Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“James: Nuk po largohem!” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“James: Nuk po largohem!” plus 9 more Telegrafi Futboll


James: Nuk po largohem!

Posted: 04 Jan 2017 03:20 PM PST

James Rodriguez ka konfirmuar se do të qëndrojë te Real Madridi së paku deri në fund të sezonit.

Mesfushori kolumbian është lidhur me një largim nga Los Blancos madje që në janar, me Chelsean, Paris Saint-Germainin dhe Juventusin si destinacionet e mundshme.

Reali rrugës për në çerekfinale të Kupës (Video) Reali rrugës për në çerekfinale të Kupës (Video)

Megjithatë, pas fitores ndaj Sevillas në Kupën e Mbretit, ai hodhi poshtë mundësinë e largimit në afatin janarit.

"Po qëndroj, po qëndroj", ka thënë mesfushori ofensiv i Mbretërve.

Ndryshe, James realizoi dy gola në atë ndeshje, një nga loja e hapur dhe një nga pika e bardhë. /Telegrafi/

The post James: Nuk po largohem! appeared first on Telegrafi.

Tottenham 2-0 Chelsea, notat e lojtarëve (Foto)

Posted: 04 Jan 2017 02:40 PM PST

Tottenhami ka befasuar Chelseat duke fituar me rezultat 2-0.

Më miri në këtë takim ishte Christian Eriksen i cili bëri dy asistime, kurse pas tij Dele Alli.

Më poshtë keni notat e të dy skuadrave. /Telegrafi/

Notat e Spurs:

Notat e Chelseat:

The post Tottenham 2-0 Chelsea, notat e lojtarëve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Reali rrugës për në çerekfinale të Kupës (Video)

Posted: 04 Jan 2017 02:06 PM PST

Real Madridi nuk e ka pasur të vështirë duelin e parë kundër Sevillas në kuadër të të tetës së finales të Kupës së Mbretit. Los Blancos fituan me rezultat 3-0 në përballjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Të zgjedhurit e Zinedine Zidane e fituan ndeshjen që në gjysmën e parë, në të cilën i realizuan tre gola.

James realizoi golin e parë dhe të tretin

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 11-të, ndërsa golashënues ishte James Rodriguez.

Pas një harkimi nga këndi, më së miri u gjend Raphael Varane, i cili e shënoi golin e dytë të Los Blancos.

Në fund të pjesës së parë, Mbretërit realizuan edhe një herë. Kësaj radhe James e gjeti rrjetën nga pika e bardhë (44').

Ndeshja kthyese zhvillohet më 12 janar në Ramon Sanchez Pizjuan dhe Real Madridi është favorit për të vazhduar në çerekfinale të Copa del Rey. /Telegrafi/

The post Reali rrugës për në çerekfinale të Kupës (Video) appeared first on Telegrafi.

Tottenhami ndal Blutë për t’u futur në histori (Video)

Posted: 04 Jan 2017 01:55 PM PST

Tottehnhami ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Chelseat.

Ishte një takim i balancuar, por vendasit të ndihmuar nga tifozët fituan ndaj rivalëve lokal.

Goli i parë erdhi nga Dele Alli në minutat shtesë të pjesës së parë dhe rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Spurs e filluan mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 54 shënoi edhe një herë Alli pas asistimit të Christian Eriksen, i cili asistoi edhe te goli i parë.

Në rast të fitores Chelsea do kishte 14 fitore radhazi, pra do të barazonin rekordin historik të Arsenalit.

Pas kësaj fitore Tottenhami ngjitet në vendin e tretë me 42 pikë, kurse Chelsea vazhdon në pozitën e parë me 49 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Bluve është ndaj Leicester Cityt, kurse Spurs luajnë kundër WBA-së. /Telegrafi/

The post Tottenhami ndal Blutë për t'u futur në histori (Video) appeared first on Telegrafi.

Reali në epërsi me golin e bukur të James (Video)

Posted: 04 Jan 2017 12:33 PM PST

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas me golin e bukur të James Rodriguez.

Kolumbiani shënoi në minutën e 11-të një gol të bukur jashtë zonës së rreptësisë.

Ky takim është në kuadër të Kupës së Mbretit. /Telegrafi/

The post Reali në epërsi me golin e bukur të James (Video) appeared first on Telegrafi.

Banega i ofrohet Juves

Posted: 04 Jan 2017 12:09 PM PST

Përfaqësuesit e Ever Banegas ia kanë ofruar argjentinasin Juventusit, mirëpo duket se nuk do të ndodhë largimi i tij nga Interi.

Nerazzurrët e transferuan mesfushorin nga Sevilla, mirëpo ai ka dështuar të shfaqë formën e tij me fanellën zikaltër.

Kinezët kërkojnë Banegan, Interi jua tregon çmimin Kinezët kërkojnë Banegan, Interi jua tregon çmimin

Kjo ka bërë që klube të ndryshme të interesohen për shërbimet e tij, sidomos pasanikët kinezë.

Ndërsa tani, calciomercato.com raporton se përfaqësuesit e lojtarit ia kanë ofruar 28-vjeçarin Juventusit.

Mirëpo, përgjigja e Bianconerëve nuk ishte inkurajuese, pasi ata tashmë e kanë transferuar Tomas Rinconin dhe drejtori gjeneral, Giuseppe Marotta, ka thënë se tash fokusi është te afati veror. /Telegrafi/

The post Banega i ofrohet Juves appeared first on Telegrafi.

Berisha prezantohet te Terek Grozny (Foto)

Posted: 04 Jan 2017 11:21 AM PST

Bernard Berisha është edhe zyrtarisht futbollist i skuadrës së Terek Groznyt.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka publikuar disa foto në Facebook, gjatë prezantimit si futbollist i Terekut.

"Nga sezoni i ardhshëm do të luajë për skuadrën e Terek Groznyt. Do të doja të falënderoj të gjithë ekipin dhe tifozët për sa kohë isha në Anzhi. Po ashtu, falënderoj skuadrën e re për mikpritjen që më është bërë në Dagistan", shkroi Berisha, përcjellë lajmi.net.

Ai aty ka gjetur edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Bekim Balajn dhe Odise Roshin.

The post Berisha prezantohet te Terek Grozny (Foto) appeared first on Telegrafi.

Real Madrid – Sevilla, formacionet zyrtare

Posted: 04 Jan 2017 11:17 AM PST

Real Madridi dhe Sevilla do të luajnë pas pak, por këtë herë për Kupën e Mbretit.

Los Blancos e kanë filluar takimin pa lojtarët kryesor, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare.

Formacioni i Real Madridit: Casilla; Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Rodriguez, Morata

Formacioni i Sevillas: Rico; Mariano, Rami, Mercado, Escudero; N’Zonzi, Iborra; Nasri, Ganso, Vitolo; Correa. /Telegrafi/

The post Real Madrid – Sevilla, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Tottenham – Chelsea, formacionet zyrtare

Posted: 04 Jan 2017 11:09 AM PST

Deri i javës së 20 në Ligën Premier është ai mes Tottenhamit dhe Chelseat.

Blutë janë favorit, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare.

Formacioni i Chelseas: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill; Moses, Kante, Matic, Alonso; Pedro, Hazard, Costa.

Formacioni i Spurs: Lloris; Dier, Alderweireld, Vertonghen; Walker, Wanyama, Dembele, Rose; Eriksen, Alli; Kane. /Telegrafi/

The post Tottenham – Chelsea, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

E thotë agjenti, Melo-Palmeiras brenda 48 orëve

Posted: 04 Jan 2017 09:50 AM PST

Tashmë pothuajse është e sigurt që Felipe Melo do të largohet nga Interi gjatë janarit.

Për këtë ka folur edhe agjenti i brazilianit, Jose Rodriguez, ku ka thënë se tashmë bisedat me Palmeiras janë në fazën finale.

"Situata është në fazën finale, nëse nuk shfaqen probleme brenda 24-48 do të vendosim për gjithçka", ka thënë Rodriguez për mikrofonat FcInterNews.com.

Melo erdhi te Interi nga Galatasaray. /Telegrafi

 

The post E thotë agjenti, Melo-Palmeiras brenda 48 orëve appeared first on Telegrafi.

Related Posts :