Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Klan Kosova : “Shenjat që tregojnë se jeni “pushtuar” nga stresi” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Shenjat që tregojnë se jeni “pushtuar” nga stresi” plus 24 more


Shenjat që tregojnë se jeni “pushtuar” nga stresi

Posted: 03 Jan 2017 02:30 PM PST

Stresi po ju shoqëron çdo ditë e më shumë. Për arsye të ndryshme ju ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Kjo ndodh për shkak të faktorëve të ndryshëm.

Keni kaluar një ditë të gjatë në punë dhe kur shkoni në darkë në shtëpi keni dhembje koke e kjo ndodh për shkak të hormoneve të stresit, që krijojnë një lloj reaksioni zinxhir.

Në qoftë se stresi është afatshkurtër do të keni këto simptoma; në qoftë se stresi është afatgjatë ju duhet të shqetësoheni për këtë, shkruan blitz.al. Stresi afatgjatë shkakton probleme me zemrën dhe frymëmarrjen.

Më poshtë do të gjeni disa prej shenjave nga të cilat mund të kuptoni se po ju pushton stresi.

  • Lëkura juaj është irrituar.
  • Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës.
  • Flokët nuk ju rrinë në asnjë model.
  • Ju bie niveli i sheqerit në gjak.
  • Ndjeni dridhje gjatë gjithë kohës.
  • Ndjeni dhembje koke dhe fyti.
  • Dukeni të lodhur.
  • Keni ethe, ndjeni të ftohtë.

Sandro kërkohet nga dy gjigantë të Europës

Posted: 03 Jan 2017 02:05 PM PST

Manchester City dhe Mancheser United mund të përballen për të siguruar shërbimet e Alex Sandro.

City u mundua të sigurojë shërbimet e brazilianit verën e shkuar, ndërsa United e ka përcjellë atë këtë edicion.

Por Juventus është i vendosur që ta mbajë 25 vjecarin në Torino, duke i ofruar kontratë të përmirësuar.

Selfie e parë për vitin 2017, vjen nga Ciara (FOTO)

Posted: 03 Jan 2017 02:00 PM PST

Ciara ka nisur Vitin e Ri me disa fotografi të cilat tregojnë barkun e saj në rritje, njofton Klan Kosova.

Këngëtarja 31 vjeçare e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të ndarë një selfie të ëmbël ku shihet mire barku brenda të cilit po rritet foshnja e saj.

"Selfie e parë e këtij viti", ka shkruar Ciara nën fotografi.

Një ditë më para, këngëtarja ndau edhe një portret familjar me Russell dhe djalin e saj dyvjeçar Future.

1st Selfie Of The #NewYear ☺️ ⛄️ #GoHawks

A photo posted by Ciara (@ciara) on

And Now We're Talking To #2017….❤️

A photo posted by Ciara (@ciara) on

Bora gëzon bujqit, por shqetëson mjekët (VIDEO)

Posted: 03 Jan 2017 02:00 PM PST

Mungesa e reshjeve të borës po i brengos bujqit, sidomos ata që kanë mbjell grurë. Ndërsa, temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës që po paralajmërohen nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, po i frikësojnë mjekët se do të bëjnë që virusi i gripit të shtohet tek qytetarët e Kosovës, edhe ashtu goxha i pranishëm kohëve të fundit.

Kronikë e zgjeruar nga Rejhane Selimi.

“Obama dhe myslimanët tjerë jashtë”

Posted: 03 Jan 2017 02:00 PM PST

Një pronar dyqani në New Mexico e promovon biznesin e tij përmes mesazheve kërcënuese me përmbajtje politike.

Dyqani Maywill tash e një vit përcon mesazhe urrejtje, si fraza “Kill Obama”, me fjalën “care”* të shkruar me shkronja të vogla, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Megjithëse këto mesazhe qarkullojnë tash e një kohë, vëmendje më të madhe ka tërhequr vetëm ai i fundit. Në një nga xhamat e këtij biznesi është vënë një letër në të cilin shkruan “Obama dhe myslimanët tjerë nuk janë të mirëseardhur”.

obama

Një ish punëtor i këtij biznesi, Marlon McWilliams, ka thënë se ata që e kanë qortuar pronarin për këto mesazhe, nuk kanë mundur që më të shkojnë aty.

“Nëse shkon dhe ia thua këto gjëra, e ke të pamundur të shkosh më aty”.

*Obamacare është plani i presidentit Barack Obama për të përfshirë në sigurim shëndetësor sa më shumë qytetarë amerikanë, i kritikuar shumë nga republikanët – të cilin ka premtuar ta ndërpresë presidenti i zgjedhur, Donald Trump.

Situatë alarmante, mbi 60 mijë persona të varur nga droga në Shqipëri

Posted: 03 Jan 2017 02:00 PM PST

Në Shqipëri statistikat tregojnë se ka 50-60 mijë përdorues droge, por mjekët thonë se shifra reale duhet të jetë shumë herë më e lartë.

Rreth 20% e përdoruesve janë heroinomanë, 15% përdorues të kokainës dhe pjesa tjetër përdorues të marijuanës.

Pasho Maksuti, mjek psikiatër në qendrën “Aksion+”, shprehet: “Personat që marrin metadon në qendrën tonë, janë rreth 250 në ditë. Megjithatë, gjatë punës 10-vjeçare, kam mësuar se metadoni nuk është zgjidhja, por zvogëlimi i problemit”.

Maksuti thotë se megjithëse dëmet në disa raste janë të parikuperueshme, ka shumë shanse për rikthim në jetën normale, njofton Top Channel.

Terapia zëvendësuese me metadon nuk është e kufizuar dhe mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por që në fund të fundit mbetet vetëm një kurë.

“Thjesht, mos e provoni”, bën thirrje psikiatri Pasho Maksuti.

4 arsye për t’i dhënë fund kontaktit me ish-partnerin pasi të ndaheni

Posted: 03 Jan 2017 02:00 PM PST

Edhe gjëmbi pas ndarjes apo divorcit është i dhimbshëm dhe çorientues. Ndërsa adrenalina funksionon përmes trupit dhe mendjes. Çiftet e tilla e vuajnë këtë fakt duke mos iu besuar se çfarë po ndodhë me to, dhe me këtë ndjenjë, individi kërkon të korrigjojë veprimet duke folur me ish-partnerin, duke identifikuar dhe rregulluar problemin në marrëdhënie, ose të gjejnë kompromis për gjithçka.

Dhe, megjithatë, mënyra e vetme më e mirë për të përshpejtuar procesin e shërimit pas një shkëputje apo divorci është kjo: të ndërpritni kontaktin me ish-in tuaj.

Ja 4 arsyet si të ndaloni kontaktin me ish-in tuaj

Ju nuk mund të shëroheni

T'i jepni fund një lidhje është shumë e vështirë, por ndjenjat e dhimbshme nuk janë të përhershme. Ju do të ndjeheni e trishtuar, e zemëruar, do të keni një ndjesi shoku se jeta juaj ka marrë fund. Mirëpo, këto ndjenja janë normale, por me kalimin e kohës do ta pranoni këtë. Megjithatë, nëse vazhdoni që të kontaktoni ose tentoni të jeni në kontakt me të, ju jeni duke punuar kundër procesit të rimëkëmbjes. Me këtë mund të përjetoni vetëm goditje në jetën tuaj, por kjo nuk shëron asgjë, shkruan femra.net. Ju thjeshtë po i lejoni vetes të pranoni ndjenja të vështira në rrethana të reja. Konfrontohuni me realitetin dhe pranoni faktin se nuk e keni më ish-in tuaj, kjo nënkupton se jeni në rrugën e shërimit.

Ju nuk lejoni të hyjë energji e re në ju

Edhe në qoftëse nuk jeni të ndërgjegjshëm për këtë, nëse ju vazhdoni të keni kontakt me ish partnerin tuaj, kjo do të thotë se ju po harxhoni akoma energji mbi këtë marrëdhënie , e cila nuk është ajo që realisht ju duhet në jetën tuaj. Nëse keni kontakt me të, kjo nënkupton se ju akoma jeni duke menduar rreth tij, duke vazhduar të harxhoni energjinë mbi një lidhje të përfunduar.

Jetoni jashtë fantazisë

Nëse marrëdhënia juaj ka përfunduar, atëherë ky duhet të jetë fundi. Çfarë keni pasur me ish-partnerin tuaj nuk ekziston më. Nëse tentoni të vazhdoni lidhjen me kontakt, kjo nënkupton se ende keni shpresë për kthim të lumtur. Si rezultat i kësaj, ju përballeni rregullisht me zhgënjimin e sërishëm.

Ju i rijetoni gabimet tuaja

Pjesë e asaj që është kaq e vështirë në lidhje me menaxhimin e përfundimit të një lidhje është ndjenja e të fajësuarit të vetvetes. Në disa mënyra, përfundimi i një lidhje duhet të jetë një mundësi për rritje personale. Megjithatë, mos bëni gabimin të jeni në kontakt me shpresën se mund ti riktheni gjërat në jetë. Më mirë të përjetoni një dhimbje të përkohshme se sa të bëni sërish gabimet e njëjta. Fitoni lirinë tuaj dhe vazhdoni tutje!

Bournemouth gati befason Arsenal

Posted: 03 Jan 2017 01:51 PM PST

Arsenal ka barazuar befasisht, duke u kthyer nga disavantazhi prej tre golash, dhe arritur paqe 3:3 me Bournemouth në kuadër të xhiros së radhës të Premierligës.

Vendasit serinë e golave e hapën përmes Charlie Daniels, që shënoi 16 minuta pas fillimit të ndeshjes.

Epërsia u dyfishua nga Callum Wilson nga pika e bardhë, ndërsa goli i tretë u shënua nga Rayan Fraser në minutën e 58-të të takimit.

Për skuadrën e drejtuar nga Arsene Wenger shënoi Alexis Sanchez, njëzet minuta nga fundi i takimit, dhe Lucas Perez pesë minuta pas këtij goli.

Golin e barazimit e shënoi Olivier Giroud në minutën e fundit të takimit.

Ky barazim krejt i papritur e rrezikon seriozisht pozitën e katërt për Gunners.

Bakayoko drejt Premierligës

Posted: 03 Jan 2017 01:41 PM PST

Chelsea e ka identifikuar Tiemoue Bakayoko si zëvendësus ideal për Oscar.

Blutë pritet të ndajnë rrugët me brazilianin për një marrëveshje 60 milionë dollarëshe në janar.

Largimi i tij do të krijojë hapësirë në skuadrën e Antonio Conte dhe italiani është i përgatitur që atë ta mbushë me Bakayoko, që ka qenë edhe cak i Manchester United.

Gjigantët e Premierligës duan anësorin e Leverkusen

Posted: 03 Jan 2017 01:17 PM PST

Manchester United dhe Arsenal janë ndër skuadrat e Premierligës të interesuara për të transferuar Julian Brandt e Bayer Leverkusen.

Anësori shumë i vlerësuar është përcjellë edhe nga skautët e Tottenham dhe Everton në javët e fundit.

Përfaqësuesit e të katër skuadrave kanë qenë prezent në ndeshjen e fundit të kësaj pjese të edicionit në Bundesligë, mes Leverkusen dhe Koln.

Brandt, që ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar gjashtë asist në 22 paraqitje këtë edicion, ka kontratë që skadon më 2019.

Hollande viziton Tiranën: Për herë të parë një President francez në Shqipëri

Posted: 03 Jan 2017 01:11 PM PST

Vetëm pak muaj përpara përfundimit të mandatit të tij si President i Francës, Francois Hollande, do të vizitojë Tiranën me ftesë të Presidentit Bujar Nishani, i cili po ashtu do të jetë në javët e fundit të tij në krye të Presidencës.

Burime zyrtare nga institucioni i Presidentit të Republikës thanë për Top Channel se Hollande pritet të vizitojë Tiranën në datë 3 Mars.

Po të njëjtat burime nuk kanë dhënë detaje te tjera, pasi agjenda është ende në diskutim mes dy kabineteve. Por e vetmja gjë që kanë konfirmuar është se veç vizitës me Nishani, Hollande do të takohet dhe me Kryeministrin Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Kjo është hera e parë që një Presidenti i Francës viziton Shqipërinë.

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi temat e diskutimit, mësohet se ato do të jenë të fokusuar tek marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe te situata e sigurisë në botë.

Testi që zbulon nëse keni probleme me zemrën

Posted: 03 Jan 2017 01:00 PM PST

Nëse doni të dini për shëndetin e zemrës suaj atëherë është një metodë e thjeshtë e cila do t'ju ndihmojë të dalloni nëse keni probleme me zemrën apo jo.

Kjo gjë do t'ju ndihmojë të parandaloni sulmet që mund të keni në zemër.

Studimet e fundit thonë se njerëzit të cilët janë mjaftueshëm elastikë sa për të kapur gishtat e tyre të këmbës kanë një zemër të fortë dhe të shëndetshme.

Testimi kryhet në këtë mënyrë:

Fillimisht uluni në dyshemenë tuaj dhe shtrini këmbët, më pas provoni që të kapni majat e gishtave me duart tuaja.

Nëse ju mund të kapni gishtat e këmbës me duar atëherë ju keni një zemër të shëndetshme.

Duhet ta dini se çelësi i një jete të shëndetshme nis nga shëndeti i organit kryesor të trupit të njeriut zemrës./revistashije

Kim rikthehet në rrjetet sociale (FOTO)

Posted: 03 Jan 2017 12:55 PM PST

Kim Kardashian më në fund është rikthyer në rrjetet sociale!

36 vjeçarja postoi një fotografi në Twitter dhe në Instagram, ku shihet së bashku me familjen e saj.

Kim postoi foton me Kanye dhe fëmijët North dhe Saint, transmeton Klan Kosova.

Personaliteti televiziv ka qëndruar larg syve të publikut tash e një kohë të gjatë, pasi u përball me një grabitje të tmerrshme në Paris, në muajin tetor të vitit që lamë pas.

Mirë se vjen Kim!

family

A photo posted by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Chelsea do asin e West Ham

Posted: 03 Jan 2017 12:50 PM PST

Chelsea është duke e përcjellë me kujdes anësorin e West Ham, Michail Antonio.

Antonio Conte është i impresionuar nga paraqitjet e jashtëzakonshme të 26 vjecarit këtë edicion, duke luajtur në disa pozita në fushë.

Aftësia e Antonio për të luajtur në pozita të ndryshe është plus i madh për Blutë, që luajnë me formacionin 3-4-3 dhe mund të shfrytëzonin aftësitë e tij sulmuese.

Bill dhe Hillary Clinton marrin pjesë në inaugurimin e Trump

Posted: 03 Jan 2017 12:49 PM PST

Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton dhe kandidatja demokrate për president, Hillary Clinton do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, më 20 janar 2017.

Lajmin e ka konfirmuar CNN duke thënë se Clinton e cila humbi zgjedhjet për Presidente të SHBA-ve, do të jetë e pranishme në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri, transmeton Klan Kosova.

Ngjarja do të zhvillohet më 20 janar, 2017.

 

Mourinho vendos për Martial

Posted: 03 Jan 2017 12:16 PM PST

Manchester United do të refuzojë të gjitha ofertat e Sevilla dhe West Ham për Anthony Martial në janar.

Francezi nuk ka qenë i rregullt sa do të donte nën urdhrat e Jose Mourinho dhe mund të kërkojë ambient tjetër.

Sevilla dhe West Ham janë duke e përcjellë me vëmendje situatën e sulmuesit, por duket se Mourinho nuk do ta lejojë largimin e tij.

Fotografi mahnitëse të disa vendeve të braktisura (FOTO)

Posted: 03 Jan 2017 12:00 PM PST

Ka vende në botë të cilat qeniet njerëzore i kanë braktisur kohë më parë, transmeton Klan Kosova.

Madje ka disa prej tyre që janë të frikshme por edhe interesante.

Ne ju sjellim shumë imazhe të vendeve të tilla që na ndihmojnë të mendojmë për të ardhmen e botës sonë, mbi të gjitha të ndajmë me ju bukuritë misterioze të këtyre vendeve të braktisura.

Hidhni një sy – dhe vlerësojini vetë.

Thjesht mahnitëse!

388905-12523751_230448717287928_455745032_n-1000-5228afe8bd-1476456325 389005-12519210_1554329694892071_1143528581_n-1000-49d6048cf8-1476456325 389055-12292687_1674897182724730_1495725658_n-1000-6539bcb242-1476456325 389105-12269818_719636504837294_1068195729_n-1000-93b60f22ba-1476456325 389155-10349822_1666356013643006_368117866_n-1000-638b960bc0-1476456325 389205-klub-diskoteka-pult-razgrom-1000-036b0128a0-1476456325 389305-e369282c7e7b20bb2bdfb6e4536da8b5-1000-49a8a1846f-1476456325 389355-el-hotel-del-salto-tequendama-falls-colombia-jpg-rend-tccom-1280-960-1000-d9c1ca8547-1476456325 389455-12237025_1526609507655034_1167491988_n-1000-c863e89b09-1476456325 389505-1799615_191331257872452_1260454281_n-1000-63c5ebf443-1476456325 389555-10860219_1131482223534656_1683655383_n-1000-1c1e516d9f-1476456325 389605-11326029_1482371602083600_1672986353_n-1000-26ae8f4b83-1476456325 389655-11199470_877347988967126_518952826_n-1000-fecb990913-1476456325 389705-11311602_425548844316859_1221354841_n-1000-97da2a5b5f-1476456325 389755-12093612_1054794981238398_1195465068_n-1000-a062d2bf34-1476456325 389805-11377845_403930436483670_982452018_n-1000-48cb803c37-1476456325 389855-11355047_727361784062459_1946135031_n-1000-3bc5a61e01-1476456325 389905-12070598_479906572180279_2028847974_n-1000-be652396e5-1476456325 389955-11899511_432002197001314_1784242286_n-1000-a39039f332-1476456325 390005-11875464_490295604465488_1433460398_n-1000-fad50c26da-1476456325 390055-11809833_1674722046078012_1746799846_n-1000-9485252856-1476456325 390105-11324325_523565307799250_1847611748_n-1000-7caabebe00-1476456325

Për çfarë bisedoi Carrie Fisher me motrën, para se të vdiste?

Posted: 03 Jan 2017 12:00 PM PST

Motra e Carrie Fisher, Joely Fisher zbuloi detajet e bisedës së tyre të fundit para udhëtimit të saj në Londër, Angli. Carrie fillimisht pësoi infarkt gjatë udhëtimit nga Londra për në Los Angeles, dhe në fund të fundit u nda nga jeta para Vitit të Ri, transmeton Klan Kosova.

"Ne biseduam në lidhje me moshën", ka thënë Joely. "Biseduam edhe në lidhje me fëmijët, kemi biseduar për nënat tona të brishta".

Aktorja e njohur ndërroi jetë më 27 dhjetor në moshën 60 vjeçare.

E ardhmja e paqartë e Pepe

Posted: 03 Jan 2017 11:55 AM PST

Pepe u ka treguar zyrtarëve të Real Madrid se do që të nënshkruajë kontratë të re që do ta mbajë në Santiago Bernabeu deri në fund të karrierës.

Portugezi ka regjistruar paraqitje të mira në mungesë të kapitenit të skuadrës, Sergio Ramos.

Dhe 33 vjecari ka thënë se do të mbetet në Bernabeu deri në fund të karrierës, nëse i ofrohet kjo mundësi.

"Jam i qetë. Dua që ta ndihmoj Madridin, skuadrën që dua".

"Shpresoj që klubi të më thërrasë për kontratë të re. Qëllimi im është të pensionohem këtu".

Vermaelen asesi t’u shmanget lëndimeve

Posted: 03 Jan 2017 11:29 AM PST

Thomas Vermaelen do të jetë nën kujdesin ditor të mjekëve të Roma pasi testet e fundit vërtetuan një dëmtim në këmbën e majtë.

Vermaelen deri tani ka regjistruar vetëm tre paraqitje në Serie A.

Belgu u përjashtua në minutën e 41-të të debutimit të tij tek Roma, ndaj Porto, në gusht, pas një ndëryrje të ashpër në Andre Silva.

Roma ka katër pikë më pak se lideri Juventus, por ka edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Lista Serbe kërcënon Isa Mustafën (VIDEO)

Posted: 03 Jan 2017 11:24 AM PST

Ditën e shtetësisë së Serbisë, 15 shkurtin, serbët në Kosovë këtë vit mund ta presin me një festë të madhe.

Përfaqësuesit e tyre politik kanë paralajmëruar aktin e themelimit të Asociaconit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Për këtë veprim të njëanshëm Lista Serbe ka i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës në rast se këta të fundit nuk ndërmarrin hapa konkret për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe.

E këto kushtëzime janë të papranueshme për ekzekutivin kosovar.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryemnistrit kosovar, megjithatë thotë se institucionet kanë detyrim krijimin e Bashkësisë së Komunave, por se puna nuk nis pa kthimin e Listës Serbe në kuvend e qeveri.

I  menjëherëshm ka qenë regimi i Listës serbe. Në një letër derguar Klan Kosovës, shefi i saj Slavko Simiq, thotë, se ata nuk e pranojnë këtë arsyetim qeveritar.

Sipas tij s’ka kurrëfarë lidhje mes kthimit të Listës në institucione dhe formimit të AKS-së. Simiq ka shtuar se qeveria e Isa Mustafës duhet të punojë me ekipin menaxhues dhe OSBE-në për të shkruar statutin e AKS-së.

Për këtë shkak Simiq ka shtuar se nuk i pranojnë më arsyetimet.

Në krejt këtë plan të ri të shpalljes së njëanshme të  themelimit të Asociaconit,deri në mes shkurt ,në rast se këtë nuk e bënë Qeveria e Kosovës, serbët e këtushmë , kanë marrë mbështetje nga Krerët e shetit të Serbisë.

Kronikë e Besnik Tahirit.

Haradinaj: Ky do të jetë viti i ndryshimeve (VIDEO)

Posted: 03 Jan 2017 11:23 AM PST

Vitin që sapo e lamë pas e konsideron të dështuar.

Prandaj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Ekonomiaonline, tha se 2017 duhet të jetë vit i ndryshimeve.

Sipas tij, kjo mund të bëhet vetëm përmes votës së qytetarëve.

Në këto zgjedhje, partia e tij do të garonte në koalicion me Nismën për Kosovën, ndërsa janë në bisedime edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit e disa parti të tjera të vogla, por assesi me PDK dhe LDK.

Sa i përket idesë së kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për një tryezë politike për arritjen e konsensusit politik për temat e mëdha, Haradinaj, ka thënë se është vonë për diçka të tillë, pasi sipas tij, shteti i Kosovës tashmë është lënduar nga marrëveshjet dhe bisedimet e dëmshme të koalicionit qeverisës.

Ai e mohoi se opozita është fajtore që kosovarët ende nuk mund të lëvizin pa viza në shtetet e zonës shengen.

Kritika të mëdha pati edhe për presidentin e vendit, Hashim Thaçi, që sipas tij, ishte figura që nuk e bashkoi, por e ndau vendin.

Sipas tij, për Thaçin do të ketë edhe telashe të tjera në ushtrimin e postit që ka nga pranvera që vjen, duke mos dhënë detaje nëse këtu po fliste për fillimin e ngritjes së aktakuzave të para nga Gjykata Speciale.

Por, Haradinaj tha se problem për funksionimin e të gjitha institucioneve do të jetë edhe Raporti i Progresit, i cili sipas tij, e vlerëson shumë dobët gjendjen e rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit që është kthyer në fenomen, dhe aspekte të tjera në Kosovë.

Kronikë e Kosovë Gjocit.

Banorët e Kodrës së Trimave, në hall me rrymën (VIDEO)

Posted: 03 Jan 2017 11:19 AM PST

Banorët e Kodrës së Trimave në Prishtinë kanë një problem tash e disa vite. Ata e kanë rrymën e dobët dhe po u dëmtohen pajisjet elektrike.

KEDS-i kishte provuar ta rregullojë këtë problem, por nuk ia doli, sepse nuk kishte ku ta vendoste trafon e re.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Enis Reçica.

Aeroporti i Gjakovës drejt shkatërrimit (VIDEO)

Posted: 03 Jan 2017 11:17 AM PST

Qentë endacak janë rojet e vetme të aeroportit të Gjakovës.

Mbi 30 milionë euro investime nga KFOR-i italian, prej të cilave rreth 9 milionë euro pajisje i janë lënë në përkujdesje të këtyre kafshëve.

Kryeshefja e aeroportit, Vlora Gojani, është e sigurt se ky problem me rojat e sigurimit do të zgjidhet shumë shpejt. Këtë ia tha televizionit nëpërmjet telefonit.

Megjithatë, gjatë ditës së martë kur ekipi i Klanit ishte në aeroport nuk kishte asnjë pjesëtarë të policisë e as nuk kishte fluturake të KFOR-it mbi këtë objekt të rëndësisë së veçantë. Gojani mungesën e tyre e arsyetoj me pushimin e festave.

Edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka informata që shumë shpejt do të gjendet zgjidhje për këtë problem.

Kusari edhe më herët ka bërë thirrje që ky aeroport të rifunksionalizohet e të mund të përdorej për nevoja të ndryshme.

Kronikë e Halil Berishës.

 

Një trup i pajetë nxirret nga lumi Vardar

Posted: 03 Jan 2017 11:08 AM PST

Gjate ditës së sotme rreth orës 13:30 ekipe të MPB kanë nxjerrë nga ujërat e lumit Vardar një trup të pajetë. Paraprakisht nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me identitetin e viktimës, as si ka ndodhur vdekja.

Pas kryerjes së autopsisë do të dihet nëse vdekja është shkaktuar nga dhuna apo është një fatkeqësi./albeu

Related Posts :