Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

INSAJDERI: “Ylli që kërcënon sistemin tonë” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Ylli që kërcënon sistemin tonë” plus 19 more


Ylli që kërcënon sistemin tonë

Posted: 10 Jan 2017 09:53 AM PST

Ka disa vite që astronomët kanë zbuluar se ylli i quajtur Gliese 710 është në një trajektore përplasesë me sistemin tonë diellor, ndërsa së fundmi kanë përllogaritur kohën e saktë, sipas tyre, se kur do të ndodhë kjo përplasje.

Në revistën "Astronomy & Astrophysics" u publikua studimi i fundit nga vazhgimet e vazhdueshme të këtij ylli. Sipas autorëve të këtyre studimeve, Gliese 710 aktualisht udhëton me një shpejtësi prej 51 mijë kilometrash për orë dhe ndodhet rreth 64 vite dritë larg nesh.

Duke përllogaritur këto dy të dhëna, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ky yll do të përplaset me sistemin tonë diellor pas 1.35 milion vitesh.

Gliese 710 nuk do të përplaset drejtpërdrejtë me Tokën, por indirekt mund të shkaktojë rrebeshe asteroidesh dhe kometash drejt planetit tonë. Sipas shkencëtarëve, ky yll do të përplaset me atë që njihet si "Reja Oort", një brez gjigant trupash qiellorë të vegjël i vendosur në kufijtë e sistemit tonë diellor.

Përplasja do të pasojë zhvendosjen e mijëra trupave qiellore të madhësive të ndryshme në drejtim të Tokës dhe secila prej tyre mund të godasë Tokën…gjithmonë pas 1.35 milionë vitesh.

The post Ylli që kërcënon sistemin tonë appeared first on INSAJDERI.

Ushqimet që djegin yndyrnat

Posted: 10 Jan 2017 09:38 AM PST

Mund të dobësohesh edhe duke ngrënë, mjafton të zgjedhësh ushqimet e duhura, pra ushqimet që djegin yndyrna. Nëse keni disa kile më shumë, por asnjë dëshirë për të bërë dietë, mos i trembni, ja një listë që bën për ju.

Ka një mënyrë për të përshpejtuar metabolizmin bazë, thjesht duke ngrënë. Por si? Filloni të konsumoni ushqimet termogjenike. Duket një fjalë e komplikuar por në fakt, kuptimi është shumë i thjeshtë: bëhet fjalë për ushqimet që rrisin metabolizmin e përditshëm, ose të lejojnë të konsumosh një sasi të madhe kalorish, krahasuar me gjithë të tjerët sepse për tu tretur kërkojnë një sforco nga ana e organizmit tonë.

Kjo nuk do të thotë që bëhet fjalë për ushqime të rënda, por të pasura me fibra, ujë dhe ushqyes që aktivizojnë metabolizmin e brendshëm. Ja cilat janë ushqimet që djegin kaloritë.

Çaji jeshil
Catechin, një përbërës aktiv që përmbanm çaji jeshil, është një antioksidant natyral që mbaj qelizat të reja, dhe rrit metabolizmin duke djegur kalori. Pini çdo ditë në sasi të madhe dhe do të jeni më të bukur e më të shëndetshëm, dhe jo vetëm më të dobët.

Qepa
Qepët jo vetëm që forcojnë sistemin tonë imunitar, por janë thelbësore në luftën kundër kileve të tepërta, falë përmbajtjes së lartë të fitoestrogjeneve, që kanë efekte diuretike dhe eleminojnë lengjet e tepërta që shkaktojnë celulit. Përveç kësaj ndihmojnë në mbajtjen konstante të nivelit të sheqerit në gjak. Një këshill prej shefi të vërtetë? Që të presni qepën pa u djegur sytë, mbani në gojë gjysëm gote uji, pa e kaluar poshtë, derisa të prisni qepën.

Brokoli
Nëse synimi është të rizgjoni metabolizmin, brokoli është aleati numër një. Duke patur parasysh dhe fuqinë e tyre antitumorale, duhet ti fusni patjetër në dietën e përditshme. Por nuk mbaron këtu, ai ka një funksion të rëndësishme pastrues të organizmit, duke favorizuar një funksionim të mirë të zorrëve dhe eleminimin e toksinave.

Salmoni
Është një nga ata peshq që konsiderohet i yndyrshëm, por yndyrnat e tij janë të mira për organizmin tonë. Përmbajtja e lartë e Omega 3, e bën një aleat të trurit tonë dhe një ushqyes që djeg kaloritë.

Asparagët
Asparagët janë diuretik mjaft të mirë, ndihmojnë në eleminimin e toksinave dhe janë një nga pesë ushqimet e famshme për të pasur kalori negative. Konsumojini përditë duke mbajtur lëkurën e shndritshme dhe një fizik të mirë.

Mente
Në fakt njihet më shumë për kompletimin e pjatave, apo pijen Mojito, por jo të gjithë e dinë që ka aftësi të mira për të rizgjuar metabolizmin. Trupi djeg më shumë e mbi të gjitha shkrin yndyrnat në pikët kritike, si abdominali. Një këshillë? Vendosni 10 gjethe në çajin tuaj, (çaji jeshil do të ishte më mirë) çdo mëngjes, dhe e keni të sigurtë efektin dobësues.

Ananasi
Është një nga ushqimet që djeg kalori më i fuqishëm dhe në të njëjtën kohë një aleat në luftën kundër celulitit. Për më tepër favorizon tretjen dhe ka një fuqi të lartë drenimi dhe pastrimi. Është mjaft i shijshëm dhe një zëvendësues i mirë për ëmbëslirat.

Sallata jeshile
Të konsumosh sallatë jeshile përditë, mundësisht si fillim i një vakti, ka dy avantazhe: i pari është një sasi e madhe fibrash që të ndihmon të rregullosh apartin tretës, duke mbajtur një bark të sheshtë. E dyta është një ndjesi ngopjeje që të ndihmon të mos dendesh me bukë, karbohidrate dhe ëmbëlsira.

Speci djegës
Nëse ju pëlqejnë ushqimet pikante, keni disa avantazhe. Speci djegës, në veçanti, përmban capsaicina, një substancë që stimulon lipozinën, ose metabolizmin e yndyrnave. Dhe nuk mbaron këtu. Duket se efekti i menjëhershëm i përshpejtimit të metabolizmit nuk është i vetmi. Ai të shuan oreksin, kështu që shtojeni në pjatën tuaj.

Selinoja
Selinoja është një nga ushqimet që nuk ka kalori. Kjo do të thotë se kaloritë që organizmi djeg janë më të larta se ato që hahen. Kështu që është një ushqim i mirë për të thyer urinë dhe mbajeni në tavolinë.

The post Ushqimet që djegin yndyrnat appeared first on INSAJDERI.

Avdijaj shënon sërish për Schalken [video]

Posted: 10 Jan 2017 09:29 AM PST

Talenti kosovar Donis Avdijaj ka shënuar gol për Schalken në miqësoren që po e zhvillon ndaj Ostendes.

Sulmuesi i Kosovës barazoi rezultatin në minutën e 41-të në 1 me 1 me një gol të shënuar pas një aksioni të bukur të klubit të njohur gjerman.

Avdijaj vlerësohet si ndër talentet më të mëdhenj nga Schalke, që i ka vënë klauzolë për shitje rreth 50 milionë euro.

Avdijaj shënon sërish për Schalken

The post Avdijaj shënon sërish për Schalken [video] appeared first on INSAJDERI.

Mediet gjermane: Ekstradimi i mundshëm i Haradinajt në Serbi, sensacion

Posted: 10 Jan 2017 09:21 AM PST

Ekstradimi i Haradinajt do të ishte një sensacion, shkruan ndër të tjera gazeta zvicerane “NZZ”. Politikanin kosovar Haradinaj e ndjek sërish hija e së shkuarës, e titullon artikullin gazeta gjermane TAZ.

Duke analizuar rrethanat e arrestimit të Ramush Haradinajt dhe reagimet që ka ngjallur arrestimi i tij në opnion, analisti i “Neue Zürcher Zeitung” pasi bën një përshkrim të figurës së ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, ndalet edhe në zhvillimet në Kosovë në fillim të viteve 2000, kur u themelua kjo parti nga Ramush Haradinaj.

“Në vitin 2000 ai themeloi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës duke u bërë kështu një konkurrent i Hashim Thaçit. Diplomatët perëndimorë politikanin e sapo formësuar e morën në mbrojtje. Ata e lëvdonin atë si të aftë për të mësuar dhe bashkëpunues dhe vlerësonin respektin, që ai tregonte ndaj tyre. Por që ky raport paternalist nuk i përgjigjej aspak raporteve reale të pushtetit, ata e kuptuan në vitin 2004. Shumë kosovarë asokohe ishin të zhgënjyer që pavarësia nuk po avanconte dhe indinjoheshin që ‘ndërkombëtarët’ donin të diskutonin për statusin e vendit pasi të përmbusheshin ‘standardet’ e kërkuara prej tyre.

Kësisoj shpërtheu një pogromë gjysmë spontane dhe gjysmë e orkestruar. Kryesisht kjo revoltë drejtohej kundër minoriteteve por edhe kundër pranisë ndërkombëtare. Në këtë çast u bë e qartë, se pushteti në Kosovë nuk ishte në duart e ‘bashkësisë ndërkombëtare’, por në duart e ish-warlords, që në çdo kohë mund të nxisnin një gjendje të jashtëzakonshme. Ramush Haradinaj ishte përfaqësuesi më promiment i këtij grupi.

Shefi i Misionit të OKB-së, UNMIK, Sören Jessen-Petersen, për këtë arsye u afrua me të. Kësisoj u zhvillua një aleancë nga halli në formën e një miqësie burrash.

‘Ndërkombëtarët’ gjithnjë e më shumë u angazhuan për agjendën e pavarësisë të elitës vendase, ndaj vullnetit të së cilës ato ishin të varura, për ta mbajtur në stabilitet protektoratin.

Kur Haradinaj në mars 2005 u akuzua nga Tribunali për Krimet e Luftës, Jessen-Petersen e cilësoi atë si mik dhe e mbështeti. Kryeprokurorja e Tribunalit, Carla Del Ponte, më vonë akuzonte, se atë nuk e kishin mbështetur as UNMIK-u dhe as NATO-ja. …

Duke komentuar procesin ndaj Haradinatj në Hagë, më tej në artikullin e ‘Neue Zürcher Zeitung’ shkruhet: “Sado të dyshimta të jenë rrethanat që e shoqëruan këtë proces, po aq i qartë është juridikisht lirimi nga akuza i Haradinajt.

Ndaj janë të pakta shanset që të ketë sukses kërkesa e Serbisë për ekstradim, edhe për faktin se Haradinaj udhëtonte me pasaportë diplomatike. Gjatë arrestimit të tij të fundit në Slloveni më 2015 autoritetet e liruan atë pas pak ditësh për shkak të imunitetit që gëzonte. Një vendim ndryshe i francezëve do të ishte një sensacion”, shkruan ‘Neue Zürcher Zeitung’.

Sërish politikanin kosovar Haradinaj e ndjek hija e së shkuarës, e titullon artikullin gazeta gjermane “Tageszeitung” (TAZ). Në Francë dhoma e prokurorisë së gjykatës së apelit duhet të vendosë, se si do të vazhdojë çështja e ish-kryeministrit të Kosovës, shkruan kjo gazetë duke nënvizuar:

“Kjo çështje e diskutueshme edhe në aspektin diplomatik, sikurse iu bë e ditur gazetës TAZ në Colmar, do të gjykohet javën e ardhëshme nga drejtësia franceze. Gjatë shqyrtimit duhet të merren shumë aspkete në konsideratë. Pikërisht çështja, nëse formalisht dhe në aspketin përmbajtësor urdhër-arresti i Serbisë i vitit 2004 duhet pranuar. Serbia do t’i hapë proces Haradinajt për krime lufte. Ai akuzohet, se njësia e drejtuar prej tij “shqiponja e zezë”, gjatë luftës për pavarësi ka torturuar e vrarë disa duzina civilë serbë në rajonin e Deçanit.

Haradinaj në vitin 2008 u lirua nga Tribunali për Krime Lufte në të 37 pikat e akuzës për mungesë provash. Tani drejtësia franceze duhet të provojë, nëse në kërkesën për ekstradim ndaj tij ngrihen të njëjtat akuza. Po ashtu motivet politike nuk do të ishin të lejushme për ekstradimin.

Por pavarësisht gjykimit lidhur me arrestin Haradinaj brenda 24 orëve duhet të paraqitet tek një gjykatës. Ky i fundi ka mundësi që ta mbajë atë në arrest deri në marrjen e një vendimi për lëndën ose ta lirojë atë me kusht. Por atij edhe mund t’i tërhiqet pasaporta diplomatike dhe të detyrohet, që deri në hapjen e procesit të mbahet nën kontroll policor në Colmar. /dw/.

The post Mediet gjermane: Ekstradimi i mundshëm i Haradinajt në Serbi, sensacion appeared first on INSAJDERI.

Dortmundi rrëmben talentin e Arsenalit

Posted: 10 Jan 2017 09:01 AM PST

Borusia e Dortmundit është shumë afër arritjes së akordit me talentin e Arsenalit, Gedion Zelalem.

Rol vendimtar për këtë transferim pritet të luajë babai i mesfushorit 19-vjeçar, i cili është tifoz i çmendur i verdhezinjve.

Mesfushori i moshave të Arsenalit pritet të nënshkruajë një kontratë që në merkaton e janarit. Zelalem ka luajtur me moshat e Gjermanisë, por vendosi të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara.

The post Dortmundi rrëmben talentin e Arsenalit appeared first on INSAJDERI.

Ministri malazez thotë se vendi i tij e ka kryer punën për demarkacionin me Kosovën

Posted: 10 Jan 2017 08:31 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sergjan Dermanoviq, ka thënë se shteti i tij e ka bërë pjesën e vet lidhur me demarkacionin me Kosovën dhe se problemet e krijuara rreth vijës kufitare i sheh si çështje të brendshme të Kosovës.

Këtë qëndrim ministri malazez e ka bërë gjatë një vizitë në Tiranë, ku është takuar me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati.

"Ne e kemi bërë pjesën tonë. Kemi vepruar në përputhje me traktatet dhe të drejtat ndërkombëtare. Kështu që problemin e krijuar me demarkacionin ne e shohim më shumë si një çështje të brendshme politike të Kosovës dhe mesa dimë, ata nuk kanë probleme me ne," ka deklaruar ministri malazez.

"Ne nuk e kushtëzojmë Kosovën në asnjë formë për këtë çështje. Ne jemi të durueshëm dhe duhet të presim që forcat politike në Kosovë të gjejnë një mënyrë se si të zgjidhin këtë çështje", deklaroi Darmanoviç, njofton Top Channel.

Kosova nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen me Malin e Zi, edhe pse kjo marrëveshje është nënshkruar më shumë se një vit më parë.

Në takim me homologun e tij malazez, Bushati ka prekur dhe çështjen e pazgjidhur mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, atë të përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve.

The post Ministri malazez thotë se vendi i tij e ka kryer punën për demarkacionin me Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Fjalimi lamtumirës i presidentit Obama

Posted: 10 Jan 2017 08:22 AM PST

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama, është në qytetin Çikago, ku ai do ta mbajë fjalimin lamtumirës, derisa mandati i tij i dytë dhe i fundit, po mbyllet.

Në fjalimin sonte vonë (në orën 3 të mëngjesit sipas kohës së Evropës së Mesme), pritet që zoti Obama do t'i trajtoj temat nga fillimi i presidencës së tij, përfshirë idenë se amerikanët kanë më tepër gjëra që i bashkojnë, se sa që i përçajnë.

Barack Obama, 55 vjeçar, me gjasë do t'i mbrojë të arriturat e presidencës së tij, përfshirë reformën madhore të kujdesit shëndetësor, marrëveshjen ndërkombëtare, që synon ndaljen e programit atomik të Iranit, dhe përmirësimin e raporteve me Kubën.

Siç shkruan Evropa e Lirë, të gjitha këto politika janë sulmuar nga pasardhësi i tij, presidenti i zgjedhur republikan, Donald Trump.

Në një video të Shtëpisë së Bardhë, që i paraprinë fjalimit, presidenti Obama, thotë se e konsideron këtë paraqitje lamtumirëse si "rast të falënderohet për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm" dhe për t'i reflektuar mësimet që i ka marrë gjatë tetë viteve të fundit në këtë post.

Ai largohet nga zyra me rejting të lartë të miratimit që është afro 55%.

Presidenca Obama përfundon më 20 janar, kur në shkallët e ndërtesës në Kapitoll në Uashington, inaugurohet presidenti i zgjedhur, Donald Trump. /Insajderi.com

The post Fjalimi lamtumirës i presidentit Obama appeared first on INSAJDERI.

Ribashkimi i Qipros duket i mundshëm

Posted: 10 Jan 2017 08:19 AM PST

Në Gjenevë ka nisur një përpjekje e re për çështjen e Qipros. Por çështja thelbësore, ribashkimi, është ende e hapur.

Çështja thelbësore e ribashkimit është ende e pazgjidhur. Por jo vetëm kjo. Sipas planeve të deritanishme të enjten (12.01) kryetarët e grupeve popullore në Qipro Nikos Anastasiadis dhe Mustafa Akinci bashkë me fuqitë garantuese Greqinë, Britaninë e Madhe dhe Turqinë do të negociojnë për një zgjidhje përmbyllëse. Ende nuk është e qartë, se kush do të shkojë në Gjenevë, njofton DW.

Kryeministrja britanike Theresa May hesht, presidenti turk Taip Erdogan do të përfaqësohet nga kryeministri Binali Yildirim, dhe kryeministri grek Aleksis Cipras do të udhëtojë,vetëm nëse do të kenë sukses bisedimet mes Anastasidis dhe Akinci në ditët e ardhshme. Prej kësaj duket se do të varet edhe pjesëmarrja e Sekretarit të ri të Përgjithhëm të OKB-së, António Guterres. Megjithatë bisedimet në Gjenevë nuk duhet të dështojnë.

Pengesa të pakapërcyeshme

Qendrimi i drejtuesve të dy grupeve të popullsisë në ishullin e ndarë jep shkas për optimizëm. Prej dekadash Anastasiadis e Akinci angazhohen për unitetin e ishullit. Më  2004 ata mbështetën planin e ribashkimit të ish-sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan, por ai dështoi për shkak të votës negative të greko-qipriotëve. Që nga maji 2015 ata kanë rivendosur linjën e bisdimeve për një zgjidhje. Megjithë përparimet në bisedime gjatë 18 muajve çështje të rëndësishme kanë mbetur të hapura.. Ato pritet tani të zgjidhen në Gjenevë.

Pika kyç është një zgjidhje për palën greko-qipriote fundi i statusit të Greqisë, Britanisë së Madhe dhe Turqisë si fuqi garantuese dhe tërheqja e 35.000 ushtarëve turq ngaQiproja. Një kompromis mund të jetë, që kontigjenti i trupave turke të reduktohet për një periudhë kalimtare në disa mijëra. Për sigurinë e turqve në Qipro do të vazhdojë të luajë rol Ankaraja – por jo si fuqi garantuese për të gjithë Qipron. Nisur nga barazia politike pala greko-qipriote duket të jetë e gatshme të pranojë presidencën me rotacion midis dy grupeve të popullsisë. Në këmbim përfaqësuesit turko-qipriotë do të pranonin që pjesa e territorit të tyre nga aktualisht 37 përqind të reduktohet në 28,5 përqind. Ka unanimitete dhe lidhur me lëshime për një shtet eventual federal dhe dy pjesë të mëvetsishme juridikisht të vendit. Edhe lidhur me çështjet e pronësisë apo mundësisë së kthimit të refugjatëve në vendet përkatëse nuk ka mosmarrëveshje të pakapërcyeshme.

Qendrimi i fuqive garantuese

Sidoqoftë një ribashkim mund të arrihet nëse fuqitë garantuese e miratojnë një zgjidhje. Por qendrimet e tyre janë të ndryshme. Fuqia koloniale Britania e Madhe nuk ka më aspak interes të merret me çështjen e Qipros – për më tepër, që ajo mund t’i mbajë dy bazat ushtarake në ishull. Greqia, që për një kohë të gjatë ka vepruar nën moton “Qiproja vendos, Greqia i qendron asaj për krah”, befasoi me një kërkesë maksimale, që për Ankaranë dhe turqit e Qipros është e papranueshme. Nëse nuk është e qartë qysh në fillim, që fuqitë garantuese të heqin dorë prej statusit të tyre dhe Turqia të tërheqë trupat e saj, Athina nuk do të marrë pjesë në bisedimet për Qipron. Sipas njoftimeve, reagimi greko-qipriot ka qenë mjaft i ashpër, por megjithatë qeveria greke siguroi pjesëmarrjen ne Gjenevë.

Shumë më e involvuar ndër dy fuqitë e tjera garantuese në çështjen e Qipros është Turqia. Kjo e fundit influencon politikisht ndaj zhvillimeve në veri të Qipros dhe mbështet çdo vit me qindra milionë Euro e bëhet garanci për ekzistencën e saj.  Pavarësisht kushteve të forta, duket se Ankaraja edhe kësaj here ngjashëm si me planin e Annanit më 2004 do ta miratojë planin e ribashkimit. Miratimi do t’i vlente mjaft Turqisë për të fituar pikë në arenën e politikës ndërkombëtare. Ndaj duket se Turqia është e interesuar për këtë.

Bisedimet vazhdojnë

Nëse merret parasysh konstelacioni i interesave nuk mund të përjashtohet, që Erdogani të udhëtojë vetë për në Gjenevë. Por në një rast të tillë nuk mund të pritet, që marrëveshja e ribashkimit të nënshkruhet menjëherë. Ka shumë më tepër gjasa, që në fund të bihet dakord, dhe për çështjet ende të hapura të vazhdojnë bisedimet përmbyllëse. E kësisoj në këtë proces do të merrnin pjesë si dy grupet e popullsisë, ashtu edhe fuqitë garantuese.(DW)

 

The post Ribashkimi i Qipros duket i mundshëm appeared first on INSAJDERI.

Kroatët të zëshëm në Bruksel kundër arrestimit të Haradinajt

Posted: 10 Jan 2017 08:08 AM PST

Rasti "Haradinaj" u përmend me shqetësim, veçanërisht prej eurodeputetëve kroatë, të cilët preken po ashtu nga ligji problematik i Serbisë, që i lejon vetë Beogradit të gjykojë këdo në territorin e ish-Jugosllavisë.

"Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë" u shpreh raportuesja Ulrike Lunaçek dhe se "Beogradi duhet t'i tërheq mbrapsht urdhër-arrestet e vjetruara", sipas eurodeputetes austriake.

Kreu i Delegacionit të PE për Kosovën, Tonino Picula, deklaroi se "i ashtuquajturi juridiksion rajonal, që i mundëson Serbisë të akuzojë qytetarë të shteteve fqinje, siç dëshmon edhe rasti i zotit Haradinaj, nuk i ndihmon aspak stabilitetit të rajonit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë". Përkrah socialdemokratit kroat, foli Dubrakva Šuica e PPE-së, duke kërkuar nga Serbia që të përballet me të kaluarën e vet, "pasi në të kundërt nuk do të mund të shkojë larg në procesin e integrimit europian".

Marijana Petir, gjithashtu kroate, ftoi raportuesin për Serbinë, të djathtin gjerman David McAllister, që të ndihmojë "me njohuritë e tij" për ta detyruar Serbinë që të heq nenet e papranueshme në ligjet e këtij vendi, "në mënyrë që mos të pretendohet ngritja e akuzave për qytetarët e vendeve fqinje, siç është rasti me Ramush Haradinaj, por potencialisht edhe për shtetasit e 18 vendeve të tjera të BE- së që kanë marrë pjesë në luftën ballkanike duke mbrojtur Kroacinë kundër agresionit serb". /Insajderi.com

The post Kroatët të zëshëm në Bruksel kundër arrestimit të Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

Lladrovci pezullon 4 zyrtarë të komunës që kanë akuza

Posted: 10 Jan 2017 07:48 AM PST

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka marrë vendim për pezullimin e katër zyrtarëve komuna pasi ndaj tyre është ngritur aktakuzë.

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për media ka njoftuar se këtë veprim, Lladrovci e ka bërë duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Kosovës.

"Kryetari Lladrovci e ka bërë duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës… me 50 për qind të pagës dhe rekomandimeve të Agjencionit Kundër Korrupsionit, deri sa të përfundon aktakuza ndaj zyrtarëve", thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se këto veprime kërkohen (sipas Ligjit) edhe për të qenë pjesëmarrës në garën për mjedis të pastër dhe projekte të tjera që janë në interes të përgjithshëm për komunën e Drenasit.

The post Lladrovci pezullon 4 zyrtarë të komunës që kanë akuza appeared first on INSAJDERI.

Kosova dhe Serbia – drejt normalizimit apo destabilizimit

Posted: 10 Jan 2017 07:28 AM PST

Zhvillimet e fundit politike në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, mund të minojnë të gjitha përparimet e arritura deri më tani në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e raporteve midis dyja shteteve, thonë njohësit e zhvillimeve politike.

Ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës, zvarritja e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, paralajmërimet e Beogradit për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fletë-arrestet, siç ishte rasti me ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, veçohen si veprime që mund të cenojnë gjithë procesin e normalizimit.

Analisti, Ilir Ibrahimi, thotë se Kosova dhe Serbia janë futur në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, jo me vullnetin e tyre, por nën presionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, ajo që veçon Ibrahimi është se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të ndodhë përderisa vetëm njëra palë përpiqet të tregohet konstruktive në këtë proces.

"Unë besoj fuqishëm që Kosova deri më tani ka qenë një lojtar i mirë, një lojtar fer dhe një lojtar që ka qenë i dëgjueshëm. Ndërkohë që nga ana e Serbisë kemi pasur një lojtar i cili ka qenë një lloj rebeli në atë dialog".

"Besoj se është momenti përfundimtar që edhe Kosova të marrë një rol pak më të fuqishëm në këtë dialog, sepse në fund të fundit, port ë arritur një rezultat në çdo lloj dialogu, të dyja palët duhet të jenë të barabarta dhe të dyja palët duhet ta respektojnë atë që e nënshkruajnë", ka thënë Ibrahimi.

Bazuar në deklaratat e fundit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, veprimet e Beogradit po ndërmerren me qëllim të destabilizimit të gjendjes në Kosovë dhe nxitjes së provokimeve, çka sipas tyre bie ndesh me të gjitha nismat për normalizim dhe paqe mes dyja vendeve.

Ilir Ibrahimi, thotë se një gjendje e tillë, mund të sjell edhe ndërprerjen e bisedimeve, ngase Kosova nuk mund të pres me dekada derisa Serbia të vendos për një rol më konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve reciproke.

"Me një qasje të tillë të Serbisë, diçka që mund të arrihet për 2 vjet do ta zgjas për 20 vjet dhe Kosova nuk e ka luksin që të pres 20 vjet që të kemi një disponim nga ana e Serbisë për t'i tejkaluar disa sfida që i kemi, sidomos tani kur po shohim që gjeopolitika po ndryshon".

"Ndoshta ky është edhe qëllimi i Serbisë që duke pas parasysh që ka disa ndryshime në politikën botërore, ndoshta e zvarritë dialogun që të vijë në një moment pak më të favorshëm për të", ka vlerësuar Ibrahimi.

Nga Beogradi, ndërkaq, vijnë sërish mesazhe se nuk do të tërhiqen nga politika aktuale në raport me Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ka informacione "se diaspora shqiptare po përgatitet", siç ka thënë ai "për marrjen e përfaqësive diplomatike-konsullore serbe, me qëllim të detyrimit të Serbisë që të heq dorë nga ndjekja e Ramush Haradinajt".

Këto informacione, Serbia, sipas tij, i ka siguruar nga agjencitë perëndimore të sigurisë.

Por, deklaratat e tilla, analisti dhe publicisti Belul Beqaj i sheh si sinjal për Prishtinën zyrtare që ta rishikojë pozicionin e vet në bisedimet me Serbinë, ngase sipas tij, po shihet qartë që qëllimi i Beogradit nuk është normalizimi po destabilizimi.

"Deklarata e fundit e Daçiqit se ai ka informacione serioze që shqiptarët në perëndim përgatisin veprime terroriste për t'i zënë peng ambasadorët serbë, mendoj se janë indikator shumë serioz që të trajtohet ky proces në mënyrën më kritike dhe nga ky përfundim të nxirren gjykime që kanë të bëjnë me rishikimin e gjithë procesit", ka thënë Beqaj.

Jo vetëm deklaratat e tilla të Daçiqit, por të gjitha veprimet e fundit të Beogradit në raport me Kosovën, ka nënvizuar Belul Beqaj, po e degradojnë pozicionin e Kosovës në procesin e dialogut të Brukselit.

"Pas të gjitha këtyre veprimeve, duke u nisur nga ato tek Ura mbi Ibër, muri në veri, Lugina e Diellit (lagje e projektuar në Serbi për kthimin e serbëve të zhvendosur në veri të Kosovës)dhe eventualisht kërkesa e cila ka pretendime që ta formoj Asociacionin e komunave me shumicë serbe në mënyrë të njëanshme, tregojnë se qëllimet e Serbisë nuk kanë qenë të drejtuara në procesin e normalizimit, por në drejtimin e kundërt", ka deklaruar Beqaj.

Zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, besohet se kanë ftohur tutje marrëdhëniet, edhe ashtu, aspak të mira mes dyja vendeve.

Serbia, jo vetëm që vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por në shumë raste, sipas analistëve, ka dëshmuar se angazhohet në vazhdimësi në të gjitha rrafshet politike e diplomatike për pengimin e jetësimit të shtetësisë së Kosovës, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. (REL)

The post Kosova dhe Serbia – drejt normalizimit apo destabilizimit appeared first on INSAJDERI.

Sulme me bombë afër parlamentit afgan

Posted: 10 Jan 2017 07:26 AM PST

Dy shpërthime e kanë tronditur zonën afër parlamentit në kryeqytetin afgan, Kabul.

Zyrtarët afganë janë cituar duke thënë se së paku 20 njerëz janë vrarë në shpërthimet e 10 janarit, ndërsa 45 të tjerë janë lënduar. Zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet.

Talibanët menjëherë e kanë lëshuar një komunikatë duke e marrë përgjegjësinë.

Së paku një nga shpërthimet ka qenë veturë bombë, ndërsa një zyrtar afgan është cituar të ketë thënë se shpërthimet duket se kanë qenë operacione të koordinuara.

Sulmi i parë duket se ka pasur cak stafin e parlamentit. I dyti ka ndodhur derisa forcat e sigurisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Po sot, së paku 7 persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë lënduar nga shpërthimi vetvrasës i kryer në krahinën e Helmandit, në jug të Afganistanit.

The post Sulme me bombë afër parlamentit afgan appeared first on INSAJDERI.

Hakerët Serbë sulmojnë faqen e Ambasadës së Shqipërisë

Posted: 10 Jan 2017 07:03 AM PST

Të ashtuquajturit "Hakerët Serb nga Kosova dhe Metohija", kanë sulmuar llogarinë zyrtare në Twitter, të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Faqja e Ambasadës Shqiptare është sulmuar gjatë ditës së sotme duke vendosur fotografi me mbi shkrime se "Kosova është Serbia", por pas disa minutave faqja e sulmuar është marrë nën kontroll prapë, raporton Insajderi.com.

Në njoftimin e hakerëve serb përmes një video të publikuar në Youtube shkruan se "Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme dhe të vetë shpallura në vendin tonë historik."

Sulmi i tyre është thirrur "në mbrojtjen e miqve të tyre tradicional francez nga trajtimet shqiptare ndaj francezëve dhe ambasadave të tyre" si dhe për të mbrojtur institucionet franceze në sundimin e drejtësisë.

Sulmi vie pasi një ditë më parë një grup hakerësh nga Shqipëria të quajtur "Anonymous Albania", kanë paralajmëruar sulme virtuale ndaj Qeverisë Franceze, pas arrestimit të Ramush Haradinaj në France. /Insajderi.com
mes-tekst

The post Hakerët Serbë sulmojnë faqen e Ambasadës së Shqipërisë appeared first on INSAJDERI.

Doganat mbledhin të hyra nga pikat në veri, por kontrabanda vazhdon

Posted: 10 Jan 2017 07:02 AM PST

Rreth 5 milionë euro është shuma e mjeteve vjetore të grumbulluara në vendkalimet kufitare në pjesën veriore të Mitrovicës nga pagesat e taksave doganore për mallrat që importohen nga vendet e ndryshme të Evropës, dhe më saktësisht nga Serbia, në Kosovë.

Kështu thonë zyrtarë të Doganave të Kosovës, sipas të cilëve kjo është dëshmi e uljes së kontrabandës në atë pjesë.

Kjo pjesë, me vite nga ekspertë për çështje ekonomike është konsideruar "oazë e kontrabandës" pasi pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës në vitin 2008, deri në dhjetor të vitit 2013, doganat e Kosovës nuk kanë pasur qasje në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në Jarinjë dhe Bërnjak.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se nga viti 2013 e deri më tani, nga pikat doganore në atë pjesë janë mbledhur mbi 15 milionë euro.

"Kryesisht, mallrat që kanë destinacion atë pjesë, si në çdo pikë tjetër kufitare, zhdoganohen edhe në ato dy pika. Faktikisht prej rivendosjes së Doganës që nga viti 2013, kemi mbledhur mbi 15 milionë euro nga ato dy pika" ka thënë Stavileci duke treguar se të hyrat e përgjithshme të Doganave të Kosovës, për vitin që lamë pas, kanë arritur mbi një miliard euro.

Kthimi i oficerëve doganier në ato dy pika e ka sjellë një stabilitet të qarkullimit të të hyrave, thotë ish drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, por megjithatë, shprehet ai, kontrabanda ende vazhdon.

"Tani rritja e këtij inkasimi, lë shumë për të dëshiruar, për shkak se rrethanat që janë atje lart, pa u bërë një fiskalizim i plotë i pjesës veriore, në kuptimin që të gjitha kompanitë të deklarojnë drejtë shitjen e tyre, do të jetë vështirë që gjithë fokusi të mbetet vetëm në vendkalimet e kufitare".

Pavarësisht rritjes së inkasimit të mallrave në dy vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, disa rrugë alternative në këtë pjesë vazhdojnë të shfrytëzohen për kontrabandim të mallrave, kryesisht nga shteti i Serbisë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Besim Hoti, ka thënë se me gjithë angazhimet për parandalimin e kontrabandës, shprehet se hyrja e mallrave në mënyrë ilegale në këtë pjesë zhvillohet për shkak të terrenit kodrinoro -malor.

"Përkitazi më këtë, ne duhet të bëjmë përpjekje edhe më të mëdha, sepse gjithmonë ekziston një mundësi që individë për qëllime të caktuara dhe momente të caktuara të bëjnë kontrabandimin e këtyre mallrave. Normalisht që ne edhe gjatë vitit që lamë pas kemi regjistruar disa nga këto raste dhe të gjitha këto i kemi adresuar në Doganat e Kosovës për procedurë të mëtutjeshme”, tha Hoti.

Çështja e kontrabandimit dhe njëkohësisht edhe evazionit fiskal nuk është problematike vetëm në pjesën veriore të vendit, ku autoritetet e Kosovës kanë më pak qasje që prej afro dy dekadash.

Vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vitit 2015, pati thënë se nga ekonomia joligjore 400 deri në 500 milionë euro nuk arkëtohen gjatë vitit në arkën e shtetit. (REL)

The post Doganat mbledhin të hyra nga pikat në veri, por kontrabanda vazhdon appeared first on INSAJDERI.

Ambasada e SHBA-ve i premton përkrahje ministrit Hyseni

Posted: 10 Jan 2017 06:43 AM PST

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim zëvendës-shefen e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland, me të cilën diskutoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim ministri Hyseni e njoftoi Hyland për punën që po bëjnë institucionet e sigurisë së Kosovë dhe për planin e punës të Ministrisë së Punëve të Brendshme për këtë vit.

Me këtë rast ministri Hyseni falënderoi zëvendës-shefen, Hyland për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për institucionet e Republikës së Kosovës.

Ndërsa zëvendës-shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Colleen Hyland, vlerësoi të arriturat e MPB-së dhe institucioneve të sigurisë. Ajo vuri në dukje se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin edhe në të ardhëm projektet e institucioneve të sigurisë së Kosovës. /Insajderi.com

The post Ambasada e SHBA-ve i premton përkrahje ministrit Hyseni appeared first on INSAJDERI.

Tahiri: Për fletarrestimet e Serbisë do të diskutohet në nivel kryeministrash

Posted: 10 Jan 2017 06:36 AM PST

Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahit, ka thënë se për fletarrestimet e Serbisë të lëshuar ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, do të diskutohet në nivel kryeministrash Kosovë-Serbi.

Disa pjesëtarë të ish-UÇK-së janë ndaluar nëpër shtete të ndryshme për shkak të fletarrestimeve ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia përmes INTERPOL-it.

Ministrja Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në takimin homologun serb, Aleksandar Vuçiq, do të kërkojë anulimin e fletarrestimeve ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por ajo nuk e di se kur do të ndodh ky takim.

"Ne kemi kërkuar por Serbia nuk është përgjigjur pozitivisht. Në bisedat diplomatike po kërkohet, por edhe në takimet e radhës do të kërkohet veçanërisht në takimin në mes dy kryeministrave që nuk di se kur do të ndodh. Ai është niveli ma përcaktues i kësaj teme", ka thënë Tahiri për Insajderin.

Ajo thotë se takimi ka gjasa të ndodh pas zbatimit të marrëveshjes për drejtësi mes Kosovës dhe Serbisë.

"Nuk ka ende konkrete rreth këtij takimi, por ne po përgatitemi për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi. Ndoshta pas asaj mund të ndodh", ka shtuar ministrja Tahiri./Insajderi.com

The post Tahiri: Për fletarrestimet e Serbisë do të diskutohet në nivel kryeministrash appeared first on INSAJDERI.

Refugjatët po vdesin nga të ftohtit në Evropë

Posted: 10 Jan 2017 06:20 AM PST

Temperatura ekstreme të ftohta dhe bora e madhe janë duke e bërë jetën edhe më të vështirë për mijëra refugjatë që jetojnë në harresë nëpër të gjithë Evropën.

Bora e këtij janari në Evropë ka lënë dhjetëra njerëz të vjetër në Evropë, duke përfshirë tre refugjatënë Bullgari, njofton CNN.

Bora ka mbuluar të premten edhe kampin e refugjatëve Moria në ishullin grek Lesbos, e cila është shtëpia rreth 4,000 emigrantëve.

hej

Roland Schönbauer, një zëdhënës i Agjencisë së Refugjatëve të OKB-së, i ka thënë CNN-it të hënën se organizata ka transferuar rreth 120 burra, gra dhe fëmijë në kampe të tjera me kushte më të mira të refugjatëve.

Edhe në kryeqytetin serb, Beograd, refugjatët janë duke kaluar ditë të vështira në borë. /Insajderi.com 

haj

The post Refugjatët po vdesin nga të ftohtit në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Haxhiu i thotë Kurtit se reciprocitetin me Serbinë ta nisë nga deputetët e vet

Posted: 10 Jan 2017 06:16 AM PST

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar rreth arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë edhe situata të konflikteve verbale, duke dalë nga tema.

Kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, doli në foltore për të fol rreth rastit të arrestimit të Haradinajt, akuzoi deputetë të caktuar për të cilët tha se në vitin 2011 kishin votuar kundër reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë.

"Kur ne në vitin 2011 propozuar reciprocitet me Serbinë, ishin këta deputetë që votuan kundër kësaj mase", ka Kurti, të cilit disa herë iu zgjatë mundësia e fjalimit.

"Gabimet e mëdha vijnë nga gabimet në hapa të vegjël", shtoi Kurti.

Por ky adresim i Kurtit preku deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu. Ai doli në foltore duke ia dhënë një mesazh deputetit Kurti.

Haxhiu, duke iu referuar fjalimit të Kurtit për reciprocitetin ndaj Serbisë, tha se kjo çështje do të duhej të niste nga familja.

Ai i tha Kurtit se janë familjarët e tij që vazhdojnë të bëjnë biznes me Serbinë.

"I ke bashkëpartiakët e t'u që bashkëpunojnë më Serbinë. Mixhallarët dhe të afërmit e deputetëve tu tregtojnë me Serbinë. Nisja reciprocitetit nga deputet e tu", ka thënë Haxhiu.

Pasoi replika e deputetit Kurti. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka shumë anëtarë dhe se nuk ua dinë punët.

Gjithashtu, Kurti u përgjigj duke e pyetur deputetin Bekim Haxhiu se pse kishte votuar kundër reciprocitetit me Serbinë në vitin 2011.

"VV ka me mijëra anëtarë. Unë nuk di krejt çka bëjnë ata. Ky është banalizimi i krejt kësaj. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë dhënë shembullin e vet. Pyetja ime është e thjesht: pse keni votuar kundër reciprocitetit?", pyeti Kurti.

Haxhiu më pas nuk e mori fjalën për t'u përgjigjur për pretendimet e Kurtit./Insajderi.com

The post Haxhiu i thotë Kurtit se reciprocitetin me Serbinë ta nisë nga deputetët e vet appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’

Posted: 10 Jan 2017 06:06 AM PST

Hetuesit  policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë kanë arritur t'i identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të "vjedhjeve të rënda".

Rastet e vjedhjeve ishin raportuar muaj më parë në zonën e Mitrovicës, ku si cak i kësaj vjedhjeje ishin disa shtëpi, ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë, kishin depërtuar brenda në shtëpi dhe objekte përcjellëse, nga ku kishin vjedhur televizor, nxehëse radiator, lavatriqe, vegla të ndryshme pune".

"Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 9 janar 2017 në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar  E. I. 24 vjeçar dhe F. I. 27 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptare shtetas të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e policisë.

"Deri më tani hetuesit policorë tek të dyshuarit, përkatësisht  në disa lokacione të ndryshme, kanë arritur që të gjejnë 10 televizorë, 1 nxehëse radiatorë, 1 lavatriqe, 6 mjete vegla të ndryshme, 1 fshisë elektrike", vazhdon njoftimi.

Dy  të dyshuarve, pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes, u është caktuar masa e ndalimit policor./Insajderi.com

unnamed

The post Arrestohen dy persona të dyshuar për 'vjedhje të rëndë' appeared first on INSAJDERI.

Transferim surprizë i Jese Rodriguez në La Liga

Posted: 10 Jan 2017 05:56 AM PST

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Jese Rodriguez do të huazohet tek skuadra e vendlindjes së tij, Las Palmas.

Sipas asaj që shkruan sot mediumi britanik, Sky Sports, ish-futbollisti i Realit pritet të refuzojë një ofertë të klubit italian, Roma, për tu transferuar sërish në La Liga.

Jese nuk ka arritur të dëshmojë veten tek PSG, derisa pritet të largohet nga kampioni i Francës pas vetëm gjashtë muajsh. /Insajderi.com

 

The post Transferim surprizë i Jese Rodriguez në La Liga appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :