Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

INSAJDERI: “Ndotje rekord në Kinë” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Ndotje rekord në Kinë” plus 19 more


Ndotje rekord në Kinë

Posted: 03 Jan 2017 09:44 AM PST

Një filmim 12-sekondësh që tregon me lëvizje të përshpejtuar mbushjen e Pekinit me smog është duke qarkulluar me shpejtësi në internet. Vala më e fundit agresive e ndotjes në kryeqytetin kinez nisi të premten dhe pritet të vazhdojë deri në 5 janar

 

Pamjet i xhiroi një inxhinier britanik, i cili jeton në Pekin prej 13 vjetësh. Ndotja në qytet ka mbërritur sërish nivele të rrezikshme aq sa autoritetet lokale vendosën të shpallnin alarmin portokalli si atje, ashtu dhe në Tianjin.

Episode të tilla janë gati të zakonshme për veriun e Kinës, sidomos gjatë të ftohtit të hidhur të dimrit, kur kërkesa për energji, pjesa më e madhe e të cilës përmbushet me qymyrguri, rritet në mënyrë drastike.

Si të mos mjaftonte smogu, rajonet veriore e ato qendrore të vendit do të përballen, sipas parashikimeve të Qendrës Kombëtare Metereologjike, edhe me një mjegull të dendur, që në disa zona do ta ulë dukshmërinë në më pak se 50 metra.

Kina është në vitin e trete të "luftës me ndotjen", qëllimi i së cilës është zbutja e dëmit që i është bërë qiellit të saj, tokës dhe ujit pas dekadash të tëra rritjeje të furishme ekonomike. /Insajderi.com

The post Ndotje rekord në Kinë appeared first on INSAJDERI.

Facebook censuron foton e statujës së zotit grek Neptunit

Posted: 03 Jan 2017 09:19 AM PST

Facebook i ka kërkuar një historianeje italiane të artit për të hequr një foto të zotit të detit Neptun nga faqja e saj. Statuja bronzit 3.2 metër e lartë ndodhet në Piazza del Nettuno, në Bolonja, Itali.

Elisa Barbari e zgjodhi foton për faqen e saj të Facebook, të quajtur "Histori, kuriozitete dhe pamje nga Bolonja".

Megjithatë, Facebook i tha asaj se fotoja binte ndesh me rregullat e tyre sepse "përfaqësonte një imazh me përmbajtje që është dukshëm seksuale".

"Unë doja që të promovoja faqen time por duket se për Facebook statuja është një imazh seksual që tregon shumë lëkurë. Me të vërtetë, Neptuni? Kjo është një marrëzi!" tha zonja Barbari, sipas The Daily Telegraph.

Facebook i tha asaj: "Përdorimi i imazhit nuk u aprovua sepse bie ndesh me rregullat e Facebook për reklamimin. Ai prezanton një imazh me përmbajtje që është e dukshme seksuale dhe e cila tregon një pjesë shumë të madhe të trupit, duke u përqendruar pa arsye në pjesë të trupit."

Në një publikim në Facebook, Zonja Barbari shkroi: "Më përpara në vitet 1950, përgjatë festimeve për arsimimin e fëmijëve në shkolla, ato e mbulonin Neptunin. Ndoshta Facebook do të preferonte që statuja të vishej përsëri."

Në nëntor, Facebook u detyrua që të kërkonte falje për heqjen e një fotoje të një ish zjarrfikësi me shenja të rënda djegie. Rrjeti social hoqi dy herë një foto  të Lasse Gustavson pasi shoku i tij, Bjorn Lindeblad, e postoi fotografinë për festuar ditëlindjen e tij të 60-të. /Insajderi.com

The post Facebook censuron foton e statujës së zotit grek Neptunit appeared first on INSAJDERI.

Viti 2016 konsiderohet si vit i ndaljes së nivelit të tenderomanisë masive

Posted: 03 Jan 2017 09:11 AM PST

Në aspektin ekonomik, viti 2016 është karakterizuar me disa përmirësime në aspektin legjislativ dhe sa i përket marrëveshjeve ekonomike.

Por, në terren nuk ka ndonjë përmirësim në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, pasi proceset ekonomike nuk kanë mundur të dalin nga dominimi i agjendës politike në Kosovë, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Megjithatë, si të arritur siç thonë ekspertët "në letër" përmendet fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Associimit, miratimi i Ligjit për Trepçën, Ligji për Investimet Strategjike, sigurimi i kodit telefonik ndërkombëtar +383.

Po ashtu, viti i kaluar, konsiderohet vit i një disipline financiare, ndaljes së nivelit të tenderomanisë masive, por edhe një forcim i partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare.

Rritja ekonomike ka qenë 3.6 për qind. Shkalla e papunësisë dhe varfërisë nuk ka shënuar ndonjë ulje të theksuar.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, ka vlerësuar se gjatë vitit 2016, ka pasur një përmirësim të Kosovës në raportin e Bankës Botërore "Të bërit biznes", ku Kosova është renditur në vendin e 60-të nga ai i 66-të që ka qenë më parë.

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se zhvillimi ekonomik i vendit, përkundër një ambienti jo të përshtatshëm politik, është prioriteti i parë dhe kryesor i Qeverisë së Kosovës.

Ai në fund të muajit dhjetor, ka thënë se nëpërmjet politikave fiskale është arritur të zhvillohet një ambient i favorshëm për të bërë biznes.

"Kemi punuar në përmirësimin e legjislacionit, në eliminimin e burokracisë së tepërt, janë bërë dhe po bëhen investime në infrastrukturën fizike. Pastaj, ka filluar zbatimi i lehtësisë në qasjen në financa. Në këtë rast mund të përmendet që përmes Fondit për Garantimin e Kredive janë lëshuar 63 kredi për ndërmarrje të vogla dhe të mesme", ka thënë Mustafa.

Duke mos mohuar këto të arritura në aspektin legjislativ, përfaqësues të komunitetit të biznesit, thonë se Kosova vazhdon të varet nga importi, evazioni fiskal, korrupsioni, rezultatet nga MSA-ja kanë penguar mosliberalizimin e vizave, investimet e huaja nuk janë të kënaqshme.

Udhëheqësi i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në tregun e brendshëm nuk ka përmirësime të theksuara. Sipas tij, pakoja e re fiskale dhe përshkallëzimi mbi Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar, nuk ka ndihmuar sa duhet sektorin privat.

"Nëse marrim dhe analizojmë tregun e brendshëm, më shumë se 2200 kompani janë mbyllur, si pasojë e politikave të këqija fiskale, ngarkesave tatimore të rënda. Dhe gjithë infrastruktura fizike e shtrenjtë për investime e që në këtë fushë ne kemi mbetur shumë mbrapa", shprehet Shahini.

Por, kryetrari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë për Radion Evropa e Lirë, se emëruesi i përbashkët i të gjitha mangësive në Kosovë është sundimi i rendit dhe ligjit.

Ai thotë se edhe gjatë vitit që lamë pas, politika ka penguar zhvillimin ekomomik.

"Por dua të besoj se viti 2017, e vetmja mundësi që Kosova të arrijë stabilitet politik, stabilitet social, të përshpejtohen proceset integruese, por edhe të përmirësojë imazhin e vetë , është orienti drejt zhvillimit ekonomik, Në një zhvillim ekonomik në vitin 2017 është e pamundur të arrihet nëse nuk do të ketë ndarje të agjendës politike nga agjenda ekonomike", ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu konsideron se fokusi kryesor që autoritetet kompetente duhet të kenë në vitin 2017, është ulja e shkallës se papunësisë.

"Për Kosovën në vitin 2017, armiku kryesor i cili duhet të sulmohet është krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritja ekonomike. Që të dyja këto nuk mund të arrihen pa investime dhe investitorë të huaj dhe për të gjitha këto duhet një promovim dhe forcim i diplomacisë ekonomike", ka thënë Gërxhaliu.

Edhe Agim Shahini, shprehet se autoritet kompetente, në vitin 2017 ekonominë duhet ta shpallin prioritet dhe jo të mbetet nën hijen e agjendës politike.

Kurse, në fokus duhet të jetë sektori privat, konkretisht industria e prodhimit, rrjedhimisht rritja e eksportit dhe vendet të reja të punës.

"Pakoja e re fiskale që po paralajmërohet, që do të ndodhë vitin e ardhëm, nuk duhet të jetë reformë kozmetike, por reformë rrënjësore. Dhe reformë rrënjësore do të thotë të merren modalitet dhe praktikat e mira të shteteve fqinje. Dhe në këtë rast mund të them se Maqedonia, pavarësisht problemeve të ndryshme, në Ballkan është duke prirë në këtë fushë", thotë Shahini.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ka disa projekte që do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm.

"Për vitin e ardhshëm ka projekte të cilat janë në vazhdimësi, gjatë këtij viti është arritur të ketë produkte të reja bujqësore, të cilat edhe kanë rritur të hyrat buxhetore. Gjithashtu për vitin 2015 kemi një ngritje prej 4.1%, kurse për vitin 2016 ende nuk është matur. Por, mund të theksoj se kemi edhe një trend të uljes së papunësisë në nivel qendror dhe kjo na gëzon", ka theksuar Isa Mustafa.

Ndryshe, buxheti i Kosovës për këtë vit, arrin në mbi 2 miliardë euro, kurse mbi 730 milionë euro janë ndarë që të shkojnë në investime kapitale.

Me këtë projekt, ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se do të investojnë në shumë fusha si në bujqësi, infrastrukturë, tek forcimi i shtetit ligjor, në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë.

Edhe nxitja e investimeve dhe ndërtimi i politikave fiskale për një ambient më të përshtatshëm për biznes, janë prioritet, sipas ministrit Hoti, për këtë vit. /Insajderi.com

The post Viti 2016 konsiderohet si vit i ndaljes së nivelit të tenderomanisë masive appeared first on INSAJDERI.

Sipas Tahirit, këtë vit fillon “faza përmbyllëse e dialogut” me Serbinë

Posted: 03 Jan 2017 09:01 AM PST

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, edhe gjatë vitit 2016 ishte një nga temat që ka dominuar skenën politike.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, konsiderojnë se pavarësisht disa pengesave dhe vështirësive, dialogu ka dhënë rezultate.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri thotë se në kuadër të vizionit euroatlantik për shtetin e Kosovës dhe të politikave të fqinjësisë së mirë, si njëri prej kushteve themelore për integrimin evropian dhe euroatlantik, Kosova ka vazhduar angazhimet në dialogun ndërshtetëror me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga SHBA-ja.

Ajo thotë se marrëveshjet e Brukselit dhe zbatimi i tyre kanë bërë të mundur vendosjen e kufirit ndërshtetëror me Serbinë, zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës si dhe, siç thotë Tahiri, ka ndikuar në rritjen e integrimit të pjesëtarëve të komunitetit serb në sistemin shtetëror të Kosovës.

Si rezultat i dialogut të Brukselit, Tahiri pos tjerash përmend kodin telefonik që Kosova ka fituar në fund të vitit 2016.

"Kosova është bërë me kodin shtetëror telefonik 383 të cilën ia ndau ITU-ja me aplikimin e Austrisë. Ne e konsiderojmë si një të arritur madhore, madje edhe historike, sepse për herë të parë shteti ynë është bërë më kodin e vet telefonik", tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Ministrja ka thënë se si rezultat i dialogut të Brukselit dhe i plotësimit të standardeve të kërkuara evropiane, Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me BE-në vitin 2016 dhe ka nisur dialogun zyrtar me BE-në për reformat evropiane që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA).

"Kjo çështje ka rëndësi të madhe sepse Kosova edhe zyrtarisht është në procesin e integrimit evropian", tha ajo.

Tahiri rikujton po ashtu se gjatë viti që lamë pas ishte arritur edhe marrëveshja për reciprocitet në tabelat e automjeteve si dhe ajo njohjen e certifikatave për mallra të rrezikshme.

Dialogu gjatë vitit 2016, sipas Tahirit, ndihmoi që pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta mbështesin Kosovën në proceset integruese euroatlantike.

"Ato kanë mbështetur MSA-në për Kosovën, kanë mbështetur lidhjet zyrtare të Kosovës me NATO-n, si dhe mbështetën edhe kodin telefonik shtetëror për Kosovën", theksoi Tahiri duke shtuar se Kosova gjatë këtij 2016 ka arritur të bëhet anëtare me të drejta të plota në disa organizata ndërkombëtare.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka mirëpritur përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, edhe gjatë vitit 2016. Ajo ka përshëndetur sidomos marrëveshjen për Telekomunikacionin.

"Dialogu është mënyra me të cilën i afrohemi procesit të normalizimit", ka thënë Mogherini.

Kurse, analistët politikë vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2016 ka qenë mjaftë problematik.

Imer Mushkolaj, analist i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se të dy palët më shumë janë marrë me arritjen e marrëveshjeve për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, sesa që kanë arritur ujdi të tjera në të mirë të qytetarëve.

"Këtë vit të dialogut e ka shënuar marrëveshja për telekomunikacionin. Mbetet të shihet si do të zbatohet në praktikë ajo dhe a është e dëmshme për vendin, siç po pretendojnë ekspertë të fushës. Por, ende ka ngecje në marrëveshjen për lëvizje të lirë ndërmjet dy shteteve dhe në atë për njohjen e diplomave. Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është temë më vete, ndërkaq ajo e urës së Mitrovicës, pas ndërtimit të murit, po kthehet në çështje të ndjeshme dhe problematike", tha Mushkolaj.

Analisti Mushkolaj thotë së në viti 2017, përfaqësuesit e institucioneve duhet të mendojnë në ndryshimin e formatit të dialogut me Serbinë.

"Duke pasur parasysh se Beogradi në të shumtën e rasteve pengon zbatimin e marrëveshjeve dhe, ndryshe nga ideja për normalizim marrëdhëniesh, saboton shtetin e Kosovës, Prishtina duhet të mendojë ndryshimin e kursit, respektivisht modifikimin e dialogut. Po ashtu, Prishtina duhet të vendos reciprocitet në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve", tha Mushkolaj.

Në Qeverinë e Kosovës mendojnë se dialogu i Brukselit duhet të përfundoj me njohjen reciproke mes dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë, para pranimit të tyre në Bashkimin Evropian.

Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2017, dialogu do të ketë dy drejtime; një, zbatimi i marrëveshjeve të pazbatuara dhe drejtimi i dytë, siç thotë ajo, 'dialogu do të kalojë në fazën përmbyllëse'.

"Temat e tjera do të jenë njohja reciproke mes dy shteteve, demarkacioni i kufirit mes dy shteteve, kompensimi i dëmeve të luftës, reparacionit. Ndër temat e tjera do të jetë edhe çështja e të zhdukurve, kthimi i pensioneve, dëmshpërblime për luftën dhe gjenocidin që Serbia ka bërë në Kosovës e të tjera", tha Tahiri.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sipas Bashkimit Evropian, ka si qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Ndërkaq, zbatimi i marrëveshjeve dhe obligimeve nga ky dialog, Kosovës dhe Serbisë, u është vënë si kusht në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

The post Sipas Tahirit, këtë vit fillon "faza përmbyllëse e dialogut" me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Numër rekord i tifozëve në stërvitjen e Portos

Posted: 03 Jan 2017 08:56 AM PST

Në stërvitjen e parë të vitit, drejtuesit dhe futbollistët e skuadrës së Portos nuk e kishin menduar asnjëherë se stadiumi i tyre do t'i ngjante finales së një kompeticioni.

Hapja e dyerve të impiantit mitik “Dragao” korrespondoi me një fluks të madh mbështetësish të formacionit luzitan, plot 28 mijë të tillë.

Shifra e regjistruar në stadiumin portugez kalon rekordin e vitit 2014 për një seancë stërvitore, e cila ishte deri këtë janar në kuotën 23 mijë. Në fillim, drejtuesit dhe trajneri i Portos menduan për hapjen e tribunës qendrore, por, ndërsa koha e stërvitjes po afronte, nisën të vijnë gjithmonë e më shumë tifozë, duke detyruar stafin të hapte thuajse të gjithë impiantin me kapacitet 50 mijë vende.

Braziliani Kelvin ishte mes risive të stërvitjes së parë të Portos, pas rikthimit nga huazimi te Sao Paulo.

The post Numër rekord i tifozëve në stërvitjen e Portos appeared first on INSAJDERI.

Shumica e amerikanëve mendojnë se Trump nuk mund ta mbajë presidencën

Posted: 03 Jan 2017 08:32 AM PST

Që nga dita kur Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka kaluar pothuajse asnjë ditë pa u diskutuar rreth Presidentit të Zgjedhur amerikan –  shumica prej tyre kanë qenë kritika.

Kjo mund të vijë si pasojë se presidenti amerikan nuk ka arritur të fitojë votat popullore, çka nuk i mbushë me besim amerikanët.

Inaugurimi i tij si president është afër, megjithatë i qytetarëve në Trump duket të jetë i ulët.

Sipas një sondazhi të institutit që merret me statistika, Gallup, prej anketimit të më shumë se 1.000 amerikanëve:

– Më pak se gjysma e amerikanëve besojnë se Trump do të trajtojë krizat ndërkombëtare ose të përdorë me mençuri forcën ushtarake.

– Rreth 56 për qind të amerikanëve nuk janë të sigurt se ai do të jetë në gjendje që të parandaloi skandalet e mundshme të administratës së tij.

– Vetëm 55 për qind besojnë se Trump do të mbrojë interesat e SHBA-së jashtë vendit.

Inaugurimi i Trump si President i Amerikës do të bëhet më 20 janar të këtij viti në Uashington. /Insajderi.com

The post Shumica e amerikanëve mendojnë se Trump nuk mund ta mbajë presidencën appeared first on INSAJDERI.

Parisi, Silicon Valley i ri në Evropë

Posted: 03 Jan 2017 08:22 AM PST

Parisi mund të bëhet një Silicon Valley i ri i Europës. Ndonëse sipërmarrësit e rinj nuk e kanë të lehtë.

Në sallat e magazinave në zonën periferike të Parisit, La Courneuve mbizotëron aktivteti i biznesit. Duzina të rinj me përparëse të bardha shkojnë e vijnë. Ata lajnë vaska plastike, vrojtojnë kurbat në monitorët e kompjuterave ose zhduken papritur në ndonjërin nga kontejerët e mëdhenj të bardhë. Prej tyre del dritë ngjyrë rozë e ndonjëherë edhe ndokush me kuti luleshtrydhesh në dorë. Këto janë zemra e Startup Agricool, që planifikon të revolucionarizojë bujqësinë – duke i rritur frutat e perimet nëpër kontejerë, në mes të qytetit. Ky Startup është një ndër të shumtët, që mund ta kthejnë shpejt Parisin në një Silicon Valley të Europës, njofton DW.

Një parajsë për frutat

Këtë sipërmarrje e kanë themeluar Guillaume Fourdinier dhe Gonzague Gru. Që të dy janë djem fermerësh dhe janë rritur me frutat e shijshme në fshat. “Kur ne erdhëm në qytet, u shokuam, se sa pak shijonin frutat këtu”, thotë Fourdinier.

“Me idenë tonë të biznesit ne duam që kjo të ndryshojë. Në kontejerët tanë ne krijojmë kushte ideale për frutat si luleshtrydhet: dritën e duhur, temperaturën dhe lagështirën e duhur. Kontejerët janë një parajsë për frutat e shijshme – pa pesticide!” Agricool furnizohet me energji të rinovueshme. Ndaj edhe rruga e frutave për tek klientët në krahasim me bujqësinë tradicionale, thotë Fourdinier.

Sipërmarrja ekziston qysh prej një viti. Gjatë kësaj periudhe themeluesit kanë mbledhur një kapital prej katër milionë Eurosh nga investitorë privatë. “kjo na ka ndihmuar, që ta avancojmë zhvillimin tonë”, shpjegon Fourdinier. “Në shumë vende ka një potencial gjigand tregu – kryesisht atje ku është shumë nxehtë, shumë ftohtë ose ku ajri është i ndotur.” Kontejerët e parë ata duan që t’i vendosin vitin e ardhshëm në qytet franceze – këtë në sistemin Franchise-System. Të ashtuquajturit “cultivateurs” – kultivues, do të kujdesen njëkohësisht për disa kontejerë. Këto janë të lidhura në mënyrë të centralizuar me Agricool, që kujdeset, që vazhdimisht kushtet e kultivimit të jenë optimale.

“Parisi mund të bëhet numri një për Startups”

Agricool është vetëm një nga mijëra Startup në Paris. Në gjysmën e parë të vitit  2016 ato kanë grumbulluar një kapital fillestar prej një miliardë Euro. Qyteti kësisoj është adresa e parë në Europë, vetëm Londra ia kalon. Megjithatë Franca nuk është një vend ideal për Startups, mendon Arthur Ho, bashkëthemelues i sipërmarrjes Estis, që shet mobilje të prodhuara me porosi me çmime të favorshme. “Në Francë shumë ende nuk janë ambjentuar me konceptin Startup”, vë në dukje ai. “Kjo nis qysh me kërkimin e punonjësve. Shumë e konsiderojnë këtë vend pune si jo të sigurtë. Derisa të lëvrohen subvencionet shtetërore, produkti është zhvilluar.” Ndaj deri tani të dy themeluesve të sipërmarrjes u është dashur që ta financojnë idenë nga xhepi i tyre.

Por Arthur Ho dhe partneri i tij i biznesit do të vazhdojnë ta mbajnë inkubatorin e tyre në jug të Parisit. Ho mendon, se nisma e tyre po shkon në drejtimin e duhur: “Franca ka nevojë per Startups. Ne jemi mjaft dinamikë dhe kemi çdo ditë ide për shërbime dhe produkte. Kjo është premisa për ta zhvilluar më tej ekonominë. Ndaj është e rëndësishme, që të mbështeten Startups.”(DW)

The post Parisi, Silicon Valley i ri në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Mbi 60 mijë persona të varur nga droga në Shqipëri

Posted: 03 Jan 2017 08:11 AM PST

Sipas statistikave zyrtare, në vendin tonë ka 50-60 mijë përdorues droge, por mjekët thonë se shifra reale duhet të jetë shumë herë më e lartë. Rreth 20% e përdoruesve janë heroinomanë, 15% përdorues të kokainës dhe pjesa tjetër përdorues të marijuanës.

Pasho Maksuti, mjek psikiatër në qendrën "Aksion+", shprehet: "Personat që marrin metadon në qendrën tonë, janë rreth 250 në ditë. Megjithatë, gjatë punës 10-vjeçare, kam mësuar se metadoni nuk është zgjidhja, por zvogëlimi i problemit".

Maksuti thotë se megjithëse dëmet në disa raste janë të parikuperueshme, ka shumë shanse për rikthim në jetën normale, njofton Top Channel.

Terapia zëvendësuese me metadon nuk është e kufizuar dhe mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por që në fund të fundit mbetet vetëm një kurë.

"Thjesht, mos e provoni", bën thirrje psikiatri Pasho Maksuti.

The post Mbi 60 mijë persona të varur nga droga në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Kirgizia po mundohet të identifikojë të dyshuarin e sulmit të Stambollit

Posted: 03 Jan 2017 08:07 AM PST

Zyrtarët e Krigizisë kanë thënë se janë duke bashkëpunuar me Turqinë derisa po e hetojnë identitetin e të dyshuarit kryesor si autor i sulmit në Stamboll gjatë Festës së Vitit të Ri, ku u vranë 39 njerëz.

Rakhat Suleymanov, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Kirgizisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 3 janar se zyrtarët e këtij shtetit janë duke bashkëpunuar derisa po bëhen përpjekje të gjejnë pasaporten e personit që shihet në fotografinë e publikuar nëpër rrjete sociale.

Sulmuesi që është ende në arrati, ka hyrë në lokalin e natës, Reina të Stambollit me një pushkë automatike dhe ka filluar të gjuajë klientët, orët e para të 1 janarit.

Ai vrau 39 persona dhe lëndoi dhjetëra të tjerë.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për incidentin duke thënë se ka qenë sulm ndaj "festës së atyre që e mohojnë fenë" dhe si hakmarrje për përfshirjen e ushtrisë së Turqisë në Siri.

Fotografia e pasaportës së publikuar ka ngjajshmëri me një video "selfie" të një burri që shihet në sheshin Taksim, që gjithashtu sot është publikuar nëpër rrjete sociale.

Mediat turke kanë raportuar se sulmuesi mund të jetë nga Azia Qëndrore.

Disa ekspertë kanë thënë se video e sulmit tregon se ai mund të ketë pasur trajnime ushtarake.

Zëdhënësi i qeverisë turke, Numan Kurtulmus, ka thënë se zyrtarët janë gati të identifikojnë autorin e sulmit ndërsa tashmë kanë shenjat e gishtërinjëve të sulmuesit.

The post Kirgizia po mundohet të identifikojë të dyshuarin e sulmit të Stambollit appeared first on INSAJDERI.

Jovanovic: Daçiqi, nacionalist që nxit grindje dhe vuajtje

Posted: 03 Jan 2017 07:50 AM PST

Partia Liberal Demokrate e Serbisë ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiq, Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, i cili është akuzuar se po zhvillon një politikë nacionaliste që nxit grindje dhe vuajtje.

Ivica Daçiq me deklaratat e tij me vetëdije i dëmton marrëdhëniet në rajon dhe përsëri përhap dhe provokon reagime nga vendet fqinje, thuhet në njërën nga dy komunikatat e Partisë Liberale Demokrate serbe.

Kjo ka ardhur si reagim ndaj intervistës së shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ku ai ditë më parë tha se Serbia ka bërë gabim të madh me pranimin e Maqedonisë nën emrin kushtetues, përcjell Telegrafi.

Sipas PLD-së, deklarata e Daçiq konfirmon se politika e tij parimisht llogaritet nacionaliste "e cila çdoherë nxit grindje dhe vuajtje".

Por nga partia e Daçiq, Partia Socialiste e Serbisë (PSP) si reagim ndaj komunikatës së PLD-së, thonë se Serbia 'nuk nxit grindje, por nuk do ta lejojë askënd ta fyejë' dhe pyesin pse PLD nuk reagon ndaj të gjitha deklaratave të cilat dëshmojnë marrëdhënie jokorrekte të vendeve fqinje ndaj Serbisë.

The post Jovanovic: Daçiqi, nacionalist që nxit grindje dhe vuajtje appeared first on INSAJDERI.

Selimi: Nuk kam frikë nga Gjykata Speciale

Posted: 03 Jan 2017 07:17 AM PST

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, njëri ndër më të zëshmit të Gjykatës Speciale ka deklaruar se nuk i frikësohet aspak Gjykatës Speciale.

Ai thotë se më së shumti frikësohet nga padrejtësi.

"Padrejtësia në emër të drejtësisë është shumë e rrezikshme".

"Gjykata Speciale është produkt i keq edhe i parlamentit të Kosovës, mazhoranca e së cilit parlament e ka votuar. Ne si Grup Parlamentar kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi kundër kësaj gjykate. Unë personalisht nuk kam frikë nga drejtësia, as nga kjo gjykatë", ka deklaruar Selimi.

Selimi, ka folur edhe për gjendjen e rënd siç e ka quajtur ai për shtetin e Kosovës, duke akuzuar qeverinë që punoj kundër interesave të qytetarëve te Kosovës.

Ndërkohë që sipas deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje, gjendja e sigurisë në Kosovës është e  rrezikshme dhe që mund të prodhojnë destabilitet për tërë vendin.

"Në vend që të shkonte drejtë përmirësimit, gjendja e sigurisë në Kosovë ka shkuar drejtë përkeqësimit, sidomos në ato mjedise ku ende Serbia është prezente me institucionet e saj të sigurisë. Pjesa veriore e Kosovës dhe komunat me shumicë serbe në Kosovë,po vazhdon të mbetet, jo vetëm e pasigurt por edhe me rrezikshmëri që të prodhojë destabilitet edhe më gjerë", tha Selimi.

Mu tutje Selimi, në një intervistë për lajmi.net, ka shtuar se Kosova, duke mos formuar Forcën e saj të Armatosura, po vazhdon ta ketë një të ardhme të pasigurt për sovranitetin e saj.

The post Selimi: Nuk kam frikë nga Gjykata Speciale appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Qeveria iu qasë gabimisht çështjeve të mëdha

Posted: 03 Jan 2017 07:08 AM PST

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se viti 2016 ishte një vit i ngecjes për Kosovën, madje edhe i përkeqësimit të gjendjes në vend, në rend dhe ligj, në ekonomi, shëndetësi, arsim.

Sipas Haradinajt, Kosova aktualisht i ngjan një shteti gjysmë-privat e gjysmë-ligjor. Pasi përmend dështimet në energji, Trepçë, Brezovicë, Postë, Haradinaj thotë se të krijohet bindja se është njëfarë plani i fshehtë, për të mos e lënë Kosovën të ecë përpara. Ai mendon se viti 2017 duhet të jetë vit i zgjedhjeve. Për këtë ai thotë se Aleanca po përgatitet seriozisht.

Koalicioni me Nismën tashmë është i sigurt, ndërkohë që Haradinaj tregon se synon që në koalicion të përfshijë dhe AKR-në e Behgjet Pacollit, dhe disa parti më të vogla.

"Kemi biseduar me AKR-në dhe i kemi propozuar një marrëdhënie trepalëshe. Jemi në pritje të përgjigjes nga AKR-ja, nuk e dimë si do të jetë kjo përgjigje por nëse edhe AKR-ja bashkohet, ky blloku ynë opozitar, boshti ynë AAK-Nisma-AKR mund të jetë pretendente me i fitu zgjedhjet. Ne edhe sot jemi pretendentë, kemi 20 % të votës AAK-Nisma, 15% i ka Aleanca vetë. Me këtë besojmë se mund t'i fitojmë zgjedhjet nëse na bashkohet edhe AKR-ja", thotë Haradinaj.

Ndërkohë, ai nuk mendon të bashkëpunojë me partitë që tani janë pushtet.

"Nuk mendojmë me punu me LDK-në e PDK-në, për shkak se mendojmë se janë meritore të gjendjes së krijuar. Kemi mendim ndryshe për Lëvizjen për Bashkim, nuk e shohim aq kontribuuese të keqe të këtyre proceseve, po me PDK-në e LDK-në s'kemi ide për koalicion", ka thënë Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online.

Kreu i AAK-së flet edhe për iniciativën e kryeparlamentarit Kadri Veseli, njëherë kryetar i PDK-së, për një tryezë të partive ku do të arrihej një pajtim rreth "temave të mëdha", siç janë demarkacioni e Asociacioni i Komunave Serbe. Ai porosit Veselin se tani është vonë për "sanimin e dëmeve".

"Logjika ka qenë shumë e gabuar, këta e kanë nënshkruar marrëveshjen e gabuar pa konsulta paraprake me partitë politike. Tani i bie që po na thërrasin për sqarimin e pasojave që kanë ndodhur. Konsultat e spektrit politik duhet të fillojnë para marrëveshjeve, para bisedimeve me Serbinë a ndonjë shtet fqinj duhet të bisedohet me partitë politike të Kosovës. Pra, qeveria jonë para se me bisedu me partitë politike ka biseduar me Serbinë. E ka mbajtur të fshehtë prej opozitës atë që e ka ditur Serbia. Edhe kanë nënshkruar marrëveshje të gabuara", ka shtuar ai.

Ai i ka thënë Veselit se është vonë, sepse dëmet kanë ndodhur dhe sanimi i dëmeve bëhet nga ata që i kanë krijuar, në këtë rast duke i korrigjuar marrëveshjet, ndërsa në të ardhmen, ka thënë se është mirë që të mos i sjellin në pozita të njëjta.

"Ne mendojmë se është koha që vendi të shkojë në zgjedhje dhe jo ky konstalacion politik që po i krijon këto gabime të na prijë më tutje", ka thënë tutje ai.

Haradinaj nuk e pranon se opozita ka faj pse kosovarët nuk e morën liberalizmin e vizave.

"Kushtet bazë për liberalizimin janë luftimi i krimit e korrupsionit dhe reformat në administratë. Vetë qeveria jonë e ka propozuar demarkacionin si kusht", thotë ai.

Ai kritikon edhe presidentin Hashim Thaçi se nuk po e ushtron rolin e tij të përfaqësimit në politikën e jashtme. Mes arsyeve, ai përmend "ngjarjet që e presin Kosovën në pranverën që po vjen, që e vështirësojnë ushtrimin e funksioneve", duke aluduar qartë në fillimin e punës së Gjykatës Speciale.

The post Haradinaj: Qeveria iu qasë gabimisht çështjeve të mëdha appeared first on INSAJDERI.

Hysaj përballë Ronaldos, shiten 42 mijë bileta për vetëm 6 orë

Posted: 03 Jan 2017 06:44 AM PST

Përballja mes Napolit dhe Realit të Madridit në fazën e 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve pritet me interes shumë të madh, sidomos në Itali. Ndeshja e parë në këtë çift do të luhet në Madrid më 15 shkurt, ndërsa e kthimit në Napoli më 7 mars.

hysaj

Raportimet e mediave italiane shkruajnë se biletat për ndeshjen e kthimit në Itali janë shitur të gjitha që dy para zhvillimit të takimit. Tifozët e zjarrtë të Napolit nuk mund ta humbin për asnjë gjë shansin për të parë kampionët në fuqi të Europës dhe Botës përballë ekipit të tyre të zemrës. 42 mijë bileta kanë avulluar në vetëm 6 orët e para të nisjes së shitjeve, ndërkohë që kapaciteti i stadiumit "San Paolo" është 60 mijë vende.

epa04913648 Portugal's Cristiano Ronaldo reacts  during the international friendly soccer match between Portugal and France held at Alvalade Stadium in Lisbon, Portugal, 04 September 2015.  EPA/MIGUEL A. LOPES

Kjo përballje do të ndiqet me shumë interes edhe nga fansat shqiptarë të cilët do të ndjekin një përballje që nuk patën fatin ta ndiqnin në dy ndeshjes mes Shqipërisë dhe Portugalisë, atë mes Elseid Hysajt dhe Cristiano Ronaldos, që sipas pozicioneve të zakonshme ku aktivizohen, do të jenë përballë njëri-tjetrit kokë më kokë. /Insajderi.com

The post Hysaj përballë Ronaldos, shiten 42 mijë bileta për vetëm 6 orë appeared first on INSAJDERI.

5 trendet teknologjike që do të ndryshojnë botën në 2017

Posted: 03 Jan 2017 06:43 AM PST

Por 2016-ta ishte vit i avancimeve të rëndësishme teknologjike. Flitej kudo për realitetin virtual, shtëpitë inteligjente dhe asistentët digjitalë.

Çfarë të presim nga viti i ardhshëm?

  1. Interneti i Gjërave

Interneti i gjërave ka qenë në listën e të gjithëve për pak kohë. Në teori, IoT supozohet që të lidhë të gjitha pajisjet tona së bashku, duke i bërë ato që të funksionojnë në një harmoni teknologjike.

Një numër i madh teknologjish pa kabllo ekzistojnë tani për ti shërbyer nevojave tuaja të shtëpisë së mençur – Zigbee, Z-Wave, Bluetooth, Wi-Fi, dhe më shumë.

Pritni një ripërqëndrim këtë vit kur vjen puna tek shtëpitë e mençura. Wi-Fi është një teknologji e testuar dhe e vërtetë rrjeti pa kabllo, dhe router-at tani po shërbejnë sasi më të mëdha bandwidth, kështu që ka shumë hapësirë për të përballuar shtëpinë tuaj të lidhur. Gjithashtu, pajisje të reja po zgjedhin Wi-Fi për të rritur përshtatshmërinë, shkruan Pcworld.

1

  1. Inteligjenca Artificiale dhe Automatizimi, kudo

Automatizimi nuk është gjë e re – të paktën nga ana e biznesit. Eksperiencat tona me këto teknologji vijnë nga sistemet e shërbimeve për klientët që ne telefonojmë çdo herë që kemi nevojë për ndihmë. Por kjo do të bëhet edhe më e zakonshme këtë vit. Shërbimi i klientëve i automatizuar nuk do të ikë, por do të bëhet edhe më i mirë.

Në të njëjtën kohë, shërbimi online i klientit do të automatizohet gjithashtu, falë IA dhe bot-ëve që kuptojnë kontekstin më mirë se asnjëherë më parë. Shumë e më shumë punë do të automatizohen.

2

  1. Zhvillimi i ushqimeve sintetike

Ndërkohë që bota bëhet më e populluar, dhe resurset tona natyrale dhe klima arrijnë limitet e tyre, edhe çfarë hamë ndryshon teksa vitet kalojnë. Botës i duhet që të mendohet se si do ta ushqejë veten dhe përgjigjja mund të jetë diku mes ushqimeve sintetike.

Solyent është një shembull shumë i mirë. Ndërkohë që ky pluhur ushqyes ka ardhur në ekzistencë vetëm para 2 viteve, në 2016 filloi të merrte vrull. Soylent ka të gjitha vlerat ushqyese që ka nevojë një person, i vetmi problem është se nuk është i shijshëm.

Ndërkohë që të tjerë po punojnë se si të rrisin ushqime, si vezë dhe mish, në ambiente laboratori. Konsumuesit janë në mënyrë të vazhdueshme duke shtyrë për ushqime më të favorshme për ambientin dhe jo mizore. Ushqimet e rritura në laborator i drejtohen këtyre problemeve.

3

  1. Bashkimi i botës fizike me atë digjital

Realiteti virtual u bë një sukses i madh në 2016. Por ju nuk mund të ecni nëpër botën reale me një pajisje në kokë. Ngritja dhe rënia dramatike e Google Glass tregon se të lëvizësh nëpër ambiente me syze që duken sikur vijnë nga e ardhmja nuk do të funksionojë.

Shërbimet e drejtimit do të bëhen edhe më specifike – hartat në një aplikacion të një dyqani, për shembull, ju drejtojnë në një rresht specifik për të gjetur pikërisht atë që po kërkonit. I ashtuquajturi "realiteti i shtuar," ku objekte virtuale dhe informacioni paraqitet sipër botës reale, do të gjejë rrugën në telefonat tonë. Motorët e kërkimit tashmë janë duke e zgjeruar kërkimin me foto, duke ju lejuar që të drejtoni kamerën diku dhe të kërkoni për informacion në bazë se çfarë shikon kamera.

Dhe siç na tregoi edhe Pokemon Go në  2016, ka një uri shumë të madhe për lojëra të realitetit të shtuar të dizajnuara mirë.

4

 

  1. Printimi 3D

Printerë 3D për konsumatorë kanë qenë të gatshëm për afërsisht gjysmë dekade, megjithatë çmimet kanë qenë shumë të larta. Kjo duhet të ndryshojë këtë vit, duke marrë parasysh çfarë kemi parë deri më tani.

Një printer i mirë 3D mund të gjendet tani për $200-$300, gjysma e çmimit që ishte para një viti. Çmimet duhet të bien edhe më shumë dhe modele të rinj do të debutojnë – Si 101Hero që kushton $99 dhe PocketMaker 3D që kushton $149 – kjo do ti ulë shumë çmimet.

Nuk do të jetë çudi që në fund të 2017, printerët 3D do të jenë një dhuratë që duhet ta keni. Me printerë 3D të gatshëm për të gjithë, mënyra se si i marrim gjërat mund të ndryshojë. Kush ka nevojë që të blejë kur ju mundeni thjesht ta printoni?

5

The post 5 trendet teknologjike që do të ndryshojnë botën në 2017 appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj i zemëruar me reagimin e njerëzve pas ftesës së Trump

Posted: 03 Jan 2017 06:32 AM PST

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i zemëruar dhe i habitur me reagimin e disa njerëzve pas ftesës që ai pranoi për të qenë i pranishëm në inaugurimin e Donald Trump si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas ftesës që Haradinaj mori nga Trump për të qenë i pranishëm në inaugurimin e tij si president i SHBA-ve më 20 janar të këtij viti, ka pasur komentime nga disa njerëz dhe mediume rreth rëndësisë së ftesës së Trump.

Për Haradinajn, ka qenë i pakuptueshëm një reagim i tillë. Lideri i AAK-së thotë se për Kosovën “nuk ka rëndësi më të madhe se sa ftesa prej një presidenti të Amerikës”.

“Ftesa ka ardhur, organizata që unë po flas njëri nga kryesuesit është Michael Bjundo, është edhe anëtar i PIC-ut apo Komiteti Presidencial për Inaugurim, ku edhe do të marrë pjesë në ceremoninë kyçe pra kryesore e më pas edhe në atë përcjellëse por për koincidencë më ka ardhur edhe një ftesë tjetër prapë ku është presidenti aty janë lutjet e mëngjesit, ai mban fjalim. Pak është befasi ardhja e dy ftesave nuk e kam pritur fort që do të vijnë por menjëherë jam përgjigjur pozitivisht dhe kam aplikuar për viza”, ka thënë ai në një intervistë me Indeksonline.

Haradinaj ka thënë se në SHBA do të shkojë për të marrë përkrahjen e shtetit amerikan për Kosovën.

“Unë pash edhe disa komentime të shumta se a është me rëndësi apo nuk është e  që nuk duhet të thuhet ashtu sepse kur thuhet ashtu nuk është me rëndësi ftesa në inaugurimin e presidentit të një vendi që ka bërë shumë për ty, edhe ata e marrin si ofendim, pra jo ndaj meje por duhet të ketë kujdes edhe pala tjetër. Pra kush është me rëndësi me na e thirr, Moska, Beogradi apo kush nëse jo prej Amerikës”, është shprehur Haradinaj.

Inaugurimi i Presidentit të Zgjedhur amerikan Donald Trump, do të zë vend më 20 janar të këtij viti në Uashington. /Insajderi.com

 

The post Haradinaj i zemëruar me reagimin e njerëzve pas ftesës së Trump appeared first on INSAJDERI.

TC “Kosova e Re” synohet të nisë së ndërtuari kah gjysma e vitit 2017

Posted: 03 Jan 2017 06:27 AM PST

Ndërtimi i Termocentralit "Kosova e Re" është stërzgjatur me vite. Sipas planeve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), nëse gjithçka shkon mirë, atëherë Termocentrali "Kosova e Re" do të fillojë të ndërtohet gjatë vitit 2017.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se janë në rrugë të mirë që Termocentralin "Kosova e Re" të fillojë ndërtimin në gjysmën e vitit të ardhshëm.

"Nëse këto dy kushte përmbushen është në të mirë të vendit dhe në interes të qytetarëve. Kur këto të përmbushen, si Qeveri jemi të gatshëm të kalojmë në fazën e fundit për të përzgjedhur ndërtuesit e bollëqeve të Termocentralit Kosova e Re", tha Stavileci.

Por sipas tij, në projektet e mëdha sikur është ndërtimi i Termocentralit "Kosova e Re", është vështirë të lidhemi me afate kohore, por ndërtimi pritet të fillojë në mesin e vitit 2017.

"Ne mendojmë si fazë para atyre pjesëve konkrete të nisjes së ndërtimit kah gjyma e vitit të ardhshëm, dhe diku në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të vijë edhe pjesa e ndërtimit, por është e vështirë në projekte kaq të mëdha të parashikohet gjithçka, sepse janë të rëndësishme që këto faza të përballemi mirë, sepse nga proceset e kaluara në tentim të projekteve të mëdha ka pasur probleme ligjore dhe juridike", ka theksuar për Telegrafin ministri Blerand Stavileci.

Ndërtimi i Termocentralit 'Kosova e Re' me kapacitete prej 600 megavatë orë energji elektrike, pritet të sigurojë rrymë dhe furnizim stabil për 40 vitet e ardhshme.

"Termocentrali 'Kosova e Re' ndryshon prej proceseve tjera, e kemi një investitor serioz amerikan, por pavarësisht kritereve dhe profilit, duhet t'i mbrojmë interesat e tona", theksoi Stavileci.

Ndërkaq, ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka thënë se ndërtimi i Termocentralit "Kosova e Re" ka mundur të bëhet më herët dhe më shpejtë. Sipas tij, vonesat për fillimin e ndërtimit të tij, do të kenë kosto për vendin.

"Çdo vonesë në ndërtimin e gjeneratorëve të ri dhe rehabilitimin e këtyre ekzistues ka kosto për Kosovën", tha Ismajli.

Ndryshe, planet për ndërtimin e Termocentralit 'Kosova e Re' kanë filluar para më shumë se 10 vjetëve.

The post TC "Kosova e Re" synohet të nisë së ndërtuari kah gjysma e vitit 2017 appeared first on INSAJDERI.

‘FC Prishtina’ nesër niset për në Gjermani

Posted: 03 Jan 2017 06:09 AM PST

Nën drejtimin e trajnerit, Sami Sermaxhaj, Prishtina ka mbajtur seancën e fundit stërvitore, skuadër kjo e cila nesër udhëton në Gjermani për të zhvilluar seancat e fundit përgatitore para fillimit të pjesës tjetër të kampionatit në Kosovë.

"Skuadra e gatshme për katër turnetë e futbollit të vogël", thuhet në faqen zyrtare të klubit futbollistik 'Prishtina' në facebook.

Skuadra e Prishtinës përbëhet nga 16 futbollistë, si portierët, Alban Muqiqi, Visar Bekaj, Ardit Nika dhe futbollistët, Lorik Boshnjaku, Endrit Krasniqi, Shpend Kelmendi, Gentrit Dumani, Genc Hamiti, Basit Abdul Khalid, Gauthier Mankenda, Agon Xhaka, Blend Baftiu, Granit Jashari, Kastriot Selmani, Arbër Hoxha dhe Bleon Sekiraqa.

Trajnerë janë, Sami Sermaxhaj e Fadil Berisha dhe menaxher, Arsim Thaqi./Insajderi.com

The post 'FC Prishtina' nesër niset për në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

5 persona para gjyqit në Gjermani për trafikim droge nga Kosova

Posted: 03 Jan 2017 06:03 AM PST

 

Pesë persona të moshës rreth 52-56 vjeç janë të akuzuar për trafikim të drogës në Magdeburg të Gjermanisë, në fund të muajit gushti të 2016.

Të pandehurit akuzohen se kanë futur një total prej gati 60 kg marijuanë, të cilët kanë bërë transportin  me dy automjete nga Kosova  për në Magdeburg. Çmimi i shitjes konsiderohet të jetë rreth 600 mijë euro, raporton magdeburgernews.de.

Pesë të pandehurit janë në pritje të gjykimit, i cili do të filloj ditën e premte të datës 13 janar 2017, në ora 09:30 të mëngjesit. Gjykimi do të vazhdoj nga data 16 janar deri me 24 shkurt 2017. /Insajderi.com

sssss

 

The post 5 persona para gjyqit në Gjermani për trafikim droge nga Kosova appeared first on INSAJDERI.

Çfarë ndodhi pasi një person hoqi dorë nga alkooli dhe kafeja për dy vjet

Posted: 03 Jan 2017 06:00 AM PST

Mijëra njerëz në botë aplikojnë ritualin e Janarit të Thatë – një ritual që për qëllim largimin nga pijet alkoolike për 30 ditë të muajit janar.

Por një dizajner nga Nju Jorku e ka provuar ta mbajë këtë ritual për dy vite të plota, dhe rezultatet e kësaj mënyre të jetesës kanë qenë befasuese.

Një nga gjërat kryesore që dizajneri Tobias Schneider thotë se i është zhdukur nga jeta, janë bisedat me njerëz.

"Nëse ka një gjë të cilën e vërejta mjaft lehtë, atëherë është mungesa e komunikimit me shoqërinë që erdhi si pasojë e dietës time", tha Schneider, raporton gazeta britanike The Independent.

"Kur një grup njerezish më pyesinin nëse dëshiroja t'iu bashkohesha atyre për të pirë, përgjigja ime e zakonshme ishte JO, sepse nuk doja të merresha me thashetheme", thotë ai.

jeri

Por në anën tjetër, nga kjo dietë alkoolike dizajneri nga Nju Jorku kishte edhe përfitime të mëdha, sidomos në anën materiale. Ai thotë se ka kursyer rreth 1 mijë dollar në muaj, ka bërë gjumë më të mirë dhe ka ndjerë më pak stres.

Përderisa ai ruajti buxhetin e tij nga harxhimet, Schneider thotë se edhe gjumi i tij u përmiërësua, pasi mënjanojë edhe birrën.

"Të mos pija alkool, ndihmoj edhe në kualitetin e jetës sime, në mënyrë drastike", tregon Schneider.

Derisa me ndalimin e konsumimit të kafesë, ai thotë se e bëri atë të ndjehet më i relaksuar se sa më parë. /Insajderi.com

The post Çfarë ndodhi pasi një person hoqi dorë nga alkooli dhe kafeja për dy vjet appeared first on INSAJDERI.

Skulptori boshnjak gdhend në laps dhimbjen e Ajlanit të vogël

Posted: 03 Jan 2017 05:55 AM PST

Skulptori Jasenko Xhorxheviç nga qyteti i Tuzllës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) i cili njihet për figurat që i përpunon në laps, ka gravuar në laps kufomën e Ajlan Kurdit, fëmija që u shfaq në breg të detit, në mënyrë që të tërheq vëmendjen drejt dramave njerëzore në rajone të ndryshme të botës, me theks të veçantë në Siri.

Xhorxheviç, i cili bën mikro punime përmes formave dhe figurave duke e gdhendur lapsin, artin e skulpturave me laps që e ka filluar para gjashtë viteve e përdorur edhe për vetëdijesim shoqëror.

Në mënyrë që të mos përjetohet edhe njëherë pamja e dhimbshme e Ajlanit të vogël të cilin valët e detit e sollën në brigje si rezultat i përmbytjes së varkës në të cilën kishte hipur së bashku me të ëmën dhe vëllanë për të ikur nga lufta në Siri, figura e tij qëndron e përfaqur në majën e lapsit.

Duke treguar se është pikëlluar dhe prekur shumë kur e ka parë gjendjen e Ajlanit të pajetë në bregdet, Xhorxheviq tha se ai fëmijë ishte i pafajshëm.

thumbs_b_c_1f8cc7266013e966f45a7c97d30cbb89

"Ai ishte vetëm një fëmijë dhe nuk ishte shkaktar i luftës. Ky punim mbase nuk i ndihmon atij fare, por të paktën mund t'u tregojë të tjerëve se sa e keqe është lufta”, ka thënë skulptori Jasenko Xhorxheviç për agjencinë turke të lajmeve Anadolu

Ai vuri në pah se përmes veprës së punuar dëshiron të tërheq vëmendje, jo vetëm drejt së keqes së luftës në Siri, por edhe luftërave dhe dhimbjeve edhe në Afganistan, Irak dhe shtetet e tjera. Sipas tij, përmes artit është e mundur të ndryshohen gjërat.

Duke rrëfyer se e ka përjetuar luftën në Bosnjë e Hercegovinë si një fëmijë dhe e ka parë anën e vështirë të luftës, Xhorxheviç tha se vepra që ka bërë për Ajlan Kurdin është shfaqur në një organizatë për të drejtat e njeriut që zhvillon veprimtari në Norvegji.

"Në laps bëj çdo figurë që mund të bëhet", ka thënë ai.

Për Xhorxheviçin, i cili kohën më të madhe ia kushton artit të tij, kjo punë është e mundimshme, por edhe gjithaq zbavitëse. Ai rrëfen se puna e tij është shumë sensitive për shkak se punon në laps. Sipas tij, gjatë përpunimit të ndonjë simboli apo figure me laps, rëndësi të madhe ka gjendja shpirtërore e qetë.

Ai thotë se i duhen dhjetë orë pa ndërprerje për ta përvijuar një figurë.

"Fillimisht nxjerr figurën kryesore. Më pastaj punoj për dy ditë të tjera për detajet. Para meje mbaj një fotografi të madhe të figurës që nis ta përpunoj, pra, punoj duke shikuar atë", thotë skulptori nga Tuzlla.

Siç tha Xhorxheviç, mbi laps mund të bëjë çdo figurë që mund të bëhet, ndërsa deri më tani ka arritur të realizojë mbi 200 vepra artistike, duke treguar se madje ka përpunuar edhe veprat e artistëve me famë botërore, siç është Mikelanxhelo.

Në vijim ai tha se është duke punuar mbi një projekt të ri.

"Aktualisht jam duke punuar në lidhje me periudhën e Mbretërisë së Bosnjës. Ekzistojnë shumë libra historike në lidhje me atë periudhë, por nuk ekziston asnjë vepër arti në lidhje me jetesën dhe simbolet. Jam duke menduar të përpunoj në lapsa 20 deri 30 punime të figurave dhe simboleve të periudhës në fjalë dhe t'i përmbledh të gjitha në një libër. Përmes këtyre veprave dua ta shfaq gjendjen e Bosnjës së atëhershme”, tha skulptori Xhorxheviç.

The post Skulptori boshnjak gdhend në laps dhimbjen e Ajlanit të vogël appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :