Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

INSAJDERI: “Thaçi tregon bisedën telefonike që pati me Haradinajn” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Thaçi tregon bisedën telefonike që pati me Haradinajn” plus 19 more


Thaçi tregon bisedën telefonike që pati me Haradinajn

Posted: 13 Jan 2017 09:58 AM PST

Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinajn kanë biseduar përmes telefonit për situatën e fundit në të cilën ndodhet lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Bisedën mes dy politikanëve e ka shpalosur vet Presidenti Thaçi në një intervistë me televizionin Klan Kosova.

"Kam besim të plotë se çështja e Haradinajt do të përmbyllet shpejt. Unë edhe kam biseduar me Haradinajn në telefon dhe më ka thënë se e kupton situatën në të cilën ndodhet. Biseda ka qenë shumë konstruktive dhe serioze", ka pohuar Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka thënë se biseda e tij me Haradinajn ka qenë “e hapur dhe shumë miqësore”.

"Më Haradinajn kam diskutuar për hapat që duhet ndërmarrë. Ka qenë një bisedë e hapur dhe shumë miqësore dhe shumë shpejt ai do t'i kthehet politikës, angazhimeve dhe familjes së tij. Nuk është ndjenjë e mirë të të ndërprejnë udhëtimin, me akuza të një shteti që ka kryer gjenocid në Kosovë. Kjo më ka ndodhur edhe mua. Është standard i dyfishtë nga ana e BE-së që po e tolerojnë në hapësirën tonë. Kjo u ndodhë edhe kroatëve e edhe boshnjakëve", është shprehur Thaçi.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar të këtij viti në Basel të Francës, sipas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /Insajderi.com

The post Thaçi tregon bisedën telefonike që pati me Haradinajn appeared first on INSAJDERI.

Barcelona shkarkon drejtorin e klubit pas komenteve ndaj Messit

Posted: 13 Jan 2017 09:47 AM PST

Barcelona ka shkarkuar drejtorin, Pere Gratacos, i cili gjatë ditës tha se Leo Messi nuk do të ishte kaq i mirë pa ndihmën e bashkëlojtarëve të tij, shkruan Goal.com.

"Messi nuk do të ishte kaq i mirë pa Piquen, Iniestan, Neymarin e lojtarët tjerë, por ai është më i miri", ky ishte komenti i Gratacos, që edhe zyrtarisht është shkarkuar nga posti i drejtorit të Barcelonës.

Lionel Messi është pesë herë fitues i Topit të Artë dhe ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm për klube me skuadrën e Barcelonës. /Insajderi.com

The post Barcelona shkarkon drejtorin e klubit pas komenteve ndaj Messit appeared first on INSAJDERI.

Assad dyshohet se është i lidhur me sulmet kimike siriane 

Posted: 13 Jan 2017 09:30 AM PST

Hetuesit ndërkombëtar kanë thënë për herë të parë se ata dyshojnë se presidenti Bashar al-Assad dhe vëllai i tij janë përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në konfliktin sirian, sipas një dokumenti të parë nga Reuters.

Një hetim i përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) ka identifikuar më parë vetëm njësi ushtarake dhe nuk kishte përmendur ndonjë komandantë apo zyrtarë, raporton Reuters.

Por është hera e parë që në një listë përmendën individë, ku hetuesit kanë lidhur ata me një seri sulmesh me bomba të klorit gjatë viteve 2014-15 – duke përfshirë Assad, vëllai i vogël të tij Maher dhe të tjera figura të nivelit të lartë.

Lidhur me këtë është po thuajse e pa mundur për të marrë një koment nga Assad, por një zyrtar i qeverisë siriane ka thënë se akuzat ndaj forcave qeveritare se kanë përdorur armë kimike “janë të pa vërteta”.

Qeveria siriane ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka përdorur armë të tilla gjatë luftës civile, e cila është pothuajse gjashtë vjeçare, duke thënë se të gjitha sulmet e theksuara nga ana e hetimit janë bërë nga rebelët ose nga militant të Shtetit Islamik. /Insajderi.com

The post Assad dyshohet se është i lidhur me sulmet kimike siriane  appeared first on INSAJDERI.

Policia gjermane arreston një serb të dyshuar për “terrorizëm islamik”

Posted: 13 Jan 2017 09:07 AM PST

Policia e Gjermanisë ka arrestuar një serb 28-vjeçar në Oberhausen, i cili është klasifikuar nga organet e sigurisë si një kërcënim për shtetin.

Gjykata e Oberhausen në Gjermani ka lëshuar një urdhër-arrest për dëbimin e personit me nënshtetësi serbe në Serbi.

I arrestuari serb kishte qëndruar ilegalisht në Gjermani dhe është klasifikuar si njeri i rretikshëm për shtetin Gjerman, përcjell Insajderi.

28-vjeçari kishte qenë prej kohësh nën vëzhgimin e forcave të sigurisë. Ai është arrestuar në Oberhausen të mërkurën.

“Ai ka kontakte të ngushta në skenën islame dhe për këtë arsye ka qenë i monitoruar nga afër”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Oberhausenit, njofton portali gjerman Morgenpost.de. /Insajderi.com

 

Dosja Grande V – Rrëfimi i Giffonit për grupin e udhëhequr nga Ukë Rugova

Policia gjermane arreston një serb të dyshuar për “terrorizëm islamik”

 

The post Policia gjermane arreston një serb të dyshuar për “terrorizëm islamik” appeared first on INSAJDERI.

Trump premton “të vërtetën për sulmet ruse”

Posted: 13 Jan 2017 08:50 AM PST

Donald Trump premton të lëshojë brenda 90 ditësh një raport të plotë mbi akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Përmes një serie mesazhesh në Twitter, Presidenti i zgjedhur i cilësoi pretendimet e deritanishme si "fakte të sajuara nga operativë shumë të dobët politikë".

Të enjten, siç pretendon ai në mesazhe, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, James Clapper e ka marrë në telefon për të denoncuar raportet e rreme dhe imagjinare të një dosjeje ruse kundër tij, të cilat përfunduan në faqet e shtypit vendas javën e kaluar. Clapper vetë ngre supet e thotë se manjatit ia ka bërë të qartë se deri tani nuk ka ende një gjykim të saktë mbi vërtetësinë e këtyre raporteve.

Krerët e sherbimit sekret amerikan e akuzojnë Moskën për vjedhjen e të dhënave nga serverat e të dyja partive të mëdha gjatë fushatës. Me kujdes po shihen gjithashtu edhe pretendimet se Rusia ka në dorë materiale kompromentuese mbi Trumpin.

Frika e hakërimit të zgjedhjeve ka përfshirë tani edhe Gjermaninë. Shërbimet sekrete gjermane dhe ekspertët po i tremben rrezikut të ndërhyrjes në zgjedhjet parlamentare të vendit.

“Softwaret dhe Hardwaret e partive politike në Gjermani nuk janë të mbrojtura si kompjuterat e CIA-s", shpjegon konsulenti për sigurinë për ekonominë Sandro Gaycken.

Të tjerë ekspertë si Linus Neumann nga “Chaos Computer Club” në Berlin theksojne se për ndërhyrjen, "mjafton një përpjekje e vogël". Sipas Neumann, sulmet e hakerave janë të suksesshme edhe për shkak të sistemeve të vjetëruara.

Në rastin e Ëindoës XP, vetë Microsofti pati kërkuar në 2013-s që sistemi të mos përdoret më.

The post Trump premton "të vërtetën për sulmet ruse" appeared first on INSAJDERI.

BIBL dënon Trepçën

Posted: 13 Jan 2017 08:30 AM PST

Skuadra e Trepçës ka mësuar dënimin nga Liga Ballkanike, pas ndërprerjës së ndeshjes ndaj Pejës.

BIBL ka marrë vendim që Trepça ta humb ndeshjen ndaj Pejës, me rezultat zyrtar 20:0.

Për arsyeje se ka pasur lojtarë të lënduar dhe anëtarë të tjerë të qëlluar nga tifozët, mitrovicasve u jepët dënimi më i madh duke i dënuar me 5 mijë euro.

Kjo nuk është e tëra pasi Liga Ballkanike, ka vendosur që numëri i tifozëve si vendas do të jetë vetëm 300 të cilët do të ulën në pjesën ballore të palestrës. /Insajderi.com

The post BIBL dënon Trepçën appeared first on INSAJDERI.

Hasan Shala zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës së Apelit

Posted: 13 Jan 2017 08:15 AM PST

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit, Nehat Idrizi.

Gjatë këtij takimi është votuar për kryetar të Gjykatës së Apelit dhe për kryetar të Gjykatës së Gjilanit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

"Hasan Shala, arriti të marrë shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovë, kundrejt kundër – kandidates Tonka Berishaj. Gjyqtari nga Peja, do ta udhëheq këtë gjykatë për katër vjetet e ardhshme", thuhet në komunikatë.

"Hasan Shala është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1988. Provimin e Jurisprudencës e kreu dy vjet më vonë, pasi mbaroi praktiken profesionale në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Në vitin 1999 u emërua gjyqtar për kundërvajtje në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Pejë. Një vit më vonë, u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale, po ashtu në Pejë. Pasi ushtroi 5 vjet këtë detyrë, në vitin 2005 u bë gjyqtar në Gjykatën e Apelit".

Po në këtë mbledhje, u votua edhe për kryetar të Gjykatës Themelore të Gjilanit, por asnjëri nga të katër kandidatët nuk i mori shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit. Andaj, Këshilli mori vendim të përsëritet konkursi për këtë Gjykatë.

Deri në zgjedhjen e kryetarit U.D. i kryetarit u emërua zëvendës kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Afrim Shala. /Insajderi.com

 

Dosja Grande III – Skënder Hyseni më njoftoi me Gifonin 

Hasan Shala zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës së Apelit

 

The post Hasan Shala zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës së Apelit appeared first on INSAJDERI.

Martin Shkreli i nominuar si personaliteti më negativ i vitit

Posted: 13 Jan 2017 08:13 AM PST

Më 15 shkurt, kur revista britanike NME pritet që të zbulojë emrat e fituesve të çmimeve në kategori të ndryshme, shqiptaro-amerikani Martin Shkreli mund të zgjidhet si personaliteti më negativ i vitit të kaluar.

Në kohën sa ka qenë drejtuesi i një kompanie farmaceutike, Shkreli kishte nxitur reagim të ashpër në opinionin amerikan dhe botëror pasi që kishte rritur çmimin e një medikamenti për shërimin nga sëmundja HIV.

Përveç kësaj, ai ka qenë protagonist në një numër incidentesh. Javë më parë ai ka fyer një gazetare në rrjetin social Tëitter, dhe si pasojë atij i është mbyllur llogaria e tij në këtë rrjet social

Ai në këtë "garë" është me presidentin e zgjedhur Donald Trump, ish-kryeministrin britanik David Cameron e të tjerë.

Ndërkohë, këngëtarja Beyonce prin me nominime për cmimet e NME-së për këtë vit, përfshirë këtu garën për albumin më të mirë dhe heroina e vitit.

Në garë është edhe këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa.

Fituesit në këto kategori votohen nga publiku./Insajderi.com

The post Martin Shkreli i nominuar si personaliteti më negativ i vitit appeared first on INSAJDERI.

Milani dhe Interi në garë për shkencëtarin 21-vjeçar

Posted: 13 Jan 2017 08:00 AM PST

Mund të zhvillohet shumë shpejt një derbi i ri në merkato: Milan dhe Inter duket se kanë vënë në shënjestër Vincent Koziello, lojtar francez i datëlindjes 1995, në pronësi të Nice.

Këto thashetheme të merkatos kanë ardhur nga Franca, më saktësisht nga revista prestigjioze "France Football", sipas së cilës dy klubet milaneze kanë përfshirë emrin e mesfushorit francez në listat e tyre të merkatos.

Në të vërtetë, nuk është hera e parë që emri i Koziello, një mesfushor i gjithanshëm, përmendet nga shtypi francez për një transferim te Milan dhe Inter, por këto zëra janë shtuar shumë kohët e fundit, shkruan Telesport.

Djalë inxhinierësh, në moshën 21 vjeç Koziello është i njohur edhe për pamjen e tij prej adoleshenti, bjond, sy blu, por me një diplomë shkencore të marrë me komplimentet e komisionit, dhe për studimet e gjuhës angleze, të cilat i vazhdon pavarësisht se profesioni që ka zgjedhur i garanton një rrogë prej 700 mijë eurosh në vit. /Insajderi.com

The post Milani dhe Interi në garë për shkencëtarin 21-vjeçar appeared first on INSAJDERI.

Hetim mbi trajtimin e çështjes së emaileve të Hillary Clintonit

Posted: 13 Jan 2017 07:50 AM PST

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë tha të enjten se po fillon një hetim lidhur me mënyrën sesi e trajtoi agjencia hetimin e përdorimit të serverit privat të emaileve nga demokratja Hillary Clinton kur ajo ishte Sekretare Shteti, një nga çështjet më të debatueshme në zgjedhjet presidenciale që ajo i humbi.

Inspektori i Përgjithshëm, Michael Horowitz tha se do të analizonte se si drejtori I FBI-së, James Comey e kreu hetimin njëvjeçar të zonjës Clinton, kryediplomatja e vendit nga viti 2009 në 2013, që bëri fushatë për t'u bërë gruaja e parë president në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Comey, megjithëse tha se përdorimi i serverit privat ku ishin këmbyer edhe informacione sekrete ishte “jashtëzakonisht i pakujdesshëm”, arriti katër muaj para zgjedhjeve në përfundimin se ajo nuk kishte kryer vepër penale.

Por zoti Comey e rihapi hetimin disa ditë para zgjedhjeve të 8 nëntorit dhe tha dy ditë para zgjedhjeve tha se hetuesit nuk kishin gjetur asgjë të re.

Zonja Clinton e ka cilësuar rihapjen e hetimit nga ana e zotit Comey, 11 ditë para zgjedhjeve si një faktor kyç në humbjen e saj të befasishme ndaj republikanit Donald Trump. /Insajderi.com

The post Hetim mbi trajtimin e çështjes së emaileve të Hillary Clintonit appeared first on INSAJDERI.

AAK e pakënaqur me reagimin e qeverisë për Haradinajn

Posted: 13 Jan 2017 07:47 AM PST

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se tentimi i Serbisë "që të bëjë drejtësinë" për qytetarët e Kosovës "është përpjekje për rikthimin e 'mendësisë së Millosheviqit gjë që nuk mund të ndodhë kurrë".

Duke iu referuar ndalimit të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, në Francë, AAK thotë se fushata e Qeverisë së Serbisë kundër Kosovës në përgjithësi dhe Haradinajt në veçanti, është krejtësisht e papranueshme dhe jo vetëm se është kundër krijimit të një klime bashkëpunimi, por veç sa i ashpërson edhe më tej raportet midis dy popujve.

Sipas AAK-së, Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, |duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e UNMIK-ut e të EULEX-it dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale."

AAK ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosocës për sic ka thënë "reagimin tejet të zbehtë e të cakorduar përballë një fushate kaq të egër të Serbisë ndaj Kosovës"./Insajderi.com

 

The post AAK e pakënaqur me reagimin e qeverisë për Haradinajn appeared first on INSAJDERI.

Shaqiri mohon krisjet me trajnerin Hughes

Posted: 13 Jan 2017 07:34 AM PST

Xherdan Shaqiri ka insistuar se është i lumtur tek Stoke City, pavarësisht minutave të paktë që është duke fituar nga trajneri Marc Hughes në ndeshjet e fundit.

Shaqiri ka luajtur shumë pak minuta në ndeshjet e fundit, duke startuar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit, raporton Insajderi.

“Nuk është se jam i zemëruar, kurë grushtoj ulësen. Është vetëm emocion dhe diçka krejt normale. Nuk ka asgjë gabim”, ka thënë Shaqiri.

Ai ka thënë se është i lumtur tek Stoke City, dhe se shpreson që në të ardhmen do të fitojë minuta në skuadër. /Insajderi.com

The post Shaqiri mohon krisjet me trajnerin Hughes appeared first on INSAJDERI.

Erdogan nuk pranon tërheqjen e trupave nga Qipro

Posted: 13 Jan 2017 07:16 AM PST

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se tërheqja e plotë e trupave turke nga Qiproja e ndarë “është jashtë diskutimeve”

Shpresat për ribashkimin e Qipros janë rritur këtë javë, pas bisedimeve midis qipriotëve turq dhe grekë

Por, një numër pengesash vazhdojnë të mbeten.

Komunitetet e ishullit janë ndarë që nga viti 1974.

Pengesat kryesore për marrëveshje përfshijnë kthimin e pronës te dhjetëra-mijëra qipriotë që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në vitin 1974, si dhe praninë e trupave.

Turqia ka 30,000 trupa të stacionuara në veri të ishullit.

Edhe sot, presidenti i Qipros greke, Nicos Anastasiades, ka përsëritur thirrjen për tërheqjen e të gjitha trupave turke.

Por, Erdogan tha se trupat turke do të mbeten derisa Greqia të pajtohet për tërheqjen e forcave të saj.

Të enjten, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se diskutimet janë “në një pikë kritike” dhe se ekspertët teknikë do të vazhdojnë tani takimet.

 

The post Erdogan nuk pranon tërheqjen e trupave nga Qipro appeared first on INSAJDERI.

Nëse nuk ekstradohet Haradinaj, Serbia thotë se do të hakmerret ndaj Francës

Posted: 13 Jan 2017 07:03 AM PST

Policia franceze ka ndaluar Ramush Haradinajn më 4 janar të këtij viti, duke vepruar sipas një urdhër-arresti nga Serbia e cila dëshiron që ta gjykojë ish-kryeministrin e Kosovës për vepra që lidhen me luftën e viteve 1998-1999. në Kosovë.

Pas këtij arrestimi të autoriteteve franceze, Serbia ka dërguar kërkesë zyrtare për ekstradimin e Haradinajt, njofton Insajderi.

Mirëpo, Franca ende nuk ka marrë vendim për ekstradimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas një konference për shtyp të mbajtur të premtën, ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburovic tha se Beogradi do të reagojë ndaj Francës, nëse shteti francez nuk e ekstradon Haradinajn në Serbi, shkruan Reuters.

“Nëse dikush i dënuar apo akuzuar për vrasje të egra, torturë dhe dhunim nuk ekstradohet në Serbi, ne do ta bëjmë të njëjtën gjë për kërkesat e parashtruara nga Franca”, tha Kuburovic në një konferencë për shtyp.

Kuburoviç ka thënë se Franca “duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare që ka nëndhkruar”, duke aluduar për rregullat e Interpolit. /Insajderi.com

Për më shumë nga Dosja Grande:

Dosja Grande II – Rrëfimi i Ukë Rugovës për biznesin e vizave

Nëse nuk ekstradohet Haradinaj, Serbia thotë se do të hakmerret ndaj Francës

The post Nëse nuk ekstradohet Haradinaj, Serbia thotë se do të hakmerret ndaj Francës appeared first on INSAJDERI.

Gjysmëvjetori i dytë fillon të hënën

Posted: 13 Jan 2017 06:47 AM PST

Ministria e Arsimit, njofton se gjysmëvjetori i dytë i viti shkollor 2016/2017 do të fillojë ditën e hënë, me 16 janar.

"Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon të hënën (16 janar 2017)".

"MAShT në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit ka vendosur ditë më parë të shtyjë deri në këtë datë fillimin e mësimit për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta të këtyre ditëve, si dhe epidemisë së Gripit AH3V", thuhet ndër tjerash në njoftimin e Ministrisë. /Insajderi.com

The post Gjysmëvjetori i dytë fillon të hënën appeared first on INSAJDERI.

Prishtina akuzon Beogradin për destruktivitet

Posted: 13 Jan 2017 06:41 AM PST

Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Beogradin zyrtar për, siç thonë, "qasje destruktive jo vetëm në raport me dialogun, por edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve".

Ftohja e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve ra në nivelin më të ulët që prej fillimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me lehtësim të BE-së, posaçërisht pas ndalimit në Francë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe këmbënguljes së Serbisë për ekstradim të tij.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në një pergjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, tha se "Serbia mund të izolohet në mendësinë e saj të vjetër që nuk sheh përtej Moskës, nëse nuk dëshiron fqinjësi me Kosovën".

“Kosova ka një raport të qartë ndaj Serbisë, e që ka për bazë parimin tonë themelor që vetëm njohja e ndërsjellë mes dy shteteve sjellë paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. Ky dialog që po zhvillohet ne Bruksel ka këtë si qëllim final dhe është në kuadër të këtyre qëllimeve”, është përgjigjur Tahiri.

Autoritetet në Prishtinë i bënë të qartë autoriteteve serbe se do të mund të përgjigjen, siç thonë, "me masa reciprociteti" nëse, siç thanë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, "ajo nuk heq dorë nga përndjekja e qytetarëve të Kosovës".

Qeveria i ndaloi hyrjen në Kosovë presidentit serb Tomisllav Nikoliq në Ditën e Krishtlindjeve Ortodokse, duke arsyetuar veprimin me 'mosrespektim të procedurave'.

Por, Qeveria e Serbisë në një mbledhje të saj urgjente, ditën e premte, pas vendimit të një gjykate në Francë për lirim me kusht të Ramush Haradinajt, deri në shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, ka bërë të ditur se nuk heq dorë nga kërkesa e saj për dorëzimin e Haradinajt në Serbi, për siç thuhet, 'përballje me drejtësinë'

"Serbia nuk do të tërhiqet nga kërkesa për ekstradimin e Ramush Haradinajt", tha ministrja e Drejtësisë në qeverinë serbe, Nela Kuburoviq.

"Ne shpresojmë që Franca do të sillet në mënyrë profesionale dhe në harmoni me aktet ndërkombëtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt për faktin se ne i plotësojmë të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me kërkesën tonë për ekstradim", ka thënë Kuburoviq, duke nënvizuar faktin se përveç tjerash, organeve franceze u është prezantuar fakti "se në në aktakuzën e zgjeruar ndaj Haradinajt nga prokuroria serbe, janë përfshirë edhe 30 dëshmitarë".

Prokuroria serbe për krime lufte pretendon se Ramush Haradinaj ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë periudhës së viteve 1998-99, pavarësisht se ai, mbi akuzat e njëjta, ishte gjykuar dhe shpallur i pafajshëm në dy raste, në proceset që janë zhvilluar nga Tribunali i Hagës.

Rasti Haradinaj ngriti edhe më tutje dilemat nëse, siç thonë njohësit e rrethanave, se 'të dyja palët janë të interesuara që të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore".

Ky proces ndërkaq, u vlerësua të jetë cenuar në disa raste, para ndalimit të zotit Haradinaj, përmes ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës, zvarritjes së zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, paralajmërimit të Beogradit për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Analistët në Kosovë thanë se rasti Haradinaj duhet të shërbejë "si një alarm që institucionet e Kosovës se duhet ndryshuar qasjen ndaj Serbisë".

Analisti politik Artan Muhaxhiri, i tha Radios Evropa e Lirë se është e qartë se Kosova si vend fqinj me Serbinë, gjithmonë ka qenë konstruktive në drejtim të përmirësimit të raporteve mes dy shteteve.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë me e zëshme në Bruksel, shumë më serioze dhe t’i vendos disa pika të kuqe përtej të cilave nuk mund të kalojë. Pra, cenimi i dinjitetit të qytetarëve dhe mungesa e vullnetit të plotë për aplikimin në realitet të të gjitha marrëveshjeve që janë realizuar deri me tash e bën absurde dhe të pakuptueshme secilin vazhdim të bisedimeve”, tha Muhaxhiri.

Ai tha se Qeveria e Kosovës po ashtu duhet të këmbëngul që zyrtarët në Bruksel që janë lehtësues të dialogut të jenë garantues serioz i marrëveshjeve të arritura.

“Nëse pala kosovare nuk e bën publik zemërimin me të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur deri më tani me procesin e Brukselit, atëherë një qasje e tillë do të vazhdojë sepse as Brukseli as Serbia nuk kanë vullnet që të ndryshojnë. Mirëpo, pala kosovare e ka të drejtën morale që ta ngris zërin dhe të këmbëngul në ndryshimin e qasjes sepse është pala që ka bërë më së shumti dhe e ka këtë të drejtë”, tha Muhaxhiri.

Sidoqoftë, marrëdhënia ndërmjet dy palëve, thonë njohësit e rrethanave, do të mund të acarohet edhe më shumë nëse autoritetet serbe do të insistojnë me këmbëngulje që të 'krijojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në mënyrë të njëanshme", pavarësisht kundërshtimeve nga Prishtina zyrtare. /REL

The post Prishtina akuzon Beogradin për destruktivitet appeared first on INSAJDERI.

Nintendo prezanton tastierën e re

Posted: 13 Jan 2017 06:34 AM PST

Nintendo do të prezantojë tastierën e re, "Nintendo Switch", më 3 mars. Ajo do të kushtojë 299.99 dollarë në Shtetet e Bashkuara, 279.99 paund në Britani dhe 29.980 jen në Japoni.

Kompania japoneze Nintendo ka shumë në lojë tani, pasi tastiera më e fundit, Wii U, nuk mundi të përsëriste suksesin e paraardhëses së saj Wii. Aksionet e Nintendos sidoqoftë, shënuan pak rënie ndërsa detajet e prezantimit të ri dolën.

Në tetor të vitit të kaluar, Nintendo bëri të ditur se makina e lojës do të ishte një mjet që mbahet lehtësisht në dorë që mund të përdoret nga më shumë se një lojtar. "Switch" duket si një kompjuter tablet me kontrollues Joy Con që janë vendosur në anët e saj.

Ekrani është me prekje dhe butonat e kontrollit mund ta pikasin lëvizjen që më herët. Kur përdoret në shtëpi, tableta lidhet me një televizor.

Lojërat do të jenë të përdorshme në kaseta të vogla, gjë që ka qenë problem për tastierat e mëparshme Nintendo.

Sipas kompanisë, janë rreth 80 lojëra në zhvillim e sipër, mes të cilave edhe një lojë e re Mario e quajtur "Odiseja Super Mario".

Tastiera e re do të ketë një hapësirë prej 32 GB, e zgjerueshme me një kartë mikro SD.

The post Nintendo prezanton tastierën e re appeared first on INSAJDERI.

Identifikohet vozitësi i veturës që kaloi nëpërmes sheshit në Prishtinë

Posted: 13 Jan 2017 06:20 AM PST

Policia e Kosovës ka identifikuar personi që kishte lëvizur me veturën e tij nëpërmes sheshit "Nënë Tereza" në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur para disa ditësh, ndërkaq policia ka arritur që të enjten të identifikoj veturën dhe ngasësin që ka dal të jetë një 21 vjeçar.

"A. B, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit menjëherë ka shqiptuar masën administrative të fletëparaqitjes për gjykatë, për veprimin kundërvajtës në trafik", thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com

Më tepër për Dosjen Grande

Biznesi i Ukë Rugovës nuk ia paguante tatimin shtetit

Identifikohet vozitësi i veturës që kaloi nëpërmes sheshit në Prishtinë

The post Identifikohet vozitësi i veturës që kaloi nëpërmes sheshit në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Ridizajnohet vetura Ford Mustang nga Galpin Rocket

Posted: 13 Jan 2017 05:49 AM PST

 

I prezantuar për herë të parë në LA vitin e kaluar, prodhimi i parë i modelit nga Galpin Rocket kishte sjellë një dizajn mjaft tërheqës të veturës super të fuqishme Ford Mustang.

Si një makinë muskoloze Galpin Rocket ka modifikuar atë duke i shtuar 725 kuaj fuqi si dhe përmirësime në turbinën "Super Charged", të gjitha këto modifikime janë bërë në modelin Ford Mustang GT, 5.0, raporton motorauthority.com.

Disa nga detajet e projektimit janë të huazuara nga modelet e viteve v 1960 dhe 1970 të Ford Mustang, me vëmendje të veçantë kushtuar dizajnit të Shelby GT500 1968. Materialet, në anën tjetër, janë plotësisht moderne, duke përfshirë pjesët kryesore të cilat janë me fibër karboni.

Çmimi i veturës sillet rreth 120,000 mijë dollarë amerikanë. /Insajderi.com

The post Ridizajnohet vetura Ford Mustang nga Galpin Rocket appeared first on INSAJDERI.

VMRO-ja refuzon kërkesat e BDI-së për qeverinë e re

Posted: 13 Jan 2017 05:42 AM PST

Formimi i qeverisë së re të Maqedonisë nga VMRO DPMNE, duket i pamundur bazuar në qëndrimin e saj të fundit ku përjashton çdo mundësi për të biseduar me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, e cila të enjten në mbrëmje doli me platformën e saj për negociata me mandatarin Nikolla Gruevski.

Nga BDI-ja thanë se nuk kanë preferenca për ndonjë parti të caktuar maqedonase dhe se do të bisedojnë qoftë me VMRO-në apo LSDM-në e Zoran Zaevit nëse përmbushin tri pikat kryesore të saj, zyrtarizmin e shqipes, integrimin euroatlantik dhe mbështetjen që duhet ti japin punës së Prokurorisë Speciale.

"Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka partner strategjik dhe preferenca për asnjë bllok politik maqedonas, por mbetet partner me popullin shqiptar. BDI-ja vë interesat e ruajtjes së stabilitetit të vendit para interesave partiake. BDI përcakton si çështje të panegociushme për të ardhmen përdorimin e barabartë të gjuhës shqipe zyrtare, integrimin në NATO dhe BE, vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale me qëllim të zbardhjes së gjitha dyshimeve të dala nga mega skandali i përgjimeve", ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Por, kërkesat e tilla të Bashkimit Demokratik për Integrim nga VMRO-ja janë vlerësuar si rrënuese të rendit kushtetues të Maqedonisë andaj edhe qartë ka bërë me dije se për to jo vetëm që nuk do të bisedojë, por me të gjitha forcat do të pengojë realizimin e kërkesave të tilla.

"VMRO-ja konfirmon qëndrimin e saj nuk pajtohet, nuk do të bisedojë dhe nuk do të lejoj që të ndryshohet kushtetuta për dygjuhësinë në tërë territorin e Maqedonisë dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale… ky qëndrim bazohet në angazhimin tonë për ruajtjen e shtetit unitar, mbrojtjen e rendit Kushtetues, në Marrëveshjen e Ohrit si dhe në marrëveshjet e muajve qershor dhe korrik të vitit 2015…”

“Prokuroria Speciale nuk ka asgjë të përbashkët me drejtësinë, është një instrument politik në duart e qendrave të caktuar për të shantazuar çdo politikan që lufton për mbrojtjen e interesave të kombit maqedonas dhe të Maqedonisë në përgjithësi", thuhet të përgjigjen e VMRO DPMNE-së.

Ndërkohë, reagime ka edhe nga partitë tjera shqiptare të cilat dolën me qëndrimet se platforma e BDI-së për bisedime nuk përfshinë të gjitha pikat e deklaratës së partive politike shqiptare.

Sipas tyre në platformën e partisë së Ahmetit nuk janë përfshirë edhe shumë çështje tjera si barazia ekonomike, vendimmarrja konsensuale, proceset e montuara politike, përfaqësimi, simbolet kombëtare e pikat tjera që përmban deklarata e arritur pas konsultimeve të bëra me drejtuesit e lartë shtetëror në Prishtinë dhe Tiranë.

"Ajo që bën përshtypje në këtë vendim është fakti që nuk është përmendur askund deklarata e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni. Megjithatë nuk do të paragjykojmë në këtë kohë dhe do të shohim se si do të ecin punët tutje. Nuk do të kisha thënë se është shkelur platforma. Mbase mund të përmendet në marrëveshjen qeveritare që ata do ta lidhin me VMRO-në. Do të shohim se çfarë do të ndodhë ditëve në vijim", ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi nga lëvizja BESA.

Nga Lidhja Social-Demokrate nuk kanë komentuar zhvillimet e tilla mes VMRO-së dhe BDI-së, por edhe deklaratën e partive politike shqiptare. Nga kjo parti thonë se do të prononcohen vetëm pasi Gruevski të kenë përfunduar afatin për formimin e qeverisë dhe kur mandati t'i kalojë liderit të saj Zoran Zaev.

Vështirësitë në formimin e qeverisë së re janë imponuar nga rezultati i ngushtë zgjedhor më 11 dhjetor ku asnjëra parti nuk ka fituar shumicës që pa probleme të bëj shumicën e re parlamentare.

Në të gjitha variantet janë partitë shqiptare ato që përcaktojnë nëse do të ketë ose jo qeveri të re apo nëse Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.(REL)

The post VMRO-ja refuzon kërkesat e BDI-së për qeverinë e re appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :