Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Edhe pse pak borë, Brezovica mbushet me turistë (VIDEO)” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Edhe pse pak borë, Brezovica mbushet me turistë (VIDEO)” plus 24 more


Edhe pse pak borë, Brezovica mbushet me turistë (VIDEO)

Posted: 02 Jan 2017 02:00 PM PST

Edhe pse në Brezovicë nuk ka rënë shumë borë, dhe skijimi atje po del të jetë goxha telashe, vendi ishte i mbushur me turistë.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Valon Rashiti.

Khloe momente intime me të dashurin për Vitin e Ri (VIDEO)

Posted: 02 Jan 2017 02:00 PM PST

Khloe Kardashian kishte një natë mjaft romantike për Vitin e Ri!

Ajo ishte së bashku me të dashurin e saj Tristan Thompson në Miami, transmeton Klan Kosova.

Të dy shkuan në një klub nate, madje edhe e dokumentuan me video në Instagram ku çifti shihej duke u puthur.

Khloe e cila finalizoi divorcin nga ish-burri Lamar Odom në muajin dhjetor të vitit që sapo e kemi lënë pas, është lidhur me Tristan në fillim të shtatorit të 2016-ës. Kohëve të fundit, ajo udhëtonte shpesh herë në Cleveland, në mënyrë që ta mbështeste basketbollistin në lojëra.

❤️

A photo posted by Khloé (@khloekardashian) on

 

Përdorimet e shumta të vajit të bajames

Posted: 02 Jan 2017 02:00 PM PST

Çfarë është vaji i bajames?

Vaji i bajames gjen zbatim kryesisht në kozmetikë, pra në fushën  e estetikës, por ai është gjithashtu i dobishëm për disa probleme  të lëkurës, të tilla si ekzema apo puçrrat në fytyrë. Shumë  produkte bukurie përmbajnë vaj bajameje në mesin e përbërësve  të tyre, të tilla si kremrat apo shampot e flokëve.

Nëse do të bëni një masazh, vaji i bajames ndihmon për të  qetësuar ankthin, nervozizmin dhe stresin. Ai është përdorur për  cilësitë e tij qetësuese, duke qenë i dobishëm në rastet e problemeve të lëkurës me inflamacion të butë, të tilla si lëkura e thatë apo herpesi.
Redukton kruarjen, mbron dhe zbut lëkurën dhe mukozën. Vaji i bajames këshillohet edhe për trajtime ndaj pezmatimit të lëkurës, zbut të djegurat në rast skuqjeje, zvogëlon dhimbjet dhe heq acarimin.

Përfitime të tjera të vajit të bajames

Ai është shumë i mirë për flokët – Vaji i bajames është i shkëlqyer për ata që kanë flokë të thatë, pasi ai i jep butësi dhe shkëlqim pas përdorimit të parë. Parandalon rënien e flokëve për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve oleike. Duke qenë i pasur me vitaminë E, vaji i bajames ndihmon në përmirësimin e shëndetit të kokës, të tilla si zbokthi dhe dermatiti i lëkurës. Për të marrë nga përfitimet e vajit të bajames, ju mund të derdhni disa pika në pëllëmbën e dorës dhe pasi të keni bërë dush ose banjë fërkoni flokët dhe lëkurën e kokës. Një alternativë është që ta përdorni atë në vend të balsamit, duke e lënë për disa minuta dhe pastaj ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

Është i mirë për lëkurën – Vaji i bajames është i shkëlqyer për të trajtuar disa probleme të lëkurës, veçanërisht thatësinë, ekzemën dhe puçrrat në fytyrë. Falë acideve yndyrore që përmban, ai është i përsosur për hidratimin e lëkurës. Gjithashtu, ai rrit furnizimin me gjak të enëve dermale (nëse e aplikoni atë në një lëvizje rrethore) dhe ruan lëkurën në gjendje të përsosur, të pastër, të butë, rinore dhe me ngjyra të ndezura. Për më tepër, në sajë të vitaminës E, vaji i bajames është një antioksidant i shkëlqyer që ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës.

Heq strijat në lëkurë – Ndër problemet e lëkurës, strijat janë ato që shkaktojnë më shumë probleme te gratë dhe zakonisht shfaqen pas lindjes pasi humbin shumë peshë. Vaji i bajames është një zgjidhje e shkëlqyer në shtëpi për të eliminuar strijat sepse falë acideve yndyrore dhe vitaminës E ai rigjeneron lëkurën, duke e lënë atë të butë dhe të hidratuar. Ai gjithashtu mund të reduktojë ndjeshëm rrudhat në fytyrë apo në qafë nëse zbatohet menjëherë. Për të rritur efektivitetin e këtij ilaçi, ju mund të përzieni një lugë gjelle vaj bajameje me një kapsulë vitaminë E dhe të bëni masazh me lëvizje rrethore me këtë përzierje në lëkurë të pastër, të paktën një herë në ditë. Një alternativë e mirë për rrudhat është të aplikoni një pikë vaj bajameje rreth syve, ballit apo mjekrës me masazh të butë, dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Përmirëson pamjen e fytyrës

Për njerëzit të cilët kanë probleme me puçrrat në fytyrë, pikat e zeza apo lëkurë me yndyrë, vaji i bajames është një aleat i madh. Ai përmban një sasi të mirë të acideve yndyrore, por ka edhe komponentë të tjerë dhe ushqyes që përmirësojnë pamjen e lëkurës në fytyrë, supe, kurriz dhe gjoks. Ju mund të përgatisni një maskë me 30 ml vaj bajameje, një të verdhë veze dhe një mollë. Është shumë e thjeshtë për të përgatitur këtë maskë: qëroni mollën, i hiqni tulin dhe e grimconi. Shtojini të verdhën e vezës dhe vajin e bajames. Përziejeni derisa të përftoni një masë homogjene. Aplikoni maskë në fytyrë ose në zonat ku ka pika të zeza dhe e lini të qëndrojë për gjysmë ore. Pas kalimit të kohës e shpëlani me ujë të ngrohtë dhe më pas aplikoni një zbutës.

Shkelzen Doli sjell Shtrausin me plis

Posted: 02 Jan 2017 01:38 PM PST

Violinisti i famshem Shkelzen Doli e ka performuar kompozimin e njohur te Johan Strauss, “”Mbi Danubin e bukur blu” me plis ne koke, njofton Klan Kosova.

Pervec tij, edhe anetaret e Ansamblit Filharmonik te Vjenes i kane pasur te vendosur plisat mbi koka.

shkelzen-doli-tirane-1

 

shkelzen-doli-tirane-_klan-kosova-2

Baton Haxhiu: “Institucionet e Kosovës nuk kanë respekt për kulturën dhe artin”

Posted: 02 Jan 2017 01:18 PM PST

Gazetari Baton Haxhiu e ka komentuar koncertin e Shkëlzen Dolit me Ansamblin Filarmonik të Vjenës në Tiranë në kontekstin e përgjithshëm të rrethanave kulturore në Kosovë dhe Shqipëri.

Në një prononcim për TV Klan, ai ka deklaruar se "është mëkat që një ngjarje të tillë nuk e kemi në Kosovë".

"Po ndjehem i përbuzur dhe i ofenduar nga institucionet kosovare pasi të gjitha potencialet kulturore që i ka Kosova po i merr Shqipëria…".

"Qeveria e Kosovës nuk ka vizion për kulturën e as ndjenjë për artin dhe të bukurën".

Lauren Conrad po bëhet nënë

Posted: 02 Jan 2017 01:00 PM PST

Lauren Conrad ka nisur vitin 2017 me lajme emocionuese – ajo do të bëhet nënë.

Aktorja njoftoi përmes rrjetit social Instagram se ajo dhe bashkëshorti i saj William Tell janë duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Lauren ndau lajmin me fansat duke postuar imazhin e ultrazërit, transmeton Klan Kosova.

Ajo shkroi: "Gëzuar Vitin e Ri. Ndjej se viti 2017 do të jetë viti më i mirë".

Lauren dhe William u martuan në vitin 2014.

Happy New Year! I have a feeling 2017 is going to be the best year yet…

A photo posted by Lauren Conrad (@laurenconrad) on

Ide si të shkëlqeni këto netë festive (FOTO)

Posted: 02 Jan 2017 01:00 PM PST

Festat ende po vazhdojnë e  shqetësimi më i madh i shumë femrave lidhet me veshjet gjatë këtyre netëve festive.

Duhet të jetë një fustan i shkurtër apo i gjatë, i zi apo me xixa, apo ndodhta edhe pantallona.

Ju mund të vishni çfarë të dëshironi veç veshjeve që nuk përkojnë me harmoninë e gëzimin dhe ndriçimin e atmosferës.

Veshjet e mëposhtme u shkojnë përshtat çdo lloj stili andaj hidhni një sy e frymëzohuni për netët e festës që kanë mbetur.

 

Tentoi të futej në Spanjë, i fshehur në valixhe

Posted: 02 Jan 2017 12:48 PM PST

Policia ka ndaluar dy maroken të cilët janë përpjekur që të trafikojnë imigrant për në Spanjë, dy të fshehur në veturë dhe një në valixhe, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kur policia kishte kontrolluar një veturë ditën e martë, dy persona janë gjetur të fshehur në atë veturë.

Gruaja dhe burri, te cilët dyshohen se janë nga Guinea, kanë marrë ndihmë mjekësore pasi qe kishin mbetur pa ajër.

I ndarë nga këta të dy, një burrë afrikan është gjetur i fshehur në valixhen e një gruaje.

Një grua 22 vjeçare marokene ishte munduar që ta trafikoj nëpër Ceuta, mirëpo zyrtarët doganore kane detyruar që ta hap valixhen, me ç'rast edhe e kanë ndaluar.

African migrant hiding in car dashboard, 2 Jan 17 (Spanish Civil Guard photo)

Car's false back seat (pic: Spanish Civil Guard)

 

 

PD dënon sulmin në Stamboll: Jemi krah popullit turk

Posted: 02 Jan 2017 12:45 PM PST

Partia Demokratike ka dënuar sulmin terrorist në Stamboll, ku humbën jetën 39 persona dhe u plagosën rreth 70 të tjerë.

Në një deklaratë për mediat, PD thotë:

“Duke shprehur dhimbje dhe ngushëllime për familjet e viktimave, Partia Demokratike rikonfirmon mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me popullin dhe autoritetet turke duke theksuar se do të jemi përherë në krah në çdo betejë për liri dhe vlera demokratike”

Si të kalojmë lehtësisht dehjen e natës së mbrëmshme?

Posted: 02 Jan 2017 12:30 PM PST

Shumë njerëz e adhurojnë jetën e natës dhe alkoolin, mirëpo nuk mund ta shmangin vuajtjen e një dite më pas. Dehja mund t'ju pengojë në punë e po ashtu në realizimin e planeve tuaja gjatë ditës.

Mirëpo nëse pini me zgjuarsi mund ta kurseni veten nga dhimbjet e padëshiruara të kokës.

Para se të pini alkool ju duhet të:

-Pini shumë ujë

-Të konsumoni ushqim shumë kalorik

Gjatë të pirit alkool:

-Provoni të mos i përzieni pijet

-Pini ngadalë

-Pini Sprite

-Vazhdoni të pini ujë

Pasi të jeni dehur:

-Pushoni

-Pini ujë apo lëngje frutash

-Hani bukë të thekur

-Bëni dush

Modelet më të bukura festive të thonjve

Posted: 02 Jan 2017 12:00 PM PST

Xixa, gold, argjend, luspa, e kuqe gjaku .. Cilëndo ngjyrë të zgjedhësh, të gjitha transmetojnë shpirtin e festës !

Nëse dëshironi që atmosfera e gëzueshme të ndihet kudo, mos iu përkushtoni vetëm zbukurimet të shtëpisë, stolisjes së bredhit dhe shtrimit të tavolinës, por kushtojini vëmendje dhe pamjes suaj. Mund të bëni një ndryshim për të mirëpritur mbarë vitin e ri, e nëse i druheni ndryshimeve drastike, thjesht lyeni thonjtë.

Më poshtë mund të shihni modelet më të bukura.

 

Ed Sheeran të premten rikthehet me këngë të reja

Posted: 02 Jan 2017 12:00 PM PST

Ed Sheeran ka dhënë një super-lajm – ai më në fund do të publikojë këngë të reja, madje këtë javë!

Këngëtari 25 vjeçar postoi një video në faqet e medieve sociale e cila thotë "muzikë e re po vjen të premten", transmeton Klan Kosova.

Ed ka qenë i heshtur në mediet sociale për më shumë se një vit. Ai u rikthye dy javë më parë për të postuar një imazh të thjesht blu, por pa shtuar asnjë koment.

Kthehemi në dhjetor të vitit 2015 kur Ed premtoi se albumi i tij i tretë është gati për t'u publikuar dhe është gjëja më e mirë që ai kishte bërë deri tani.

Viti 2017 fillon me spektakël në Premier League

Posted: 02 Jan 2017 11:51 AM PST

Premier League ka qenë gjithnjë kampionati i forcës, shpejtësisë dhe sakrificës së futbollistëve në fushën e lojës, por lojtarët që po militojnë në Angli po e kthejnë po i japin edhe ngjyra spektakli. Para pak ditësh ishte armeni Mkhitarian ndërsa një ditë më parë Oliver Giroud përsëriti atë që quhet prekja e akrepit

Pjesëmarrës në aksion që prej fillimit francezi i dha avantazhin skuadrës së Arsenalit në ndeshjen me Crystal Pallace.

Një frymëzim për këtë kampionat që mbetet në nivelin më të lartë të futbollit botëror.

Arsenali fitoi 2-0 këtë ndeshje. Goli i dytë u shënua nga Lwobi./tvklan

Problemet politike barten në 2017-ën (VIDEO)

Posted: 02 Jan 2017 11:25 AM PST

Demarkacioni, asociacioni i komunave serbe, Gjykata Speciale, muri e disa tema të tjera, të cilat ishin temat kryesore të 2016-ës, do të barten edhe në vitin e ri, sipas analistëve kosovar.

Madje, sipas analistit Halil Matoshi, pa zgjidhjen e këtyre problemeve, nuk ka ecje përpara, por mund të ketë zgjedhje të reja.

Se demarkacioni e asociacioni, do të jenë çështjet kryesore në politikën kosovare e thotë edhe analisti tjetër, Artan Muhaxhiri, përderisa sa i përket Gjykatës Speciale ai ka thënë që dinamika e punës së kësaj gjykate nuk varet nga Kosova.

Në anën tjetër përveç asociacionit e demarkacionit, temë më të nxehtë e sheh Gjykatën Speciale, analisti Bajrush Morina.

Ndërsa që të tre analistët pajtohen se 2017-a nuk do të jetë vit i lehtë, ndërsa, pranojnë që fatkeqësisht, si pasojë e temave politike të pazgjidhura, zhvillimi i ekonomik i Kosovës, do të mbetët përsëri në plan të dytë.

Kronikë nga Kosovë Gjoci

“Serbia i ka borxh Kosovës 20 milionë euro” (VIDEO)

Posted: 02 Jan 2017 11:24 AM PST

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa ka deklaruar që Serbia i ka goxha para borxh Kosovës.

Vetëm paga të punëtorëve të ndërmarrjes Trepça, kapin shumën prej 1.2 miliardë euro, njofton Klan Kosova.

"Qeveria e Serbisë ka bërë dëme në Kosovë në mënyrë institucionale, ajo ka barrë mbi vete një dëm shumë të madh që përfshinë mbi 20 miliardë euro, paga të humbura, kursime devizore, shkatërrimi i buxhetit, dezinvestimi, dëmet e luftës, pronën private dhe pronën publike, e shumë çështje tjera të cilat janë prezantuar dhe janë dokumentuar në bisedimet e Vjenës" ka thënë Mustafa.

Për me tepër ai ka vlerësuar se kjo llogari po i faturohet gabimisht shtetit të Kosovës, sepse e njëjta do të duhej t'i dërgohej Serbisë.

Ndërsa vitin që lamë pas ai e vlerësoi te suksesshëm në sferën e zhvillimit ekonomik, megjithatë rritje ekonomike prej 5-6 % ai nuk pret para vitit 2018.

Kronikë nga Blerta Ahmeti

 

Bizneset e serbëve në Brezovicë pa arka fiskale (VIDEO)

Posted: 02 Jan 2017 11:22 AM PST

Për të shfrytëzuar teleferikun në Brezovicë, pagesa bëhet për çdo xhiro.

Megjithatë për pagesat që kanë bërë, skiatoreve nuk u është dhënë kuponi fiskal, njofton Klan Kosova.

Këtë nuk e mohojnë as punëtorët e kompanisë serbe që shfrytëzojnë këtë qendër skijimi, perdesira kupon fiskal klientët nuk marrin as në shumë restorante që janë të mbushura me turistë.

Klan Kosova ka provuar të bisedoj edhe me pronarët e disa restoranteve, që kryesisht janë serb, por nuk kanë pranuar.

Kronikë nga Valon Rashiti

Ndërron jetë pishtarja e arsimit Melihate Deva-Nura (VIDEO)

Posted: 02 Jan 2017 11:19 AM PST

Të dielën më 1 janar ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare mësuesja e parë në Kosovë, Melihate Deva-Nura.

Ajo gjithë jetën ia kushtoi arsimit, që kur nisi të punoi mësimdhënëse e gjuhës shqipe në Mitrovicë.

Për shkak të veprimtarisë së saj arsimore në ligjërimin e gjuhës shqipe, ajo edhe u përjashtua nga puna në Mitrovicë dhe u burgos.

U lirua nga burgu me urdhër që të vazhdojë të punojë në shkollat shqipe të organizuara nga pushteti komunist. Ajo përsëri vazhdoi  punën duke dhënë mësim por, në vendet si në Prishtinë Gjakovë e Gjilan. Sërish e arrestuan dhe e dënuan, por tash edhe për "fajet" politike të bashkëshortit të saj, Nevruz Nura.

Me gjithë këto vuajtje, ajo nuk e harronte asnjëherë se çfarë profesioni kishte.

Melihate Nura  Deva do të mbetet ikonë e shkollës e arsimit në Kosovë.

Vlerësimi i punës dhe sakrificës së saj është bërë edhe në mënyrë institucionale.

Në Prill të vitit 1994 ajo u dekorua nga Presdienti i Shqipërisë Sali Berisha me medalje presidenciale për kontributin e dhënë në hapjen e shkollave shqipe.

Ndërsa, me 7 Mars 2013 edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e nderoi me medaljen presidenciale të meritës për kontributin e saj.  Mirënjohje iu dha edhe nga Komuna e Prishtinës.

Kronikë e përgatitur nga Rejhane Selimi.

Dëshmia se Rob dhe Chyna janë ribashkuar (VIDEO)

Posted: 02 Jan 2017 11:00 AM PST

Rob Kardashian dhe Blac Chyna i dëshmuan botës së ata janë përsëri së bashku duke e festuar Vitin e Ri 2017 së bashku!

Çifti e dokumentoi lidhjen përmes disa video të publikuara në rrjetin social Snapchat.

"Gëzuar Vitin e Ri. Shpresoj të keni një vit më të mirë", ka shkruar Rob në profilin e tij në Instagram.

"Gëzuar Vitin e Ri 2017 nga Rob Kardashian dhe unë", ka shkruar edhe Chyna në një video të postuar në Instagram.

Happy New Years woohoo ! Hope y'all have a great New Years and be safe ! Ciaooooo

A video posted by ROBERT KARDASHIAN (@robkardashian) on

Happy New Years 2017 🎉 from @robkardashian and I!

A video posted by Blac Chyna (@blacchyna) on

Ia hoqën gërshërët nga stomaku pas 18 vitesh

Posted: 02 Jan 2017 11:00 AM PST

Disa mjekë vietnamez kanë larguar një palë gërshërë nga një burrë, të cilat kishin qëndruar në abdomenin e tij për 18 vite, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kirurgët specialist kanë udhëtuar nga Hanoi për të asistuar në operacionin i cili u realizua në provincën Nguyen në veri të vendit.

Pacienti 54 vjeçar kishte shkuar në spital pas një aksidenti me makinë që i kishte ndodhur muajin e kaluar, dhe ultrazëri kishte treguar që kishte një instrument të fortë në stomakun e tij. Një kontrollë e dytë i hoqi të gjitha dyshimet dhe u vërtetua që në stomakun e tij ishin një palë gërshërë kirurgjike me gjatësi 15 cm.

Është thënë që këto gërshëre janë lënë pas një operacioni të cilin pacienti e kishte pasur në vitin 1998 në Spitalin Gjeneral Bac Kan, pas një tjetër aksidenti me makinë.

Ai nuk kishte vërejtur asgjë gjatë tërë kësaj kohe përveç disa dhimbjeve të stomakut kohëve të fundit, të cilat nuk ishin qetësuar pas ilaçeve.

Mjekët pas operacionit, i cili ka zgjatur tre orë, kanë vërejtur që gërshërët e ndryshkura kishin ngecur në disa organe të pacientit.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga Spitali Gjeneral Bac Kan që të tregoj se kush kishte mundur t'i lërë gërshërët mbrapa gjatë operacionit,  deri në fund të kësaj jave.

Nga spitali kanë thënë që do të shikojnë rreth kësaj, megjithatë kanë deklaruar që rrallë herë i mbajnë të dhënat e pacientëve më shumë se 15 vite.

Realizojeni vetë këtë dekor magjik (VIDEO)

Posted: 02 Jan 2017 11:00 AM PST

Është një nga dekoret që kurrë nuk del nga moda e preferohet nga të gjithë fëmijët.

Natyrisht që ekzistojnë me mijëra lloje të ndryshme në treg, megjithatë ju mund të krijoni “topin magjik” unik, ne bazë të preferencave tuaja.

Se si ta realizoni këtë shikojeni videon më poshtë.

Kapet një shqiptar me 3.5 milionë euro kokainë në Itali

Posted: 02 Jan 2017 10:40 AM PST

Policia italiane në Bologna ka arrestuar një shtetas shqiptar, me 35 kilogram kokainë.

Sipas raportimeve në media, ai është 29-vjeçari Asllan Lula, i cili po transportonte drogën me një makinë tip "Jeep Grand Cherokee". Droga kapte një vlerë në treg prej rreth 3.5 milionë euro.

Sjellja nervoze e tij ndaj policisë gjatë një kontrolli rutinë shtoi dyshimet te policia, që zbuloi më pas me ndihmën e qeneve antidrogë sasinë e kokainës. Shqiptari rezulton një person me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa në prill të vitit 2015 leja e qëndrimit në Itali i kishte skaduar./lapsi.al

Jennifer Lopez e priti Vitin e Ri me Drake (FOTO)

Posted: 02 Jan 2017 10:00 AM PST

Jennifer Lopez e priti Vitin e Ri duke e shikuar "të dashurin" e saj Drake gjatë performancës së tij në një klub nate në Las Vegas, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja 47 vjeçare ishte në zonën VIP me miqtë. Pas shfaqjes prej 40 minuta të reperit, çifti u largua së bashku nga dera e pasme, raporton E! News.

jennifer

Të bësh art përmes çokollatës (VIDEO)

Posted: 02 Jan 2017 10:00 AM PST

Amaury Guichon është një kuzhinier i cili punon në pastiçerinë “Jean Philippe” në Las Vegas.

E veçanta e këtij kuzhinieri është se ai përveq që i bë ëmbëlsirat të shijshme krijon edhe art me çokollatat.

Ai tashmë ka 150.000 ndjekës në Instagram të cilët janë të interesuar të shikojnë punën e tij.

Shikoni më poshtë një nga videot që ai ka postuar në Instagram./KlanKosova

Policia izraelite merr në pyetje Netanyahu-n në lidhje me korrupsion

Posted: 02 Jan 2017 09:57 AM PST

Policia e Izraelit ka marrë në pyetje kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në shtëpinë e tij, nën dyshimin për korrupsion, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri Netanyahu kishte mohuar të gjitha këto akuza paraprakisht.

Ai u ka thënë mediave dhe kundërshtarëve politik që të "ndalojnë festën" sepse, sipas tij, nuk do të ndodh asgjë pasi që nuk kishte bërë asgjë.

Mediat izraelite kanë raportuar që ai kishte marrë dhurata e favore të majme nga biznesmen të ndryshëm.

Është thënë që tre hetues kanë marrë në pyetje Netanyahu-n në shtëpinë e tij në qendër të Jerusalemit.

Aksidentohen dy këmbësorë, njëri në gjendje të rëndë

Posted: 02 Jan 2017 09:52 AM PST

Dy persona janë aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilët kanë konstatuar se, mjeti tip "Benz" me targë AA 372 KJ, me drejtues Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar dy këmbësorë, me inicialet K.Gj. 77 vjeç, banues në Shkodër dhe një tjetër person me inicialet  F.V. 75 vjeç, raporton tvklan.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal Shkodër, ku shtetasi K.Gj. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse shtetasi F.V. jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Posts :