Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “QKSS: Kosova as gati të anëtarësohet në NATO” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “QKSS: Kosova as gati të anëtarësohet në NATO” plus 24 more


QKSS: Kosova as gati të anëtarësohet në NATO

Posted: 12 Jan 2017 02:46 PM PST

Ndonëse Aleanca Veriatlantike ka hapur disa dyer për Kosovën, edhe në një plan afatgjatë, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, do të mbetet larg.

Kështu ka deklaruar Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, i cili për emisionin Ora e Fundit ka thënë se anëtërësimin e Kosovës në NATO e bllokojnë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

"Fatkeqësisht sumica nga kërkesat e Qeverisë së Kosovës nuk janë marrëparasysh dhe arsyet dihen. Janë katër vende brenda NATO-s që e bllokojnë cdo marrëdhënie të mundshme të saj me Kosovën. Letra e Sekretarit të NATO-s i ka haur minimalisht disa dyer për Kosovën, duke i dhënë qasje minimalisht në disa programe".

Megjithatë, Avdiu thotë se një letër e ardhur në adresë të qeverisë së Kosovës nga sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, je një dritë në fund të tunelit për Kosovën, por progresi i vogël, nuk ia garanton Kosovës anëtarësimin në NATO.

.

Haradinaj s’mund të gjykohet për të njëjtat akuza

Posted: 12 Jan 2017 02:37 PM PST

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare Avni Puka, ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, s'mund të gjykohet sërish për të njëjtat akuza pr krime lufte, për të clat tashmë është shpallur i pafajshëm.

"Haradinaj është rast i vecantë, sepse është arrestuar dy herë për të njëjtat gjëra për të cilat është shpallur i pafajshëm. Me të drejtën ndërkombëtare, askush s'mund të gjykohet dy herë për akuzat për të clat është shpallë i pafajshëm, përvec nëse ka fakte të reja".

Në një intervistë dhënë për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Puka është shprehur se tani në cështjen Haradinaj do të përfshihet edhe qeveria franceze.

"Lirimi me kusht është zëvendësim i masës dhe si kusht i tij është të qëndrojë në shtetin franez dhe të paraqitet te autoritetet e shtetit francez. Gjatë kësaj periudhe, Haradinajt i duhet të qëndrojë në Franë dhe qëndrimi I tij atje kërkon një procedurë mikes ku përfshihet edhe Ministria e Punëve të Brendshme".

Ai ka thënë se nuk ka një model të caktuar që ndiqet në rastet e kërkesave për ekstradim, ngase sipas të drejtës ndërkombëtare, secila nga to shqyrtohet në mënyrë të veçantë.

"Cështja e ekstradmit është cështje e vlersimit të shtetit në cdo rast konkret, edhe në këtë rast Franca e ka obligim shtetëror që ta shqyrtojë këtë rast. Institucionet kosovare duhet të komunikojnë me autoritetet nërkombëtare për problemin e urdhërarresteve te Serbisë për qytetarët kosovarë".

"Rasti i Haradinajt e të tjerat të ngjashëm me të, janë probleme juridike e më pas politike".

Ramush Haradinaj, ish kryeministër dhe kryetar i AAK-së, është liruar me kusht të enjten nga gjykata franceze e Colmanit, pasi ishte arrestuar me 4 janar në aeroportin e Baselit në Francë.

Benzema shënon në minutat shtesë për 3:3 (VIDEO)

Posted: 12 Jan 2017 02:14 PM PST

Real Madrid i është shmangur disfatës nga Sevilla në minutat e fundit të takimit.

Është Karim Benzema që ka realizuar në minutat shtesë për një rikthim dramatik të rezultati nga 3:1 në 3:3 brenda pak minutave.

Më këtë gol francezi ka bërë që Real Madrid ta thyej rekordin që për 40 ndeshje të mos pësojë humbje./Klan Kosova/

Ky është goli i Benzema:

Ramos ngushton epërsinë në fund (VIDEO)

Posted: 12 Jan 2017 02:05 PM PST

Real Madrid nuk është duke u dorëzuar lehtë para Sevillas.

Është mbrojtësi Sergio Ramos që ka ngushtuar epërsinë në 3:2, me golin e shënuar në minutën e 84 nga pika e bardhë./Klan Kosova/

Ky është goli i Ramos:

Iborra fundos Real Madrid-in (VIDEO)

Posted: 12 Jan 2017 02:01 PM PST

Real Madrid ka marrë goditjen e tretë në ndeshjen kundër Sevilla.

Është vicente Iborra ai i cili ka shënuar për 3:1 për vendasit ndaj Los Blancos në minutën e 77 në ndeshjen e vlefshme për Copa del Rey./Klan Kosova/

Ky është goli i Iborra:

Brenda aeroplanit më luksoz në botë (FOTO)

Posted: 12 Jan 2017 02:00 PM PST

Ëndrra e shumicës së njerëzve për të udhëtuar për pushime me aeroplanin më komod dhe më të mirë në botë, është më afër se sa ju mendoni.

Linja ajrore “Etihad Airways” ka tejkaluar pritshmëritë ndaj kompanive tjera duke krijuar një bord А380 të avionëve të saj që mund të përshkruhet si gjithë “apartamente” private.

Mjafton të shikosh kabinën e avionit e ta kuptosh se për çfarë luksi bëhet fjalë. Për rehatinë e pasagjerëve kujdesen karriget e rehatshme të cilat më shumë duken si fotele.

Dua Lipa nominohet për dy çmime nga revista prestigjioze britanike (FOTO)

Posted: 12 Jan 2017 02:00 PM PST

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbrëmë është nominuar për dy çmime ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.

Lipa është nominuar për kategorinë “Best British Female” dhe “Best New Artist” nga revista britanike NME Magazine.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjetit social Instagram.

 

Mollë, xhenxhefil e limon për të larguar helmet nga trupi

Posted: 12 Jan 2017 02:00 PM PST

Mund ta kuptoni se trupi juaj ka shumë toksina nëse e shihni se vazhdimisht po sëmureni, ndiheni të lodhur ose jeni "viktimë" e infeksioneve.

Megjithatë ka edhe mënyra natyrale që ju të mund të ndiheni të lirë nga këto toksina ose helme që i bëjnë dëm trupit tuaj.

Më poshtë ju sjellim një lëng që është shumë i lehtë për t'u përgatitur dhe ka përbërës që janë shumë të mirë për shëndetin si dhe përgatitet shumë shpejt, transmeton Klan Kosova.

Ky lëng poashtu do të ndihmojë në tretje më të mirë dhe rritje të energjisë.

Përbërësit:

1 gotë ujë

4 molla

1 limon

1 rrënjë xhenxhefil (në masën e përafërt të 3 lugëve të çajit)

Së pari siguroni që të gjithë përbërësit të jenë oraganik.

Qërojeni limonin, xhenxhefillin dhe mollët. Më pas të gjitha bashkë me ujin vendosini në një shtrydhëse frutash.

Preferohet që ky lëng të konsumohet në mëngjes në lukth të thatë dhe ju mund ta konsumoni atë për një periudhë kohore sa ju të doni ose të ndiheni se ky lëng ka kryer efektin e tij dhe ju ndiheni më të freskët dhe me më shumë energji.

Çfarë mund të ndiqni sonte në Ora e Fundit?

Posted: 12 Jan 2017 01:50 PM PST

Cilat janë elementet që mund ta qojnë Haradinajn në Serbi? Në cilat pika duhet pasur kujdes?

Çfarë duhet të bëjë Kosova për ta parandaluar një gjë të tillë? Për këtë flet profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Avni Puka në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova.

Ndërsa në Kosova Direkt raportohet për partneritetin e NATO-s me Kosovën.

Në emisionin Ora e Fundit sonte do të ketë edhe shumë informacione tjera nga vendi, rajoni e bota.

Ndiqeni me fillim nga ora 23:00!

 

Haradinaj: Ndalimi im është lojë politike e Beogradit

Posted: 12 Jan 2017 01:42 PM PST

Një gjykatë e apelit në Francë liroi me kusht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, por tha se ai duhet të qëndrojë në Francë deri në shqyrtimin kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij.

Beogradi e akuzon zotin Haradinaj për krime lufte, ndonëse ai është shpallur dy herë u pafajshëm për akuza të tilla në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Arrestimi i zotit Haradinaj një javë më parë në bazë të një urdhër arresti serb nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë ku kërkohet lirimi i menjëhershëm i tij.

Pak pas vendimit të gjykatës në Francë zoti Hardinaj në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se krejt procesi kundër tij është një lojë politike e Serbisë.

Dëgjoni më poshtë intervistën e plotë të Haradinajt për Zërin e Amerikës:

Jovetic në debutim i shënon Real Madrid (VIDEO)

Posted: 12 Jan 2017 01:38 PM PST

Sevilla ka arritur ta rikthej epërsinë kundër Real Madrid vetëm pak minuta pasi barazuan mysafirët.

Është Stevan Jovetic që ka shënuar golin e parë për skuadrën spanjolle, pasi që ka vetëm disa ditë që u transferua./Klan Kosova/

Ky është goli i Jovetic:

Shënon Asensio për Realin (VIDEO)

Posted: 12 Jan 2017 01:33 PM PST

Real Madrid ka barazuar rezultatin në 1:1 kundër Sevillas vetëm tre minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Është Marco Asensio ai i cili ka realizuar në kuadër të ndeshjes së Copa del Rey, për ra rikthyer skuadrën e Zidane në lojë./Klan Kosova/

Ky është goli i Asensio:

Obama e vlerëson Biden me Medaljen Presidenciale të Lirisë (VIDEO)

Posted: 12 Jan 2017 01:30 PM PST

Presidenti në largim, Barack Obama gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë ka vlerësuar zëvendëspresidentin, Joe Biden me Medaljen Presidenciale të Lirisë, transmeton Klan Kosova.

Obama e ka cilësuar Biden si një “njeri të jashtëzakonshëm me një karrierë po ashtu të jashtëzakonshme në shërbimet publike”.

Derisa po fliste në konferencë në Shtëpinë e Bardhë krah për krah me Biden, tha se ky nderim për këtë të fundit do t’i ofrojë rrjeteve sociale një mundësi të fundit për të bërë shaka me këta të dy.

Obama poashtu se Biden ishte zgjedhja më e mirë jo vetëm për të por edhe për amerikanët.

“Ju ishit vendimi im i parë që mora dhe ishte më i miri”, i tha Obama zëvendësit të tij.

Reali shkon në pushim me disavantazh (VIDEO)

Posted: 12 Jan 2017 01:15 PM PST

Real Madrid ka shkuar në pushimin mes dy pjesëve me një gol disavantazh kundër Sevilla në Copa del Rey.

Ka qenë Danilo ai i cili në minutën e dhjetë të takimit ka shënuar autogolin e epërsisë për vendasit dhe që prej atëherë nuk ka pasur ndryshim rezultati.

Kjo pavarësisht se të përzgjedhurit e Zidane provuan disa herë për të shënuar gol, por që nuk i konkretizuan rastet./Klan Kosova/

Ky është goli i Danilo:

Khloe: Falë zotit që nuk u bë më e madhe

Posted: 12 Jan 2017 01:08 PM PST

Derisa numëron bekimet, Khloe Kardashian ka folur për kidnapimin se së motrës, Kim Kardashian në Paris.

Kur është përgjigjur se për këtë rast janë arrestuar 17 veta, Khloe ka thënë se ndjehej pak më e lehtësuar për këtë që dëgjoi pasi që nuk kanë pasur asnjë informatë tjerë.

Për grabitjen ajo kishte thënë se ishte ndjerë e frikësuar pasi ka marrë lajmin që çka ka ndodh.

"Ka qenë traumatizuese dhe e tmerrshme, por me të vërtetë, kjo është kur vendosë gjunjët në tokë dhe lutesh dhe falënderon zotin që nuk ka ndodhur diçka më keq", ka thënë Khloe./Klan Kosova/

Shqiptari humb jetën tragjikisht në shtëpinë e prindërve në Itali

Posted: 12 Jan 2017 01:07 PM PST

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale në Itali. Viktima është Geraldo Ndreca, 25 vjeçar, banues prej disa kohësh në Moretta.

Ai vdiq teksa po riparonte një llambë në banesën e prindërve të tij. Megjithëse trupi i të riut u transportua me helikopter dhe pavarësisht përpjekjeve për ringjalljen e tij për një orë, ishin pa dobi, shkruan Albeu.

"La Stampa", shkruan se përveç gruas së tij dhe prindërve, i riu la pas edhe një motër më të vogël.

Qeveria do t’i paguajë shpenzimet e avokatëve për Haradinajn

Posted: 12 Jan 2017 01:02 PM PST

Qeveria pritet që të marrë vendim për të paguar të gjitha shpenzimet e avokatëve për rastin e arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë bërë të ditur se do të propozohet që Qeveria të marrë vendim që t'i kryejë shpenzimet e avokatëve për rastin e arrestimit të Haradinajt.

Këtë për Gazeta Metro e ka konfirmuar vetë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

"Vendimi ende nuk është marrë, pasi janë disa procedura. MPJ do ta bëjë propozimin, të cilin duhet miratuar në Qeveri", ka thënë ministri Hoxhaj për Gazetën Metro.

Tutje Hoxhaj ka shtuar se i ka premtuar Haradinajt përkrahje deri në fund të këtij procesi.

"I kam premtuar Haradinaj se do t'i ndihmojmë në rrafshin diplomatike dhe legal që në ditën e parë e ndalimit të tij dhe këtë do ta bëjmë deri në fund të mbylljes së procesit", ka shtuar ministri Hoxhaj.

Haradinaj sot është liruar me kusht nga Gjykata franceze, që të mos largohet nga Franca, dhe të paraqitet në polici dy herë në javë, deri në vendimin e Gjykatës, rreth kërkesës për ekstradim të dorëzuar të enjten nga Serbia.

Haradinaj u ndalua në Francë më 5 janar, bazuar në një fletë-arrest që Serbia e ka lëshuar në Interpol.

Serbia ka ngritur aktakuzë në vitin 2004 ndaj Ramush Haradinajt, nën pretendimin se ai ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

 

63 vjeçari akuzohet për vjedhjen që iu bë Kim Kardashian

Posted: 12 Jan 2017 01:00 PM PST

Autoritetet franceze kanë ngritur akuzë ndaj një të dyshuari për vjedhjen  e bizhuterive në një grabitje të armatosur të Kim Kardashian West.

Ndaj të dyshuarit 63 vjeçar janë ngritur akuzat paraprake, grabitje me armë në një grup të organizuar dhe rrëmbim.

Prokurorët kërkuan edhe burgimin e mëtejshëm të të dyshuarit.

Grabitësit besohet se janë future në banesën private ku Kardashian West po qëndronte gjatë javës së modës në Paris dhe kanë vjedhur bizhuteri në vlerë të më shumë se 10 milionë dollarë , transmeton Klan Kosova.

Më parë, autoritetet franceze liruan tre burra dhe një grua të cilët ishin në mesin e 17 të dyshuarve të ndaluar gjatë ditës së hënë.

Dhjetë të dyshuar – nëntë burra dhe një grua kanë mbetur akoma në paraburgim.

Në ndërkohë, Kardashian West përmes llogarisë së saj në Instagram për të zbuluar se  do të ketë paraqitjen e saj të parë publike në Dubai  pas kësaj përvoje të hidhur që kishte në Paris.

 

Ndotja e cilësisë së ajrit në Prishtinë thyen rekord

Posted: 12 Jan 2017 12:56 PM PST

Prishtina sonte ka thyer një rekord. Por, nuk është diçka për të mirë.

Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur në një nivel rekord e alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e lejuara.

Nga matjet që janë bërë në orën 20:00 rezulton se cilësia e ajrit është aktualisht në nivelin e 484 ppm, që është shumë herë më shumë se norma e lejuar.

Këto të dhëna janë  marrë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane, njofton Klan Kosova.

Kohëve të fundit është vlerësuar se cilësia e ajrit në Kosovë  është shumë larg kritereve të lejuara, duke kaluar kështu madje edhe në nivele shqetësuese për shëndetin e qyterarëve, veçanërisht grupeve më sensitive.

Megjithatë, niveli i cilësisë së ajrit që është regjistruar sonte është më i larti që është shënuar ndonjëherë.

 

Ish-kampioni i botës në boks për junior, viziton Kosovën (VIDEO)

Posted: 12 Jan 2017 12:46 PM PST

Goditje të tilla e renditin boksierin e 14-të më të mirë në Gjermani.

Ky është 29 vjeçari Dominik Britsch nga Gjermania që po kalon pushimet në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Ai thotë se e ka një shok nga Kosova me të cilin ka ardhur kurse thotë se i pëlqejnë njerëzit këtu, janë shumë të ngrohtë dhe mikpritës, po ashtu pëlqen ushqimin në Kosovë.

Gjermani ka të zhvilluar 36 lufta, 32 fitore, 3 humbje e një barazim, kurse vite më parë ishte shpallur kampion bote për junior dhe më vonë kampion në IBF Interkontinental.

Britsch flet për karrierën e tij, kurse thotë se pa problem do ti ndihmonte boksierët kosovar që mendojnë ta vazhdojnë karrierën në Gjermani.

Kronikë nga Emanuell Syla.

Qeveria e SHBA-së do t’i hetojë veprimet e FBI-së ndaj Clintonit

Posted: 12 Jan 2017 12:44 PM PST

Një mbikëqyrës i Qeverisë amerikane ka nisur një hetim për veprimet e ndërmarra nga FBI gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, transmeton Klan Ksoova.

Vendimi i drejtorit të FBI-së, James Comey's, për të rihapur hetimet ndaj Hillary Clinton, tronditi garën.

Inspektori i Departamentit të Drejtësisë, Michael Horowitz, tha se do të hetoj veprimet e ndërmarra nga Comey.

 

Një muaj paraburgim për urologun Lutfi Dervishi

Posted: 12 Jan 2017 12:44 PM PST

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj urologut Lutfi Dervishi, i cili u arrestua të martën ndërkohë që ishte në arrati qe disa muaj.

Tridhjetë ditë paraburgim është masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndaj Lutfi Dervishit, urologu i cili u arrestua të martën pas një arratie disamuajshe.

Këtë vendim e mori gjyqtarja e EULEX-it, Maria Tuma, e cila miratoi kërkesën e prokurorit amerikan, Charles Hardaway.

Hardaway kërkesën e tij për caktimin e paraburgimit e ka arsyetuar me rrezikun e ikjes së të akuzuarit.

Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi avokati i Lutfi Dervishit, Valon Hasani. Avokati paralajmëroi ankesë ndaj vendimit për caktimin e paraburgimit.

Hasani arrestimin e cilësoi të kundërligjshëm pasi që sipas tij, fletarresti ishte tashmë i shfuqizuar dhe vetëm pasi e kishin kuptuar këtë ishte bërë një fletarrest i ri.

Urologu Lutfi Dervishi u arrestua të martën pas disa muajsh arratie, vetëm disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim rastin "Medicus", edhe pse dënimet e Themelores për këtë rast ishin vërtetuar edhe nga Apeli.

Haradinaj: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen

Posted: 12 Jan 2017 12:41 PM PST

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në një lidhje telefonike në emisionin "Opinion", në Tv Klan për arrestimin e tij në Francë, pas një urdhër-arresti nga Serbia.

Pas lirimit me kusht, Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës ka qenë i pafuqishëm në lidhje me Serbinë, sa i përket arrestimit të tij.

Por ish-komandanti i UÇK-së thotë se një tjetër rol ka luajtur Tirana zyrtare dhe politikanët shqiptarë. Sipas tij ata kanë ndihmuar në lirimin e tij, ndërsa ka qenë vazhdimisht në kontakt me ta.

"Falënderoj gjithë liderët shqiptarë. Sot kam fol në telefon me zotin Meta në telefon. Me Thaçin nuk kam folur", deklaroi Haradinaj.

Jo në mënyrë të drejtpërdrejt, por lideri i AAK-së tha se Serbia nuk ka asnjë shans që ta ekstradojë atë nga Franca.

"Jam shqiptar, trashëgimtar i ilirëve. Serbia s'ka juridiksion mbi mua".

Sa i përket akuzave të reja, që sipas mediave serbe kanë ngritur autoritetet në Beograd, Haradinaj tha se aty nuk ka asgjë të vërtetë

Kokëdhima: Punët në Shqipëri i fitojnë klientët e pushtetit

Posted: 12 Jan 2017 12:38 PM PST

Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes për Reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, u shpreh se, Shqipëria është një vend i  bekuar nga Zoti, që për fat të keq vuan një varfëri të pamerituar.

"Është një vend me resurse të shumta, me shumë diell, me dritë, me ujë, me tokë, me bregdet, me mal, me minerale, me nëntokë të pasur, me të gjitha bukuritë e Zotit. Ky vend vuan jo vetëm për shkaqe historike dhe për shkak të trashëgimisë së të shkuarës, por kryesisht për shkak të një tranzicioni shumë, shumë të dështuar", u shpreh Kokëdhima gjatë intervistës në TV "Apollon".

Sipas tij, vendi sot ka shumë vështirësi, sepse ka një sistem politik të kalbur, shkruan gazeta Shekulli.

"Nuk kemi barazi, nuk kemi konkurrencë. Kaluan 25 vite dhe çdo vit bëhet më keq se një vit më parë për nivelin e lirive të konkurrencës dhe demokracisë së tregut. Sot punët në këtë vend nuk i fitojnë njerëzit e zotë, por klientët e pushtetit. Është vetëm një grusht politikanësh i lumtur në këtë vend dhe një grusht biznesesh që janë kilentë të këtyre politikanëve. Nuk ka barazi gare, nuk ka barazi konkurrence. Nuk po flas këtu për koston që duhet të paguash për të marrë një punë, se ajo kosto vetëm mund të ndryshojë nga një qeverisje në një tjetër. Ka pasur raste që ka qenë edhe 30 për qind, është edhe 20%, nuk e di", u shpreh Kokëdhima.

Ai shtoi se problemi kryesor është se operatorët janë të diskriminuar.

Nasri: Sa do doja të luaja për Realin e Zidane

Posted: 12 Jan 2017 12:32 PM PST

Samir Nasri ka thënë se do ta shijonte mundësinë për të iu bashkuar Real Madrid-it dhe të luante atje nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Kampionët evropian janë duke kaluar nëpër formë të jashtëzakonshme që prej kur në krye të klubit ka ardhur francezi që është afër vënies së rekordit për numrin e ndeshjeve pa humbje – nëse arrijnë që t'i shmangen një të tille nga Sevilla.

Kur është pyetur nëse do të donte që të punonte për Zidanen, ai është përgjigjur: "Natyrisht. Kjo do të nënkuptonte që unë të luaja për Real Madrid".

"Është e rrallë që një lojtar të jetë i mirë, e që bëhet edhe më i mirë nga trajneri. Karriera e tij është thjeshtë e jashtëzakonshme", ka thënë Nasri, për Zidane./Klan Kosova/

Related Posts :