Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Rriten fitimet e Samsungut, pavarësisht problemeve me Note 7” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Rriten fitimet e Samsungut, pavarësisht problemeve me Note 7” plus 19 more


Rriten fitimet e Samsungut, pavarësisht problemeve me Note 7

Posted: 06 Jan 2017 10:00 AM PST

Fitimet e Samsungut gjatë vitit të kaluar janë rritur me 50%, pavarësisht problemeve që kompania pati me flakët që pushtonin celularët "Galaxy Note 7", tërheqja nga tregu e të cilëve i kushtoi 3 miliardë dollarë.

Kompania ka njoftuar se fitimet në çerekun e fundit të vitit 2016 u rritën me 50%, niveli më i lartë në 3 vitet e fundit.

Sipas Samsungut, fitimet kanë qenë në vlerën e 7.8 miliardë dollarëve, kjo falë biznesit të gjysmëpërçuesve.

Ende është e paqartë se çfarë i bëri celularët "Galaxy Note 7" që të mbinxeheshin dhe të merrnin flakë.

The post Rriten fitimet e Samsungut, pavarësisht problemeve me Note 7 appeared first on INSAJDERI.

Komuna e Prishtinës shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Posted: 06 Jan 2017 09:55 AM PST

Komuna e Prishtinës ka vendosur që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës.

"Duke i pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës, temperaturat shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t’i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna ka njoftuar se do të angazhojë kompani shtesë për pastrimin e rrugëve.

"Të gjitha kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve, me të gjitha kapacitetet që kanë duhet të jenë në terren. Përveç 8 kompanive aktuale, do të angazhohet edhe një kompani shtesë, në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohet situata si në rrugët në qytet ashtu edhe në rrugët nëpër fshatra të Komunës së Prishtinës", thuhet në njoftim.

"Iu bëjmë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të mos ngasin automjetet e tyre pa pajisjet dimërore, si dhe të mos parkojnë makinat në vendet ku pengojnë kompanitë e pastrimit të kryejnë punët e tyre. Masat e tilla të ndërmarra janë për të shmangur bllokimet dhe aksidentet eventuale, megjithëse deri më tani të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme."

Bora e që ka rënë gjatë dy ditëve të fundit ka shkaktuar shumë vështirësi në komunikacionin rrugorë ndërsa, si pasoj e kësaj gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 127 aksidente.

Sipas policisë së Kosovës 27 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa të tjerat vetëm me dëme materiale./Insajderi.com

 

The post Komuna e Prishtinës shpallë gjendje të jashtëzakonshme appeared first on INSAJDERI.

INTERPOLI nuk po kërkon 157 ish-pjestarë të UÇK-së, por vetëm 20

Posted: 06 Jan 2017 09:34 AM PST

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa ka demantuar raportimet e medieve se “157 ish-pjesëtarë të UÇK-së po kërkohen nga INTERPOL-i”.

Mustafa ka thënë se INTERPOL, në bazë të urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia për ish-pjesëtarët e UÇK-së, është duke kërkuar vetëm 20 persona.

“Ne e dimë se Policia e Kosovës i ka kërkuar me 16 dhjetor të vitit të kaluar INTERPOL-it, që t’i largojë ish-pjestarët e UÇK-së nga kjo listë. Realisht ka rezultuar që prej atyre 157 që po flitet, vetëm 20 kanë mbetur në këtë listë”, ka thënë Mustafa për Insajderin.

Sipas Zëvendësministrit Mustafa, lista prej 157 ish-pjesëtarëve të UÇK-së ekziston vetëm në Serbi dhe urdhër-arresti aplikohet vetëm brenda territorit të këtij shteti.

“Në vitin 2003, Serbia e ka botuar Librin e Bardhë, në këtë libër ka paraqitur 157 ish-ushtarë të UÇK-së që kinse kanë kryer krime ndaj serbëve”, ka thënë Mustafa, raporton Insajderi.

Në listën prej 20 ish-pjesëtarëve të UÇK-së që INTERPOL është duke kërkuar, ndodhet edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u arrestua të mërkurën në Basel të Francës.

Haradinaj momentalisht ndodhet në mbajtje në Francë. /Insajderi.com

The post INTERPOLI nuk po kërkon 157 ish-pjestarë të UÇK-së, por vetëm 20 appeared first on INSAJDERI.

Tjetër masakër në burgjet e Brazilit, bandat vrasin 33 persona

Posted: 06 Jan 2017 09:29 AM PST

Pas revoltave në burgun e Manausit në Brazil, ku mbetën të vrarë më shumë se 60 persona, një tjetër masakër ka ndodhur në një burg në shtetin latin.

Të paktën 33 të burgosur kanë mbetur të vdekur pas shpërthimit të trazirave në një tjetër burg, ku anëtarët e dy bandave janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

Dhuna shpërthey në një burg në Roraima, ndërsa janë shpërndarë edhe pamje të tmerrshme nga brenda burgut.

Vetëm pak ditë më parë, në burgun e Manausit, rreth 60 persona mbetën të vrarë. Mes viktimave ishin edhe 6 të burgosur të cilëve iu pre koka e u hodhën nga dritaret.

The post Tjetër masakër në burgjet e Brazilit, bandat vrasin 33 persona appeared first on INSAJDERI.

Nasri rrezikon të pezullohet 4 vjet nga futbolli

Posted: 06 Jan 2017 09:23 AM PST

Mesfushori francez Samir Nasri rrezikon të pezullohet deri në 4 vjet nëse do të shpallet fajtor nga Agjencia Botërore Antidoping për thyerjen e rregullave mbi përdorimin e substancave të ndaluara.

Futbollisti në pronësi të Manchester City-t, por që është huazuar te Sevilla, po hetohet nga autoritetet sportive spanjolle pas një terapie kontroverse intravenoze në një klinikë amerikane.

Në dhjetor të 2016, Nasri udhëtoi në Los Anxheles për një kurë që do ta ndihmonte në përmirësimin e gjendjes fizike dhe çështja nisi të marrë përmasa të mëdha kur vetë klinika dha detaje të trajtimit të futbollistit.

"E ndihmuam Samir Nasri me një mbrojtje të re imunitare që lehtëson hidratimin dhe shëndetin e tij në sezonin shumë të ngarkuar me Sevilla-n".

Mjaftoi ky moment në rrjetet sociale të "Drip Doctors" që agjencitë antidoping të nisnin kontrollet nëse ishin shkelur rregullat apo jo. Në sajtin e klinikës thuhet se trajtimi përmes gjakut, ndihmon në sistemin imunitar me Vitamina C dhe B. Por rregullat e UADA nënvizojnë se për sportistët nuk lejohet trajtimi intravenoz, nëse kalon 50 mililitrat.

Në rastin e Samir Nasri, procedura kaloi 1 litër dhe kjo mund t'i sjellë një pezullim të gjatë futbollistit francez. Lojtari transalpin do të jetë i lirë të luajë në Champions muajin tjetër kur Sevilla të përballet me Leicester, por nëse antidopingu spanjoll e shpall fajtor, kjo do t'i kushtojë shumë.

The post Nasri rrezikon të pezullohet 4 vjet nga futbolli appeared first on INSAJDERI.

Rama akuzon BE-në se po favorizon Serbinë në rastin Haradinaj

Posted: 06 Jan 2017 08:58 AM PST

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Policia franceze të mërkurën në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Kryeministri Rama ka thënë se me arrestimin e Ramush Haradinajt, Bashkimi Evropian ka dëshmuar se po favorizon Serbinë, raporton Insajderi.

Ai ka thënë se BE-ja po toleron shtetin e Serbisë, sa i përket “ekseseve inerciale” të së shkuarës, ndërsa në anën tjetër Kosovës po i vihen kushte të veçanta për liberalizimin e vizave.

“Qasja e dyzuar e Bashkimit Europian ndaj Serbisë dhe Kosovës, ku të parës i tolerohen eksese inerciale të së shkuarës së vet, siç është, ndër të tjera, mbajtja në fuqi e urdhër-arresteve ndërkombëtare për "kriminelët" e UÇK-së, ndërsa të dytës i vihen kushte sui generis deri edhe për liberalizimin e vizave, po krijon një lëndim psikologjik që mund të ndikojë për keq, jo vetëm në perceptimin e popullit euro-optimist të Kosovës për raportin me Europën e Bashkuar, po edhe në tërësi tek shqiptarët si kontribues të padiskutueshëm në projektin e madh të paqes e të integrimit të plotë europian të rajonit”, ka thënë Rama.

Rama është shprehur i habitur me faktin se si ka mundësi që ende të vlejnë urdhër-arrestet e një shteti që është sulmuar nga NATO.

“Si ka mundësi që urdhër-arrestet e vendit agresor të një lufte që përfshiu vetë NATO-n kundër atij vendi, të mundet ende sot të vlejnë si mandate legjitime të policive të një sërë vendesh europiane, për të burgosur luftëtarët që i'u kundërvunë atij agresioni dhe që, për më tepër, i janë nënshtruar më pas, pa asnjë rezistencë, qoftë Hagës dhe qoftë votimit parlamentar të risisë botërore të një Tribunali Special për vetveten”, është shprehur Rama.

Haradinaj është arrestuar të mërkurën në mbrëmje në aeroportin Basel-Mulhouse në Francën lindore në fluturimin nga Prishtina, njofton Insajderi.

Haradinaj ka shërbyer shkurtimisht si kryeministër i Kosovës më 2004 dhe 2005, derisa ishte nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara, para se të gjykohej dhe lirohej për krime lufte në Tribunalin e Hagës. /Insajderi.com

 

The post Rama akuzon BE-në se po favorizon Serbinë në rastin Haradinaj appeared first on INSAJDERI.

Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për Haradinajn

Posted: 06 Jan 2017 08:29 AM PST

Seanca e jashtëzakonshme për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës pritet të mbahet nesër në orën 13:00.

Mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj për Kohën Ditore.

Haradinaj është arrestuar të mërkurën në mbrëmje në aeroportin Basel-Mulhouse në Francën lindore në fluturimin nga Prishtina, njofton Insajderi.

Haradinaj ka shërbyer shkurtimisht si kryeministër i Kosovës më 2004 dhe 2005, derisa ishte nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara, para se të gjykohej dhe lirohej për krime lufte në Tribunalin e Hagës. /Insajderi.com

The post Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për Haradinajn appeared first on INSAJDERI.

Futbollisti i Manchester United po kryen testet mjekësore tek Everton

Posted: 06 Jan 2017 08:02 AM PST

Marrëveshja mes Morgan Schneiderlin dhe Everton është arritur, ndërsa ka mbetur vetëm edhe finalizimi në mes Machester United dhe Evertonit.

Gazeta britanike, The Sun raporton se Schneiderlin është parë sot pasdite në Everton për të kryer testet mjekësore.

morga

Schneiderlin ka luajtur vetëm 11 minuta në Premier Ligë këtë vit me Man.Utd nën urdhrat e Jose Mourinho. Francezi u transferua në Old Traford nga Southampton për 25 milion euro, vetëm para 18 muajsh. /Insajderi.com

The post Futbollisti i Manchester United po kryen testet mjekësore tek Everton appeared first on INSAJDERI.

Dorëzohet kërkesa për lirim me kusht të Ramush Haradinajt

Posted: 06 Jan 2017 07:54 AM PST

Përfaqësuesit ligjorë të Ramush Haradinajt kanë deponuar në Gjykatën Franceze kërkesën për lirimin e tij. Por, edhe në rast se aprovohet i bie që Haradinaj të qëndrojë në Francë deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës franceze e cila do ta shqyrtojë edhe kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi.

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë konfirmuar Radios Evropa e Lirë se "përfaqësuesit ligjorë të zotit Haradinaj kanë deponuar tek autoritetet franceze kërkesën për lirimin e tij me kusht".

Një zëdhënës i AAK-së, Muharrem Nitaj, tha të premten se "kërkesa është deponuar dhe pritet lirimi me kusht i zotit Haradinaj".

Një gjykatë franceze mori vendimin për ta mbajtur në paraburgim ish-kryeministrin e Kosovës, "deri sa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij".

Autoritetet franceze ndaluan, të mërkurën, në aeroportin e Bazelit Ramush Haradinajn, mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar që më 2004 nga autoritetet e Serbisë, me pretendimet për krime lufte të kryera në periudhën e luftës në Kosovë.

Vendimi i Gjykatës franceze për mbajtjen e zotit Haradinaj në paraburgim i jep një afat, siç thuhet në dokument, deri në "40 ditë autoriteteve të Serbisë për të kompletuar dokumentacionin me kërkesën për ekstradimin e tij".

Zyrtarët e partisë së Haradinajt thanë se presin që brenda ditësh Gjykata të vendos për lirimin me kusht të tij, që do të nënkuptonte "qëndrimin brenda shtetit francez deri në zgjidhjen e rastit nga gjykata franceze".

Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë, se "i është drejtuar sërish të premten homologut të saj francez me kërkesën për lirimin e Haradinajt" dhe tha se "po përcillen të gjithë hapat ligjor që do të mundësojnë lirimin e tij". Hoxha iu drejtua dy herë me kërkesë ministrit francez të drejtësisë brenda vetëm dy ditëve.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se "në një afat sa më të shkurtër kohor" do të kërkojë nga Franca ekstradimin e Haradinajt

"Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë do të drejtojë në një afat sa më të shkurtër një kërkesë zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt", tha për Radion Evropa e Lirë shërbimi për media I Ministrisë.

Ramush Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të urdhërarrestit të policisë së Serbisë të vitit 2004 dhe qe mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë.  /Insajderi.com

The post Dorëzohet kërkesa për lirim me kusht të Ramush Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

Emrat e 157 ish-pjesëtarëve të UÇK-së që Serbia po i kërkon përmes INTERPOL-it

Posted: 06 Jan 2017 07:42 AM PST

Serbia ka lëshuar rreth 170 fletarreste përmes organizatës ndërkombëtare policore INTERPOL, për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në bazë të një fletarresti të tillë është arrestuar së fundmi edhe ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më poshtë janë emrat e 157 ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët mund të përballen me fletarrestet e Beogradit nëpër vendet ku udhëtojnë, shkruan Gazeta Metro.

Në këtë listë ka edhe persona që tashmë kanë vdekur, siç është rasti edhe me Tahir Zemajn.

Lista e ish-ushtarëve të UÇK-së, për të cilët qeveria serbe ka lëshuar fletarrest:

1. Hajdin Abazi, i njohur me nofkën "Lumi" i lindur në Gjilan më 30.04.1959

2. Ekrem Avdija, me nofkën “Abus Akej”, i lindur më 18.07.1971, në Mitrovicë.

3. Alush Sokol Agushi, i njohur me nofkën “Magjupi”, i lindur më 20.06.1959 në Drenoc të Klinës.

4. Rasim Agushi, i lindur më 17.07.1962 në Drenoc të Klinës.

5. Nazmi Ajeti, i lindur më 22.04.1972 në Podujevë.

6. Hysni Izet Ahmeti, i lindur në Shupkovc të Mitrovicës.

7. Abdullah Babalija, i lindur më 22.05.1967 në Gjakovë.

8. Masar Bakija, i lindur më 18.02.1953 në Gjakovë.

9. Idriz Balaj, i lindur më 08.08.1952 në Gllarevë të Klinës.

10. Afrim Basha, i lindur më 1971 të Therandës.

11. Sokol Bashota, i lindur më 07.03.1966 në Klinë.

12. Bajram Bega, i lindur më 08.04.1966 në Jezerc të Ferizajt.

13. Xhemajl Bejta, i lindur më 17.02.1945 në Klinë të Mesme.

14. Avni Berisha "TARKAN", i lindur më 13.08.1974 në Konushec të Podujevës.

15. Rrustem Berisha, i lindur më 18.07.1955 në Krushevc të Klinës.

16. Shefik Beqiri, i lindur më 13.08.1960 në Dardanë.

17. Lah Brahimaj "Magjupi", i lindur më 21.01.1970 në Jabllanicë të Gjakovës.

18. Ramë Buja, i lindur më 05.12.1958 në Lipjan.

19. Shukri Buja, 27.08.1966, Lipjan.

20. Jahë Salih Bushati, i lindur më 25.02.1972 në Gërgoc të Gjakovës.

21. Jusuf Velija, i lindur më 26.07.1957 në Prishtinë.

22. Azem Veseli, i lindur më 08.03.1964 në Pejë.

23. Kadri Veseli, i lindur më 31.05.1967 në Mitrovicë.

24. Rexhep Veseli, i lindur më 06.08.1970 në Gjilan.

25. Sali Veseli, i lindur më 23.07.1953 në Smolicë të Gjakovës.

26. Skender Maksut Veseli, i lindur më 16.04.1971 në Gjilan.

27. Besim Vokshi, i lindur më 23.04.1955 në Gjakovë.

28. Latif Gashi, i lindur më 12.09.1961 në Podujevë.

29. Fahrudin Gashi, i lindur më 08.12.1969 në Shtime.

30. Jetullah Geci, i lindur më 17.02.1954 në Llaushë të Skenderajt.

31. Sabit Geci, i lindur më 20.08.1958 në Llaushë të Skenderajt.

32. Gani Geci, i lindur më 20.01.1960 në Llaushë të Skenderajt.

33. Adem Grabovci, i lindur më 09.04.1960 në Istog.

34. Jahir Demaku, i lindur më 06.06.1971 në Obrijë të Skenderajt.

35. Milazim Derguti, i lindur më 08.10.1969 në Ferizaj.

36. Jetullah Dibrani, i lindur më 21.12.1953 në Mitrovicë.

37. Sokol Dobruna, i lindur më 22.03.1940 në Gjakovë.

38. Shaban Dragah, i lindur më 16.04.1958 në Skenderaj.

39. Florim Ejupi, i lindur më 15.06.1978 në Sekiraqë të Podujevës.

40. Agim Elshani, i lindur më 21.03.1963 në Pejë.

41. Xhabir Zharku "Qorri", i lindur më 1962 në Kaçanik.

42. Driton Shemsi Zhjeqi, i lindur më 01.01.1965 në Podujevë.

43. Tahir Zemaj, i lindur më 28.12.1958 në Strellc të Epërm të Pejës.

44. Genc Zogaj, i lindur më 10.09.1978 në Malishevë.

45. Bislim Zyrapi, i lindur më 09.07.1962 në Studençan të Therandës.

46. Nuredin Ibishi, i lindur më 04.12.1956 në Podujevë.

47. Imri Iljazi, i lindur më 26.01.1963 në Ferizaj.

48. Gani Imeri, i lindur më 12.10.1967 në Vushtrri.

49. Eljasah Imeri, i lindur më 10.07.1971 në Gjilan.

50. Bexhet Imishti, i lindur më 06.08.1958 në Dubravë të Kaçanikut.

51. Ahmet Isufi, i lindur më 01.10.1961 në Dardanë.

52. Lirim Jakupi "Nacisti", i lindur më 01.08.1979 në Bujanoc.

53. Januz Januzaj, i lindur më 01.01.1958 në Istog.

54. Bashkim Jashari, i lindur më 15.11.1977 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

55. Musa Jashari, i indur më 04.06.1970 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

56. Rifat Jashari, i lindur më 01.12.1946 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

57. Sahit Jashari, i lindur më 09.02.1965 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

58. Naim Kadriu, i lindur më 06.06.1974 në Turicec të Podujevës.

59. Gyner Kamberi, i lindur më 03.01.1975 në Viti.

60. Ajvaz Karpuzi, i lindur më 21.05.1956 në Lipjan.

61. Ajet Kastrati, nga Drenica.

62. Kadri Kastrati, i lindur më 15.03.1960 në Podujevë.

63. Mensur Kasumi, i lindur më 25.06.1966 në Vushtrri.

64. Naser Kelmendi, i lindur më 15.02.1957 në Pejë.

65. Hysni Kilaj, i lindur më 19.12.1963 në Rahovec.

66. Anton Kitaj, i lindur më 20.04.1978 në Klinë.

67. Fadil Kodra, i lindur më 19.11.1965 në P. të Ulët të Skenderajt.

68. Arif Krasniqi, i lindur më 09.04.1971 në Sibovc të Kastriotit.

69. Gani Krasniqi i lindur më 23.11.1950 në Klinë.

70. Xhemshit Krasniqi, i lindur më 12.12.1963 në Prizren.

71. Emin Krasniqi, i lindur më 15.07.1957 në Dardanë.

72. Jakup Krasniqi, i lindur më 01.01.1951 në Gllogoc.

73. Skender Krasniqi, i lindur më 29.01.1959 në Rahovec.

74. Bajram Kryeziu, i lindur më 30.01.1955 në Dardanë.

75. Mazllum Kumnova, i lindur më 17.03.1946 në Gjakovë.

76. Mirsad Kurteshi, i lindur më 01.07.1975 në Prishtinë.

77. Agim Kuqi, i lindur më 07.10.1963 në Therandë.

78. Ramiz Lladrovci, i lindur më 03.01.1966 në Gllogovc.

79. Fatmir Limaj "Çeliku", i lindur më 04.02.1971 në Bajë të Malishevës.

80. Ekrem Lluka, i lindur më 11.10.1959 në Pejë.

81. Isa Latifi, i lindur më 25.08.1964 në Podujevë.

82. Muhamet Latifi, i lindur më 26.05.1955 në Podujevë.

83. Lulëzim Leci, i lindur më 23.02.1974 në Dardanë.

84. Afrim Lulaj, i lindur më 12.09.1974 në Gjakovë.

85. Nuredin Lushtaku, i lindur më 27.02.1967 në P. të Ulët të Skenderajt.

86. Sami Lushtaku, i lindur më 20.02.1961 në P. të Ulët të Skenderajit.

87. Enver Mavriqi, i lindur më 23.01.1961 në Dardanë.

88. Naim Maloku, i lindur më 17.02.1958 në Pejë.

89. Faton Mehmetaj, i lindur më 24.01.1963 në Deçan.

90. Nazif Mehmeti, i lindur më 20.09.1961 në Shajkovc të Podujevës.

91. Fadil Mujota, i lindur më 17.07.1969 në Shtime.

92. Shefqet Musliu, i lindur më 12.02.1963 në Konçul të Bujanocit.

93. Isak Musliu, i lindur më 31.10.1970 në Reçak të Shtimes.

94. Rrustem Mustafa "Remi", i lindur më 27.02.1971 në Podujevë.

95. Salih Mustafa, i lindur më 01.01.1972 në Prishtinë.

96. Arif Mucolli, i lindur më 15.05.1952 në Podujevë.

97. Maliq Nndrecaj, "Mala", i lindur në Therandë.

98. Selamij Neziri, i lindur më 05.07.1972 në Viti.

99. Jakup Nura, i lindur më 13.02.1966 në Skenderaj.

100. Enver Oruci, i lindur më 06.12.1962 në Rrezall të Skenderajt.

101. Xhimshit Osmani, i lindur në 02.05.1951 në Viti.

102. -Nebih Preniqi, i lindur më 26.08.1975 në Hade të Kastriotit.

103. -Rrahman Rama, i lindur më 23.11.1970 në Vushtrri.

104. -Ilmi Ramosholi, i lindur më 10.05.1964 në Ferizaj.

105. Elmi Recica, i lindur më 06.10.1961 në Ferizaj.

106. Ekrem Rexha "Drini", i lindur më 14.08.1961 në Prizren.

107. Bedri Rexhaj, i lindur më 03.04.1962 në Shtime.

108. Ismet Sadiku, i lindur më 23.04.1941 në Ferizaj.

109. Ruzhdi Serameti, i lindur më 19.07.1950 në Prizren.

110. -Rexhep Selimi, i lindur më 15.03.1971 në Skenderaj.

111. -Sulejman Selimi "Sulltani", i lindur më 25.09.1970 në Skenderaj.

112. Abedin Sakajeva, i lindur më 26.02.1958 në Fushë Kosovë.

113. Fatmir Sopi, i lindur më 13.04.1961 në Prishtinë.

114. Azem Syla "Daja i madh", i lindur më 04.05.1951 në Gllogoc.

115. Shemsi Syla, i lindur më 01.07.1957 në Bresalc të Gjilanit.

116. Fadil Suleviq, i lindur më 19.10.1965 në Medvegjë.

117. Emrush Suma, i lindur më 27.05.1974 në Dimcë të Hani Elezit.

118. Rufki Suma, i lindur më 15.04.1968 në Dimcë të H. Elezit.

119. Ismet Tara, i lindur më 08.06.1963 në Rahovec.

120. Gani Thaqi, i lindur më 01.01.1958 në Skender.

121. Hashim Thaqi "Gjarpri", i lindur më 24. 04. 1969 në Brojë të Skenderajt.

122. Ahmet Qeriqi, i lindur më 26.12.1946 në Lipjan.

123 .Ramiz Qeriqi, i lindur më 15.04.1962 në Lipjan.

124. Sami Ukshini "Sokoli", i lindur më 15.10.1967 në Morinë të Gjakovës.

125. Avni Feta, i lindur më 15.11.1974 në Podujevë.

126. Adem Hagjocaj, nga Deçani.

127. Abit Haziraj, i lindur më 26. 06.1956 në Llaushë të Skenderajt.

128. Sabit Halitjaha, i lindur më 07. 06.1955 në Mushtisht të Therandës.

129. Xhavit Haliti "Zeka", i lindur më 08.03.1956 në Pejë.

130. -Bujar Haradinaj, i lindur më 15.07.1976 në Gllogjan të Deçanit.

132. -Daut Haradinaj, i lindur më 06.04.1978 në Gllogjan të Deçanit.

133. Ramush Haradinaj, i lindur më 03.07.1968 në Gllogjan të Deçanit.

134. -Nait Hasani, i lindur më 15.01.1965 në Prizren.

135. Safet Hasani, i lindur 23. 04.1970 në Podujevë.

136. Xhavit Hasani, i lindur më 10.03.1957 në Tanushë të Shkupit.

137. Zeqir Haxhija, i lindur më 16.04.1972 në Gjakovë.

138. -Gzim Haxhimusa, i lindur më 21.02.1968 në Ferizaj.

139. Hekuran Hoda, i lindur më 18.02.1965 në Gjakovë.

140. Fatmir Humolli, i lindur më 11.04.1965 në Lupc të Ulët të Podujevës.

141. Sabajdin Cena, i lindur më 13.03.1953 në Rahovec.

142. Agim Çeku, i lindur më 29.10.1960 në Qyshk të Pejës.

143. Et,hem Çeku, i lindur më 01.10.1962 në Pejë.

144. Muharrem Cerkezi, i lindur më 09.07.1979 në Prishtinë.

145. Emrush Xhemajli, i lindur më 01.05.1959 në Ferizaj.

146. Idriz Shabani, i lindur më 01.12.1958 në Podujevë.

147. Besnik Shala, i lindur më 31.05.1974 në Pejë.

148. Shaban Bekë Shala, i lindur më 15.05.1961 në Pejë.

149. Shaban Veli Shala, i lindur më 01.12.1958 në Gllogoc.

150. Naser Shatri, i lindur më 23.09.1957 në Istog.

151. Xhafer Shatri, i lindur më 10.11.1949 në Istog.

152. Mustafa Shaqiri, i lindur më 25.03.1967 në Rahovicë të Preshevës.

153. Shaqir Shaqiri, i lindur më 01.09.1964 në Preshevë.

154. Adem Shehu.

155. Elbasan Shoshaj, i lindur më 12.12.1963 Prishtinë.

156. Bekim Shyti, i lindur më 01.05.1976 në Vushtrri.

157. Met Shyti, i lindur në 03.19.1944 në Vushtrri.

Emrat e 157 ish-pjesëtarëve të UÇK-së që Serbia po i kërkon përmes INTERPOL-it

The post Emrat e 157 ish-pjesëtarëve të UÇK-së që Serbia po i kërkon përmes INTERPOL-it appeared first on INSAJDERI.

Nikoliqit i vjen keq që nuk është në Kosovë për Krishtlindje

Posted: 06 Jan 2017 07:29 AM PST

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se atij “i vjen keq” që në ditën e kremtimit të Krishtlindjes Ortodokse nuk ka mundur të jetë prezent në Kosovë.

Në lidhje me këtë ndalesë, Nikoliq ka thënë se Serbia ka respektuar të gjitha procedurat mirëpo Kosova ka vendosur që të ia ndaloj vizitën për shkak të pasionit për pavarësi dhe mungesës së masave, raporton B92.

"Serbia nuk është e keqe, këtë administrata në Prishtinë duhet ta dijë më mirë se të tjerët. Megjithatë për shkak të pasionit për pavarësi dhe mungesës së masës bënë që ata të argumentojnë me ne dhe ta interpretojnë sjelljen tonë paqësore si dobësi", ka thënë Nikoliq.

Sipas Nikoliq, Prishtina është fshehur pas "vëllait të madh" dhe Serbia këtë e di por duhet t'i shmang konfliktet që të mos ndërmerren masa kundër saj, ka thënë ai pasi që nuk iu lejua të vizitoj Shtërpcën.

"Çdo gjë që Serbia ka mundur të ia besoj Kosovës nga kompetencat e veta ia ka dhënë asaj dhe duket se çdo gjë tjetër që ka mbetur për t'u biseduar është pajtimi paqësor për pavarësi", është shprehur Nikoliq, duke shtuar se "kjo megjithatë nuk do të ndodh".

Presidenti serb ka thënë se dita e sotme është ditë e paqes dhe është nevoja të jenë në paqe me ata të cilët nuk kanë marrëdhënie të mira. /Insajderi.com

Dosja Grande III – Skënder Hyseni më njoftoi me Gifonin

Nikoliqit i vjen keq që nuk është në Kosovë për Krishtlindje

The post Nikoliqit i vjen keq që nuk është në Kosovë për Krishtlindje appeared first on INSAJDERI.

Rodriguez, refuzon ekipet londineze për Interin

Posted: 06 Jan 2017 06:58 AM PST

Ricardo Rodriguez, mbrojtësi i Wolfsburgut, ka refuzuar dy ekipet nga Londra Arsenal dhe Chelsea, duke i hapur dyert për kalim në serie A, tek Interi.

Ylli i Zvicrës, Ricardo Rodriguez pritet të largohet nga ekipi gjerman, Wolfsburg gjatë janarit.

Sipas të përditshmes sportive Goal.com, Rodriguez ka refuzuar kalimin te Arsenali dhe Chelsea.

Ai u ka thënë menaxherit që e përfaqëson se dëshiron të transferohet te skuadra e Interit, përcjell Insajderi.

The post Rodriguez, refuzon ekipet londineze për Interin appeared first on INSAJDERI.

Së paku 11 kosovarë të lënduar nga një aksident në autostradën Nish-Beograd

Posted: 06 Jan 2017 06:54 AM PST

Rreth 45 vetura janë përplasur ne një aksident të rëndë që ka ndodhur sot paradite në Serbi.

Aksidenti ka ndodhur 10 kilometra para Nishit në korridorin që lidh Ballkanin me Evropën Perëndimore.

Raportohet për 22 të lënduar, 11 prej të cilëve janë qytetarë nga Kosova të cilët po ktheheshin nga pushimi për në shtetet perendimore, raportojnë mediat në Serbi.

Nuk janë bërë publike emrat e të lënduarve, po raportohet se situata në pjesën ku ka ndodhur aksidenti, është tejet e rëndë, për shkak të bllokimit të rrugës dhe kolonave të gjata.

Apelohet që vozitësit të jenë të kujdesshëm sepse rrugët në Serbi nuk janë të pastruara mirë. Ndërsa shumë vetura kanë filluar të mbesin pa karburante dhe kjo ka shkaktuar drojë se mund të ketë pasoja për pasagjerët e bllokuar.

srbi_1483713537-5924253

aksidenti

Së paku 11 kosovarë të lënduar nga një aksident në autostradën Nish-Beograd

The post Së paku 11 kosovarë të lënduar nga një aksident në autostradën Nish-Beograd appeared first on INSAJDERI.

AAK: Mijëra qytetarë morën pjesë në marshin për Haradinajn

Posted: 06 Jan 2017 06:39 AM PST

Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se mijëra qytetarë sot kanë marr pjesë në marrshin protestues, me moton "Ramush Haradinaj është Kosova" për të kundërshtuar ndalimin e tij në Bazel pas fletarrestim të lëshuar nga Serbia.

Në komunikatë thuhet se organizatorët kanë dorëzuar një letër me disa kërkesa për autoritet gjyqësore franceze, duke kërkuar, "që Haradinaj të lihet i lirë në rrugëtimin e tij, dhe që proceduat gjyqësore të mos vonohen".

Gjithashtu thuhet se Grupi Parlamentar i AAK-së, ka filluar nismën e thirrjes së një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, pas situatës së krijuar me Ramush Haradinaj. /Insajderi.com

The post AAK: Mijëra qytetarë morën pjesë në marshin për Haradinajn appeared first on INSAJDERI.

VV kërkon lirimin e të arrestuarve sot në Gjakovë

Posted: 06 Jan 2017 06:34 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj sic e kanë quajtur ata dhunës së përdorur nga policia e Kosovës ndaj protestuesve në Gjakovë, kundër ardhjes së pelegrinëve serb në kishën ortodokse.

Ndërkohë që ka bërë thirrje për lirimin e menjehershëm të Hazbije Pruthit, Mimoza Shalës, Haxher Bytyqit, Shkëndije Hodës dhe Sanije Berishës, të cilat sipas tyre janë arrestuar nga policia.

Sipas një komunikate për media, VV e ka quajtur provokim vizitën e pelegrinëve serb, pasi që thuhet se i rëndon edhe më shumë plagët e shumë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë luftës së fundit.

"Protestat e vazhdueshme kundër këtyre vizitave janë thirrje për t’u vendosur drejtësi, kurse dhuna policore nga organet e rendit ndaj protestuesve është veprim kundër drejtësisë, dhe si i tillë i papranueshëm", thuhet në komunikatë.

Sipas VV-së policia sikur edhe herat e kaluara ka arrestuar qytetarët që po kundërshtonin ardhjen e këtyre pelegrinëve,"bashkë me të cilët edhe kriminelë të luftës, të cilët nuk u hetuan asnjëherë".

"Nuk mund të ketë pajtim me Serbinë përderisa drejtësia nuk është vendosur. Serbia përveçse nuk ka kërkuar falje, ajo po mban në fuqi fletë-arrestet për pjesëmarrësit në luftën tonë çlirimtare. Prandaj, protestat janë të pashmangshme deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë", përfundon komunikata. /Insajderi.com

The post VV kërkon lirimin e të arrestuarve sot në Gjakovë appeared first on INSAJDERI.

Ngricat mbyllin shkollat në SHBA

Posted: 06 Jan 2017 06:17 AM PST

Stuhitë dimërore dhe reshjet rekord të dëborës kanë sjellë mbylljen e shkollave dhe temperatura nën zero në disa prej rajoneve qendrore e atyre perëndimore në Shtetet e Bashkuara, të përballura me një mot të acartë.

Këshillat e meteorologëve për kujdes nga kushtet atmosferike ekstreme u shoqëruan në Cincinnati të Ohios me mbylljen e më shumë se 150 shkollave publike. Në Denver të Colorados, më të prekurit nga situata e vështirë ishin të pastrehët. Punonjës të ndihmës e vullnetarë kanë dalë në mes të të ftohtit për t'i shpërndarë kësaj kategorie aq të rrezikuar nga ngricat batanije, dyshekë kundër të ftohtit e ushqime të ngrohta.

E prekur më shumë nga bora në Nju Jork ishte konteja Chautauqua, ku pritet të bien rreth 50 mm borë në një orë. E rëndë paraqitet situata për disa qyteza në Kansas. Edhe këtu mësimi është pezulluar për shkak të acarit, ndërsa dukshmëria e ulët në rrugë në Garden Bend e ka bërë të rrezikshme lëvizjen me automjet.

Erërat e forta në Portland të Oregonit kanë shkulur pemët nga rrënjët, e kanë rrëzuar linjat e energjisë elektrike. Guvernatori i Alabamës, Robert Bentley njoftoi se, nga mëngjesi i së premtes do të hynte në fuqi gjendja e emergjencës, një deklaratë që prek të gjitha kontët e këtij shteti dhe aktivizon 300 ushtarë të Gardës së tij Kombëtare të ndihmojnë në operacionet e asistencës.

Paralajmërime mbi rreziqet e këtij sistemi stuhish janë dhënë për disa pjesë të Kalifornisë, Colorados, Wyoming dhe Utahut.

The post Ngricat mbyllin shkollat në SHBA appeared first on INSAJDERI.

IHMK: Bora më e madhe ra në Budakovë të Suharekës, 75 cm

Posted: 06 Jan 2017 06:15 AM PST

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në Kosovë më së shumti borë ka rënë në Budakovë të Suharekës (75 cm), pastaj në Gadime të Lipjanit (65 cm) ndërsa, në Kotlinë të Kaçanikut (57 cm).

IHK paralajmëron se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

"Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta të borës. Gjatë natës presioni atmosferik do të rritet duke krijuar kushte për ndërprerjen e reshjeve, por që në viset malore reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe në pjesën e parë të ditës së shtunë", thuhet në njoftim.

Sipas IHM-së temperaturat gjatë vikendit parashihen të zbresin deri -19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të rriten deri -7 gradë Celsius.

Reshjet e borës të regjistruara deri në orën 14:00 në territorin e Kosovës janë:
– Prishtinë 35 cm;
– Podujevë 36 cm;
– Pejë 11 cm;
– Malishevë 19 cm;
– Gjakovë 25 cm;
– Budakovë 75 cm;
– Kotlinë (Kaçanik) 57 cm;
– Gadime (Lipjan) 65 cm dhe
-Ferizaj 43 cm.

 

The post IHMK: Bora më e madhe ra në Budakovë të Suharekës, 75 cm appeared first on INSAJDERI.

Juventus me ofertë për Donnarumën

Posted: 06 Jan 2017 05:56 AM PST

Kampionët e Italisë, Juventus duket se do të bëjnë goditjen e madhe në afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetës italiane "La Republica", bardhezinjtë i kanë bërë ofertë Milanit për të përfituar shërbimet e Gianluggi Donnarumës, portierit 17-vjeçar që cilësohet si  një ndër portierët më të mirët në botë.

Plot 40 milionë euro për kartonin e lojtari dhe pesë milion euro në vit neto për një kontratë 4-vjeçare është ajo që shoqëria bardhezi propozon dhe duket se klubi kuqezi ka rënë dakord në parim.

Një përpjekje e tillë mund të finalizohet, pasi që Milani e ndjen rrezikon që vjen nga menaxheri i lojtarit Mino Raiola.

Ky i fundit është në pritje të skadimit të kontratës së Donarumës në vitin 2018 dhe më pas mund të bëjë një ankand ndërkombëtar për shitjen e tij. Kështu që për Milanin mbetet opsioni i shitjes në verën e ardhshme ose rinovimi i kontratës me portierin gjë e cila duket mjaft e vështirë për t'u realizuar.

The post Juventus me ofertë për Donnarumën appeared first on INSAJDERI.

AAK ka mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Posted: 06 Jan 2017 05:45 AM PST

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, lidhur me ndalimin e kryetarit të saj Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

Zëdhënësi i AKK-së Muharrem Nitaj tha për Insajderin se përmes kësaj senace do të kërkojnë që Ramush Haradinaj të trajtohet si interes shtetëror dhe të pezullohen urgjentisht bisedimet me Serbinë.

"Grupi parlamentar i AAK –së e ka bërë sot një kërkesë për mbajtje urgjente të një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do të diskutohet situata pas mbajtjes së Ramush Hararadinajt në Francë".

"Kjo seancë do të ketë disa kërkesa por dy më kryesoret janë që shteti i Kosovës duhet ta trajtoj si interes shtetëror kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë dhe urgjentisht t`i pezulloj bisedimet me Serbinë dhe të krijoj një mekanizëm i cili do të merret me studimin e rrethanave dhe modaliteteve se si duhet t`i qasemi negociatave me Serbinë", tha Nitaj, për Insajderin.

Nitaj tha se dita e mbajtjes së kësaj seance, që sipas tij është mbështetur edhe opozita në bllok dhe shumë deputet nga partitë në pushtet, ende nuk dihet.

"AAK e ka përkrahjen nga opozita dhe nga shumë të interesuar nga qeveria që tashmë ka marrë nënshkrimin dhe varet nga kryesia e kuvendit se kur do të mbahet kjo seancë", ka thënë në fund Nitaj. /Insajderi.com

The post AAK ka mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn appeared first on INSAJDERI.

Thyhen xhamat e autobusit me pelegrinë serb në Gjakovë

Posted: 06 Jan 2017 05:04 AM PST

Qytetarët e Gjakovës të revoltuar me ardhjen e pelegrinëve serb për Krishtlindjet Ortodokse në Gjakovë, kanë thyer xhamat e autobusit i cili ishte duke u përcjellur me masa të rrepta të sigurisë nga Policia e Kosovës.

Nënat e viktimave thonë se në mesin e "pelegrinëve" ka edhe kriminelë serbë të përfshirë në masakrat në Gjakovë gjatë vitit 1999.

Autobusi ishte bllokuar për disa orë nga qytetarët e Gjakovës dhe nënat e viktimave të krimeve serbe

Ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për sulmin ndaj autobusit.

Dy vite më parë, gjendja ishte tensionuar kur pelegrinët serb ishin penguar të vizitojnë kishën për Krishtlindjet Ortodokse, për çka më pas ish-ministri në Qeverinë e Kosovës nga Lista Serbe, Aleksandar Jabllanoviq i kishte fyer nënat gjakovare duke i quajtur egërsira.

Cilësimi i tij, më pas pati nxitur protesta, të cilat u përmbyllën me shkarkimin e Jabllanoviqit nga pozita ministrore në qeveri.

Gjakova, është një nga rajonet që ka pësuar shumë gjatë luftës së fundit, ku ish–regjimi i Sllobodan Millosheviqit ka lënë pas viktima dhe shkatërrime të shumta.

kisha-ortodokse

Lexo në Insajderi edhe:

Negociatat e dyshimta për armë të familjes Rugova me KFOR in dhe Hajredin Kuçin

Thyhen xhamat e autobusit me pelegrinë serb në Gjakovë

 

The post Thyhen xhamat e autobusit me pelegrinë serb në Gjakovë appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :