Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Klan Kosova : “SHBA-të dërgojnë ushtarë në Afganistan” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “SHBA-të dërgojnë ushtarë në Afganistan” plus 24 more


SHBA-të dërgojnë ushtarë në Afganistan

Posted: 07 Jan 2017 02:05 PM PST

Autoritetet ushtarake amerikane kanë shpallur se do t'i dërgojnë afro 300 trupa në pjesën jugore të Afganistanit këtë pranverë, në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO-ja për trajnimin e forcave afgane, njofton Radio Europa e Lirë.

Trupat do të vendosen në provincën jugore të trazuar Helmand, që është skenë e luftimeve të ashpra ndërmjet talibanëve dhe forcave afgane, gjatë muajve të fundit.

Pjesa më e madhe e territorit të kësaj province strategjike, ku prodhohet drogë, është nën kontroll të militantëve, ndërsa vetëm kryeqyteti provincial, Lashkar Gah, është plotësisht nën kontroll të qeverisë.

"Përafërsisht 300 marinsa do të vendosen në provincën Helmand në Afganistan, në pranverë të vitit 2017, në përkrahje të misionit Mbështetja Vendimtare, që udhëhiqet nga NATO-ja", thuhet në kumtesën e publikuar mbrëmë vonë nga Marina e Shteteve të Bashkuara.

Afro 10 mijë ushtarë amerikanë mbeten në Afganistan, prej se pjesa më e madhe e forcave të NATO-s është tërhequr në vitin 2014.

Prej tërheqjes, forcat afgane kanë bërë përpjekje për t'i dëbuar talibanët, të cilët kanë marrë më shumë territor se asnjëherë më parë, prej invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2001.

klankosova.tv

 

Dobësohuni me vetëm këto tri gjëra

Posted: 07 Jan 2017 02:00 PM PST

Përpjekja për të rënë në peshë tani në dimër duket si një sfidë e pamundur. Megjithatë, keni akoma një mundësi për të mos u kursyer në të ngrënë dhe të shijoni një pije të ngrohtë dimërore.

Ju duhen vetëm tre përbërës, që me siguri i keni në kuzhinën tuaj.

Ekspertët e dietave thonë se konsumimi i limonit, mjaltit dhe kanellës, të përziera në një filxhan me ujë të ngrohtë, mund t'ju ndihmojë në objektivin që i keni vënë vetes për këtë vit (për të rënë në peshë).

Të tre këta përbërës i ofrojnë organizmit një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos tek sistemi i tretjes.

Kanella është përdorur në mjekësinë tradicionale për shekuj me radhë. Erëza e saj ka veti anti-inflamatore dhe është e pasur me antioksidues.

Ka edhe disa të dhëna që tregojnë se kanella mund të ulë kolesterolin tek personat me diabet 2, dhe një studim i publikuar tek Revista e Mjekësisë Parandaluese tregon se njerëzit që e përfshijnë kanellën në dietën e tyre humbasin më shumë dhjamë se ata që nuk e konsumojnë kanellën.

Mjalti gjithashtu ka veti antibakteriale dhe konsiderohet nga shumica si një alternativë natyrale dhe më e shëndetshme e sheqerit.

Limoni ndërkohë është i pasur me vitamina që e mbajnë trupin të shëndetshëm.

Por, arsyeja kryesore përse kjo pije ju ndihmon të dobësoheni është se ofron një alternativë tjetër të ëmbël, pak djegëse dhe të ngrohtë të pijeve të tjera kalorike që ju konsumoni çdo ditë.

Duhet të kini kujdes pasi, edhe pse mjalti konsiderohet si një alternativë e shëndetshme e sheqerit, ai përmban shumë kalori, prandaj duhet të hidhni në pije sa për të rregulluar shijen.

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë çaji kanellë

I përzieni të gjitha bashkë në një filxhan me ujë të ngrohtë.

Mimoza Shkodra publikon këngën e re (VIDEO)

Posted: 07 Jan 2017 02:00 PM PST

Mimoza Shkodra në dimrin e ftohtë vjen me një baladë.

Projekti më i ri i këngëtares është kënga “E urrej” të cilës ia ka bashkangjitur edhe videoklipin.

Bebja që s’ecën tokës por ngjitet mureve (VIDEO)

Posted: 07 Jan 2017 02:00 PM PST

Kjo bebe ende nuk ka mësuar se si të ec megjithatë ngjitet në mur si një alpiniste.

Shikojeni videon

e>

Thaçi vizitë disaditore në SHBA

Posted: 07 Jan 2017 01:19 PM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar përmes llogarisë në Facebook se ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të realizuar një vizitë disaditore, njofton Klan Kosova.

"Sapo arrita në SHBA për një vizitë. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës", ka shkruar Thaçi në Facebook.

"Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane. Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme".

Presidenti, që shpesh nga analistët quhet i izoluar, për shkak të pjesëmarrjes së tij të paktë në evente ndërkombëtare, shkrimin e ka shoqëruar me një fotografi të një tjetër vizite të mëhershme që e kishte realizuar në SHBA.

Fotografia e Hashim Thaçi

klankosova.tv

 

Arma sekrete e Putinit – një grua hakere

Posted: 07 Jan 2017 01:02 PM PST

Gratë hakere janë të pakta, por që ekzistojnë, kjo është e sigurt.

Më e komplikuar është të kuptosh nëse dikush nga ato bën pjesë tek skuadra e piratëve informatikë të Vladimir Putin, të akuzuar si dora e gjatë e Kremlinit për të influencuar zgjedhjet amerikane dhe për të çorientuar opinionin publik.

Kështu, teksa tensioni ndërkombëtar mbi sigurinë kibernetike rritet, në rrjetet sociale kanë nisur të dalin "legjendat" e para.

Rasti i parë që po diskutohet në këto orë është ai i Alisa Shevchenko.

E pranishme në Twitter me profilin @badd1e, asaj i atribuohet "Zorsecurity", një kompani e specializuar në sigurinë informatike e sanksionuar nga presidenti Obama pasi konsiderohet si vegël e GRU-së, shërbimi ushtarak rus, njofton Top Channel.

Alisa konsiderohet nga analistët një "yll" i luftës kibernetike, por ajo vetë, në një intervistë me email për "The Guardian" ka mohuar që të veprojë për llogari të Putin.

Pasi i thotë gazetës se po shkruan nga një fshat pak orë larg Bangkokut, në Tajlandë, Alisa shprehet se çështja e hakerimit rus po gjeneron një "kuotë të lartë histerie nëpër botë".

Sipas vajzës, e re në moshë, por që për të cilën dihen fare pak detaje, amerikanët po gabojnë dhe po e fryjnë rolin e hakerave rusë.

Megjithatë, kur pyetet nga gazeta nëse supozimet e inteligjencës amerikane gabohen kur akuzojnë "Fancy Bear", një grup hakerësh rusë, Alisa devijon dhe nuk përgjigjet.

Betejën me "The Guardian" ajo e vijon në Twitter. "Gazetës, që më pyet se cilat janë tani prioritetet e mia i them: Të marr pak LSD (një lloj droge) dhe të eci në një park kombëtar pa u shqetësuar për sigurinë", thotë Alisa.

Alisa, arma sekrete e Putin?

klankosova.tv

 

43 të vdekur pas shpërthimit në Azaz, Siri

Posted: 07 Jan 2017 01:01 PM PST

Të paktën 43 persona kanë mbetur të vdekur pas shpërthimit të një bombe në veturë, në qytetin e kontrolluar nga rebelët Azaz në Siri, në afërsi të kufirit me Turqinë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Shpërthimi ka ndodhur pranë një gjykate në këtë qytet dhe deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Azaz së fundi ka qenë objektiv i sulmeve të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Ky është shpërthimi më i madh që nga armëpushimi i ndërmjetësuar nga Turqia dhe Rusia.

ISIS nuk është pjesë e këtij armëpushimi.

azaz1

Provokon Kylie Jenner: Kësaj radhe toples (VIDEO)

Posted: 07 Jan 2017 01:00 PM PST

Ajo pothuajse u zhvesh tërësisht në videon që u publikua mëngjesin e Krishtlindjeve.

E butiku online i Kylie Jenner ka publikuar fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të kësaj video përmes së cilës ajo ka reklamuar këtë linjë rrobash.

Për më shumë shikojeni videon e "nxehtë" dhe fotografitë.

Flawless: Her boutique, The Kylie Shop, also posted another photo - this time of the Keeping Up With The Kardashians star wearing just a red bra and boyfriend jeans

Ambulancë dron (VIDEO)

Posted: 07 Jan 2017 12:30 PM PST

Argodesign ka konceptuar një dron i cili do të shërbej si ambulancë, e që do të evitoj trafikun.

Në këtë prototip ka vend për një personel të ndihmës së shpejtë dhe një pacient.

Eshtë thënë që “Ambulanca dron” mund të shpëtoj shumë jetë ngaqë eviton trafikun dhe është e shpejtë, si dhe mund të zbarkoj në vendet nga më të ngushtat.

Se si është paramenduar ky dizajn shikojeni videon më poshtë.

Ushqimet që përmbajnë vitaminën B12

Posted: 07 Jan 2017 12:30 PM PST

Që të jeni sa më të shëndetshëm, duhet të merrni sa më shumë vitaminë B të të gjitha llojeve. Disa nga këto lloje të vitaminës B mund t'i merrni shumë lehtë duke ngrënë një dietë të balancuar, të pasur me drithëra. Problem është vetëm vitamina B12 (ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut dhe të ADN-s, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në funksionin e sistemit nervor) pasi gjendet vetëm tek burimet shtazore.

Prandaj njerëzit që nuk e konsumojnë mishin ose produktet e qumështit mund ta kenë të vështirë të marrin sasinë e rekomanduar ditore të vitaminës B12 (2.4 mcg për të rriturit, 2.6 për gratë shtatzëna dhe 2.8 mcg për ato që ushqejnë fëmijët me gji).

Njerëzit me probleme të tretjes dhe ata mbi 50 vjeç kanë gjithashtu më shumë mungesë të kësaj vitamine për shkak të problemeve të absorbimit, që mund të shkaktojnë dobësi, lodhje dhe marrje mendsh.

Këto janë disa nga ushqimet më të pasura me vitaminën B12, që duhet t'i përfshini patjetër në dietën tuaj:

Qumësht – 1.2 mcg vitaminë B12 në 1 filxhan qumësht me pak yndyrë.

Qumështi përmban gjithashtu kalcium dhe vitaminë D.

Kos – 1.1 mcg vitaminë B12 në 200 ml kos

Kosi është gjithashtu i pasur me kalcium, magnez dhe proteina. Studimet kanë treguar si ai mund të parandalojë diabetin dhe tensionin e lartë të gjakut. Falë përmbajtjes së lartë të probiotikëve, kosi është gjithashtu një tretës i mirë, balancon mikroflorën në zorrë dhe lehtësohen dhimbjet e stomakut.

Veza – 6 mcg vitaminë B12 në një vezë të zier

Vezët përmbajnë gjithashtu proteina dhe vitaminë D, e cila është ndihmon trupin në absorbimin e kalciumit dhe forcon kockat.

Pula – 3 mcg vitaminë B12 në 3 racione me gjoks pule të pjekur.

Gjeli i detit- 3 mcg vitaminë B12 në 3 racione. Ai është i pasur gjithashtu me selen, një mineral që rrit sistemin imunitar, dhe triptofan, një substance kimike që ju ndihmon të bëni një gjumë të mirë.

Bifteku – 1.3 mcg vitaminë B12 në 3 racione

Bifteku është i pasur gjithashtu me zink (3 racione përmbajnë 7 mg), proteina dhe vitaminën B riboflavinë, e cila mendohet se lehtëson simptomat e sindromës paramenstruale.

Molusk – 84.1 mcg vitaminë B12 në 3 racione molusk të gatuar.

Përveç përmbajtjes së lartë të vitaminës B12, këto produkte deti janë gjithashtu të pasura me kalium. Tre racione me molusk përmbajnë 534 mg kalium.

Gocë deti – 21.84 mcg vitaminë B12 në 3 racione.

Gocat e detit përmbajnë gjithashtu më shumë zink se çdo ushqim tjetër. Ky mineral forcon sistemin imunitar duke luftuar ftohjen dhe gripin.

Midhje – 20.4 mcg vitaminë B12 in 3 racione me midhje të gatuara

Midhjet janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave, kaliumit, vitaminës C dhe acideve yndyrore omega 3.

Gaforre – 10.3 mcg vitaminë B12 në 3 racione

Mishi i gaforreve përmban vitaminat A, B dhe C, si dhe magnet. Dhe, ashtu si gocat e detit, edhe gaforret janë të pasura me zink.

Sardele – 7.6 mcg vitaminë B12 në 3 racione

Sardelet janë të pasura gjithashtu me kalcium – 3 racione përmbajnë të njëjtën sasi sa 200 ml qumësht. Ato përmbajnë edhe vitaminë D dhe acide yndyrore omega 3.

Troftë – 5.4 mcg vitaminë B12 në 3 racione.

Peshqit e yndyrshëm si trofta janë një burim i mirë i vitaminës D dhe acideve yndyrore omega 3, që luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në funksionin e sistemit nervor.

Salmon – 4.8 mcg vitaminë B12 në 3 racione.

Ashtu si trofta, edhe salmoni është një burim i pasur i proteinave dhe acideve yndyrore omega 3, të shëndetshme për zemrën. Një filetë salmoni 3-racionëshe përmban gjithashtu 100% të vitaminës D të rekomanduar çdo ditë.

Peshku ton – 2.5 mcg vitaminë B12 në 3 racione me peshk ton të konservuar

Peshku ton përmban gjithashtu vitaminën D dhe acidet yndyrore omega 3./shendeti/

Askush s’po ia vë veshin grevës së regjisorit Sokol Plakolli (VIDEO)

Posted: 07 Jan 2017 12:27 PM PST

Regjisori Sokol Plakolli tash e tetë ditë po qëndron në grevë para Teatrit Kombëtar, njofton Klan Kosova.

Madje, as temperaturat në minus 15 gradë nuk e ndalën atë që të qëndrojë këmbëzbathur për 15 minuta mëngjesin e kësaj të shtune.

Ai hyri në grevë në shenjë pakënaqësie ndaj menaxhmentit të po këtij institucioni kulturor.

Plakolli ka disa kërkesa, por kryesorja mbetet shkarkimi i këshillit të Teatrit Kombëtar që ai e quan të korruptuar e jo legjitim.

Plakolli tregoi se ia ka dërguar më shumë se 100 shkresa ministrit te kulturës Kujtim Shala por përgjigje nuk mori.

Bile as për protestën e tij tash e tetë ditë nuk u interesua askush.

Kronikë nga Rejhane Selimi.

klankosova.tv

 

Dior Ilazi – trashëgimtari shqiptar i Leo Messit (FOTO)

Posted: 07 Jan 2017 12:01 PM PST

Lionel Messi ishte vetëm 13 vjeçar kur iu bashkua Barcelonës.

Ai impresionoi në akademinë e të rinjve në La Masia dhe në vitin 2004 iu bashkua ekipit të parë derisa ishte ende tinejxher.

Pjesa tjetër tashmë është histori.

Një rrugëtim të ngjashëm mbase, dhe përmes të njëjtës akademi futbolli, mund ta ketë edhe një djalosh i ri nga qyteti më lindor i Kosovës, njofton Klan Kosova.

Nëntëvjeçari nga Kamenica, Dior Ilazi, është në hapat e parë dhe më të rëndësishmit në rrugën e tij drejt suksesit në botën e magjishme të futbollit.

Ai – njëjtë si dikur Messi – është zgjedhur nga trajnerët e Barcelonës për t'u provuar në akademinë më të madhe në botë të talenteve të rinj.

Skuadra katalunase e ka përzgjedhur vogëlushin nga Kosova në kampion e saj të FFCB Escola të mbajtur në Zvicër.

Diori me 23 janar të këtij viti do e provojë veten duke konkurruar me më të mirët në botë të moshës së tij.

Javë më parë e njëjta shkollë kishte marrë edhe dy talentët e vegjël kosovarë, Omar Hajdinin dhe Elod Grudën.

dada

klankosova.tv

 

Ndahen Bradley dhe Irina?

Posted: 07 Jan 2017 12:00 PM PST

Lidhja e aktorit Bradley Cooper me supermodelen Irina Shayk është vënë në dyshim pas raportimeve të disa mediave rozë që këta të dy nuk janë më bashkë.

Arsyeja e ndarjes së tyre, sipas disa mediave, është që Bradley nuk ka më ndjenja ndaj Irinës, e cila është shtatzënë.

“Naughty Gossip” raporton se romanca e aktorit 42-vjeçar dhe modeles ruse ka marrë fund dhe se ata i kanë kaluar festat të ndarë nga njëri-tjetri.

“Ajo ka shkuar në vendlindjen e saj në Rusi dhe mund të qëndrojë atje derisa të sjellë në jetë fëmijën. Ajo dhe Bradley i kanë dhënë fund”, ka thënë një burim i brendshëm për gazetën. Sipas po të njëjtit burim, si arsye e ndarjes përmendet se Cooper nuk ishte aq i dashuruar me modelen.

Ndërsa, "E! News" hedh poshtë këto thashetheme duke thënë se Cooper dhe Shayk nuk janë ndarë dhe madje ata kanë festuar ditëlindjet përkatëse disa ditë më parë.

Image result for irina and bradley

Hajnat vjedhin lokalin në qendër të Ferizajt – 60 mijë euro dëme (VIDEO)

Posted: 07 Jan 2017 11:44 AM PST

Hajnat kanë thyer pasmesnate lokalin "Ardi Fashion" në qendër të Ferizajt duke vjedhur materiale në vlerë prej 60 mijë eurosh, njofton Klan Kosova.

Pa ndonjë nguti hajnat bënë punën e tyre për rreth 12 minuta në lokal.

Ata morën orët, syzet dhe gjërat e tjera të shtrenjta.

Me të mbushur dy çantat, grabitësit u larguan pa nguti.

Pronari i këtij lokali, Ardian Jaha, që u informua nga policia mëngjesin e së shtunës, tregoi se pas kësaj vjedhjeje është në rrezik që t'i falimentojë biznesi.

Për kthimin e mallit të vjedhur ai po shpreson shumë në punën e policisë.

Nga kjo e fundit, Zëvendës Drejtori i Rajonal, Besnik Shabani, bëri me dije se nuk ka akoma ndonjë të dyshuar me atë që i ngjau këtij biznesmeni.

Megjithëkëtë hetuesit janë duke e bërë intensivisht punën e tyre.

Kronikë nga Enis Reçica.

klankosova.tv

Kuvendi mblidhet të martën, seancë e jashtëzakonshme për Haradinajn (VIDEO)

Posted: 07 Jan 2017 11:37 AM PST

Për atë që i ngjau liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Francë do të diskutohet të martën gjerë e gjatë në Kuvendin e Kosovës.

43 deputet kërkuan që debati për ndalimin e paraburgimin e Ramush Haradinajt të mbahet sa më parë, njofton Klan Kosova.

Por aktualisht shumica e përfaqësuesve të popullit nuk gjenden në Kosovë, e kjo bëri që seanca e jashtëzakonshme të thirret javën e ardhshme.

Me këtë ra dakord edhe Pal Lekaj I AAK.

Por për krejt atë që i ndodhi liderit të tij ai po fajëson bartësit e institucioneve kosovare që nuk punuan në pastrimin e listave të Interpolit.

Ramush Haradinaj u arrestua të mërkurën pasdite nga autoritetet franceze bazuar në një  flet-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Kronikë nga Avdyl Pajaziti.

klankosova.tv

 

Aeroporti i kthehet normalitetit (VIDEO)

Posted: 07 Jan 2017 11:34 AM PST

Sot nuk ka pasur pritje në Aeroportin e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Sipas parashikimeve, moti që pamundësoi shumë fluturime ditëve të fundit nuk pritet të jetë në vijim.

Qytetarët që nuk munden të fluturojnë të premten, drejt destinacioneve të tyre shkuan të shtunën.

Kronikë nga Halil Berisha

Dragashi mbetet në terr (VIDEO)

Posted: 07 Jan 2017 11:34 AM PST

Banorëve të Komunës se Dragashit iu është vështirësuar jeta pasi kanë mbetur pa energji elektrike që nga e mërkura.

Për ta evituar rrezikun në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe punëtorët e KEDS-it. Por këta e kishin të pamundur për tu ngjitur në kodrat e fshatit Brezne ku ishte shkaktuar prishja, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i ka thënë Klanit përmes postës elektronike se moti i ligë, i përcjellë me reshje bore dhe erëra të forta ka shkaktuar prishjen e daljes 35 kV (kilovolt) që furnizon atë pjesë.

Sipas tij, ekipet e KEDS do të sanojnë prishjen sa më shpejt që është e mundur, por kanë vështirësi të madhe, pasi ajo pjesë është e bllokuar.

Ndërkohë, rrugët në këtë anë malore janë pastruar dhe janë të kalueshme.

Kronikë nga Valon Rashiti

Qytatarët të pakënaqur me pastrimin e rrugëve në Pejë (VIDEO)

Posted: 07 Jan 2017 11:33 AM PST

Sheshi kryesor i Pejës dhe rrugët dytësore nëpër këtë qytet janë të pa pastruara, njofton Klan Kosova.

Qytetarët nuk janë aspak të kënaqur me ata që patën për detyrë pastrimin e rrugëve.

Ndërsa sipas Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhirin, qyteti nuk ka pasur probleme me pastrim të rrugëve pas borës.

E të kënaqur me punën e Muhaxhirit u panë ata që e vizituar Bogën, ku rrugët ishin pastruar më mirë se në qytet.

Kronikë nga Merita Neziri

Dëme të mëdha në Istog si pasojë e motit të ligë (VIDEO)

Posted: 07 Jan 2017 11:32 AM PST

Disa fshatra të Istogut kanë përjetuar dëme të mëdha pas reshjeve të borës e motit të ligë, njofton Klan Kosova.

Erërat e forta që kapluan fshatin Kaliqan kanë dëmtuar tej mase atë, ndërsa në fshatin Vrellë kabllot e rrymës kanë rënë përtokë, për riparimin e të cilave këtu dolën edhe punëtorët e KEDS-it.

Banorët e kësaj ane kanë thënë se shpresojë që do të kompensohen materialisht nga Komuna e Istogut e nga qeveria në Prishtinë pas këtyre dëmeve që iu shkaktuan nga moti.

Kronikë nga Merita Neziri

Nicki Minaj shtatzënë?

Posted: 07 Jan 2017 11:00 AM PST

Vetëm një ditë më parë është bërë publik lajmi për ndarjen e Nicki Minaj nga reperi Mek Mill.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë këngëtarja përmes një postimi në Twitter.

Por ky titull nuk është i vetmi që po mbulon mediat rozë.

Tani kanë lindur dyshimet për shtatzëninë e Minaj, pasi që, tashmë ish i dashuri i saj Mek Mill, ka bërë një postim në Snapchat duke lënë të kuptohet që këngëtarja mund të jetë shtatzënë.

"Nuk do të doja t'ju tregoj që ajo është shtatzënë. Nejse", ka shkruar ai në postimin i cili është fshirë vetëm pak momente më vonë.

Dhjetë ishujt më të bukur në botë (FOTO)

Posted: 07 Jan 2017 11:00 AM PST

Ambergris Caye, Beliz Caye

Për të dytin vit radhazi, Ambergris Caye zë vendin e nderit. Ishujt e mrekullueshëm Belize ofrojnë miksimin e përkryer të luksit modern dhe qetësisë së vendeve të fshehura. Një moçalishte me shkurre është syri i këtij ishulli me plazhe të bardha, më i madhi i ishujve Belize dhe makinat e golfit janë mjeti kryesor i transportit në rrugët me rërë. Gjithandej gjen pika zhytjesh për në Belize Barrier Reef dhe Blue Hole, një sipërfaqe prej guri gëlqeror, në formë rrethi, 1200 metër e thellë ku gjenden peshq shumëngjyrësh, karkaleca dhe stalaktike.

Providenciales, Turks dhe Caicos

Më i populluari nga ishujt Turks and Caicos, Providenciales është një nga plazhet më të vizituara të botës. Zhytja dhe noti me pajisje të veçanta janë sa të leverdisshme aq edhe magjepësëse falë miljeve të tëra me kreshta koralore që arrihen lehtësisht që nga bregu. Resortet luksoze dhe plazhet mahnitës të Gjirit Grace e bëjnë atë një destinacion shumë popullor për të gjithë ata që duan të arratisen pranë sipërfaqeve të kaltra. Kreshtat e Chalk Sound krijojnë një zonë shumë të këndshme për të vozitur me kajak në ujërat ngjyrë turkeze.

Bora Bora, Ishujt Society

Lagunat me rërë të butë, të bardhë dhe perëndimet ngjyrë mandarine të pjekur krijojnë një skenografi të përkryer për romancë në këtë ishull. Mund të shohësh peshqit tropikalë ndërkohë që noton rreth Kopshteve të Koralta ose Urës Tupitipiti, ose të soditësh gjatë shëtitjeve pamjet e mrekullueshme të malit, dikur vullkanik, Otemanu. Në Lagoonarium mund të shohësh edhe peshkaqenë që herë ushqehen dhe herë notojnë me breshkat. Këtyre përvojave mund t'u vësh kapak në fund të ditës me një vakt gojëlëngëzues, në një nga restorantet francezë të ishullit e më pas me një koktej tropikal nën qiellin e hapur.

Ishulli Marco

Ishulli Marco është një maragaritar i Dhjetë Mijë Ishujve të Floridas me plazhet me rërë të butë dhe të bardhë që shohin mbi ujërat vezullues të Gjirit të Meksikës. Mund të dalësh për të mbledhur guaska deti ose të kërkosh fusha për një lojë golfi nën diell. Për më shumë emocione, mund të eksplorosh Everglades me një nga mjetet lokale të transportit, tip traktorësh të vegjël ose të shijosh një ngjitje gjallëruese në natyrë në Rookery Bay Reserve.

Lewis dhe Harris

Lewis and Harris të japin ndjesinë e hyrjes në faqet e një libri me përralla skoceze. Në Lewis, pjesa veriore e ishullit, gurët legjendarë Callanish ngrihen vertikalisht nga toka si një qytet i çuditshëm shkëmbor. Blackhouse, Shawbost Norse Mill dhe Kiln, si dhe Carloway Broch ofrojnë diçka nga pamja e dikurshme e ishullit. Në jug, në Harris, në plazhet e anës lindore ndodhen disa nga shkëmbinjtë më të vjetër në botë që njihen sot, që datojnë miliona vjet më parë. Udhëto në ishujt vullkanikë të Shën Kilda-s për të zbuluar rrënojat e fshatit mesjetar.

Naxos, Ishujt Cyclades

Është momenti të ndiheni me fat, sepse bën pjesë në 10 ishujt më magjepsës të botës dhe është shumë pranë nesh, krahasuar me parajsat e oqeaneve të tjerë. Një njollë e bardhë në mes të ujërave të kristalta të Detit Egje, ishulli iNaxos është një përzierje unike e rrënojave antike dhe atmosferës së pushimeve buzë detit. Më i madhi ndër ishujt Cycladic, Naxos është shtëpia e fëmijërisë së vetë Zeusit, në mitologji. Nëse e zgjedh për pushime, bëj një ngjitje në shtigjet e Palatia-s, ku ndodhet e vetme simboli i ishullit, Portara, një portë guri që të çon në një tempull të lashtë që nuk ekziston më. Gjatë perëndimit, pamjet e ishullit dhe deti poshtë, kanë një bukuri marramendëse.

Aitutaki, Ishujt Jugorë Cook

Ishulli lokalizohet në mes të një trekëndëshi kreshtash nënujore. Në të mund të shijosh piknikët intimë në plazhet si alabastër të një prej ishujve të vegjël të papopullar Aitutaki të mbuluar nga degët e palmave. Megjithë bukurinë marramendëse, Aitutaki nuk është populluar ende me turistë për shkak të vendit pak të vështirë për t'u arritur. Për ata që pëlqejnë plazhet e virgjra ranore, Aitutaki është një nga destinacionet kryesore, sidomos nëse kërkoni një ambient romantik krejtësisht larg rregullave të botës.

Nosy Be, Provinca Anstiranana

Nosy be do të thotë "ishull I madh" dhe është pikërisht ashtu, një ishull i madh në brigjet e Madagaskarit. Këtu gjenden liqene vullkanikë, distileri rumi, plantacione me Ylang Ylang dhe kreshta të fshehura me korale që luten t'I eksplorosh. Të dhënit pas faunës dhe florës do ndihen në qiellin e shtatë në të bukurin Lokobe. Muzikëdashësit duhet ta vizitojnë në maj për të shijuar Festivalin e Muzikës Donia.

Ishulli i Pashkëve, Kili

Nuk është dhe aq e letë të shkosh në Easter Island që ndodhet në Paqësorin Jugor, më shumë sesa 2,000 milje nga bregu kilien. (Nëse jeni të interesuar, rruga më e thjeshtë është ajrore nga Santiago ose Haiti.) Po izolimi ka një të mirë sepse e ka ruajtur kompleksin misterioz 1500 vjeçar të skulpturave shkëmbore (maoi) që përbën arsyen kryesore pse ishulli është bërë i famshëm. Pasi të keni eksploruar pejizazhet mahnitëse, çlodhuni në një plazh të vetmuar duke prekur një nga vendet më misterioze në botë.

Ko Tao, Provinca Surat Thani

Ishulli që pluskon në Gjirin e Tajlandës, i mbushur me palma e ka marrë emrin nga breshkat e shumta të detit që gjenden në brigjet e tij. Plazhet me rërë të bardhë dhe kodrat e pjerrëta, disa nga të cilat arrihen vetëm me makina me katër rrota dhe 300 ditët me diell në vit të ftojnë për pasdite të gjata relaksi. të ftojnë për pasdite të gjata relaksi.

Studim: Prindërit obezë, shkak për vonesë në zhvillimin e fëmijëve

Posted: 07 Jan 2017 11:00 AM PST

Fëmijët e lindur nga prindërit obezë mund të përjetojnë vonesë në zhvillim në fazat e para të fëmijërisë, sugjeron një studim i fundit.

Sipas shkencëtarëve, fëmijët me nënat obeze janë 67% më të rrezikuar që të kenë vonesë në zhvillimin e aftësive lëvizëse dhe janë më të ngathtë se fëmijët e tjerë me nëna me peshë normale. Ndërsa ata që kanë edhe baballarët obezë janë 71% më të rrezikuar.

Kur të dy prindërit janë obezë, fëmijët janë 3 herë më të rrezikuar që të lindin me këto probleme.

"Mesazhi i këtij studimi është që çdokush – grua apo burrë, prindër ose jo – duhet të përpiqet të arrijë një peshë normale të trupit, nëpërmjet një diete dhe mënyre jetese të shëndetshme", thotë autorja kryesore e studimit, Edwina Yeung, hulumtuese shkencore tek Institutet Kombëtare të Shëndetit.

Yeung shton se studimi është bërë duke marrë të dhëna për prindërit dhe fëmijët, dhe nuk kanë prova të sakta që vërtetojnë se obeziteti shkakton direkt probleme në zhvillimin e fëmijëve.

"Nuk kemi një diagnozë për këta fëmijë", thotë Yeung. "Në këtë pikë, nuk e dimë nëse fëmijët do t'i kenë këto probleme kur të rriten", shton ajo.

Yeung dhe kolegët e saj ekzaminuan të dhënat nga anketat e plotësuara nga prindërit për fëmijët kur ishin 4, 8, 12, 18, 24, 30 dhe 36 muajsh.

Studenti rrah shoqen e fakultetit sepse është më e mençur se ai(VIDEO)

Posted: 07 Jan 2017 10:52 AM PST

Një djalosh kinez në Universitetin e Sporteve të Shanghait, ka rrahur një studente tjetër, pasi që kjo e fundit gjatë një debati gjatë ligjëratës i kishte treguar që ishte gabim.

Në vendëse të pranonte që kishte gabim, djaloshi vendosi që të qëronte hesapet me nxënësen kështu duke e goditur atë nga mbrapa dhe përderisa e kishte rrëzuar në tokë.

Shikojeni videon.

 

Pogba: Dua të jem 1-shi

Posted: 07 Jan 2017 10:52 AM PST

Për momentin duhet të kënaqet me të qenit mes më të mirëve, por objektivi mbetet gjithmonë i njëjti: të bëhet vetë një ditë numri 1.

Të hënën, FIFA do të vlerësojë futbollistin më të mirë të vitit dhe Paul Pogba bën tifo për shokun e tij te kombëtarja franceze Griezmann, në garë me Messi dhe Ronaldo.

"Jam shumë krenar për të, e di se çfarë ka kaluar. Kur shkoi te Atletico, për disa ndeshje qëndroi në stol, më tregonte për shqetësimet që kishte, por vazhdoi të punojë fort dhe tani është në podiumin e më të mirëve. Jam i lumtur për të," – tha Paul Pogba. Por do të jetë e vështirë për sulmuesin e Atletico të luftojë me dy të tjerët që e ndajnë çmimin e më të mirit që nga viti 2008.

"Kur do të përfundojë dueli Messi-Ronaldo? Në momentin që nuk do të shënojnë dhe të luajnë si kanë bërë gjatë këtyre viteve, ose kur do të ketë lojtarë të tjerë në nivelin e tyre, ose edhe më lart. Por nuk e di se kur do të ndodhë diçka e tillë".

"I adhuroj kur i shoh duke luajtur dhe më shtojnë dashurinë për futbollin. Gjithashtu, më shtynë të përmirësohem edhe më tej", deklaroi Pogba.

Mesfushori i Manchester United ishte mes 23 kandidatëve për ‘Topin e Artë’, synimi i ardhshëm është të jetë në ‘Top 3’.

‘Eshtë një objektiv që mbetet larg për mua. Është e bukur të jesh në podiumin e më të mirëve, por ajo që më intereson është të bëhem numri 1. Do të vazhdoj të punoj fort dhe të luajë mirë sepse nuk më pëlqen të jem i dyti ose i treti’, përfundoi Pogba.

klankosova.tv

 

Shqipëri: Vdes një person nga të ftohtit

Posted: 07 Jan 2017 10:44 AM PST

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar viktimën e parë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një të pastrehë që është gjetur i vdekur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Trupi është gjetur fillimisht nga kalimtarët në lagjen numër 17, të cilët kanë lajmëruar policinë, e cila pas veprimeve të para e ka identifikuar të ndjerin me inicialet A.S, 38 vjeç.

Ndërkohë, specialistët e mjekësisë ligjore që kanë marrë në dorëzim kufomën kanë konstatuar se në të nuk ka pasur shenja dhune dhe se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Në këto ditë të ftohta, në qytetin e Durrësit nuk është ngritur ende ndonjë strehë e përkohshme për të pastrehët.

klankosova.tv

Related Posts :