Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

INSAJDERI: “Prokuroria shqyrton mundësinë e ankesës ndaj vendimit për Enver Hasanin” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Prokuroria shqyrton mundësinë e ankesës ndaj vendimit për Enver Hasanin” plus 19 more


Prokuroria shqyrton mundësinë e ankesës ndaj vendimit për Enver Hasanin

Posted: 11 Jan 2017 10:08 AM PST

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, mund të përballet sërish me drejtësinë lidhur me akuzat për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumentit zyrtar. Kjo pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka përjashtuar mundësinë që të ankohet ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, që para disa ditëve ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij.

Liridona Kozmaqi-Hajdaraj, zëdhënëse e Prokurorisë, i ka thënë Insajderit se prokuroria ka pranuar aktvendimin rreth Hasanit, dhe se është duke vlerësuar hapat e mëtutjeshëm, duke lënë të hapur mundësinë e ankesës.

Hasani akuzohej se në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese kishte shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme pozitën zyrtare kur kishte vendosur për të nxjerrë një aktvendim për papranueshmëri lidhur me një kërkesë të ish-presidentes Atifete Jahjaga, që kishte të bënte me emërimet e gjyqtarëve ndërkombëtar në Kushtetuese.

Ai dyshohej se kishte shënuar të dhëna të rreme në një aktvendim për papranueshmërinë e asaj lëndë, duke e shënuar në faqen e parë të këtij aktvendimi edhe emrin e gjyqtarit Robert Carolan si pjesëmarrës në trajtimin e kësaj çështje kushtetuese. Por, Carolan nuk kishte marrë pjesë në trajtimin e kësaj çështje.

Si pasojë gjyqtarët kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme mandatet shtesë si gjyqtarë ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Një nga arsyet e heqjes së aktakuzës ndaj tij është imuniteti funksional, që sipas palës mbrojtëse i ka takuar Hasanit si kryetar i gjykatës.

Por, Prokuroria Speciale, që kishte ngritur aktakuzën ndaj Hasanit në fillim të vitit 2016, i kishte propozuar Gjykatës së Apelit ta anulojë aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë si dhe të konstatojë se në rastin konkret i pandehuri Enver Hasani nuk gëzon imunitet funksional.

Sipas vlerësimit të Prokurorisë Speciale, veprimet për të cilat akuzohet Hasani nuk i ka ndërmarrë brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, për të cilat gëzon imunitet funksional.

Për më tepër, imuniteti funksional i zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës është interpretuar nga Gjykata Kushtetuese, institucion ky që është drejtuar nga vetë Hasani.

Me aktgjykimin KO98/11 të datës 20 shtator 2011, është theksuar se imuniteti funksional ka të bëjë me ushtrimin e autorizimeve ligjore e jo edhe me keqpërdorimin e këtyre autorizimeve apo shkeljen e ligjit, siç është rasti konkret për të cilin është ngritur aktakuza ndaj të Hasanit./Insajderi.com

The post Prokuroria shqyrton mundësinë e ankesës ndaj vendimit për Enver Hasanin appeared first on INSAJDERI.

Facebook dëshiron përfitim financiar edhe përmes videove

Posted: 11 Jan 2017 09:43 AM PST

Facebook kërkon të bëjë para edhe me videot. Sipas ReCode rrjeti social po punon mbi futjen e reklamave në mes të videove që shihen në platformë, që do të shpërnndahen nga editorët.

Ndryshe nga YouTube, që tregon reklamat në fillim të videos, Facebook ka si qëllim të shfaqë spotin, i gjatë 15 sekonda maksimumi, të paktën 20 sekonda pasi ka nisur video. Kjo do të bëhet në videot e gjata, minimumi 1 minutë e gjysëm.

Në këtë mënyrë përdoruesit që e ndërpresin shikimin në sekondat e para nuk do e shohin reklamën. Ndërkohë që njësoj si YouTube kompania do ti japë 55% të të ardhurave të reklamave editorëve.

Kjo lëvizje e Facebook ka si qëllim të monetizojë videot e rrjetit social, që shihen për një total prej 100 milionë orësh në ditë nga përdoruesit, siç bëri të ditur vetë kompania në fillim të 2016-tës.

The post Facebook dëshiron përfitim financiar edhe përmes videove appeared first on INSAJDERI.

Trump mohon se Rusia ka materiale komprometuese ndaj tij

Posted: 11 Jan 2017 09:33 AM PST

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbajtur konferencën e parë për shtyp që prej korrikut, ku ka mohuar lidhjet e përfolura mes tij dhe Rusisë, si dhe ekzistencën e një materiali kompromentues ndaj tij nga shërbimet sekrete ruse.

"Kur largohem nga vendi unë jam shumë i kujdesshëm. Jam i rrethuar nga truproja dhe njerëz, të cilëve u them: 'kini shumë kujdes se në hotelet tuaja mund të keni kamera'. Nuk i referohem këtu vetëm Rusisë, por ua them gjithmonë se në dhomat e hotelit kanë kamera të vogla të vështira për t’u gjetur. Unë isha në Rusi dhe u thash shumë njerëzve, kujdes se do të shihni veten tuaj në televizor", ka thënë Trump.

Duke u shprehur skeptik për ekzistencën e një materiali të tillë filmik, presidenti ka mohuar edhe lidhjet e përfolura mes tij dhe qeverisë ruse.

"Unë nuk kam marrëveshje me Rusinë dhe as hua. Mund të bëjmë marrëveshje me Rusinë, por aktualisht s'kam asnjë hua dhe asnjë kontratë", ka thënë Trump, që për të përforcuar tezën e tij ka treguar edhe një shembull.

"Në fundjavë mu ofruan 2 miliardë dollarë për të bërë një marrëveshje në Dubai, por e refuzova. E refuzova sepse nuk doja të përfitoja nga pozita ime si president. Do të ishte konflikt interesi", ka vijuar Trump, duke shtuar se prioritet i tij si president do të jetë Amerika dhe jo bizneset., njofton tch.

"Unë jam në gjendje të menaxhoj bizneset e mia dhe qeverisjen në të njëjtën kohë, por nuk dua ta bëj. Bizneset e mia do të menaxhohen nga fëmijët e mi, Don dhe Erik, të cilët do të jenë në lartësinë e duhur", ka shtuar Trump.

The post Trump mohon se Rusia ka materiale komprometuese ndaj tij appeared first on INSAJDERI.

Kombëtarja e femrave mposhtet minimalisht nga 19-vjeçaret italiane

Posted: 11 Jan 2017 09:09 AM PST

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave e nisi me humbje vitin 2017. Pavarësisht motit të ftohtë, vajzat kuqezi zbritën në  "Elbasan Arena", për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Italinë U19, një sfidë kjo që u mbyll me humbjen minimale 0-1.

Fati i ndeshjes u vendos që në pjesën e parë të saj kur në minutën e pestë, Alice Regazzoli ndëshkoi skuadrën tonë përfaqësuese duke i dhënë avantazhin 19-vjeçareve italiane.

Kombëtarja shqiptare i pati mundësitë për të barazuar shifrat e takimit, por nuk arriti dot t'i shfrytëzojë ato. Fundi i 90 minutave la në fuqi shifrat 1-0 për skuadrën përfaqësuese italiane.
 

The post Kombëtarja e femrave mposhtet minimalisht nga 19-vjeçaret italiane appeared first on INSAJDERI.

Qytetarët vazhdojnë të ndihmojnë skamnorët

Posted: 11 Jan 2017 08:47 AM PST

Ditë më parë në Prishtinë ka filluar një nismë nga qytetarët për të ndihmuar skamnorët më ushqime dhe veshmbathje.

Aksioni ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme ku qytetarë të shumtë kanë kontribuar me gjëra ushqimore dhe veshmbathje.

Vesa Gashi njëra nga organizatoret e këtij aksioni ka thënë se me ndihmën e punëtorëve të qendrës sociale të Komunës së Prishtinës kanë bërë shpërndarjen e ndihmave tek familjet të cilët jetojnë me asistencë sociale.

ndihma

"Punëtoret social te komunës po na ndihmojnë ne përzgjedhje me i identifikua familjaret meqenëse nuk po i gjejmë adresat, por edhe qytetaret po na shkruajnë dhe po na ndihmojnë" ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se aksioni nuk do të ndërpritet për deri sa qytetarët janë të interesuar për të dhuruar ndihma për familjet në nevojë, ndërsa ajo ka kërkuar edhe ndihmën e vullnetarëve për të ndihmuar ata në shpërndarjen e ndihmave të grumbulluara. /Insajderi.com

The post Qytetarët vazhdojnë të ndihmojnë skamnorët appeared first on INSAJDERI.

Protestave në gjashtë qytete të Kosovës i bashkëngjitet vetëm një kryetar komune

Posted: 11 Jan 2017 08:41 AM PST

Me moton "Kundër fyerjes dhe padrejtësisë" qytetar të shumtë në gjashtë qytete të ndryshme të Kosovës kanë protestuar sot duke kërkuar lirimin e ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është arrestuar me 4 janar në Francë me fletë arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2014.

Qytetarët e shumtë kanë mbushur qytetet e Pejës, Gjakovës, Ferizajt, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Tiranë dhe Shkup. Kurse javën e kaluar një e tillë është organizuar në Prishtinë menjëherë pas arrestimit të Haradinajt.

Këto protesta vijnë një ditë pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të miratojë një rezolutë pas 10 orë diskutimesh.

Protestave nëpër qytetet e ndryshme të vendit u janë bashkuar edhe deputetë të partisë së Haradinajt, por aty kanë munguar kryetarët e komunave.

tirane

I vetmi kryetar komune që i është bashkangjitur protestës është ai i Mitrovicës, që vjen nga radhët e AKR-së, partisë së Behxhet Pacollit.

I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e cilësoi si të padrejtë mbajtjen e Haradinajt në paraburgim duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij, pa asnjë kusht.

Kërkesa të njëjta patën edhe protestuesit në Gjilan. Por në protestë nuk doli kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ani pse nëpërmjet Facebook-ut e mbështeti protestën.

Në vend të tij, në protestë doli nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu,njëherësh  kryetar i AAK-së në Gjilan i cili potencoj se "janë mbledhur jo për ndonjë kauzë politike por për kauzë kombëtare".

E nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, arrestimin e liderit të partisë së tij e konsideroj si mesazh që institucionet e Kosovës të veprojnë si shtet.

Në protestën e mbajtur në Prizren, mungoi kryetari i kësaj komune, Ramadan Muja nga PDK-ja ani pse janë në koalicion lokal me partinë e Haradinajt.

prizren

Edhe në Gjakovë mungoi kryetarja e kësaj komune Mimoza Kusari-Lila e cila me AKR-në ia kishte marrë pushtetin  AAK-së në këtë komunë. Madje në korrik të vitit të kaluar, duke folur në emisionin "Personale" në TV Dukagjini, Kusari-Lila e kishte quajtur Haradinajn një lider që nuk ka vizion për të ardhmen që i duhet Kosovës.

Në protestë nuk doli as Muharrem Sfarqa, kryetar i Ferizajt, ani pse ai kishte hequr dorë nga pjesëmarrja në konferencën rajonale të World Bank – Austria Urban Partnership Program, me titull "Qytetet me integritet", e cila do të mbahet në Beograd më 30 dhe 31 të këtij muaji, për shkak të ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë.

Ndërsa Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, i cili në nëntor të vitit 2015 e kishte akuzuar Haradinajn se bashkë me njerëzit e tij është duke bërë para nga benzina dhe lojërat e fatit. Deklarimet e Muhaxherrit ishin publikuar në gazetën e përditshme austriake, "Der Standard".

mulaj

Pak ditë pas kësaj interviste, Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes mbrojtësit të tij Arianit Koci e ka dorëzuar sot në gjykatë padinë kundër kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, padi kjo kundër shpifjes dhe fyerjes.

Beteja mes Muhaxherit dhe Haradinajt ende nuk ka filluar në gjykatë, por Haradinaj duhet ta përfundoj një betejë tjetër para se të nisë betejën me Muhaxherrin.

E vendimi për Haradinajn në Francë pritet të merret nesër.

Një gjykatë në Paris do të shqyrtojë kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin apo jo në Serbi të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj./Insajderi.com

The post Protestave në gjashtë qytete të Kosovës i bashkëngjitet vetëm një kryetar komune appeared first on INSAJDERI.

JLo “i dhuron” kushërirës Ronaldon

Posted: 11 Jan 2017 08:33 AM PST

Jo gjithë dhuratat mund të bëhen për ditëlindjen e një miku a ta afërmi, por po të jesh Jennifer Lopez, ato realizohen pa asnjë pengesë.

Këngëtarja ndodhej në Portugali me kushërirën e saj, Tina Rios. Kjo e fundit festonte ditëlindjen e saj dhe JLo, duke e ditur që ajo është një fanse e çmendur e Cristiano Ronaldos, i dhuron për ditëlindje një përqafim nga asi portugez.

E gjithë dhurata e ndodhur në një lokal nate në Portugali është filmuar dhe më pas shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe faqe të ndryshme interneti.

JLo “i dhuron” kushërirës Ronaldon

The post JLo “i dhuron” kushërirës Ronaldon appeared first on INSAJDERI.

Vdes një person në Pallatin e Drejtësisë

Posted: 11 Jan 2017 08:13 AM PST

Ka vdekur dje një person në Pallatin e Drejtësisë. Ai ishte rreth 50-vjeçar. Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

"Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar konfirmojmë se dje në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni për çështje Civile ka ndërruar jetë një person me inicialet F.Sh., rreth moshës 50 vjeçare i cili ka qenë palë në procedurë në një çështje civile", ka thënë zëdhënësja Gashi.

Ajo ka thënë se, sipas dëshmitarëve, ai për një moment nuk është ndjerë mirë dhe është alivanosur.

"Gjykata Themelore menjëherë ka njoftuar ndihmën e shpejtë e cila pavarësisht përpjekjeve nuk ka arritur ta rikthejë në jetë të ndjerin", ka shtuar ajo.

Lidhur me rastin, Gashi ka thënë se është njoftuar edhe Policia e Kosovës./Insajderi.com

The post Vdes një person në Pallatin e Drejtësisë appeared first on INSAJDERI.

Opozita në Turqi i druhet “diktaturës”

Posted: 11 Jan 2017 08:07 AM PST

AKP, partia në pushtet me nxitjen e presidentit Erdogan do të aplikojë një sistem presidencial. Kreu i shtetit do të ishte njëkohësisht edhe kryeministër. Opozita i kundërvihet këtyre planeve.

Kemal Kilicdaroglu e shpreh hapur indinjatën. Për kryetarin e partisë më të madhe opozitare në Turqi, CHP, aplikimi i sistemit presidencial do të thotë vendosja e një “diktature”. Një gjë duket e qartë: shndërrimi i Turqisë nga një demokraci parlamentare në një sistem presidencial nën Rexhep Taip Erdiganin do ta bënte edhe më të fortë njeriun në krye të shtetit.

Që pas tentativës për puç korrikun e vitit të kaluar në Turqi është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme dhe presidenti mund të qeverisë per dekret. Ndërkohë parlamenti duhet që t’i miratojë këto dekrete, por me sistemin presidencial që synohet kontrolli parlamentar do të shfuqizohet, shkruan DW.

Kësaj i shtohet edhe fakti, që kreu i shtetit do të ishte njëkohësisht edhe kryeministër. Në këtë pozicion Erdogani do të ishte përgjegjës edhe për emërimin dhe shkarkimin e të gjithë zëvendësave të tij dhe të ministrave dhe nuk do të përfaqësohej më nga kryetari i parlamentit, por nga zëvendëspresidenti. Numrin e zëvendëspresidentëve ai mund ta përcaktojë vet.

Mbështetje e madhe nga AKP-ja

Edhe pavarësia formale e presidentit, deri tani komponente e sistemit politik të vendit, do të shfuqizohej. Presidenti Erdogan formalisht nuk është anëtar i AKP-së, megjithatë ai nuk e fsheh mbështetjen e tij për këtë parti.

Mbështetja për reformën brenda AKP-së është e madhe. Mehmet Simsek nuk trembet aspak prej përqendrimit të pushtetit në duart e një personi. Përkundrazi, politikani i AKP-së, është zëvendëspresident i Turqisë, ai sheh vetëm avantazh nga aplikimi i një sistemi presidencial: “Nga njëra anë do të forcohej ekzekutivi, sepse presidenti mund ta  drejtojë vendin për pesë vjet rresht në mënyrë krejt të pavarur nga përçarjet parlamentare, nga ana tjetër mund të shmanget pragu i përfaqësimit parlamentar prej 10% të votave dhe në këtë mënyrë arrihet një përfaqësim më i drejtë i grupeve të popullsisë.”

Pengesat për reformën janë të larta

Megjithatë nuk mjafton vetëm entuziazmi në radhët e AKP-së për reformën. Partia nuk ka mjaftueshëm mandate për ta kaluar me forcat e veta reformën në parlament. Si partia pro-kurde HDP, ashtu edhe partia qemaliste CHP, nuk ndajnë të njëjtin entuziazëm si Simsek, ato janë kategoriksiht kundër aplikimit të sistemit presidencial.

Eksperti për Turqinë Christoph Ramm nga Universiteti i Bernës është skeptik: për miratimin e reformës AKP-ja ka nevojë “për të paktën një aleancë jo zyrtare me partinë e djathtë nacionaliste MHP. Të dyja partitë janë për një kurs izolacionist dhe nacionalist të djathtë. Pas kuintave ndërkohë po negociohet. Aplikimi i dënimit me vdekje është një ndër temat, që do të vihen në kandar.”

Shumicën e nevojshme prej dy të tretash AKP-ja mund ta arrijë edhe me këtë konstelacion. Megjithatë AKP-ja me votat e MHP-së mund të organizojë një referendum dhe ta kalojë reformën me votim popullor. Kemal Kilicdaroglu, kryetari i partisë në opozitë CHP, është skeptik ndaj zhvillimeve në javët e ardhëshme. Sipas tij edhe paraqitja e propozimeve nuk është gjë tjetër veçse fillimi i fundit “të traditës parlamentare 140 vjeçare” në Turqi.(DW)

The post Opozita në Turqi i druhet “diktaturës” appeared first on INSAJDERI.

Ndalohet i dyshuari i katërt për vjedhjen në shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi

Posted: 11 Jan 2017 07:31 AM PST

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka thënë Gazetës Insajderi se sot është ndaluar edhe personi i katërt që dyshohet për vjedhjen në shtëpinë e tij më 24 nëntor të vitit të kaluar.

"Sot është ndaluar edhe personi i katërt i dyshuar për vjedhjen në shtëpinë time", ka konfirmuar Lumezi.

Shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit ishte thyer më 24 nëntor, më ç' rast ishte vjedhur vetëm një telefon.

Lidhur me këtë rast u patën suspenduar dy zyrtarë policorë./Insajderi.com

The post Ndalohet i dyshuari i katërt për vjedhjen në shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi appeared first on INSAJDERI.

Arsenalit i duhen 100 milionë euro për Belottin

Posted: 11 Jan 2017 07:21 AM PST

 

Torino nuk do ta lirojë Andrea Belottin pa i parë në arkën e saj 100 milionë euro.

Sulmuesi 23-vjeçar ka realizuar 17 gola në 21 ndeshje për klubin dhe përfaqësuesen gjatë këtij sezoni.

Skuadra e Arsenalit është e gatshme të paguajë 65 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës. Agjenti italianit ka refuzuar të komentojë lidhur me transferimin e mundshëm në Londër.

"Shumë klube janë të interesuara", ka thënë Sergio Lancini për Goal.com duke shtuar "65 milionë euro nuk janë të mjaftueshme. Klauzolën e ka 100 milionë euro. Kaq mund të them për momentin".

Arsenali ka probleme me lëndimet e sulmuesve, Arsen Wenger nuk mund të llogarisë në Theo Walcott që mbetet i lënduar, dhe Danny Welbeck i cili posa është rikthyer nga lëndimi.

The post Arsenalit i duhen 100 milionë euro për Belottin appeared first on INSAJDERI.

“Spotify” i ofron punë Barack Obamës

Posted: 11 Jan 2017 07:11 AM PST

Shërbimi i transmetimit muzikor "Spotify", i ka ofruar punë presidentit në largim Barack Obama.

Ajo ka postuar në seksionin e vendeve të lira të punës një post të quajtur "President i Playlists".

Në kërkesat e kësaj pozite thuhet se aplikantët duhet të kenë minimumi 8 vjet eksperiencë në drejtimin e një shteti të rëndësishëm. Gjithashtu kërkohet një sjellje e ngrohtë dhe miqësore, si dhe të ketë fituar çmim Nobel.

Kreu i Spotify, Daniel Ek i ka shkruar presidentit në Twitter, "Dëgjova që je i interesuar për një rol në Spotify. E keni parë këtë?

Presidenti Barack Obama ka bërë shaka më herët kur është shprehur se shpreson për një punë në "Spotify", pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë. /Insajderi.com

The post "Spotify" i ofron punë Barack Obamës appeared first on INSAJDERI.

TELEKOMI I KOSOVËS ANGAZHON ISH-AVOKATËT E BLERIM DEVOLLIT PËR T’U ANKUAR KUNDËR TIJ

Posted: 11 Jan 2017 07:04 AM PST

Telekomi i Kosovës ka angazhuar kompaninë "Patton Boggs", pjesë e së cilës është ish-diplomati Frank Wisner për t'iu kundërvënë vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, i cili është në favor të kompanisë "Devolli Group".

Ndërmarrja publike, Telekomi i Kosovës ka vendosur të ankohet ndaj këtij vendimi pasi që këmbëngul se nuk kishte pasur shkelje të kontratës me operatorin Z-Mobile.

Kompania "Patton Boggs" do të bëjë përgatitjen e ankesës ndaj vendimit, nëpërmjet së cilës synohet të parandalohet ndëshkimi prej 30 milionësh eurosh i Telekomit të Kosovës.

Bazuar në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kompania amerikane do të paguhet në vlerë prej 159 mijë eurosh për kryerjen e këtij shërbimi.

KRPP ka publikuar sot njoftimin për tenderin e emërtuar "Shërbime Legale në Përgatitjen e Padisë në Gjykatën Kompetente të Britanisë së Madhe".

Kontrata parashihet të jetë në kohëzgjatje një vjeçare. Bazuar në njoftim, në garë ishte vetëm një konkurrent i përgjegjshëm, kompania amerikane "Patton Boggs".

E njëjta kompani para tri vjetësh kishte mbrojtur Blerim Devollin në rastin gjyqësor kundër tij, vëllait të tij Shkëlqimit, zyrtarit të kompanisë Ismet Bojkut, ish-drejtorit të PTK-së, Shyqyri Haxhës dhe kryetarit të bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalajt.

Kompania "Patton Boggs", më 13 korrik të vitit 2013, kishte njoftuar se po mbronte vëllezërit Devollit ndaj të cilëve ishte ngritur aktakuzë nga një prokuror i EULEX-it për dëmtim të PTK-së, në rastin e nënshkrimit të kontratës për operimin e Z-Mobile.

Përveç ofrimit të shërbimeve legale për Blerim Devollin, kompania "Patton Boggs", ka lidhur një sërë kontratash me Qeverinë e Kosovës. Deri më tash ka lidhur dy kontrata për ofrimin e shërbimeve të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në interes të Qeverisë e Kosovës. Kontratat kanë për qëllim afirmimin politik të Kosovës në SHBA si dhe nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës e ka angazhuar këtë kompani për të ofruar shërbime legale në Gjykatën e Arbitrazhit në Washington. Në këtë gjykatë Kosova është paditur nga kompania gjermane "Axos", e cila kërkon qindra miliona euro dëmshpërblim për shkak të pezullimit të procesit të privatizimit të PTK-së.

Arsim Bilalli zëdhënës i Telekomit të Kosovës në një përgjigje për Insajderin tha se kjo kontratë i referohet angazhimit të një ekspertize eksterne ligjore, " e cila do të mbrojë pozicionet e korporatës sonë në Gjykatën kompetente në Londër, kundër vendimit final të Arbitrazhit Ndërkombëtar, sipas rregullave ICC".

"Kjo strategji e jona është rrjedhojë e një vlerësimi intern se vendimi i Arbirtrazhit Ndërkombëtar, përmban një mori shkeljesh formale/ligjore dhe në të njëjtën kohë shpreh konstatim të gabuar të gjendjes materiale të rastit në fjalë", tha Bilalli. /Insajderi.com

Lidhjet e Thaçit dhe PDK-së me milionat PTK-së

TELEKOMI I KOSOVËS ANGAZHON ISH-AVOKATËT E BLERIM DEVOLLIT PËR T'U ANKUAR KUNDËR TIJ

The post TELEKOMI I KOSOVËS ANGAZHON ISH-AVOKATËT E BLERIM DEVOLLIT PËR T'U ANKUAR KUNDËR TIJ appeared first on INSAJDERI.

Presidenti i Luganos fiton 500 mijë euro nga shitja e Sadikut

Posted: 11 Jan 2017 07:02 AM PST

Armando Sadiku ka nisur punën intensive te Lugano, ku sot i është caktuar fanella me numrin 10 për pjesën e dytë të sezonit që do të kalojë me këtë skuadër.

Futbollisti është i lumtur me zgjedhjen që ka bërë dhe po ashtu edhe presidenti i këtij klubi, Anxhelo Renxeti, i cili ka përsëritur se huazimi i tij ishte konkretizuar në mënyrën më të mirë të mundshme për të gjitha palët.

"Na nevojitej një sulmues i rëndësishëm. Përveç të tjerave, nga një shitje e mundshme e Sadikut në fund të sezonit duhet të përfitojmë edhe 25% të vlerës së kartonit të tij, ndaj i japim mundësinë të tregojë vlerat në Superligën zvicerane", shkruan Panoramasport.al.

"Ai kishte dëshirë të kthehej te Lugano pasi këtu ka edhe trajnerin e tij ideal. Trajneri e njeh shumë mirë, ndaj nëse më thotë se gjërat janë mirë, do të thotë se janë ashtu", u shpreh Renxeti.

Kartoni i Sadikut aktualisht vlerësohet 750 mijë euro nga portali i njohur "Transfermarkt".

"Te Lugano shpresojnë që kjo shifër të rritet sa më shumë gjatë 6 muajve të ardhshëm ku Sadiku të veshë fanellën e skuadrës".

"Në këtë mënyrë, duke besuar se ai do të shitet në ndonjë klub tjetër në verë, do të përfitojnë një tjetër shumë të ndjeshme, përveç shifrës prej 500 mijë eurosh që kaluan në arkat e këtij klubi kur ia shiti lojtarin shqiptar Zyrihut në janarin e vitit 2014", tha presidenti Renxeti.

sadiku-kontrata

The post Presidenti i Luganos fiton 500 mijë euro nga shitja e Sadikut appeared first on INSAJDERI.

Hoxha: Gjykatat themelore në funksion të ngritjes së imazhit të drejtësisë

Posted: 11 Jan 2017 06:32 AM PST

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot në takim kryetarët e gjykatave themelore të Republikës së Kosovës me të cilët bisedoi rreth sfidave dhe çështjeve nga veprimtaria e tyre, në funksion të ngritjes së performancës, kënaqshmërisë së qytetarëve dhe transparencës.

Në takim, ministrja Hoxha theksoi se përkushtimi i gjithanshëm i Ministrisë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe mbështetjen e pakursyer për ngritjen e cilësisë së gjyqësorit është një nga prioritetet e saj. Ajo theksoi se gjykatat themelore janë ato të parat që ballafaqohen me çështjet e qytetarëve.

"Çdo përparim në këtë nivel, pasqyrojnë edhe performancën e përgjithshme të këtij dikasteri jetik në ecjen euro-integruese të vendit tonë", tha ministrja Hoxha.

Ajo tha se mirëpret edhe kontributin e gjithanshëm të këtij niveli të gjyqësorit, jo vetëm në rishikimin gjithëpërfshirës legjislativ, por edhe kontributin dhe pjesëmarrjen në proceset e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

"Me rishikim funksional, mirëpres kontributin tuaj, duke vënë në pah çështjet jetike të këtij niveli të gjyqësorit, duke e bërë më efikas, më  transparent dhe që fuqishëm i kontribuon sundimit të ligjit. Në veçanti, rrol të rëndësishëm do të ketë bashkëpunimi juridik ndërkombëtar, në funksion të interesit të qytetarëve dhe sistemit juridik të Republikës së Kosovës", theksoi ministrja Hoxha.

Kryetarët e gjykatave themelore, theksuan se mirëpresin gatishmërinë e ministres, përkrahjen e pa rezervë të saj dhe diskutuan për nevojën e heqjes së barrierave formale juridike që pengojnë ngritjen e efikasitetit të gjykatave themelore, dhe përmirësimin e imazhit të institucioneve thelbësore të shtetit ligjor./Insajderi.com

The post Hoxha: Gjykatat themelore në funksion të ngritjes së imazhit të drejtësisë appeared first on INSAJDERI.

Tahiri informon Bashkimin Evropian për shpërthimin e bombave në veri

Posted: 11 Jan 2017 06:22 AM PST

Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se pas sulmit të mbrëmshëm me bombë ndaj institucioneve qeveritare në veri të Mitrovicës, menjëherë e ka njoftuar Bashkimin Evropian.

Ajo ka thënë se, siç duket, Serbia është duke u tërhequr nga dialogu dhe po i kthehet mendësisë së vjetër.

Letra e ministres Tahiri drejtuar BE-së:

Sonte pati një tjetër sulm me bombë kundër ndërtesës së Qeverisë në Mitrovicën veriore, ku ish-anëtarët e "mbrojtjes civile" janë të punësuar si shërbyes civil, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për shpërbërjen e "mbrojtjes civile" të datës 26 mars 2015 të nënshkruar nga të gjitha palët.

Unë rregullisht ju kam informuar juve, BE-në, për një seri zhvillimesh negative në javët e fundit, të cilat kanë për qëllim provokimin e ndonjë destabilizimi të situatës në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Për mendimin tim, duket se Serbia është duke u tërhequr nga dialogu dhe po i kthehet mendësisë së vjetër, ngase po shkon kundër marrëveshjeve që vet i ka nënshkruar, madje me bomba, mure, arrestime arbitrare kundër qytetarëve të Kosovës, etj.

Duke qenë se jemi duke u përgatitur  për ecjen tutje në zbatimin e marrëveshjes së Drejtësisë, po pyetem a thua se çfarë mjete do të përdoren kundër saj?

Kërkoj nga BE-ja që të shikojë këtë gjendje me seriozitet dhe të ndërhyjë tek pala serbe që të qëndroj në linjë me frymën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përndryshe,  pasojat do të jenë të paparashikueshme.

Së fundi, madje edhe diskursi politik i Serbisë ka eskaluar nga niveli më i lartë, ndërkohë që Milorad Dodik është bërë një zëdhënës për skenarët e ndryshimit të kufijve.

Duke e pasur parasysh përkushtimin e BE-së jo vetëm për t'i stabilizuar rezultatet e arritura në dialog, por edhe për t'i përparuar ato më tutje për hir të paqes dhe marrëdhënieve

ndër fqinjësorë në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, unë besoj se ju jeni duke punuar për përmirësime.

Jam në pritje të përgjigjes nga ju sa më shpejt që është e mundur.

 Pas dërgimit të kësaj letre tek BE-ja, menjëherë mbrëmë pas sulmit me bombë ndaj zyrave të Qeverisë në veri, ministrja Edita Tahiri, deklaroi se përgjigja e BE-së ka qenë e menjëhershme dhe në të cilën ata kanë theksuar se BE-ja është e përqendruar seriozisht në këtë çështje dhe se zhvillimet negative duhet të ndalen./Insajderi.com

The post Tahiri informon Bashkimin Evropian për shpërthimin e bombave në veri appeared first on INSAJDERI.

Ford nis vitin me më pak fitime se në vitin 2016

Posted: 11 Jan 2017 05:54 AM PST

Ford Motor të martën ka konfirmuar se pritet të ketë më pak fitime në vitin 2015 se sa vitin e kaluar, por rivali i tyre General Motors në të njëjtën ditë, ka dhënë një parashikim shumë më optimist duke tejkaluar pritjet e Wall Street.

Ford, prodhuesi i dyti më i madh i makinave në SHBA, pohoi se gjatë vitit të kaluar ka arkëtuar  rreth 10,2 miliardë dollarë në fitim para dhënies së tatimit të rregullt  në vitin 2016, të dhëna të ngjashme me një parashikim të dhënë më parë, raporton CNBC.

Sipas Ford  fitimi do të përmirësohet në vitin 2018, por në vitin 2017 kompania do të jetë nën presion, pasi që ajo do të rrit shpenzimet në “mundësitë e reja”, duke përfshirë makinat  vetë-drejtuese dhe një rritje në shpenzimet e tjera. /Insajderi.com

The post Ford nis vitin me më pak fitime se në vitin 2016 appeared first on INSAJDERI.

Gjermania shënon rënie të azilkërkuesve pas mbylljes së kufijve

Posted: 11 Jan 2017 05:45 AM PST

Gjermania ka shënuar një rënie të numrit të azilkërkuesve të mbërritur në vend gjatë vitit 2016, me 280 mijë kërkesa të regjistruara, një rënie prej më shumë se 600 mijë të tillëve të regjistruar vitin paraardhës.

Ministri i Brendshëm gjerman tha se rënia i faturohet mbylljes gjatë vitit 2016 të rrugës ballkanike, por edhe marrëveshjes për emigrantët të arritur mes Bashkimit Europian dhe Turqisë. Fluksi rekord prej rreth 890 mijë refugjatësh azilkërkues në Gjermani u regjistrua pasi ata mundën të udhëtonin përmes Greqisë, e më pas vendeve ballkanike, për të mbërritur në Europën Qendrore.

Ata synonin mbi të gjitha Gjermaninë, pasi Kancelarja Angela Merkel urdhëroi një politikë të përkohshme të dyerve të hapura ndaj azilkërkuesve. Vendimi i saj për të pezulluar rregullat e BE-së, sipas të cilave azilkërkuesit duhej të regjistroheshin në vendin e parë të zonës Schengen, synonte që t'u vinte në ndihmë një numri gjithnjë e në rritje refugjatësh sirianë, që i largoheshin konfliktit të përgjakshëm në vendin e tyre, por një udhëtim të tillë e ndërmorën edhe një numër i madh njerëzish me kombësi të tjera.

Emigracioni u bë një prej çështjeve politike më të sulmuara në Gjermani përpara zgjedhjeve federale në vjeshtën e këtij viti. E teksa votuesit e ndëshkuan partinë CDU të Merkelit gjatë zgjedhjeve rajonale të vitit të kaluar, Merkel pranoi se kriza e emigrantëve duhej menaxhuar më mirë.

"Kjo tregon se, masat e ndërmarra nga qeveria federale dhe Bashkimi Europian janë duke funksionuar", tha ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere. "Ne kemi qenë të suksesshëm në menaxhimin dhe kontrollin e procesit të emigrimit".

Ai iu referua edhe marrëveshjes së BE-së me Turqinë për të ndalur fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve drejt Greqisë, sikurse edhe vendimeve të vendeve ballkanike për të mbyllur kufijtë e tyre që të çonin drejt Europës Perëndimore.

Faktikisht, numri i kërkesave për azil gjatë vitit 2016 ishte më i lartë sesa në 2015-n (me plot 745.545), por ministri gjerman i Brendshëm tha se shumica e tyre janë nga njerëz që kishin mbërritur në Gjermani një vit më herët.

The post Gjermania shënon rënie të azilkërkuesve pas mbylljes së kufijve appeared first on INSAJDERI.

Jep dorëheqje gjyqtari që dyshohet se u korruptua nga grupi i Azem Sylës

Posted: 11 Jan 2017 05:13 AM PST

Udhëheqësi i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Faik Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë si dhe ajo e gjyqtarit.

Këtë veprim thotë se e ka bërë për shkaqe shëndetësore.

Hoxha ka udhëhequr këtë departament prej vitit 2013. Më herët ai ka qenë prokuror në Prokurorinë Komunale të Prishtinës.

Hoxha përmendet në dosjen e Azem Sylës, si njëri prej zyrtarëve që ishin korruptuar nga grupi i tij për të mos i hetuar ata. Përmendet një ryshfet prej 20 mijë eurosh në dosjen e prokurorit të EULEX-it, Danillo Ceccarelli.

Grupi i dyshuar i Azem Sylës, dyshohet se kishte arritur që ndikimin e vet me anë të ryshfetit, kërcënimeve e frikësimit, ta shtrijë në Agjencinë Kosovarë të Privatizimit, në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në polici, dhe në Prokurori.

Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe përgjimeve telefonike, Hoxha e kishte mbyllur këtë rast duke mos e hetuar Nuhi Ukën, në këmbim të një ryshfeti prej 20 mijë eurosh.

Dyshimi ndaj gjyqtarit Faik Hoxha janë nxjerrë nga përgjimi i 29 janarit 2010 i bisedës mes Shpresim Ukës dhe Fahredin Gashit, ku përmendet rasti 'Vujoviq'.

Sipas prokurorit, në këtë bisedë Shpresim Uka e ka bërë të qartë se prokurori i rastit, Faik Hoxha, ka kërkuar një ryshfet prej 20 mijë eurosh.

Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje dje nga ky post – dy vjet parë se të dalë në pension të rregullt.

Dorëheqjen e ka konfirmuar vetë Hoxha për Insajderin.

"Arsyeja e dorëheqjes janë shkaqet shëndetësore…", ka thënë ai, duke shtuar se pretendimet e prokurorit nuk i ka marrë seriozisht ngaqë sipas tij nuk ka pasur lidhje me atë punë.

Ndërkohë, që dorëheqja e Faik Hoxhës është konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

"Ju njoftojmë se gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda z. Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje dje nga pozita e gjyqtarit për shkaqe shëndetësore", thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore dhënë për Insajderin.

Grupi i dyshuar i Azem Sylës kishte arritur që ndikimin e vet me anë të ryshfetit, kërcënimeve e frikësimit, ta shtrijë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në Prokurori dhe në Polici.

Në përgjimin që përmendet ryshfeti prej 20 mijë eurosh, bazohet dyshimi i Prokurorisë.

Shpresim Uka: Jo, po, po është ai prokuror. Ai njeri ka kërkuar 20 mijë.

Fahredin Gashi: Aha.

Shpresim Uka: Do të më tregojë kur përfundimisht, tash të shoh se çfarë më thotë ai./Insajderi.com

Ryshfeti për një vendim, nga 50 deri në 100 mijë euro

Jep dorëheqje gjyqtari që dyshohet se u korruptua nga grupi i Azem Sylës

The post Jep dorëheqje gjyqtari që dyshohet se u korruptua nga grupi i Azem Sylës appeared first on INSAJDERI.

Kthimi i padëshirueshëm nga Gjermania i futbollistit kosovar

Posted: 11 Jan 2017 05:11 AM PST

Kosovari Avdyl Haliti luan për klubin FC Kastrioti Stukenbrock, në Gjermani. Por ai gjatë kësaj jave do të depërtohet në Kosovë,  me dëshirën e tij. Pasi që ky shtet i refuzoi kërkesën por leje qëndrim më të gjatë, duke i kërkuar atij ta lë vendin vullnetarisht.

Pas shumë përpjekjeve të Halitit për të marrë një leje qëndrimi në Gjermani, shpresa e tij e vetme është futbolli, shkruan westfalen-blatt.de.

Ai luftoi gjatë për para se t`i vie kërkesa për depërtim.

“Së fundi, unë jam përpjekur për të zgjatur lejen e qëndrimit me ndihmën e avokatëve”, thotë Haliti.  "Por, nuk kishte asnjë mënyrë për t'ia dalë".

Haliti nuk sheh të ardhme në vendlindjen e tij në Kosovë, familja e tij jeton në qytetin e Ferizajt, aty ku Haliti jetonte para se të ikte për në Gjermani.

"Për mua, atje është një botë kolapsi, sepse jeta ime fillon aty nga e para dhe unë nuk e di se si do ia bëjë me këtë", thotë Haliti.

Për Halitin nuk është hera e parë që është depërtuar nga shteti i Gjermanisë për në Kosovë, ai kur ishte në moshën pesë vjeçare kishte shkuar në Gjermani, ndërsa në moshën 14 ishte kthyer.

Ai tani është 30 vjeç, ndërsa që nga mosha 21 vjeçare ai jeton në Gjermani dhe e quan atë si shtëpia e tij, ani pse i është dashur vullnetarisht për tu kthyer, për të parandaluar depërtimin e detyrueshëm.

Ai tashmë ka bërë kontakte me klubin e tij të vjetër, KF Ferizaj, i cili luan në ligën kryesore të Kosovës.

“Ata janë duke pritur për mua me mall”, thotë Haliti, i cili gjithashtu do të shikoj me mall nga Kosova në Gjermani.

“Ëndrra ime është që të mund të kthehem në Gjermani për të jetuar më gjatë”. /Insajderi.com

The post Kthimi i padëshirueshëm nga Gjermania i futbollistit kosovar appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :