Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Interi mendon huazimin e mbrojtësit të Atleticos” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Interi mendon huazimin e mbrojtësit të Atleticos” plus 9 more Telegrafi Futboll


Interi mendon huazimin e mbrojtësit të Atleticos

Posted: 12 Jan 2017 02:59 PM PST

Inter janë duke u përpjekur për të sjellë përsëri në Serie A ish-mbrojtësin e Sassuolos, Sime Vrsaljko, me huazim nga Atletico Madrid.

Sipas Mediaset Premium, Nerazzurri janë duke vlerësuar mundësinë e një marrëveshje në mes të sezonit me mbrojtësin e djathtë të kombëtares kroate, Vrsaljko, i cili sapo ka mbushur 25 vjet, dhe që u shit nga Sassuolo te Atletico Madrid për 16 milionë euro në muajin korrik.

Marquinhos ose Manolas për Interin Marquinhos ose Manolas për Interin

Megjithatë, ai ka luftuar për të gjetur një vend në formacion, duke pasur vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat, La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey, duke shënuar një gol me duke bërë një asistim, përcjell Telegrafi.

Këtë momente jo të mirë të kroatit dëshiron ta shfrytëzoj Interi, të cilët do të ishin të lumtur që të marrin Vrsaljkon në formë huazimi për gjashtë muaj, me ose pa opsion blerje, pasi ende janë duke pasur probleme me Fair Play Finaciar.

Zyrtare: Gagliardini është futbollist i Interit (Foto) Zyrtare: Gagliardini është futbollist i Interit (Foto)

Është raportuar se Vrsaljko ndjen keqardhje me vendimin e tij për të zgjedhur Atletico Madrid gjatë verës, për shkak se ai ishte i kërkuar edhe nga Interi, Juventusi, Napoli, Roma dhe Milani. /Telegrafi/

The post Interi mendon huazimin e mbrojtësit të Atleticos appeared first on Telegrafi.

United refuzon ofertën e skuadrës së madhe franceze për Depay

Posted: 12 Jan 2017 02:46 PM PST

Janë shtuar skuadrat e interesuara për shërbimet e Memphis Depay.

Skuadra e fundit që interesohet për transferimin e holandezit, Depay, është skuadra franceze, Lyon.

Por, sipas Sky Sports, Manchester United kanë hedhur poshtë një ofertë nga skuadra e madhe franceze, për sulmuesin anësor holandez.

Milan mendon për Depayn Milan mendon për Depayn

Skuadra nga Ligue 1 janë shfaqur si një nga pretendentët kryesor për të fituar shërbimet e holandezit, i cili gjithashtu është i lakmuar edhe nga Everton dhe AC Milan, përcjell Telegrafi.

Raportet në Francë thonë se 'Djajtë e Kuq' kishin kërkuar 17 milionë euro nga Lyon, por oferta fillestare e francezëve ishte e vogël dhe është hedhur poshtë. /Telegrafi/

The post United refuzon ofertën e skuadrës së madhe franceze për Depay appeared first on Telegrafi.

Philipp fut në ‘luftë’ Arsenalin dhe Tottenhamin

Posted: 12 Jan 2017 02:27 PM PST

Sipas SportBild, Arsenali dhe Tottenhami janë duke luftuar për sulmuesin e talentuar të Freiburgut, Maximilian Philipp.

22-vjeçari është i aftë për të vepruar në të gjithë vijën sulmuese, me shkathtësitë e tij dhe krijimtarinë, duke e bërë atë një aset të dobishëm në të vijën e tretë të fushës.

Ai ka shënuar pesë herë në 13 paraqitje këtë sezon, pasi ndihmoi Freiburg të fitojë inkuadrimin në ligën gjermane, Bundesliga gjatë 2015-16, përcjell Telegrafi.

Kompjuteri i Sky Sport parashikon Ligën Premier, dy skuadra të mëdha jashtë Ligës së Kampionëve (Foto) Kompjuteri i Sky Sport parashikon Ligën Premier, dy skuadra të mëdha jashtë Ligës së Kampionëve (Foto)

Duke parë paraqitjet e mirë dhe formën e tij, skuadrat e mëdha nga Liga Premier kanë hedhur sytë mbi një transferim të mundshëm të tij.

Sipas mediat gjermanen, SportBild, futbollisti mund të jetë në dispozicion të skuadrave angleze për një shifër prej 3,4 milionë funte apo katër milionë euro. /Telegrafi/

The post Philipp fut në 'luftë' Arsenalin dhe Tottenhamin appeared first on Telegrafi.

‘Mbretërit’ barazojnë me Sevillan, por sigurojnë kalimin tutje në kupë (Video)

Posted: 12 Jan 2017 02:09 PM PST

Sevilla dhe Real Madrid kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e kthimit të Copa del Rey, por 'Mbretërit' kalojnë tutje pas fitoren 3-0 në ndeshjen e parë.

Në pjesën e parë të ndeshjes, të dy skuadrat ishin të barabarta duke rrezikuar disa herë portat e njëra-tjetrës.

Megjithatë, ishin vendasit atë që gjetën golin e vetëm në këtë pjesë, pasi pas një harkimi në zonë në minutën e 10-të të ndeshjes, mbrojtësi brazilian, Danilo, devijoi gabimisht topin duke shënuar autogol dhe kështu përfundoi kjo pjesë.

Duel gjatë pjesës së parë

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Zinedine Zidanes arritën të kthehen shpejt në lojë, duke shënuar golin e barazimit pas vetëm tre minutave lojë në këtë pjesë, ku anësori spanjoll, Asensio, shënoi një supergol nga një depërtim thuajse nga zona e portierit të tij.

Momenti i përfundimit të aksionit individual nga Asensio

Por, Reali nuk mundi të mbaj gjatë barazimin, pasi Stefan Jovetic shënoi një supergol në minutën e 53-të, gol ky në debutimin e tij me Sevillën, që erdhi pas vetëm tetë minutave të tij në fushën e blertë.

Festa e Joveticit pas golit të parë me Sevillan

Në vazhdimin e ndeshjes, Sevilla arriti të gjej edhe një gol me anë të mesfushorit Iborra, i cili shënoi në minutën e 78-të nga afërsia për 3-1.

Iborra duke shënuar nga afërsia

Pas katër minutave lojë, Real Madrid arriti të ngushtoj epërsinë me anë të kapitenit Sergio Ramos, i cili shënoi nga penalltia me stilin 'panenka' për 3-2.

Ramos duke festuar pas ‘panenkas’

Deri në fund të takimit, dy skuadrat arritën të krijojnë edhe disa raste të tjera, por ishte Reali që gjeti golin e barazimit 3-3 me anë të Karim Benzemas, duke përfunduar ndeshjen si duhet dhe duke u kualifikuar tutje në Copa del Rey. /Telegrafi/

The post 'Mbretërit' barazojnë me Sevillan, por sigurojnë kalimin tutje në kupë (Video) appeared first on Telegrafi.

Rikthim fantastik i Milanit, kalon tutje në Kupën e Italisë (Video)

Posted: 12 Jan 2017 01:58 PM PST

Milan ka arritur të rikthejë rezultatin përballë Torinos për të kaluar tutje në Kupën e Italisë.

'Rossonerët', ishin duke humbur 0-1 në pjesën e parë por arritën të shënonin dy gola të shpejtë për të rikthyer gjithçka në 2-1.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët të cilët arritën të shënonin edhe një gol ende pa kaluar 30 minuta lojë.

Ishte super sulmuesi italian, Andrea Belotti që pranoi një top të bukur në zonë nga Benassi dhe shënoi për 0-1.

Belotti golin e epërsisë për Torinon e realizoi në minutën e 27-të të ndeshjes.

Me epërsinë 0-1 të Torinos, përfunduan 45 minutat e parë të ndeshjes.

Me të filluar pjesa e dytë, Milani shtoi sulmet në drejtim të portës së mysafirëve.

Mesfushori Juraj Kucka u shërbye mirë në zonë nga Matteo De Sciglio dhe shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 61-të.

Vetëm tre minuta më vonë, 'San Siro', shpërtheu kur Milani shënoi golin e epërsisë.

Ishte reprezentuesi italian, Giacomo Bonaventura që kaloi 'Rossonerët' në epërsi.

Pas golit të dytë, mysafirët shtuan presionin në portën e Milanit duke kërkuar golin e barazimit.

Edhe pse të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi në 20 minutat e fundit, portat mbetën të pa prekura.

Pas kësaj fitore, Milani në çerekfinale do të takohet me kampionin aktual të Italisë, Juventusin. /Telegrafi/

The post Rikthim fantastik i Milanit, kalon tutje në Kupën e Italisë (Video) appeared first on Telegrafi.

Formacionet e mundshme: Man. Utd – Liverpool, taktizime nga Mourinho

Posted: 12 Jan 2017 01:44 PM PST

Derbi më i madh anglez do të zhvillohet këtë të dielë dhe të gjithë janë në ethe duke pritur përbërjet e mundshme.

Jose Mourinho për këtë duel pritet që të startojë në krah të sulmit me Ashley Young, ku në qendër është Pogba, dhe Mkhitaryan në krahun tjetër. Ibra është i vetëm në sulm.

Carrick dhe Herrera janë të paprekshëm në mesfushën defensive.

Lajmet e fundit nga Manchester United Lajmet e fundit nga Manchester United

Darmian, Jones, Smalling dhe Valencia pritet të nisin nga mbrojtja bashkë me De Gean në portë.

Nga ana tjetër te Liverpooli në portë pritet të kthehet Mignolet, ku në mbrojtje do të jenë Clyne, Lovren, Matip dhe Milner.

Lallana, Henderson dhe Wijnaldum do të jenë në mesfushë, kurse Firmino, Sturridge dhe Coutinho do të udhëheqin sulmin.

Formacioni i mundshëm i Man. Utd: De Gea, Darmian, Jones, Samlling, Valencia, Carrick, Herrera, Young, Pogba, Mkhitaryan, Ibrahimovic.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Mignolet, Clyne, Lovren, Matip, Milner, Lallana, Henderson, Wijnaldum, Firmino, Sturridge, Coutinho.

/Telegrafi/

The post Formacionet e mundshme: Man. Utd – Liverpool, taktizime nga Mourinho appeared first on Telegrafi.

Formacionet e mundshme: Leicester – Chelsea, Conte pa ndryshime

Posted: 12 Jan 2017 01:41 PM PST

Leicester City e pret Chelsean të shtunën në një nga duelet më interesante të kësaj fundjave në Ligën Premier.

Antonio Conte për këtë duel mund të llogarisë në lojtarët më të mirë të tij.

Lajmet e fundit nga Chelsea Lajmet e fundit nga Chelsea

Pedro, Costa dhe Hazard janë bashkë në sulm, kurse Moses, Matic, Katne dhe Alonso e përbëjnë mesfushën.

Azpilicueta, Luiz dhe Cahill janë të paprekshëm në mbrojtje, ashtu si Courtois në portë.

Formacioni i mundshëm i Leicesterit: Schmeichel, Fuchs, Morgan, Hurth, Simpson, Musa, Ndidi, Drinkëater, Albrighton, Okazaki, Vardy.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Courtois, Azpilicueta, Luiz, Cahill, Moses, Matic, Katne, Alonso, Pedro, Costa, Hazard.

The post Formacionet e mundshme: Leicester – Chelsea, Conte pa ndryshime appeared first on Telegrafi.

Formacionet e mundshme: Swansea – Arsenal, Giroud titullar, kthehet Mustafi

Posted: 12 Jan 2017 01:38 PM PST

Swansea e pret Arsenalin në duelin e vështirë për Topçinjt këtë javë.

Arsenali do të ketë punë me Sëansean në një takim të vështirë në Uells, teksa Giroud pritet që më në fund të startojë nga minuta e parë.

Perez do të jetë në krah krahas Ozilit dhe Sanchezit.

Lajmet e fundit nga Arsenali Lajmet e fundit nga Arsenali

Ramsey dhe Xhaka do të startojnë, teksa Paulista, Mustafi dhe Koscielny e Monreal konsistojnë mbrojtjen.

Cech është i paprekshëm në portë.

Formacioni i mundshëm i Swanseas: Fabianski, Kingsley, Mawson, Fenrandez, Naughton, Fer, Cork, Britton, Sigurdsson, Llorente, Routledge.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Cech, Paulista, Mustafi, Koscielny, Monreal, Ramsey, Xhaka, Perez, Ozil, Sanchez, Giroud.

The post Formacionet e mundshme: Swansea – Arsenal, Giroud titullar, kthehet Mustafi appeared first on Telegrafi.

Jovetic debuton te Sevilla me një supergol ndaj Realit (Video)

Posted: 12 Jan 2017 01:33 PM PST

Stefan Jovetic ka gjetur golin në ndeshjen e tij të parë më skuadrën e re.

Sulmuesi malazez është treguar vendimtar menjëherë më skuadrën e Sevillës në Kupën e Spanjës.

Kjo pasi, ka gjetur golin e tij të parë më skuadrën vetëm tetë minuta pas debutimit të tij.

Goli i ish-sulmuesit të Interit erdhi në ndeshjen ndaj Real Madridit, dhe ishte i epërsisë 2-1.

Ky gol u shënuan në minutën e 53-të pas asistimit të Escuderos. /Telegrafi/

The post Jovetic debuton te Sevilla me një supergol ndaj Realit (Video) appeared first on Telegrafi.

Formacionet e mundshme: Inter – Chievo, debutim për Gagliardinin

Posted: 12 Jan 2017 01:29 PM PST

Interi e pret Chievon në shtëpi të shtunën mbrëma, në një tentim për të siguruar fitoren e pestë radhazi në Serie A.

Nerazzurët vijnë nga një seri fitoresh shumë pozitive dhe janë në kërkim të fitores së pestë radhazi në Serie A që do të vuloste rikthimin në luftën për Ligën e Kampionëve.

Lajmet e fundit nga Interi Lajmet e fundit nga Interi

Nerazzurët në këtë takim pritet që të startojnë nga minuta e parë me trasnferimin nga Atalanta, Gagliardinin, i cili do të shoqërojë Banegan dhe Joao Marion në mesfushë.

Candreva, Perisic dhe Icardi do të jenë treshja sulmuese.

Mbrojtja do të konsistojë nga Murillo dhe Miranda, ku në krah startojnë Ansaldi dhe D'Ambrosio.

Formacioni i Interit: Handanovic, D'Ambrosio, Miranda, Murillo, Ansaldi, Gagliardini, Banega, Joao Mario, Perisic, Candreva, Icardi.

Formacioni i mundshëm i Chievos: Sorrentino, Gobbi, Gamberini, Dainelli, Frey, Guzman, Radovanovic, Castro, Birsa, Meggiorini, Pellisier.

The post Formacionet e mundshme: Inter – Chievo, debutim për Gagliardinin appeared first on Telegrafi.

Related Posts :