Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Klan Kosova : “Thaçi dhe Engel i bëjnë thirrje Francës: Kthejeni Haradinaj në Kosovë” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Thaçi dhe Engel i bëjnë thirrje Francës: Kthejeni Haradinaj në Kosovë” plus 24 more


Thaçi dhe Engel i bëjnë thirrje Francës: Kthejeni Haradinaj në Kosovë

Posted: 10 Jan 2017 03:45 PM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën e tij në SHBA, është takuar me njërin nga konrgresmenët kryesor amerikan, Eliot Engel.

Thaçi dhe Engel kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët lidhur me ndalimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë, në bazë të një fletë-arresti të Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë është deklarata e përbashkët e presidentit Thaçi dhe kongresmenit amerikan, Engel:

Ne besojmë se abuzimi nga ana e Serbisë me sistemin e "Njoftimit të Kuq" të Interpolit që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt është skandaloz. Ne i bëjmë thirrje Francës që urgjentisht ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë në vendin e tij në Kosovë sa më parë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të mbajnë Serbinë përgjegjëse për shpërdorim të Interpolit nga ana e saj. Procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të ndalet deri në momentin kur Serbia vazhdon me obligimin e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t'ia bëjnë me dije Beogradit se marrëdhëniet dypalëshe do të dëmtohen nëse Serbia nuk i kthehet rrugës konstruktive.

“Askush s’ka të drejtë të kategorizojë ata që ishin të gatshëm të vdesin për liri”

Posted: 10 Jan 2017 03:33 PM PST

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke folur për dorëzimin e kërkesës për shqyrtimin e kushtetueshmërisë të Projektligjit për Veteranët në Gjykatën Kushtetuese ka thënë se kjo gjykatë do të duhej të mos ishte diskriminuese.

"Ne e kemi dorëzuar në Gjykatë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, pasi po flasim për diskriminimin dhe shkeljen të drejtave të veteranëve të UÇK-së".

Selimi që ishte i ftuar në intervistën Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se për këtë projektligj janë dhënë vërejtjet por ai ka kaluar në një presion dhe si pasojë ka edhe të meta.

"Ne kemi dhënë vërejtjet tona, edhe për diskrimimin edhe në shkeljen e të drejtave të njeriut, dhe në atë kohë kemi pasur presion që ta kemi një Ligj për Veteranët, ai ligj ka problemet edhe si pasojë e presionit të organizatave të luftës".

Selimi ka thënë se kategorizimi i veteranëve të UÇK-së është diskriminues, por jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë moral e etik.

"Nuk ka të drejtë askush të bëjë dallime ndaj atyre që kanë qënë të gatshëm që të vdesin për lirinë e atdheut. Gjykata Kushtetuese do të duhej të reflekonte për të mos lejuar diskriminim, ne nuk kemi të drejtë të themi se ka një kategori më të lartë ose më të ulët".

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje poashtu ka deklaruar se UÇK asnjëhërë nuk ka pasur më shumë se 20.000 vetë, ata në luftë edhe ata që kanë kontribuar.

"Çdo veteran që del mbi 20.000 është gabim, përgjegjës janë ata që kanë qenë bartës të këtij procesi, anëtarët e Komisionit për verifikimin e veteranëve dhe ata që kanë dhënë nënshkrimet në dokumente të rrejshme".

"Sot kemi 46.000 veteranë andaj konsideroj se janë kryer 26.000 vepra të kundërligjshme, ky proces ka dështuar në rrënjë dhe kjo po vazhdon të dështojë në mënyrë zinxhirore".

Selimi: Projekt-rezoluta e LDK e PDK, variant i cunguar i asaj të AAK-së

Posted: 10 Jan 2017 03:17 PM PST

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se projekt-rezoluta e propozuar nga LDK dhe PDK për ndalimin e Ramush Haradinaj në Francë ishte një plagjiaturë e projekt-rezolutës së AAK-së, por që i mungonin vetëm dy pika.

"Projekt-rezoluta e PDK-së dhe LDK-së, ishte e njëjta si ajo e AAK-së por me dy pika të hequra, ishte e njejta rezolutë, por pa dy pikat e fundit".

"Të gjithë kërkonin shpesh herë që të jemi unik, por ata na kërkuan që të jemi unik në nënshtrimin e Serbisë e ne kërkuam që t'i themi "jo" Serbisë".

"Nuk ishte rezolutë, ishte tekst i cunguar nga projekt-rezoluta e AAK-së dhe si e tillë ka qenë e paefektshme dhe ka qenë sa për të thënë se ne kemi miratuar rezolutë".

"Nuk ka qenë reezolutë, ka qenë variant i shkurtuar, ishte plagjiaturë e projekt-rezolutës së AAK-së".

Selimi që ishte i ftuar në intervitsën Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, ka thënë se mazhoranca nuk pati guxim të ndalonte bisedimet me Serbinë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se Haradinaj është i vetëdijshëm se nëse do të bëhëj një rezolutë për të sot, do të ishte në të mirë të Kosovës.

"Ai e di se puna e Parlamentit do të ishte jo për ta shpëtuar atë, por si preventivë që të ndalojë Serbinë që të ndalojë qytetarët tanë kurdo dhe kudo që ajo do".

"Haradinaj do të kthehet, ne nuk do të ndikonim në kthimin e tij ndoshta drejtpërdrejtë por do të mbronim qytetarët e Kosovës".

Selimi ka thënë poashtu se nuk pret që Haradinaj të ekstradohet në Serbi, ndonëse sipas tij, hipotetikisht një gjë e tillë është e mundshme.

"Unë nuk pres që Haradinaj të ekstradohet, sepse mendoj se Franca nuk do ta bëjë një gjë të tillë, mjafton që ai është ndaluar atje dhe është futur në procedura krejt të panevojshme".

"Haradinaj ka lëvizur në shtetet e BE-së dhe nuk është ndalur asnjëherë dhe nuk pres që ai të ekstradohet ndonëse hipotetikisht mund të ndodhë një gjë të tillë sepse Serbia ka nisur procedurat për një gjë të tillë".

Sipas tij, Serbia kërkon që shqiptarët t’i ketë të robëruar, poashtu si edhe Kosovën.

Pacolli i zhgënjyer nga dështimi për miratimin e rezolutës për Haradinajn

Posted: 10 Jan 2017 03:08 PM PST

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar për dështimin e kalimit të rezolutës për lirimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, njofton Klan Kosova.

Pacolli përmes një statusi në Facebook ka thënë që është një zhgënjim që Parlamenti i Kosovës nuk arriti të miratojë rezolutën për Ramush Haradinajn.

“Është zhgënjyese që Parlamenti i Kosovës nuk e miratoi rezolutën për Ramush Haradinaj. Të gjithë folën, të gjithë premtuan e në fund dështuan.

Kjo është realisht situata jonë”, ka shkruar Pacolli.

 

Rexhep Selimi: Mazhoranca nuk mundi t’i thoshte “JO” Serbisë

Posted: 10 Jan 2017 03:07 PM PST

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke folur për dështimin e arritjes së një projekt-rezolute lidhur me ndalimin e Ramush Haradinaj në Francë, ka thënë se fajin e ka mazhoranca e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, fjalimet e mazhorancës ishin krejtësisht të ndryshme nga votat e tyre për projekt-rezolutën e propozuar nga AAK, dhe e mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.

"Me gjithë diskutimet dhe pajtueshmërinë në aspektin verbal, më gjithë sygjerimet gjatë deklaratave, deklarimet e mazhorancës nuk ishin në përputhje me votimin e tyre".

"Cilindo fjalim të mazhorancës do ta kisha votuar nëse do të përfshihej në një rezolutë të mundshme por në fakt, fjalimet ishin në mospërputhje me votën".

Selimi që ishte i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka deklaruar se Kuvendi me mazhorancën që ka është një institucion që dështon në vazhdimësi.

Ai ka insistuar se përgjegjësinë për dështimin e miratimit të një rezolute në seancën e gjatë të sotme të Kuvendit të Kosovës e mban mazhoranca.

"Mazhoranca pati vështirësi të mbledhë deputetët, por u mblodhëm disi, diskutuam dhe ata në fund nuk e mbështetën projekt-rezolutën e propozuar nga AAK dhe mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën".

Ai ka thënë se shumica parlamentare  nuk mund t'i thoshte "jo" Serbisë.

"Mungesa e unitetit brenda faktorit politik ka ndodhur për shkak të Serbisë, mazhoranca nuk ishte në gjendje t'i thoshte "jo" Serbisë, dhe të tregohej e dinjitetshme përballë tyre".

"Ne kërkonim që Parlamenti i Kosovës t'i thotë "jo" Serbisë, dhe ne kërkuam këtë përballë kësaj çfarë po i bën Serbia Kosovës".

Selimi ka deklaruar se problemi kryesor për Serbinë do të ishte ndalja e negociatave me Kosovën.

"Kështu Serbia do të detyrohej të reflektonte edhe për heqjen e emrave të qytetarëve të Kosovës nga listat e Interpolit ashtu si edhe të atyre që kërkon për shkak të aktitvitetit në kuadër të UÇK-së".

SHBA: Dënohet me vdekje autori i masakrës ndaj nëntë zezakëve në kishë

Posted: 10 Jan 2017 03:00 PM PST

Supermarcisti i bardhë, Dylan Roof i cili ka vrarë nëntë besimtarë afrikano-amerikanë në një kishë në Çarlston të Karolinës së Jugut 19 muaj më parë, është ndëshkuar me dënim me vdekje nga një juri federale të martën, raporton The New York Times, transmeton Klan Kosova.

Juria e cila muajin e kaluar e shpalli Roofin fajtor për sulmin në kishë ka marrë vendim unanim pas një shqyrtimi triorësh në fazën e fundit të gjykimit të tij.

Ai vazhdon të mos ndihet i penduar për veprimin që ka bërë duke i thënë jurisë:

“E kam ndjerë që duhet ta bëja atë veprim, dhe sërish do e ribëja”, ka thënë Roof me gjakftohtësi.

 

Ahmeti: Kujt i keni borxh o koalicion qeveritar? Serbisë?

Posted: 10 Jan 2017 02:51 PM PST

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj Kuvendit të Kosovës për  dështimin e kalimit të rezolutës për lirimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, njofton Klan Kosova.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se inati i pozitës ndaj opozitës është më i madh se sa solidarizimit me një udhëheqës të luftës së UÇK-së.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Ahmetit:

9 orë debat pa rezolutë që kerkon lirimin e Ramush Haradinaj.

Go home government, you are drunk!

Kujt i keni borxh o koalicion qeveritar? Serbise?

Nuk mundet inati ndaj opozitës me qenë më i madh se solidarizimi me një udhehëqes të luftës së UÇK së.

 

Kapet gomonia me 700 kg marihuanë, trafikantët largohen

Posted: 10 Jan 2017 02:36 PM PST

Acari nuk ndal trafikun e drogës drejt Italisë.

Përkundrazi e ka shtuar atë pasi trafikantët po përfitojnë nga moti i ligë për të kaluar Adriatikun pa u kapur nga autoritetet.

Gazeta "La Repubblica" shkruan se natën mes të hënës dhe të martës u gjet në brigjet e Leçes pranë San Foca një gomone e mbushur me marihuanë.

Gomonia kishte mbërritur në breg dhe po shkarkohej kur është parë nga disa kalimtarë që lajmëruan policinë. Sapo mbërritën në vendin e ngjarjes karabinierët gjetën thasë të mëdhenj të hedhur në breg, shkruan Lapsi.al.

Një pjesë e tyre ishte fshehur në disa shkurre ndërsa pjesa tjetër gjendej në gomonen e braktisur pak metra më tej. Në total flitet për 700 kilogram marihuanë me një vlerë 4 milion euro.

Është e vështirë të flitet për momentin nëse pazari është prishur gjatë shkëmbimit apo droga po depozitohej në bregdetin italian.

Pak ditë më parë në Leçe u kap një tjetër gomone me 510 kg marijuanë.

Buzhala: Nuk po prodhohet mjaftueshëm rrymë elektrike

Posted: 10 Jan 2017 02:35 PM PST

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se gjendja momentale në Kosovë sa i përket energjisë elektrike është relativisht stabile.

"Gjendja momentale është relativisht stabile kemi evituar shumicën e prishjeve që kanë ndodhur si pasojë  motit të acartë".

"Pardje ka rënë nga sistemi njësia A4 e cila ka shkaktuar disa mungesa".

"Reduktimet në variantin më të keq të energjisë elektrike janë deri në dy orë".

"Sa i përket Dragashit ne kemi pasur një prishje mjaft të komplikuar por punëtorët e I kanë bartur edhe në shpinë banderat dhe e kanë sanuar atë prishje".

Buzhala në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë që nuk po prodhohet mjaftueshëm rrymë elektrike.

"Nuk po prodhohet mjaftueshëm rrymë elektrike”.

“Prodhimi shkon dikun 620-630 MW energji elektrike ndërsa kërkesa është 1100 MW”.

 

 

Thaçi takohet me Talbott, kujton lajmin më të mirë që i kishte dhënë

Posted: 10 Jan 2017 02:27 PM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka takuar presidentin e Institutit Kërkimor, Brookings Institute, Strobe Talbott.

"Gjate ditëve tona më të vështira si popull, në pranverë të vitit 1999, z. Talbott më kishte dhënë një prej lajmeve më të mira: “Asnjë ushtar serb nuk do të mbetet në Kosovë! Ju siguroj se nuk do t’ju lëmë në mëshirë të askujt!", ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Thaçi në këtë postim ka treguar poashtu se i ka bërë një ftesë Talbott që ta vizitojë Kosovën.

"Sot kujtuam kohërat e shkuara, por biseduam edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe më gjerë. E ftova z. Talbott ta vizitojë Kosovën. Besoj të shihemi së shpejti edhe në Prishtinë".

Brad Pitt nuk feston në ceremoninë e Golden Globes, shkak divorci

Posted: 10 Jan 2017 02:20 PM PST

Aktori, Brad Pitt është paraqitur në mënyrë të befasishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Golden Globes", ku filmi në të cilin ai luan "Moonlight" ka fituar çmimi si filmi më i mirë dramë.

Por, aktori ndonëse ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, nuk mori pjesë në festën që u organizua më pas, e duket se shkak për këtë është beteja e dibvorcit me ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie.

Disa burime të afërta me Pitt, thanë se ai nuk ka dashur të festojë dhe të argëtohet derisa akoma është një një betejë ligjore me ish bashkëshorten e tij, aktoren Angelina Jolie për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.

"Ai ishte në Globes, ishte në prapaskenë dhe për të prezantuar filmin, e më pas u largua për në shtëpi. Ai është shumë krenar për filmin, dhe donte të ishte aty për ta mbështetur por nuk donte të festonte", ka thënë një burim.

Aktualisht, Pitt dhe Jolie kanë një marrëveshje që lejon që aktori të vizitojë fëmijët e tij një herë në javë, derisa kohë më parë, ishte aktori ai që kishte pranuar që t'i nënshtrohet një testi për përdorim të drogës dhe alkoolit në mënyrë që t'i takonte ata më shpesh, transmeton Klan Kosova.

 

Emergjencat kanë vështirësi në qarkullim pas reshjeve të borës (VIDEO)

Posted: 10 Jan 2017 02:17 PM PST

Automjetet e emergjencave, siç janë autoambulancat, zjarrëfikësit dhe policia kanë patur vështirësi në qarkullim këto ditë me borë e ngrica.

Viti ka filluar me shumë thirrje të qytetarëve për ndihmë por arritja deri te qytetarët në nevojë ka qenë sfidë në vete, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgaitur nga Arjeta Dragaj

 

 

Rusia do të ndalojë shitjen e cigareve për ata që kanë lindur pas vitit 2015

Posted: 10 Jan 2017 02:12 PM PST

Si pjesë e një strategjie të re të ashpër antiduhan, Rusia po planifikon që të ndalojë shitjen e cigareve tek të gjithë personat që kanë lindur pas vitit 2015, transmeton Klan Kosova.

Propozimi është mbështetur edhe nga presidentii Rusisë, Vladimir Putin.

Çdo vit gati 400.000 rusë vdesin nga sëmundjet e lidhura me duhanin, por agjencia e lajmeve TASS thotë se numri i duhanpirësve ka rënë nga 41 për qind në 31 për qind në 10 vitet e fundit.

Stiloni flokët si Brigitte Bardot (FOTO)

Posted: 10 Jan 2017 02:00 PM PST

Si një prej njerëzve më të shquar të shekullit të kaluar, Brigitte Bardot thjesht e dinte se si të "vidhte" shikimet, zemrat dhe vëmendjen e njerëzve.

Aktorja franceze, bukuria, stili i saj, modelet e flokëve, po aq sa karriera e saj, vështirë se do të harrohen.

E kush nuk do të donte të realizonte një dukje të inspiruar nga  një prej ikonave më të mëdha në industrinë e filmit.

brigiii.jpg

Brigitte Bardot është e famshëm për flokët e saj të bukur të gjatë bjonde dhe të gufuara.

Më poshtë ju do të gjeni dhjetë modele të frymëzuara nga e mrekullueshmja,Brigitte Bardot. Shikoni galerinë për t'u frymëzuar!

French-Twist.jpg

Headband-Hair.jpg

Half-Up-Ponytail.jpg

Brigitte-Bardot-Holiday-Inspired-Hair.jpg

Half-Up-Bouffant.jpg

Messy-Hair-a-la-Bardot_1.jpg

Pigtails.jpg

Si të trajtoni njollat kafe të lëkurës

Posted: 10 Jan 2017 02:00 PM PST

Kujdesi që duhet të tregojmë ndaj fytyrës duhet të jetë tepër i madh, sidomos kur kemi probleme specifike. Njollat kafe janë mjaft shqetësuese, më së shumti për vajzat, dhe përkeqësohen gjatë stinës së verës. Nuk janë puçrra, as quka, por njolla të errëta që në fund të fundit nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Nuk janë të dëmshme për shëndetin, por do të ishte më mirë që mos të shfaqeshin. Përgatitja e mëposhtme do të trajtojë këtë problem dhe brenda pak ditëve njollat do të jenë zhdukur.

Përbërësit:
½ filxhan uthull molle dhe lëng qepe.

Si të përdorni atë?
Me një pambuk lagni fytyrën me këtë përzierje. Nëse ju tepron mund ta fusni në frigorifer dhe mund ta përdorni për 2- 3 ditë.

Fellaini shënon për 2:0 (VIDEO)

Posted: 10 Jan 2017 01:59 PM PST

Manchester United veç ka siguruar fitoren kundër Hull City në ndeshjen gjysmëfinale të EFL Cup.

Pas Mata është Marouane Fellaini që ka realizuar golin e dytë për Djajtë e Kuq, transmeton Klan Kosova.

Ky është goli i Fellaini:

Ndalohet shitja e mbulesës “burka” në Maroko

Posted: 10 Jan 2017 01:59 PM PST

Maroku ka ndaluar shitjen e mbulesës burka, prodhimin dhe importimin e saj, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Letrat për lajmërimin e ndalimit të burkas janë dërguar ditën e hënë, kështu duke iu lënë bizneseve 48 orë që të largojnë stoqet e tyre.

Ende nuk ka lajmërim zyrtar nga qeveria, megjithatë disa zyrtarë kanë deklaruar që ky veprim është ndërmarrë për shkaqe sigurie.

Ende është e paqartë në qoftë se Maroku do të ndaloj veshjen e plotë të mbuluar.

Cila është fjala më e keqe që është përdorur në Gjermani vitin e kaluar?

Posted: 10 Jan 2017 01:54 PM PST

Fjala më e keqe e vitit në Gjermani është “Volksverraeter” apo në shqip “tradhtar i popullit”, është marrë si një vendim nga një panel ekspertësh, transmeton Klan Kosova.

Kjo fjalë konsiderohet nga shumë njerëz se ka një konotacion nazist dhe se kohët e fundit është përdorur shpesh nga grupet e ekstremit të djathtë.

Vendimi është marrë si pjesë e konkursit për "Unwort des Jahres" në përkthim si “fjala më e keqe e vitit”.

Konkursi mbahet çdo vit për të zgjedhur një fjalë që konsiderohet si diskriminuese, nxitëse dhe anti-demokratike.

Në kohët e fundit, anëtarë të lëvizjes antiislamike "Pegida" në Gjermani, por edhe të partisë “Alternativa për Gjermaninë”, duket se e kanë përdorur fjalën “Volksverraeter” për të ofenduar.

Gara është organizuar për herë të parë në vitin 1991, nën drejtimin e Shoqërisë për Gjuhën Gjermane të sponsorizuar nga shteti, por 4 vite më vonë u bë një kompeticion i pavarur.

Arsyet se pse po ikin boksierët nga Kosova (VIDEO)

Posted: 10 Jan 2017 01:54 PM PST

Naser Shala është boksieri që e nisi i pari largimin nga Kosova për të kërkuar kushte më të mira në shtetet e perëndimit, njofton Klan Kosova.

Për të njëjtat arsye vendlindjen e braktisi më pas edhe Armend Xhoxhaj.

E këtij të fundit do ti bashkohet edhe Gazmend Gashi. Por në federatë kanë një shpjegim për këtë fenomen.

Kronikë nga Naim Selmani.

United i tregon çmimin Lyonit për Depay

Posted: 10 Jan 2017 01:50 PM PST

Lyon ka shprehur interesim për të nënshkruar me Memphis Depay por që nga Manchester United iu është caktuar çmimi prej 17 milionëve.

Holandezi duket se është afër largimit nga Old Trafford, nëse jo këtë muaj atëherë në fund të sezonit, pasi edhe vet ka kërkuar largimin.

Everton ka shfaqur interesim për ish-yllin e PSV, por që një dëshirë e tyre për ta sjellë atë në formë huazimi është bllokuar pasi United shpreson që ta shes atë me kontratë të përhershme.

E për interesimin e skuadrës nga Ligue 1, United është përgjigjur pra se kërkon nga ta 17 milionë euro për ta lënë të lirë Depay./Klan Kosova/

“Zgjedhja e Trump për president të SHBA-së, si të shikosh një film horror”

Posted: 10 Jan 2017 01:40 PM PST

Madonna gjatë një interviste për revistën “Harper’s Bazzar” ka thënë se zgjedhja e Donald Trump për president të SHBA-së ka qenë si “të shohësh një film horror”, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja e “Material girl” ka qenë shumë e hapur ndaj kritikave të saj ndaj presidentit amerikan, i cili ka mundur Hillary Clinton në zgjedhjet në muajin nëntor.

“Ai moment kur u zgjodh Trump për president ishte si të shikosh një film horror”, është shprehur këngëtarja.

 

 

Mata kalon United në epërsi (VIDEO)

Posted: 10 Jan 2017 01:29 PM PST

Manchester United ka krijuar epërsi në ndeshjen gjysmëfinale të EFL Cup kundër Hull City.

Është anësori Juan Mata që ka realizuar në minutën e 56 të takimit, transmeton Klan Kosova.

Ky është goli i Mata:

Dhjetëra njerëz të vdekur në një ditë në Afganistan

Posted: 10 Jan 2017 01:27 PM PST

Me dhjetëra njerëz kanë vdekur në një seri sulmesh militante të martën në Afganistan, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Mbi 30-të njerëz janë vrarë, e 80-të të tjerë janë lënduar në bombardimet që kanë ndodhur në afërsi të ndërtesës së parlamentit në Kabul.

Sulme ka pasur edhe në Kandahar, ku janë vrarë 12-të njerëz.

Përgjegjësinë për sulmet në qendër të Kabulit, e kanë marrë talebanët, duke thënë se një sulm si ky ka kohë që e kishin planifikuar.

 

Krasniqi: Gjykata Speciale të ndjek edhe krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë

Posted: 10 Jan 2017 01:17 PM PST

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA, Jakup Krasniqi ka thënë se pajtohet me qëndrimin e të gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës kur thanë se Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit, transmeton Klan Kosova.

"Por ku dallon Serbia e sotme nga ajo e viti 2011 e sidomos ajo e vitit 2012-2016, kur krerët ë shtetit i filluan dhe i vazhduan bisedimet për çështjet e brendshme te Kosovës, nga te cilat bisedime, Serbia nuk kishte sesi mos te dilte e fituar".

"Veç kësaj, kjo periudhë e solli edhe një Gjykatë Speciale e cila do t'i ndjekë vetëm krimet e pretenduara te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, por jo edhe krimet dhe gjenocidin serb te kryera në Kosovë, gjatë e para luftës se fundit?!", ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

"U THA E ÇKA JO?!

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët një zëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit!

Me ketë konstatim nuk kam si mos të pajtohem!

Por ku dallon Serbia e sotme nga ajo e viti 2011 e sidomos ajo e vitit 2012-2016, kur krerët ë shtetit i filluan dhe i vazhduan bisedimet për çështjet e brendshme te Kosovës, nga te cilat bisedime, Serbia nuk kishte sesi mos te dilte e fituar.

Veç kësaj, kjo periudhë e solli edhe një Gjykatë Speciale e cila do t'i ndjekë vetëm krimet e pretenduara te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, por jo edhe krimet dhe gjenocidin serb te kryera në Kosovë, gjatë e para luftës se fundit?!

Pse Kuvendi i Kosovës, nuk e merr iniciativën për të plotësuar Ligjin e miratuar kohë më parë e i cili i ka amnistuar krimet serbe në Kosovë?!

Për ketë çështje, ne Kuvend ka edhe një kërkesë nga Shoqata e familjarëve te Klinës, të cilët kërkojnë plotësimin e ligjit në fjalë. Ata kërkojnë që Gjykata Speciale duhet t'i ndjekë edhe kriminelët serbë.

Kjo iniciativë, do të dëshmonte se diskutimet e sotme te deputetëve në Kuvendin e Kosoves për rastin Haradinaj ishin te sinqerta! Përndryshe, ato diskutime do të mbesin vetëm sa për sy e faqe!"

 

 

Dështojnë projekt-rezolutat për Haradinajn

Posted: 10 Jan 2017 01:16 PM PST

Projektrezolutat për lirimin e liderit të Aleancës së Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, nga arresti në Francë, kanë dështuar të miratohen nga Kuvendi i Kosovës.

Pas disa orësh diskutimi në seancën e jashtëzakonshme plenare, projekt-rezoluta e propozuar nga Pal Lekaj, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së dhe ajo e propozuar nga Lidhja Demokratike e Partia Demokratike, nuk kanë kaluar për shkak të numrit të paktë të votave.

Për rezolutën e AAK-së, deputetët kanë dhënë 28 vota pro, 3 kundër dhe 5-se abstenime.

Ndërsa, për rezolutën PDK-LDK, 38-të deputetë kanë votuar po, 6-të kundër dhe 3 kanë abstenuar, raporton Klan Kosova.

Përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës, nuk janë pajtuar në dy pika rreth rezolutës së përbashkët, e cila kërkon që Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të lirohet nga arrestimi në Francë.


Shefi i Grupit Parlamentar të AAK'së, Pal Lekaj, ka thënë se me grupet parlamentare nuk është arritur pajtim në lidhje me këtë rezolutë.

Lekaj ka treguar se nuk pati konsensus në dy pika të rezolutës të paraqitur nga AAK'ja, e cila është përkrauhr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.

Përfaqësuesit e PDK'së dhe LDK'së thanë se nuk janë pajtuar në dy pikat e fundit të rezolutës, ndërkaq shtuan se kanë mbështetur tre pikat e tjera.

Këto janë pikat e propozuara për rezolutën:

  • Lirimi pa kushte i Ramush Haradinaj të ndodhë sa më shpejtë dhe të konsiderohet detyrë primare.Qeveria të kërkoj me ngulm përfshirjen e BE-së, përmes Federica Mogherini që të përshpejtohet lirimi nga mbajtja në Francë i Ramush Haradinajt.
  • Qeveria të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që të informoj të gjitha instancat ndërkombëtare që refuzon juridiksionin e Serbisë.
  • Të ndërpriten bisedimet me Serbi deri në anulimin e të gjitha fletarrestimeve.
  • Dorëheqja e të gjithë përgjegjësve negociatorë me Serbinë, sepse kane qenë të vetmit që kanë mundur të jenë të informuar për emrat që kanë fletë-arreste dhe figurojnë në listën e Interpol-it.

 

 

 

Related Posts :