve apo shkeljen e ligjit, siç është rasti konkret për të cilin është ngritur aktakuza ndaj të Hasanit.

Bajram Tmava, avokat mbrojtës i Hasanit, ka thënë për Insajderin se ende nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar të gjykatës dhe në këto kushte nuk mund të komentojë lidhur me arsyet e hedhjes poshtë të akuzave.

Në anën tjetër, Arbër Jashari, zëdhënës në Gjykatën e Apelit, nuk ka dhënë detaje lidhur me arsyet e hedhjes poshtë të akuzave, por ka konfirmuar se gjykata pushuar procedurën penale ndaj Hasanit.

Enver Hasani akuzohej se në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese kishte shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme pozitën zyrtare kur kishte vendosur për të nxjerrë një aktvendim për papranueshmëri lidhur me një kërkesë të ish-presidentes Atifete Jahjaga, që kishte të bënte me emërimet e gjyqtarëve ndërkombëtar në Kushtetuese.

Ai dyshohej se kishte shënuar të dhëna të rreme në një aktvendim për papranueshmërinë e asaj lëndë, duke e shënuar në faqen e parë të këtij aktvendimi edhe emrin e gjyqtarit Robert Carolan si pjesëmarrës në trajtimin e kësaj çështje kushtetuese. Por, Carolan nuk kishte marrë pjesë në trajtimin e kësaj çështje.

Insajderi po ashtu ka kuptuar se arsye tjetër e heqjes së aktakuzave ka qenë mungesa e provave se Hasani në fakt ka kryer veprën në fjalë.

Vendimi i Gjykatës së Apelit i jep fund rastit të Hasanit i cili u akuzua nga Prokuroria Speciale në fillim të vitit 2016./Insajderi.com

The post Argumentet e kontestuara që liruan nga aktakuza Enver Hasanin appeared first on INSAJDERI.

Lewandowski refuzoi 40 milionë euro në vit nga Kina

Posted: 07 Jan 2017 05:11 AM PST

Cezary Kucharski, agjenti i Robert Lewandowskit, ka rrëfyer se një skuadër kineze i pati ofruar sulmuesit të Bayern Munchen plot 40 milionë euro në vit, por polaku refuzoi.

Edhe pse nuk përmendi emrin e klubit, Kucharski pranoi për "SportoweFakty" se pati negociata që Lewa të luante në Superligën kineze.

"Më kontaktuan nga Kina dhe nëse lojtari do të pranonte, do të kishte një rrogë mbi 40 milionë euro në vit. Do të ishte më i paguar se Carlos Tevez. Kjo sepse Lewandowski është më i ri dhe më i mirë se Tevez", tha agjenti i polakut.

Kucharski foli edhe për mundësitë e largimit të Lewandowskit nga Bayern Munchen: "Për momentin nuk është në shitje, por kurrë mos thuaj kurrë. Jeta ofron gjithmonë variante".

The post Lewandowski refuzoi 40 milionë euro në vit nga Kina appeared first on INSAJDERI.

Në Francë protestohet kundër arrestimit të Ramush Haradinajt

Posted: 07 Jan 2017 04:58 AM PST

Qindra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar në Francë kundër arrestimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Protestë, që po mbahet para Gjykatës së Apelit në Colmar, është duke u përkrahur nga një numër i madh i shqiptarëve."Gllogjan në Colmar, Kosova e bashkume", "UÇK, UÇK…", janë disa prej pankartave të vendosura përballë objektit të drejtësisë.

Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ai po vazhdon të qëndrojë në ndalim derisa autoritet franceze janë duke pritur një kërkesë zyrtare nga Serbia për ekstradimin e tij.

 

The post Në Francë protestohet kundër arrestimit të Ramush Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

Në Turqi janë shkarkuar edhe 6 mijë punëtorë pas puçit të dështuar

Posted: 07 Jan 2017 04:54 AM PST

Turqia i ka shkarkuar më se 6 mijë policë, shërbyes civilë dhe akademikë, sipas ligjit për gjendje të jashtëzakonshme, duke e vazhduar goditjen e ashpër pas grushtshtetit të dështuar në korrik të vitit të kaluar.

Me një dekret të ri të qeverisë së Turqisë, të publikuar mbrëmë vonë, është urdhëruar shkarkimi i 2,687 policëve, 1,699 zyrtarëve nga ministria e drejtësisë, 838 nga ministria e shëndetësisë, më se 630 akademikë dhe 135 zyrtarë nga drejtorati i çështjeve fetare.

Komnsiderohet se afro 120 mijë njerëz janë suspenduar ose shkarkuar prej përpjekjes së dështuar për grushtshtet, më 15 korrik të vitit 2016.

Goditja e autoriteteve të Turqisë ka çuar në shqetësim ndërkombëtar, ndërsa grupe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e kanë akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se po e përdorë puçin si pretekst për t'i heshtur ata që mendojnë ndryshe.

Më 3 janar, ligjvënësit e Turquisë kanë votuar për vazhdimin edhe për tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ishte shpallur pas përpjekjes për puç.

Kjo gjendje e jashtëzakonshme ishte shpallur për ta goditur rrjetin e ndërlidhur me klerikun mysliman me seli në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, i cili nga Ankaraja akuzohet për orkestrim të puçit të dështuar. Zoti Gulen e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi.

The post Në Turqi janë shkarkuar edhe 6 mijë punëtorë pas puçit të dështuar appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :