Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

INSAJDERI: “Si u bind gjykata franceze se Haradinaj nuk do të ikë nga Franca” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Si u bind gjykata franceze se Haradinaj nuk do të ikë nga Franca” plus 19 more


Si u bind gjykata franceze se Haradinaj nuk do të ikë nga Franca

Posted: 12 Jan 2017 10:28 AM PST

Seanca për Ramush Haradinajn në gjykatën franceze ka qenë e mbushur me tensione dhe dialogë të ashpër mes palës mbrojtëse dhe dhomës së hetuesve francez.

Sipas raportimit të medieve franceze, gjykata para se të merrte vendimi për lirimin me kusht Ramush Haradinaj, që nënkupton qëndrimin e liderit të AAK-së në Francë derisa të merret vendimi për kërkesën e Serbisë për ekstradim, ka marrë një garanci nga autoritet kosovare në Francë.

Avokatja e Haradinajt, Rachel Lindon, citohet t'i ketë dhënë gjykatës franceze se Haradinaj ka garanci të mëdha, që argumentojnë faktin se ai nuk do të ikte nga Franca.

Ajo e ka siguruar gjykatën duke thënë se Konsullata e Kosovës në Francë ka garantuar se Haradinaj do të qëndrojë brenda territorit francez deri në fund të procedurës.

"Ju sinqerisht besoni se ai do të ikte në mënyrë të paligjshme… Ai padyshim që do ë përballet me këtë kërkesë haptazi të paligjshme dhe dëshiron që të dëgjojë nga ju opinionin negativ që do t'i jepni kësaj kërkese për ekstradim", ka thënë avokatja para gjykatës.

Ky rast kërcënon edhe dialogun e brishtë të iniciuar nga Kosova dhe Serbi, duke krijuar kushte që të mos ketë tensione, sikurse ato të vitit 2013.

Haradinaj u arrestua me 4 janar në aeroportin e Baselit nga autoritetet franceze pas aterimit. Ai u ndalua për 8 ditë nga autoritet franceze të cilat prisnin kërkesën zyrtare të Serbisë për ekstradim./Insajderi.com

Lexoni në Insajderi edhe hulumtimet e serisë #DosjaGrande

The post Si u bind gjykata franceze se Haradinaj nuk do të ikë nga Franca appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Schneiderlin transferohet në Everton

Posted: 12 Jan 2017 10:18 AM PST

Morgan Schneiderlin është transferuar në Everton nga Manchester United për 20 milionë euro, shifër kjo që mund të arrijë deri në 24 milionë euro në formë bonuesh.

Francezi 27 vjeçari është rikthyer përsëri urdhrave të Ronald Koeman, ku me trajneri holandez kishte punuar gjatë periudhës sa kishte qenë tek Southampton.

Schneiderlin u transferu në United nga Southampton, për 25 milion euro në vëren e vitit 2015.

"Evertoni është një klub i madh në historinë e futbollit anglez, gjithmonë më ka pëlqyer atmosfera në stadium. Gjithmonë kamë dashur të luaj këtu. Unë e di që menaxheri këtu mund të nxjerrë më të mirën time, sepse e di mënyrën e lojës së tij dhe e di mënyrën se si aj dëshiron të luaj futboll, më pëlqen të luaj futboll nën drejtimin e tij".

Fjalë të mira për francezin pati Ronald Koeman, trajneri i Evertonit, duke u shprehur i lumtur për transferimin e lojtarit.

"Jam shumë i gëzuar që transferuam Schneiderlin, sepse unë e di çfarë lojtari është ai, i di kualitetet e këtij lojtari. Ai ka karakter të fortë, unë kamë punuar me të tek Southampton dhe është një lojtar luan në pozita të ndryshme në mesfushë. Ne dëshirojmë lojtar të mirë që i dëshmojnë aftësitë e tyre përpara fansave tonë", tha Ronald Koeman.

The post Zyrtare: Schneiderlin transferohet në Everton appeared first on INSAJDERI.

Vazhdohet paraburgimi ndaj Azem Sylës

Posted: 12 Jan 2017 10:10 AM PST

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, do të mbahet në paraburgim edhe për tre muaj të tjerë.

Lajmin për vazhdimin e paraburgimin Insajderi e ka mësuar përmes burimeve në gjykatë, ndërsa nuk ka mundur të konfirmojë nga avokati i tij, Besnik Berisha.

Azem Syla, ish-deputet i PDK-së, akuzohet për krim të organizuar lidhur me rastin e njohura si "Toka."/Insajderi.com

 

The post Vazhdohet paraburgimi ndaj Azem Sylës appeared first on INSAJDERI.

Arrestimi i Haradinajt nuk ndryshon qasjen e Amerikës për dialogun

Posted: 12 Jan 2017 09:56 AM PST

Arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë, kishte bërë që Kuvendi i Kosovës të thirrë një seancë të jashtëzakonshme. Qëllimi i kësaj seance ishte miratimi i një rezolute nëpërmjet së cilës, sipas deputetëve opozita, Qeveria e Kosovës duhet të ndërpresë bisedimet me Serbinë.

Por pas 10 orësh diskutimi, Kuvendi kishte dështuar ta miratojë një rezolutë të tillë.

Dy ditë pas kësaj seance dhe lirimit me kusht të Haradinajt, për dialogun është deklaruar, edhe zëvendës presidenti Amerikan në largim Joe Biden.

Pas takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Zyra e Biden nëpërmjet Shtëpisë së Bardhë ka lëshuar një komunikatë ku i jep mbështetje Qeverisë që të vazhdojë bisedimet me Serbinë.

Madje Biden ka inkurajuar palët që të kenë progres në dialog, raporton Insajderi.

"Inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë të bëjë përparime në dialogun me Serbinë", është mesazhi i Jeo Biden drejtuar Hashim Thaçit në takimin e tyre, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

gjithashtu ka kërkuar nga Presidenti Thaçi, që të zabtojë reformat e nisura në luftimin e korrupsionit dhe të punojë më shumë në rritjen ekonomike të Kosovës.

"Të zbatohen reformat për të luftuar korrupsionin dhe për të nxitur rritjen ekonomike në Kosovë", kanë qenë kërkesat e zëvendës presidentit amerikan drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Biden gjatë këtij takimi ka përsëritur mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për zhvillimin e Kosovës dhe integrimit të plotë ndërkombëtar. /Insajderi.com

The post Arrestimi i Haradinajt nuk ndryshon qasjen e Amerikës për dialogun appeared first on INSAJDERI.

Gazi lotsjellës pengoi progresin për liberalizmin e vizave, thotë HRW

Posted: 12 Jan 2017 09:37 AM PST

Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch, që analizon çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut në mbi 90 vende të botës, ka thënë në raportin për vitin 2016 se Kosova ka shënuar progres të ngadaltë sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

"Abuzimi serioz [me të drejtat e njeriut] ka vazhduar," thuhet në raportin e kësaj organizate.

Në raport ndër të tjerash thuhet se minoritetet në Kosovë kanë pasur problem edhe këtë vit që të marrin dokumentet personale, gjë që ka ndikuar për të keq qasjen e tyre në sistemin shëndetësor, social e edukativ.

"Mungesa e vullnetit politik dhe ndarja e pamjaftueshme e fondeve ka rezultuar me dështim për të zbatuar në mënyrë adekuate një strategji për Integrimin e komuniteteve Roma, Ashkali e Egjiptian," thuhet në raport.

Raporti shpreh shqetësim edhe për lirinë e medieve në vend. Aty thuhet se gazetarët kanë vazhduar të përballen me kërcënime, dhe se këto raste janë trajtuar ngadalë nga institucionet e drejtësisë.

Në raport po ashtu nënvizohet edhe situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës si pasojë e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Sipas HRW-së, gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, i hedhur nga opozita, ka bllokuar debatin e lirë, ka penguar votimin e legjislacionin dhe ka penguar progresin e Kosovës drejt liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. /Inasjderi.com

Lexojeni Dosjen Grande:

The post Gazi lotsjellës pengoi progresin për liberalizmin e vizave, thotë HRW appeared first on INSAJDERI.

Sanchez zëvendësues i Griezmannit tek Aletico

Posted: 12 Jan 2017 09:11 AM PST

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, shihet si objektivi primar për afatin veror të transferimeve nga skuadra spanjolle, Atletico Madrid, ndërsa në rast transferimi të tij atëherë do hapej rruga e largimit të Antoine Griezmannit.

Kiliani nuk ka rinovuar ende kontratën e tij aktuale me skuadrën londineze, e cila skadon në qershor të 2018.

Në këto rrethana, skuadra londineze është duke u shqetësuar se ai mund të kërkoj transferimin diku tjetër në fund të këtij sezoni.

Mediet në Kili, duke përfshirë El Grafico de Chile, raportojnë se Atletico Madrid kanë bërë kilianin si objektiv kryesor për të zgjidhur mungesën e golave, teksa edhe gazeta spanjolle, AS, raporton për interesin nga Los Rojiblancos.

28-vjeçari u bashkua me Gunners nga Barcelona në verën e vitit 2014, por atë kohë ka pasur raportime se ai ka qenë në diskutime me skuadrën e Diego Simeones, e cila është në pritje të vendimit final nga FIFA rreth ndalimit të transferimeve deri në vitin 2016, pasi duan të hiqet ose zvogëlohet sikurse Real Madridit, përcjell Telegrafi.

Çdo marrëveshje për Sanchez mund të hapë rrugën për largimin e Antoine Griezmann nga e Los Colchoneros, pasi interesimi për të nga skuadrat e Ligës Premier është i madh, teksa shifra që këto skuadra ofrojnë është deri në 100 milionë euro për yllin francez.

The post Sanchez zëvendësues i Griezmannit tek Aletico appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj falënderon Francën për mirëkuptimin e treguar për rastin Haradinajt

Posted: 12 Jan 2017 09:08 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mirëpritur lirimin me kusht të Ramush Haradinajt, edhe pse sipas tij vendimi nuk është i plotë.

Hoxhaj gjithashtu ka thënë se urdhër arrestet e lëshuar nga shteti i Serbisë janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë juridiksion ndaj qytetarëve të Kosovës.

"Urdhërarrestet e lëshuara nga Serbia janë politikisht të motivuara dhe nuk kanë juridiksion ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Regjimi serb i takon së kaluarës, koha e tij ka përfunduar në Kosovë", ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.

Ai ka shprehur falënderim për shfaqjen  e mirëkuptimit dhe ndjeshmërisë nga shteti i Francës gjatë këtyre ditëve.

"Falënderime për Francën në mirëkuptimin dhe ndjeshmërinë e treguar gjatë këtyre ditëve", është mesazhi përmbyllës i Enver Hoxhajt lidhur me lirimin me kusht të Ramush Haradinaj, i cili është arrestuar më 5 janar të këtij viti nga autoritet e Francës, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga shteti i Serbisë, me pretekstin se ai ka bërë krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Dy ditë më parë Kuvendi i Kosovës  ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn, por ka dështuar të miratojë një rezolutë që kërkon lirimin e tij të menjëhershëm./Insajderi.com

The post Hoxhaj falënderon Francën për mirëkuptimin e treguar për rastin Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

Rrëfim për peshën e jo për muzikën: Linda Halimit në “People”

Posted: 12 Jan 2017 08:54 AM PST

Rrëfimi i këngëtares kosovarë Lindita Halimi për revistën amerikane "People" nis me atë se si ajo kishte bërë jetën në Kosovë, një vend i cili ka qenë i përfshirë në luftë si dhe për mbi peshën e saj të cilën më nuk e ka më.

“Ne kurrë nuk e kemi ditur se kur do të vinte koha për të ngrënë” janë fjalët e para të Lindita Halimi  27 vjeçare, për revistën People.

“Ishte ndjenjë e keqe në botë, duke mos qenë në gjendje për të ngrënë, kur ju dëshironi atë. Pra, kur lufta mbaroi, unë kam ngrënë pa kontroll, për të plotësuar mungesën e asaj kohe kur nuk kisha për të ngrënë. Dhe ajo mori një kthesë të gabuar. ”

Këngëtarja kishte filluar të hante pica, karamele të shumta dhe kavanoza pothuajse të tëra të Nutellas.

Që nga mosha e saj 17 deri në 21, pesha e saj kishte filluar të rritej, duke shkuar deri në 113 kilogramë.

Ka qenë viti 2013 kur ajo ka filluar të humbë peshën e saj, ushtrimet për humbjen e peshës ajo i ka filluar në të njëjtën kohë kur ka marrë pjesë edhe në spektaklin American Idol, e cila kishte arritur të renditej e 25-ta me radhë.

“American Idol më ka inspiruar mua për të vazhdojmë të punojë drejt të qenit një këngëtare”, thotë Halimi, e cili aktualisht jeton në Atlanta me bashkëshortin e saj prej tre vjetësh.

Lindita Halimi synon një karrierë të gjatë në Amerikë, ndërsa ajo në muajin maj të këtij viti do të përfaqësoj Shqipërinë për në Eurovision

“Qëllimi im kryesor është që të marrë një çmim Grammy. Unë nuk kam për të ndaluar deri sa të shkoj atje". /Insajderi.com

Të ftohtit ngrinë edhe termocentralet në Kosovë

Muaji i parë i këtij viti ka nisur me temperatura të ulëta në gjithë vendin, duke sjellë të reshura të mëdha bore, ndërsa në shumë medie ndërkombëtare  kanë qarkulluar shumë fotografi  nga Kosova.
Euronews gjithashtu ka publikuar pamje nga Korporata Energjetike e Kosovës, ku disa kulla me ujë për ftohje janë ngrirë nga temperaturat e ulëta.
Një zëdhënës i korporatës energjetike të Kosovës ka thënë për EuroNews se një termocentral në Obiliq është duke funksionuar gati me kapacitete të plotë, pavarësisht raporteve të ndërprerjeve të energjisë.

 

Ndërsa temperaturat kanë rënë në -25 gradë celsius, ka pasur ndërprerje të energjisë të raportuara në shumë vende për shkak të ngrirjes së kabllove dhe probleme të tjera me infrastrukturë, shkruan EuroNews.

Meteorologët thonë se kjo është koha më i ftohtë që nga viti 1963, pasi temperaturat kanë  rënë  në -32.5 gradë celsius në qytetin lindor të Gjilanit. /Insajderi.com

 

The post Rrëfim për peshën e jo për muzikën: Linda Halimit në "People" appeared first on INSAJDERI.

Kërcënimi i kryeministrit ndaj gazetarit Kajtazi përmendet në raportin e HRW-së

Posted: 12 Jan 2017 08:49 AM PST

Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch, që analizon çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut në mbi 90 vende të botës, ka shprehur shqetësim lidhur me lirinë e mediave në Kosovë.

Në raportin për vitin 2016, thuhet se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve kanë vazhduar, dhe se hetimi i këtyre rasteve ka qenë i ngadaltë.

Në këtë raport përmendet edhe kërcënimi që kryeministri Isa Mustafa ka bërë në drejtim të kryeredaktorit të Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi.

"Në mars, gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi ka deklaruar se kryeministri Isa Mustafa e ka kërcënuar atë përmes telefonit, duke i thënë se do të paguaj çmim të lartë për një shkrim që Kajtazi e ka publikuar lidhur me shëndetësinë në vend, duke përmendur edhe tentimin e vëllait të kryeministrit për të marrë trajtim mjekësor jashtë vendit", thuhet në raportin e HRW-së.

Në raport po ashtu përmendet edhe sulmi ndaj RTK-së në gusht të vitit të kaluar.

Në përgjithësi, sipas raportit, mbrojtja e të drejtave të njeriut ka shënuar progres të ngadaltë në Kosovë./Insajderi.com

Hulumtimi që kishte nxitur reagimin e kryeministrit Mustafa:

Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani

Kërcënimi i kryeministrit ndaj gazetarit Kajtazi përmendet në raportin e HRW-së

The post Kërcënimi i kryeministrit ndaj gazetarit Kajtazi përmendet në raportin e HRW-së appeared first on INSAJDERI.

Arsenali “blindon” tre francezët

Posted: 12 Jan 2017 08:24 AM PST

Arsenali ka njoftuar rinovimin "afatgjatë" të kontratës së 3 futbollistëve francezë. Bëhet fjalë për Oliveier Giroud, Laurent Koscielny dhe Francis Coquelin.

Giroud ka qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës sezonin e kaluar, me 24 gola. Ndërsa këtë sezon ka shënuar 9 gola deri tani.

Nga ana e tij, Koscielny është një nga qendërmbrojtësit më të mirë të Europës. Me "Topçinjtë" ai ka luajtur 273 ndeshje dhe ka shënuar 22 gola.

Ndërsa për Coquelin, trajneri Arsene Wenger ka thënë: "Francis është përmirësuar shumë vitet e fundit sepse është i përkushtuar çdo ditë".

The post Arsenali "blindon" tre francezët appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj flet nga Franca: Kurrë nuk është boll të punosh për vendin

Posted: 12 Jan 2017 08:21 AM PST

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u liruar sot me kusht nga gjykata franceze, ka thënë se është ndier krenar për shkak të përkrahjes që ka marrë ditëve të fundit.

"Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar", ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, duke shtuar se "më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd".

Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia./Insajderi.com

The post Haradinaj flet nga Franca: Kurrë nuk është boll të punosh për vendin appeared first on INSAJDERI.

Ben Blushi kërkon nga Haradinaj të sillet me maturi

Posted: 12 Jan 2017 08:10 AM PST

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ben Blushi, ka komentuar lidhur me vendimin e gjykatës franceze për lirmin me kusht të Ramush Haradinajt, duke thënë se "është cështje kohe dhe pastrimi i të shkuarës së tij nga akuza të gjykuara dhe të paprovuara.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste që para disa muajve krijoi partinë e tij, thotë se tani Haradinajt duhet të sillet me maturi në mënyrë që të shmanget ndonje krizë e brendshme në Kosovë por edhe më gjërë.

"Kosova, Shqipëria dhe Bashkësia Ndërkombëtare janë me Ramushin por tani i takon dhe atij të administrojë statusin e tij prej martiri për të shmangur krizat e brendshme në Kosovë dhe më gjërë. Cilësia më e lartë e heronjve është maturia", ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinajt është arrestuar në Francë bazuar në një urdhërarrest ndërkomëbtar të lëshuar nga Serbia./Insajderi.com

The post Ben Blushi kërkon nga Haradinaj të sillet me maturi appeared first on INSAJDERI.

Ekonomia gjermane në kurs të fuqishëm rritjeje

Posted: 12 Jan 2017 07:59 AM PST

Gjermania vazhdon kursin e rritjes ekonomike. Në vitin 2016 ekonomia më e madhe europiane u rrit me 1,9 %, më shumë se pritej. Fuqizimi i konsumit dhe investimet shtetërore ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, ekonomia gjermane është rritur në vitin 2016 me 1,9%, kjo është shifra më e lartë e rritjes ekonomike prej 5 vjetësh. Në fundin e vitit, tempi i ekonomisë gjermane u rrit duke kompensuar lëkundjet e tremujorëve të mëparshëm. Si shtylla kryesore e rritjes ekonomike konsiderohet konsumi i ekonomive shtëpiake. Shumë konsumatorë e kanë liruar dorën, sepse mendojnë që kursimi i parave në banka nuk ia vlen për shkak të përqindjeve të ulta.

Edhe çmimi i ulët i naftës dhe rritja e shpenzimeve të shtetit -si për akomodimin e refugjatëve kanë efekt pozitiv në gjendjen ekonomike të përgjithshme. Shpenzimet buxhetore u rritën nga 2,7 në 4,2 % në një vit. Faktor tjetër pozitiv është edhe gjendja premtuese në tregun e punës dhe vlerat e ulta të inflacionit. Përkundër kësaj impulse të pakta erdhën nga eksportet. Megjithëse Gjermania, sipas llogaritjeve të Zyrës së Statistikave në vitin 2016 sërish shënon një rekord eksportesh, importet kanë shënuar më shumë rritje se eksporti.(DW)

 

The post Ekonomia gjermane në kurs të fuqishëm rritjeje appeared first on INSAJDERI.

Veseli beson se Haradinaj do të lirohet plotësisht

Posted: 12 Jan 2017 07:27 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, ka shprehur bindjen e tij se Ramush Haradinaj se shpejti do të lirohet plotësisht, pas vendimit për lirimin me kusht nga drejtësia franceze.

Vendimin e autoriteteve të drejtësisë franceze për lirimin me kusht nga paraburgimi të ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Veseli, e ka vlerësuar si hap të parë drejt lirimit të plotë.

Në një komunikatë për media nga Kuvendi thuhet se ‘kryeparlamentari Veseli beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t'i japin fund çfarëdo mase ndaj Ramush Haradinajt, në mënyrë që ai të kthehet sa më shpejt në Kosovë’.

Duke e vlerësuar të padrejtë dhe absurd ndalimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi bazën e fletë-arresteve të Serbisë, kryeparlamentari Veseli e konsideron të domosdoshme heqjen dorë nga këto praktika.

The post Veseli beson se Haradinaj do të lirohet plotësisht appeared first on INSAJDERI.

Për Ramushin “hero” dhe “kriminel”

Posted: 12 Jan 2017 07:19 AM PST

Ramush Haradinaj, sot nuk do të duhej të ishte në procedurë ekstradimi në Francë. Atje, është për fajin e shtetit të Kosovës. Sepse ky shtet nuk ka pasur kurrë dije e as guxim për t'i hapur temat e ndjeshme siç janë krimet e luftës.

Në dialogun disavjeçar në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit, nuk është biseduar kurrë për interesat dhe kërkesat e Kosovës. Gjithmonë, janë dialoguar temat dhe kërkesat e Serbisë.

Një prej temave më të rëndësishme që do të duhej të shtrohej për diskutim, është bashkëpunimi juridik mes të dy vendeve.

Kriminelët serbë që kanë kryer krime lufte në Kosovë, ndodhen në Serbi. Kriminelët shqiptarë të luftës që kanë kryer krime kundër popullatës civile serbe, shqiptare dhe komuniteteve tjera, ndodhën në Kosovë.

Sigurisht, numri i kriminelëve serbë dhe i viktimave shqiptare është shumëfish më i madh.

Të dy shtetet mbrojnë kriminelët dhe i bishtnojnë drejtësisë, pa pasur sensin, e ndjeshmërinë më të vogël për viktimat e pafajshme.

Ky numër kaq i madh viktimash civile – shumica shqiptarë, kurrë nuk do të marrin drejtësinë e merituar, nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë një marrëveshje për hetime dhe ndjekje penale të kriminelëve të të dy vendeve.

Dëshmitarët po plakën e po vdesin. Kryrësit po ashtu. Kujtesa po zbehet. Edhe po u arrestuan këta kriminelë pas disa vjetësh, zor se mund të ketë dëshmitarë për të dëshmuar kundër tyre.

Rrjedhimisht, këta kriminelë do të vazhdojnë të mbesin pa u ndëshkuar. Viktimat pa e marrë drejtësinë dhe familjarët e tyre pa u kompensuar. Sepse, të dy vendet kanë interes të mbrojnë kriminelët e tyre të luftës. Sepse "kriminelët" në këto dy vende vlerësohen si "heronj".

Pse Haradinaj ndodhet i arrestuar në Francë për fajin e Kosovës?

Më kujtohen skenat qesharake të sulmeve mbi bizneset sllovene në Kosovë kur dy vjet më parë, Ramush Haradinaj u arrestua në Slloveni bazuar në të njëjtin urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Më kujtohen edhe lotët e Donikës, sytë e ënjtur dhe flokët e shprishura të saj duke qëndruar terë natën para Ambasadës sllovene në Prishtinë, duke kërkuar lirimin e ish-liderit të saj.

Gjithçka ishte absurde dhe qesharake.

Arestimi i Haradinajt trajtohej me të njëjtin konspiracion sikurse tash. Ky konspiracion shkonte deri aty sa polici slloven që kishte zbatuar ligjin siç obligohet me rregullat e Interpolit për ndalimin e secilit që ka urdhërarrest ndërkombëtar, ishte "identifikuar" si serb.

Me të njëjtën qasje është trajtuar edhe arrestimi i Haradinajt në Francë. Demek, ky shtet është aleat tradicional i Serbisë dhe armik i Kosovës.

Kurrkush, përfshirë profesionistët nuk ka guxim intelektual e profesional të thotë se Franca ka qenë e obliguar ta arrestojë Haradinajn, ta dërgojë në burg dhe të pres kërkesën e Serbisë për ekstradim.

I janë qasur me të njëjtën logjikë dhe mendësi sikur, ata policë, prokurorë, e gjyqtarë francezë të ishin emëruar në ato pozita nga Adem Grabovci, që me një telefonatë apo urdhër direkt gojorë të lirohej apo arrestohej kushdo që do t'i prishte punë shefave të tyre.

Në vendet demokratike si Franca kjo nuk ndodh. Shteti francez po e kryen punën e vetë dhe obligimet ndërkombëtare që dalin nga anëtarësimi në Interpol.

Se sa janë të bazuara në prova akuzat e Serbisë, është muhabet krejt tjetër. Urdhëarresti është politik dhe si i tillë është duke u trajtuar edhe nga shteti Francez. Megjithatë, procedurat parashihnin arrestimin dhe dërgimin para gjykatës të Haradinajt.

Serish shteti është fajtor për arrestimin e Haradinajt. Hapi i parë që nuk ka guxuar ta bëjë ky shtet dhe që do të duhej ta bënte, është vullneti për të gjetur zgjidhje bashkëpunimi mes Prokurorisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për shkëmbimin e dosjeve hetimore dhe informacioneve për krimet e luftës.

Nëse shteti i Kosovës qysh para dy vjetësh do të guxonte t'i drejtohej Serbisë dhe t'ia kërkonte gjithë lëndën kundër Haradinajt dhe të niste hetime për ato dyshime, sot mbase ish-kryeministri nuk do të ndodhej i arrestuar në Francë.

Bazuar në ato informacione, do të duhej të niste një hetim dhe bazuar në rezultatin real, të mbyllte hetimet apo të ngrehte aktakuzë kundër Haradinaj.

Për këto dy vjet nga arrestimi i Haradinajt në Slloveni, Prokuroria do të mund të nxirrte një rezultat. Dhe, nëse ky rezultat do të ishte negativ, atëherë me aktvendim për mbylljen e hetimeve, shteti do të mund t'i drejtohej Interpolit duke i kërkuar heqjen e tij nga lista e të kërkuarve.

Duke mos bërë asgjë, sigurisht se nuk hiqet as Haradinaj, e as ata 19 të tjerë nga kjo listë. Bile do të arrestohen edhe në të ardhmen sapo të qesin këmben jashtë Kosovës.

Duke u zhytur thellë në konspiracion dhe duke bërë akuza paushall, kjo listë nuk mund të pastrohet. Thjeshtë, duhet të presim vendimet e Gjykatave të shteteve demokratike evropiane sikurse po e presim këtë për Ramush Haradinaj, i cili për neve është një "hero i gjallë lufte", ndërsa për Serbinë "një kriminel lufte".

Nuk ka diskutim që akuzat e Serbisë kanë motive politike. Por, është fakt i pamohueshëm se kanë ndodhur krime të rënda lufte edhe në zonën që ka kontrolluar Haradinaj gjatë luftës.

The post Për Ramushin "hero" dhe "kriminel" appeared first on INSAJDERI.

Qeveria: Kemi pritur lirimin e plotë të Haradinajt, por edhe ky është hap

Posted: 12 Jan 2017 07:13 AM PST

Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se ka pritur me të drejtë lirimin e plotë të kryetarit të AAK-së, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga drejtësia franceze, duke pas parasysh fletarrestin plotësisht politik të lëshuar nga Serbia.

"Qeveria e Kosovës, vendimin e sotëm të organeve kompetente franceze për lirimin me kusht të z. Haradinaj e konsideron vetëm si një hap, dhe pret që ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, z. Haradinaj, shumë shpejt do të lirohet plotësisht dhe do të rikthehet në Kosovë", thuhet në reagimin e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës rithekson qëndrimin e saj se fletarrestet serbe, në bazë të të cilave është bërë ndalimi i Haradinajt, janë plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe me tendenca të qarta për të krijuar tensione dhe konflikte, dhe u ka bërë thirrje autoriteteve franceze dhe atyre në të gjitha vendet tjera që të mos i marrin parasysh.

"Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e plotë për të mundësuar kthim sa më të shpejtë të z. Haradinaj në Kosovë si dhe për dhënien fund të rasteve të ndaljes së personaliteteve kosovare në shtetet evropiane, mbi bazën e fletarresteve të paligjshme serbe", thuhet në fund të komunikatës./Insajderi.com

 

The post Qeveria: Kemi pritur lirimin e plotë të Haradinajt, por edhe ky është hap appeared first on INSAJDERI.

AniBar do ta rivitalizojë dhe menaxhojë kinemanë e vetme në Pejë

Posted: 12 Jan 2017 06:56 AM PST

AniBar është angazhuar për të rivitalizuar dhe restauruar kinemanë e vetme në të gjithë regjionin e Pejës, kinema e cila mban emrin e veprimtarit Jusuf Gërvalla.

AniBar është përzgjedhur si fituese e konkursit duke marrë në menaxhim kinemanë për 15 vitet e ardhshme, që do t'ia mundësojë AniBar-it ta rivitalizojë, restaurojë, dhe të ngrisë vlerën e ndërtesës me anë të strategjisë zhvillimore dhe programit të paraparë për avancim kulturor të kinemasë.

"Qëllimet e AniBar janë për të ndërtuar një dituri institucionale duke krijuar një hapësirë kulturore aktive për përdorime të ndryshme, që do të shërbejë gjatë gjithë vitit për shfaqje të vazhdueshme të filmave, edukim qytetar, diskutim dhe prodhim të filmit", shkruan në njoftimin e AniBar.

Anibar do të angazhohet për të mbështetur këto iniciativa dhe për të ndarë këshilla me organizata dhe institucione të tjera kulturore civile që janë në procesin e rivitalizimit të hapësirave publike nëpër Kosovë./Insajderi.com

The post AniBar do ta rivitalizojë dhe menaxhojë kinemanë e vetme në Pejë appeared first on INSAJDERI.

Anita Haradinaj e quan presidentin Thaçi ‘tugjar’ biletash

Posted: 12 Jan 2017 06:47 AM PST

Bashkëshortja e liderit të AAK-së, Anita Haradinaj, ka reaguar ndaj kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit, Hashim Thaçi, për të cilët ka thënë se 'nuk kanë kohë të komentojnë vendimin e gjykatës për Ramushin'.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ia ka përmendur Isa Mustafës 72 dosjet, për të cilat tha se po e mbajnë peng.

Kurse presidentin e ka quajtur 'tugjar'.

"Një Kryeministër me 72 dosje që e mbajn peng, e një president tugjare që ka shku mu marr me shitblerje biletash për inaugurim të Presidentit Amerikan me siguri s’kanë pas kohë ende me komentu vendimin e Gjykatës për Ramushin!!! Koha do të flasë për ju!!!!", ka shkruar ajo.

Ajo i ka dhënë kurajën burrit të vet, Ramush Haradinajt në këtë proces që po kalon.

"Ramush, duart t’i lidhin por forcën dhe vullnetin për ta bërë Kosovën shtet kuptimplot s’mundet me ta lidh askush!!! S’kanë mujt as atëherë e as tash e as nesër!!!!", ka përfunduar ajo postimin e saj./Insajderi.com

 

The post Anita Haradinaj e quan presidentin Thaçi 'tugjar' biletash appeared first on INSAJDERI.

Ngrihet aktakuzë për korrupsion kundër një zyrtari në Ministrinë e Tregtisë

Posted: 12 Jan 2017 06:26 AM PST

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin.

"Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve: Xh.S. zyrtar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe L.D. pronar i kompanisë "Menagment Development Association" (MDA), për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, nga neni 422 lidhur me neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Sipas aktakuzës, të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për kompaninë MDA, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, në atë mënyrë që gjatë procesit të tenderimit sipas projektit "Rritja e aftësisë konkurruese të sipërmarrjeve dhe promovimi i eksportit", financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, në vlerë prej dy milionë euro, gjatë vitit 2013  kanë shkëmbyer informacione dhe dokumente lidhur me tenderin në fjalë, duke i përshtatur kushtet dhe kriteret e tenderit interesave të kompanisë së të pandehurit L.D.

Me të njëjtën aktakuzë, i pandehuri Xh.S. është akuzuar edhe për veprën penale "Keqpërdorimi i informatës zyrtare.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Xh.S.  ka keqpërdorur informatën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për kompaninë MDA, në atë mënyrë që në tenderin e përmendur, si anëtarë i komisionit për vlerësimin e ofertave edhe pse kishte nënshkruar deklaratën e paanshmërisë dhe konfidencialitetit, sipas së cilës është obliguar që ta ruajë rreptësisht fshehtësinë në lidhje me çdo informatë të marrë si rezultat i përfshirjes së tij në procesin e prokurimit, i njëjti në kundërshtim me atë deklaratë ka dërguar tek L.D. – drejtor i kompanisë ofertuese MDA, informacione në lidhje me vlerësimin e ofertave, duke e njoftuar për përparësitë e kësaj kompanie krahas kompanive tjera konkurruese në këtë tender.

"Ngritja e kësaj aktakuze është rezultat i hetimit të përbashkët të një prokuroreje vendëse të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit ( OLAF)", përfundon njoftimi./Insajderi.com

 

The post Ngrihet aktakuzë për korrupsion kundër një zyrtari në Ministrinë e Tregtisë appeared first on INSAJDERI.

Titujt e medieve ndërkombëtare pas lirimit me kusht të Haradinajt

Posted: 12 Jan 2017 06:14 AM PST

Pas vendimit të gjykatës franceze në Colmon për lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, disa media të mëdha ndërkombëtare kanë shkruar për të.

Gazeta më e njohur franceze 'Le Monde' ka nxjerrë në ballinën e saj një titull.

"Drejtësia franceze urdhëron lirimin e ish-kryengritësit kosovar Haradinaj", shkruan 'Le Monde'.

15995430_689152284585747_1671392296_n

Të njëjtën ngjarje e ka përcjellë edhe agjencia franceze e lajmeve  AFP. Ajo ka cituar fjalët e Ramush Haradinajt para gjyqtarëve i cili ka thënë 'Se ajo çfarë jeni duke bërë ju është vetëm abuzim i të drejtave njerëzore'.

"Ish kryengritësi kosovar Haradinaj lirohet në Francë", ishte titulli i AFP-së.

AFP

AFP ka shkruar një raport më të gjerë lidhur me raportet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë që nga paslufta.

Lajmi ka depërtuar edhe përtej Atlantikut. Gazeta amerikane "The New York Times", shkruan se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është liruar por me kusht deri në vendimin përfundimtar të gjykatës për ekstradim apo jo për në Serbi.

"Ish-kryeministri i Kosovës lirohet në pritje të vendimin për ekstradim", shkruan NYT.

NYT

Gjithashtu, një numër i madh i fotografive ka qarkulluar gjatë momenteve kur Ramush Haradinaj kishte shkuar në gjykatë nën përcjelljen e policisë franceze./Insajderi.com

haradinaj arrestimi

ramush haradinaj arrest lirohet

The post Titujt e medieve ndërkombëtare pas lirimit me kusht të Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :