Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kështu e riktheni freskinë në lidhje” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Kështu e riktheni freskinë në lidhje” plus 9 more Ekonomia Online


Kështu e riktheni freskinë në lidhje

Posted: 01 Jan 2017 10:00 AM PST

Nuk është e ndaluar të ziheni, por duhet ta bëni ashtu si duhet. Po si? Mbi të gjitha përpiqu të jesh e respektueshme. Agresiviteti dhe fyerjet duhen evituar, sepse në këto lloj momentesh thuhen gjëra që nuk i mendon edhe pse më pas pendohesh

Ndodh rëndom, që lidhja që ne kemi të zbehet. Raporti kthehet në rutinë, shpesh bëhet edhe i mërzitshëm. Me pak përkëdhelje dhe puthje reciproke, madje shumë pak fjalë, mund të kthesh gjithçka në gjendjen e mëparshme. Ja disa këshilla që ta arrini këtë gjë.

– Grindjet: Nuk është e ndaluar të ziheni, por duhet ta bëni ashtu si duhet. Po si? Mbi të gjitha përpiqu të jesh e respektueshme. Agresiviteti dhe fyerjet duhen evituar, sepse në këto lloj momentesh thuhen gjëra që nuk i mendon edhe pse më pas pendohesh. Mos u anko për të gjitha shqetësimet apo të vësh në dukje sado pak që marrëdhënies tuaj "duket sikur po i vjen fundi". Mos filloni me frazën "Unë kam të drejtë"! Keni për të përfunduar keq. Duhet të mësosh dy gjëra fare elementare, që gjërat mbi të cilat do të grindesh të kenë në thelb, ndërtimin e lidhjes tuaj, pra të vësh në dukje një fakt, i cili edhe pse ka shkaktuar plasaritje të lidhjes tuaj argumentet që do të japësh të shërbejnë për të shtrënguar atë që ju ka ikur nga duart.

– Mos refuzo, propozo: Darkat gjithnjë sa vijnë dhe bëhen më monotone. Të premten me miqtë, të shtunën në diskoteka me kolegët e punës, ndërsa të dielën vetëm gjumë. Ti vazhdon të ndiesh e vetmuar, duke e kaluar mbrëmjen mbi divan. Tani keni nevojë për rifreskim të situatës, pasi prej kohësh ju mungon intimiteti. Kur kalojnë të njëzetat apo të tridhjetat, me to ikin edhe netët e gjata jashtë dhe fillon e preferon një film në televizor, por kurrsesi vetëm. Nëse më parë dilnit 4 herë në javë tani dilni 2 herë ose edhe vetëm një herë, por që t'i shfrytëzoni mirë ato orë, mund të shkoni në një takim me miqtë që nuk i shihni prej kohësh, një natë jashtë në një hotel romantik, një shfaqje në teatër, një udhëtim në një qytet tjetër. Mos u dorëzo edhe nëse je ti ajo që propozon gjithmonë, një raport është si një lule, duhet ta ujitësh që të mos thahet. Mos i përbuz iniciativat e tij, përndryshe ai nuk do të shfaqë më asnjë dëshirë. Mos i refuzo dhe propozo diçka tjetër që të pëlqen ty.

– Befasitë: Sa dhurata të bukura ke marrë dikur dhe menjëherë i ke thënë se ai ishte djali më fantastik dhe më i parezistueshëm në botë. Por tani gjithçka ndryshoi, ai nuk kujtohet as për ditëlindje apo përvjetore. Qetësohu! Një lidhje nuk mund të jetë gjithmonë një muaj mjalti. Pas fazës së dashurisë raporti stabilizohet. Mund të ndiheni më të sigurt me njëri-tjetrin, prandaj keni nevojë për mesazhe të ëmbla apo telefonata befasuese. Mos lejo që ai të vendosë për gjithçka. Edhe ti duhet të sugjerosh se ku do t'i kaloni pushimet, madje mund të këmbëngulësh, në rast se ai mendon se vetëm ai jep urdhra. Përpiquni të jepni gjithnjë maksimumin. Mos mendo që vogëlsirat në jetën në çift nuk kanë rëndësi, pasi jeta në çift duhet jetuar sikur çdo ditë të jetë si dita e parë kur jeni njohur, edhe pse kështu s'ndodh rëndom.

The post Kështu e riktheni freskinë në lidhje appeared first on Ekonomia Online.

Eni Koçi nis vitin me “S’je për mu” (Video)

Posted: 01 Jan 2017 09:55 AM PST

Këngëtarja e njohur shqiptare Eni Koçi ka publikuar këngën e saj më të re.

"Sje për mu" titullohet kënga e lansuar në ditën e parë të vitit 2017.

Për këtë klië, Eni ka bashkëpunuar me "Pro Video".

The post Eni Koçi nis vitin me "S’je për mu" (Video) appeared first on Ekonomia Online.

Gallup: 56 për qind e kosovarëve të lumtur

Posted: 01 Jan 2017 09:49 AM PST

Sipas hulumtimit të organizatës “Gallup International”, 56 për qind e kosovarëve të anketuar janë shprehur të lumtur, 30% e tyre janë neutralë, 11% nuk janë të lumtur, ndërsa 3% e tyre nuk kanë dashur të përgjigjen fare.

Organizata e njohur ka publikuar të dhëna për shumë vende të botës se sa të lumtur janë qytetarët në vendet përkatëse.

Anketat e kryera në Kosovë në muajin nëntor, sy më sy me qytetarë, kanë rezultuar se kosovarët në shumicë janë të lumtur.

Nga të anketuarit del që 56% e tyre janë të lumtur, 30% e tyre janë neutral, 11% nuk janë të lumtur, ndërsa 3% e tyre nuk kanë dashur të përgjigjen fare. Sipas këtij publikimi në tërësi del që kosovarët janë 45% të lumtur.

Që nga paslufta kosovarët janë shpallur njerëzit më optimistë në botë. Kosova ka numrin e papunësinë më të madhe në Evropë. Megjithëkëtë kjo nuk i pengon ata të jenë optimistët më të mëdhenj në botë.

Në vendet e rajonit dalin vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia më qytetarë më të lumtur, 59% po të dyja. Kurse Shqipëria (49%), Bullgaria (43%), Maqedonia (52%) dhe Serbia (48%) kanë popullin më pak të lumtur se Kosova.

The post Gallup: 56 për qind e kosovarëve të lumtur appeared first on Ekonomia Online.

Javën e ardhshme, borë dhe acar polar

Posted: 01 Jan 2017 09:28 AM PST

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon që në pesë ditët e ardhshme, vendi të përfshihet nga reshje bore dhe temperatura polare që do të zbresin deri në -19 gradë celsius.

“Në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat nga pasditja e së martës parashihen të shoqërohen me reshje bore. Reshjet e kohëpaskohshme do të vazhdojnë për dy-tri ditë, të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Shtypja atmosferike e lartë, mbi vlerat e normales e cila ka përfshirë Ballkanin për plot një muaj, nga e mërkura do të zbresë nën vlerat e normales, me çka presim ndryshim te të gjithë parametrat meteorologjikë”.

Sipas njoftimit, erërat e fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezente nga e marta. “Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare, parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë Celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë Celsius”.

Gjatë kësaj periudhe (e hënë-e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 13m/s.

The post Javën e ardhshme, borë dhe acar polar appeared first on Ekonomia Online.

De Niro: Për jetën, paratë dhe suksesin…

Posted: 01 Jan 2017 09:07 AM PST

Robert De Niro konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe ai ka arritur sukses në pothuajse në çdo zhanër filmi. Ai ka pasur një ndikim domethënës për artin, qoftë në filma, qoftë në fjalimet e tij mbresëlënëse, duke dhënë këshilla të panurmëta edhe si një mentor i mirë për studentët.

Robert ndoqi pasionet e tij që fëmijë. Të dy prindërit i kishte të përfshirë në art, dhe Roberti ndoqi këtë rrugë. Ai ka një etikë të pabesueshme pune dhe disiplinë. De Niro jep gjithçka në çdo gjë që bën. Si një nga aktorët më të dekoruar, ja disa nga thëniet më inspiruese të Robert De Niro-s, për pasionin, refuzimin dhe besimin.

1 – Ndiq instinktet e tua: Mos ki frikë të bësh atë që të thonë instinktet

2 – Përqafo refuzimin, kjo është pjesë e procesit: Një derë e re do të hapet për ty – një derë në refuzimin e përjetshëm. Është e pashmangshme.

3 – Nuk mund ta luftosh pasionin: Zbulove një talent, zhvillove një ambicie dhe njohe pasionin tënd. Kur e ndjen atë, nuk mund ta luftosh – thjesht duhet ta pranosh

4 – Mos ki frikë nga dështimi: Mos ki frikë të dështosh. Ju bëj thirrje të provoni sa më shumë, të jeni mendjehapur, të mirëprisni eksperienca dhe ide të reja. Nëse nuk e provon, nuk do e dish kurrë.

5 – Zgjedhjet vendosin fatin tënd: Talenti qëndron në zgjedhjet që bëni.

6 – Punoni shumë: Do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni.

7 – Thjesht bëje: Nuk futem në ato diskutime të gjata ta bëj apo mos ta bëj një gjë. Në fund të ditës, do pendohesh për atë që nuk bëre.

8 – Jeto të tashmen: Jeto momentin. Pikë. Ji aty. Sepse nëse mendoni gjatë kohës se duhet të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme, nuk do të funksionojë kurrë. Nëse ndodh, ndodh. Nëse jo, jo. Mos u shqetësoni. Thjesht kini besim, ndershmëri, jini të vërtetë. Kaq kërkoni.

9 – Ndryshime të vogla të qëndrueshme: Jeta rrallë ndryshon tërësisht, por vazhdimisht ndryshon në detaje.

10 – Për kreativitetin: Ndonjëherë nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim. Të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese.

cfare-thote-roberto-de-niro-per-jeten-dhe-suksesin-businessmag11 – Qëndro i vërtetë me veten: Nëse je aktor, gjithnjë qëndro i vërtetë me karakterin tënd. Nëse nuk je aktor, ki karakter dhe gjithmonë qëndro i vërtetë për veten

12 – Përshtatje: Njëherë dikush më tha: Mos e li veten të shkosh pas diçkaje apo dikujt me të cilin nuk ke dëshirë të rrish as 30 sekonda.

13 – Për disiplinën: Ekziston një kombinim i anarkisë dhe disiplinës në mënyrën që unë punoj.

14 – Përballu me frikën: Faktori frikë është gjithnjë aty, çdo gjë që nga të humburit e 10 milion dollarëve për një film që nuk funksionon deri tek mos të qenit i aftë të marrësh një tavolinë të mirë në një restorant pasi filmi jot ka dështuar

15 – Liri dhe fleksibilitet: E di që është e rëndësishme t'i japësh kujtdo aq liri sa mundesh kështu që ata të mos ndjejnë se ka limite. Me çdo gabim që bëjnë, çdo gjë shkon mirë. Të mos jenë të frikësuar të provojnë gjëra të reja apo mos të besojnë tek vetja.

16 – Nuk ka "e saktë" apo e "gabuar": Shumë aktorë të rinj kanë idenë që: Duhet ta bëj këtë gjë mirë. Ka një mënyrë të mirë për ta bërë këtë. Por nuk ka diçka të saktë apo të gabuar. Ka vetëm keq dhe mirë. Dhe e keqja ndodh kur përpiqesh shumë ta bësh në mënyrën e duhur. Ka një spektër të gjerë të gjërave që mund të të ndalojnë ty.

17 – Presioni: Unë nuk ndjej presion. Më pëlqen kur dikush tregon interes në atë që duhet të them, sidomos kur janë më të rinj. Nëse më pëlqejnë, më respektojnë, jam i nderuar dhe kështu do t'u jap një mendim atyre.

18 – Për dhimbjen: Nuk ke pse e bllokon dhimbjen kaq shumë. Pa dhimbjen për çfarë do të flisnim?
19 – Më pak gjykim, më shumë buzëqeshje: Sot unë qesh më shpesh se sa kur isha i ri. Kjo sepse unë kam filluar mos t'i gjykoj më njerëizt

20 – Paratë: Paratë e bëjnë jetën më të lehtë. Nëse je me fat t'i kesh ato, atëherë je me fat.

21 – Dëshira e brendshme: Interesi im kryesor gjithnjë kanë qenë filmat – t'i bëj ata, t'i drejtoj dhe të përfshihem në ta. Nuk e kam humbur kurrë pasionin për ta.cfare-thote-roberto-de-niro-per-jeten-dhe-suksesin-businessmag

22 – Jo keqardhje: Gjithashtu keqardhjet nuk më pëlqejnë, nuk ndjej pendesë për asnjë film që kam bërë, sepse në atë me siguri ka ekzistuar një arsye e fortë se pse e bëra. Nëse nuk ka funksionuar, atëherë mos e shpenzo kohën duke u shqetësuar si dhe pse. Bëj lëvizjen e radhës.

23 – Mbi të qenit i përulur: Nuk e konsideroj veten legjendë të filmit, thjeshtë një aktor që përpiqet të bëjë më të mirën me materialin që ka.

24 – Merr besimin me vete dhe udhëto drejt të panjohurës: Kur isha i ri, nuk frikësohesha kur më thonin "Jo". I them fëmijëve të mi, dhe kujtdo: Nëse nuk e provon, kurrë nuk e di. Nuk e merrja si refuzim "Jo-në". Disa gjëra shkojnë kundër teje. Ke refuzime plot, por kjo është pjesa e bukur e jetës.

25 – Lufto për ëndrrat e tua: Duhet të luftosh për atë që do. Duhet të dëgjosh opinionin e të gjithëve, dhe në fund të ditës, duhet të bësh atë që të bën të ndihesh më mirë.

26 – Një mesazh optimist për të diplomuarit e Shkollës së Artit: Jam i kënaqur dhe i nderuar të jem në një dhomë me plot të rinj krijues që më bëjnë optimist për të ardhmen e artit. Unë e di që do ia dilni. Të gjithë ju.

27 –Për kritikat: Nëse s'ke kritika atëherë kush do të të thotë se si e ke bërë punën tënde?

28 – Merre të tashmen si avantazh: Përsëri për fëmijët e mi, dua të ndalojnë dhe për një moment të kuptojnë se gjërat duhen bërë tani dhe jo më vonë, sepse më vonë mund të jetë mbas 20 vitesh, dhe kjo është shumë larg.

29 – Mos ki frikë, ec me të vërtetën: Kam menduar për këtë, sigurisht, por nëse do të bësh diçka, duhet ta bësh me çdo mënyrë. Nuk mund të fshehësh asgjë. Kjo është e gjithë pika – e vërteta. Ndaj kësaj tërhiqen njerëzit. Duhet ta kisha bërë këtë 10 vite më parë, por jam i gëzuar që e bëra dhe tani.

30 – Koha është e çmuar: Dhe sidomos kur vjetrohesh, fillon të kuptosh se nuk ke shumë kohë. Sheh pas dhe thua: 15 vitet e fundit më ikën shumë shpejt. Nuk e di deri kur arrin aty dhe thua: Uau si iku kaq shpejt?! Duhet të numëroj çdo ditë, çdo moment, çdo gjë, sepse koha ecën. Duhet të mendosh se për çfarë e ke shpenzuar kohën tënde.

31 – Mbi gëzimin e aktrimit gjithë këto vite: Është ndryshe, por kam akoma po të njëjtin gëzim që kam pasur gjithnjë. Kur vjetrohesh, ke një sjellje të ndryshme karshi gjërave të ndryshme. Ka disa gjëra për të cilat shqetësohesha më shumë, kurse tani nuk më bëjnë më përshtypje. Kupton se nuk ke pse e shpenzon gjithë atë energji për të shkuar aty ku shkove. Duhet të relaksohesh, të tërhiqesh pak, dhe mbase të arrish më shumë me më pak përpjekjecfare-thote-roberto-de-niro-per-jeten-dhe-suksesin-businessmag

32 – Vendi i duhur: Nëse je ulur në karrigen e duhur, nuk do të të duhet shumë kohë për të kuptuar që je rehat në të

33 – Gjëmo ëndrrat e tua tani, dhe jo më vonë: Koha ecën, kështu që çfarëdo që të bësh, bëje tani. Bëje tani. Mos prit!

34 – Jep gjithçka nga vetja: Do të ketë kohë, kur edhe më e mira jote nuk mjafton. Mund të ketë shumë arsye pse ndodh kjo, por për aq kohë sa jep më të mirën tënde, çdo gjë shkon mirë. Nëse merr notën më të lartë në shkollë, kjo nuk do të thotë se do të marrësh të njëjtën notë dhe në jetë.

35 – Jeta është paradoks: Nuk ka asgjë më ironike dhe kontradiktore se vetë jeta.

36 –Për refuzimin: Refuzimi mund të të pickojë, por ka shumë pak ndikim tek ty.

37 – Ndiq mendjen tënde: Tani që ke bërë një zgjidhje, të mirë ose jo ë mirë, rruga jote është e qartë. Jo e lehtë, por e qartë. Vazhdo të punosh, kaq e lehtë është.

38 – Kape fatin tënd: Kur vjen puna te arti, pasioni duhet të jetë një gjendje e përhershme. Jo thjesht po ndjek ëndrrat, por po kap dhe fatin tënd.

39 – Merr përgjegjësinë tënde: Nuk je përgjegjës për çdo gjë që ndodh, por je pjesë e saj. Duhet të vendosësh gjithçka nga vetja në gjithçka që bën.

cfare-thote-roberto-de-niro-per-jeten-dhe-suksesin-businessmag40 – Nuk ke nevojë për fjalë për të shprehur ndjenjat.

41- Mbi të qenit një personalitet: Unë kurrë nuk kam qenë një nga ata aktorë që ka mbrojtur veten si një qenie njerëzore interesante. Unë e kisha vendosur më herët nëse duhej të isha një aktor apo një personalitet.

42- Jetët e ndryshme: Një nga gjërat e aktrimit është se të lejon që të jetosh jetën e njerëzve të tjerë, pa pasur nevojë të paguash çmimin.

43- Ndjenjat: Është e rëndësishme të mos tregosh. Njerëzit nuk përpiqen për të treguar ndjenjat e tyre, ata përpiqen për t'i fshehur ato.

44- Mbi dramën dhe komedinë: Kur ju bëni një dramë, keni shpenzuar tërë ditën duke goditur një djalë për vdekje me një çekiç, apo me çfarë të keni. Ose ju duhet të bëni një pickim të fytyrës së dikujt. Ndërsa në një komedi, ju i bërtisni Billy Crystalit për një orë, dhe pastaj shkoni në shtëpi.

45- Për filmat e tij: Mua nuk më pëlqen të shikoj filmat e mi – më zë gjumi përnjëherësh.

46- Mbi Hollywood-in: Unë mendoj se Hollywood ka një sistem të klasës. Aktorët janë si të burgosur, por e vërteta është se ata janë duke administruar azilin.

47- Për Perëndinë: Nëse ka një Zot, ai ka shumë përgjigje për të dhënë.

48- Kur je i famshëm dhe e vërteta: Pjesa më e keqe e te qenit i famshëm është se njerëzit janë gjithmonë të mire me ty. Ticfare-thote-roberto-de-niro-per-jeten-dhe-suksesin-businessmag po bisedon dhe të gjithë bien dakot me ty, edhe sikur të thuash diçka totalisht të çmendur. Ke nevoje për njerëz që të të thonë atë qe ti nuk dëshiron ta dëgjosh.

49- Mbi dashurinë: Kur do dikë duhet ti besosh atij, nuk ka rrugë tjetër. Duhet ti japësh 'çelësat' e gjithçkaje që të përket ty. Ndryshe, ku do të ishte kuptimi i gjithë dashurisë?

50- Mësimet e jetës: Njeriu mëson dy mësime më të mëdha në jetë: Kurrë mos ua ktheni shpinën miqve tuaj, dhe gjithmonë mbajeni mbyllur gojën.

The post De Niro: Për jetën, paratë dhe suksesin… appeared first on Ekonomia Online.

Lori Hoxha: Çka dua për këtë vit?

Posted: 01 Jan 2017 09:01 AM PST

Periudha e festave të fundvitit është gjithmonë koha kur njerëzit, duke menduar për ato çka realizuan apo nuk realizuan në vitin që po mbyllet, shprehin dëshirat për vitin e ri.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe producentja Lori Hoxha, e cila nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram ka treguar atë që dëshiron çdo vit.

"Gjithçka që dua, gjatë gjithë vitit, për çdo vit!" – shkruan Lori krah fotos emocionuese që ka postuar, ku duket ajo së bashku me motrat Sara, Redia dhe vëllanë Itan, duke puthur plot dashuri nënën e tyre, Vjollca Hoxhën.

Një foto bardh e zi, por që pasqyron më së miri të gjitha ngjyrat e dashurisë që e mban të bashkuar një familje.

All I want, all year every year. ❤

A photo posted by L (@lorihoxha) on

fresh start

A photo posted by L (@lorihoxha) on

The post Lori Hoxha: Çka dua për këtë vit? appeared first on Ekonomia Online.

Drenasi tregoi se AKR-ja po rritet

Posted: 01 Jan 2017 08:52 AM PST

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se mbështetja që ky subjekt politik ka marrë në zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit janë tregues se AKR-ja është duke u rritur.

Ai ka bërë me dije se të njëjtën rritje kjo parti do ta ketë në tërë Kosovën. Në këtë intervistë për "Epokën e re", Pacolli ka thënë se këtë përkrahje AKR-ja po e merr pasi qytetarët janë zhgënjyer nga subjektet e tjera politike. "Pritjet e mia në Drenas kanë qenë shumë më të mëdha. Pavarësisht prej faktit se AKR-ja në zgjedhjet në Drenas e pesëfishoi votën e vet, unë kam pritur më shumë. Megjithatë, Drenasi ishte tregues i qartë i rritjes së AKR-së në nivel vendi", ka thënë Pacolli.

Ai thotë se rinia e Kosovës e ka kuptuar qëllimin e këtij subjekti politik, prandaj po e përkrah atë. "Është dëshmuar se unë jam këtu për qytetarin e Kosovës. Jam këtu për ta zhvilluar Kosovën ekonomikisht. Pa modesti mund t'ju them se unë jam i vetmi lider me bagazh suksesi në rrafshin ekonomik. Unë kam ndërtuar një kompani globale me qarkullim vjetor disa miliardë euro. Këtë përvojë unë jam i interesuar ta vë në funksion të përmirësimit të jetës së njerëzve të Kosovës sonë të dashur. Ky është qëllimi im madhor dhe misioni im jetësor në politikë. Prandaj, siç e thashë më parë, arsyeja pse AKR-ja sot po mbështetet nga qytetarët, nga rinia, është se ata e kanë kuptuar qëllimin e secilit lider të partisë", ka thënë ai. Sa i përket një koalicioni të mundshëm me AAK-në dhe Nismën, Pacolli nuk ka dashur të flasë. Ai ka thënë se tani për tani janë duke punuar në terren me qytetarët. "Jemi duke punuar shumë me qytetarët e Kosovës. Jemi të interesuar ta marrim besimin e qytetarëve për t'i bërë ndryshimet e nevojshme në këtë vend", ka deklaruar Pacolli.

Z. Pacolli, sa po përkrahet nga qytetarët subjekti juaj politik?
Pacolli: AKR-ja, siç po mund ta vëreni, është duke u mbështetur shumë nga qytetarët e Kosovës për një arsye të thjeshtë, sepse të gjithë të tjerët kanë arritur që qytetarëve t'ua humbasin shpresën se situata në vend do të përmirësohet. Kosova çdo ditë e më tepër po bëhet më e vështirë për qytetarët e vet. Kemi rritje të varfërisë, ikje të investimeve të huaja, mosfunksionim të sistemit të drejtësisë, papunësi të madhe, nepotizëm etj. Pra, këta janë faktorët kryesorë që qytetarët janë të zhgënjyer shumë. Ndërkaq, vetëdija e njerëzve dhe e rinisë sonë sot është ndryshe. Ata dinë ta dallojnë mjaftueshëm se kush po i gënjen dhe kush punon vetëm për interesat personale. Në këtë drejtim besoj bazohet edhe mbështetja e rritjes së AKR-së. Ne maksimalisht jemi duke u angazhuar që këtë rast ta shfrytëzojmë dhe Kosovës t'ia japim një qeverisje që krijon vende pune, mundësi për investime milionëshe nga jashtë dhe perspektivë të qartë për rininë.

Zgjedhjet e fundit për kryetar të komunës së Drenasit, në të cilat kjo parti ka marrë mbi një mijë vota, sa mund të jenë dëshmi për fuqizimin e AKR-së?
Pacolli: Pritjet e mia në Drenas kanë qenë shumë më të mëdha. Pavarësisht se AKR-ja në zgjedhjet në Drenas e pesëfishoi votën e vet, unë kam pritur më shumë. Megjithatë, Drenasi ishte tregues i qartë i rritjes së AKR-së në nivel vendi.

Pse mendoni se AKR-ja po mbështetet?
Pacolli: Sepse është dëshmuar se unë jam këtu për qytetarin e Kosovës. Jam këtu për ta zhvilluar Kosovën ekonomikisht. Pa modesti mund t'ju them se unë jam i vetmi lider me bagazh suksesi në rrafshin ekonomik. Unë kam ndërtuar një kompani globale me qarkullim vjetor disa miliardë euro. Këtë përvojë unë jam i interesuar ta vë në funksion të përmirësimit të jetës së njerëzve të Kosovës sonë të dashur. Ky është qëllimi im madhor dhe misioni im jetësor në politikë. Prandaj, siç e thashë më parë, arsyeja pse AKR-ja sot po mbështetet nga qytetarët, nga rinia, është se ata e kanë kuptuar qëllimin e secilit.

Po flitet për një koalicion të mundshëm të AKR-së me AAK-në e Nismën.
Pacolli: Ne jemi duke punuar shumë me qytetarët e Kosovës. Jemi të interesuar ta marrim besimin e qytetarëve për t'i bërë ndryshimet e nevojshme në këtë vend. Besoj se aktualisht nuk duhet të jetë temë diskutimi diçka tjetër.

Jeni takuar edhe me z. Haradinaj. A keni biseduar për çështjen e koalicionit?
Pacolli: Jo. Ka qenë një takim miqësor me z. Haradinaj, për të cilin kam respekt.

Pavarësisht prej pritjeve të mëdha që kishim këtë vit, nuk u realizua liberalizimi i vizave. Kë e bëni përgjegjës për këtë dështim: pozitën apo opozitën?
Pacolli: Partnerët e koalicionit bashkërisht janë fajtorë për këtë dështim, ashtu si edhe për të gjitha fenomenet negative që i përmenda gjatë kësaj interviste. Këta njerëz po e mbajnë peng të ardhmen e Kosovës vetëm për interesa të ngushta klanore.

The post Drenasi tregoi se AKR-ja po rritet appeared first on Ekonomia Online.

Vrasësi i Turqisë nuk ishte i veshur si babadimër

Posted: 01 Jan 2017 07:45 AM PST

Kryeministri turk, Binali Yildirim ka hedhur poshtë raportet e mëparshme se sulmuesi ishte veshur me një veshje "babadimri".

"Kjo nuk është e vërtetë", tha ai, shkruan BBC.

The post Vrasësi i Turqisë nuk ishte i veshur si babadimër appeared first on Ekonomia Online.

Policia: Nata e ndërrimit të viteve, kaloi pa incidente serioze

Posted: 01 Jan 2017 06:02 AM PST

Për festat e fund vitit  Policia e Kosovës me kohë kishte të përgatitur planin operativ për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, ishte ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

Po ashtu pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive.

Gjatë periudhës së ndërrimit të viteve (2016/2017), nga aspekti policor, garantimi i sugurisë së përgjithshme, mbajtja e rendit, menaxhimi i trafikut rrugor, menaxhimi i kontrollit kufitar si dhe garantimi i levizjes së lirë, ka shkuar sipas planeve policore dhe kjo periudhë kryesisht ka qenë e qetë në gjithë territorin e Kosovës dhe nuk është raportuar ndonjë incident serioz.

Vlenë të potencohet se disa incidente janë raportuar në Policinë e Kosovës nëpër rajone të ndryshme, por që nderlidhen kryesisht me perdorimin jo adekuat të fishekzjarreve apo mjeteve tjera piroteknike dhe këto kanë rezultuar, kryesisht me lëndime trupore dhe si pasoj e tyre (fishekzjarreve) po ashtu janë shkaktuar edhe disa raste të zjarrvënieve me dëme materiale por që fatbardhësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Rastet më kryesore të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë periudhës së kaluar 24 orësh janë evidentuar në raportin ditor të policisë, por mund të ketë edhe raste tjera të cilat janë në proces për t'u kompletuar.

The post Policia: Nata e ndërrimit të viteve, kaloi pa incidente serioze appeared first on Ekonomia Online.

Lekaj: 700 ditë qeverisje, më shumë se 700 dështime

Posted: 01 Jan 2017 05:53 AM PST

Qeveria e Kosovës është e paguximshme të marrë vendime për të mirën e vendit poashtu kjo qeveri është e mbyllur në vetëvete dhe të gjitha vendimet e mira për Kosovën nuk po ka guxim t'i marrë, ndërsa vendimet e dëmshme po insiston t'i shtyjë përpara ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Lekaj, i cili gjatë gjithë viti është përplasur dhe ka polemizuar në distancë më kryeministrin Mustafa thotë se nuk ka asgjë personale me Mustafën si individ, por ka plotë gjëra kundër e mospajtim me Isa Mustafën si kryeministër, i cili sipas, Lekaj po udhëheqë edhe me keq e me dobët se sa paraardhësi i tij, ish kryeministri Thaçi.

Në një intervistë për portalin “Indeksonline”, nënkryetari i AAK-së ka thënë se për 700 ditë qeverisjeje, kjo qeveri ka më shumë se 700 dështime.

Në këtë intervistë ai ka numëruar një serë dështimesh të kësaj qeverie.

"Dështimet të gjitha i ka të mëdha nuk është lehtë të bësh dallimin cili është më i madh se tjetri. Ta zëmë dështuan në UNESCO-n, apo dështuan në bisedimet me Serbinë të gjitha marrëveshjet që kanë prodhuar këto bisedime, ose janë në dëm të Kosovës ose nuk implementohen hiq, nga njëherë te dyja bashkë, implementohen vetëm sa për t’i kënaqur apetitet politike të Serbisë", ka thënë ndër të tjera Lekaj.

The post Lekaj: 700 ditë qeverisje, më shumë se 700 dështime appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :