Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Italia bën gati ligjin që në Serie A të kthehen yje si Messi e Ronaldo, faji është edhe i Anglisë” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Italia bën gati ligjin që në Serie A të kthehen yje si Messi e Ronaldo, faji është edhe i Anglisë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Italia bën gati ligjin që në Serie A të kthehen yje si Messi e Ronaldo, faji është edhe i Anglisë

Posted: 03 Jan 2017 02:57 PM PST

Nëntorin e kaluar, presidenti i kompanisë së njohur Pirelli dhe ish-drejtori i Interit, Marco Tronchetti Provera, pati thënë se tek Interi do të donte ta shihte Leo Messin.

Shumë e quajtën këtë si një ëndërr të parealizueshme, por kujtojmë që më parë kishte pasur transferime të tilla bombastike në Itali, kur Ronaldo Fenomeni kaloi nga Barcelona tek Interi për një shumë rekod asokohe, prej 28 milionë eurosh.

Në vitin 1990, Italia ishte qendër e futbollit, dhe lojtarët më të mirë në botë luanin në gadishull për famë dhe pasuri.

Në të vërtetë, çdo fitues i "Topit të Artë" në mes të viteve 1987 dhe 2000 ka luajtur në Seria A.

Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto) Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)

Mirëpo, tashmë kohët kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Paratë bëjnë që bota dhe futbolli të sillen rreth tyre, talentët e futbollit janë të destinuar të përfundojnë në Barcelonë ose te Real Madrid.

Megjithatë, një ndryshim i vogël në sistemin e taksave mund të jetë i favorshëm për talentet e futbollit, që të nënshkruajnë me klubet e Seria A.

Arsyeja? "BREXIT". Si pasojë e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Italia ka lëvizur në drejtim të saj, duke iu bërë thirrje gjithë atyre ekspertëve italianë, që kanë punuar në Londër, të kthehen në Itali dhe të punojnë më shumë për futbollin italian, në mënyrë që ta kthejnë aty ku ishte.

Nëse yjet e sotëm do të luanin në Serie A në vitet e 90-ta (Foto) Nëse yjet e sotëm do të luanin në Serie A në vitet e 90-ta (Foto)

Italia po mundohet të ndryshojë ligjin që ka të bëjë me tatimet e futbollistëve.

Sipas ligjit të ri, një futbollist që ka luajtur jashtë Italisë duhet të tatohet më pak kur të transferohet në Seria A. Kujtojmë qe tatimet në Itali për futbollistët janë shumë të larta, mbase edhe kjo ka ndikuar që shumë lojtarë të largohen që aty dhe mjaft të tjerë të mos transferohen në futbollit italian.

Pas disa vitesh krizë financiare, klubet italiane janë duke luftuar për ta mbajtur Seria A lart.

Lojërat Olimpike të vitit 1996 prodhuan këtë super formacion (Foto) Lojërat Olimpike të vitit 1996 prodhuan këtë super formacion (Foto)

Edhe një skuadër e fuqishme, e suksesshme dhe e mirëdrejtuar, si Juventusi, nuk mund të konkurrojë me fuqinë financiare të superfuqive.

Një e tillë po bëhet edhe Superliga Kineze, siç dëshmohet nga vendimi i marrë prej Axel Witsel në fillim të kësaj jave, për të mos përfillur lëvizjen në Torino, por joshjen nga milionat e Tianjin Quanjian.

Në vitin 2005, qeveria spanjolle dekretoi një ligj, ku individët që lëviznin në Spanjë nga një vend tjetër mund të zgjidhnin të tatoheshin si një banor, ose një rezident jospanjoll, transmeton Telesport.

Kjo lehtësirë ligjore u mbyll në Spanjë në vitin 2010, por qeveria italiane tani propozon që të fusë në fuqi të njëjtën rregull tatimor, sipas të cilit një person, që ka punuar më parë jashtë Italisë, për nëntë vjet do të tatohet vetëm me një normë të sheshtë prej 100.000 € për paratë e fituara jashtë vendit.

Në qoftë se do të ndodhë, kjo do të sjellë përfitime të dukshme për të huajt, që luajnë në Serie A, pasi nuk do të paguajnë më normën standarde të tatimit (43 për qind të gjithë fitimit).

Kësisoj, mbase një ditë ëndrra e Interit për transferimin e Leo Messit, apo e ndonjë klubi tjetër për Cristiano Ronaldon, mund të bëhet realitet.

The post Italia bën gati ligjin që në Serie A të kthehen yje si Messi e Ronaldo, faji është edhe i Anglisë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Leicesteri ofron mesfushorin që konsiderohet Kante i ri

Posted: 03 Jan 2017 02:17 PM PST

Pjesa e parë e sezonit ishte një dështim për kampionët aktual të Anglisë, që ka vendosur një rekord negativ për pikët e mbledhura deri tani si kampion në fuqi.

Nga sezoni i shkuar është larguar vetëm "motori" i skuadrës N'Golo Kante, i cili tashmë po ndihmon Chelsean drejt rekordit të fitoreve.

Për ta kthyer baraspeshën në mesfushë është ofruar Wilfred Ndidi  nga Genk për 15 milionë funte.

Nigeriani 20-vjeçar ka shkëlqyer në Belgjikë dhe Leicesteri shpreson që niveli i tij t'i afrohet sadopak atij të Kantes. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Leicesteri ofron mesfushorin që konsiderohet Kante i ri appeared first on Telegrafi.

Arsenali merr një barazim të çmendur ndaj Bournemouth (Video)

Posted: 03 Jan 2017 01:41 PM PST

Arsenali ka barazuar 3-3 edhe pse ishte duke humbur 3-0 ndaj  Bournemouth.

Arsenali ka zhvilluar një ndeshje të zjarrtë përballë Bournemothit, ndërsa u fut në lojë vetën në 20 minutat e fundit.

Skuadra e Wenger e nisi keq takimin kur pësoi në minutën e 17.

Ishte Daniels që shënoi për 1-0 pas një aksioni të vendasve.

Nuk vonoi shumë dhe Bournemouth shënoi edhe një herë.

Granit Xhaka ndali njërin nga sulmuesit në zonë dhe gjyqtari tregoi në pikën e badhë.

Nga penalltia i saktë ishte Wilson për 2-0.

Kur pritej që në pjesën e dytë Arsenali të shënojë, ndodhi e kundërta. Fraser shënoi për 3-0.

Topçinjtë provuan me Sanchez disa herë, por kiliani gjeti golin vetën në minutën e 70-të.

Ndeshjen e hapi Perez që shënoi në minutën e 75-të për 3-2.

Arsenali luajti për 10 minuta me një lojtarë më shumë pasi Francis i la vendasit me dhjetë vetë në fushë.

Goli i barazimit erdhi pas një harkimi të bukur nga Xhaka ku me kokë shënoi Giroud 3-3.

Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 41 pikë, por mund të kalohen nga Tottenham që kanë 39, por një ndeshje më pak. /Telegrafi/

The post Arsenali merr një barazim të çmendur ndaj Bournemouth (Video) appeared first on Telegrafi.

Arsenali e hap ndeshjen me një gol që do ta shikoni disa herë (Video)

Posted: 03 Jan 2017 01:26 PM PST

Arsenali ka hapur ndeshjen me Bounemouthin duke shënuar për golin për 3-2.

Ishte Perez që shënoi pas një aksioni shumë të bukur.

Goditja e tij ishte perfektë dhe Arsenali ka hapur ndeshjen. Priten 15 minuta të zjarrtë deri në fund. /Telegrafi/

 

The post Arsenali e hap ndeshjen me një gol që do ta shikoni disa herë (Video) appeared first on Telegrafi.

Sanchez ngushton epërsinë e Bounemouth (Video)

Posted: 03 Jan 2017 01:20 PM PST

Sanchez ka shënuar për Arsenalin duke u zvogëluar epërsinë e vendasve në 3-1.

Ishte minuta e 70-të kur Sanchez shënoi.

Pritet lojë më e nxehtë në 20 minutat e fundit. Telegrafi/

The post Sanchez ngushton epërsinë e Bounemouth (Video) appeared first on Telegrafi.

Arsenali pëson edhe golin e tretë (Video)

Posted: 03 Jan 2017 01:07 PM PST

Arsenali është duke pësuar humbje nga Bournemouth me rezultat 3-0.

Fraser ka shënuar në minutën e 60-të pas një gabimi të Bellerin.

Kjo është ndoshta paraqitja më e dobët e Arsenalit këtë sezon. /Telegrafi/

The post Arsenali pëson edhe golin e tretë (Video) appeared first on Telegrafi.

Serbia shpreson që CAS ta përjashtojë Kosovën

Posted: 03 Jan 2017 12:43 PM PST

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Slavisa Kokeza, shpreson që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ta anulojë vendimin e UEFA-s për pranimin e Kosovës në gjirin e saj.

Pala serbe ishte ankuar në CAS, duke e konsideruar pranimin e Kosovës si të padrejtë dhe konsideron se janë thyer rregullat dhe statutet e shtëpisë së futbollit evropian në këtë rast.

Tash, serbët po e presin vendimin e CAS-it, me shpresën që të anulohet vendimi i UEFA-s, raporton zeri.info.

"Nuk mund ta komentoj në detaje, por shpresoj që do të jemi në gjendje të luftojmë për të vërtetën dhe drejtësinë, të cilat janë absolutisht në anën tonë", ka thënë Kokeza për mediet serbe.

Federata e Futbollit të Kosovës u pranua në UEFA më 3 maj 2016 dhe pas dhjetë ditësh, më 13 maj, u bë edhe pjesë e FIFA-s, duke i dhënë kështu fund izolimit shumëvjeçar.

Kosova ka filluar të luajë në këto eliminatore duke marrë një barazim dhe duke pësuar tri humbje në katër ndeshje.

The post Serbia shpreson që CAS ta përjashtojë Kosovën appeared first on Telegrafi.

Gabigol i dhuron fitoren Interit në miqësore me një gol të bukur (Video)

Posted: 03 Jan 2017 12:20 PM PST

Gabriel Barbosa-Gabigol ka shënuar gol me fanellën e Interit në fazën përgatitore që zikaltërit po e kalojnë në Spanjë.

Interit luajti kundër Lierses, skuadër e divizioneve të ulëta spanjolle.

Interi fitoi 3-2, ndërsa Barbosa kaloi portierin me një parabollë për të shënuar.

Flitet për një huazim të lojtarit në ditët e fundit, por lëvizjet e fundit mund të kenë ndryshuar mendjen e Stefano Piolit. /Telegrafi/

Gol do Gabi… 💫🙏🔵⚫ #gabigol

A video posted by @gabigol (@fc_gabrielbarbosa) on

The post Gabigol i dhuron fitoren Interit në miqësore me një gol të bukur (Video) appeared first on Telegrafi.

Arsenali pëson dy gola në fillim të ndeshjes, Xhaka shkakton penallti (Video)

Posted: 03 Jan 2017 12:11 PM PST

Arsenali është duke pësuar humbje ndaj Bournemouthit (2-0).

Daniels ka shënuar në minutën e 11-të pas një aksioni të bukur.

Në minutën e 20-të shënoi edhe Wilson nga pika e bardhë.

Penalltia u shkaktua nga Xhaka, ndërsa në lojë është  edhe Musafi për Arsenalin. /Telegrafi/

The post Arsenali pëson dy gola në fillim të ndeshjes, Xhaka shkakton penallti (Video) appeared first on Telegrafi.

Cagliari konfirmon largimin e Storarit drejt Milanit

Posted: 03 Jan 2017 11:55 AM PST

Drejtori sportiv i Cagliarit, Stefano Capozucca, e ka konfirmuar se Marco Storari do të jetë në Milan, duke u ndërruar me Gabrielin.

Të dy portierët kanë arritur marrëveshje për shkëmbim.

"Ne kemi marrëveshje për  shkëmbimin e portierëve me Milanin, Gabrielin për Storarin".

"Storari po largohet pasi disa gjëra nuk shkuan mirë. Storari është portier i mirë dhe profesional".

Ai ka kërkuar ta lërë Cagliari dhe ne duam ta bëjmë të lumtur. Ai ishte protagonist në kthimin tonë nga Serie B", ka thënë Capozucca. /Telegrafi/

The post Cagliari konfirmon largimin e Storarit drejt Milanit appeared first on Telegrafi.

Related Posts :