Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

INSAJDERI: “Haradinaj: Gjykata Speciale dështim i Hashim Thaçit” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Haradinaj: Gjykata Speciale dështim i Hashim Thaçit” plus 19 more


Haradinaj: Gjykata Speciale dështim i Hashim Thaçit

Posted: 02 Jan 2017 09:57 AM PST

Do ta votonim demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nëse ai do të vinte i korrigjuar në Kuvendin e Kosovës, sepse nuk duhet që t'i humbim të gjitha energjitë në këtë çështje. Kështu ka theksuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se 2016-ta ka qenë vit i rëndë për Kosovën, ku, sipas tij, qytetarëve të vendit i është rënduar gjendja sociale dhe ekonomike.

Haradinaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe aktakuzat që priten të ngriten për krimet e supozuara të ish – pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke theksuar se kjo është një precedent i çuditshëm, dhe duke shtuar se si "pasojë e humbjes se betejës për të bërë një gjyqësor funksional dhe të besueshëm na ka ardhur kjo 'dhuratë'".

Sipas tij, koalicioni qeverisës në mënyrë jo korrekte ka tentuar që ta shes para qytetarëve idenë se demarkacioni është problemi që po e pengon Kosovën që ta marrë liberalizimin e vizave.

Haradinaj nuk e ka harruar as çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale, duke thënë se AAK dhe Nisma për Kosovën janë duke përgatitur një platformë, përmes së cilës po ofrojnë alternative për zgjidhjen e problemeve në Kosovë.

Shefi i AAK-së, ka dhënë vlerësimin e tij për vitin që po e lëmë pas, periudhë në të cilën mendon se Kosova ka stagnuar, dhe se ka pasur përkeqësim të gjendjes në rend, ligj dhe ekonomi.

"Pastaj jemi ballafaquar me disa rreziqe që i janë kanosur Kosovës, duke filluar prej ligjit të keq për Trepçën, marrëveshja e gabuar për Bashkësinë e Komunave Serbe dhe Demarkacionin", ka theksuar ai.

Sipas tij, "Zajednica" dhe Demarkacioni kanë qenë marrëveshje të nënshkruara njëanshëm nga Qeveria e Kosovës, pa transparencë dhe pa konsultimin të opozitës.

"Gjykata Kushtetuese e ka gjetur që Bashkësia e Komunave Serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Ligji për Trepçën, po ashtu ishin gabim në fillim, derisa u përmirësua dhe më pas u votua. Nëse bëhet korrigjimi i demarkacionit – kthimi i kufirit ne Çakorr, Kullë dhe nëpër majat e larta, kemi gatishmëri që ta votojmë. Kemi parë gatishmëri që Bashkimi Evropiane (BE), me ndihmu në korrigjim, por po vërehet një tendencë nga kryeministri për ta penguar këtë gjë", ka shtuar ai.

Haradinaj, duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, ka theksuar se është e pasaktë tendenca e koalicionit qeverisës se pengesë për liberalizimin e vizave është demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi, duke thënë se "këtë temë në pako të kushteve e kanë futur Qeveria e Kosovës".

"Dihet se kushte kryesore të BE-së për liberalizimin e vizave, janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe administrata funksionale. Përgjegjësia për mos liberalizim është e koalicionit qeverisës, dhe nuk ka lidhje opozita në këtë temë", ka shtuar ai.

Sipas tij, insistimi i ndërkombëtarëve që të zgjidhet çështja e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, është që ajo temë të përfundojë, por jo se ku duhet të jenë kufijtë.

"Nuk mund të votojmë diçka në të cilën Kosova humb territor. Është e dëmshme për vendin një precedent i tillë. Kosova nuk ka pretendime ndaj Malit të Zi, përkundrazi ne e mbështesim rrugën euroatlantike të shtetit fqinj. Do të gëzoheshim nëse do të korrigjohej versioni aktual i demarkacionit", ka shtuar ai.

Shefi i AAK-së, konsideron se Gjykata Speciale është padrejtë për Kosovën, sepse sipas tij, gjykata me ligje të Kosovës të dalë jashtë Kosovës është precedent i çuditshëm.

"Kjo gjykatë merret më krimet e supozuara të kryera nga shqiptarët, e jo me krimet që i kanë kryer serbët. Do të thotë kemi të bëjmë me një gjykatë e cila është e ngritur mbi baza etnike. Unë konsideroj se e kemi humbur betejën më veten, sepse nuk kemi krijuar një gjyqësor kredibil. Këtu kemi të bëjmë sidomos me një dështim të ish – kryeministrit Hashim Thaçi, për arsye se mosbesimi në këtë shkallë kaq të lartë në drejtësinë kosovare, është instaluar gjatë kohës që Thaçi ka qenë shef i Qeverisë", ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, mund të ndodhë që Kosova, nga Gjykata Speciale, t'i bëjë lajmet ndërkombëtare, dhe të dëmtohet rëndë imazhi i saj. /Insajderi.com

The post Haradinaj: Gjykata Speciale dështim i Hashim Thaçit appeared first on INSAJDERI.

Hysaj do të shitet tek një klub i madh, Napoli gjen zëvendësuesin

Posted: 02 Jan 2017 09:47 AM PST

Si zakonisht, në çdo periudhë merkatoje nëpër media qarkullojnë hipoteza për shumë lëvizje të mundshme të lojtarëve. Edhe mbrojtësi i Napolit dhe kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së medias për një largim të mundshëm nga skuadra italiane.

Drejtuesi i emisionit sportiv "Si Gonfia La Rete" në Radio Crc, Rafael Auriema, u shpreh se në merkaton e janarit Napoli nuk pritet të bëjë lëvizje, por në verë ata do të kryejnë disa ndryshime të rëndësishme në skuadër.

"Hysaj është një nga më të mirët e rolit të tij në Europë dhe janë disa skuadra të mëdha që po e monitorojnë. Nëse Napoli e shet do të përfitonte 50 milion euro dhe me to do të investonte për pasardhësin e tij, i cili me shumë mundësi do të jetë Konti i Atalantës, ose dikush i ngjashëm me të", tha ai. /Insajderi.com

The post Hysaj do të shitet tek një klub i madh, Napoli gjen zëvendësuesin appeared first on INSAJDERI.

Tragjedi në Brazil, vriten 60 persona në burg

Posted: 02 Jan 2017 09:30 AM PST

Së paku 60 persona janë vrarë gjatë trazirave që e kanë përfshirë një burg në qytetin Brazilian, Manaus, konfirmon një zyrtar i sigurisë së këtij vendi.

"Deri më tash ka 60 të vdekur", iu ka thënë gazetarëve Pedro Florencio, udhëheqësi i burgut.

Sergio Fontes, udhëheqësi i sigurisë për shtetin federal të Amazonës ku gjendet burgu në fjalë, në një konferencë me gazetarë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet derisa autoritetet ta kenë më të qartë nivelin e përballjes në mes të dy bandave rivale të drogës brenda burgut.

Trazira të tilla ndodhin shpesh në burgjet e ngarkuara të Brazilit.

Me 600 mijë të burgosur, Brazili është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të burgosurve në botë.

Grupet për të drejtat e njeriut ka kohë që ankohen rreth kushteve në burgjet e Brazilit. /Insajderi.com

The post Tragjedi në Brazil, vriten 60 persona në burg appeared first on INSAJDERI.

Ambicia kryesore e serbëve është themelimi i Asociacionit

Posted: 02 Jan 2017 09:12 AM PST

Ambiciet e përfaqësuesve politik të bashkësisë serbe në Kosovë për vitin 2017, janë në përputhje me shpresat dhe kërkesat e bashkësisë të cilën e përfaqësojnë ata, vlerësojnë përfaqësuesit e serbëve në institucione të Kosovës.

Por, megjithatë njohësit e zhvillimeve politike kanë pikëpamje tjetër për atë se a janë të realizueshme këto ambicie.

Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se para së gjithash, shpreson që situata politike në Kosovë të qetësohet, në mënyrë që përfaqësuesit politik të serbëve t'i dedikohen angazhimit për të cilin edhe janë zgjedhur nga bashkësia e tyre, që nënkupton krijimin e kushteve për jetë më të mirë.

"Natyrisht që të gjithëve që jetojnë në këtë hapësirë, ju mungon shumëçka. Shumë institucione nuk funksionojnë siç duhet. Kur e them këtë, nuk mendoj vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët. Mendoj se të gjithë, me të drejtë janë të pakënaqur se si punojnë gjykatat dhe prokuroritë. Me të drejtë janë të pakënaqur se si punojnë disa pjesë të policisë punojnë në hapësira të caktuara, sepse nuk punojnë njëjtë në të gjitha pjesët".

"Qytetarët kanë të drejtë kur presin ndryshime. Na nevojiten ndryshime lidhur me situatën ekonomike që kemi. Njerëzit kanë nevojë për vende pune ,sepse nuk kanë se si të jetojnë. Të mos flas për situatën në arsim, ndonëse disa gjëra kanë lëvizur para, por ende jemi larg asaj që duhet të jetë. Njerëzit kërkojnë nga ne që të bëhet më mirë", tha Stojanoviq.

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Petar Miletiq, ish deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e bashkësisë serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë thekson se ambiciet e bashkësisë serbe në Kosovë janë që ta ndryshojë gjenden e vështirë në të cilën jetojnë, e sidomos ta përmirësojnë perspektivën për të rinjtë.

"Serbi mesatar i Kosovës sot është i papunësuar, pa siguri, i varfër, i pa sigurt, pa mbrojtje serioze institucionale ose çfarëdo mbrojtje tjetër.Të gjitha këto u mungojnë sot serbëve të Kosovës. Pavarësisht dëshirave të mia që në vitin 2017,të paktën një pjesë e kësaj që përmenda të ndryshoj, nuk jam i sigurt se do të ndodhë", tha Miletiq.

Zëvendëskryeministri Stojanoviq thotë se ambicia kryesore politike e serbëve të Kosovës dhe përfaqësuesve të tyre politik është krijimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, për të cilën është arritur pajtimi në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Ky është një obligim që ka dalë nga Brukseli, por edhe një instrument që do të jetë në duart tona, të serbëve që jetojnë në Kosovë, të cilët dëshirojnë të mbijetojnë këtu dhe që dëshirojnë të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre, si dhe që të krijojmë disa marrëdhënie normale në të ardhmen”.

“Pavarësisht se sa ka rezistencë të madhe ndaj kësaj, Bashkësia duhet të formohet, por para së gjithash kjo duhet të bëhet në mënyrën që ajo të jetë e dobishme për të gjithë. Ne nuk e kemi as dëshirën e as qëllimin që bashkësia të jetë e drejtuar kundër kujtdo qoftë, por vetëm që të jetë e dobishme", tha Stojanoviq.

Por, Miletiq thekson se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse nuk është vetëmdëshirë, por obligim që del nga marrëveshja e Brukselit, sipas tij, kjo marrëveshje, që ai e quan ai ndërkombëtare, nuk do të realizohet në vitin 2017.

"Kjo nuk do të realizohet. Unë e di këtë dhe këtë e dinë të gjithë ata që flasin për këtë çështje. Kjo ka shkuar aq larg. Është bërë gabimi i madh që në fillim dhe kur kjo nuk është zbatuar që në fillim, unë e di që tash, çdo herë do të vij nga Qeveria e Kosovës kundërshtimi. Një kohë ishte 'Parku i paqes', pengesat. Tash është muri”.

“Kur të largohet muri, do të dalë diçka tjetër ose dikush që punon në institucione paralele dhe kështu me radhë. Thjeshtë, e di që ata që janë mjeshtër të obstruksionit, e unë i njoh personalisht, nuk do të lejojnë kurrë që të formohet. Pra, nuk do të formohet fare Bashkësia e komunave serbe ose do ta sjellin deri në atë masë sa që ajo të jetë e pavlefshme dhe si e tillë nuk iu duhet serbëve", tha Miletiq.

Ai ka shtuar se muri i ngritur në Mitrovicë të veriut, barrikadat e mëhershme në veri, përfshirë edhe të ashtuquajturin "Parku i paqes" në urën kryesore mbi lumin Ibër, kanë qenë gabime të mëdha të politikanëve serbë.

Sipas tij, të gjitha këto, nuk janë politikë, por lojë me politikën, për t'ia hedhë opinionit hirin syve, në mënyrë që Kosova ta marrë kodin telefonik, ndërkohë që Serbia t'i hapë tre kapitujt në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. (REL)

The post Ambicia kryesore e serbëve është themelimi i Asociacionit appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri kundër zgjedhjeve të parakohshme, i frikësohet tensioneve

Posted: 02 Jan 2017 08:44 AM PST

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në një intervistë për Telegrafin ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se nuk e sheh asnjë aspekt, që një proces zgjedhor i parakohshëm do të ndihmonte proceset në Kosovë.

"Kam bindjen e plotë se çdo hyrje në procese elektorale të parakohshme, do të krijonte hapësirë për pakënaqësi me organizimin e tyre, për tensione, dhe si rezultat do të prolongohej çdo progres në vend. Aq më shumë kur zgjedhje të tilla nuk mund të prodhojnë rezultate shumë të ndryshme nga ato të zgjedhjeve të fundit", ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se nuk duhet të biem pre e trillimeve politike dhe përpjekjeve që përmes krizave dhe proceseve të papërgatitura dikush të përfitoj.

"Duhet të vazhdojmë të çojmë proceset përpara, të liberalizojmë vizat e të ecim tutje", u shpreh Mustafa.

I pari i ekzekutivit më tej në këtë intervistë ka folur edhe për riformatimin e Qeverisë ku ka theksuar se gradualisht po plotësohen vendet vakante në Qeveri. "Në mbledhjen e fundit, me propozimin e PDK-së, emëruam ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po ashtu, do të bëjmë edhe ndryshime tjera të nevojshme. Qeveria po funksionon mjaft mirë", tha Mustafa.

Kryeministri Mustafa ka theksuar po ashtu se raportet me prantnerin e koalicionit PDK-në, janë të mira.

"Kemi raporte të mira partneriteti. Kemi koordinim për çështjet e rëndësishme. Së bashku e hartuam dhe e kaluam një Buxhet historik mbi 2 miliardë euro. Në bashkëpunim të plotë, si partner të koalicionit, arritëm të gjejmë zgjidhje për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Veteranët e UÇK-së, që po ashtu e konsideroj një sukses tepër të madh të këtij koalicioni", u shpreh Mustafa, duke shtuar më tej se ndryshimet në këtë Ligj, me të cilat plotësohen kërkesat e FMN-së, krijojnë stabilitet buxhetor dhe makroekonomik, besim te investitorët e jashtëm dhe mundësi për shfrytëzim të mbështetjes buxhetore nga FMN dhe BE si dhe të huave shumë të volitshme për investime kapitale që në mënyrë direkte apo indirekte krijojnë ambient për zhvillim dhe punësim.

"Po i adresojmë çështjet e tjera të rëndësishme për vendin. Besoj që koalicioni duhet të shkoj deri në fund të mandatit, jo për hir të vetvetes dhe interesave tona, por për hir të vendit, i cili duhet të shfrytëzoj këtë kohë për avancimin e proceseve e jo për rikthim në paqartësitë që prodhojnë zgjedhjet e proceset elektorale të jashtëzakonshme", tha Mustafa.

Duke pasur parasysh që gjatë vitit që lam pas qeveria ka pasur probleme sa i përket deputetëve të Listës Serbe, Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës është e hapur për Listën Serbe që të kthehet në institucione, por duke u bazuar në parime e jo në shantazhe që diktohen nga jashtë Republikës së Kosovës.

"Ne presim që Lista Serbe të kthehet në institucione, që në radhët e saj të mos ketë më njerëz që nuk meritojnë të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilët janë vegla në duar të politikanëve megalomanë e hipokritë të Serbisë. Ne kemi qenë zemërgjerë dhe tolerantë në maksimum dhe këtë e konsiderojmë vlerë tonën. Por deri këtu, asnjë hap më tutje", tha Mustafa. /Insajderi.com

The post Kryeministri kundër zgjedhjeve të parakohshme, i frikësohet tensioneve appeared first on INSAJDERI.

Vdes 9 vjeçja, dyshohet se u helmua nga ushqimi

Posted: 02 Jan 2017 08:41 AM PST

Një nëntë vjeçare humbi jetën mbrëmjen e së dielës në rrethana ende të paqarta, në kryeqytetin e Shqipërisë.

Vajza e vogël u paraqit në spital pas dhimbjeve të forta që kishte. Edhe pas ndërhyrjes mjekësore mjekët nuk arritën dot ta shpëtojnë vogëlushen, përcjell TCh.

Dyshimi i parë bie mbi një helmim ushqimor të vajzës, por gjithçka pritet të dalë nga ekspertiza mjekoligjore. Vajza ishte banore e njësisë administrative Kashar.

The post Vdes 9 vjeçja, dyshohet se u helmua nga ushqimi appeared first on INSAJDERI.

Trump përvesh mëngët, do të shfuqizojë politikat e Obamës

Posted: 02 Jan 2017 08:35 AM PST

Shfuqizimi i veprimeve ekzekutive të paraardhesit të tij Barak Obama, do të jetë gjëja e parë që do të bëjë presidenti i zgjedhur Donald Trump pas marrjes së detyrës.

Këtë e tha zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer gjatë një interviste për programin "This Week" në televizionin Abc.

“Trump do të shfuqizojë menjëherë shumë rregullore e veprime të ndërmarra nga administrata Obama në 8 vitet e fundit, e që kanë penguar rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë Spicer.

Kjo sipas tij do të jetë një prej 2 lëvizjeve të para që do të bëjë miliarderi pas marrjes së mandatit në 20 janar, e megjithatë ai nuk e specifikoi se cilat janë veprimet ekzekutive që do të shfuqizohen.
Gjithsesi dihet se politikat e Obamës më të kritikuara nga Trump, janë ato mbi emigracionin, energjinë dhe politikën e jashtme dhe ai mund të kërkojë mënyra për t'i zhbërë ato.

Spicer shtoi gjithashtu se masat që Shtëpia e Bardhë mori ndaj Rusisë duke urdhëruar dëbimin e 35 spiunëve të dyshuar ruse mund të jenë të tepruara, dhe se Trump do t'i kërkojë llogari shërbimeve sekrete lidhur me çështjen…Ndërkohe një eksponente e larte e Partisë Republikane deklaroi në një intervistë se i trembej të ardhmes për nipërit e mbesat e saj, me Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Christine Todd Whitman, shefja e agjencise amerikane të mbrojtjes së ambjentit në administraten e Xhorxh Bush e akuzoi republikanin për shpërfilljen e paralajmërimeve të shkencës dhe tha se premtimi i tij për të anulluar politikat e mbrojtjes klimaterike e ekspozojnë botën ndaj një rreziku të madh. Sipas mbështetësve te Trumpit rregullat për klimën dhe energjinë po i mbysin bizneset.

The post Trump përvesh mëngët, do të shfuqizojë politikat e Obamës appeared first on INSAJDERI.

Njeriu më i vjetër në botë feston 146-vjetorin dhe tregon sekretin e jetëgjatësisë

Posted: 02 Jan 2017 08:10 AM PST

Një indonezian i cili pretendon të jetë personi më i vjetër në botë, e ka festuar ditëlindjen e tij të 146-të dhe ka treguar sekretin e jetëgjatësisë së tij.

Mbah Gotho, nga një fshat i vogël në provincën e Central Java, ka dokumentacion që thotë se ai ka lindur më 31 dhjetor 1870.

Nëse të dhënat janë të sakta, ai i bie të jetë njeriu që ka jetuar më së shumti ndonjëherë në botë, teksa këtë titull para tij e mbante një grua franceze, me emrin Jeanne Calment e cila vdiq në moshën 122-vjeçe.

Indoneziani i moshuar thuhet se arriti të fikte të gjithë qirinjtë me një të fryrë.

hej

Kur u pyet më parë për sekretin e një jete të gjatë sikur të tij, Gotho ka thënë: “Receta është vetëm durimi”.

Ai thotë se ka filluar të përgatitet për vdekjen e tij që nga viti 1992, madje edhe ka përgatitur një varr për vete, por 24 vjet më vonë ai është ende gjallë, shkruan gazeta britanike The Independent.

146

Në vitin 2016, ai i tha një agjencia të lajmeve rajonale: “Ajo që unë dua është që të vdesë”, pasi së fundmi ai ka nevojë që ta pastrojnë dhe ta ushqejnë, për shkak të dobësimit të shëndetit.

Nipërit e tij kanë thënë se Mbah Gotho ditën e kalon duke dëgjuar radio, pasi që dobësimi që ai ka në shikim kanë bërë që të mos mund të shikojë televizion. /Insajderi.com

 

The post Njeriu më i vjetër në botë feston 146-vjetorin dhe tregon sekretin e jetëgjatësisë appeared first on INSAJDERI.

Veteranët e Dukagjinit kundërshtojnë ndryshimin e ligjit për veteranët

Posted: 02 Jan 2017 08:02 AM PST

Përfaqësuesit e veteranëve të Komunës së Pejës, Gjakovës, Deçanit dhe Istogut kanë kundërshtuar ndryshimin e ligjit për veteranët, madje në kërkesën e tyre kërkohet nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të mos e nënshkruajë atë sepse sipas tyre do të dëmtohet rëndë luftëtarët e lirisë.

Pas një takimi të Këshillit Drejtues të OVL-së në degët e tyre sot ata kanë dalë me këto qëndrime:

“1. Nuk pranojmë Ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe i bëjmë thirrje Presidentit që mos ta nënshkruaj këtë ligj, sepse ky ligj dëmton rëndë luftëtarët e lirisë duke i kategorizuar ata.. Ne si përfaqësues të luftëtarëve të UÇK nuk duam që bashkëluftëtarët tonë që hynë në luftë pas thirrjes për mobilizim nga Shtabi i Përgjithshëm pas Marsit 1999 të kategorizohen si luftëtarë të vonshëm..!!! Sepse këta luftëtarë ja dhanë frymën çlirimit dhe lirisë së Kosovës..!!! Këta luftëtarë dhe komandantët e tyre bënë që lufta të shtrihet në tërë territorin e Kosovës dhe njiherit duke thyer kufijtë ku me mund e sakrificë më qindra shokë të tyre janë Dëshmorë dhe qindra e qindra tjerë invalidë të luftës..!!! Andaj Presidenti që përfaqëson Unitetin e Popullit duhet që ta kthej këtë ligj prapa që të bëhët edhe unifikimi i luftëtarëve të UÇK-së..!!! Sepse me këtë Kategorizim dëmtohen shumica e bashkëluftëtarëve tonë si Operacioni Shigjeta, Brigada 138 (Koshare),ZO e Karadakut, një pjesë e madhe e ZO të Nerodimes , Pjesa më e madhe e ZO të Llapit si dhe shumë luftëtarë brenda të gjitha Zonave Operative she Shtabit të Përgjithshëm të cilët u rreshtuan pas marsit 1999..!!!

2. Ne si përfaqësues të luftëtarëve në Dukagjin kërkojmë që Kryesia qendrorë e OVL UÇK – ta thërret sa më shpejt Kryesinë dhe Këshillin Drejtues që ta diskutojmë Mashtrimin Publik që kanë bërë kryesia e ngushtë dhe të tërhiqen nga kjo katrahurë e dëmshme që këta përfaqësues i kanë bërë Veteranëve të UÇK- që në periudhë të shpejt kohore pa ardhur Projektligji ne Organizatë në mënyrë klandestine në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dëmtuan dhe ndanë Veteranët e UÇK – së..!!! Nëse këta përfaqësues nuk e thërrasin Kryesinë dhe KD brenda kësaj jave : këta nuk janë më përfaqësuesit tonë:

3. Nëse ndodh që kërkesat tona nuk realizohen ne do tu bashkohem bashkëluftëtarëve që janë dëmtuar me këtë ligj dhe me të gjitha mjetet e ligjshme do ti përdorim deri sa Veteranet vendosin ndryshe për realizimin e të drejtave të Unifikuara të Luftëtarëve të Lirsë..!!! Nëse OVL e UÇK – në nivel qëndror nuk tërhiqet nga qëndrimi i tyre (ata 3-4) individ ..!!! Ne do të konsultohemi me delegatët e komunave tjera dhe do ta organizojmë Kuvendin e Jashtëzakonshëm të OVL UÇK-së..!!! Rrnoftë UÇK e pandarë e Kosovës..!!!Lavdi Dëshmorëve..!! 02 Janar 2017 OVL-UÇK -Dukagjin- Abdyl Mushkolaj OVL-Deçan- Sadri Hoxha, OVL-Gjakove Bekë Berisha , OVL-Istogë Gazmend Syla, OVL-Pejë”.

Me 58 vota pro, 4 abstenime e asnjë kundër seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka vendosur për ndryshim plotësimet në Ligjin për Veteranët të premtën e javës së kaluar. /Insajderi.com

The post Veteranët e Dukagjinit kundërshtojnë ndryshimin e ligjit për veteranët appeared first on INSAJDERI.

ISIS vrau edhe shqiptarë në sulmin e Stambollit

Posted: 02 Jan 2017 07:45 AM PST

Masakra që përgjaku festimet për vitin e ri në Stamboll të Turqisë duket të jetë vepër e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Grupi terrorist mori përsipër autorësinë e sulmit që la 39 të vdekur e rreth 70 të plagosur në një klub nate, përmes një deklarate në rrjetin social Twitter.

“Në vazhdimësi të operacioneve që ISIS po kryen kundër Turqisë, një ushtar hero i kalifatit sulmoi një prej klubeve më popullore në vend, ndërsa të Krishterët shënonin festën e tyre”-thuhej në deklaratë.

Të pakten 600 persona po festonin në orët e para të së dielës në klubin popullor të Reinas, kur një person i armatosur i veshur si babagjysh filloi të qëllonte pa dallim kundër turmës, njofton Top-Channel.

Shteti Islamik është fajësuar për sulmet e fundit që kanë goditur Turqinë në zemër të saj, kryesisht në shenjë hakmarrje për aksionin ushtarak që po ndërmerr Ankaraja kundër grupit në Sirinë fqinje. Në  deklaratën e tij, ISIS akuzon Turqinë për derdhjen e gjakut të myslimanëve përmes sulmeve ajrore e me mortaja në Ssiri.

Ndërkohe detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me sulmin në klubin e natës. Agresori që derdhi rreth 180 plumba tek turma që po festonte, mbërriti me taksi në vendin e ngjarjes, para se të nxitonte drejt hyrjes me një armë të marrë nga bagazhi i makinës.

Pasi vrau fillimisht një roje sigurie dhe një agjent udhëtimesh pranë hyrjes, për 7 minuta qëlloi pa dallim kundër njerëzve që po festonin…27 prej viktimave ishin shtetas të huaj, e sipas agjencise së lajmeve Presheva Jone mes tyre është edhe 1 shtetas me origjinë shqiptare që jetonte në Turqi.

Dy shqiptarë të tjerë kanë mbetur të plagosur..Agresori që arriti të largohej në mes të kaosit thuhet të jetë nga Uzbekistani ose Kirgistani. Ndërsa konfirmoi zhvillimin e një operacioni të madh kërkimi ministri i Brendshëm Sulejman Soylu tha se shpresonte që agresori të kapej sa më shpejt..

Ndërsa presidenti Rexhep Taip Erdogan akuzoi grupet terroriste të tilla si ISIS se po përpiqeshin të krijonin kaos e të demoralizonin popullin turk.

The post ISIS vrau edhe shqiptarë në sulmin e Stambollit appeared first on INSAJDERI.

Samsung pritet të zbulojë rezultatet e hetimit të Galaxy Note 7

Posted: 02 Jan 2017 07:40 AM PST

Samsung Electronics pritet të zbulojë këtë muaj rezultatet e hetimit të Galaxy Note 7-s dhe shkaqeve të problemeve me baterinë bënë të ditur mediat lokale.

Firma Koreano Jugore tha gjatë muajit Tetor se po ekzaminonte çdo komponentë të telefonit duke sugjeruar se janë disa faktor që kanë kontribuar në një prej produkteve më famëkeqe në historinë e teknologjisë.

Prodhuesi numër një në botë i telefonëve inteligjentë mori një goditje 5.1 miliard dollarëshe pas vendimit për të ndaluar shitjen e Galaxy Note 7 në Tetor.

Investitorët dhe analistët kanë thënë se është shumë e rëndësishme të identifikohen shkaqet që çuan në këtë dështim historik. /Insajderi.com

The post Samsung pritet të zbulojë rezultatet e hetimit të Galaxy Note 7 appeared first on INSAJDERI.

Vëllezërit Ajeti të bashkohen në një skuadër

Posted: 02 Jan 2017 07:31 AM PST

Merkatoja e janarit pritet të sjellë ndryshime skuadrash për futbollistë të ndryshëm shqiptarë, madje mund të bashkojë dhe dy vëllezër në një skuadër. Bëhet fjalë për Arlind dhe Albian Ajetin, të cilët flitet se mund të transferohen te skuadra e Spal, në Serinë B të Italisë.

alind albian ajeti

Mediat lokale në Ferrara, qyteti i skuadrës së Spal, kanë bërë me dije se Arlind Ajeti është një nga 3 emrat me eksperiencë të konsideruar për përforcimin e qendërmbrojtjes së ekipit që këtë vit u ngjit në Serinë B dhe tashmë është seriozisht në garë për t'u ngjitur edhe në Serinë A.

Pengesa e vetme e afrimit të Ajetit mund të jetë ana financiare, pasi Torino nuk do heqë dorë nga mbrojtësi pa përfituar gjë.

Ndërkohë vëllai i Arlindit, Albiani, i cili gjatë këtij sezoni u huazua nga gjermanët e Augzburgut te zviceranët e St. Gallenit, shihet si një përforcim shumë i rëndësishëm për sulmin, duke parë formën mjaft të mirë të lojtarit në Zvicër. Transferimi i tij flitet se do të bëhet në bashkëpunim me një skuadër të Serisë A, e cila do të blejë kartonin e Albianit dhe do ta huazojë më pas te Spal. /Insajderi.com

The post Vëllezërit Ajeti të bashkohen në një skuadër appeared first on INSAJDERI.

Serbia i ka borxhe Kosovës mbi 20 miliardë euro

Posted: 02 Jan 2017 07:18 AM PST

Çdo pretendim i Serbisë ndaj pronësisë së ndërmarrjes "Trepça" ka marrë fund me nxjerrjen e Ligjit për Trepçën.

Por, lidhja e Beogradit me "Trepçën" është kompensimi i dëmeve të shkaktuara ndaj saj. Vetëm paga të punëtorëve të kësaj ndërmarrje kapin shumën prej 1.2 miliardë euro. Ndërkaq në total Serbia i ka borxhe Kosovës më shumë se 20 miliardë euro.

Kështu thotë, Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

"Qeveria e Serbisë ka bërë dëme në Kosovë në mënyrë institucionale, ajo ka barrë mbi vete një dëm shumë të madh që përfshinë mbi 20 miliardë euro, paga të humbura, kursime devizore, shkatërrimi i buxhetit, dezinvestimi, dëmet e luftës, pronën private dhe pronën publike, e shumë çështje tjera të cilat janë prezantuar dhe janë dokumentuar në bisedimet e Vjenës", ka thënë Mustafa.

"Ajo fakturë po i faturohet gabimisht Qeverisë së Kosovës, ose 'Trepçës', ajo faturë duhet t'i faturohet Serbisë, për arsye se regjimi i tyre i ka hedhur punëtorët jashtë pune në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme dhe duhet t'i kompensojë ato paga", ka shtuar Mustafa nw njw intervistw pwr Ekonomia Online.

Mustafa ka treguar se në "Trepçë" ka filluar studimi i fizibilitetit dhe beson që në muajin shkurt të këtij viti do të jetë i gatshëm dhe se mbi bazë të tij do të ndërtohet Strategjia për zhvillimin e ardhshëm të "Trepçës".

Sa i përket vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit e cila vendosi në favor të kompanisë "Z-Mobile", me çka Telekomi i Kosovës do të duhej të paguaj 26 milionë euro ndaj kësaj kompanie, Mustafa ka thënë se ky është një zhvillim shumë i keq, ku duhet të tejkalohet aktivizimi i kësaj kontrate dhe këtij dëmshpërblimi përmes rrugëve ligjore.

Ndërkaq duke folur për dështimin e privatizimit të Brezovicës, Mustafa ka thënë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nëpërmjet Agjencisë të Promovimit të Investimeve është duke munduar të gjejë investitorë të rinj dhe të kanalizohet përmes Ligjit për Investime Strategjike.

Mustafa ka folur edhe për zhvillimin ekonomik gjatë vitit që lamë pas, duke thënë se kanë pasur disa ecuri pozitive, të cilat nganjëherë neglizhohen dhe harrohen.

"Së pari kemi stabilizuar rritjen ekonomike me mbi 4 për qind, që është një lajm i mirë. E dyta, kemi një Pako të mirë Fiskale, të volitshme për investitorët. E treta, e kemi stabilizuar dhe konsoliduar buxhetin i cili ka mbërri një vëllim të caktuar dhe kemi diversifikuar protoflion e burimeve financiare për të investuar investimet publike apo kapitale me interes publik", ka thënë ai.

Megjithatë faktori kryesor kufizues, sipas tij, është situata politike jostabile, lufta primitive politike që konsumon shumë energji dhe gjyqësori joefikas. Forcat politike, sipas tij, duhet ta evitojnë antagonizmin e tepruar të luftës për pushtet, por të përqendrohen në alternativa, programe dhe kritika konstruktive.

Sa i përket shkallës së lartë të papunësisë në vend, Muhamet Mustafa ka thënë se derisa nuk kalohet rritja ekonomike mbi 5-6 për qind, nuk do të bëhet një kthesë radikale në zvogëlimin e papunësisë.

Rritja ekonomike prej 5 apo 6 për qind, sipas tij, nuk mund të arrihet para vitit 2018.

"Sa i përket politikave ekonomike po krijohet një mjedis i mirë për invetsime. Por për t'u kompletuar kjo, duhet të përmirësohet situata politike, të evitohet dhuna si mjet politik dhe të përmirësohet puna e gjyqësorit dhe mbrojtjes së kontratave dhe sigurisë biznesore në Kosovë", ka thënë Mustafa.

The post Serbia i ka borxhe Kosovës mbi 20 miliardë euro appeared first on INSAJDERI.

Serbia pendohet që njohu shtetin e Maqedonisë, për shkak të Kosovës

Posted: 02 Jan 2017 07:18 AM PST

Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe përkrahja që Maqedonia i dha Kosovës në tentimin e saj për inkuadrim në UNESCO, ka bërë që kryediplomati serb, Ivica Daçiq, të pendohet që Serbia ka njohur emrin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Daçiq ka thënë se “ne [serbët] kemi qenë budallenj që e kemi njohur Maqeodninë nën atë emër”, raporton B92.

Për Daçiqin, njohja e Maqedonisë nga Serbia ka qenë edhe një “shuplakë” për miqtë e tyre, grekë, të cilët mbajnë qëndrim të fuqishëm kundër pavarësisë së Kosovës.

“Serbia ka bërë një gabim të madh, ashtu siç ka bërë e gjithë Evropa me njohjen e emrit të ‘Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë’, kurse ne tani presim që Greqia të mos e njoh Kosovën – përderisa ne njohëm Maqedoninë pa u konsultuar me grekët. Ata [maqedonët] gjithmojnë janë duke votuar në favor të Kosovës. Më duhet të them, ne kemi qenë budallenj”, ka thënë Daçiq.

Daçiq po ashtu ka folur edhe për marrëdhëniet e Serbisë me shtetet e tjera fqinje, duke thënë se Mali i Zi nuk ka shumë rëndësi për Serbinë. /Insajderi.com

The post Serbia pendohet që njohu shtetin e Maqedonisë, për shkak të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Mogherini: E ardhmja e Ballkanit është në Evropë

Posted: 02 Jan 2017 07:04 AM PST

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, tha se Ballkani është i vendosur në zemër të Evropës dhe e ardhmja e tij në Evropë është e pashmangshme.

Ndër tjera ajo në blogun e saj shkruan, se rruga e Ballkanit drejt BE-së është në mesin e 12 pyetjeve që duhet të adresohen në vitin 2017.

"Biznesi ynë vazhdon – për të kapërcyer armiqësinë e së kaluarës dhe për t'iu përgjigjur thirrjes për punësim dhe unitetit për të rinjtë që vijnë nga ky rajon", ka shkruar Mogherini.

The post Mogherini: E ardhmja e Ballkanit është në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Dy kosovarë arrestohen në Gjermani të dyshuar për grabitje

Posted: 02 Jan 2017 06:57 AM PST

Me kërkesë të prokurorisë gjermane në Mannheim, të dielën është lëshuar fletarrest kundër dy burra me shtetësi kosovare, mosha e të cilëve është 22 vjet.

Ata janë të dyshuar se  kanë kryer një grabitje me forcë të dielën në mëngjes në ora 02:00 të mëngjesit, raporton mrn-news.de.

Dy të dyshuarit i janë afruar një 29-vjeçari nga prapa të cilët me forcë kanë tentuar që t'ia marrin kuletën. Autorët janë larguar në këmbë pas krimit.

Pas një hetimi të menjëhershëm ata janë gjetur nga ana e zyrtarëve të stacionit policor Mannheim-Oststadt, jo shumë larg nga vendi i veprës të cilët i janë nënshtruar një testi të dopingut.

Që të dy burrat nga Kosova pas marrjes në pyetje, janë dërguar në paraburgim. Ata akuzohen për grabitje dhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm./Insajderi.com

The post Dy kosovarë arrestohen në Gjermani të dyshuar për grabitje appeared first on INSAJDERI.

Lansohet traileri i dytë i “Fifty Shades Darker”

Posted: 02 Jan 2017 06:34 AM PST

Traileri i dytë i filmit 'Fifty Shades Darker' u lansua në natën e Vitit të Ri, ndërsa premiera e tij do të shfaqet me 10 shkurt.

Klipi prej 32 sekondash shfaq yjet e filmit, Dakota Johnson dhe Jamie Dornan, ndërsa në sfond dëgjohet muzika përcjellëse e filmit, kënga 'I Dont Wanna Live Forever' nga Taylor Swift dhe Zayn Malik, shkuran DailyMail.

Pjesa e parë e "Fifty Shades Of Grey", u lansua në vitin 2015, ndërsa pas saj është lansuar "Fifty Shades Darker", ku tash i është lansuar edhe traileri i dytë i filmit.

Në vitin 2018 prite të lansohet edhe "Fifty Shades Freed". /Insajderi.com

Lansohet traileri i dytë i "Fifty Shades Darker"

The post Lansohet traileri i dytë i "Fifty Shades Darker" appeared first on INSAJDERI.

Institucionet e pafuqishme përballë korrupsionit

Posted: 02 Jan 2017 06:29 AM PST

Autoritetet në Kosovë thonë se brenda vitit kanë trajtuar 41 raste korruptive të nivelit të lartë, duke ngritur aktakuza në 12 raste, me gjithsej 129 persona të profileve të ndryshme të përfshirë në këto aktakuza.

Policia e Kosovës dhe drejtoria për krime ekonomike, thonë se brenda të njejtës periudhë kohore kanë arrestuar 40 persona të dyshuar për raste të korrupsionit dhe qindra kallëzime penale i kanë ngritur pranë institucioneve hetuese.

Shënimet e institucioneve zyrtare për luftimin e korrupsionit në Kosovë vijnë në kohën kur Kosova sërish është radhitur në mesin e vendeve me shkallën më të lartë të korrupsionit dhe kur qytetarët e kanë cilësuar këtë dukuri si më shqetësuesen në vend.

Institucionet e vendit, gjatë gjithë vitit thonë se e kanë vënë në prioritet çështjen e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se askush nuk është imun dhe as mbi ligjin, por ekspertët e fushës kanë deklaruar se problemet qëndrojnë, sipas tyre, "pikërisht në faktin e vullnetit të paktë për luftimin e kësaj dukurie".

Në fjalimin e tij vjetor në Kuvendin e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, tha se “korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdimisht paraqiten lart në listën e shqetësimeve të qytetarëve të Kosovës. Prandaj, lart janë edhe në listën e prioriteteve të çështjeve që duhet zgjidhur menjëherë nga politika dhe institucionet e Kosovës”.

Institucionet ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe Transparency International thonë në raportet e tyre se Kosova ka shkallën e lartë të korrupsionit dhe një kulturë të pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në aferat korruptive.

Sipas tyre Kosova ka edhe institucione jo shumë të qëndrueshme për luftimin e kësaj dukurie.

Organizatat vendore ndërkaq thonë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është plotësisht i politizuar dhe prandaj sipas tyre edhe mungojnë rezultatet në luftimin e kësaj dukurie.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, tha për Radion Evropa e Lirë se pikërisht ky ndikim i politikës në sistemin e drejtësisë ka bërë që rastet e nivelit të lartë të përfshirë në korrupsion të mos gjykohen.

“Institucionet e drejtësisë në Kosovë janë të ndikuara nga politika dhe ky është çelësi kryesor pse nuk ka pasur fuqizim të institucioneve të drejtësisë të cilat do të duhej të dëshmonin rezultate në luftën kundër korrupsionit. Natyrisht, duke parë ndikimin praktik politik në sistemin e drejtësisë kjo edhe e dëshmon mungesën e rezultateve konkrete në ndjekjen e profilit të lartë të korrupsionit në Kosovë”, tha Musliu.

Megjithëkëtë, brenda vitit 2016, një ministër në Qeverinë e Kosovës është dorëhequr pas ngritjes së akuzave për shpërdorim detyre dhe të fondeve për shërim të pacientëve jashtë institucioneve publike. Një deputet i Kuvendit të Kosovës është gjithashtu nën akuzat për, siç thuhet, krim të organizuar dhe korrupsion.

Por, për Betim Musliun, më 2016 ka pasur raste kur janë dënuar persona për korrupsion të nivelit të ulët, por siç thekson ai, nuk ka rezultate në aktakuzat e ngritura për rastet e nivelit të lartë.

“Ka pasur gjatë vitit 2016 disa aktakuza të ngritura, por të cilat pritet se si do të procedohen dhe a do të provohen ato në gjykatë. Bazuar në praktikat e deritanishme del që shumica e këtyre akteve akuzuese ndaj profilit të lartë dështojnë”, tha Musliu.

Jeton Zulfaj nga Organizata Fol, tha për Radion Evropa e Lirë se një ndër sektorët e prekur nga korrupsioni edhe gjatë vitit 2016 ishte gjyqësori.

Ai tha se gjykatësit dhe prokurorët e kanë humbur besimin e qytetarëve për shkak se siç tha ai, një pjesë e tyre ose është caktuar nga politika ose bashkëpunojnë me politikën në këmbim të favoreve.

“Kosova vazhdon të jetë e prekur rëndë nga korrupsioni në nivel qeveritar ku zyrtarët e lartë keqpërdorin pozitën për përfitime personale, sidomos në prokurimin publik-tenderët dhe në nivel më të ulët nga zyrtarë të nivelit të ulët dhe të mesëm të administratës që kushtëzojnë shërbimet në këmbim të ryshfetit”, tha Zulfaj.

Lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet më konkrete janë bërë pjesë e kritereve të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Po kësaj lufte iu janë bashkuar edhe ambasadorët e pesë vendeve më të zhvilluara, të njohur si QUINT, të cilët u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës, në veçanti sistemit të drejtësisë në vend, që të fuqizojnë luftën kundër korrupsionit. (REL)

The post Institucionet e pafuqishme përballë korrupsionit appeared first on INSAJDERI.

Besart Berisha, golashënuesi më i mirë në historinë e ligës australiane

Posted: 02 Jan 2017 06:22 AM PST

Besart Berisha është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e ligës australiane, A-League, me skuadrën e tij Melbourne Victory, ku në ndeshjen kundër, Newcastle Jets shënuan fitore 4-2.

Në këtë ndeshje Berisha shënoi nga pika e bardhë në minutën e 30, menjëherë pas fillimit të ndeshjes, me të cilën e arriti shifrën e golave në 91, duke hyrë në historinë e ligës australiane si golashënuesi më i mirë.

Këtë e bëri të ditur skuadra e tij përmes rrjetit social "Twitter", raporton Insajderi. Këtë rekord më parë e mbante ish-bashkëlojtari i tij, Archie Thompson.

Besart Berisha më herët ka luajtur për përfaqësuesen e Shqipërisë, mirëpo tash ka deklaruar se do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës./Insajderi.com

unnamed-1

The post Besart Berisha, golashënuesi më i mirë në historinë e ligës australiane appeared first on INSAJDERI.

Ministrja Tahiri i kundërpërgjigjet Daçiqit për “hakmarrje”

Posted: 02 Jan 2017 06:01 AM PST

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtën të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se "Serbia do t'i "hakmerret" Malit të Zi e Maqedonisë që e njohën Kosovën".

Ministrja Tahiri ka thënë se Daçiqi po e ndjek presidentin rus, Vladimir Putin me nostalgjitë dëshpëruese për dominimet ruse apo serbe që tashmë i takojnë të kaluarës dhe nga e cila Serbia doli me vulën e gjenocid-bërësit ndaj kombeve tjera si në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci, shkruan lajmi.net.

"Ne triumfuam, të gjithë dolëm fitues kundër Serbisë, dhe me vizion të qartë euro-atlantik, në rrugëtim të sigurt për BE dhe NATO përfshirë këtu Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ndërsa Serbisë i mbetet të ndjek rrugën e dëshpërimit ose të këndelljes", ka thënë ministrja Tahiri.

The post Ministrja Tahiri i kundërpërgjigjet Daçiqit për "hakmarrje" appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :