Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Klan Kosova : “Krasniqi: Ekstradimi i Haradinajt goditje për sovranitetin tonë” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Krasniqi: Ekstradimi i Haradinajt goditje për sovranitetin tonë” plus 24 more


Krasniqi: Ekstradimi i Haradinajt goditje për sovranitetin tonë

Posted: 09 Jan 2017 02:39 PM PST

Sipas profesorit të së drejtës penale ndërkombëtare, Kolë Krasniqi një ekstradim i mundshëm i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Serbi do të ishte një goditje e madhe për sovranitetin e Kosovës.

"Ekstradimi nëse ndodh do të ishte një goditje për sovranitetin tonë dhe pozicionin e UÇK-së", ka thënë Krasniqi në Ballë për Ballë të Klan Kosova.

"Serbia ka paralajmëruar kërkesë për ekstradim, që është edhe në nivel diplomatik dhe nivelet tjera. Institucionet tona duhet të formojnë mekanizma të caktuar", pohon Krasniqi.

Sipas tij tash roli i autoriteteve kosovare do të ishte sensibilizimi i faktori ndërkombëtar.

"Secili duhet t'i kryejë punët e veta. Haradinajt duhet t'i ofrohen avokatë profesional".

"Ne duhet të jemi falënderues ndaj Francës pas ka dhënë kontribut për shtetformimin e Kosovës dhe është ndër shtete e para që kanë njohur Kosovën".

"Rritja e vazhdueshme e disponimeve negative të botës perëndimore ndaj çështjeve tona mund të paraqesin rrezik në rastin Haradinaj", pohon ai.

"Dëshira është që Haradinaj të lirohet dhe kemi besim se do të dalë ngadhënjimtar në sfidat me të cilat ballafaqohet", përfundon Krasniqi.

 

Berisha: Veriu pa ushqime, ministrat dalin për gjueti derrash në male

Posted: 09 Jan 2017 02:37 PM PST

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka shkruar se teksa vendi ndodhet nën ngricë dhe në zonat veriore ka vështirësi të mëdha për furnizim me ushqim, tre ministra të kabinetit qeveritar kanë dalë për gjah.

Berisha përmend ministri Ahmetaj, Gjiknurin dhe Beqajn, duke treguar edhe pyjet se ku po gjuajnë ata.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Berishës:

Qytetaret ne ngrice dhe acar, qeveritaret ne gjah per derra te eger dhe shpeze!

Te dashur miq, i ftohti i ketyre diteve ne zona te caktuara te vendit, veçanerisht ne rrethet e Veriut ka krijuar veshtiresi te medha ne furnizimin me ushqim, ndihme mjeksore, dru zjarri, energji, ushqim per bagetite etj.

Qytetaret shqiptare jane ndjere ne kete situate me te braktisur nga shteti ne leter dhe cinik ne shkalle ekstreme si kurre ndonjehere ne historine e shtetit shqiptar. Me dhjetra e qindra fshatra, mijra e mijra familje perjetojne nje izolim te frikshem dhe total. Nderkohe lajmet ne mediat sociale thone se ministrat e qeverise po shfrytezojne te ftohtit polar per gjueti derrash dhe shpezes, dhe ky eshte nje cinizem po kaq i eger sa dhe acari i temperaturave -20/-25 gr C.

Keshtu, sipas tyre Gjiknuri, Ahmetaj, Beqja jane leshuar mbas gjahut njeri ne pyjet e Gramshit, tjetri ne zonen e Spillese dhe Divjakes, tjetri ne pyjet e Pukes dhe Razmes!

Kesaj i thone derrat e kenaqur nuk mund t'ua dine sokrateve te vuajtur, por gjuajne derrat e eger, fllanxat dhe rosat e egra qe te kenaqen edhe me teper! Turp i papare!!

Për çka i kërkoi falje Kerry komunitetit LGBT?

Posted: 09 Jan 2017 02:35 PM PST

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry u ka kërkuar sot falje zyrtarisht komunitetit LGBT, të cilët janë larguar nga puna ose janë diskriminuar në të kaluarën për shkak të orientimit të tyre seksual.

Kerry tha se kjo ka për qellim korrigjimin e gabimeve të bëra më parë, transmeton Klan Kosova.

“Në emër të departamentit, unë kërkoj falje për ata që janë ndikuar nga praktikat e së kaluarës”, ka shtuar Kerry.

“Ekstradimi i Haradinajt në Serbi mund të ndodhë, por është shkelje e së drejtës ndërkombëtare”

Posted: 09 Jan 2017 02:32 PM PST

Sipas së drejtës penale ndërkomëbatre, nëse një shtet ka një fletarrest ndërkombëtar për një person, atëherë duhet që të veprojë në bazë të tij, thotë profesori Kolë Krasniqi.

Krasniqi që është profesor i se drejtës penale ndërkomëtare këtë e ka thënë në Ballë për Ballë, duke u lidhur në rastin e fundit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

"Këtë drejtim duhet pas parasysh pozicionin e Francës në raport me pozicionin e më hershëm të Sllovenisë, e cila ishte vet viktimë e agresionit serb. Franca ështëë një nga shtetet më të fuqishme ndërkombëtare dhe ka obligime tjera ndërkombëtare".

E për të parandaluar raste si i Haradinajt, Krasniqi shton se autoritetet kosovare është dashur të jenë më syçelë, kur është negociuar për Gjykatën Speciale.

"Ajo qe te ne është çlirimtare në Serbi është terroriste. Në këtë drejtim nëse autoritetet kosovare kishin iniciuar me kohë edhe faktori ndërkombëtar ka mundur që të eliminojë këto barriera rreth luftës së UÇK", ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.

"Tash është filluar procedura dhe pritet parashtrimi i kërkesës për ekstradim nga ana e Serbisë".

"Shteti (Serbia) është i obliguar që për një kohë të dërgojë dëshmi për kryerjen e veprave penale.".

"Kurse autoritet franceze duhet të shqyrtojnë mos ka ndonjë pengesë qe pengon ekstradimin e personit, të cilat mund të jenë procedurale dhe krejt ligjore", pohon Krasniqi.

"Haradinaj ka qenë i akuzuar më parë për çka edhe është liruar. Nëse bëhet fjalë për të njëjtat vepra atëherë Haradinaj duhet të lirohet".

"Është shkelje flagrante e të drejtës penale ndërkombëtare, nëse autoritet serbe kanë fabrikuar një akuzë të re. Autoritetet franceze kanë të përbashkët me Serbinë, edhe është ish-sistemi kolonial.

"Në qoftë se një person është gjykuar në gjykatën penale ndërkombëtare, konsiderohet e gjykuar nga çdo gjykatë nacionale".

"Ekstradimi i Haradinajt në Serbi do të ishte shkelje flagrante e të drejtës penale ndërkombëtare", shton ai.

"Autoritetet franceze tash kanë detyrë për të shikuar vetëm nëse ka ndonjë pengesë në ekstradim. Në fund të fundit vendos politika".

Gjykatat mund të marrin vendim për ekstradim por pa nënshkrimin e ministrit askush nuk ekstradohet. Pra personi nuk mund të ekstradohet në mënyrë automatike. Për shkak të aleancave historike Serbi – Francë e shohim rrezikun më të madh", përfundon ai.

Bucolli: KEK-u prodhon mjaftueshëm rrymë

Posted: 09 Jan 2017 02:28 PM PST

Skënder Bucolli, zëdhënësi i KEK-ut ka thënë që gjatë vitit 2016 KEK-u ka përmbushur të gjitha obligimet ndaj KEDS-it.

Bucolli në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë që KEK-u po prodhon 80% të planifikimit.

“Ne gjatë vitit 2016 kemi përmbushur dhe kemi kryer obligimet ndaj KEDS-it”.

“Edhe në këto momente KEK-u po prodhon 80 % të planifikimit edhe pse blloku A4 është jashtë sistemit”.

Kjo sipas Bucollit pasi në temperatura të ulëta gypat mund të ngrihen.

“Në këto temperatura të ulëta janë disa gypa që mund të ngrihen”.

“Ne ende nuk e kemi bërë mbylljen e vitit por konstatojmë që 2016-ta ka qenë vit i suskesshëm duke prodhuar dhe  tejkaluar konsumin”, ka thënë Bucolli.

 

 

 

As Rooney s’e votoi Mourinhon

Posted: 09 Jan 2017 02:23 PM PST

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka dhënë votën e tij për Jurgen Klopp, duke e vlerësuar atë si trajnerin më të mirë të vitit.

Kështu kapiteni i United, që ka dhënë votën e tij, atë nuk e ka dhënë për trajnerin e tij Jose Mourinho.

Kështu sipas tij ish-menaxheri i Dortmund po kalon sezonin e dytë në Premier League, ku ka bërë klubin në një nga pretendentët për titull.

E çmimin si Trajneri i Vitit e ka marrë Claudio Ranieri i Leicester City./Klan Kosova/

Acari sjell telashe në Kosovë (VIDEO)

Posted: 09 Jan 2017 02:21 PM PST

Një person ka vdekur, derisa mjekët arritën në vendin e ngjarjes me shumë vështirësi pas 2 orë ecjesh në rrugën që ishte mbuluar nga bora që arrinte trashësinë në gati 1 metër.

Punën e tyre, ne këso kushte atmosferike, po e kanë shumë të vështirë ta kryejnë edhe zjarrëfikësit.

Temperaturat e ulëta kanë ngrirë Liqenet e Kosovës, Ujëvarën e Mirushës  edhe një qen në Drenicë.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Rilind Matoshi

 

Çfarë rrezikoni nëse vishni këpucë në shtëpi?

Posted: 09 Jan 2017 02:05 PM PST

Vetëm nëse ndodheni në rrethana të veçanta, atëherë duhet të vishni këpucë brenda shtëpisë.

Studimet shkencore sugjerojnë se kjo është një ide e keqe – dhe arsyet janë deri diku shokuese.

Megjithëse disa baktere janë të mira për shëndetin tuaj, nëse keni kanë marrë ndonjëherë virus në stomak, do të kuptoni se ka shumë baktere që ju dëmtojnë organizmin.

Një studim i realizuar nga Universiteti i Arizonës zbuloi 421,000 baktere të llojeve të ndryshme në këpucë.

Coliforms, një tregues bakterial i nivelit të higjenës së ushqimeve e ujit, u gjet në fundin e 96% të këpucëve.

E.Coli u zbulua në 27% të këpucëve, së bashku me shtatë lloje të tjera bakteresh, përfshirë Klebsiella pneumoniae që shkakton infeksione urinare, dhe Serratia ficara që shkakton infeksione respiratore.

Ekspertët donin të dinin se sa përqind e këtyre baktereve transferoheshin nga këpucët deri te dyshemet e pastra të shtëpisë. Ata zbuluan se kjo përqindje varionte nga 90 deri në 99%.

Gjithashtu, sipas Universitetit të Houston, në këpucët tona gjendet bakteri C.diff, përgjegjës për diarrenë e një sërë komplikacionesh shëndetësore.

Ndërkohë një studim i realizuar nga Instituti Memorial Battelle tha se njerëzit të cilët jetojnë pranë rrugëve me katran janë të rrezikuar ndaj kancerit të shkaktuar nga toksinat, që përfundojnë në këpucët e tyre.

Këto janë fotografitë më të ëmbla të historisë (FOTO)

Posted: 09 Jan 2017 02:00 PM PST

Duke parë në shumicën e fotografive që janë realizuar gjatë historisë, duket se bota ka vetëm imazhe bardh e zi dhe të gjithë kemi përjetuar vetëm luftëra dhe sëmundje.

Sidoqoftë, portali Bored Panda, është rikthyer pas në kohë dhe ka koleksionuar fotografitë më të adhurueshme dhe më të ëmbla që janë realizuar ndonjëherë.

Nga një djalosh që merr një qenush si dhuratë nga gjyshi i tij, një vajzë e hospitalizuar dhe një çift që përpiqen të realizojnë një selfie në shekullin e 19-të, këto imazhe sigurisht do t'iu sjellin buzëqeshje në fytyrat tuaja.

Pak minuta para lumturisë – viti 1955v

A Few Seconds Before Happiness, 1955

Një çift përpiqet që të mos qeshë, derisa realizon foto-portretin

A Victorian Couple Trying Not To Laugh While Getting Their Portraits Done, 1890s

Djaloshi austriak, merr këpucë të reja

Austrian Boy Receives New Shoes During WWII

Miq të ngushtë

Best Friends

Brownie Gets The Milk As Blackie Waits His Turn, 1954

Animals Being Used As Part Of Medical Therapy, 1956

Këngëtarja që i’u bashkua protestës për Ramush Haradinajn (FOTO)

Posted: 09 Jan 2017 02:00 PM PST

Protestës së një grupi të shqiptarëve në New York para Ambasadës së Serbisë i është bashkangjitur edhe këngëtarja e njohur, Albërie Hadergjonaj, transmeton Klan Kosova.

Hadërgjonaj përmes një fotografije që ka postuar në Instagram shihet se gjatë protestës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim në Francë.

“Me ty të gjithë shqiptarët”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

 

Durrës, Noizy shoqërohet nga policia

Posted: 09 Jan 2017 01:35 PM PST

Këngëtari i njohur Noizy është shoqëruar nga policia sot në Durrës.

Noizy u shoqërua për në ambientet e komisariatit, për shkak se ka qëlluar me armë në ajër, gjatë xhirimit të një videoje. Reperi dyshohet se ka shtënë me armë dhe se gjesti i tij është filmuar.

Edhe reperi tjetër Stresi, me emrin e vërtetë Arkimed Luzha është shpallur në kërkim nga ana e forcave blu, me të njëjtën akuzë, pasi gjatë një videoje shfaqej duke qëlluar me armë, shkruan gazeta Shekulli.

Shoqërimi i Noizyt vjen disa kohë pas shoqërimit të rivalit të tij në muzikë. Problemet me Noizyn kanë qenë të shumta, prej disa kohësh. Ai ishte përfshirë në një përleshje edhe më herët në Prishtinë, me një tjetër këngëtar, Cozman.

Në atë kohë, Noizy ishte plagosur lehtë. Arsyeja e shoqërimit të reperit Noizy për në ambientet e komisariatit të policisë në Durrës ka qenë një status i motrës së reperit Stresi, Fatjona Lusha.

Kjo e fundit ka postuar një video, në të cilën Noizy duket teksa qëllon në ajër. Ajo ngre pyetjen se përse vetëm vëllai i saj Arkimed Lushaj duhet shpallur në kërkim dhe jo Noizy apo Rigels Rajku, pasi edhe ky i fundit ka kryer të njëjtin veprim si kolegu.

Kokëdhima kërkesë Ramës dhe Ruçit: Më tregoni dokumentet për shkarkimin tim

Posted: 09 Jan 2017 01:33 PM PST

Gati dy javë pas vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS­-së për ta shkarkuar nga posti i Sekretarit të PS­-së për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, por edhe përjashtimin nga Asambleja, ish­-deputeti Koço Kokëdhima iu drejtua selisë së PS-­së, duke kërkuar dokumentacionin ligjor dhe juridik ku është mbështetur përjashtimi i tij nga strukturat organizative të PS­-së.

Shkresa e Kokëdhimës është nisur në selinë e PS-­së që në datën 5 janar 2017 dhe quhet "Kërkesë për disponim dokumentesh" dhe u drejtohet kreut të PS­së Edi Rama, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS­së, Gramoz Ruçi, shkruan gazeta Shekulli.

Në kërkesën e tij Kokëdhima kërkon që të njihet me vendimin e Kryesisë së Partisë Socialiste të datës 6 dhjetor 2016, për t'i propozuar Asamblesë Kombëtare, shkarkimin e tij nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin; mocionin e mosbesimit të paraqitur nga Taulant Balla, për shkarkimin e tij nga funksioni i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin; dokumentet që i janë paraqitur Asamblesë Kombëtare, mbi bazën e së cilave, është vendosur shkarkimi i tij nga anëtar i Asamblesë Kombëtarë të Partisë Socialiste, Procesverbalin e seancës së mbajtur për shkarkimin nga anëtar i Asamblesë Kombëtare si dhe një kopje të Statutit mbi të cilin është mbështetur mocioni i paraqitur dhe vendimi i Asamblesë Kombëtare për shkarkimin tim.

Mourinho dhe Wenger marrin ZERO vota

Posted: 09 Jan 2017 01:31 PM PST

Trajnerët Jose Mourinho dhe Arsene Wenger nuk kanë marrë as të vetmen një pikë në votimin për trajnerin e vitit.

Trajneri i Leicester City, Caludio Ranieri ka fituar trofeun pas një sezoni fenomenal që pati në 2015-2016, ku The Foxes pabesueshmërisht fituan Premier League.

Por që asnjëri prej kapitenëve të ekipeve kombëtare apo të mediave nuk dha votën për Mourinhon e Manchester United dhe Arsene Wenger të Arsenalit, transmeton Klan Kosova.

 

Rruga drejt çelësit të lumturisë

Posted: 09 Jan 2017 01:00 PM PST

Sipas studimeve të fundit, çelësi i lumturisë është të dijmë ku të kërkojmë.

Që në moshë të re, jemi të mësuar të kemi aspirata të larta për një vend më të mirë të punës, arritje profesionale e suksese të mëtutjeshme.

Megjithatë këto qëllime kanë më shumë gjasë që të na bëjnë të trishtuar.

Profesori, Dr. Raj Raghunathan, nga Universiteti i Teksasit, përmes hulumtimit të tij tregon që njerëzit e suksesshëm dhe inteligjent nuk bëjnë zgjedhje jetësore që çojnë tek lumturia.

Duke marrë parasysh këtë, ai filloi të studiojë disa tipare psikologjike të cilat ndikojnë në mirëqenien tonë.

Raghunathan ka identifikuar pesë sfera, që janë nën kontrollin tonë, të cilat kanë efekt të madh në mirëqenien tonë, transmeton Klan Kosova.

Mos e ndiqni lumturinë

Kjo është më shumë çështje balancimi, ku duhet të vendosim prioritete në vend se të ndjekim lumturinë.

Gjeni gjërat që të bëjnë të ndihesh i lumtur – një natë e mirë gjumi, dalje me shoqëri, vizitë ne fshat etj…çfarëdo qofshin këto gjera bëjeni një listë dhe vendosni prioritetet.

Merrni përgjegjësi

Kurrë mos i fajësoni të tjerët për trishtimin tuaj. Tregojini vetes që është në duart tuaja pa marrë parasysh rezultatin.

Filloni duke u kujdesur për veten, bëni mëaktivitet fizik, shikoni cilat aktivitete fizike ju bëjnë të ndjeheni mirë dhe zbatoni ato.

Mos bëni krahasime

Në qoftë se bëni lidhjen e lumturisë me të qenit superior, do të jeni të frustruar gjatë tërë kohës. Të bëjmë krahasime është tunduese për ne, e që shpesh e përdorim për të motivuar veten.

Mirëpo do të kuptoni që objektivat dhe rrethanat për to ndryshojnë në mënyrë konstante dhe në fund nuk do të dilni fitues.

Kur bëjmë krahasime, zakonisht gjejmë të metat tona, gjë që është e dëmshme. Bëhuni të vetëdijshëm për dëmin dhe jeni më të butë ndaj vetes.

Përcjellni rrjedhën

Të gjithë kemi pasur eksperienca që na kanë bërë për vete dhe kemi humbur sensin e kohës. Të qenit në moment gjithashtu nënkupton që nuk jemi të ndrojtur.

Shikoni se çfarë ju pëlqen të bëni qoftë gatimi, vrapimi, udhëtimet etj… dhe futini në rutinën tuaj.

Keni besim

Sa më shumë që kemi besim tek personat e panjohur do të ndihemi më të lumtur.

Filloni duke qenë më të hapur, bisedoni me persona të panjohur në rrugë, market etj… dhe fokusohuni tek aspektet pozitive të këtyre personave në vend të frikës nga mosbesimi.

Yjet që nuk e kanë problem të shfaqen edhe pa grim (FOTO)

Posted: 09 Jan 2017 01:00 PM PST

Shumë gra shqetësohen shumë për pamjen e tyre. Ato  duekt se harrojnë se ato nuk duhet të përpiqen të arrijnë perfeksionin, sepse bukuria është realtive.

Në fakt, secila grua është e bukur në mënyrën e vet. Por kur përmendet makiazhi e rregullimi, pa dyshim se na bie ndër mend se sa shumë kohë i kushtojnë kësaj rutine, yjet dhe personazhet publike.

Shumë prej tyre mendojnë se duhet të duken gjithmonë bukur, sepse janë gjithmonë në sy të kamerave dhe "nën gjykimin" e publikut, transmeton Klan Kosova.

Por ka edhe nga ato që nuk kanë frikë të tregojnë edhe se si duken pa grim, duke treguar kështu se edhe njerëzit publikë janë si gjithë të tjerët, dhe kanë ditët e tyre të këqija.

Më poshtë janë disa prej këtyre personazheve:

Jennifer Lopez

jennifer-lopez

Amanda Seyfried

amanda

Liv Tyler

liv-tyler

Miley Cyrus

miley

Tyra Banks

tyra

Katy Perry

katy

Miranda Kerr

miranda

Olivia Wilde

5

Cameron Diaz

capture9

Megan Fox

capture8

Gwyneth Paltrow

capture77

Gashi: Çfarëdo qeverie që formohet brenda 20 ditëve, do të duhet të rivotohet

Posted: 09 Jan 2017 12:52 PM PST

Afrim Gashi, sekretar i lëvisjes BESA gjatë një interviste në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë se çfarëdo lloj qeverie që të formohet brenda 20 ditëve do të duhet të rivotohet.

“As kryetari i shtetit, as mandatari nuk e kanë përgjigjen, gjithçka është lojë”.

“Prej skenarëve më të mundshëm është, mosformimi i asnjë qeverie”.

“Çfarëdo qeverie që të formohet brenda 20 ditëve do të jetë shumë e brishtë dhe do të duhet të rivotohet”, ka thënë Gashi.

 

Hapet për qarkullim rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit

Posted: 09 Jan 2017 12:46 PM PST

Është hapur për qarkullim rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur përmes një komunikate se  të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend janë të qarkullueshme.

“Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, menaxherët rajonalë dhe ekipet tjera  po vazhdojnë monitorimin dhe punën për pastrimin e të gjitha rrugëve duke lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë në komunikacion”, thuhet në komunikatë, transmeton Klan Kosova.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit.

Kodra e Trimave proteston të martën për mungesën e rrymës (FOTO)

Posted: 09 Jan 2017 12:45 PM PST

Lagja Kodra e Trimave në Prishtinë ditëve të fundit është përballur me mungesë së energjisë elektrike.

Për këtë të martën është thirrur një protestë për të kundërshtuar, ndaljen, reduktimet si dhe fryrjen e faturave nga KEDS, njofton Klan Kosova.

"Kemi vendosur që nesër të mbahet protestë në ora 16:30, para Trafos, në udhëkryqin që lidhen rrugët Hani Dilit dhe shkollës Zenel Hajdini".

"I ftojmë të gjithë banorët e Kodrës së Trimave, që nesër të na bashkëngjiten në mënyrë masive në protestë", thuhet në një njoftim në Facebook.
proteste

Shqipëria “ndez” diplomacinë për lirimin e Haradinajt (DOKUMENT)

Posted: 09 Jan 2017 12:40 PM PST

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë,  Valentina Leskaj i ka dërguar nje letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Pedro Agramunt, lidhur me ndalimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë.

Në këtë letër që e ka siguruar Klan Kosova, Leskaj thotë se një vendim i tillë është i papranueshëm si dhe përbën shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut.

"Kryetari i AAK-së, bazuar në vendimet e të dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë është liruar nga çdo akuzë e përpara vitit 2004, për rrjedhojë ky ndalim është i paligjshëm dhe absurd", thuhet në letrën e nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Leskaj kërkon një reagim dhe qëndrim të Asamblesë Parlamenatare të Këshillit të Evropës pasi sipas saj, një ngjarje e tillë nuk mund ta lërë indiferente këtë institucion, që promovon dhe angazhohet seriozisht në respektimin e të drejtave të njeriut në gjithë Ballkanin.

Më poshtë shihni letrën:

download

FC Prishtina fillon përgatitjet për sezonin e ri (VIDEO)

Posted: 09 Jan 2017 12:37 PM PST

Skuadra më e trofeshme në futbollin kosovar, FC Prishtina ka filluar përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit, njofton Klan Kosova.

Temperaturat -10 gradë e kanë detyruar skuadrën e Prishtinës që stërvitjen e parë ta zhvillojë në terren të mbyllur .

Në stërvitjen e parë të bardhekaltërve, të pranishëm ishin 16 futbollistë.

Kronikë nga Jon Ajeti.

 

Gashi: Lëvizja BESA me Gruevskin për asnjë çmim

Posted: 09 Jan 2017 12:33 PM PST

Afrim Gashi, sekretar i lëvizjes BESA ka thënë se kjo lëvizje është e hapur për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë që duan t’i bashkohen, përveç atyre që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve.

“Ne e kemi derën hapur për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë që duan të bëhen pjesë e konceptit tonë”.

“Përveç atyre që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve, ata e kanë derën e mbyllur.

“BESA nuk hyn me Gruevskin me asnjë çmim”.

“E kemi diskutuar dhe kemi një qëndrim të unifikuar, jo vetëm me Gruevskin por me ata që janë të inkriminuar – nuk mund të jemi në një tavolinë qeverisëse me ta”.

“Gruevski është anti-shqiptari më i madh dhe nëse shkojmë me të do të legjitimojmë të gjitha ato që i ka bërë ai”, ka thënë Gashi gjatë një interviste në emisionin Zona B.

 

 

Herticë, vdes punëtori në borë – 09.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 09 Jan 2017 12:32 PM PST

Deçani me deklaratë për arrestimin e Haradinaj, LDK vazhdon pushimin – 09.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 09 Jan 2017 12:31 PM PST

17-të të lënduar nga zjarri që kaploi ndërtesën në Pejë – 09.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 09 Jan 2017 12:30 PM PST

A mund të jetë veganizmi i rrezikshëm për shëndet?

Posted: 09 Jan 2017 12:30 PM PST

Viti i ri zakonisht i gjen njerëzit me plane për të nisur një dietë të re dhe ndryshime drastike në stilin e jetës, sikurse është të bëhesh vegan.

Mirëpo përderisa një dietë që për bazë ka vetëm perimet, mund t'iu bëjë të humbni peshë lehtësisht, ka disa rreziqe që i kanosen shëndetit tuaj sipas disa nutricionistëve.

Nutricionistët thonë se eliminimi i produkteve të kafshëve, mund të jetë një dietë ushqyese dhe të bëhet adekuate, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo, nëse nuk planifikohet me kujdes, ju mund të mos i merrni produktet e nevojshme nutricionale.

Sipas nutricionistëve, edhe nëse jeni vegan, ju me patjetër duhet ta konsumoni Vitaminën B, hekurin dhe yndyrnat omega 3.

 

Related Posts :