Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Klan Kosova : “Salihaj: Veç shqiptarët nuk po merren me fisin e “Kalashëve”” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Salihaj: Veç shqiptarët nuk po merren me fisin e “Kalashëve”” plus 24 more


Salihaj: Veç shqiptarët nuk po merren me fisin e “Kalashëve”

Posted: 11 Jan 2017 04:17 PM PST

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ndër të tjera në Ora e Fundit ka folur edhe për fisin e "Kalashëve", që muaj më parë në një prezantim kishte thënë se janë shqiptarë.

Ky fis që jeton në mes Afganistanit dhe Pakistanit sipas Salihajt, ka prejardhje Ilire, njofton Klan Kosova.

"Ushtarët e Aleksandërit të Madh që janë atje kanë qenë të Maqedonisë, por që nuk kanë lidhje as gjuhësore as të traditave me grekët".

"Ata rezulton që mund të jenë Ilir, pasi i kanë traditat sikur tonat", ka thënë Salihaj, duke shtuar se deklarimet e tij të mëparshme edhe janë keqinterpretuar.

"Maqedonasit antik të asaj kohe, kanë qenë Ilir. Gruevski ka sjell një delegacion prej atje të atyre njerëzve në Shkup, ju ka thënë se janë një popull një gjak. Ata kanë besuar sepse nuk e kanë ditur se sllavët janë të ardhur".

"Grekët kanë hapur një katedër për ta, por vetëm shqiptarët që mund të kenë lidhje, nuk merren me ta", ka përfunduar Salihaj.

 

Thaçi shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së Ramiz Kelmendit

Posted: 11 Jan 2017 04:12 PM PST

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit, profesorit e gazetarit, Ramiz Kelmendi.

Ai derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve e miqve, ka thënë se Kelmendi ka lënë gjurmë në letërsinë shqipe.

"Me keqardhje dëgjova se Ramiz Kelmendi ka ndërruar jetë. Autor, poet, publicist, profesor por mbi të gjitha një intelektual që la fërkemë shumëngjyrëshe në pejsazhin e letrave shqipe. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve", ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Shkrimtari, publicisti e doajeni i gazetarisë, Ramiz Kelmendi ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Salihaj: Dështimi i rezolutave për lirimin e Haradinajt i turpshëm

Posted: 11 Jan 2017 03:30 PM PST

Deputeti i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se dështimi i rezolutave në kuvendin e Kosovës për lirimine liderit të AAK-së Ramush Haradinaj është i turpshëm.

"Nuk ishte problemi të deputetët por te liderët që i kanë votoat në kuvend, për të votuar një rezolutë  të thjeshtë për lirimin Haradinaj. Kjo ishte e turpshme", ka thënë Salihaj, njofton Klan Kosova.

"Ne shqiptarët për asnjë interes kombëtar nuk kemi konsensus. Lufta është cili po e akuzon tjetrin, cili po e mund tjetrin. Faji ishte edhe te pozita por edhe te opozita, pasi përmes rastit të arrestimit të Ramushit po kërkonte rrëzimin e Qeverisë. Kjo nuk i bënte nder as Ramushit", ka shtuar Salihaj.

"Është një marrëveshje e Brukselit që parash amnisti edhe të serbëve në Kosovë që kanë kryer krime, pro edhe të shqiptarëve që i akuzon Serbia. Kosova e ka përmbush këtë pikë, jo Serbia që nuk respekton asnjë marrëveshje".

"Është një formë e gabueshme e negocimit me Serbinë dhe nuk duhet të lejojmë situata të tilla", ka theksuar Salihaj.

"Qeveria nuk duhet të lejojë poshtërimin në këtë formë. Serbia ka kryer krime monstruoze, dhe bashkësia ndërkombëtare është toleruese për këtë. Dikush mund të ketë kryer krime, por karshi atyre monstruoze të Serbisë nuk janë asgjë", pohoi Salihaj në Ora e Fundit.

 

Salihaj: Thaçi po mashtron, ai ka qenë në krye të partisë që akuzohet për vrasje

Posted: 11 Jan 2017 03:21 PM PST

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë se deklarimet e presidentit Hashim Thaçi për zbardhjen e  vrasjeve të pasluftës të aktivistëve të LDK-së janë deklarime për ta mashtruar opinionin publik, njofton Klan Kosova.

"Zoti Thaçi po bën deklarime publike, jashtë përgjegjësive të tij, për zbardhjen e rasteve, reformën zgjedhore, tash edhe me ekskursione në SHBA"

"Ai ka bërë deklarata publike për ta mashtruar opinionin. Ai ka qenë në krye të një partie politike që akuzohet se ka kryer këto vrasje", ka thënë Salihaj në Ora e Fundit.

Ai shton se Kosova ka gjyqësor, prokurori dhe Agjencinë e Inetelegjencës, të cilat sipas tij janë mekanizma të fuqishëm, që po të duan mund t'i zbardhin të gjitha vrasjet e aktivistëve të LDK-së.

"Këtu në Kosovë dikush ka bërë krime dhe gjithë ata që janë dënuar për krime politike, të gjithë janë të strukturave të PDK-së. Askush i LDK-së nuk është ndjekur, akuzuar apo gjykuar. Është çështje që dihet publikisht, tjetër është që disa e thonë, disa jo", ka shtuar Salihaj.

Ceremonitë me rastin e vdekjes së Ramiz Kelmendit

Posted: 11 Jan 2017 03:17 PM PST

Tashmë janë të bërë të ditura ceremonitë dhe aktivitetet që do të  zhvillohen për të nderuar jetën dhe veprën e tashmë të ndjerit, gazetarit dhe shkrimtarit të njohur, Ramiz Kelmendi.

"Në orën 10:30 fillojnë homazhet në Teatrin Kombëtar, në orën 12:30 në të njëjtin vend mbahet mbledhja komemorative dhe në orën 14:00 bëhet varrimi në varrezat e Prishtinës", ka shkruar  nipi i të ndjerit, gazetari Adriatik Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Shkrimtari, publicisti e doajeni i gazetarisë, Ramiz Kelmendi ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

15977373_10209373977478659_3250323726081217162_n

Deputeti i LDK: Jemi në koalicion me ata që mund t’i kenë kryer vrasjet e pasluftës

Posted: 11 Jan 2017 03:13 PM PST

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj derisa ka folur për 18 vjetorin e  vrasjes së veprimtarit Enver Maloku ka thënë se tash për tash është e pamundur që të zbardhen të gjitha vrasjet e veprimtarëve të këtij subjekti politik, njofton Klan Kosova.

"Kemi mbi 30 veprimtarë të LDK-së që janë vrarë, disa gjatë luftës, pas dhe disa me vonë. Prej tyre janë vetëm rasti im dhe Ukë Bytyqit që janë ndriçuar".

"Nuk ka mundësi tash për tash që të zbulohen këto vrasje, sepse akterët që i kanë kryer janë të fuqishëm dhe i kanë mekanizmat në dorë", ka thënë Salihaj.

"Janë bërë shumë premtime gjatë fushatës, por nuk mund të zbatohen. Kemi thënë se do t'i zbardhim këto raste, por jemi partner në koalicion me ata që mund t'i kenë kryer këto vrasje".

"Ata që janë ideator dhe kanë bërë propagandë të hapur ndaj figurave politike të LDK-së janë në skenën politike. Pa ndryshuar skena politike dhe segmentet e pushtetit pa u pastruar nga elementët e krimit nuk mund të zbardhen këto vrasje", ka pohuar Salihaj në Ora e Fundit.

"LDK nuk ka ndikim në segmentet që mund t'i zbardh këto raste", shton Salihaj.

Salihaj: Enver Maloku është vigan i madh i lirisë dhe pavarësisë

Posted: 11 Jan 2017 03:07 PM PST

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj e ka përshkruar si veprimtarinë e dikurshëm të këtij subjekti, Enver Malokun si vigan të madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Maloku është përkujtuar këtë të mërkurë në 18 vjetorin e vrasjes së tij, njofton Klan Kosova.

"Enver Maloku ka qenë një mik, kemi punuar bashkë. Mund të them se ka qenë një ndër figurat më të mëdha të lëvizjes sonë për pavarësi".

"Ai ka punuar në Qendrën Informative të Kosovës, agjencitë botërore të lajmeve kanë cituar këtë për lajmet që janë distribuuar. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për pavarësinë e vendit tonë", ka pohuar Salihaj në Ora e Fundit.

"Është një vigan i madh i lirisë dhe pavarësisë. Ai meriton jo vetëm që të shpallet hero por ta ketë një përmendore në qendër të Prishtinës", ka thënë Salihaj.

Veseli i pikëlluar për vdekjen e Ramiz Kelmendit

Posted: 11 Jan 2017 02:52 PM PST

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shprehur pikëllimin pas vdekjes së shkrimtarit, Ramiz Kelmendi i cili ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare, njofton Klan Kosova.

Veseli në Facebook ka thënë që Kelmendi ka lënë “shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës”.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej intelektualëve më të shquar të vendit tonë, Ramiz Kelmendit.

Profesor, shkrimtar, gazetar, shqipërues i shumë veprave kulmore të letërsisë botërore, Ramiz Kelmendi, ka lënë shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës.

Do t'i mbaj të paharrueshme takimet që kisha me të në kohë dhe rrethana të ndryshme.

Transmetonte aq shumë energji, shpresë dhe inspirim. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Veseli.

 

 

Dëborë pas 30 vjetësh në Fier

Posted: 11 Jan 2017 02:50 PM PST

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, dëbora ka zbardhur edhe qytetin e Fierit.

Për banorët e këtij qyteti, kjo është një ngjarje e rrallë pasi ky fenomen natyror ndodh pas 30 vjetësh.

Për herë të fundit ka rënë dëborë në vitin e largët 1987. Reshjet e dëborës kanë zgjatur vetëm disa minuta, aq sa është bërë e mundur një shtresë e hollë që zbardhi rrugët dhe çatitë e shtëpive, shkruan Top Channel.

Kjo nuk ka lejuar që të krijohen çrregullime në qarkullimin e automjeteve. Në një kohë kur në shumë qytete të vendit trashësia e borës ka krijuar probleme të rënda deri në furnizimin nga ajri me ushqime, për fierakët bora ishte një argëtim.

Tetë vitet e Barack Obama-s si president i SHBA-së (VIDEO)

Posted: 11 Jan 2017 02:39 PM PST

Tema e Orës së Fundit sonte i kushtohet Barack Obama-s.

Presidenti në largim i SHBA-së, Barack Obama e ka mbajtur sot fjalimin lamtumirës. Ai foli për sfidat e tij 8 vjeçare, derisa kur përmendi gruan e tij Michele, nuk i mbajti lotët.

Më poshtë shiheni një kronikë të zgjeruar nga Kushtrim Reshitaj.

Po, Donald Trump do ta detyrojë Meksikën të paguajë për murin

Posted: 11 Jan 2017 02:31 PM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në konferencën e parë të mbajtur si President, ka thënë se do të zbatojë planin për të ndërtuar murin përgjatë kufirit meksikan, duke premtuar se ndërtimi i murit do të fillojë shumë shpejt.

Sipas Trump, Meksika do t’i kompensojë Shteteve të Bashkuara koston e ndërtimit të murit, transmeton Klan Kosova.

 

 

Ngrirja e liqeneve nuk ndikon në cilësinë e ujit të pijshëm

Posted: 11 Jan 2017 02:27 PM PST

Temperaturat e ulëta dhe acari i ditëve të fundit ka bërë që të ngrihen edhe liqenet, ai i  Batllavës e i Badovcit prej nga ku Prishtina furnizohet me ujë të pijshëm.

Por, ngrirja e tyre nuk ndikon në cilësinë e ujit të pijshëm.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Arbërie Zogjani.

"Nuk ndikon absolutisht, ngricat nuk kanë ndikim në cilësinë e ujit, këto ngrica po na shkaktojnë problem në furnizim me ujë të pijshëm por nuk kemi ndonjë problem tjetër, cilësia e ujit është si zakonisht".

Zogjani që ishte e ftuar në Kosova Direkt në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme me gypat dhe orëmatësit në të gjithë zonën e shërbimit.

"Kemi probleme me ngrirjen e gypave dhe më pas pëlcitjen e tyre, kryesisht në të gjithë zonën e shërbimit, jo vetëm në zonën e Prishtinës. Kemi pasur më shumë se gjashtë raste të lajmëruara, për të cilat ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kemi sanuar këto probleme teknike që kanë ndodhur si pasojë e temperaturave të ulëta".

"Kemi pasur edhe raste të pëlcitjes së xhamave të ujëmatësve, ku 19 prej tyre janë ndërruar gjatë ditës së sotme. Ju bëjmë thirrje konsumatorëve që kanë probleme të tilla, që të mos i ndërrojnë ujëmatësit pa prezencën e profesionistëve".

Ajo poashtu ka bërë apel tek qytetarët se si të kujdesen për ujëmatësit dhe rezervuarët e ujit, në mënyrë që të mos kenë telashe.

"Ne kemi bërë apel përmes mediave që të bëhet termo-izolimi i orëmatësve, që të izolohen me batanije ose stiropor që të parandalohet pëlcitja e xhamave të tyre. Poashtu ju bëjmë thirrje konsumatorëve që përdorin rezervuarët e tyre që të mos i lënë ata të mbushur në tërësi dhe si pasojë të vijë deri tek ngrirja e tyre".

Ajo ka thënë poashtu se temperaturat e ulëta nuk kanë ndikuar në furnizimin me ujë të pijshëm, pasi sipas saj, furnizimi është stabil dhe po aplikohet orari i zakonshëm i reduktimeve.

Stilet e flokëve të krijuara në “frymën afrikane” (FOTO)

Posted: 11 Jan 2017 02:19 PM PST

Shpesh ndodh që kur shohim një femër me një model të bukur shumë të bukur të flokëve të na bëjë përshtypje sa të mos i largojmë sytë nga ajo, transmeton Klan Kosova.

Kjo ndodh sidomos kur ky model flokësh realizohet nga një stiliste e zonja e cila quhet Lisa Farrall.

Kjo grua është një gjeni i vërtetë kur është fjala për artin e stilimit të flokëve.

Për të parë më mirë artin e mrekullueshëm të saj, shikoni se si ajo ka përcjellë frymën e kontinentit afrikan në serinë e saj të fotografive të quajtur Armour”.

 

 

MSN kompleton “hat-trick” (VIDEO)

Posted: 11 Jan 2017 02:09 PM PST

Pasi shënuan Suarez dhe Neymar, radha për të realizuar gol kundër Atheltic Bilbao në Copa del Rey, i erdhi edhe futbollistit më të mirë të Barcelonës, Lionel Messi.

Argjentinasi ka arritur të realizojë në minutën  e 77, për të kompletuar "hat-trick" e kësaj treshe të famshme të njohur me shkurtesën MSN.

Ky është goli i Messi:

Ngrihet diga në liqenin e Velesit

Posted: 11 Jan 2017 02:08 PM PST

Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar një ndodhi të pazakontë në qytetin e Velesit, më saktësisht në liqenin artificial që ndodhet disa kilometra më larg.

Diga e liqenit është mbuluar me akull për shkak se uji që rrjedh mbi të ka ngrirë.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te banorët të cilëtmendojnë se akulli mund të dëmtojë strukturën e betonit të digës dhe të paraqitet përmbytje në momentin e shkrirjes.

Por autoritetet qetësojnë, duke thënë se diga nuk do të dëmtohet dhe se situata të tilla janë parashikuar qysh kur është ndërtuar diga e liqenit artificial në vitin 1963, shkruan Zhurnal.mk.

Përllogaritjet janë se në liqenin e Velesit janë akumuluar rreth 12 milionë metër kub ujë në një sipërfaqe prej 60 hektarësh.

Charlie Sheen: Doja ta vrisja veten kur e kuptova se vuaj nga SIDA

Posted: 11 Jan 2017 02:00 PM PST

Aktori Charlie Sheen ka treguar se përdorimi i hormonit të testoteronit ka bërë që ai të ketë sjellje të ashpër, pasi ai ishte përjashtuar nga seriali "Two and a Half Men" në vitin 2011.

Aktori 51 vjeçar ka treguar se ishte pikërisht përdorimi i terapisë, pasi që ai ishte diagnostifikuar me virusin e SIDËS, që kishte reflektuar në shumë intervista të ashpra, e madje edhe në deklaratën e tij që ka "gjak tigri".

"Është qesharake t'i shohësh këto intervista, po aq sa nganjëherë është jo e këndshme. Shpesh i bëj pyetje vetes se çfarë po mendoja në atë kohë", ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Edhpese tash, Sheen është në një gjendje më të mirë emocionale, ai nuk e mohon se kishte përdor drogë aq shumë, sa që vështirë se dikush do t'i mbijetonte.

Aktori që kishte pranuar publikisht se ishte diagnostifikuar me sëmundjen e SIDËS në muajin nëntor 2015, ka treguar se ditën që e ka kuptuar këtë lajm, ka dashur ta mbysë veten.

"Ditën që e kuptova këtë lajm, doja ta mbysja veten. Por, pranë meje ishte edhe nëna ime, dhe nuk do të mund ta bëja një gjë të tillë para saj. Në ndërkohë, dikush në spital erdhi dhe më dha një mori barnash dhe më tha "shko në shtëpi tani sepse do të jetosh", ka rrëfyer aktori për këtë eksperiencë.

Aktori aktualisht është në një trajtim eksperimental për sidën, derisa pas një kohe shumë të gjatë, është shfaqur në një film të ri, që do të shfaqet këtë muaj.

“Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e Maqedonisë”

Posted: 11 Jan 2017 01:58 PM PST

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë, ka thënë për TV Nova se qytetarët shqiptarë në Maqedoni asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e shtetit, për shkak se himni i Maqedonisë, sipas tij flet vetëm për një bashkësi etnike.

"A e dini se shqiptarët asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e shtetit? Në asnjë manifestim nuk e kanë përdorur këtë himn, sepse flet vetëm për një bashkësi etnike.

Absolutisht në këtë himn nuk përmenden bashkësitë tjera etnike" tha Bujar Osmani.

Osmani gjithashtu deklaroi se duhet të hapen debatet për gjuhën dhe flamurin, për shkak se sipas tij, sa më shumë që akumulohen bëhen aq më të rënda.

Suarez 100, MSN 300

Posted: 11 Jan 2017 01:55 PM PST

Luis Suarez ka shënuar golin e 100 për Barcelonën dhe këtë e ka arritur ta bëjë kur realizoi kundër Athletic Bilbao në Copa del Rey.

Uruguaiani këtë shifër e ka arritur brenda 120 paraqitjeve për klubin nga Camp Nou.

Por kjo nuk është e tëra. Pasi ky gol është i 300-ti që ka arritur të shënohet për Barcelonën nga treshja MSN – Messi, Suarez dhe Neymar.

Këtu prinë Messi me 124, Suarez pra 100 dhe Neymar me 76 gola të realizuar prej kur luajnë sëbashku në klubin katalanas, transmeton Klan Kosova.

Pëson Liverpool

Posted: 11 Jan 2017 01:45 PM PST

Liverpool është mposhtur nga Southampton në ndeshjen e vlefshme për EFL Cup.

Ka qenë skuadra vendase që ka kaluar gjysmëfinalen në këtë garë përballë The Reds të Jurgen Klopp.

Ka mjaftuar një gol i minutës së 20 i Nathan Redmond që Southampton të korrë fitore./Klan Kosova/

Vendet ku fshihen bakteriet në shtëpinë tuaj

Posted: 11 Jan 2017 01:44 PM PST

Nëse dëshironi të jeni të sigurt që shtëpia juaj është e sigurt, sjellim te ju disa nga vendet më të papastra në të cilat fshihen një numër i madh bakteresh. Bakteret e rrezikshme, kërpudhat dhe myku fshihen gjithandej në shtëpinë tuaj.

Kutia e furçave të dhëmbëve

Është njëri ndër vendet me më shumë baktere në banjën tuaj, më saktësisht gota ku mbahen ato. Lagështia konstante është vendi ideal për zhvillimin e kërpudhave dhe mykut, kështu që do të ishte mirë që gotën ta pastroni dy herë në javë me sapun dhe ujë dhe njëkohësisht të shpërlahet dy herë.

Enët ushqyese të kafshëve shtëpiake

Për shkak të ushqimit të mbetur dhe lagështisë konstante edhe enët e kafshëve tuaja shtëpiake zënë vend me shkallë shumë të lartë te vendet e papastra në familje. Disa herë në javë këto enë mbushni me ujë me detergjent, lërini të qëndrojnë ashtu për 15 minuta dhe pastaj shpërlani ato me ujë të nxehtë.

Dërrasa për prerje

Dërrasa për prerje mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Çdo mbrëmje ka kërkesa të ushqimit, kështu që çdo mbrëmje lajeni atë. Nëse deri më tani nuk e keni bërë këtë, është koha ta bëni pasi që në dërrasën tuaj fshihen një numër i madh i baktereve të rrezikshme, kërpudhave dhe myku. Pas çdo përdorimi dërrasën lajeni me detergjent për enë dhe ujë, apo makinë të enëve.

Aparatet e kafes

Rezervari i ujit tek aparatet e kafes është i errët dhe me lagështi, dhe mu për këtë ky vend është i sajuar për zhvillimin dhe shumimin e mikroorganizmave. Nëse dëshironi që të zgjidhni këtë problem ju duhet vetëm pak uthull. Vendosni uthullën në enë, lëreni të qëndrojë rreth gjysmë ore pastaj shpërlajeni atë me ujë të nxehtë.

Shfungjeri për larjen e enëve

Shumë kërkime kanë treguar se shpuza për larjen e enëve fsheh me së shumti baktere në të gjithë shtëpinë. Bakteret në duar, enë dhe lavaman përfundojnë drejt e në shpuzë, dhe kur ka vend të lagësht ato adhurojnë të rrinë aty. Prandaj duhet sa më shpesh ta ndërroni shpuzën e vjetër me të re dhe rregullisht shpërlajeni atë me lëngje me bazë të klorit./albeu.com/

Vdes Ramiz Kelmendi

Posted: 11 Jan 2017 01:40 PM PST

Shkrimtari, publicisti e doajeni i gazetarisë, Ramiz Kelmendi ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

"Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare.
Për detaje të ceremonive mortore ju njoftojmë ndërkohë… ", ka shkruar nipi i tij, gazetari Adriatik Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ramiz Kelmendi  llogaritet si një prej figurave kryesore të letërsisë shqipe. Ai i ka  dhënë letërsisë shqipe një numër të madh veprash letrare, si vëllimi me tregime "Ahmet Koshutani", romanin "Shtatë persona ndjekin autorin", librin "Letrat nga Ulqini" e shumë të tjera.

Barcelona 2 : 1 Athletic Bilbao (VIDEO)

Posted: 11 Jan 2017 01:38 PM PST

Barcelona është në epërsi prej 2:1 kundër Athletic Bilbao në ndeshjen e vlefshme për Copa del Rey.

Pas Suarez, ka qenë Neymar që ka dyfishuar epërsinë, por që më pas mysafirët janë kundërpërgjigjur përmes Saborit./Klan Kosova.

Këta janë golat e shënuar në pjesën e dytë, ndonëse ende nuk ka kaluar një orë lojë:

Arrestohet i kërkuari i dënuar me 12 vite burgim

Posted: 11 Jan 2017 01:07 PM PST

I kishte mundur t'ia hidhte dënimit për vrasje në shkallën e parë të Gjykatës së Tiranës, ku është dënuar me vetëm dy vite burgim, për vrasjen e mbetur në tentativë të dy vëllezërve Gjypi në zonën e Babrrusë.

Por Gjykata e Apelit në Tiranë, ktheu vendimin duke dënuar atë me 12 vite burgim, për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Për këtë shkak, policia e Tiranës, arrestoi mbrëmjen e sotme, Hergert Citakun 28 vjeç, banues në Babrru.

Sipas policisë, ngjarja për të cilën i kërkuari u arrestua, ka ndodhur mbrëmjen e 21 majit të vitit 2012, ku pas një grindjeje mes Enver Bitrit, dhe Sokol Gjypit e djemve të tij, Armando e Jetnor Gjypi, Çitaku ka ndërhyrë për të shpëtuar shokun e tij.

Pas grindjes, ai është larguar dhe është kthyer me një armë zjarri, duke qëlluar ndaj tavolinës, ku qëndronin dy vëllezërit Gjypi dhe dy miq të tyre, shkruan Tv Klan.

Nga ngjarja mbetën të plagosur në këmbë dy vëllezërit Gjypi. Pas gjykimit në shkallën e parë, Çitaku, kishte mundur të fitonte lirinë, duke u dënuar vetëm me dy vite burgim, për akuzën e vrasjes në kushtet e tronditjes psiqike dhe armëmbajtjes pa leje. Vendimi i shkallës së parë, është ndryshuar nga Gjykata e Apelit.

Ajo riklasifikoi veprën penale në vrasje në rrethana cilësuese dhe duke e dënuar përfundimisht të arrestuarin me 12 vite burgim.

Boksieri Armend Xhoxhaj tregon pse la Kosovën (VIDEO)

Posted: 11 Jan 2017 01:07 PM PST

Boksieri Armend Xhoxhaj në emisionin Minuta e Fundit tregon se pse vendosi të heq dorë nga përfaqësuesja e Kosovës dhe Lojërat Olimpike 2020, njofton Klan Kosova.

Ai po ashtu tregoi se cila është shuma më e lartë e të hollave që e ka fituar në Kosovë për shtatë vjet, si dhe kur do të debutojë në boksin profesionist.

Kronikë nga Naim Selmani.

 

Klubet përforcohen, por s’njoftojnë FFK-në! (VIDEO)

Posted: 11 Jan 2017 01:05 PM PST

Federata e Futbollit të Kosovës ka paralajmëruar klubet që t’i përfundojnë transferimet e lojtarëve më së largu deri më 31 janar, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi klubet e Vala Superligës nuk kanë regjistruar asnjë transfer në FFK, ndonëse në media i kanë prezantuar disa të tillë.

Kronikë nga Jon  Ajeti.

 

Related Posts :