Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Klan Kosova : “Ky është vrasësi në aeroportin e Floridës (FOTO)” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Ky është vrasësi në aeroportin e Floridës (FOTO)” plus 24 more


Ky është vrasësi në aeroportin e Floridës (FOTO)

Posted: 06 Jan 2017 02:14 PM PST

Sapo janë publikuar fotografitë e para të Esteban Santiago, 26 vjecar, i cili ka kryer akt terrorist në aeroportin Fort Lauderdale, në Florida të Amerikës, njofton Klan Kosova

santiago1

esteban-santiago

 

c1g-e-4uaairlgb

esteban-santiago-shooter-photos

Ndalimi i Haradinajt i papranueshëm, thotë kongresmeni amerikan

Posted: 06 Jan 2017 02:11 PM PST

Kongresmeni amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, ka thënë se është krejtësisht i papranueshme fakti që Serbia po abuzon me Interpolin duke dëmtuar kështu ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, njofton Klan Kosova.

"Ndalimi i Ramush Haradinajt është i papranueshëm", ka thënë Engel.

"Kjo s'ka të bëjë fare me drejtësinë. Tribunalet ndërkombëtare e kanë shfajësuar dy herë Haradinajn. Kërkojë nga autoritet franceze ta lirojnë sa më shpejtë që është e mundur", pohoi, pos tjerash, politikani amerikan.

klankosova.tv 

Peticion online për lirimin e Haradinajt

Posted: 06 Jan 2017 02:05 PM PST

Arrestimi i të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë,  ka nxitur reagime nga shumë qytetarë.

Marshit protestues e postimeve të shumta nëpër rrjetet sociale i është shtuar edhe një peticion online, për lirimin sa më të shpejtë të tij, njofton Klan Kosova.

Iniciatori i këtij peticioni është Faik Zajmi, ndërsa nënshkrimet jepen përmes klikimit të butonit "like".

Deri tani ky peticion për një ore ka grumbulluar 71 mijë pëlqime, nënshkrime respektivisht.

 

Përse është e rëndësishme t’i lëmë fëmijët të dështojnë?

Posted: 06 Jan 2017 02:00 PM PST

Që në momentin e parë të ditës kur hapin sytë deri në mbrëmje kur shtrihen të flenë fëmijët duket se bëjnë shumë pak gjëra të pavarur nga prindërit. I përgatisim mëngjesin, i bëjmë gati çantën e shkollës, u lidhim këpucët dhe pasi vijnë nga shkolla, po prap detyrat i bëjmë  bashkë, luajme me ta e kjo gjë përsëritet për vite me rradhë. Prindi luan një rol të rëndësishëm në formimin e fëmijës e duke dashur që fëmijët të jenë të përsosur, gabojnë,  pasi i ndihmojnë thuajse në çdo gjë pa u lënë mundësinë të dështojnë e të mësojnë nga gabimet e tyre.

Sa herë në ditë dëgjoni fëmijën tuaj të thotë: mami do e bëj vetë ? Ndoshta shumë rrallë, pasi ai ka refren shprehjen: Mami si bëhet kjo?
Ne nuk duam t'i shohim fëmijët tanë të përjetojnë dhimbje apo dështime, ndaj prindërit udhëhiqen nga instikti e ndihmojnë fëmijët. Sipas psikologëve fëmijët fitojnë aftësinë për të qenë të pavarur nga prindërit rreth moshës 4 vjeçarë dhe nëse ju i lini ata të bëjnë veprime të tilla si : përgatitja e një fete buke, pergatitja e çantës së kopshtit apo lidhja e këpucëve, do shihni se sa mirë do t'ia dalin.
Nëse fëmija do të dështojë, ai do të dijë si t'i japë zgjidhje problemit një herë të dytë, do të bëhet autonom dhe do të ndajë të mirën nga e keqja. Duhet të shkojmë një hap prapa në mënyrë që të rrisim fëmijë të talentuar e të zotë.

Basha: Fola me Anita Haradinaj, më tregoi se Ramushi është plot kurajo

Posted: 06 Jan 2017 01:52 PM PST

Lideri i opozitës në Shqipëri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se ka pasur një bisedë telefonike me Anita Haradinajn, bashkëshorten e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim në Francë, njofton Klan Kosova.

"Sonte në mbrëmje bisedova me Anita Haradinajn, bashkëshorten e Ramushit. I shpreha shqetësimin dhe revoltën time për këtë goditje tjetër të pabesë serbe ndaj heroit të Kosovës dhe mbështetjen time të plotë personale dhe politike. Jam i bindur se sot të gjithë shqiptarët janë me Ramush Haradinajn, pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësive partiake".
"Anita më tha se Ramushi është plot kurajo, dhe mbi të gjitha me besim se asgjë nuk mund të frenojë përparimin e Kosovës", ka shkruar Basha.

Ai ka kërkuar nga qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, që të bëjnë të pamundurën në lirimin e Haradinajt.

"I bëj thirrje qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë t'i kërkojnë Francës lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Ramush Haradinajt, dhe të ndërpresin çdo lloj angazhimi me Beogradin deri në tërheqjen e të gjitha urdhërarresteve ndërkombëtarë të Serbisë ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës që luftuan kundër regjimit vrasës të Milosheviqit".

Basha ka shtuar edhe se "Rama duhet të kuptojë më në fund se dorëzimi i tij para qeverisë serbe pa kushte dhe pa asnjë dobi për shqiptarët duhet të marrë fund".

klankosova.tv

Koci tregon se është dorëzuar kërkesa për lirimin e Haradinajt

Posted: 06 Jan 2017 01:44 PM PST

Avokati, Arianti Koci, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se ekipi i avokatëve të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar kërkesën për lirimin e tij pranë autoriteteve franceze, njofton Klan Kosova.

"Njoftojmë të gjithë qytetarët se ekipi mbrojtës i Z. Haradinaj në koordinim të plotë, është duke punuar instensivisht që ish-Kryeministri të kthehet në Kosovë sa më shpejtë që është e mundur. Kërkesa për lirimin është dorëzuar sot dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata", shkruan Koci në Facebook.

"Mbrojtja konsideron se të gjitha argumentet juridike janë në anën e Z. Haradinaj dhe se kjo situatë e pakëndshme, ka qenë e panevojshme dhe do të përfundoj së shpejti".

Haradinaj është ndaluar nga autoritet franceze, pasi shteti i Serbisë kishte dorëzuar në Interpol një fletarrest për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se kinse ai ka bërë krime lufte.

Kujtojmë se Haradinaj është gjykuar e liruar nga drejtësia ndërkombëtare për pretendimet e njëjta.

klankosova.tv

Vladimir Putin ka ndihmuar që Trump të fitoj

Posted: 06 Jan 2017 01:25 PM PST

Presidenti rus Vladimir Putin është përpjekur të ndihmoj Donald Trump në fitoren e zgjedhjeve në Amerikë, kjo sipas një raporti të shërbimeve të inteligjencës amerikane, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Në raportin, tashmë të deklasifikuar, thuhet që presidenti rus ka urdhëruar një kampanjë me qëllim të ndikimit në procesin zgjedhor.

Ky dokument është bërë publik menjëherë pas raportimit të shefave të shërbimeve inteligjente për Donald Trump.

Ndërsa Trump nuk ka pasur akuza për Rusinë që ka ndërhyrë në procesin zgjedhor, kështu duke thënë që rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë nuk ishin të ndikuara.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë.

klankosova.tv

Trump: Sulmi kibernetik nuk ndikoi në zgjedhje

Posted: 06 Jan 2017 01:17 PM PST

Hakimi nuk ka pasur ndonjë efekt në rezultatin zgjedhor të SHBA-ve, ka deklaruar presidenti i zgjedhur Donald Trump, pas takimit me shefat e shërbimit të inteligjencës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë Trump ka kërkuar një plan brenda 90 ditëshit të parë si president se si të parandaloj sulmet kibernetike.

Shefi i Inteligjencës Amerikane beson që Rusia ishte prapa sulmit kibernetik, me ç'rast u hakuan e-mail të Partisë Demokratike me qëllim të dëmtimit të Hillary Clinton.

Trump e ka përshkruar raportimin e shefit të Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare, James Clapper,drejtorit të CIA-s John Brennan dhe drejtorit të FBI-së si konstruktiv.

 

Vanesa ngrit temperaturat, ngrohë kosovarët

Posted: 06 Jan 2017 01:14 PM PST

Përkundër se fundvitin e kishim pa fjolla bore, viti i ri ka ardhur me një intensitet befasues të reshjeve të borës.

Madje, sipas parashikimeve të motit e shtuna – dita e shtatë e 2017 – do na prezantojë me temperatura që s'i kemi ndjerë tash e një kohë të gjatë.

Gjatë ditës do të kemi një minus prej 10 gradësh e reshje normale të borës, kurse në mbrëmje minusi do të prekë 25 gradëshin e reshjet do të intensifikohen fort.

Gjithsesi, prezantuesja simpatike e motit në Klan Kosova, Vanesa Batusha, na ka mbajtur optimistë sonte, pasi ajo, "sigurisht nga dashamirësia", gaboi, duke na dhënë tjera shifra.

Refuzimi i Vanesës për të treguar të ftohtit e acartë që na pret nesër, na lë me një dromcë shpresë se mbase nuk do mërdhimë aq shumë.

Kështu, temperaturat jonormale kanë prodhuar një edicion të motit jonormal edhe në Klan Kosova.

Mbase, ky gabim i Vanesës ndikon edhe në disponimin e përgjithshëm të erërave veriore dhe disi na zbuten temperaturat në shifrat që i prezantoi sonte ajo.

klankosova.tv

Ami prezanton shtëpinë super luksoze (FOTO+VIDEO)

Posted: 06 Jan 2017 01:00 PM PST

Shtëpia super luksoze e Amit dhe Ermalit u përfol shumë nëpër mediat rozë.

E vetë ami ka ndarë disa fotografi dhe video me ndjekësit e saj në Instagram, në të cilat shihet lagja, kopshti dhe shtepitë e mbuluara nga bora.

Shtëpia e tyre gjendet në kompleksin Rolling Hills, e njohur si “lagjja VIP”, ku shtëpitë kanë vlerë nga 250 mijë euro deri në më shumë se 400 mijë euro.

Morning like this…😍😍😍

A video posted by Ami Event (@amardatoska) on


 

Këtu do të jetojnë familja Obama (FOTO)

Posted: 06 Jan 2017 01:00 PM PST

Ndërtuesit janë duke punuar shumë që shtëpia e ardhshme e presidentit në largim, Barack Obama të jete gati brenda 14 ditëve kur edhe familja Obama do të zhvendosen nga Shtëpia e Bardhë.

Punëtorët janë parë duke ndërtuar një mur përreth shtëpisë së Obamas në Washington si pjesë e renovimeve që janë duke u bërë për këtë shtëpi.

Kjo shtëpi në një nga lagjet më elegante të Washington DC, Kalorama, vlen 5.3 milion dollarë.

Sipas disa dokumenteve thuhet që shtëpia po pajiset me sistem elektrik të përditësuar dhe natyrisht sistem të sigurisë së lartë.

Builders are hard at work making sure the Obamas new Washington home is up to scratch, just 14 days before the First Family has to vacate the White House

A man is seen scrubbing the bricks on the under-construction wall outside the Obamas new Washington DC home

The massive house is set to welcome the First Family after President Obama says goodbye to the Oval Office in just two weeks

A crew works on the construction of a fence along the front of the future home of President Barack Obama and the First Family

A Secret Service booth is seen at the new Washington DC home where the First Family will live after leaving the White House

A crew member hoses down part of the new brick wall being built outside the Obamas new Washington DC home on Friday morning

Workers were seen at the property on Friday morning, constructing a new wall as part of the ongoing renovations ahead of the President's arrival

Photos taken in the DC street also show other work being done on different areas of the home

Two women are seen walking outside the home where the Obamas are set to live after they leave the White House later this month

Two workers are seen scrubbing down the bricks used to build a wall at the front of the $5million Washington DC home

This real estate listing photograph shows what the property looked like prior to the renovations ahead of the Obamas arrival

The Obamas decided to stay in DC so 15-year-old Sasha can finish out high school at the Sidwell Friends School. Malia Obama is taking a gap year before heading to Harvard

Pictured is the master bedroom at the Washington DC home - which the Obamas will move into after the leave the White House in two weeks

The stately home has plenty of windows to let in the DC sunshine, hardwood floors, and large rooms - though not as large as White House rooms

President Barack Obama, First Lady Michelle Obama and daughters Sasha (second from right) and Malia (left) are seen in Hawaii last month during their holiday vacation. The First Family is staying in DC after the President leaves office

Haradinaj lirohet brenda ditësh

Posted: 06 Jan 2017 12:45 PM PST

Xhavit Haliti ka folur për arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze dy ditë më parë dhe ka thënë se ai pritet të lirohet brenda ditësh.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës këto komente i ka bërë në një emision në televizionin publik.

"Gjatë kontrolleve në kufi policit i del që një udhëtar ka fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli dhe ai është i obliguar ta zbatojë atë", ka thënë Haliti, duke shpjeguar arrestimin e Haradinajt nga francezët.

Ai shtoi se Franca pas shqyrtimit të të gjitha argumenteve do ta lirojë Ramush Haradinajn brenda ditësh.

klankosova.tv

Arsyet që shkaktojnë çrregullimet e ciklit menstrual

Posted: 06 Jan 2017 12:30 PM PST

Menstruacionet e rregullta janë një tregues që organizmi juaj po funksionon mësë miri, megjithatë të gjitha vajzat e kanë përjetuar të paktën një herë ankthin e "mungesës së periodave". Ankohemi për dhimbjet dhe ditët e sikletshme, por kur periodat vonohen "lutemi" që të na vijnë. Nuk keni pse shqetësoheni vajza pasi shtatzënia nuk është arsyeja e vetme se pse cikli juaj vonohet. Më poshtë do të lexoni arsyet kryesore që ndikojnë në ciklin menstrual.

1.Humbje/Fitim peshe në mënyrë drastike apo ushtrime të tepruara
Kushtet e rënda si anoreksia dhe bulimia mund të shkaktojnë çrregullime të ciklit. Luhatja e hormoneve brenda një kohe shumë të shkurtër "detyron" trupin të ndalojë procesin e ovulacionit. Ushtrimet e tepruara në palestër apo në shtëpi ndikojnë gjithashtu drejtëpërdrejtë në ciklin tuaj.

2.Stresi
Hormonet e stresit mund të prishin ovulacionin duke shkaktuar perioda të parregullta. Qetsohuni, sigurohuni që nuk prisni një fëmijë dhe do shihni se si brenda pak ditëve cikli do t'ju vjë normalisht.

3.Çrregullime hormonale, tiroidet
Gjëndra tiroide, e ndodhur në qafën tuaj, rregullon metabolizmin tuaj. Ajo ndërvepron me shumë sisteme të tjera për të mbajtur procese të tëra nën kontroll. Kur trupi juaj prodhon shumë hormone tiroide, cikli juaj mund të vonohet dhe në rastin më të keq mund të mos ju vijë fare.

4.Metodat kontraceptive
Përdorimi afatgjatë i metodave kontraceptive mund të ndikojë në ciklin menstrual.
"Metodat e vazhdueshme të kontrollit të lindjes mund të çojnë në amenorrhea, një kusht ku menstruacionet ndalet plotësisht,” thotë Dr. Tyson. “Kjo është normale, jo shqetësuese, dhe shpesh me mjaft përfitim shëndetësor" Kjo të thotë dhimbje të lehta, rrezik më të ulët të anemisë, rrezik minimal për kancer ovarian!

5.Menopauza e parakohshme prek gratë në të 40-at dhe shkakton perioda të vonuara apo jo të rregullta në kohë.

Kim Kardashian thyen heshtjen për grabitjen në Paris

Posted: 06 Jan 2017 12:15 PM PST

Ylli televiziv, Kim Kardashian ka thyer heshtjen kështu duke folur për herë të  parë rreth grabitjes që i kishte ndodhur në Paris.

Në një videoklip prej 30 sekondash Kim flet për natën e tetorit, duke treguar që grabitësit kanë tentuar ta gjuajnë me armë në shpinë.

"Nuk kisha rrugëdalje. Shqetësohem vetëm kur e mendoj ngjarjen" ka thënë Kim.

Përveç kësaj në këtë videoklip shihet Kim teksa merr një telefonatë ku kupton që bashkëshorti i saj Kanye West është pranuar në spital.

Këto ngjarje shokuese për familjen Kardashian do të paraqitet në "Keeping Up With The Kardashians", transmetimi i të cilit fillon në muajin mars.

Emotional video: Kim Kardashian has addressed her horrific ordeal in Paris and her husband Kanye West's struggles in a teaser trailer released by E! on Friday

Felt powerless: The 36-year-old explains there was no way out and it still makes her 'so upset to think about it'

Emotional reaction: In the trailer it cuts to Kim sitting at a table as if about to eat, but is instead distraught as she takes a phone call, learning that her husband has been admitted to the UCLA Medical Center, and she says, 'Don't scare me, please. What's going on?'

By his side: As her mom Kris Jenner rushes over to find out what is wrong, Kim tells her family, 'I think he really needs me, and I have to get home'

''We're so close, we feel each others' pain': While Kim and Kanye have faced a very tough end to 2016, her sisters explain that they are all such a strong family that they all struggled in the wake of the events

 

5 të vrarë nga të shtënat në aeroportin e Floridës

Posted: 06 Jan 2017 12:08 PM PST

Një numër personash, të paktën pesë, janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një sulmues me armë në aeroportin Fort Lauderdale, tha të premten një zyrtar i SHBA-së, ka njoftuar CNN.

Disa njerëz u vranë dhe një person është arrestuar tha zyra e policisë në Broward, përmes postimit në tëitter.

Zyrtarë të aeroportit thanë në rrjetin social Twitter se "kishte një incident" në zonën e bagazheve në Terminalin 2.

Njoftime të ndryshme në mediat sociale – përfshirë edhe publikimin në twitter të ish zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, përshkruan të shtënat.

Një stacion televiziv i Miamit ka postuar në Twitter pamjet duke pohuar se ato janë regjistruar nga pjesa e brendshme e teminalit të bagazheve, njofton BBC.

Në video shihen disa të plagosur të shtrirë në tokë derisa dëshmitarët e tjerë thërrasin për ndihmë.

klankosova.tv

 

Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Prishtinë

Posted: 06 Jan 2017 11:49 AM PST

Komuna e Prishtinës tashmë ka shpallur gjendje emergjente si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.

Përveç tetë kompanive aktuale, do të angazhohet edhe një kompani shtesë, në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohet situata si në rrugët në qytet ashtu edhe në rrugët nëpër fshatra të Komunës së Prishtinës.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë ka bërë të ditur që aktualisht janë të angazhuar maksimalisht ndërsa janë duke punuar për normalizimin e gjendjes nëpër fshatra ngaqë ka pasur shumë borë dhe kanë pasur vështirësi.

"Jemi duke u angazhuar maksimalisht. Kemi pasur vështirësi nëpër fshatra mirëpo jemi mjaft mirë tash. Të gjitha rrugët janë të kalueshme" ka thënë Gent Begolli.

Mustafa mbron Haradinajn (VIDEO)

Posted: 06 Jan 2017 11:37 AM PST

Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, njihen si rival të fortë politik, të cilët shpesh edhe e kanë ofenduar  njëri tjetrin.

Por të premten shefi aktual i Qeverisë, la prapa krejt këto dhe  i doli në mbrojtje ish-Kryeministrit Haradinaj, i cili është ndaluar të mërkurën nga autoritetet në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë.

Pos kësaj, Isa Mustafa, paralajmëroi Beogradin se Prishtina zyrtare do të zbatojë masa reciprociteti nëse Serbia vazhdon me fletarreste, që Kryeministri kosovar i quajti armiqësore e politike, njofton Klan Kosova.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

klankosova.tv

Kërcënimi i Nikoliq: Prishtina e di fuqinë tonë (VIDEO)

Posted: 06 Jan 2017 11:33 AM PST

Dushkajën që është simbol i Krishtlindjeve Ortodokse, Presidenti i Serbisë të premten e vendosi në Zyrat e tij.

Një ceremoni të tillë Tomislav Nikoliq, e kishte planifikuar tash e disa ditë ta bënte në Shtërpcë të Kosovës, por se shteti të cilin ai e quan Krahinë serbe, ia ndaloi ardhjen.

E kjo e bënë Nikoliqin, që të tregohet i padurueshëm.

"Pasioni i tyre ndaj të ashtuquajturës Pavarësi i bënë ata të paraqiten se nuk kanë mend të vlerësojnë se çka është e çka jo e mundur. E  pikërisht kjo  pavarësia nuk është mundur, andaj ajo po i shtynë ata që të përlahen me ne", pohoi Nikoliq.

Kryetari i Serbisë, i njohur për retorikën e tij nacionaliste  më pas edhe kërcënoi në adresë të Kosovës.

"Ata e kuptojnë mirësinë tonë si dobësi. Ju them se Serbia nuk është e dobët dhe këtë e di shumë kush dhe pikërisht këtë mbase më së miri se kushdo tjetër e di administrata në Prishtinë".

Kronikë nga Besnik Tahiri.

klankosova.tv

 

Kjo është madhështia e Murit të Madh Kinez (VIDEO)

Posted: 06 Jan 2017 11:30 AM PST

Kemi lexuar e kemi dëgjuar shumë shpesh për të.

Disa prej nesh edhe e kanë vizituar Murin e Madh Kinez.

Ndërsa falë zhvillimeve teknologjike tashmë mund të kemi pamje shumë të mira të filmuara nga dronë të ndryshëm.

Më poshtë ju sjellim disa video në të cilat mund të shihni madhështinë e këtij muri.

Kështu largojnë borën kosovarët (VIDEO)

Posted: 06 Jan 2017 11:25 AM PST

Më poshtë mund të shikoni një kronikë me video amatore që i kanë dërguar shikuesit në adresën e Klan Kosovës.

Aty shihen mënyrat më të pazakonshme të pastrimit të borës e edhe zhbllokimit të rrugëve.

Kronikë nga Avdyl Pajaziti

Marsh për Ramush Haradinajn (VIDEO)

Posted: 06 Jan 2017 11:24 AM PST

Reshjet e borës e temperaturat e ulëta nuk ua humbën motivin qytetarëve që të dalin të premten në përkrahje të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kur u tubuan tek pallati i rinisë, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, mbajti një fjalim të shkurtër ku kërkoi lirimin e liderit të partisë së tij.

Gjini tregoi mesazhin që duan t'i japin shtetit të francës përmes kësaj proteste.

Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, përfaqësues të partive politike e simpatizues të AAK-së e Ramush Haradinajt, morrin rrugën për lagjen Arbëria ku është e vendosur përfaqësia diplomatike e Francës.

Kronikë nga Blerta Ahmeti.

klankosova.tv

 

Kompania e pastrimit në Ferizaj befasohet nga bora (VIDEO)

Posted: 06 Jan 2017 11:24 AM PST

Pavarësisht reshjeve të mëdha të borës të cilat kanë bllokuar rrugët e Ferizajt,  këtu nuk është parë asnjë mjet për pastrimin e tyre.

Gjendje edhe më e rëndë ishte në disa fshatra të kësaj komune, ku diku rrugët u bllokuan tërësisht.

Ndërsa nga Komuna e Ferizajt, që tashmë kanë shpallur gjendje emergjente, bënë me dije se kompania pastrimi nuk e bëri punën siç duhet pasi sipas tyre bora që ra i befasoi paksa.

Zyrtarët komunal kanë thënë se kanë kontaktuar me 14 kompani të tjera që mund të pastrojnë rrugët vullnetarisht për të kaluar gjendjen emergjente.

Kronikë nga Merita Neziri

Fshati Bajgorë i bllokuar nga bora (VIDEO)

Posted: 06 Jan 2017 11:23 AM PST

Bora që është përcjellë me erëra të forta ka bërë që rrugët e fshatit Bajgorë në Mitrovicë të jenë të pakalueshme.

Banorët e këtij vendi nuk kanë asnjë mundësi të lëvizjes si dhe kanë thënë që ushqimi që e kanë brenda nuk do ju mjaftoj edhe për shumë ditë.

Ndërsa i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka shpallur gjendje emergjente, ka thënë që ka lajmëruar FSK-në e nesër në rast të mospërmirësimit do të kërkojë ndihmë edhe nga KFOR-i.

Bahtiri gjithashtu thotë se ka mbledhur edhe ekip të mjekëve që të qëndrojë në atë zonë e mjete materiale për t'ju dalë në ndihmë banorëve të bllokuar, përderisa e cilësoi këtë si situatën më të vështirë që kur ka ardhur në krye të Mitrovicës.

Kronikë nga Halil Berisha

Akuzë e re nga Jolie për Pitt

Posted: 06 Jan 2017 11:00 AM PST

Beteja për kujdestarinë e fëmijëve në mes të Angeline Jolie dhe Brad Pitt po vjen duke u bërë edhe më e ashpër.

Jolie e ka akuzuar, tashmë ish bashkëshortin e saj, Pitt që publikisht ka vënë në dyshim karakterin e saj përmes dokumentacionit të ri që ka dërguar në gjykatë, në të cilin thuhet që Pitt frikësohet se publiku do ta kuptoj të vërtetën.

Pitt ka kërkuar që asnjë nga dokumentet dhe incizimet për fëmijët e tyre të mos jenë publike, gjë që është pajtuar dhe Jolie, megjithatë ajo ka thënë që Pitt po e përdor këtë per ta mbrojtur veten.

 

 

Përdorni këto vajra për rritjen e flokëve

Posted: 06 Jan 2017 11:00 AM PST

Kjo përzierje vajrash përmban tre përbërës të cilët stimulojnë rritjen e flokëve dhe i bëjnë ato të shëndetshme pa qënë nevoja t'i nënështroheni trajtimeve të kushtueshme kozmetike. Përdorimi i vajrave ushqen flokët duke hidratuar majat e djegura, qetëson dhe stimulon skalpin/poret, nxit rritjen e flokëve dhe forcon rrënjën e fijeve.

Përbërësit:
• Vaj kokosi
• Vaj ricini

Përdorimi:
Aplikoni këtë përzierje në skalpin e kokës dhe lereni të veprojë për një orë. Masazhoni mirë vajin në skalpin e kokës dhe e mbani për të paktën një ose dy orë. Më pas lani flokët dhe i bendosni zbutësin si zakonisht. Efektet janë mbresëlënëse, kështu që mos hezitoni të provoni!
Vaj i arrës së kokosit është i vetmi vaj që lëkura dhe folikulet e flokëve e thithin atë brenda duke marrë hidratim të brendshëm, kjo gjë nxit rritjen e flokut.
Vaj ricini është burim i pasur me acide yndyrore omega-9, të cilat e ushqejnë lëkurën dhe rrënjët e flokëve. Vaji i ricinit flokëve u jep shkëlqim dhe vëllim. Mjafton që skajet e flokëve t'i fërkoni me 2-3 pika vaj ricini e më pas t'i krihni mirë.

Related Posts :