Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Klan Kosova : “BE dënon vrasjen e katër izraelitëve” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “BE dënon vrasjen e katër izraelitëve” plus 24 more


BE dënon vrasjen e katër izraelitëve

Posted: 08 Jan 2017 02:02 PM PST

Bashkimi Evropian thotë se "e dënon vrasjen e katër izraelitëve të rinjë dhe poashtu e dënon çfarëdo lavdërimi apo nxitje të akteve teroriste".

Mëtutje në kumtesën e sotme të BE-së dërguar mediave, theksohet se "këtë pasditë katër izraelitë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, në atë që duket se është sulm i qëllimshëm terrorist, nga një sulm i shoferit me kamion kundër njerëzve të tubuar në sheshin Armon Hanatziv".

BE-ja ka shprehur "ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe shpreson se të plagosurit do të shërohen plotësisht".

Bashkimi Evropian thotë se nuk mund të ketë "arsyetim për krim të këtillë dhe BE-ja do të vazhdoj të punoj me ata që synojnë paqe dhe denoncimin e atyre që ndërmarrin dhunë dhe terror".

klankosova.tv

 

 

Si ndikon ecja në borë tek shëndeti juaj?

Posted: 08 Jan 2017 02:00 PM PST

Vrapimi në kohën kur ka borë, as nuk mund të konsiderohet i mirë as i keq, për kohën sa jeni të shëndetshëm dhe keni bërë matjet e nevojshme rreth kushteve të tokës dhe temperaturës së ajrit, transmeton Klan Kosova.

Çësthja e parë me të cilën do të përballeni është vështirësia në frymëmarrje, e veçanërisht te ata që vujanë nga astma. Nganjëherë ajri i ftohtë që thithet mund të shkaktojë bronkokonstriktimi si rrjedhojë e thatësisë së ajrit për shkak të temperaturave të ulta. Në këso rrethana duhet reduktuar problemet e frymëmarrjes.

Mënyra më e mirë është të të veshet një maske skijimi, e cila nuk do të lejtonte futjen direkt të ajrit në mushkëri. Por mund të vëni edhe një shallë rreth qafës, në mënyrë që gjatë frymëmarrjes ajri të ketë lagështi më të madhe.

Po ashtu është e pëlqyeshme që ajër të merrni përmes hundës dhe jo gojës, që të mos vështirësohet procesi i frymëmarrjes. Këshillat tjera me rëndësi janë që të ngrohni muskujt para vrapimit dhe të visheni me veshje adekuate me materiale që mbajnë konstant temepraturën trupore.

Xërxë: Pas katër ditësh banorët arrijnë ta pastrojnë rrugën nga bora (FOTO)

Posted: 08 Jan 2017 02:00 PM PST

Banorët e fshatit Xërxë të Dragashit, pas katër ditëve kanë arritur që me iniciativën e tyre, të lirojnë rrugët për qarkullim, nga sasia e tepërt e borës.

Fotografi të dërguara në adresë të Klan Kosova.tv, tregojnë më së miri gjendjen në të cilën gjendet ky fshat, ku sipas banorëve komuna u ka dërguar një mjet pastrimi por që rruga përsëri është vështirë e kalueshme.

Vështirësi mund të vërejnë më tepër veturat normale ndonëse dhe mjetet tjera motorike kamion apo traktorët, sipas banorëve hasin në mjaft vështirësi për qarkullim.

Ky nuk është problemi i vetëm që banorët e kësaj janë përballur, sipas tyre telashe kanë edhe me mungesën e energjisë elektrike.

asdasdasdasdasdasd

dadasd]

asdfasdasd

sdgsdgsdg

Blac Chyna pas shtatzënisë

Posted: 08 Jan 2017 02:00 PM PST

Të gjithë nënat e reja kanë nevojë të "çmenden" për një natë, të paktës sipas këtij ylli të reality show.

Blac Chyna organizoi një event në një klub të Los Anxhelosit këtë të shtunë, ku festoi deri në mëngjes.

"Kam mbajtur një bebe në bark për 10 muaj, kështu që jam gati të dal," tha mamaja 28 vjeçare.

Chyna, e cila solli në jetë vajzën e saj Dream Renee Kardashian me të fejuarin Rob Kardashian, vetëm dy muaj më parë, ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga festa në Snapchat, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.

3bf45c3300000578-4099418-image-a-2_1483889949877

3bf2f83200000578-4099418-image-a-29_1483890538693

3bf4838b00000578-4099418-image-m-79_1483892876215

3bf4838400000578-4099418-image-a-80_1483892890234

3bf45d1300000578-4099418-image-a-14_1483890225086

3bf4929900000578-0-image-a-70_1483892145156-636x356

Gjërat që duhet të dini para se të martoheni

Posted: 08 Jan 2017 02:00 PM PST

Megjithëse sa vjen e më pak njerëz të rinj martohen ditët e sotme, studimet sugjerojnë se martesa është një nga gjërat më të bukura në jetë.

Ashtu siç dhe "New York Times" ka nxjerrë në konkluzion, "martesa i bën njerëzit më të lumtur e të kënaqur me jetën se sa ata të cilët qëndrojnë beqarë – veçanërisht gjatë periudha të vështira."

Por para se të merrni këtë hap të rëndësishëm në jetën tuaj, duhet të dini këto gjëra:

1-Nëse prisni derisa të jeni 23 vjeç për t'ju përkushtuar një lidhjeje, keni më pak mundësi të divorcoheni

2-Fraza "në dashuri" zgjat rreth një vit

3- Në fund kuptoni se nuk jeni më vetëm "një" person

4-Nëse entuziasmoheni për lajmet e mira të partnerit tuaj, do të keni një lidhje më të mirë

5-Martesat më të lumtura janë midis miqve të ngushtë

6-Sa e vogël të jetë diferenca e moshës në çift, aq më pak mundësi ka që të divorcoheni

7-Pakënaqësitë nisin kur nuk bëni punët e shtëpisë bashkë/ Oranews

Bora rreth termocentraleve të KEK-ut nuk e ka ngjyrën e bardhë (VIDEO)

Posted: 08 Jan 2017 01:35 PM PST

Bora rreth termocentraleve të KEK në zonën e Dardhishtës, nuk e ka ngjyrën e bardh sikur gjithandej.

Kjo pasi atje pluhuri e nxiu atë duke i dhënë krejt një ngjyrë dhe pamje tjetër vendit, njofton Klan Kosova.

Për ambientin e ndotur ankesa kanë edhe banorët që jetojnë skaj termocentraleve.

Për më shumë, kronikë e zgjeruar nga gazetari Enis Reçica.

 

 

Duke liruar frymë, shkrin këmbët e ngrira të harabelit (VIDEO)

Posted: 08 Jan 2017 01:28 PM PST

Pamjet e publikuara më poshtë, tregojnë momentet e pabesueshme, kur një njeri i moshës së shtyrë, shpëton një zog i cili kishte ngelur në një gyp të ngrirë prej akulli.

 

Ngjarja ka ndodhur në Idaho, derisa Nelson Miller, pa se në cilat vështirësi gjendej harabeli i cili sipas tij vazhdimisht tentonte të fluturonte, shkruan Daily Mail, përcjellë Klan Kosova.

 

Për Miller kjo nuk ishte aspak e vështirë, pasi sipas tij është thjeshtë një shpëtim jete të cilën do ta bënte secili.

 

Nelson arriti të i ngroh këmbët e harabelit duke liruar frymë për ta ngrohur sa më shumë.

 

Për më tepër, ja videoja më poshtë:

Për Ramushin, këngëtari kosovar shan Francën me nanë (VIDEO+18)

Posted: 08 Jan 2017 01:24 PM PST

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, ndërkohë që një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.

Kjo ka mllefosur shumë kosovarët dhe ky mllef po shprehet në mënyra të ndryshme.

Kështu i mllefosur, këngëtari Gazmend Rama, ka sharë shtetin e Francës – dhe atë me nënë, njofton Klan Kosova.

Rama nuk është artisti i parë – ndonëse i vetmi në këtë formë – që po kërkon lirimin e Haradinajt.

Madje "kontributin" e estradës e kanë pikasur edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

"Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, se sa ti e Qeveria jote", i ka thënë anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitajt, Presidentit Hashim Thaçi, në një status të tij në Facebook.

Skenën bizare e plotëson edhe një fëmijë i vogël që qëndron aty afër familjarëve derisa këngëtari përdor fjalë të pista.

klankosova.tv

 

 

Ngricat dhe të ftohtit shkak i aksidentit, vdes ngasësi i makinës

Posted: 08 Jan 2017 01:18 PM PST

Moti i keq është bërë shkak për një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një prej drejtuesve të dy automjeteve të përfshirë në aksident.

Përplasja fatale ka ndodhur mbrëmjen e ditës së diel rreth orës 18:45 në unazën jugore të qytetit të Elbasanit.

Nga hetimet e para, dyshohet se shkak i përplasjes është rrëshqitja e mjeteve në rrugë për shkak të kushteve atmosferike. Ndërsa një prej drejtuesve mbeti i vdekur, drejtuesi i makinës tjetër ndodhet në gjendje kritike në spital

Përplasja mes dy automjeteve ka qenë aq e fuqishme sa makina tip 'Ford", drejtuesi i së cilës humbi jetën mbrëmjen e sotme, pothuajse është shkatërruar plotësisht.
 267880

Nga fotot e publikuara mjetet duken të shkatërruar, ndërsa përplasja ka qenë e frikshme, aq sa në rrugë kanë mbetur pjesë të dy mjeteve, ndërsa pjesa e përparme e "Ford"-it është shpërbërë, raporton News24, përcjellë Klan Kosova.

Po ashtu i dëmtuar është edhe mjeti tjetër tip BMW edhe drejtuesi i së cilit ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Policia njoftoi më herët se aksidenti ka ndodhur "në Unazë mjeti tip "Ford" me targa AA 824 BK drejtuar nga shtetasi Dritan Kalemi, 32 vjeç banues në Elbasan është përplasur me mjetin tip "BMW" me targa AA 003 PF drejtuar nga shtetasi K.A., 28 vjeç banues në Elbasan.

Si pasoje e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit "Ford".

“Haradinaj është kompleksi i pashërueshëm i Thaçit”

Posted: 08 Jan 2017 01:09 PM PST

Hashim Thaçi e ka kompleks të pashërueshëm, Ramush Haradinajn, ka thënë anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, njofton Klan Kosova.

"Behu një herë burrë e trego se pse kompleksi i yt i pashërueshëm është Ramush Haradinaj", ka shkruar Nitaj në llogarinë e tij në Facebook.

Madje Nitaj ka shpalosur një bashkëbisedim të shumëviteve më parë të tij me Thaçin, i cili, shkruan Nitaj, e kishte lënë të shokuar.

"Ka vite që e njoh Hashim Thaçin. E pata takur një herë në vitin 1999 në Londër, në një vizitë 'sekrete' të tij! Mbaj mend të më pat thënë 'do të ishte mirë sikur BBC të mos i transmetonte deklaratat e Komandantëve të Zonave të UÇK-së, p.sh., Ramush Haradinajn'. I habitur, i pata thënë 'po ata po e bëjnë luftën, e posaçërisht Ramushi'! Biseda vazhdoj tutje, por e mbaj mend që unë pata dalë i tmerruar pa e kuptuar 'ç’kishte ai njeri'!
Jo shumë kohë më vonë e pata kuptuar se çka e mundonte Hashim Thaçin", ka shkruar Nitaj.

"Shokët dhe bashkëpunëtorët e tij, ata më të afërmit, thonë se ai është dinak e i pabesë, interesaxhi e idhnak, hakmarrës… dhe po mundi, të shkelë me këmbë për interesin e tij".

"Në këtë logjikë e shoh deklarimin e tij për vizitën në Amerikë, për biletat 500 dollarëshe dhe për impenjimin e tij për kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë! Mos ban hajgare Hashim! Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, se sa ti e Qeveria jote".

klankosova.tv

 

 

 

 

 

Acari sjell vdekjen për 68 vjeçarin e pastrehë

Posted: 08 Jan 2017 01:03 PM PST

Një i pastrehë 68 vjeçar është gjetur pa shenja jete, në Komunën e Aerodromit në Maqedoni.

Për momentin informacionet se ka vdekur shkaku i temperaturave të ulëta nuk janë zyrtare, përderisa këtë nuk e vërtetojnë analizat.

 Rastin në polici e ka paraqitur shoku i tij, gjithashtu edhe ai pa shtëpi.

Trupi i viktimës është dorëzuar për obduksion, ndërsa analizat do të tregojnë prej çka ka vdekur 68 vjeçari shkruan Albeu, përcjellë Klan Kosova.

Tek Kanye dhe Kim po mungon pasioni

Posted: 08 Jan 2017 01:00 PM PST

Po raportohet se jeta e përbashkët prej luksi, diamantesh, dhuratash, dashurisë në mes Kim Kardashian dhe Kanye West është duke përfunduar.

Por krahas kësaj çifti i cili u përballën së fundi me disa ngjarje jo të këndshme për syrin e publikut, po shihen bashkë kur po shëtisin fëmijët.

Megjithatë sipas një burimi të afërt të familjes ka thënë për Yahoo,  se ndonëse Kim dhe Kanye kalojnë kohë bashkë me fëmijët, pasioni në mes tyre duket se po mungon, njofton Klan Kosova.

Kardashian dhe West, kanë përvjetorin e tyre të tretë të martesës më 24 maj, por nuk dihet nëse do ta përjetojnë të bashkuar apo jo.

 

Kryetari i Stambollit i dërgon letër falënderimi Shpend Ahmetit

Posted: 08 Jan 2017 12:59 PM PST

Kryetari i Stambollit, Kadri Topbash, i ka dërguar një letër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku e falënderon të parin e kryeqytetit për përkrahjen që ka treguar për popullin e Stambollit pas sulmeve terroriste atje.

Topbash falënderon Ahmetin në emër të tij dhe të qytetarëve të Stambollit.

"Falënderoj ju dhe njerëzit miqësor të Prishtinës, për përkrahjen dhe mbështetjen", ka shkruar pos tjerash Topbash për Ahmetin

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

 

klankosova.tv

Bora mbulon bërllokun në Gjilan, pastruesit në grevë (VIDEO)

Posted: 08 Jan 2017 12:54 PM PST

Bora i mbuloi mbeturinat në Gjilan pasi gjatë tërë javës ato nuk u larguan nga kompania ”EkoHigjena”.

Kjo pasi menagjmenti i kësaj kompanie, mori vendim për largimin e disave punëtorëve nga puna, njofton Klan Kosova.

Për më shumë, kronikë e zgjeruar nga gazetari Valon Rashiti.

Të bësh ski i bëni mirë shëndetit tuaj

Posted: 08 Jan 2017 12:45 PM PST

Nëse ju keni kaluar festat e fundvitit në alpe në vende qe ushtrohet skijimi, atëherë gjithsesi që kjo është një ide e mirë ngase ju do të përdorni një teknikë të re në favor të shëndetit tuaj, transmeton Klan Kosova.

Prandaj nëse ju kaloni ndonjë vikend apo të paktën 6 orë duke skijuar, përveq që do të digjni 3 mijë kalori, ju mund të humbni peshë vetëm për një javë e të ndryshoni fizikun tuaj me të cilin nuk ndiheni edhe të kënaqur.

Kjo nuk është e tëra ajo do të jetë e mirë edhe për muskujt tuaj të barkut, e poashtu do të rris nivelin e imunitetit tuaj madje mund të iu ndihmojë për të lehtësuar depresionin, transmeton Klan Kosova.

Gjithcka që iu sjell skijimi, vie në të mirën e shëndetit, përvec që duhet pasur kujdes të shtuar në ushtrimin e këtij arti të sportit, e që patjetër të përfitime mund të keni edhe për problemet që keni me pjesën kurrizore të shpinës.

Prizrenasi zgjidhet udhëheqës i një komune në Zvicër

Posted: 08 Jan 2017 12:42 PM PST

Vargut të mërgimtarëve tanë të suksesshëm në Zvicër, gjatë këtyre ditëve i është shtuar edhe Belul Bajrami nga Pirana e Prizrenit.

Ai, më 31 dhjetor 2016 në zgjedhjet lokale të komunës La Tène, të kantonit të Neuchâtel-it,  ka marrë votat e nevojshme për të qenë në krye të legjislativit të kësaj Bashkie, me rreth pesëmijë banorë.

Bajrami në këtë pozitë nuk erdhi rastësisht. Ai ka përgatitje të duhur dhe bagazh të bollshëm politik.  Më 2012, duke qenë pjesë e Partisë Socialiste në qytezën La Tène, emërohet nënkryetar i kësaj partie.  Me angazhim maksimal në punë dhe mirësjellje me qytetarët e kësaj komune të themeluar më 2009 Bajrami vitin që e lamë pas merr pëlqimin e elektoratit dhe të strukturave udhëheqëse të Partisë Socialiste për të qenë Kryetar i  socialistëve- Dega në La Tène të Neuchâtel-it.

I njohur nga të gjithë për punën plot suksese, ai në zgjedhjet e organizuara në nivel kantoni më 17 prill të këtij viti pretendon edhe postin e deputetit në Parlamentin e Neuchâtel-it.

Detyrë parësore e Bajramit ishte dhe mbetet kryerja me sukses e mandatit të Kryetarit të legjislativit në komunën La Tène, si dhe  profilizimi dhe rrita e Partisë Socialiste në shkallë rrethi dhe vendi.

Bajrami thotë: "Ju lutem mos më merrni  si lokalist por në planet e mia bën pjesë edhe binjakëzimi i qytezës La Tène me komunën e Prizrenit". Me këtë akt bëhet njohja e drejtpërdrejtë e popullit zviceran dhe atij shqiptar. Po ashtu bëhen edhe këmbime ndërkulturore dhe krijohen tamam raporte vëllazërore ndërmjet dy popujve.

Bajrami  kohë më parë në Tramelan –Jura të Zvicrës është specializuar në lëmin e migracionit dhe ka marrë titullin "Spécialist de la Migration BF". Ai, duke qenë pjesë e komisioneve dhe ekipeve kantonale po ndihmon dukshëm në integrimin e të huajve.

Përkujdesja e treguar ndaj kësaj kategorie bëri që më 2014 z. Bajrami të shpërblehet nga Qeveria e  kantonit të Neuchâtel-it, me çmimin" "SALUT L'ÉTRANGER!"

Belul Bajrami, krahas angazhimeve në politikë është marrë dhe me organizimin e komunitetit shqiptar në kantonin e Neuchâtel-it.  Ai, së bashku me një grup adhuruesish të këngëve dhe valleve tona burimore, themelon shoqërinë "Mërgimi". Nëpërmjet kësaj shoqërie, të rinjtë shqiptarë të Neuchâtel-it dhe ata të rrethinave të tij e mbajnë gjallë jetën kulturore duke promovuar çdo ditë vlera të nduarduarta të trevave tona.

Një rol mjaft të rëndësishëm në afirmimin e mërgimtarëve tanë në Neuchâtel , ka luajtur edhe Bashkësia Shqiptare e  cila ka tubuar në gjirin e saj shqiptarë e zviceranë.

Aktivitetet e kësaj Bashkësie kanë qenë kryesisht të orientuara në mbledhjen e mjeteve materiale  si ndihmë popullit shqiptar të Kosovës, gjatë kohës së okupimit nga Serbia.

Kur jemi këtu, medoemos duhet falënderuar edhe miqtë tanë zviceranë të cilët të shumtën e herëve kanë mbështetur nismat tona.

Belul Bajrami në krye të kësaj Bashkësie ka qëndruar një periudhë të gjatë.

Ai edhe tani ndihmon funksionimin e saj por para dy-tre muajve është tërhequr nga pozita e udhëheqësit të Bashkësisë, me qëllim që t'u krijohet mundësia për drejtimin dhe menaxhimin e kësaj shoqate edhe mbi dyzet studentëve shqiptarë, që studiojnë  në Shkolla të Larta dhe Fakultete të ndryshme të Zvicrës.

Bajrami, i dalluar edhe në sportet luftarake

Belul Bajrami, karrierën si sportist e fillon më 1983 në Klubin e mundjes "Bosnja" të  Sarajevës, atëbotë anëtare e Ligës së  parë federative të ish-Jugosllavisë.

Në një konkurrencë mjaft të fortë Bajrami shënon suksese të  njëpasnjëshme.

Zatën kjo edhe bën që ai deri më 1986 periudhë kjo kur ai largohet nga Bosnja dhe Hercegovina, të kryejë detyrën e profesorit ndihmës të Edukatës fizike në Universitetin e Sarajevës. Krahas aktiviteteve sportive Bajrami, përfundon edhe studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, drejtimi laborant i mjekësisë së përgjithshme.

Projektet e tij  i prish acarimi tejmase i marrëdhënieve të serbëve me myslimanët boshnjakë dhe kroatët.

Bajrami, duke mos dashur që të bie pre e një lufte të pakuptimtë në dhjetor të vitit 1986 largohet nga Sarajeva dhe vendoset në Zvicër.

Duke e konsideruar sportin si pjesë të jetës ai më 1994 hap në Zvicër klubin e tij të sporteve luftarake.

Bajrami shquhet veçmas në të ashtuquajturën disiplinë  luftarake "Full-Contact", ku ka fituar edhe titullin "Mjeshtër me brezin e zi, -2Dan"

Plot shtatë vjet Belul Barjami, ishte edhe trajner i kombëtares së Zvicrës në federatën IAKSA.

Aktualisht ai kryen detyrën e arbitrit në kick-boxing, K-1,Box-Thai,si dhe në karate-kontact, në arenat kombëtare të Zvicrës,dhe në ato botërore.

Bajrami me prirje të shumanshme  pasion e ka edhe krijimtarinë letrare.

Ai ka publikuar deri me tani në revistën periodike "Penda e Mërgimtarit" një numër të konsiderueshëm poezish me tematikë sociale dhe atdhetare, shkruan Albinfo.ch, përcjellë Klan Kosova.

Rasim Thaqi – Cima: Gashin do ta kujtojmë me mall

Posted: 08 Jan 2017 12:36 PM PST

Për vdekjen e aktorit të njohur Hasan Gashit, i cili ka shoqëruar kohë të gjatë publikun me humor,  keqardhje ka shprehur dhe kolegu i tij Rasim Thaqi i njohur për publikun me emrin ''Cima''.

Cima ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shtuar se Gashin do ta kujtojë çdo herë, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ja statusi i plotë i Rasim Thaqit, me të cilin Hasan Gashi argëtonte publikun e gjerë shqiptarë me humorin e tyre:

''Papritmas ndërroi jetë shoku im , Hasan Gashi.
U prefsh në paqe shoku im , dhe gjithmonë do të kujtojmë me shumë mall.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër ditë e Hënë 9 Janar në varrezat e Dragodanit prej orës 14:00''.

Vdes aktori i njohur kosovar

Posted: 08 Jan 2017 12:24 PM PST

Ka ndërruar jetë aktori kosovar, Hasan Gashi, njofton Klan Kosova.

Aktori Hasan Gashi, ishte i njohur për publikun me anë të rolit të tij humoristik e që më së shumti barte nofkën ''Hasan Kungji'’.

Nuk janë dhënë detaje në lidhje me shkaqet e vdekjes së aktorit Gashi, por raportohet se varrimi i të ndjerit do bëhet të hënën në varrezar e Dragodanit nga ora 14:00, njofton Klan Kosova.

15826770_1398566936885461_6980855027833272964_n

Prince la pas vetes pasuri të patundshme si dhe 67 shufra ari

Posted: 08 Jan 2017 12:00 PM PST

Prince pas vdekjes së tij, nuk la prapa vetëm një trashëgimi të madhe muzikore.

Rezulton se këngëtari kishte edhe sy për pasuri të patundshme, përcjellë Klan Kosova.

Këngëtari kishte fituar 25.4 milion$ vlerë të pasurive të patundshme dhe prona private para vdekjes së tij.

Përveç një shume të majme parash të gatshme, ai ka të siguruar dhe 67 shufra ari, njofton Klan Kosova.

Sipas një skedari të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Carver, Prince ka lënë gjithashtu dhe 10 makina, përfshirë një Ford 1993, Thunderbird 1995, Jeep Grand Cherokee, makinë Lincoln Toën 1997, Mercedez Benz 2010 etj..

Vlera e tërë pasurisë së Prince, i cili përfshinë regjistrimet dhe videot e pa realizuara, ende nuk është publikuar por vlerësohet të jetë me vlerë në mes të 100 milion $ dhe 300 milionë $, njofton Klan Kosova.

Këngëtari vdiq në prill të 2016, si pasojë e një mbidoze aksidentale të fentanilit në moshën 57 vjeçare.

Shtime: Viva Fresh Store kaplohet nga zjarri (VIDEO)

Posted: 08 Jan 2017 11:55 AM PST

Flaka e mori mesditën e së dielës një pjesë të Viva Fresh Store, në qendër të Shtimes.

Për të shuar atë u deshtë intervenimi i zjarrfikëseve.

Nga flakët që përfshiu objektin goxha në rrezik ishin edhe punëtorët e kësaj qendre.

Pas intervenimit zjarri u lokalizuar dhe nuk pati rrezik për banorët që jetojnë për rreth objektit.

Për ta kuptuar shkakun e zjarrit në vendngjarje dolën edhe hetuesit.

Zëvendës drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, bëri me dije përmes telefonit se janë intervistuar disa nga punëtorët që ishin në orar në kohën kur shpërtheu zjarri, porse të dyshuar nuk ka.

Kronikë nga Valon Rashiti.

 

Thaçi nga SHBA-të: Angazhim maksimal për lirimin e Haradinajt

Posted: 08 Jan 2017 11:41 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndron për një vizitë zyrtare disaditore ka thënë se institucionet e Kosovës po angazhohen maksimalisht që Ramush Haradinaj të kthehet sa më shpejtë në Kosovë.

"Unë e kuptoj dhe ndjeje gjendjen e zotit Haradianjt, këtë gjendje e ka përjetuar edhe më herë. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, të pa pranueshme dhe duhet të ndihemi krenar që kemi luftuar për liri", ka thënë Thaçi në një lidhje telefonike për televizionin publik.

"Të gjitha institucionet e Kosovë janë të angazhuar që Haradianj të kthehet në Kosovë".

Presidenti ka njoftuar edhe se në ditët e ardhshme do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Bide, dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

klankosova.tv

 

 

Në tregun e automjeteve, acari dhe bora u solli përfitime (VIDEO)

Posted: 08 Jan 2017 11:35 AM PST

Bora plot telashe solli për dikë në Kosovë.

Por dikush edhe po ia sheh hajrin, njofton Klan Kosova.

Në tregun e automjeteve gjëja më e kërkuar këtë të diele ishin zinxhirët për ngasjen e automjeteve.

Për më shumë, kronikë e zgjeruar nga gazetari Enis Reçica.

Merdare: Pritjet deri në gjashtë orë (VIDEO)

Posted: 08 Jan 2017 11:29 AM PST

Në pikën kufitare në Merdare të dielën kishte pritje edhe nga pesë orë, njofton Klan Kosova.

Pritja në temperatura të ulëta nuk është e lehtë sidomos për më të vegjlit.

Pengese  e madhe ishte edhe infrastruktura.

Madje disa nga udhëtarët nuk e kanë as të qartë se përse po presin për orë të tëra në kolonën e gjatë mbi dy kilometra.

Zyrtarët policorë bënë me dije se krejt kjo pritje po bëhet për shkak të fluksit të madh.

Për të evituar gjithë këto telashe në këtë kikë kufitar, policia apelon që të shfrytëzohen edhe pikat tjera si ajo e  Mutivodës, Jarinjes e Dheut të Bardhë.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi.

klankosova.tv

 

 

 

Këto janë temperaturat për javën e ardhshme

Posted: 08 Jan 2017 11:12 AM PST

Nga ditë e hënë deri të mërkurën vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë polare.

Nga pasditja e së mërkurës pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jugperendimit të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius.

Reshje bore të intensitetit të dobët vende-vende do të ketë ditën e hënë dhe të martën.

Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales.

Temperaturat më të ulëta parashihen të jenë të mërkurën, njofton Klan Kosova.

 

 

 

Rruga Brezovicë – Prevallë e lirë për qarkullim (FOTO)

Posted: 08 Jan 2017 11:09 AM PST

Rrugët nacionale dhe rajonale vazhdojnë të jenë lehtësisht të qarkullueshme.

Të gjitha ekipet janë në teren duke vazhduar punën për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin, për një siguri maksimale në komunikacion, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Infrastrukturës, njofton Klan Kosova.

Rruga rajonale Brezovicë – Prevallë është hapur, ndërsa po vazhdohet të punohet për zhbllokimin e rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal në komunikacion duke respektuar rregullat e përcakuara me Ligj, njofton Klan Kosova.

untitleddasd

untitled

Related Posts :