Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Hoxhaj presion direkt homologut të tij francez për lirimin e Haradinajt” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Hoxhaj presion direkt homologut të tij francez për lirimin e Haradinajt” plus 19 more


Hoxhaj presion direkt homologut të tij francez për lirimin e Haradinajt

Posted: 05 Jan 2017 09:06 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault lidhur me rasatin e ndalimit të ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit te AAK-së, Ramush Haradinaj dje nga policia franceze, njofton zyra për media e kësaj ministrie.

"Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologunt tim francez, ku i shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme. I kërkova mbështetje që z. Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë. Telefonata është në vazhdën e angazhimeve intensive që po bëjnë institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme dhe shërbimi diplomatik për ta liruar z. Haradinajn" ka thënë Hoxhaj.

Sipas kësaj komunikate, ministri Hoxhaj e ka informuar në detaje homologun e tij francez për situatën e krijuar duke thënë se fletarrestimet  e Serbisë janë të papranueshme dhe jo valide për qytetarët e Kosovës.

Hoxhaj citohet të ketë thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht./Insajderi.com

The post Hoxhaj presion direkt homologut të tij francez për lirimin e Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

Serbia i përgjigjet Lunacekut: Haradinaj u lirua nga Haga pasi u vranë dëshmitarët

Posted: 05 Jan 2017 09:01 AM PST

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është kundërpërgjigjur raportueses për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, e cila kërkoi nga BE t’i bëjë presion Serbisë për listën e INTERPOL-it.

Lunaçek e ka dhënë këtë deklaratë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në pjesën franceze të Bazelit, i cili u ndalua në bazë të fletarrestit ndërkombëtar lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Gjuriq tha se Ramush Haradinaj dhe njerëzit nën komandën e tij duhet të përgjigjen kurdoherë për "krimet që kanë bërë", raporton Tanjug, përcjell ksp.

"Ia rikujtoj deputetes së Parlamentit Evropian se procedurat kundër Haradinajt para Tribunalit të Hagës nuk kanë përfunduar pasi që janë vrarë dëshmitarët", ka thënë Gjuriq.

Deklarata e Gjuriqit vjen pas deklaratës së Lunaçekut se BE-ja duhet të bëjë presion ndaj Serbisë për t'i hequr flet arrestet e dala afati./Insajderi.com

The post Serbia i përgjigjet Lunacekut: Haradinaj u lirua nga Haga pasi u vranë dëshmitarët appeared first on INSAJDERI.

Tahiri ia lë në dorë kryeministrit ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Posted: 05 Jan 2017 08:49 AM PST

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka komentuar dialogun me Serbinë pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur, ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës dhe arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj me fletëarrest të Serbisë, duke thënë se ndërprerja e dialogut me Serbinë nuk është vendim që i takon asaj.

Tahiri ka folur në televizionin publik duke thënë se për ndërprerjen ose jo të bisedimeve me Serbinë janë instancat më të larta ato që duhet ta marrin vendimin.

"Për këtë duhet ta kontaktoni Zyrën e Kryeministrit", ka thënë Tahiri.

Megjithatë Tahiri ka dhënë versionin e saj. Ka thënë se para se të merret vendimi për ndërprerjen e dialogut me Serbinë duhet të shikohen edhe efektet anësore të këtij vendimi, sikurse marrëdhënie me BE-në dhe NATO-n.

"Kur të marrim vendim duhet të shohim se çka do të ndodhë me ne, sepse është një vendim i rëndësishëm", ka thënë Tahiri.

Tutje ajo ka komentuar edhe respektimin e marrëveshjeve të tjera të arritura në Bruksel mes dy vendeve duke e akuzuar Serbinë për lojë politike e cila mund ta destabilizoj rajonin./Insajderi.com

The post Tahiri ia lë në dorë kryeministrit ndërprerjen e dialogut me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Qeveria refuzon kërkesën e Nikoliqit për të vizituar Kosovën

Posted: 05 Jan 2017 08:15 AM PST

Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë së Serbisë për ta vizituar nesër komunën e Shtërpcës në Kosovë.

Lajmin për refuzimin e Nikolicit e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

"Refuzimi vjen pas vonesës për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve", thuhet në njoftimin e MPJ-së.

"Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve. Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë."

Nikolic pritej të qëndrojë në Shtërpcë, për të marrë pjesë në kremtimin e Krishtlindjes.

Për herë të fundit ai ishte në Kosovë në Gazimestan për Vidovdan në vitin 2014./Insajderi.com

 

 

The post Qeveria refuzon kërkesën e Nikoliqit për të vizituar Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Mediat serbe: Nikolic anulon vizitën në Kosovë

Posted: 05 Jan 2017 08:09 AM PST

Presidenti i Serbisë, Tomsilav Nikolic, ka anuluar vizitën e tij në Kosovë, të paraparë për të premten.

Jo zyrtarisht, thuhet se Nikolic ka anuluar vizitën pasi që delegacioni serb, që ka për detyrë organizmin e vizitës së tij, është ndaluar për disa orë në pikën kufitare në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Nikolic pritej të qëndrojë në Shtërpcë, për të marrë pjesë në kremtimin e Krishtlindjes.

Për herë të fundit ai ishte në Kosovë në Gazimestan për Vidovdan në vitin 2014.

 

The post Mediat serbe: Nikolic anulon vizitën në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Një kioskë nga Tetova fiton tenderin për analizimin e Marrëveshjes së Ohrit

Posted: 05 Jan 2017 07:55 AM PST

Deri më 21 janar, pritet që Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të mbajë konferencë ndërkombëtare për atë se deri ku ka arritur realizimi i dokumentit. Kështu të paktën do të duhej të ishte, nëse lexohet dokumentacioni nga tenderi për analizë të marrëveshjes së Ohrit në vlerë prej 90 mijë euro, që Sekretariati ia ndau një kompanie nga Tetova, raporton Alsat-M.

Më hollësisht, për mjetet e shpenzuara nga buxheti, shoqata për prodhimtari, transport, tregti dhe shërbime TDS – KIOSKI, eksport import, ka afat deri më 21 janar që t'i bëjë këto shërbime:

Dokumentacioni i tenderit
Analizë cilësore për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Një konferencë ndërkombëtare
Gjashtë analiza rajonaleHulumtim nacional të mendimit publik
Strategji për kanale të reja të komunikimit dhe afirmimit të Marrëveshjes së Ohrit

Sipas të dhënave nga Regjistri qendror, veprimtaria elementare e kompanisë së përzgjedhur megjithatë nuk është përpunimi i analizave, por tregtia dhe shitja me pakicë në kiosk.

Duke pasur parasysh këto informacione, Alsat M kërkoi qëndrim zyrtar nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë për disa çështje. Çfarë analiza tjera ka bërë kompania e përzgjedhur pasi ky ka qenë kusht në tender? Kur do të mbahet konferenca ndërkombëtare? Cilat analiza tashmë janë gati pasi afati përfundimtar skadon për dy javë?.

Asnjë përgjigje deri tani nga ky Institucion.

Kjo përndryshe është analiza e tretë e Marrëveshjes së Ohrit që nga viti 2013. Për të gjitha analizat, janë shpenzuar 285 mijë euro nga buxheti. Në fund, analizat u publikuan, por më pas nuk u mbajtën konferencat e paralajmëruara ndërkombëtare e as analizat nuk u shqyrtuan si dokument në seancë qeveritare./Alsat/

 

The post Një kioskë nga Tetova fiton tenderin për analizimin e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on INSAJDERI.

Pritje të gjata në Merdare

Posted: 05 Jan 2017 07:45 AM PST

Kthimi i qytetarëve të Kosovës në shtetet ku ata jetojnë, pas kalimit të festave të fundvitit në Kosovë ka rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në pikë kalimin kufitar në Merdare.

Ministria e Diasporës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një prej arsyeve për shkaktimin e këtyre radhëve të gjata është edhe përqendrimi kryesisht në dy pikëkalime kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.

"Duke qenë se tani është periudha kur i keni përfunduar pushimet dhe largoheni masivisht nga vendlindja, kalimi kufitar përbën një sfidë të veçantë për ju. Në mënyrë që t'u shmangeni pritjeve në radhë të gjata, Ministria e Diasporës ju rekomandon fuqishëm që të zgjidhni edhe pika të tjera për kalimin kufitar", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Diasporës.

Ata kanë bërë të ditur se "institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar vazhdimisht që të ndikojnë te pala serbe për aplikimin e procedurave lehtësuese në kufi".

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në pikë-kalimin kufitar në Merdare pritjet dhe kolonat janë të gjata.

"Sipas informacioneve të pranuara nga pikat kufitare qarkullimi zhvillohet normal, por si rezultat i fluksit të madh në pikëkalimin kufitar Merdare pritjet dhe kolonat janë më të gjata. Policia apelon tek të gjithë qytetarët që kanë për të udhëtuar jashtë vendit për t’ju shmangur pritjeve dhe kolonave të përdorin alternativat tjera, respektivisht të përdorin pikat tjera kufitare ku gjendja është më e mirë, ku poashtu mund te arrijnë në destinacionet e tyre", ka thënë Hoxha.

 

The post Pritje të gjata në Merdare appeared first on INSAJDERI.

James Rodriguez dëshiron të qëndrojë tek Reali

Posted: 05 Jan 2017 07:33 AM PST

James Rodriguez ishte titullar në fitoren 3-0 të Realit të Madridit ndaj Sevilla, në Kupën e Mbretit. Kolumbiani shënoi madje dy gola disa javë pasi tha se do të mendohej për të ardhmen e tij në klubin spanjoll.

Pas ndeshjes, fjalët e James përpara mediave ishin krejtësisht ndryshe.

"Do të qëndroj, do të qëndroj. Sigurisht që të gjithë duam të luajmë më shumë, të gjithë kalojmë situata të vështira, por jemi në një vit të ri dhe do të nis një jetë të re këtu", tha kolumbiani.

Ndërsa trajneri i Realit, Zinedine Zidane, e konsideroi Jamesin si një lojtar të rëndësishëm për skuadrën.

"Zhvilloi një ndeshje të mirë, punoi shumë dhe shënoi dy herë. Është i rëndësishëm, ashtu si të tjerët", deklaroi francezi.

The post James Rodriguez dëshiron të qëndrojë tek Reali appeared first on INSAJDERI.

Gashi: Ministrja Hoxha e paqartë rreth deklaratave për rastin Dehari

Posted: 05 Jan 2017 07:21 AM PST

Avokati i angazhuar nga familja Dehari, Tomë Gashi, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me deklaratat e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, dhënë për mediet vendëse, rreth vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Gashi ka thënë se deklaratat e ministres Hoxha janë të pabaza dhe të paqarta.

"Ku është logjika njerëzore dhe juridike që ministrja e Drejtësisë deklaron se në bazë të raportit të ekspertëve të pavarur, prokuroria duhet ta hetoj pistën se Astrit Dehari është vrarë. Në të njëjtën kohë ajo kërkon hetime për ekspertët të cilët me ekspertizë e vërtetojnë këtë", ka shpjeguar Gashi.

Gashi ka nxjerrë disa nga deklaratat e ministres ku ajo thotë se ka bërë kërkesë në prokurori për marrjen e videove menjëherë pas rastit dhe deklaratën e saj se dhoma e Astrit Deharit është mbyllur hermetikisht pas dërgimit të tij në spital.

"Videot që janë publikuar nëpër medie të ndryshme, për të cilat ministrja Hoxha ka deklaruar se ka bërë kërkesë për marrjen e tyre menjëherë pas rastit. Ne i kemi parë shumë më herët. Në media shumë lehtë është mundur që të manipulohet me to", ka shtuar avokati Gashi.

"Ndërsa neglizhenca tjetër që është bërë ku thuhet se qelia ku ka qëndruara Astrit Dehari, pas vdekjes së tij, nuk është mbyllur me mjete siguruese dhe kjo nuk është e vërtetë", ka thënë ai.

Ai ka treguar se deklaratat të cilat i kanë dhënë të burgosurit janë se ata kanë hyrë në qelinë e Astrit Deharit pas dërgimit të tij në spital, nga kureshtja për ta parë qelinë e tij.

"Ajo se çfarë ka thënë ministrja Hoxha është e pavërtetë", ka potencuar avokati Gashi.

Gjithashtu, ai ka shtruar disa pyetje se "kur ministrja Hoxha do të kërkojë hetime për vrasjen e Astrit Dehari", dhe po ashtu se "a do të kërkojë ajo që të hetohet Aleksandër Lumezi dhe Sylë Hoxha për deklaratat e tyre që i kanë dhënë për rastin Dehari", dhe "a do të kërkojë ajo ta hetojë veten?".

Tomë Gashi ka treguar se i ka bërë kërkesë prokurorit të Prizrenit, Metush Biraj, lidhur me ekspertët të cilët janë lejuar që të marrin pjesë në obduksionin e Astrit Deharit./Insajderi.com

Të tjera nga Insajderi, Dosja Grande:

The post Gashi: Ministrja Hoxha e paqartë rreth deklaratave për rastin Dehari appeared first on INSAJDERI.

Lunaçek: BE t’i bëjë presion Serbisë që të largojë fletarrestet e vjetruara

Posted: 05 Jan 2017 06:57 AM PST

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se "mbajtja në fuqi e urdhër-arresteve ndërkombëtare të vjetruara që nga viti 2004 nga Serbia, shtet që është i përfshirë në dialogun me Kosovën të lehtësuar nga BE-ja, është totalisht e papranueshme".

Këtë deklarim ajo e ka bërë duke iu referuar arrestimit të djeshëm në Francë të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

"Po ashtu, është vështirë e kuptueshme pse Franca e ka bërë një gjë të tillë, kur dihet se ajo e ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm një ditë pasi që ajo është shpallur. Përveç kësaj, Franca ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën", ka thënë Lunaçek.

Lunacek ka kërkuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, si dhe qeveritë e 28 shteteve anëtare, veçanërisht ato 23 shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë, që t'i drejtohen Serbisë më kërkesë të qartë që të largojë urdhër-arrestet e vjetruara.

"Siç e dinë të gjithë, Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Tribunali Hagës", ka përfunduar ajo./Insajderi.com

The post Lunaçek: BE t'i bëjë presion Serbisë që të largojë fletarrestet e vjetruara appeared first on INSAJDERI.

Veseli ngushëllon për vdekjen e delegates së viteve ’90, Kadrije Ismajli

Posted: 05 Jan 2017 06:54 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Ismajli, për vdekjen e Kadrije Ismajlit, delegate e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e përbërjes së vitit 1990.

"Kadrija, në cilësi të delegates së Kuvendit të Kosovës, të përbërjes së vitit 1990, mori pjesë aktive në nxjerrjen e Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut, të 7 shtatorit 1990. Ajo tha kontribut të jashtëzakonshëm në nxjerrjen e vendimeve dhe akteve të Kuvendit, të cilat përcaktuan ecjen drejt krijimit të Republikës së Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, të cilin ne po e gëzojmë sot", thuhet në ngushëllimin e kryeparlamentarit Veseli./Insajderi.com

The post Veseli ngushëllon për vdekjen e delegates së viteve '90, Kadrije Ismajli appeared first on INSAJDERI.

Kosova lëshon urdhërarreste për 57 serbë të dyshuar për krime lufte

Posted: 05 Jan 2017 06:49 AM PST

Autoritetet kosovare të drejtësisë kanë shpallur në kërkim 57 të dyshuar serbë për krime lufte në Kosovë.

Ata, dyshohen se gjatë viteve 1998-1999 kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Kërkesat për arrestim ndërkombëtar të tyre janë lëshuar me vendim të gjyqtarëve të procedurës paraprake të EULEX-it dhe gjyqtarëve vendës.

Hetimet kundër këtyre të dyshuarve janë duke i kryer prokurorët vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Këto të dhëna i ka ofruar për Insajderin, Prokuroria e Shtetit e Kosovës.

Këto raste të hetimeve janë duke u ndërmarrë pas bartjes së lëndëve dhe kompetencave nga prokurorët ndërkombëtarë tek ata vendës.

Prokuroria ka thënë se EULEX-i ka transferuar 50 raste të krimeve të luftës.

Këta prokurorë deri tash kanë ngritur vetëm dy aktakuza, kundër pjesëtarëve të UÇK-së. Njëri prej tyre është Fatmir Limaj.

"Gjithsej 50 raste janë të transferuara nga EULEX-i tek prokurorët vendorë. Prej tyre, të arkivuara janë dy raste me dy persona, të pezulluara janë njëzetë 20 raste me 112 persona", ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurori.

Ai ka bërë të ditur se dymbëdhjetë raste me dyzetepesë persona janë në fazën preliminare të hetimeve. Ndërkaq, hetimet janë pushuar në 13 raste me nëntëmbëdhjetë persona të dyshuar.

Prokuroria Speciale ka nxjerr vendim për fillim të hetimeve në pesë raste, kundër njëzetepesë  personave.

Prokuroria ka thënë se po kërkon që të ndalohen 57 të dyshuar për krime lufte.

"Kundër pesëdhjeteshtatë të pandehurve janë lëshuar letër rreshtimet", ka thënë Lutfiu.

Letër rreshtimet ndërkombëtare obligojnë secilin shtet që nëse takojnë këta të dyshuar, t'i ndalojnë dhe t'i njoftojnë autoritetet kosovare, të cilat pastaj fillojnë procedurat e ekstradimit në Kosovë. /Insajderi.com

Të tjera nga Insajderi, Dosja Grande:

The post Kosova lëshon urdhërarreste për 57 serbë të dyshuar për krime lufte appeared first on INSAJDERI.

Hysaj rrezikon të mungojë në lojën e ardhshme

Posted: 05 Jan 2017 06:32 AM PST

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares, rrezikon të mungojë në ndeshjen ndaj Sampdorias.

Maurizio Sarri, trajneri i Napolit, është në telashe të mëdha me repartin e mbrojtjes para ndeshjes me Sampdorian, e cila luhet të shtunën.

Sipas Calciomercato.com, mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, rrezikon të mungojë në ndeshjen ndaj Sampdorias për shkak të gripit, shkruan Express.

Por, Sarri nuk do të ketë vetëm mungesën e Hysajt. Ai nuk do të mund të llogaritë edhe në katër mbrojtës të tjerë.

Fjala është për Vlad Chiriches (dëmtim të muskujve), Raal Albiol (i pezulluar) dhe Kalidou Koulibaly e Faouzi Ghoulam (të angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës).

The post Hysaj rrezikon të mungojë në lojën e ardhshme appeared first on INSAJDERI.

Ministria e Diasporës kërkon nga mërgata t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

Posted: 05 Jan 2017 06:19 AM PST

Ministria e Diasporës ka rekomanduar të gjithë bashkatdhetarët që të zgjedhin pika tjera të kalimit kufitar, përveç Merdares dhe Dheut të Bardhë, që t'u shmangen pritjeve të gjata për të hyrë në Kosovë.

Në njoftimin e tyre thuhet se ata janë duke punuar që të ndikojnë te pala serbe që të aplikojë procedura lehtësuese në kufi.

Ministria e Diasporës sugjeron që të gjithë bashkëkombësit të përcjellin gjendjen në pikëkalimet kufitare përmes tabelës së publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

The post Ministria e Diasporës kërkon nga mërgata t'i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare appeared first on INSAJDERI.

Shpërthim në Izmir të Turqisë, vriten dy të dyshuar të sulmit

Posted: 05 Jan 2017 05:59 AM PST

Një shpërthim i dyshuar me makinë bobmë ka goditur një gjykatë në qytetin turk të Izmirit,  pasuar me të shtëna me armë mes policisë dhe dy terroristëve të dyshuar.

Të paktën tre persona janë plagosën nga shpërthimi,  ku një numër i madh i gjyqtarëve dhe avokatëve kanë qenë në hyrje të gjykatës në atë kohë, raporton The independent.

Të shtëna të armëve janë dëgjuar në mes të policisë dhe dy personave të dyshuar se kanë orkestruar sulmin, raporton CNN Turk. Një nga burrat është vrarë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari i dytë më pas u qëllua nga policia jo shumë larg nga vendi i ngjarjes, kanë thënë burime për Reuters.

Pamjet e publikuar të cilat janë filmuara nga ndërtesat përreth tregojnë se një automjet është i përfshirë në zjarr në parkingun e ndërtesës.

Shërbimet e ambulancë dhe ato emergjente kanë nxituar për në vendngjarje dhe njerëzit janë zhvendos për shkaqe të sigurisë, mes frikës nga një tjetër shpërthim bombe./Insajderi.com

 

 

The post Shpërthim në Izmir të Turqisë, vriten dy të dyshuar të sulmit appeared first on INSAJDERI.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Burgim të përjetshëm për dy komandantë turq për përfshirje në grusht-shtet

Posted: 05 Jan 2017 05:44 AM PST

Dy komandantë që dyshohen se janë përfshirë në tentativën për grusht shtet në Turqi, më 15 korrik, janë dënuar me burgim të përjetshëm, raporton CNN turk.

Dy komandantët nga xhandarmeria rajonale, shefi i komandës së shtabit, Murat Kocak dhe koloneli Murat Yilmaz, kanë marrë dënimin ditën e sotme pas gjyqit në Stamboll.

The post Burgim të përjetshëm për dy komandantë turq për përfshirje në grusht-shtet appeared first on INSAJDERI.

Policia gjen 10 kg substancë narkotike në veturën me targa gjermane

Posted: 05 Jan 2017 05:14 AM PST

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 10 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe ka arrestuar personin e dyshuar për 'blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge'.

"Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare në afërsi PKK Vermicë, më 04.01.2017, rreth orës 23:40, gjatë patrullimit ka vërejtur një person të dyshuar afër rrethojës së autostradës dhe në afërsi një veturë të ndaluar me targa gjermane. Patrulla policore  gjatë kontrollit të personit, të veturës dhe hapësirës përreth gjen një çantë me 20 qese substancë e dyshuar e llojit mariuanë", thuhet në njoftimin e policisë.

Patrulla kufitare e ka njoftuar Njësinë e Antidrogës të DRP Prizren e cila po vazhdon me procedura të rastit.

"Sasia e substancës narkotike e gjetur është 10 kg e 068 g. Gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarit, i njëjti tenton t'u ofrojë 100 euro mito zyrtarëve policorë", vazhdon njoftimi.

Policia njofton prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prizren për rastin e gjetjes së substancës narkotike dhe për ofrimin e mitos.

"Me urdhër të prokurorit i dyshuari  B.M., lindur më 1987, mashkull shtetas i Kosovës, dërgohet në ndalim policor për 48 orë", njofton policia.

Po ashtu, policia sekuestron si provë materiale substancën narkotike (10 kg e 068 g.), veturën e të dyshuarit dhe dy kartëmonedha nga 50 euro./Insajderi.com

The post Policia gjen 10 kg substancë narkotike në veturën me targa gjermane appeared first on INSAJDERI.

Skeçi i BBC-së me femrat xhihadiste tërbon shikuesit

Posted: 05 Jan 2017 05:03 AM PST

BBC ka transmetuar mbrëmjen e djeshme një skeç që nuk i ka pëlqyer thuajse asnjë shikuesi. Skeçi i titulluar "Shtëpiaket e ISIS" përpiqet të ironizojë femrat xhihadiste.

Ato paraqiten duke bërë selfie dhe duke diskutuar për meshkuj, teksa mbajnë të veshur jelekë vetëvrasës.

a2-44_1483616223-2377723

"Për tre ditë kam ekzekutimin e radhës dhe nuk di se çfarë të vesh", thotë një prej personazheve.

Por ky skeç i është kthyer në bumerang BBC-së që është sulmuar pa fund nga shikuesit.

a3-43_1483616225-5585887

"Shumica e femrave xhihadiste janë marrë peng nga familjet e tyre, si mund të bëni humor me to?”, shkruan një përdorues, teksa një tjetër e përshkruan skeçin e BBC-së si "humor pa pikën e shijes dhe sjellje pa pikën e moralit"./Express/

The post Skeçi i BBC-së me femrat xhihadiste tërbon shikuesit appeared first on INSAJDERI.

Gjykata sot vendosë rreth kërkesës së Serbisë për ekstradim të Haradinajt

Posted: 05 Jan 2017 04:48 AM PST

Zëdhënësja e gjykatës së Calmor në Francë, Marie Helene Calvano, e cila është kompetente për të marrë vendim për rastin e arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo gjykatë pritet që sot të dalë me vendim rreth kësaj çështjeje, shkruan Asociated Press.

Marie Helene Calvano ka thënë se sot do të vendoset nëse do ta mbajnë Haradinajn në paraburgim apo do ta lirojnë atë.

Ajo bëri të ditur se sot gjykata do të vendosë nëse do të miratohet ekstradimi i tij sipas kërkesës së Serbisë./Insajderi.com

The post Gjykata sot vendosë rreth kërkesës së Serbisë për ekstradim të Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

AAK kërkon nga Qeveria që t’ua ndalojë zyrtarëve të Serbisë hyrjen në Kosovë

Posted: 05 Jan 2017 04:40 AM PST

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërpresë bisedimet me Serbinë, e po ashtu, të mos lejojë zyrtarët serbë të hyjnë në Kosovë.

Kjo kërkesë e Gjinit ka ardhur pasi që autoritetet franceze mbrëmë arrestuan liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj pas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.

"Kërkojmë që autoritete franceze të kuptojnë se këto fletëarreste nga Serbia nuk kanë asnjë variant për qëllim zbardhjen çfarëdo drejtësie apo sjellje të drejtësisë por vetëm destruktivitet ndaj Kosovës", ka thënë Gjini në një konferencë për media.

"Shërbimi diplomatik i Kosovës e ka vizituar z.Haradinaj duke na e bërë të ditur se është mirë pasi ai asnjëherë nuk sillet në pozita të palakueshme dhe vetëm Kosova po sillet në pozita të palakmueshme. Nuk mund ta dimë se a do të kthehet sot, ambasadori francez në Kosovë na e ka bërë të ditur se po bëhet gjithçka që kjo procedurë të rregullohet sa më shpejtë dhe të kuptojnë se këto fletëarreste nuk kanë të bëjnë fare me drejtësi por janë të drejtuar kundër udhëheqësve të Kosovës", ka shtuar Gjini, shkruan telegrafi.

Ai ka shtuar se janë duke pritur për vendimin e sotëm të bindur se autoritete franceze e kanë kuptuar drejt situatën.

Për nesër është paralajmëruar se në Kosovë do të vijnë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

The post AAK kërkon nga Qeveria që t'ua ndalojë zyrtarëve të Serbisë hyrjen në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :