Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Keni parë ëndërr duke bërë seks me ndonjë familjar? Kjo është domethënia…” plus 2 more Telegrafi Te Tjera

loading...

“Keni parë ëndërr duke bërë seks me ndonjë familjar? Kjo është domethënia…” plus 2 more Telegrafi Te Tjera


Keni parë ëndërr duke bërë seks me ndonjë familjar? Kjo është domethënia…

Posted: 06 Jan 2017 01:43 PM PST

Të gjithë njerëzit shohin ëndrra të ndyra ndonjëherë. Dhe, si të gjitha ëndrrat tjera, as këto nuk duhet të merren me shumë seriozitet.

Ëndrrat shfaqen nga nënvetëdija dhe çfarë ndodh në ëndrra, jo domosdoshmërish ndodh në jetën reale, transmeton Telegrafi.

Pra, vetëm sepse keni bërë seks me dikë në ëndërr, kjo nuk do të thotë se dëshironi të bëni seks me atë person në jetën reale.

Ian Wallace, psikologe e ëndrrave, tregon se çfarë do të thotë të shohësh një ndër ëndrrat më të zakonshme: atë duke bërë seks me ndonjë anëtar të familjes.

Kjo ëndërr është tejet e sikletshme dhe shqetësuese, por është mjaft e zakonshme dhe nuk ka asgjë për tu brengosur.

Wallace thotë se ëndrrat e tilla janë të njëjta me ato ku e sheh veten duke bërë seks me ndonjë shok/shoqe – pra, është vetëm shenjë se e admironi atë person.

Më saktësisht, nëse shihni ëndërr duke bërë seks me një anëtar të familjes, kjo do të thotë se ata kanë një trajtë apo talent për të cilin e admironi dhe që dëshironi ta zhvilloni edhe ju. /Telegrafi/

The post Keni parë ëndërr duke bërë seks me ndonjë familjar? Kjo është domethënia… appeared first on Telegrafi.

Pas cilës orë në mbrëmje NUK BËN të pini kafe?!

Posted: 06 Jan 2017 10:30 AM PST

Ftesat e mbrëmjes në kafe nuk janë të pazakonta, edhe pse e dimë që nuk duhet të pimë në atë kohë. Mbase është fjala për ndonjë sinjal sekret.

Nuk ka mjek i cili do t'ia ndalonte mashkullit që në mbrëmje të mos pijë kafe me të vajzën e cila i pëlqen. Aq më tepër nëse e ka ftuar në shtëpi të vet…

Mirëpo, transmeton Telegrafi, duke pasur parasysh se fjala është për "party seksi", thjesht mund të merrni një shishe verë me vete dhe ta harroni tërësisht kafen. Përse?

Për shkak se kafja është e dëmshme nëse pihet pas kohës së caktuar gjatë ditës.

Cila është ajo kohë?

Nuk ekziston saktësisht koha pas së cilës duhet të mos pini kafe, por kjo varet nga bioritmi juaj.

Mirëpo, mund të thuhet që duhet të mos pini kafe rreth gjashtë orë para se të flini gjumë për jetë të shëndetshme dhe gjumë kualitativ.

Nëse jeni të varur ndaj kafeinës, për zgjimin tuaj në mëngjes apo për të qënë aktivë gjatë ditës, duhet të dini që nuk jeni vetmit.

Kafeina stimulon sistemin qendror nervor, lehtëson lodhjen, rrit përqëndrimin dhe ju mban zgjuar. /Telegrafi/

12

 

 

The post Pas cilës orë në mbrëmje NUK BËN të pini kafe?! appeared first on Telegrafi.

A e dini se çfarë do të thotë shenja e gjysmë hënës në thonjtë tuaj?!

Posted: 06 Jan 2017 03:07 AM PST

Pjesa e bardhë në thonjtë tuaj që mban formën e gjysmë hënës është shumë e rëndësishme dhe duhet të keni kujdes të mos e dëmtoni.

Kjo gjysmë-hënë ndryshe quhet edhe lunula (në gjuhën latine: Hënë e vogël), dhe është pjesë shumë e ndjeshme e thoit.  Lunula, nëse dëmtohet, i gjithë thoi do të deformohet përgjithmonë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, nëse e dëmtoni pjesën tjetër të thoit ose nëse iu bie thoi, lunula do të qëndroj në vendin e vet.

Më interesantja për lunulën është se nuk ka ngjyrën e bardhë, por vetëm duket kështu kur shikohet përmes thoit.

Në mjekësinë alternative besohet se lunula tregon shumë informacione të rëndësishme për shëndetin tonë të përgjithshëm. P.sh., mjekësia tradicionale kineze beson se mungesa e lunules tregon se jeni anemik apo keni mungesë të vlerave ushqyese, ndërsa lunula e zbehtë apo me ngjyrë blu, tregon se mund të keni diabet.

Sidoqoftë, nëse lunula e një personi mban ngjyrë të kuqe, ai/ajo mund të jetë duke vuajtur nga ndonjë sëmundje e rrezikshme kardiovaskulare.

Mungesa e lunules apo lunula shumë e vogël tregon se mund të keni probleme me tretjen, gjë që ndodh për shkak të metabolizmit të ngadaltë. /Telegrafi/

The post A e dini se çfarë do të thotë shenja e gjysmë hënës në thonjtë tuaj?! appeared first on Telegrafi.

Related Posts :