Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

INSAJDERI: “Zyrtare: Mesfushori i Chelseat transferohet tek PSV Eindhoven” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Zyrtare: Mesfushori i Chelseat transferohet tek PSV Eindhoven” plus 19 more


Zyrtare: Mesfushori i Chelseat transferohet tek PSV Eindhoven

Posted: 01 Jan 2017 10:00 AM PST

Mesfushori i Chelseat, Marco Van Ginkel është transferuar në formë huazimi tek skuadra e njohur holandeze, PSV Eindhoven.

Transferimi i Van Ginkel në PSV është bërë zyrtare nga klubi holandez, raporton Insajderi.

24-vjeçari i cili më parë ka luajtur me Stoke Cityn dhe Milanin kishte kaluar po ashtu një periudhë huazimi tek PSV-ja edhe më parë.

Ai ishte njëri nga futbollistët kyç të PSV-së gjatë stinorit të kaluar të Eredivisie, teksa skuadra nga Eindhoveni u kurorëzua me titullin e kampionit.

Van Ginkel ka një kontratë deri në vitin 2019 me Chelsean, të cilën e nënshkroi një ditë më parë. /Insajderi.com

The post Zyrtare: Mesfushori i Chelseat transferohet tek PSV Eindhoven appeared first on INSAJDERI.

Populli i Kosovës, më i lumtur se serbët e bullgarët

Posted: 01 Jan 2017 09:44 AM PST

Kosovarët janë më të lumtur se serbët, bullgarët dhe maqedonët. Kështu tregon instituti botëror për nxjerrjen e e të dhënave nëpërmes anketave në gjithë botën, Gallup, i cili ka publikuar të dhënat e lumturisë në vendet e botës.

Gallup ka bërë edhe një anketë me qytetarë në Kosovë, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar.

Nga të anketuarit del që 56% e tyre janë të lumtur, 30% e tyre janë neutral, 11% nuk janë të lumtur, ndërsa 3% e tyre nuk kanë dashur të përgjigjen fare.

Sipas këtij publikimi në tërësi del që kosovarët janë 45% të lumtur.

Në vendet e rajonit dalin vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia më qytetarë më të lumtur, 59% po të dyja. Kurse Shqipëria (49%), Bullgaria (43%), Maqedonia (52%) dhe Serbia (48%) kanë popullin më pak të lumtur se Kosova. /Insajderi.com

The post Populli i Kosovës, më i lumtur se serbët e bullgarët appeared first on INSAJDERI.

SHBA: Nuk kemi pasur informacione paraprake për sulmin në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 09:35 AM PST

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë raportimet e disa mediave turke dhe pretendimeve në rrjetet sociale se agjencitë amerikane të sigurisë e kanë ditur paraprakisht se do të sulmohej lokali i natës në Stamboll ku orët e para të mëngjesit të sotëm u vranë 39 njerëz.

Ambasada turke në Ankara, përmes një komunikate të publikuar të dielën ka thënë se "ndryshe nga thashethemet që po qarkullojnë në rrjete sociale, qeveria amerikane nuk ka pasur asnjë informacion rreth kërcënimeve ndaj ndonjë hapësire të veçantë të argëtimit, përfshirë edhe lokalin Reina", ku është kryer sulmi, pak pas mesnate.

Komunikata thotë se SHBA-të gjithashtu "nuk kanë paralajmëruar amerikanët që të qëndrojnë largë hapësirave apo lagjeve të caktuara".

Komunikata shton se më 22 dhjetor, ambasada amerikane e ka lëshuar një njoftim të përgjithshëm si "paralajmërim për kërcënimet gjatë sezonit të festave" për Turqinë dhe disa pjesë të Evropës, "ashtu siç bëjmë rregullisht kurdo ka indikacione se qytetarët amerikanë mund të jenë cak apo subjekt i dhunës".

The post SHBA: Nuk kemi pasur informacione paraprake për sulmin në Stamboll appeared first on INSAJDERI.

Thaçi mban shpresat tek Malta për liberalizimin e vizave

Posted: 01 Jan 2017 09:17 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me marrjen e kryesimit të Bashkimit Evropian nga Malta, “është forcuar besimi i qytetarëve të Kosovës” për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Nga sot, Malta, shteti më i vogël i BE-së me 420.000 banorë, ka marrë kryesimin e presidencën së BE-së.

Me këtë rast Presidenti Thaçi e ka uruar Presidenten e Republikës së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, me rastin e marrjes së kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga ana e shtetit maltez, raporton Insajderi.

Në telegramin e tij të urimit dërguar homologes Coleiro Preca, presidenti Thaçi ka shkruar se udhëheqja e Këshillit të Bashkimit Evropian nga Malta dhe parimet që ky vend promovon, e forcojnë besimin e kosovarëve se kanë zgjedhur më së miri se pjesë e cilës familje dëshirojnë të jenë.

“Kryesimi juaj vjen në një kohë të rëndësishme për BE-në, në momentin kur Unioni duhet të fillojë të japë edhe më shumë për qytetarët e vet. Nuk ka dyshim se BE përbën projektin më të suksesshëm ndërkombëtar, meqë ka përmbushur me sukses të plotë misionin e vet themeltar – të sigurojë paqen  mes të gjitha shteteve anëtare të tij”, ka shkruar Thaçi në telegramin e tij.

Presidenti Thaçi ka thënë se shpreson që marrja e kryesimit të BE-së nga Malta do t’i japë një shtysë të madhe edhe Kosovës drejt integrimeve evropiane.

“Qytetarët e Kosovës janë të një mendjeje sa i përket të ardhmes evropiane të shtetit tonë. Udhëheqja e juaj, vlerat dhe parimet që ju promovoni, e forcojnë besimi tonë se kemi zgjedhur më së miri se pjesë e cilës familje do të jemi, dhe se me kryesimin e saj, Malta do t'i japë një shtysë të dhe më dinamike jetësimit të proceseve të rëndësishme për qytetarët e Republikës së Kosovës në rrugëtimin e vendit drejt BE-së”, është shprehur Thaçi në telegramin urues, drejtuar presidentes malteze.

mult

Presidenti Thaçi ka vizituar Maltën vitin e kaluar. Ai ishte pritur para tre javësh nga presidentja e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, në Pallatin Presidencial në Valeta, kryeqytetin e Maltës.

 Malta është njëra nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, në vitin 2008. /Insajderi.com

 

The post Thaçi mban shpresat tek Malta për liberalizimin e vizave appeared first on INSAJDERI.

Uebfaqja që u tregon njerëzve se çfarë kanë shkarkuar miqtë e tyre

Posted: 01 Jan 2017 09:06 AM PST

Një faqe e re në internet pretendon se është në gjendje tu tregojë çdo program që ju dhe miqtë kanë shkarkuar në internet, përmes torrentit.

Faqja e internetit e quajtur – “E di çfarë keni shkarkuar” (Iknowwhatyoudownload.com) mbledh informacione nëpër internet për t’i treguar më pas se cilat programe ka shkarkuar secili kompjuter në botë. Dhe kjo siguron një mënyrë të lehtë që miqtë tuaj të jenë në dijeni se cilat programe keni shkarkuar ju.

Siç shkruan sot portali britanik The Independent, faqja punon thjeshtë. Nëse dëshironi të dini se çfarë ka shkarkuar një mik i juaji në internet, duhet vetëm të dini IP-të e kompjuterit të mikut tuaj.

Për ta përdorur këtë faqe, mund të klikoni KËTU. /Insajderi.com

 

The post Uebfaqja që u tregon njerëzve se çfarë kanë shkarkuar miqtë e tyre appeared first on INSAJDERI.

Falënderimi i Paolo Tramezzanit: Shqiptarë, më mësuat krenarinë

Posted: 01 Jan 2017 08:28 AM PST

Paolo Tramezzani ka dashur të mbyllë vitin 2016 me një falënderim shumë të përzemërt drejtuar tifozerisë shqiptare dhe ish-mësuesit të tij, Gianni De Biasi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, 46-vjeçari i cili që nga dita e nesërme është zyrtarisht trajneri i Luganos në kampionatin zviceran, ka dashur të kujtojë ato gjëra të cilat do të mbajnë përgjithmonë në zemrën e tij Shqipërinë dhe aventurën e 5 viteve kuqezi.

Tramexani

Postimi i Paolo Tramexanit:

Më kujtohet si të ishte dje kur arrita në janarin e vitit 2012 në Shqipëria duke njohur pak për vendin tuaj, shumë pak për skuadrën dhe asgjë për realitetin që më priste.

Shumë e cilësonin këtë zgjedhje timen si një hap drejt të panjohurës dhe shumë të rrezikshëm në nivelin profesional. Që nga momenti i parë mbeta i mahnitur nga realiteti që gjeta: Federata, skuadra, bashkëpunëtorët, por sidomos dashuria dhe përzemërsia e një populli që më pranoi menjëherë, respektoi, ndihmoi dhe më bëri të ndjehem si në shtëpi.

Pesë vite në të cilat të gjithë bashkë kemi ndarë momente që do të mbeten përgjithmonë në zemrën time.

Falënderimi i parë i shkon presidentit tim Armand Duka, i cili që nga dita e parë besoi te puna që ne i propozuam dhe na ka treguar gjithminë besim dhe qetësi, të rëndësishme për të siguruar një objektiv të rëndësishëm si arritja e pjesëmarrjes në Kampionatin Europian.

Falënderoj djemtë, lojtarët, të cilët kanë kuptuar se cili mund të ishte potenciali i tyre, na besuan, na ndoqën dhe kanë kuptuar se një ëndërr mund të realizohet edhe kur duket e pamundur, e kanë kuptuar se puna e bërë me përkushtim do të sjellë gjithmonë kënaqësi të mëdha si ato që kemi ndarë bashkë.

Falënderoj tifozët që na kanë ndjekur në çdo transfertë në Europë, që mbushnin stadiumet duke na bërë të ndjejmë ngrohtësi dhe pasion që i dallon në çdo situatë: si mund të harrohet kuverta e kuqe që mbulonte tribunat e "Parc Olympique Lyonnais" gjatë ndeshjes kundër Rumanisë: fytyrat e lumtura dhe krenare të mijëra personave që shtynë në rrjetë topin e goditur nga Sadiku.

Sadiku-Tramexani

Ju më keni mësuar çfarë do të thotë fjala krenari, përkushtim ndaj fanellës, ta cilësoni një lëkurë të dytë dhe transmetoni një sens përkatësie që më ka bërë të ndjehem një prej jush.

Ju falënderoj të gjithë ju të cilët që nga dita e parë më keni përfshirë në familjen tonë të madhe duke shpresuar që t'ju kem transmetuar entuziazmin dhe pasionin i cili për 5 vite më ka shoqëruar në këtë udhëtim të madh bashkë.

Në fund, por jo i fundit, falënderimi më i madh shkon për Xhanin.

Më ke dashur në krahun tënd, e deshe fort.

Ke pasur gjithmonë një sjellje prej vëllai të madh kundrejt meje, më ke marrë për dore dhe më ke mësuar shumë.

Ishe thelbësor për rritjen time sportive, je edhe më shumë nga pikëpamja njerezore.

Kemi ecur njëri përkrah tjetrit.

Kam mësuar se fati nuk ekziston pasi më ke bërë të besoj më shumë te puna, te motivimi, te bindja dhe te besimi në aftësitë e tua.

Më ke mësuar që të mos tërhiqem para vështirësive dhe gjërave që nuk zgjidhen vetë.

Kam mësuar të kem intuitë dhe të jem praktik në menaxhimin e raportit me djemtë tanë.

Më ke treguar se futbolli është si jeta, duhet të zbresësh në fushën e lojës.

Nuk mund të kisha një mësues më të mirë.

Do të mbaj gjithmonë brenda meje një pjesë tënden.

Faleminderit me zemër.

Paolo

The post Falënderimi i Paolo Tramezzanit: Shqiptarë, më mësuat krenarinë appeared first on INSAJDERI.

Giroud shënon gol të jashtëzakonshëm [video]

Posted: 01 Jan 2017 08:24 AM PST

Goli i sulmuesit francez erdhi në minutën e 19′, pas një kundërsulmi të ndërtuar në mënyrën më të mirë nga ana e skuadrës së Arsenalit.

Topi i goditur nga Giroud me thembër goditi shtyllën pingule të portierit të Palace, Henessey, para se të përfundonte në fundin e rrjetës.

Në aksionin e kundërsulmit mori pjesë edhe mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka. /Insajderi.com

The post Giroud shënon gol të jashtëzakonshëm [video] appeared first on INSAJDERI.

Daçiq: Vetëvrasëse për Serbinë nëse prishë marrëdhëniet me këto dy shtete

Posted: 01 Jan 2017 08:09 AM PST

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se qëllimi i Serbisë është të ndërtojë marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara, por edhe vazhdimi i marrëdhënieve të mira me Rusinë dhe Kinën, si dhe përparimi drejt Bashkimit Evropian.

Në një intervistë me agjencinë serbe të lajmeve – Beta, Daçiç tha se Serbia nuk mund të ndjekë një politikë të balancuar në mes të Perëndimit dhe Rusisë, pasi Rusia ka mbrojtur gjithmonë interesat e Serbisë.

Daçiq ka thënë se Serbia është “e destinuar të futet në BE”, sepse ajo nuk është në Azi, por është pjesë e Evropës. Megjithatë, kryediplomati serb ka thënë se “do të ishte vetëvrasëse për Serbinë” nëse prishë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

“Rusia ka vendosur veto për rezolutën e Srebrenicës. Ata do të vënë veto edhe nëse dikush sugjeron anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe nëse futemi në BE do të duhej të votonim diçka kundër Kinës dhe Rusisë. A është kjo normale?”, u shpreh Daçiq. /Insajderi.com

The post Daçiq: Vetëvrasëse për Serbinë nëse prishë marrëdhëniet me këto dy shtete appeared first on INSAJDERI.

Zbardhen detaje të reja nga sulmi në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 08:02 AM PST

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ia ka mohuar lajmet e mëhershme se sulmuesi ishte i veshur në rroba të babagjyshit.

"Kjo nuk është e vërtetë", ka thënë Yildirim duke iu përgjigjur pyetjeve se a ka qenë sulmuesi i veshur në rroba të babagjyshit.

Sumuesi po ashtu e ka lënë armën në vend të ngjarjes.

Yildirim ka thënë se sulmuesi i klubit të natës në Stamboll e ka lënë revolën në vend të ngjarjes, para se të ikte.

Ndërkaq, një i mbijetuar i sulmit të pasmesnatës në Stamboll ka pohuar se sulmuesi bërtiste "Allahu Akbar" teksa shtinte me armë mbi njerëz në klubin e natës.

I mbijetuari, i cili është plagosur në sulm dhe mësohet se është qytetar i Kuvajtit, raportohet se u ka thënë vizitorëve se ka bërtitur "Allahu Akbar”.

Në sulm, i cili u krye nga një person i armatosur, 30 minuta pas mesnate, u vranë 39 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Zakonisht në sulmet e kaluar nëpër botë, ku sulmuesit kanë thirrur "Allahu Akbar" gjatë sulmit, ka qenë ISIS që i ka marrë përgjegjesitë për ato sulme.

Por, deri më tani, asnjë grup s'e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. /Insajderi.com

The post Zbardhen detaje të reja nga sulmi në Stamboll appeared first on INSAJDERI.

Policia gjermane ndalon qindra persona me orgjinë nga Afrika

Posted: 01 Jan 2017 07:56 AM PST

Policia gjermane në Këln ka ndaluar qindra persona që besohet të jenë me origjinë nga Afrika, në kuadër të operacioneve për të parandaluar përsëritjen e sulmeve që u regjistruan në këtë qytet gjatë kremtimit të ndërrimit të motmoteve vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency.

Policia në Këln ka deklaruar se të gjithë u ndaluan gjatë operacioneve në dy stacionet e mëdha të trenit. Oficerët e policisë i morën në pyetje dhe kontrolluan identitetin e tyre.

Në prag të festimeve të Vitit të Ri, autoritetet në Këln kanë shpërndarë më shumë se 1.500 policë, pas kritikave të drejtuara për dështimin e vitit të kaluar në parandalimin e qindra grabitjeve dhe ngacmimeve seksuale, për të cilat kryesisht janë fajësuar presonat me origjinë nga Afrika e Veriut. /Insajderi.com

The post Policia gjermane ndalon qindra persona me orgjinë nga Afrika appeared first on INSAJDERI.

Sulmohet një xhami në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 07:43 AM PST

Pas sulmit të mbrëmshëm në Stamboll ku u vranë 39 persona në një lokal nate, Turqia është goditur sërish.

Një person ka shtënë me armë në një xhami në Stamboll, pak orë pasi një sulmues kishte vrarë 39 persona në një klub nate gjatë festimeve për Vitin e Ri.

Dy njerëz janë dërguar në spital pas gjuajtjeve në Xhaminë e Hasan Pashës, në veri të qytetit turk, raportojnë mediat turke.

 

Nuk dihet ende saktësisht nëse është konflikt i armatosur apo sulm terrorist. /Insajderi.com

The post Sulmohet një xhami në Stamboll appeared first on INSAJDERI.

Portreti i një ikone: Roberto Baggio, maestro i harruar i futbollit

Posted: 01 Jan 2017 07:22 AM PST

Është pasditja e 17 korrikut në Pasadena, Kaliforni. Roberto Baggio po qëndron pa lëvizur në zonën e penalltisë, përreth tij fanella të verdha braziliane që festojnë si të çmendur. Penalltia e sulmuesit përfundoi në shkallët e stadiumit "Rose Bowl".

Për një moment, futbolli ndali së qeni një lojë ekipi. Baggio është i vetëm kundër Brazilit, i vetëm kundër vetë futbollit. Imazhi karakterizues i "Il Divino Codino" u themelua. Është momenti më i paharrueshëm i hidhërimit në futboll.

Në 19 finalet e Kupës së Botës, 14 finalet e Kampionatit Evropian dhe 15 finalet e Copa America ka pasur gjithmonë një moment të fundit të lavdisë, qoftë ky një penallti e shënuar apo një fërshëllimë e fundit triumfuese.

Fokusi i kamerave menjëherë shkon te fituesit, duke lejuar që humbësit të kenë një moment privat të hidhërimit në një nga skenat më publike të botës.

Vetëm në 1994 ishte humbësi në fokus. 94 finale, një moment dështimi i një njeriu të vetëm që u pa nga të gjithë. Nëse historia shkruhet nga fituesit, në asnjë aspekt të jetës përveç sportit nuk mbahen mend humbësit.

rona

"Ndikoi tek unë për shumë vite," do të shkruante Baggio në autobiografinë e tij. "Ishte momenti më i keq i karrierës sime. Akoma e ëndërroj të moment. Nëse do të fshija një moment, ai do të ishte momenti."

"Ata duhet të zgjidhnin një imazh nga turneu dhe zgjodhën gabimin tim. Si për ndryshim. Ata donin të thernin një qengj dhe më zgjodhën mua. Duke harruar që pa mua nuk do të kishim arritur deri në finale."

Baggio shënoi 71 nga 79 penallti në karrierën e tij, dhe gjashtë nga shtatë për Italinë. Koordinimi i kohës ka të bëjë shumë. Të jesh i njohur për një incident është e kuptueshme, madje e paevitueshme. Por kur ai moment është aq negativ, dhe eklipson gjithçka tjetër, nuk është diçka e mirë. Ka ardhur koha të rivendoset balanca.

Baggio është kthyer në gjeniun e harruar të futbollit. Baggio ka qenë një fantazist magjik. Ai ka qenë një fantazist në plot kuptimin e fjalës, aftësia e tij bënte që të gjendej kudo në zonë, apo pranë saj. Ai ishte një nga lojtarët e rrallë i aftë të shënonte dhe të përgatiste gola për shokët me një lehtësi të admirueshme.

Driblimet dhe aftësia e tij për të shënuar ishte sikur të shihje Seria A me shpejtësi të dyfishtë, antidota perfekte e futbollit të kujdesshëm italian në fillim të viteve 1990. Ai ishte oazi i shkretëtirës italiane.

"Me futbollin unë kam mundësinë t'i bëj gjërat ndryshe. Prandaj e admiroj Leonardo da Vincin. Ai ishte në gjendje të krijonte gjëra që të tjerët nuk mund t'i besonin," shprehet Baggio.

Ishte një përshkrim i fuqishëm, pasi Baggio ishte unik, ndryshe nga çdo gjë që kishte krijuar futbolli italian.

Goli spektakolar i Baggio-s kundër Çekosllovakisë në Kupën e Botës të vitit 1990 demonstroi në mënyrë të përkryer aftësitë e tij. Shpeshherë dukej se atij i mundësohej shumë hapësirë nga kundërshtarët, por nuk është ashtu si ç'duket. Ishte çdo lëvizje e trupit të tij – çdo finte dhe kthesë – që krijonte kohë, vonesa me mili-sekonda në reagimin e mbrojtësit.

Në futboll, koha është e barabartë me hapësirën.Me Baggio-n, hapësira do të thotë rrezik. Në vitin 2002 ai u bo italiani i parë në 50 vite që arriti 300 gola në karrierë, dhe u emërua lojtari më i mirë në botë. Ai gjithashtu është i vetmi italian që ka shënuar në tre Kupa Bote të ndryshme.

Baggio është një nga 21 lojtarët e ndryshëm të 50 viteve të fundit që shijon titullin e lojtarit më të shtrenjtë në botë. Një nga momentet më historike të Baggio-s erdhi në ndeshjen e tij të parë pas finales së humbur në 1994 me Italinë, kundër Kilit në Bordo në qershor të 1998.

Me shtatë minuta të mbetura – dhe në disavantazh 2:1 – Italisë i jepet një penallti.

bag

Numri 18 i tyre e merr përsipër. Ai e shënon penalltinë, dhe nuk kishte shenja emocioni, as lehtësimi. Ai thjesht vrapoi në mesin e fushës, duke menduar për një gol tjetër që do i jepte fitoren.

"Vrava një fantazmë," ishin fjalët e tij pas ndeshjes.Një nga atributet më mbresëlënëse ishte fuqia e tij për t'u riaftësuar. Pasi shkoi te Fiorentina kur ishte 18 vjeç, ai pësoi një dëmtim të rëndë që rrezikoi t'i mbyllte karrierën përpara se të fillonte tamam. "Iu nënshtrova operacionit, çka ishte shumë i rrezikshëm në atë kohë. Ata duhet të shponin kupën e gjurin për të rilidhur ligamentet me 220 qepje të brendshme." Ai qëndroi gati dy vite larg fushave, pasi të dëmtonte sërish të njëjtin gju nëntë muaj më parë. Por ka edhe më keq. Baggio është alergjik ndaj qetësuesve, çka do të thotë se riaftësimi i tij u krye duke duruar dhimbje çnjerëzore.

"Durova për shkak të dashurisë që kisha për lojën," shprehet Baggio më vonë. Nuk ishte thjesht pasion por besimi që ndihmoi Baggio-n të kalonte atë moment të vështirë.Ai ishte momenti kur ai u konvertua në Sokai Gakkai Buddhism, i tërhequr nga principi se do të ishte mirë t'i kundërpërgjigjeshe dhimbjes dhe vuajtjes me paqe të brendshme. Meditimi u bë një pjesë integrale e jetës së tij. Ka një humnerë të madhe midis personalitetit të Baggio-s dhe adhurimit që merrte si lojtar.

Duke preferuar të qëndronte larg ekspozimit duke preferuar që paratë t'i dhuronte për bamirësi të ndryshme pasi doli në pension në 2004. Aspekti më i pabesueshëm i karrierës së Baggio-s është se ai kurrë nuk u rikuperua plotësisht nga ai dëmtim i parë. Në autobiografinë e tij ai shpjegon se si ai asnjëherë nuk ishte 100% fizikisht, përveç dy-tre ndeshjeve në sezon.

Aspekti më tragjik i penalltisë së humbur të Baggio-s ishte se erdhi pas një dhimbje konstante për dy orë rresh duke përfunduar në një muaj me ilaçe kundër dhimbjeve.

Të ishte 100% fizikisht, ishte ëndrra e pamundur e tij. Për shumicën e lojtarëve, thjesht të bëje pak para me sportin do të ishte perfekte, ndërsa Baggio arriti majën e futbollit. Ish-trajneri i Brescia Carlo Mazzone ka thënë se një Baggio me kondicion të mirë fizik do të ishte bërë lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Ai e përfundoi karrierën e tij me 220 gola, një gol për çdo të qepur në gjurin e tij. Po të kishte qenë ndonjë lojtar tjetër –apo dikush me më pak fuqi mendore – historia do të kishte qenë ndryshe.Dëmtimet serioze janë historitë tragjike të futbollit, duke prishur jetët e mijëra të rinjve që nuk e marrin më veten. Vetëm madhështia natyrale  Baggio-s dhe forca e karakterit e transformon atë nga një histori të dhimbshme në festime të pafundme.

Një shqiponjë e bukur. Ai ishte një lojtar klasi por me shpirtin e një luftëtari, në një periudhë të futbollit italian ku mbret ishte mbrojtja. ai ka qenë lojtari më i mirë i dalë nga Italia, por një lojtar që mbahet mend edhe për hidhërimin e madh të vitit 1994.

Shënuesi më i mirë i penalltive, por që si për ironi mbahet mend si humbësi i më të rëndësishmes në jetën e tij. Ai ishte një nga argëtuesit më të mëdhenj të futbollit.Disa lojtarë nuk kanë nevojë të përshkruhen me shumë fjalë, për disa të tjerë duhet të shkruhen libra për të reflektuar mbi stilin e tyre të ndërlikuar. Kur u pyet për të dhënë një përshtypje për Baggio-n, ish-trajneri i Fiorentina-s Aldo Agroppi e bëri me vetëm shtatë fjalë: "Nelle gambe di baggio cantavano gli angel." Engjëlli këndon në këmbët e tij. /Telesport.al

The post Portreti i një ikone: Roberto Baggio, maestro i harruar i futbollit appeared first on INSAJDERI.

Kompanitë publike borxhe mbi 300 milionë euro ndaj ATK-së

Posted: 01 Jan 2017 07:08 AM PST

Mbi 330 milionë euro llogaritet borxhi që kompanitë private dhe publike kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Udhëheqës të kësaj administrate, thonë se nga kjo vlerë, borxhi total i sektorit privat është mbi 245 milionë euro, kurse mbi 85 milionë euro del të jetë borxhi i sektorit publik.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, thotë se vlera e borxheve është e lartë pasi është trashëguar edhe nga vitet e kaluara. Mirëpo, ATK-ja në forma të ndryshme, thotë ai, është në proces të grumbullimit të këtyre borxheve.

Vlera e borxhit, thotë Imeri,duhet të jetë 10 për qind e gjithsej të hyrave të inkasuara.

"Për borxhet tjera që janë në proces dhe janë të mbledhshme, administrata i shfrytëzon kompetencat që i ka, prej urdhër-vjeljes në pasuri të tatimpaguesve në xhirollogaritëe tyre, pastaj procesi i vendosjes së barrëve në pasuri, procesi i embargove në importe dhe eksporte, e deri te masat më të rënda që janë konfiskimi i pasurisë së tatimpaguesve për vjeljen e borxheve", thotë Imeri për Radion Evropa e Lirë.

Ai tregon se gjatë vitit 2016, në bazë të Ligjit për faljen e borxheve, janë falur mbi 216 milionë euro, kurse nga ky ligj janë inkasuar 24 milionë euro.

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, duke e konsideruar të lartë shumën e borxhit, vlerësojnë se mospërfundimi i obligimeve tatimore krijon evazion fiskal dhe ekonomi joligjore.

Profesori Naim Gashi, thotë se borxhi ndaj ATK-së, përveç humbjes që i shkakton buxhetit të shtetit, efektet negative paraqiten edhe te çrregullimi i konkurrencës së lirë të tregut.

"Unë mendoj se dëmi më i madh nuk i shkaktohet buxhetit të shtetit, por dëmi më i madh i shkaktohet konkurrencës përmes evazionit fiskal. Një pjesë e bizneseve që paguajnë tatime dhe një pjesë nuk paguajnë nuk janë të barabarta në treg. Dhe, pabarazia në treg, pikërisht vjen prej evazionit fiskal dhe ky është dëmi më i madh, pasi këto biznese që bëjnë evazion fiskal, ia shkaktojnë (dëmin)arkës së shtetit dhe ekonomisë në përgjithësi", vlerëson Gashi.

Administrata Tatimore e Kosovës, thotë Gashi, duhet të gjejë mekanizma që ta grumbullojë borxhin te të gjitha bizneset njësoj, duke luftuar në këtë mënyrë evazionin fiskal dhe ekonominë joligjore.

"Është vërejtur një shtim i vëllimit të punës së ATK-së vitin e fundit, ka efekte edhe sa i përket grumbullimit të taksave, edhe sa i përket evazionit fiskal. Mirëpo, mendoj se në vitin 2017, kjo luftë kundër evazionit fiskal duhet të intensifikohet për arsye se lejimi i një pjese të bizneseve që mos të paguajë tatime, shkakton probleme të mëdha, për arsye se ç'ekuilibron komplet ofertën dhe kërkesën në treg", shpjegon Gashi.

Por, Sakip Imeri thotë se ATK-ja me gjithë kapacitetet e pamjaftueshme, vazhdimisht ka qenë aktive në mbledhjen e tatimeve.

"Ne kemi rreth 300 inspektorë që merren me vlerësime tatimore, me vizita përmbushëse dhe 50 inspektorë që merren vetëm me mbledhjen e borxheve. Kapacitete nuk ka të mjaftueshme, por, këto që i kemi, sipas rriskut duhet t'i sistemojmë për administrim më të mirë të tatimeve", shprehet Imeri.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, me qëllim të luftimit të evazionit fiskal, gjatë vitit 2016, janë realizuar 378 aktivitete operative, rreth 200 intervistime, 5 bastisje, kurse vlera e gjobave të lëshuara është 19 mijë euro.

The post Kompanitë publike borxhe mbi 300 milionë euro ndaj ATK-së appeared first on INSAJDERI.

Fishekëzjarrët ia djegin ushqimin e bagëtive

Posted: 01 Jan 2017 07:00 AM PST

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në komunën e Vushtrisë mjetet piroteknike i'a kanë djegur një sasi ushqim bagëtish.

Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. /Insajderi.com

The post Fishekëzjarrët ia djegin ushqimin e bagëtive appeared first on INSAJDERI.

Vazhdojnë kërkimet për sulmuesin në klubin e natës në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 06:46 AM PST

Të paktën 39 persona, në mesin e të cilëve edhe 15 të huaj, janë vrarë në një sulm në një klub nate në Stamboll, tha ministri i brendshëm turk.

Një sulmues i armatosur hapi zjarr në klubin e natës Reina rreth orës 01.30 (sipas orës lokale) në kohën kur po festohej viti i ri.

Suleyman Soylu tha se po vazhdojnë përpjekjet për të kapur autorin e sulmit, i cili besohet të ketë vepruar i vetëm, njofton BBC.

“Kërkimi për ‘terroristin’ po vazhdon. Policia ka nisur operacionet. Ne shpresojmë se sulmuesi do të kapet shpejt", tha ai.

Të paktën 69 persona janë trajtuar në spital, tha ministri. Katër prej tyre thuhet të jenë në gjendje më të rëndë.

Qeveria turke ka vënë ndalesa mbi njoftimet e mediave rreth sulmeve të 1 janarit, por me përjashtim të publikimit të deklaratave të zyrtarëve qeveritarë.

Në mesin e të vrarëve është edhe një zyrtar policor, tha Vasip Sahin guvernator i qytetit, duke shtuar se bëhet fjalë për “sulm terrorist”.

“Një terrorist me armë… brutalisht dhe pamëshirshëm ka kryer këtë incident, duke gjuajtur me plumba mbi njerëzit e pafajshëm që ishin aty vetëm për të festuar Vitin e Ri dhe për t’u argëtuar”, u tha Sahin gazetarëve.

Erdogan: Turqia do luftojë deri në fund kundër terroristëve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia do të luftojë deri në fund kundër të gjitha formave të sulmeve nga grupet terroriste dhe përkrahësit e tyre pasi një person i armatosur vrau 39 persona në një sulm me armë në një lokal nate në Stamboll, raporton Reuters.

"Si komb, ne do të luftojmë deri në fund kundët të gjitha sulmeve të armatosura të grupeve të terrorit dhe forcave prapa tyre, por gjithashtu kundër sulmeve të tyre ekonomike, politike dhe atyre sociale", citohet të ketë thënë Erdogan në një komunikatë të dërguar mediave.

"Ata po bëjnë përpjekje të krijojnë kaos, demoralizojnë njerëzit, të destabilizojnë shtetin tonë me sulme të neveritshme që kanë cak civilët… Ne do jemi gjakftohtë si komb, duke qëndruar së bashku, dhe ne asnjëherë nuk do iu japim hapësirë këtyre lojërave të pista", ka thënë më tej ai.

CNN turk raportoi se një sulmues ka qenë i veshur me kostum të Babagjyshit të Vitit të Ri. Agjencia e lajmeve Dogan njofton se disa dëshmitarë kanë thënë se sulmuesit “kanë folur arabisht”.

Rreth 700 njerëz thuhet të kenë qenë në klub në kohën e sulmit.

Klubi, i njohur si për banorët lokalë, ashtu edhe për turistë, ndodhet pranë urës Bosfor, në anën evropiane të Stambollit. Disa njerëz janë hedhur nga ura, në përpjekje për të shpëtuar, raportojnë mediat lokale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka qenë në mesin e udhëheqësve të parë ndërkombëtarë që ka dënuar sulmin.

“Presidenti shprehu ngushëllime për jetët e pafajshme të humbura dhe udhëzoi ekipin e tij për të ofruar ndihmën e duhur për autoritetet turke”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Schultz.

Qeveria turke, ndërkohë, ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të mediave, pas sulmit, duke u thirrur në shqetësimet për sigurinë dhe rendin publik. Kjo nuk është hera e parë që jepet një urdhër i tillë.

Stambolli ka qenë në gjendje gatishmërie, me rreth 17,000 policë në detyrë, si pasojë e disa sulmeve terroriste që kanë ndodhur muajve të fundit.

Përgjegjësinë për to e kanë marrë herë militantët e grupit Shteti Islamik, herë rebelët kurdë.

Më pak se dy javë më parë, ambasadori rus në Ankara, Andrei Karlov, është qëlluar për vdekje nga një polic turk.

The post Vazhdojnë kërkimet për sulmuesin në klubin e natës në Stamboll appeared first on INSAJDERI.

Kënga “Suus” e Rona Nishliu në mesin e këngëve më të mira në historinë e Eurovizionit

Posted: 01 Jan 2017 06:45 AM PST

Wiwibloggs,  një prej faqeve më aktive që përcjellë Festivalin Evropian të Këngës, Eurovizion, ka publikuar listën e 250 këngëve më të dëgjuara të Festivalit me histori gjashtë dekadëshe.

Dëgjuesit votojnë për këngët e tyre të preferuara për të ardhur kësisoj në këtë listë, e cila mbrëmë ka nxjerrë 250 këngët më të dëgjuara këtë vit nga të gjitha këngët e festivalit ndër vite, shkruan KultPlus.

Shqiptarja Rona Nishliu, e cila me këngën "Suus" përfaqësoi shqiptarët në Eurovisionin e vitit 2012-të, vjen në pozitën e 24-të, ndërsa vitin e kaluar ishte në pozitën e 32-të.

Në këtë listë të 250 këngëve më të mira në historinë e Eurovizionit janë edhe Elhaida Dani, e cila e ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 2015-të, radhitet në pozitën e 63-të, Kejsi Tola në pozitën e 144-të, ndërsa Anjeza Shahini bën hyrjen e saj në këtë listë, në pozitën 191.

Juliana Pasha, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin e viti 2010 radhitet në pozitën e 223-të, ndërsa këngët tjera shqipe nuk kanë arritur të hyjnë në këtë listë.

The post Kënga "Suus" e Rona Nishliu në mesin e këngëve më të mira në historinë e Eurovizionit appeared first on INSAJDERI.

PK: Nata e ndërrimit të viteve e qetë dhe pa incidente

Posted: 01 Jan 2017 06:24 AM PST

Policia e Kosovës  ka raportuar se gjatë periudhës së ndërrimit të viteve nuk është raportuar për ndonjë incident serioz.

"Gjatë periudhës së ndërrimit të viteve, nga aspekti policor, garantimi i sugurisë së përgjithshme, mbajtja e rendit, menaxhimi i trafikut rrugor, menaxhimi i kontrollit kufitar si dhe garantimi i levizjes së lirë, ka qenë e qetë në gjithë territorin e Kosovës dhe nuk është raportuar ndonjë incident serioz", thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndërtjerash policia raporton se të vetmet incidente që janë raportuar kanë të bëjnë me përdorimin jo adekuat të fishekzjarrëve, ku kanë rezultuar vetëm me lëndime të lehta trupore.

"Vlenë të potencohet se disa incidente janë raportuar në Policinë e Kosovës nderlidhen kryesisht me perdorimin jo adekuat të fishekzjarreve apo mjeteve tjera piroteknike dhe këto kanë rezultuar, kryesisht me lëndime trupore dhe si pasoj e tyre janë shkaktuar edhe disa raste të zjarrvënieve me dëme materiale por që fatëbardhësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz", raporton poicia. /Insajderi.com

The post PK: Nata e ndërrimit të viteve e qetë dhe pa incidente appeared first on INSAJDERI.

Digjen tri vetura në një parking në Fushë Kosovë

Posted: 01 Jan 2017 06:05 AM PST

Policia e Kosovës ka raportuar se janë djegur tri vetura, në një parking nëntokësor në një objekt banesor në komunën e Fushë Kosovës.

Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, ka njoftuar policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar se janë duke hetuar rastin. /Insajderi.com

The post Digjen tri vetura në një parking në Fushë Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Ajeti në kërkim të një skuadre të re

Posted: 01 Jan 2017 05:46 AM PST

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti, në këtë vit të ri mund t'i thotë lamtumirë Torinos. Ai është në kërkim të të një skuadre të re, shkruan "Tuttosport", raporton Insajderi.

Sipas të përditshmes torineze "Tuttosport", Ajeti është duke menduar disa propozime nga kampionate të tjera, por pa dhënë hollësira të mëtejshme.

Pas Krotones dhe Empolit në Serinë A, nuk e përjashtojn mundësinë që 23-vjeçari të luajë jashtë Italisë.

Ndërkohë, nuk përjashtohet as mundësia që qendërmbrojtësi i përfaqësueses shqiptare të qëndrojë te Torino dhe ta bindë trajnerin Sinisha Mihajloviç për t'i gjetur një vend në 11-shen e tij. /Insajderi.com

The post Ajeti në kërkim të një skuadre të re appeared first on INSAJDERI.

Merkel e quan çnjerëzor dhe diank sulmin në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 05:27 AM PST

Kancelarja gjermane Angela Merkel, sulmin e mbrëmshëm në Stamboll që ndodhi në një klub nate, e ka quajtur çnjerëzor dhe dinak, shkruan BBC, raporton Insajderi.

"Terroristët kanë kryer një sulm çnjerëzor dhe dinak për njerëzit të cilët dëshironin për të festuar vitin e ri së bashku. Lutjet e mia këtë mëngjes janë me viktimat, familjet dhe miqtë e tyre". /Insajderi.com

The post Merkel e quan çnjerëzor dhe diank sulmin në Stamboll appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :