Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Klan Kosova : ““Të kërkohet lirimi i pakusht i Ramush Haradinajt”” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : ““Të kërkohet lirimi i pakusht i Ramush Haradinajt”” plus 24 more


“Të kërkohet lirimi i pakusht i Ramush Haradinajt”

Posted: 05 Jan 2017 03:15 PM PST

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në llogarinë e tij  në Facebook ka shkruar se duhet të kërkohet lirimi i pakusht i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga paraburgimi në Francë.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

Kryetari i Prishtinra se të merremi me konspiracione, mundemi me u marr me fakte
1. Serbia e konsideron Kosoven pjese të saj
2. Serbia ka ngritur qindra aktakuza ndaj shqiptarëve për krime lufte
3. Serbia lufton dhe lobon në mënyre aktive kundër Kosoves në çdo forum e institucion
4. Kosova ka formuar gjykate speciale vetëm për krimet e UÇK dhe i ka ngritur shumë pak akuza për krimet e Serbisë në Kosovë.
5. Hashim Thaçi thotë se shqiptarët kanë vrarë dëshmitarë dhe përulet tërë kohen para mbishkrimeve ku flitet për terorristët shqiptarë dhe ata të NATOs
6. Isa Mustafa akuzon Ramushin për vrasje në liqe të Radoniqit
7. Qeveria arreston, akuzon dhe mban në burg padrejtësisht të gjithë ata që e kundërshtojnë Serbinë dhe i nënshtrohet Serbisë në çdo kërkesë
8. Edita flet për fitore në bisedime, sigurisht e ka fjalen për fusnoten, bashkimin e Mitrovices e deri te kodi gjeografik.

Prandaj, mos të shtirremi se nuk e kemi njohur këtë Serbi. Mos të shtirremi se nuk po i njohim Hashimin Isen e të tjerët. Kur po ndodhin arrestimet si kjo e Ramushit po na kujtohen të gjitha dhe po bëhemi radikal por problemin e kemi në përfaqësim e jo në konspiracion.

– Te ndërpriten bisedimet me Serbine!
– Të mblidhet Kuvendi dhe ta votojë rezoluten e reciprocitetit politik e ekonomik ndaj Serbise qe e ka propozuar VV vite më parë!
– Te votohet rezoluta e kushteve për bisedimet me Serbinë e propozuar nga VV vite më parë
– Të votohen pa kushte ndryshimet në interes të Kosovës sic është krijimi i ushtrisë
– Të kërkohet lirimi i pakusht i Ramush Haradinaj nga paraburgimi në Francë.

Pas shtatë vitesh bie borë në bregdetin e Shqipërisë (FOTO)

Posted: 05 Jan 2017 03:10 PM PST

Pas shtatë vitesh në qytetin bregdetar të Kavajës kanë filluar reshjet e borës pas temperaturave të ulëta.

Në fotografitë e siguruara nga Klan Kosova mund t’i shihni palmat të cilat janë mbuluar me borë.

Shikoni më poshtë disa nga këto fotografi të realizuara në qytet:

download

15934225_10210682071315157_528536134_o

Bora bllokon verilindjen e Shqipërisë – Policia: Mos udhëtoni natën

Posted: 05 Jan 2017 02:54 PM PST

Rruga e Kombit, mbetet segmenti problematik për udhëtimin me automjete, për shkak se reshjet e dëborës janë shtuar gjatë mbrëmjes së të enjtes  në  Shqipëri. Pjesa më problematike është pas tunelit të Thirrës, ku bora po arrin në 60 cm trashësi.

Ministri i Transporteve Sokol Dervishi bëri me dije se nëse situata mbetet e njëjtë qarkullimi në këtë rrugë do të pezullohet.

Ndërkohë moti i keq ka shkaktuar probleme në rrugët e zonave të tjera veriore të vendit. Disa lagje ne qytetet e Kukësit dhe të Lezhës kane mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimeve në rrjet.

Ndërkohë që një punonjës i OSHEE ngriu në një nga shtyllat e tensionit të lartë ne Kukës si pasojë e ngricës. Ai u dërgua në spital ku është jashtë rrezikut për jetën. Në Kukës trashësia e dëborës shkon deri në 30 centimetra.

Ne Dibër pothuajse të gjitha rrugët rurale janë bërë të pakalueshme. Gjatë orëve të pasdites dëbora nisi me intensitet të lartë në formë stuhie.

Janë kontaktuar dhe janë kontrolluar me përgjegjësi mjetet që janë të disponueshme për të hapur rrugët, si borëpastruesja edhe kripa. I bëj thirrje gjithë komitetit të qarkut Dibër. Të gjithë drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të vendosin gomat dimërore dhe në veçanti zinxhirët. Gjithashtu u bëj thirrjeve që të mos udhëtojnë natën pa e pasur të nevojshme, pasi edhe borëpastrueset punojnë më lehtësisht", tha Robert Ibrahimi, shef i qarkullimit rrugor Dibër.

Situata paraqitet problematike edhe në Bulqize, ku temperaturat kanë shkuar në -10 gradë.

Në shumë nga segmentet rrugore ka vështirësi në kalim për shkak të ngricave të forta dhe shumë komuna janë izoluar. Pjesa më e madhe e rrugëve rurale në Bulqizë mbeten të bllokuara.

Gjatë mbrëmjes Ministria e Brendshme njoftoi se kanë filluar problematika për shkak të motit të keq edhe në rajonet e Korçës dhe të Vlorës. Në Qafë Thanë ndalohet lëvizja e mjeteve pa zinxhirë.

Në juglindje trashësia e dëborës shkon 10 cm, ndërsa në zonat malore edhe më shumë, por shtabi o emergjencave deri më tani nuk ka njoftuar për raste emergjente shëndetësore në popullatë.

Ndërkohë që Dëbora ka rënë edhe në kryeqytet dhe në qytetin bregdetar të Durrësit reshjet e borës rikthehen pas shumë vitesh, shkruan TCH, përcjellë  Klan Kosova.

Në Durrës bie borë pas shtatë vitesh

Posted: 05 Jan 2017 02:20 PM PST

Në qytetin bregdetar të Durrësit kanë nisur reshjet e para të borës. Temperaturat e ulëta si rrallë ndonjëherë kanë bërë që durrsakët t`i gëzohen reshjeve të borës pas 7 vitesh.

Megjithëse në Veri e Jug reshjet kanë shkaktuar probleme duke bllokuar rrugë e fshatra, durrsakët po i gëzohen këtij fenomeni dhe shpresojnë që bora të ketë ngjitur deri nesër. Emergjencat Civile më herët paralajmëruan se temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë, ndërsa reshjet e dëborës do të zbresin deri në lartësinë 200 metra dhe mundet të prekin edhe zonën bregdet.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi sot se aktualisht 1/3 e vendit është e zbardhur. Ai bëri me dije se situata në vend po monitorohet, ndërsa nuk ka raste të rënda dhe se akset në gjithë vendin janë të kalueshme me zinxhirë. Prençi paralajmëroi se, "në tre ditët e ardhshme do të ketë ulje të temperaturave deri në – 20 gradë, ku edhe Shqipëria e mesme do të ketë ngrica", raportojnë mediat në Shqipëri, përcjellë Klan Kosova.

Presidenti Nishani: Haradinaj luftëtar i lirisë, Vuçiq nxiti urrejtje

Posted: 05 Jan 2017 02:19 PM PST

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dënuar arrestimin në Francë të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AKK, Ramush Haradinaj.

Gjatë një interviste në emisionin "Debati", Presidenti Nishani e quajti të pajustifikuar arrestimin e Haradinajt nga autoritetet franceze.

"Jam i keqardhur për arrestimin e Haradinajt, është arrestim i pajustifikuar. Ka fituar procesin gjyqësor në gjykatat ndërkombëtare. Haradinaj është luftëtar i lirise, kontributor i procesit të paqes", është shprehur Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, përcjellë Klan Kosova.

Kreu i shtetit shqiptar komentoi edhe deklaratën e sotme të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, për të cilën u shpreh se nxit urrejtje.

"Deklarata e Vuçiç sot nxit urrejtjen, koha e hegjemonise serbe mbi vendet e rajonit ka kaluar. Në Serbi ka qarqe hegjemoniste që pengojnë agjendën e paqes dhe bashkëpunimit", deklaroi Nishani.

Ramush Haradinaj u arrestua dje në Francë në bazë të një urdhër-arresti serb të lëshuar disa vite më parë që e akuzon për krim lufte, për të cilat Gjykata e Hagës e ka shpallur të pafajshëm ish-Kryeministrin e Kosovës.

Ndërsa sot, Gjykata franceze e la në paraburgim Haradinajn në pritje të kërkesës për ekstradim nga Serbia.

 

 

Pas arrestimit të Haradinajt, nesër mblidhet Qeveria

Posted: 05 Jan 2017 02:10 PM PST

Kryeministri Isa Mustafa, do të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media ku njoftohet edhe rreth mbledhjes së radhës së

Kabinetit ministror të Qeverisë së vendit, njofton Klan Kosova.

Mbledhja raportohet se do të fillojë nga ora 09:00.

Nuk dihet ende nëse në këtë mbledhje temë diskutimi do të jetë dhe çështja e ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze të mërkurën që e lëm pas.

AAK gjatë ditës, ka kërkuar nga Qeveria e vendit të ndërpresë bisedimet me Serbinë, derisa kjo e fundit të bëjë tërheqjen e fletëarrestimeve për qytetarët kosovarë, njofton Klan Kosova.

Ja si ndikon jetesa me shtëpi pranë rrugës kryesore!

Posted: 05 Jan 2017 02:00 PM PST

Miliona njerëz janë të rrezikuar nga zhvillimi i dementias pasi jetojnë afër rrugës së makinave, sugjeron një studim i ri.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që janë të ekspozuar ndaj tymrave dhe zhurmave të makinave janë 12% më të rrezikuar që të preken nga kjo sëmundje, shkruan gazeta Shendeti.

Më të rrezikuar në këtë rast janë ata që jetojnë 50 metra larg rrugës kryesore. Sipas shkencëtarëve, më shumë se 1 në 9 raste të dementias mund të jenë shkaktuar nga ekspozimi ndaj trafikut.

Ky studim, ku janë monitoruar afro 7 milionë njerëz për më shumë se një dekadë, është i parë që sugjeron se faktorët mjedisorë mund të luajnë një rol kryesor në zhvillimin e dementias.

Deri tani është menduar se kjo sëmundje lidhej me gjenetikën, ndërsa të dhëna të reja sugjerojnë se edhe faktorë të tjerë, si duhanpirja, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik mund të rrisin rrezikun.

Studimi i ri, i publikuar tek revista mjekësore Lancet, sugjeron se ajri i ndotur dhe zhurmat gjithashtu ndikojnë në zhvillimin e dementias.

Hulumtuesit shkencorë kanadez kanë zbuluar se sa më afër rrugës kryesore jeton dikush, dhe sa më gjatë jeton aty, aq më i lartë është rreziku që ai të preket nga dementia.

Ekipi zbuloi se ata që jetojnë afër 50 metra nga rruga kryesore (autostradë), janë 7% më të rrezikuar të preken nga dementia krahasuar me ata që janë 33 m larg.

Ata që jetojnë mes 50-100 metrave larg janë 4% më të rrezikua,r ndërsa ata që jetojnë 101-200 metra larg kanë 2% më shumë rrezik, shkruan Shëndeti, përcjellë Klan Kosova.

Efekti i pabesueshëm i hudhrës

Posted: 05 Jan 2017 02:00 PM PST

Hudhra mund ta ndihmojë trupin tuaj për 24 orë! Sipas ekspertëve, konsumi i 6 thelbinj hudhër të pjekur në baza ditore mund të japë efekte mbresëlënëse, si më poshtë:

Pas 1 ore – hudhra është tretur në stomak, dhe ushqen trupin tuaj.

 2-4 orë – ajo fillon të parandalojë dëmete shkaktuara nga radikalet e lira.

4-6 orë – metabolizmi fillon të njohë vetitë e saj të dobishme dhe kjo ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe yndyrës në trup.

6-7 orë – vetitë antibakteriale të hudhrës fillojnë të veprojnë dhe të shkatërrojnë çdo bakter që gjendet në organizëm.

6-10 orë – ushqyesit që gjenden në hudhër kanë dhënë efekte në nivel qelizor.

10-24 orë – Për shkak të marrjes së këtij produkti të mrekullueshëm, trupi i nënshtrohet një procesi të spastrimit të thellë, i cili çon në:

 Forcim të sistemit imunitar

 Përmirësim i kockave

 Ul dhe përmirëson nivelet e presionit të gjakut

 Ndihmon zhvillimin e qelizave

 Eliminon lodhjen

 Rregullon nivelet e kolesterolit

 Parandalon problemet kardiovaskulare

Për këtë arsye, hudhra rekomandohet nga ekspertët, të konsumohet në baza ditore, dhe kështu mund të parandalojë sëmundje të ndryshme si dhe të trajtojë ato ekzistuese./Albeu

Mërgimtarët afër pesë orë pritje në Merdare, kolona pesë kilometra (VIDEO)

Posted: 05 Jan 2017 01:53 PM PST

Telashe në kufi mërgimtarët patën plot kur ia mësynë Kosovës për të kaluar festat e fundvitit.

Me pritje të gjata ata po përballen edhe kur po kthehen në vendet prej nga erdhën, njofton Klan Kosova.

Për më shumë, kronikë e zgjeruar nga Blerta Ahmeti.

 

Mbyllet autostrada nga Shkupi drejt Greqisë si pasojë e sasisë së madhe të borës

Posted: 05 Jan 2017 01:52 PM PST

Qendra maqedonase për Menaxhim me Kriza informoi sonte se në aksin e autostradës në drejtimin rrugor Shkup-Veles afër vendit Kulla, për një periudhë të shkurtër kohore ka rënë sasi e madhe e borës, që shkaktoi pengesë në qarkullim për shkak të lëvizjes së ngadalshme të automjeteve.

Bëhet fjalë për një pjesë të autostradës që nga Shkupi të shpie drejt kufirit me Greqinë, ndërsa vendi ku është bllokuar trafiku gjendet disa dhjetëra kilometra nga kryeqendra maqedonase.

Ndërkohë, u bëhet thirrje qytetarëve që nëse kanë mundësi të evitojnë udhëtimin nëpër këtë drejtim rrugor në periudhën e ardhshme prej një orë deri një orë e gjysmë, shkruan Albeu, transmeton Klan Kosova.

Orgazma, aleatja më e mirë e bukurisë femërore! Ja disa nga përfitimet e saj

Posted: 05 Jan 2017 01:30 PM PST

Orgazma është kulmi i kënaqësisë seksuale. Kjo kënaqësi sjell një sërë përfitimesh shëndetësore dhe zbukuruese. Çdo nivel i kënaqësisë seksuale ka pothuajse të njëjtin efekt në pamjen e jashtme sikur të jeni grimuar.

Ja disa përfitime zbukuruese që vijnë nga një jetë seksuale eksituese:

Lëkurë e shëndetshme

Duke qenë se orgazmat lëshojnë oksitocinë (një hormon që përcjell kënaqësi) dhe ulin nivelet e kortizolit (që sinjalizon stresin), gjasat për zhvillim të puçrrave në fytyrë janë më të vogla nëse e shijoni rregullisht seksin me partnerin ose masturboheni, thotë grimierja Sandy Taylor.

Orgazmat ju japin gjithashtu një rrezatim në fytyrë duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit në fytyrë, dhe luftojnë aknet duke balancuar nivelet e hormonit.

Buzë më të plota

Edhe buzët përfshihen në rritjen e rrjedhjes së gjakut në fytyrë nga orgazma, kështu ato duken më të trasha dhe të fryra.

"Duket sikur keni bërë një injeksion të buzëve", thotë grimierja Alice Radu.

Flokë më të shëndetshëm

Orgazma përmirëson qarkullimin e gjakut edhe në skalpin e kokës. Si rrjedhim, forcohet më shumë rrënja e flokëve, bëhen më të shndritshme dhe më të gjata.

Bukuria e fjetjes

Gjumi ndikon në çdo pjesë të pamjes së jashtme, prandaj kur bëni një gjumë të mirë dukeni po ashtu mirë nga jashtë. Gjumi i mirë është gjithashtu një nga përfitimet shëndetësore më të mëdha të seksit.

Dukeni më e re nga pamja e jashtme

Duke qenë se orgazma mban të ulët tensionin e gjakut, ajo ngadalëson procesin e plakjes. Orgazma rrit gjithashtu nivelet e estrogjenit, duke rritur kolagjenin. Duke bërë edhe një gjumë të rehatshëm, parandalohet shfaqja e rrudhave.

Vetëbesim

Studime të ndryshme kanë treguar se seksi dhe masturbimi rrisin vetëbesimin, i cili na bën më tërheqëse.

"Lëshimi i oksitocinës gjatë orgazmës na bën më të lumtur.

"Dhe, si një ikonë e modës, Audrey Hepburn thotë: "Vajzat e lumtura janë më tërheqëse".

Reagon Pacolli: Do ta denoncoj Enver Hasanin

Posted: 05 Jan 2017 01:27 PM PST

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli, ka reaguar ndaj një deklarate të Enver Hasanit, dhënë për një nga mediat kosovare.

Ish – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani, ka thënë se ''Njerëz të Begjet Pacollit i kanë ofruar atij 1 milion euro, për të ndryshuar një vendim rreth ''Rastit Pacolli''.

Megjithatë në një postim në rrjetin social Facebook, Pacolli ka mohuar diçka të tillë duke shtuar se deklaratat e dhëna nga Enver Hasani, janë gënjeshtra dhe kanë qëllime dëmtimin e personalitetit të tij e për një gjë të tillë ai ka vendosur dhe që ta denoncojë atë.

''Enver Hasani, unë neser do të ju denoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të personalitetit tim.

O Zot …. kush e ka udhëhequr Gjykaten Kushtetuese të Kosovës!!!

Arsyen pse ju e bëni këtë do t’ia tregoni Gjykatës''.

 

I biri i Osama bin Laden zyrtarisht hyn në listën e terroristëve në SHBA

Posted: 05 Jan 2017 01:25 PM PST

Hamza bin Laden, njëri nga djemtë e Osama bin Laden, zyrtarisht ka hyrë në listën e terroristëve global të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Hamza, i cili është në fund të 20-ave, ishte emëruar zyrtarisht si anëtar i grupit al-Qaeda në vitin 2015 dhe besohet të jetë një pasardhës i babait të tij.

Që nga ajo kohë, ai ka bërë thirrje për sulme në qytetet perëndimore.

Ndërsa nga Departamenti i Shtetit Amerikan kanë thënë që janë duke e njoftuar komunitetin ndërkombëtare që Hamza bin Laden është pjesëmarrës aktiv në terrorizëm.

Sanksionet zyrtare të SHBA-ve, ndalojnë atë nga të bërit biznes me kompani amerikane si dhe të ketë pronë në tokë amerikane.

Zyrtare: Mikel transferohet në Kinë

Posted: 05 Jan 2017 01:12 PM PST

Chelsea po bashkëpunon mirë me klubet kineze sa i përket futbollistëve të saj.

Pak ditë më parë shiti brazilianin Oscar për një shumë të lartë mbi 70 milionë euro, tani londinezët kanë zyrtarizuar edhe një largim.

Mesfushori nigerian, John Obi Mikel që iu bashkua kampionatit kinez duke u transferuar tek skuadra Tianjin TEDA.

Mikel ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin kinez.

Reprezentuesi i Nigerisë, do të fitojë 7,2 milionë euro në stinor duke nënshkruar kontratën e jetës.

29-vjeçari ka refuzuar transferimin në La Liga te Valencia dhe në Ligue 1 te Marseille duke zgjedhur kampionatin kinez.

Motivet e hakimeve të Rusisë do të bëhen publike

Posted: 05 Jan 2017 01:10 PM PST

Shefi i Shërbimin Inteligjent të Amerikës ka thënë që do të shpjegoj se pse Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale amerikane, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, gjenerali James Clapper ka thënë që presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar hakimin e e-mail të Partisë Demokratike dhe se motivet do të bëhen publike javën e ardhshme.

Megjithate Clapper nuk ka thënë që ky është një veprim lufte.

Rusia ka mohuar çfarëdo përfshirje, mirëpo Amerika ka lajmëruar sanksionet ndaj zyrtarëve rus.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të informohet ditën e premte mbi raportin,  përderisa Barack Obama veçse është informuar ditën e enjte, ndërsa dokumentet e klasifikuara do të bëhen publike javën e ardhshme.

Kosova nuk i jep leje kalimi Nikoliqit (VIDEO)

Posted: 05 Jan 2017 01:01 PM PST

Kronika e publikuar më poshtë, sjellë detaje rreth ndalimit të bashkëpunëtorëve të Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq nga Policia e Kosovës.

Këta të fundit kishin urdhër për mos lejimin e futjes së zyrtarëve nga Beogradi në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Por, lidhur me këtë nuk dinin gjë ata që ishin nisur për ta përgatitur terrenin për vizitën e presidentit serb në komunën e Shterrpcës.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Blerta Ahmeti.

 

 

Gjashtë sëmundje që shkaktohen nga stresi

Posted: 05 Jan 2017 01:00 PM PST

Stresi mund të shkatërrojë shëndetin. Dhimbjet e kokës bëhen më të shpeshta, keni vështirësi për të fjetur mirë dhe mund të ndikojë edhe tek sistemi i tretjes.

Dr. Roger Henderson ka zbuluar disa nga problemet që shkaktohen si pasojë e stresit.

Sindroma e zorrës së irrituar

Kjo sindromë prek me miliona njerëz. 70% e mjekëve thonë se është gjendja që hasin më shpesh tek njerëzit që kanë probleme me tretjen. Dhimbjet shkaktohen nga tendosja e muskujve të zorrës dhe disa nga simptomat janë: dhimbjet abdominale, diarre, kapsllëk dhe fryrje të barkut.

94% e mjekëve britanikë thonë se kjo sindromë shkaktohet si pasojë e stresit.

Stomaku dhe zorrët janë të lidhur me miliona qeliza nervore, të cilat kontrollojnë dhe rregullojnë sistemin e tretjes. Këto qeliza nervore përçojnë mesazhe nga zorra në tru dhe e anasjella, prandaj shkaktohen këto probleme me zorrët kur jeni të stresuar.

Për të shmangur këto probleme, përpiquni të qetësoheni, bëni aktivitet fizik, ose provoni thjesht teknikat e frymëmarrjes që ju ndihmojnë të qetësoheni, shkruan gazeta Shendeti.

Djersitje e tepërt

Djersitja nga ambienti i nxehtë apo aktiviteti fizik shkaktohet nga gjëndrat ekrine të djersës, ndërsa djersitja nga stresi shkaktohet nga gjëndrat apokrine.

Sipas mjekut të familjes Roger Henderson, ka gati 4 milionë gjëndra të djersës në të gjithë trupin, ku pjesa më e madhe të cilave mund të gjenden tek pëllëmbët e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla.

Ky dy lloje gjëndrash që sekretojnë djersë. Lloji i parë janë gjëndrat ekrine, që shkaktohen zakonisht kur bëni stërvitje. Ndërsa të dytët janë gjëndrat apokrine, që sekretojnë djersë më shumë tek pjesa e sqetullave dhe shkaktojnë erë të keqe të trupit.

Sipas mjekëve, kur jemi të stresuar, këto gjëndra fillojnë të sekretojnë më shumë djersë në lëkurë.

Kërcitje e dhëmbëve

Studimet kanë gjetur një lidhje mes stresit dhe kërcitjes së dhëmbëve. E njohur si "bruxism", kërcitja e dhëmbëve mund të ngelet e padiagnostikuar duke qenë se simptoma kryesore e saj është dhimbja e kokës. Simptoma të tjera janë: probleme me gjumin, dhimbje të veshit, qafës, shpatullave etj.

"Nëse dyshoni se vuani nga "bruxism", është e rëndësishme të bëni një kontroll tek dentisti që t'ju japë diagnozën e duhur", rekomandon mjeku i familjes Roger Henderson.

"Kërcitja e dhëmbëve mund të shkaktohet nga disa faktorë, si problemet me gjumin, stresi, ankthi ose konsumimi i alkoolit ose kafeinës".

Rënie të flokëve

Stresi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rënie të flokëve. Sipas ekspertëve, hormonet e stresit bëjnë që gjëndrat e qimeve të bien në letargji, dhe si rezultat shkaktohet rënia e flokëve kur i lani ose krihni.

Nëse ju bien flokët në mënyrë drastike, duhet të konsultoheni me një mjek, pasi kjo mund të jetë një shenjë e një problemi më serioz me shëndetin.

Pagjumësi

Stresi dhe netët e gjata pa gjumë shoqërojnë njëra-tjetrën.

Mënyra e vetme që të flini është të qetësoheni dhe largoni stresin.

Lodhje

Lodhja shkaktohet si pasojë e pagjumësisë dhe stresit. Pjesa më e madhe e popullsisë ka probleme me gjumin për shkak të shqetësimeve lidhur me punën dhe të ardhurat ekonomike.

Nesër protestohet për Haradinajn

Posted: 05 Jan 2017 12:55 PM PST

Në lidhje me arrestimin e Kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar dhe deputeti Bali Muharremaj.

Muharremaj në shenjë pakënaqësie me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit në Francë, ka bërë thirrje për një protest paqësore e cila mësohet se është organizuar për të premtën, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ja dhe kërkesa e tij e plotë e publikuar në profilin e tij në Facebook:

'' Nesër në Prishtinë organizohet protestë paqësore si reagim ndaj arrestimit të Liderit tonë Ramush Haradinaj në Francë. Do të takohemi tek Neë Born ora 13:00, për të vazhduar me marsh protestues deri te Ambasada Franceze. Ftoj strukturat e AAK-së, qytetarët dhe mbështetësit që të mobilizohen për protesten e nesërme''.

 

 

Kendall Jenner bën gjysmën e këmbës tatuazh?

Posted: 05 Jan 2017 12:50 PM PST

Kendall Jenner ka treguar një tatuazh të madh të ri.

Edhe pse kjo është bërë vetëm për kamerat, Kendall dukej fantastike me ngjyrimin në këmbën e saj.

Modelja 21 vjeçare ka pozuar për revistën "V" me një artist të tatuazheve dhe një tatuazh fals të një gjarpri në kofshën e saj.

Jenner pozoi mjaft seksi e veshur në të brendshme dhe një bluze bardh dhe zi.

Snake hips! Kendall Jenner modeled a fake tattoo on the cover of V Magazine's Spring 2017 preview issue

Dan Coats do ta udhëheq shërbimin e inteligjencës amerikane

Posted: 05 Jan 2017 12:23 PM PST

Ish senatori nga Indiana, Dan Coats, është zgjedhur drejtor i Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare nga Presidenti Donald Trump, njofton Klan Kosova.

Republikani 73 vjeçar ka qenë edhe ambasador i SHBA-së në Gjermani gjatë mandatit të George W. Bush.

Britani: Zhduken dy adoleshentë shqiptarë

Posted: 05 Jan 2017 12:19 PM PST

Policia britanike është vënë në kërkim të dy adoleshentëve shqiptarë, të cilët rezultojnë të zhdukur që në nëntor të vitit të kaluar.

Ata janë Han Oruci dhe Elton Nikolli, të dy 16 vjeç.

elton-nikolli-and-han-oruci

Sipas raportimeve në media, ata janë parë për herë të fundit më 6 dhe 11 nëntor.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, për të zbuluar se ku ndodhen, shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova.

Bashkëluftëtarët e Haradinajt kërkojnë dënimin e Serbisë (VIDEO)

Posted: 05 Jan 2017 12:03 PM PST

Ish ushtarët e Haradinajt kanë kërkuar dënimin e shtetit të Serbisë, pasi që, sipas tyre, ajo është fajtore për këto që po i ndodhin ish komandantit të tyre, njofton Klan Kosova.

Ndalesën e fundit të Ramush Haradinajt në Francë kreu i veteranëve të Deçanit e ka cilësuar si politikë të Serbisë, pasi qe pafajësia e tij u vërtetua disa herë.

Ndërsa bashkëluftëtarë të tjerë kanë thënë që faj kanë edhe institucionet e Kosovës.

Kronikë nga Halil Berisha

 

Formacionet zyrtare: Bilbao – Barcelona

Posted: 05 Jan 2017 12:01 PM PST

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Athletic Bilbao – Barcelona, e cila do të zhvillohet në kuadër të Copa del Rey.

Bilbao: Iraizoz, Bóveda, Balenziaga, Laporte, Etxeita, San José, Iturraspe, Raúl García, Williams, Saborit, Aduriz.

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Jordi Alba; Busquets, Rakitic, Iniesta; Messi, Suárez, Neymar.

Kur jeta vazhdon normalisht edhe në temperatura -71 (FOTO)

Posted: 05 Jan 2017 12:00 PM PST

Oymyakon, një nga vendet më të ftohta në botë, temperatura ka arritur deri në -71 gradë Celcius.

Por pavarësisht motit ekstrem, jeta në këtë zonë rurale të Rusisë vazhdon normalisht për banorët.

Fotografi Amos Chapple ka vizituar këtë zonë, duke krijuar një set fotografik të mrekullueshme, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.

1483544274_foto5

1483544279_foto6

1483544286_foto7

1483544255_foto2

1483544389_foto21

1483544376_foto19

1483544369_foto18

Haradinaj vizitoi edhe herë të tjera Francën, por nuk u ndalua?! (FOTO)

Posted: 05 Jan 2017 11:45 AM PST

Ish- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën që e lëmë pas u ndalua nga autoritetet franceze, në bazë një kërkese ''urdhër-arrest'' të lëshuar nga Serbia.

Që nga ndalimi i tij i djeshëm në Francë, Haradinaj gjatë tërë ditës iu është nënshtruar procedurave ligjore administrative, ku në fund u raportua se Gjykata e Apelit në Colmar ka marr vendim që ai të mbetet në paraburgim, njofton Klan Kosova.

Ramush Haradinaj u ndalua në Francë një ditë më parë për shkak të një fletëarresti të vitit 2004 të lëshuar nga shteti serb, pak a shumë ngjashëm siç ishte ndaluar edhe nga autoritetet sllovene në vitin 2015.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Haradinaj udhëton drejt Francës dhe pason arrestimi.

Kreu i AAK-së kishte udhëtuar në Francë por nuk ishte ndaluar gjatë vizitës së tij në kohën e mbajtjes së Kampionatit Europian ku Ramush Haradinaj kishte ndjekur ndeshjet e kombëtares.

15894525_1581291998553366_2840678643612741482_n

15822732_1581291925220040_5238295032980673853_n

15894375_1581291918553374_2928192869837686629_n

15822588_1581291915220041_4573537422614391203_n

15873612_1581291845220048_2484623403988858460_n

15871724_1581291838553382_5257005464092810265_n

Related Posts :