Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kë e urren Mimoza Shkodra?” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Kë e urren Mimoza Shkodra?” plus 9 more Ekonomia Online


Kë e urren Mimoza Shkodra?

Posted: 07 Jan 2017 09:49 AM PST

Këngëtarja Mimoza Shkodra ka filluar vitin me një baladë të re.

Balada mban titullin “E urrej”; tekstin dhe muzikën e këngës e ka shkruar Genc Prelvukaj, ndërsa videoklipin e ka realizuar “ASHA”.

Mimoza shfaqet joshëse (si përherë), e veshur me ngjyrë të kuqe.

The post Kë e urren Mimoza Shkodra? appeared first on Ekonomia Online.

KEK-u po prodhon me kapacitete të plota

Posted: 07 Jan 2017 09:41 AM PST

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) thotë se është duke prodhuar me kapacitete të plota që qytetarët e Kosovës të kenë energji elektrike edhe gjatë këtyre ditëve me acar.

“Falë angazhimit maksimal të punëtorëve dhe punës ekipore të menaxhmentit të KEK-ut, përgatitjet e bëra gjatë gjithë vitit po japin rezultate pozitive edhe gjatë këtij dimri”, thuhet në një njoftim shtypi të KEK-ut.

“KEK-u, tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik, në bazë të procedurave të gjitha remontet e planifikuara kanë rezultuar të suksesshme, me këtë edhe besueshmëria në të gjitha blloqet është rritur në nivelin e duhur”.

“Në vazhdën e përgatitjeve dimërore, përveç remonteve të blloqeve, KEK-u bën edhe planifikimin e rregullte të mbrojtjes nga të ftohtit të objekteve dhe pajisjeve kryesore në TC-A, TC-B dhe Miniera, dhe gjithashtu kujdeset që të ketë rezerva të mjaftueshme të lëndës djegëse (qymyr dhe mazut)
Prandaj, KEK-u gjatë nëntë mujorit të këtij viti ka arritur me sukses të realizojë prodhimin konform planifikimeve dhe bilancit energjetik, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme edhe për sezonin dimëror dhe nuk ka mëdyshje se prodhimi do të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Megjithëse në komunikatë nuk jepen detaje se sa është prodhimi aktual, KEK shprehet se do të bëjnë maksimumin që edhe tani e tutje të gjithë qytetarët e vendit të kenë energji elektrike të mjaftueshme.

The post KEK-u po prodhon me kapacitete të plota appeared first on Ekonomia Online.

Vetëvendosje ia zë derën Lutfi Hazirit me bërllok

Posted: 07 Jan 2017 09:29 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka ndërmarrës sot një “aksion simbolik”, sikur e quajnë ata, duke e derdhur një sasi bërlloku para Komunës së Gjilanit, e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri.

Vetëvendosje thotë se bërllokun e qytetit të Gjilanit nuk e ka mbuluar as rreth gjysmë metri borë sa ka rënë.

“Kryetari i komunës së Gjilanit dështon në zotimin e tij se me kompaninë e pastrimit ‘Eco Higjiena’ nuk do të ketë më probleme dhe as grevë. Ai pat thënë se kompania nga tash do ta mbledhë bërllokun me orare të rregullta”.

“Edhe pas këtij zotimi të kryetarit se Gjilani nuk do të shndërrohet me në deponi bërlloku, fatkeqësisht ka ndodhur e kundërta. Gjilani, sot është shndërruar në deponi bërlloku”, thuhet në një komunikatë të Qendrës së VV-së në këtë qytet.

“Lidhur me këtë Qendra jonë i ka dërguar një sasi bërlloku Komunës së Gjilanit për të parë më qartë nivelin pastërtisë në qytet”.

The post Vetëvendosje ia zë derën Lutfi Hazirit me bërllok appeared first on Ekonomia Online.

Rruga Ferizaj-Hani i Elezit ende e mbyllur për mjete të rënda

Posted: 07 Jan 2017 09:23 AM PST

Ministria e Infrastrukturës (MI) njofton se është hapur për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë, e cila ishte bllokuar shkaku i reshjeve të dendura të borës.

Ndërkohë, rruga Ferizaj-Hani i Elezit është hapur për vetura, por jo edhe për mjete të rënda.

“Pas punës së pandërprerë të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve në qarkullim të plotë është lëshuar edhe rruga Ferizaj-Hani i Elezit, vetëm për automjetet e vogla. Ndërsa, për automjetet e rënda rruga ende është e pakalueshme”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Lidhur me lirimin edhe për automjetet e rënda, MI thotë se do të njoftojë me kohë.

Kjo ministri kërkon nga qytetarët që gjatë udhëtimeve të tyre të jenë të pajisur me pajisjet e duhura dimërore si dhe t’iu përshtaten kushteve të gjendjes së rrugëve dhe kushteve aktuale atmosferike.

The post Rruga Ferizaj-Hani i Elezit ende e mbyllur për mjete të rënda appeared first on Ekonomia Online.

Serbët mbajnë liturgji në Kishën në oborr të UP-së

Posted: 07 Jan 2017 09:11 AM PST

Objekti i ndërtuar në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit brenda kampusit universitar në Prishtinë, e ashtuquajtura "Kishë Ortodokse Serbe "Sveti Nikolla", mëngjesin e sotëm ka shërbyer si vend për të dërguar mesazhin e Krishtlindjeve ortodokse, që edhe shënon liturgjinë e parë në këtë objekt që nga viti 1999.

Mediumi serb nga veriu i Mitrovicës, "Kossev", raporton se ipeshkvi i Rashkë – Prizrenit Teodosije mëngjesin e sotëm, bashkë me disa priftërinj tjerë, me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanoviqin, me zyrtarin ndërlidhës të Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviçeviqin, dhe me rreth 20 besimtarë, ka kënduar himnin e Krishtlindjeve në këtë objekt.

"Kjo është hera e parë që nga viti 1999 që një liturgji për Krishtlindjet ortodokse zhvillohet në këtë kishë", shkruan ky medium.

Teodosije ka thënë se kjo festë është "një festë e gëzimit dhe paqes, e cila ju liron nga mëkati, frika dhe vdekja".

"Kemi ardhur në tempullin e Krishtit Shpëtimtar, këtu në Prishtinë, sepse kemi dashur që Krishti së pari të lindë në dioqezën tonë, në tempullin tonë. Tempull ky që është i mbyllur, i bllokuar nga dikush që nuk lejon priftërinjtë dhe të krishterët ortodoksë të hyjnë në të, dhe gjithashtu, tempull i vendosur në qytetin ku sot nuk ka serbë ortodoksë. Kanë mbetur disa dhjetëra sosh por që jetojnë në frikë", ka thënë Teodosije.

Ai ka shtuar se porosia e sotme "Krishti po lind nga kjo kishë", ka domethënie të veçantë dhe është porosi për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, por edhe për të gjithë serbët në mbarë botën, sepse "na kujton që nuk guxojmë t'i harrojmë as tempujt e as manastiret tjera tonë në Kosovë e Metohi".

"Nuk guxojmë ta harrojmë as këtë qytet, e as tokën e shenjtë të Kosovës e Metohisë në të cilën jetojmë", ka thënë më tej Teodosije.

Peshkopi Teodosije, sipas "Kossev", me këtë rast "ka ndryshuar drynin e derës ka mbyllur kishën".

Kurse oficeri ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviqeviq, ka nga ky objekt ka dërguar mesazhin e paqes dhe të pajtimit.

"Në këtë mëngjes Krishtlindjesh dërgojmë mesazhin e paqes me një dorë të shtrirë të pajtimit, por një dorë e cila s'ka zinxhirë e as dry, siç nuk ka as në këtë tempull më", ka thënë Paviqeviq.

Edhe zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, që vjen nga Lista Serbe, listë e cila ka ngrirë të gjitha marrëdhëniet me institucionet e Kosovës, ka dërguar një porosi të ngjashme.

"Dëshirojmë të jetojmë në dashuri e paqe me të gjithë. Ky është një mesazh që ne nuk do të heqim dorë nga asnjë gur yni, kudo që ai të jetë, e lëre më nga kishat tona", ka theksuar ai.

Ky objekt, i ndërtuar në kohën e vendosjes arbitrare të ligjeve të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, në oborrin e Universitetit ë Prishtinës, ende nuk përdoret për kryerjen e ritualeve fetare pasi ende edhe nuk ka përfunduar.

Rreth këtij objekti, ishte deklaruar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai kishte thënë se nëse nuk legalizohet ndërtimi i saj, kisha mund të rrënohet. Por nga ajo kohë e deri më tani, prijës fetarë, politikanë e qytetarë serbë kanë tentuar që ta funksionalizojnë atë, duke e pastruar e duke filluar lyerjen e mureve të tij të brendshme.

The post Serbët mbajnë liturgji në Kishën në oborr të UP-së appeared first on Ekonomia Online.

Tri ekipe në terren, të gjitha rrugët e Obiliqit janë të kalueshme

Posted: 07 Jan 2017 08:45 AM PST

Komuna e Obiliqit, edhe ditën e shtunë, ka në terren tri ekipe për pastrimin nga bora dhe mirëmbajtën e rrugëve komunale në territorin e komunës.

Nëpërmes një njoftimi për shtyp, Komuna e Obiliqit bën të ditur se aktualisht të gjitha rrugët në qytet dhe ato nëpër fshatra janë të kalueshme .

“Të gjitha rrugët e qytetit të Obiliqit primare dhe sekondare, fshatrat Mazgit, Milloshevë, Bakshi, Raskovë, Babimoc, Llazarevë, Hade e Re, Dardhishtë, Lajthishtë , Siboc, Shipitullë, Graboc, Kozaricë, Breznicë, Hade dhe Palaj, janë të hapura”, kanë bërë të ditur zyrtarët komunalë.

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, ka vizituar gjatë ditës ekipet që po punojnë në terren.

Komuna bën të ditur se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe kompania e kontraktuar janë në shërbim 24-orësh për qytetarët. Nëse kanë probleme, qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra telefoni.

Ekipi 1: Drejtori i DShPE-së, Burim Gërguri: 049 831 150
Shef i DBZhR-së, Bejtullah Mjekiqi: 049 831 026

Ekipi 2 – Drejtori i DIL, Enver Grajqevci: 049 447 421
Drejtori i DA, Naim Miftari: 049 44 76 00

Ekipi 3 – Arben Dedinca: 049 831 268
Xhema Shalaku, operatori ekonomik “Kanalprofis”

Por, zyrtarët e Komunës kërkojnë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të dalin në rrugë pa goma të dimrit dhe pajisje të tjera dimërore.

“Temperaturat e ulëta po i bëjnë rrugët të rrëshqitshme, me ç'rast as kripa e rëra nuk kanë efekt”, theksohet në njoftimin e Komunës, dërguar Ekonomia Online.

pastr-5

pastr-4

pastr-3

pastr-2

pastr-1

pastr-6

The post Tri ekipe në terren, të gjitha rrugët e Obiliqit janë të kalueshme appeared first on Ekonomia Online.

Të prirë për tradhti: djemtë e gjatë, biondet…

Posted: 07 Jan 2017 06:42 AM PST

Mbase keni pritur që do të flasim për meshkujt si p.sh. George Clooney dhe për femrat si Kim Kardashian, mirëpo edhe kur është fjala për tradhtinë, rezultatet janë më shumë se befasuese.

Shenjat se jeni duke u shoqëruar me një person që ka prirje për tradhti nganjëherë është e vështirë të shihen, mbase edhe nuk dëshironi fare t'i shihni. Mirëpo, shkencëtarët kanë zbuluar se cilët njerëz kanë më shumë shanse t'ju tradhtojnë. Prandaj, vlerësoni mirë se personi të cilin e dashuroni sa është i gjatë, cila është ngjyra natyrore e flokëve, a është i varur nga Twiteri, si dhe me çfarë pune merret.

Djemtë shtatgjatë
Një hulumtim interesant e ka zbuluar faqja e njohjeve IllicitEncounters.com që meshkujt me të gjatë se 177 centimetra kanë dy herë më shumë shanse të tradhtojnë partneren e tyre.

Adhuruesit e rok and rollit
Edhe një hulumtim i po këtij portali ka zbuluar që madje 41% e meshkujve që kanë prirje për të tradhtuar janë adhurues të muzikës rok.

Biondet
Hulumtimi i faqes CheaterVille.com ka zbuluar që së paku 42% e femrave të cilat i kanë tradhtuar partnerët janë bionde.

Përdoruesit e Twiterit
Angazhimi i madh në rrjetet shoqërore mund të dëmtojë lidhjen tuaj. Hulumtimi i Universitetit Misuri ka treguar që ata të cilët qëndrojnë gjatë në Twiter kanë më shumë konflikte dhe tradhti.

Mësueset dhe ekspertët e IT-së
Kur është fjala për profesionet, një hulumtim të pazakonshëm të cilin e ka bërë AshelyMadison.com ka zbuluar që shansi i madh që femra e cila ka tradhtuar partnerit të jetë e punësuar në institucione shkollore, përkatësisht të jetë mësuese, ndërkaq po i njëjti hulumtim ka zbuluar që meshkujt të cilët me siguri do të tradhtojnë janë ekspertët IT.

Blerëset me kartelë sekrete
Hulumtimi i AshelyMadisonit ka zbuluar edhe këtë fakt që më shumë se një e treta e femrave më shumë kujdes i kushtojnë dukjes kur vendosin të tradhtojnë, ndërkaq 27% kanë kartelë sekrete krediti.

The post Të prirë për tradhti: djemtë e gjatë, biondet… appeared first on Ekonomia Online.

IHMK: S’ka arsye të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Posted: 07 Jan 2017 06:17 AM PST

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK)  thotë  se është duke e përcjell situatën meteorologjike në gjithë territorin e Kosovës dhe janë të gatshëm 24 orë që të japin informata për ndryshimet e motit.

"Në informatën e djeshme lidhur me parashikimin e motit ju kemi informuar në detaje për temperaturat dhe trashësinë e borës në pjesët e ndryshme të Republikës së Kosovës dhe vazhdojmë ta përcjellim situatën meteorologjike dhe tani", thuhet në njoftimin e IHMK-së.

"Temperaturat e ulëta gjithmonë merren ato të orëve të para të ditës. Kjo gjendje e tanishme  meteorologjike nuk është diçka që nuk ka ndodhur vite më parë, prandaj nuk e kemi parë të arsyeshme që ne si IHMK të shpallim një gjendje të jashtëzakonshme apo emergjente siç pamë në disa portale që njerëzit jozyrtar që në fakt nuk janë as pjesë e IHMK-së dalin e prononcohen me vlera të cilat nuk janë institucionale", thuhet në njoftim.

IHMK posedon rregulloren me të cilën ia ndalon të gjithë personave jashtë institucional që të merren apo të informojnë popullatën me informata rreth motit.

"Do të vije dita që përpos individëve që japin informata rreth motit e aq ma keq edhe shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe bashkë me ata edhe portalet që lansojnë informata jashtëinstitucionale, të japin përgjegjësi para ligjit".

"Ne si IHMK bëjmë parashikime dhe ju dërgojmë gjitha medieve, kurse organet kompetente nëse e shohin të arsyeshme shpallin gjendje të jashtëzakonshme".

The post IHMK: S'ka arsye të shpallet gjendje e jashtëzakonshme appeared first on Ekonomia Online.

Edhe FSK-ja në gatishmëri për t’u ballafaquar me reshjet e mëdha

Posted: 07 Jan 2017 06:10 AM PST

Qeveria e Kosovës thotë se përmes mekanizmave kompetentë institucionalë, po e përcjellë me vëmendje të posaçme situatën e krijuar në Kosovë pas reshjeve të mëdha të borës si dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Qendra e Situatave në kuadër të Këshillit të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Infrastrukturës si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave janë plotësisht të angazhuara në ballafaqim me situatën, duke rritur gatishmërinë në tejkalimin e kësaj emergjence.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu ka kërkuar nga institucionet kompetente që të rrisin mobilizimin, gatishmërinë dhe koordinimin e gjithanshëm për t'iu dalë në ndihmë qytetarëve, institucioneve lokale, si dhe të gjitha komuniteteve e banorëve të vendit të cilët mund të ballafaqohen me pasojat e kësaj situate.

The post Edhe FSK-ja në gatishmëri për t’u ballafaquar me reshjet e mëdha appeared first on Ekonomia Online.

Dua Lipa publikon këngën e re (Video)

Posted: 07 Jan 2017 06:05 AM PST

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka publikuar këngën e saj të re "Thinking 'Bout You", shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka kohë që është duke punuar në albumin e saj të cilin pritet ta lansojë shumë shpejt, por këngët e albumit ajo ka filluar t'i publikojë një e nga një, e të cilat këngë po arrijë sukses të madh.

Lipa sot ka publikuar këngën "Thinking 'Bout You", në versionin audio por që ajo ka shkruar që shumë shpejt kjo këngë do të vijë edhe me videoklip, duke shtuar se ka mundsi që albumi i saj të jetë vizual, ku secila këngë të jetë e bashkangjitur me klip.

"Thinking bout you album version out tomorrow + video soon (at this rate I may aswell do a visual album)", ka shkruar Lipa në facebook.

Mbetet të shihet nëse edhe kjo këngë do t'i sjellë Dua Lipes suksese të ardhshme në muzikën botërore. (KultPlus)

The post Dua Lipa publikon këngën e re (Video) appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :