Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Ja pse duhet ta shtypni gishtin e unazës për 60 sekonda” plus 1 more Telegrafi Mjekësi alternative

loading...

“Ja pse duhet ta shtypni gishtin e unazës për 60 sekonda” plus 1 more Telegrafi Mjekësi alternative


Ja pse duhet ta shtypni gishtin e unazës për 60 sekonda

Posted: 04 Jan 2017 10:30 AM PST

Të kesh dhimbje ose ndonjë problem tjetër në ndonjë pjesë të trupit do të thotë se ose duhet të prisni që dhimbja të kalojë, ose ta pushoni vetë atë.

Shumica u kthehen ilaçeve kur është fjala për ndonjë dhimbje në trup.

Por, ekziston një mënyrë natyrale për të qetësuar dhimbje dhe kjo mënyrë quhet "refleksologji".

Refleksologjia është aplikimi i një sasie shtypje në pika specifike dhe zona të ndryshme në trup si këmbë, veshë ose duar.

Njerëzit po e praktikojnë këtë art pasi që besojnë se të gjitha këto pika janë të lidhura me pjesë të ndryshme të trupit dhe prekja ose shtypja e tyre mund të ketë efekte përfituese për shëndetin.

Ja si ju ndihmon shtypja:

Thoi
Thoi në dorë është i lidhur me zemrën në trup. Nganjëherë zemra fillon të punojë më shpejtë për shkak të ankthit ose nervozës. Ose nganjëherë punon më ngadalë për shkak të ndonjë problemi, dhe kjo është koha kur duhet ta shtypni gishtin në thua për ta kthyer zemrën në normalitet.

Gishti tregues
Gishti tregues është i lidhur me zorrën dhe stomakun. Nëse keni probleme me stomak ose zorrë, shtypeni gishtin tregues për një minutë për të lehtësuar dhimbjen.

Gishti i mesëm
Gishti i mesëm është i lidhur me sistemin e frymëmarrjes. Nëse keni probleme me frymëmarrje ose po merrni frymë rëndë, bëni pak presion gishtit të mesëm për t'u liruar nga shqetësimi.

Gishti i unazës
Gishti i unazës është i lidhur me disponimin tuaj. Nëse ndjeheni nervoz, të pikëlluar ose në depresion, masazhojeni këtë gisht për 60 sekonda dhe do të filloni të ndjeheni më mirë.

The post Ja pse duhet ta shtypni gishtin e unazës për 60 sekonda appeared first on Telegrafi.

Hiqni puçrrat brenda nate vetëm me aspirinë…

Posted: 04 Jan 2017 04:51 AM PST

Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi që janë të bezdisshme, gërditshme dhe aspak tërheqëse.

Sidoqoftë, rastet nuk janë të rralla ku tretmanet e shtrenjta nuk e zgjidhin këtë problem, transmeton Telegrafi.

Por, fatmirësisht ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t'i hiqni puçrrat brenda nate, e që nuk kushton asgjë.

Fjala është për metodën me aspirinë.

Përgatitni një pastë me tableta të shtrydhura të aspirinës dhe me ca pika ujë. Pastën e aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta.

Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën.

Aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund t'i heqë puçrrat. /Telegrafi/

The post Hiqni puçrrat brenda nate vetëm me aspirinë… appeared first on Telegrafi.

Related Posts :