Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Klan Kosova : “Sulmi i tmershëm që ndodhi mbrëmë në Stamboll përmes fotografive” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Sulmi i tmershëm që ndodhi mbrëmë në Stamboll përmes fotografive” plus 24 more


Sulmi i tmershëm që ndodhi mbrëmë në Stamboll përmes fotografive

Posted: 01 Jan 2017 02:00 PM PST

Gjatë ndërrimit të moteve mbrëmë në Stamboll 39 persona janë vrarë dhe 69 janë plagosur në një sulm terrorist në klubin e natës Reina, transmeton Klan Kosova.

Raportohet se në klub kanë qenë rreth 700 njerëz, ndërsa disa prej tyre kanë kërcyer në lumin e Bosforit për të shpëtuar.

BBC sjellë disa foto pas sulmit të përgjakshëm.

Sisters of Elias Wardini, Lebanese man killed in Istanbul attack, mourn at their house in Beirut on 1 January 2017

Çfarë ndodhi me Mariah Carey mbrëmjen e Vitit të Ri? (VIDEO)

Posted: 01 Jan 2017 02:00 PM PST

Këngëtarja e njohur, Mariah Carey ka përmbyllur vitin 2016 me një performancë e cila u konsiderua “shumë e keqe”, transmeton Klan Kosova.

Carey teksa po këndonte para miliona njerëzve natën e ndërrimit të moteve në Times Square në New York kishte problemet teknike të cilat bënë që zëri i saj të ishte komplet jashtë ritmit të këngës.

Këngëtarja u përpoq të qetësonte turmën duke thënë se po bënte maksimumin për të kaluar bukur.

“E pra gëzuar Vitin e Ri”, tha ajo.

Shikoni më poshtë videon e publikuar nga ky moment:

Këshillat e blogeres për rregullimin e vetullave (VIDEO)

Posted: 01 Jan 2017 02:00 PM PST

Çdo femër do të donte të dukej perfekte në takimet e saj.

Por jo të gjitha arrijnë perfeksionin. Shumica e femrave nuk kanë vetulla siç do t'i dëshironin ato, ndërkaq ato kanë rëndësi të madhe për dukjen tonë, sepse në tërësi mund të ndryshojnë shprehjen e fytyrës sonë.

Blogerja Laura Lee, vendos pirunin për t’i vizatuar vetullat që të duken perfekte.

 

Si ta largoni alkoolin nga trupi pas festës?

Posted: 01 Jan 2017 01:30 PM PST

Festat e fundvitit po përfundojnë, keni ngrënë dhe pirë mjaft dhe do të dëshironit që t'i ktheheni mënyrës së shëndetshme të jetës.

Me këto pesë këshilla të thjeshta filloni me pastrimin edhe të jashtëm edhe të brendshëm të organizmit tuaj që tani!

Për të bërë drejt dhe plotësisht detoksifikimin e organizmit tuaj, është e nevojshme të veproni edhe nga jashtë edhe nga brenda. Nuk keni nevojë të prisni fillimin e vitit të ri për fillim të freskët.

Këto pesë këshilla të thjeshta dhe funksionale filloni t'i praktikoni menjëherë!

1. Fërkojeni shtresën sipërfaqësore të lëkurës

Me fërkimin e shtresës sipërfaqësore të lëkurës me brushë të zakonshme do të ndihmoni shpejtimin e qarkullimit të gjakut, gjë që do të përmirësojë dukjen e lëkurës suaj. Për fytyrë lirisht mund të përdorni edhe maskë pilingu. Parimi është i tillë që me brushë trupi në të thatë fërkojeni lëkurën tuaj çdo ditë. Në këtë mënyrë do të keni lëkurë të shëndetshme dhe të shndritshme, por njëkohësisht edhe do të përshpejtoni procesin e eliminimit të toksinave nga organizmi.

2. Ujë, ujë, ujë…

Pastrimi i brendshëm kërkon zvogëlimin e ushqimit kalorik dhe të yndyrshëm, por edhe alkoolin. Për fillim, ditën do të duhej ta fillonit me një gotë ujë të vakët me lëng të freskët të një limoni. Ta filloni mëngjesin me këtë pije tashmë të verifikuar është veprimi më i mirë në çdo detoksifikim. Veç kësaj, nuk kërkon kurrfarë mundimi të madh dhe pikërisht për këtë shkak është i përsosur për fillim, të cilin mund ta praktikoni që tani.

3. Pemët si përbërës kryesorë të menysë

Jepni trupit tuaj pushim nga ushqimi i rëndë dhe i yndyrshëm, duke përfshirë edhe mishin, pa të cilin asnjë festë nuk mund të kalojë. Gjatë kohës së detoksifikikimit në menynë tuaj duhet të jenë probiotikët, smoothi, supat e perimeve të gatuara në shtëpi dhe natyrisht – perimet. Për një kohë të shkurtër menyja juaj le të jetë e përbërë nga perimet e gjelbra – lulelakra, spinaqi, sallatat…

4. Hidhni vajra eterikë në vaskën tuaj

Qitni 6-8 pika vaj eterik (më i mirë është vaji i limonit) në vaskën tuaj në mënyrë që të nxisni detoksifikimin e efektshëm. Pas dushit mund të merrni 2-4 pika të të njëjtit vaj për masazhin tuaj të detoksifikimit.

5. Ushtrimet trupore

Edhe pse janë të fundit në listë, me siguri nuk janë më pak të rëndësishme. Ushtrimi trupor është ai faktori x i cili, pikërisht tërë detoksifikimin do ta bëjë më të suksesshëm. Nëse nuk jeni në ndonjë formë të kënaqshme, për fillim shëtisni apo mësoni se çfarë të mirash ju sjell – joga!

Megjithatë, Arsenal e do Wilshere

Posted: 01 Jan 2017 01:23 PM PST

Arsenal do t'i ofrojë kontratën e re yllit, Jack Wilshere para afatit të janarit, shkruan The Sun.

The Gunners e çuan në huazim anglezin te Bournemouth nga fillimi sezonit në mënyrë që ai të ketë hapësirë më të madhe të luajë.

Wenger beson se Wilshere edhe pse u përball me shumë lëndime mund të luftojë për një vend në formacionin e parë.

Ani pse do t'i ofrohet kontrata e re, Jack do të mbetet në Bournemouth deri në fund të sezonit./Klan Kosova/

Njerëzit e thjeshtë që ngjasojnë me të famshmit (FOTO)

Posted: 01 Jan 2017 01:00 PM PST

A e keni menduar ndonjëher se diku në botë ekziston një person që është shumë i ngjashëm me ju?

Shanset janë të shumta pasi shumica prej nesh kemi një person i cili na ngjan shumë, por ne nuk dimë asgjë rreth tij.

Të famshmit janë më me fat në këtë drejtim pasi e tërë bota e di si duken ata, transmeton Klan Kosova.

Shikoni më poshtë disa nga këta njerëz të zakonshëm që ngjajnë si dy pika uji me të famshmit botërorë:

Jennifer Lopez

Harry Styles

Christian Bale

Benedict Cumberbatch

Cara Delevingne

Ryan Gosling

Rihanna

Maisie Williams

Taylor Swift

Morgan Freeman

George Clooney

Emma Watson

Klubi kinez 80 milionë për Costa

Posted: 01 Jan 2017 12:35 PM PST

Sulmuesi Diego Costa është duke e mbajtur në krye të Premier League sivjet skuadrën e Chelsea.

Ai ka qenë vendimtar me golat e tij që klubi që drejton Conte të fitojë 13 ndeshje radhazi.

Por për spanjollin është duke shfaqur interesim klubi kinez, Tianjin Quanjian.

Ata madje gati që të paguajnë në dorë 80 milionë funta vetëm që ta bindin klubin ta lë të lirë të largohet./Klan Kosova/

Murtezaj: Viti 2017 do të jetë i mirë për Kosovën

Posted: 01 Jan 2017 12:28 PM PST

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka thënë se shtetësia e Kosovës ka shënuar progresin e vet, transmeton Klan Kosova.

"Urgjentisht, janë të nevojshme vendim-marrje dhe strategji komunikimi që japin rezultatet jetike për Kosovën", ka shkuar Murtezaj në llogarinë e tij në Facebook.

Në vitin 2017 sipas tij duhet të lihen anash interesat personale dhe duhet vënë para ato nacionale.

Sipas tij ky vit do të jetë i mirë për vendin.

Ky është postimi i plotë i Murtezajt:

"1 janar 2017

Shtetësia e re e Kosovës ka shënuar progresin e vet.
Në mes të këtij suksesi, shtetësia e porsalindur, megjithatë ka sfidat e veta. Në këtë situatë, është e pamundur për të marr vlerësimin përfundimtar të saktë t ëvlerës së ndërtuar tanimë. Më reale është, fakti që në mënyrë të vazhdueshme jemi nën përshtypjen (legjitime) që duhet avancuar më shumë, që duhet ecur më shpejt.

Që kjo të ndodh, janë të kërkuara kristalizime të mëtejme, urgjente, mbi atë se cilën punë duhet kryer më përpara se tjetrën. Urgjentisht, janë të nevojshme vendim-marrje dhe strategji komunikimi që japin rezultatet jetike për Kosovën.

Një numër i madh i konflikteve brenda politikës, por edhe shoqërisë dhe kulturës tonë, kanë ardhur në pah, për shkak të pritjeve divergjente nga të gjitha palët e mundshme. Në radhë të parë, dhe lidhur me, pritjet se çka do të bëhet me ne, si në të ardhmen e afërt, poashtu në afatgjatë. Kjo mund të quhej normale.

Por, normaliteti prishet, kur konflkti shpërndahet në çdo ‘qelizë’, dhe kur kapaciteti për të zgjidhur këto konflikte bëhet i pamjaftueshëm.
Këtu nuk është fjala vetëm për kapacitetet individuale, apo të lidershipit, por kapaciteti si tërësi kontigjente, apo 'potenciali në atmosferë' i nevojshëm, ku secila dhe secili nga ne, do mund ta përdornim për të krijuar vlerë që zgjat, në vend të konfliktit që zgjat.

Në vitin 2017, në vend të preferencave duhet vendosur për prioritetet e domosdoshme. Në vend të interesave personale duhet zgjedhur të adresohen interesat nacionale. Ndryshe, nuk do mund të quhej vit i ri.

Por, megjithatë, më mban fort besimi i bazuar që viti 2017, do jetë vit i mirë për Kosovën.

Gëzuar".

 

Blushi: Shqiptarët më të varfër dhe të pashpresë, 2017 është viti i “LIBRA”

Posted: 01 Jan 2017 12:14 PM PST

Deputeti Ben Blushi e cilëson vitin 2016 si të zymtë dhe më fatkeqësi të mëdha në botë, por edhe në Shqipëri.

Sipas deputetit të LIBRA-s, shqiptarët janë akoma më të varfër dhe më të pasigurt.

Blushi ka folur edhe për perspektivën e partisë më të re që ai drejton, për të cilën thotë se 2017 do të jetë viti i LIBRA.

Statusi në Facebook i deputetit Ben Blushi:

2017 VITI LIBRA

Të dashur miq,
Dua t'ju uroj një vit të mbarë dhe sa më shumë paqe, harmoni dhe mirëqenie për gjithë familjen e madhe LIBRA.
Ne, LIBRA-t kemi dy llogari me vitin që u mbyll dhe unë dua të ndaj me ju atë që mendoj për 2016.
Ky vit ishte edhe më i zymtë, më i vështirë dhe shumë më pesimist për Botën, por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi.
Gjatë 2016, konfliktet në Botë nuk u zbutën, viktimat nuk u pakësuan dhe terrorizmi nuk u ndal. Fëmijë, burra dhe gra të pafajshëm u masakruan nga krimi, nga etja për pushtet, por edhe nga varfëria dhe mjerimi që është sëmundja e pashpirt e shekullit tonë.
Shqipëria nuk bëri përjashtim nga pjesa tjetër e Botës.

Shqiptarët e mbyllën vitin 2016 edhe më të varfër, edhe më të pashpresë edhe më të pasigurt. Ata e dinë nga se kërcënohen, por nuk kanë ende mundësi të mbrohen. Shqiptarët e dinë nga se vuajnë, por nuk kanë mundësi të shërohen. Shqiptarët e dinë nga se sulmohen, por nuk kanë mundësi ta ndalin.

Varfëria dhe Pabarazia mbeten armiqtë që duhet të mposhtim gjatë vitit të ardhshëm dhe bashkë me to edhe mendimin se Shqipëria nuk bëhet.
Ne LIBRA-t besojmë se Shqipëria bëhet dhe do të bëhet.
LIBRA lindi nga kjo shpresë më 1 nëntor të vitit 2016, si një instrument i shoqërisë shqiptare në betejën e saj të gjatë me mjerimin, polarizimin, korrupsionin dhe pesimizmin.

Prej dy muajsh LIBRA jeton.
LIBRA nuk është me një ëndërr, por një gjendje. LIBRA nuk është një parti, por një bashkim. LIBRA nuk është një numër, por një shumicë. LIBRA nuk është një bindje, por një besim. LIBRA nuk është një aksion, por një lëvizje. LIBRA nuk është një frymë, por një frymëmarrje. LIBRA nuk është një frymëzim, por një pastrim. LIBRA nuk është një mendim, por një ide. LIBRA është një ide e pandërprerë për dije, për liri dhe barazi sociale. LIBRA ka lindur dhe do të jetojë në funksion të këtij qëllimi.

Dija është hapësira e saj, Liria është hapi i saj, dhe Ekuilibri është koha e saj.
Në ndjekje të Dijes, Lirisë dhe Drejtësisë LIBRA ekziston, merr frymë, vepron, mendon, ecën, vrapon, guxon dhe fiton.
LIBRA është pasuria jonë e përbashkët dhe e tillë do të mbetet.
Për shkak të LIBRA-s ne sot jemi më të pasur, jemi më optimistë dhe Shqipëria ka në dorë një mundësi që në të shkuarën nuk e ka pasur.
Jam i bindur se Viti 2017 do të jetë viti LIBRA.
Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë me bindjen se do ta ktheni LIBRA-n në mënyrë jetese!

Papa Françesku: Shoqëria po bëhet e ftohtë dhe pa dhembshuri

Posted: 01 Jan 2017 12:12 PM PST

Kreu i kishës katolike Papa Françesku, në mesazhin e tij të parë të vitit të ri të dielën foli për shoqërinë e cila po bëhet e “ftohtë dhe pa dhembshuri”.

Gjatë Meshës, të cilën e udhëhoqi në bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Françesku tha se ata që kanë “zemër narcizoide vuajnë nga disfata e gjërave që na lidhin dhe ndjenjën e përkatësisë në shoqëri”.

E pabesueshme: Arratiset nga burgu përmes hapësirës ku hyn ushqimi (VIDEO)

Posted: 01 Jan 2017 12:01 PM PST

Shumica e të burgosurve në botë, të cilët janë të dënuar për tërë jetën, mendojnë  se si të 'vjedhin" pak liri, duke provuar që të arratisen.

Një video nga Rusia tregon se si një 25 vjeçar ka ikur nga burgu.

Mënyra se si ai e ka bërë arratisjen është vështirë e besueshme. Ai doli nga hapësira e cila është në derë të qelisë e që është e dedikuar që përmes saj të burgosurit të marrin ushqimin.

Për më shumë shikojeni videon:

Dita e parë e 2017-ës (VIDEO)

Posted: 01 Jan 2017 11:51 AM PST

Mëngjesin e sotëm vetëm bina ishte një shenjë që në sheshin “Zahir Pajaziti” pati festë.

Mbeturinat u mblodhën në mëngjes, njofton Klan Kosova.

Por, probleme patën ata që dëshironin të udhëtonin me autobus jashtë Prishtinës.

Deri pas orës 13:00 nuk pati transport nga stacioni i autobusëve.

Kronikë nga Blerta Ahmeti

 

 

Mkhitaryan një pjesë e shkurtër, Giroud film i tërë (VIDEO)

Posted: 01 Jan 2017 11:50 AM PST

A ishte ky goli më i mirë i sezonit? Me rëndësi është se ky së paku u shënuar nga pozita e rregull.

Sidoqoftë edhe Henrikh Mkhitaryan mund ta bëjë këtë, por që Olivier Giroud dëshmoi se mund ta bëjë edhe më mirë, me një goditje 'Skorpjon" në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Në Twitter kanë ardhur reagimet e para për golin fantastik të francezit, ku thuhet se ai është goli më i mirë i sezonit.

Ai cilësohet si një prej golave më të mirë që janë shënuar ndonjëherë.

Por që ka edhe  të atillë që thonë se Giroud duhet ta fitojë Topin e Artë./Klan Kosova/

Moderatorja e njohur shqiptare festoi Vitin e Ri në Maldive (FOTO)

Posted: 01 Jan 2017 11:45 AM PST

Moderatorja e njohur shqiptare, Floriana Garo ka vendosur që të festojë Vitin e Ri shumë ndryshe, njofton Klan Kosova.

Përmes një foto që ka postuar në Instagram, Garo shihet me bikini buzë detit në Maldive.

Shikoni më poshtë si dukej moderatorja:

Happy New Year!😘 #beachvacation

A photo posted by Floriana Garo (@florianagaro) on

Happy New Year my friends!🎉🎉🎉 #maldives #happynewyear #albanian #celebration #grateful

A photo posted by Floriana Garo (@florianagaro) on

Kapet natën e Vitit të Ri hajduti i xhepave të autobusëve të Tiranës

Posted: 01 Jan 2017 11:44 AM PST

Një 33 vjeçar hajdut xhepash në autobusë është arrestuar pikërisht natën e ndërrimit të viteve, njofton Oranews.

Operacioni policor i koduar "Fundviti" bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Ervis Tako, 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Këtë aktivitet ky shtetas e kryente kryesisht tek stacioni i trenit në autobusat urbanë në Tiranë.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë më datë 31.12.2016 tek ish stacioni i trenit, ku dyshohet ti ketë vjedhur në autobuz, shtetasit A. M, vlerën monetare, të 40.000 lekë" informon policia  

Policia thotë se  këtij shtetasi, i është arritur ti dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i tre vjedhjeve të tjera në autobusë

Një person humb syrin nga fishekzjarret natën e ndërrimit të moteve (VIDEO)

Posted: 01 Jan 2017 11:37 AM PST

As ky Vit i Ri nuk kaloi pa lëndime nga mjetet piroteknike, njofton Klan Kosova.

Një person e humbi syrin për shkak të pakujdesisë gjatë ndezjes së fishekzjarrëve, e shumë të tjerë lënduan rëndë ekstremitetet.

Policia thotë se nuk pati incidente serioze gjatë natës së mbrëmshme.

Kronikë nga Valon Rashiti

Si e festoi bota Vitin e Ri? (VIDEO)

Posted: 01 Jan 2017 11:27 AM PST

Spektakle të jashtëzakonshme me mjete piroteknike pati në metropolet botërore.

Në Dubai ato u ndezën nga ndërtesa më e lartë në botë.

Shikoni më poshtë këë përmbledhje të përgatitur nga Rejhane Selimi

 

 

Ndërron jetë në moshën 92 vjeçare veterania e arsimit Melihate Deva (FOTO)

Posted: 01 Jan 2017 11:26 AM PST

Veterania e arsimit, Melihate Deva është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, mëngjesin e 1 janarit 2017, transmeton Klan Kosova.

Melihate Deva ishte mësuesja e parë e shkollës shqipe në Mitrovicë, e cila arsimoi dhe edukoi shumë breza.

"Mësuesja Melihate Deva ka bërë një jetë të vështirë burgjesh e tragjedish familjare. U lind në Mitrovicë në vitin 1924, në një familje patriotike dhe arsimdashëse. Fëmijërinë dhe rininë e saj e kaloi në vendlindje, në Mitrovicë", thuhet në një komunikatë.

"Ishte njëra ndër femrat e para të qytetit të Mitrovicës, që para Luftës së Dytë Botërore kishte mbaruar shkollimin fillor dhe të mesëm".

"Meqë në periudhën midis dy luftërave botërore nuk ka pasur shkolla në gjuhën shqipe, Deva u shkollua në gjuhën serbe. Më 1942 ndoqi edhe kursin pedagogjik në Prishtinë. Pas kësaj menjëherë u emërua mësuese në shkollën fillore "Skënderbeg", ku punonin edhe Lina Shkreli, Bedri Gjinaj, Ali Gaxha, Jorgji Shuteriqi, Gjon Kabashi e Zehra Zhubi".

Kontributi i saj në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri, sidomos në përfshirjen e femrave shqiptare të këtij mjedisi në shkollë, ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Pas Luftës së Dytë Botërore u emërua mësuese në Gjakovë, por shpejt organet e OZN-së e burgosën për shkak të veprimtarisë së saj arsimore, kulturore e patriotike në Mitrovicë dhe në rrethinë. U lirua nga burgu me "urdhër" që të vazhdojë të punojë në shkollat shqipe të organizuara nga pushteti i ashtuquajtur "popullor".

"Gjithnjë ishte e përcjellë dhe mbahej në shënjestër të organeve të pushtetit komunist. Sërish e arrestuan dhe e dënuan, por tash edhe për "fajet" politike të bashkëshortit të saj, Nevruz Nura".

"Pas lirimit të tij nga burgu, u shpërngulën në Gjilan, ku Melihatja punoi mësuese e punëtore në Shkollën e Amvisnisë. Në vitin 1958, u vendosën në Prishtinë. Aty punoi edukatore në foshnjoren e qytetit derisa u pensionua".

"Ajo do të mbetet ikonë e shkollës dhe e arsimit shqip në Kosovë e më gjerë. Vlerësimi dhe falënderimi për punën dhe sakrificën e saj është bërë në mënyrë institucionale. Me dekretin nr. 811 të dt. 11 prill 1994, presidenti i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, e dekoroi Melihate Devën për meritat në hapjen e shkollave shqipe në Shqipërinë Veriore jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar (në vitet 1941-1944)".

"Ndërsa, më 7 mars 2013, nga presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Melihate Deva-Nura u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritës për kontributin e dhënë në emancipimin e gruas shqiptare përmes arsimimit dhe edukimit të saj", mbaron komunikata.
devadeva1

Shumë pak qytetarë pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës (VIDEO)

Posted: 01 Jan 2017 11:20 AM PST

Numër i vogël i qytetarëve e pritën Vitin e Ri edhe në sheshet e Prishtinës.

Ata nuk i nxori nga shtëpitë as koncerti i organizuar me këtë rast, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Mejreme Gashi

 

Në Ferizaj “Viti i Ri” e priti kryetarin Muharrem Sfarqa! (VIDEO)

Posted: 01 Jan 2017 11:15 AM PST

Qyteti është i zbukuruar.

Por, të pakët janë ata që kanë dal të festojnë në qendër të Feizajt.

E këtu rreth një bredhi me lartësi më të gjatë se vetë objekti i Komunës, ishin mbledhur një numër jo dhe aq i madh qytetarësh, njofton Klan Kosova.

Me të shënuar ora 24:00, këta veçse filluan ndezjen e fishekzjarrëve.

E fishekzjarrët e organizuara nga Komuna, po e presin urdhrin e Kryetarit Muharrem Sfarqa.

Me të ardhur ky, dhjetë minuta pas orës zero-zero, ato u ndezën.

Ky, e fotografoi  këtë moment, derisa vonesën e tij në shesh po e arsyeton me vizita të tjera.

Kronikë e gazetarit Enis Reçica.

Kështu u prit viti i ri në Prizren (VIDEO)

Posted: 01 Jan 2017 11:13 AM PST

Qendra e Prizrenit ishte bërë gati për të pritur ndërrimin e motmoteve.

Mirëpo, numri i njerëzve që kishin zgjedh ta presin fillimin e vitin e ri në këtë vend ishte më i vogël se vitet e kaluara, njofton Klan Kosova.

Por, në mesin e tyre kishte edhe turistë të huaj.

E në orën 12 qielli u ndriçua. Kontribut për këtë dhanë edhe fëmijët.

Krismat nuk i sollën telashe kameramanit të Klan Kosovës. Por, jo të gjithë i kishin në qejf mjetet piroteknike.

Familja, për shumë qytetarë të Prizrenit, ishte edhe zgjedhja e parë për të festuar.

Kjo natë kishte kaluar pa incidente të mëdha.

Kronikë e gazetarit Halil Berisha.

Familjen Haziri nga Zborci i Shtimes, viti i ri e gjen me shtëpi (VIDEO)

Posted: 01 Jan 2017 11:10 AM PST

Atë që e humbi në fillim të vitit 2016, po i kthehet në sekondat e para të 2017.

Në këto momente për herë të parë po ndezën dritat edhe në shtëpinë e Milazim Hazirit, njofton Klan Kosova.

E shtëpia ku banonte kjo familje nga Zborci i Shtimës, më 10 shkurt u dogj si pasojë e energjisë elektrike.

Tani këtu po festohet.

E kryefamiljari ka vetëm fjalë miradije ndaj gjithë atyre që e ndihmuan.

Rreth 16 mijë euro u  mblodhën për ndërtimin e kësaj shtëpie. Derisa, familja ka paraqitur padi ndaj KEDS-it, pasi që e shohin fajtor për djegien e shtëpisë së vjetër.

Kronikë nga gazetari Enis Reçica.

 

2017-ta, fillim i ri për familjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Gazmend Tali (VIDEO)

Posted: 01 Jan 2017 11:08 AM PST

Është mikpritës kur i shkojnë mysafirët në banesë.

Madje edhe në natën e vitit të ri ish-pjesëtari i UÇK-së Gazmend Tali nuk e mbyll derën e banesës së rinovuar.

Ende nuk është bërë një muaj që kur ishte ekipi i Klan Kosovës për të raportuar për kushtet e vështira në të cilën jetonte kjo familje.

Kjo kronikë nxiti menaxherët e dy kompanive, Veding dhe Elkos, që të ndajnë fonde për ta rinovuar banesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, njofton Klan Kosova

Kryefamiljari, tregon për momentin e parë kur e mori vesh që do t'i ndryshojë jeta.

Por, në natën e parë në banesën e re, veç festimit për të e për ardhjen e vitit të ri, Gazmend Tali, ka përgatitur edhe një befasi.

Tërë këto gëzime, zonjës së shtëpisë po ja bëjnë vit që të mbahet mend.

Kronikë nga gazetari Halil Berisha.

 

 

Dimitriev i dërgon mesazh ngushëllimi kryeministrit turk

Posted: 01 Jan 2017 11:07 AM PST

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev dërgoi mesazh ngushëllimi deri tek kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım me rastin e sulmit terrorist në një klub nate në Stamboll ku humbën jetën 39 persona, raporton AA.

“Lajmi për aktin e tmerrshëm terrorist i cili ndodhi në Stamboll më ka tronditur dhe më ka shqetësuar thellë. Duke e dënuar këtë akt të terrorit Ju lutem pranoni ngushëllimet e thella dhe përcillni deri te familjet të viktimave. Qytetarët e Maqedonisë janë me qytetarët e Turqisë në këtë moment të vështirë”, tha Dimitriev.

Maqedonia dhe Turqia, potencoi ai, qëndrojnë bashkë me tërë bashkësinë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit i cili paraqet kërcënim global për njerëzimin i cili duhet patjetër të mposhtet.

Princesha Anne flet për shëndetin e Mbretëreshës

Posted: 01 Jan 2017 11:06 AM PST

Mretëresha Elizabeth është duke u ndjerë më mirë, ani pse mungoi në meshën e Ditës së Vitit të ri në Sandringham, ka thënë e bija e saj, Princesha Anne, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Priencesha Anne foli para dashamirëve jashtë kishës, pasi ndoqi meshën bashkë me babain e saj, princin Philip, vëllain – Princin Edëard dhe anëtarët tjerë të familjes mbretërore.

Pallati i Buckingham ka thënë se Mbretëresha është duke u rikuperuar nga një ftohje e rëndë.

Mungesa në kishë është thënë se ka qenë një masë parandaluese në mot të ftohtë dhe me lagështi dhe se nuk ka pasur vend për shqetësim.

12 ditë më pas është bërë me dije se Mbretëresha dhe Duka Edinburgh kanë pësuar ftohje të thellë ku dhe kanë anuluar planet e tyre për të udhëtuar në Sandringham më 21 dhejtor.

Related Posts :