Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Kondogbia largohet, vjen Gustavo?” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Kondogbia largohet, vjen Gustavo?” plus 9 more Telegrafi Futboll


Kondogbia largohet, vjen Gustavo?

Posted: 06 Jan 2017 02:51 PM PST

Inter thuhet se kanë vënë Geoffrey Kondogbian në shitje, dhe do të përpiqen të sjellin Luiz Gustavo për të zëvendësuar atë.

Kondogbia iu bashkua Interit nga Monaco për një tarifë prej 31 milionë euro plus bonuset në verën e vitit 2015, por ai ka dështuar në masë të madhe për të kapur pritshmërinë.

23-vjeçari francez ka bërë vetëm nëntë paraqitje deri më tani këtë sezon, dhe calciomercato.com raporton se nerazzurrët janë të etur për të shitur atë në janar, përcjell Telegrafi.

Interi e gjen te Wolfsburgu mbrojtësin e majtë që është duke e kërkuar tash e një kohë Interi e gjen te Wolfsburgu mbrojtësin e majtë që është duke e kërkuar tash e një kohë

Francezi pati një ofertë në drejtim të tij, por Interi nuk e lejoi të largohet në formë huazimi me të drejtë blerje për rreth 17 milionë euro, pasi dëshiron një ofertë më të mirë për shkak se klubi duhet të qëndrojë brenda parametrave të 'Fair Play Financiar'.

Objektivi kryesor i zikaltërve është mesfushori i Wolfsburgut, Luiz Gustavo, dhe klubi gjerman kanë thënë të jenë të hapur për idenë e një huazimi me detyrim blerje, duke pasur parasysh se braziliani është jashtë kontratës në qershor të vitit 2018. /Telegrafi/

The post Kondogbia largohet, vjen Gustavo? appeared first on Telegrafi.

Njihuni me trajneren femër të futbollit që pretendon të futet në Ligue 1 me skuadrën e saj (Foto)

Posted: 06 Jan 2017 02:48 PM PST

Trajnerja e Clermont quhet Corinne Diacre. Po është femër dhe ka fatin të jetë femra e parë që ka rastin të udhëheq një skuadër profesioniste të meshkujve në Francë.

Diacre që është 41 vjeç, e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e nëntë me Clermontin në Ligue 2, por vetëm shtatë pikë vendit të dytë që dërgon në Ligue 1.

Klubi i saj e ka buxhetin e dytë më të vogël në këtë kampionat.

Këta janë 20 njerëzit më me ndikim në futbollin francez (Foto) Këta janë 20 njerëzit më me ndikim në futbollin francez (Foto)

Ajo ishte kapitene e Kombëtares së Francës, ndërsa kontratën për këtë vit e fitoi vitin e shkuar kur e mbylli kampionatin në vendin e 12-të.

Gjatë kohës sa ishte lojtare e Francës

Diacre e ka filluar punën në klub në vitin 2014, ndërsa nga France Football u zgjodh si trajneri më i mirë i vitit në vendin e dytë.

Ajo ka luajtur qendërmbrojtëse, ndërsa ka 121 paraqitje në garant ndërkombëtare.

Gjatë stërvitjes me Clemont

"Po, më duhet tu them stop. Nuk kam nevojë të përflitem çdo ditë në media. Nuk e di pse jam femra e vetme në këtë nivel ".

Diacre ka zbuluar se ajo kishte dështuar të fitojë venin e punës si trajnere e femrave te Lyon, para se presidenti i Clermont, Claude Michy ta ftonte në rolin aktual.

Corinne gjatë futjes në punë

"Ëndrra ime është që ta futem në Ligue 1 me Clermontin".

"Jo për njerëzit që më fyejnë, por për presidentin që ka marr përsipër të më marr në punë", ka thënë ajo për France Football. /Telegrafi/

Di edhe të bërtas kur gjërat nuk janë mirë

The post Njihuni me trajneren femër të futbollit që pretendon të futet në Ligue 1 me skuadrën e saj (Foto) appeared first on Telegrafi.

Sneijder: Vetëm për këtë rrogë do transferohesha në Kinë

Posted: 06 Jan 2017 02:38 PM PST

Wesley Sneijder ka treguar se për një rrogë të madhe do largohet nga Galatasaray në drejtim të Kinës.

Mesfushori holandez ka rënë në radarin e klubeve kineze dhe ditëve të fundit është folur shumë për një transferim të tijin, dhe është vet Sneijder që ka deklaruar se ai do ta mendonte transferimin në Kinë për një rrogë vjetore prej 15 milionë eurosh.

"Duhet të më paguajnë një  thes me para për të shkuar në Kinë", ka thënë fillimisht Sneijder.

Edhe Sneijder në planet e kinezëve Edhe Sneijder në planet e kinezëve

"Për shembull 15 milionë euro në vit për të paktën tre vite. Në këtë rast mund ta marr në konsideratë ofertën për t'u larguar në Kinë", ka thënë Sneijder.

Ndryshe, para disa ditëve, agjenti i mesfushorit holandez ka deklaruar se futbollisti i tij mund të transferohet gjithkund për shifrën 7.5 milionë euro. /Telegrafi/

The post Sneijder: Vetëm për këtë rrogë do transferohesha në Kinë appeared first on Telegrafi.

Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për Kupën e Kombeve të Afrikës që fillon së shpejti (Foto)

Posted: 06 Jan 2017 02:19 PM PST

Me 14 janar fillon Kupa e Kombeve të Afrikës . Kampion aktual është Bregu i Fildishtë, ndërsa Liga Premier do t'i humb disa nga yjet kryesor.

Tashmë afrikanët janë të rëndësishëm dhe luajnë në klube të mëdha.

Më poshtë mund t'i mësoni 10 fakte për garën që do të fillojë pas dy javësh. /Telegrafi/

10.Emir origjinal i garës

Në origjinal quhet 'Africa Cup of Nations' e JO 'African Cup of Nations'.

9.Gabon është mikpritës  

Për herë të dytë brenda pesë vitesh Gaboni është mikpritës.

8.Senegal është skuadra më në formë 

Luanët e Terangas e kanë siguruar kualifikimin me një rekord prej 100 %. Sadio Mane i Liverpoolit dhe Kalidou Koulibaly i Napolit janë dy yjet e skuadrës. Aty janë edhe Moussa Sow i Fenerbahces dhe Idrissa Gueye i Evertonit.

Bregu i Fildishtë, Mali, Moroku, Egjipti, Algjeria, Kameruni dhe Gana janë po ashtu skuadra të forta.

7.Ka menaxher të mëdhenj 

Ish-trajneri i Real Madridit, Jose Antonio Camacho te Gabonit dhe Hector Cuper (Inter dhe Valencia) te Egjipti , pastaj Avram Grant te Gana janë disa nga emrat e njohur.

Pastaj është edhe Herve Renard që është te Maroku, ndërsa e ka fituar dy herë trofeun me Zambian dhe Bregun e Fildishtë.

6.Nigeria nuk merr pjesë, por Guinea-Bissau po

Fituesi i vitit 2013, Nigeria ka dështuar të kualifikohet. Lojtar si Victor Moses, Odion Ighalo dhe Kelechi Iheanacho nuk do të jenë në këtë garë.

Guinea-Bissau, janë kualifikuar për herë të parë në këtë garë. Tjetër befasi është edhe Uganda, që nuk ka luajtur prej vitit 1978.

5.Algjeria e ka top shënuesin e kualifikimeve 

Sulmuesi El Arabi Hillel Soudani ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje, ndërsa skuadra ka shënuar 25 gola, duke mposhtur 7-1 Etiopinë dhe 6-0 Lesoton.

Me Riyad Mahrez, Islam Slimani dhe Yacine Brahimi luajnë po ashtu te Algjeria.

4.Kapiteni i Egjiptit është 43-vjeçar

Portieri veteran i Egjiptit, Essam El-Had, është 43 vjeçar.

Essam El-Hadary ka fituar katër nga gjashtë pjesëmarrjet në këtë garë. Ai ka 147 paraqitje në 20 vite.

3.Tre lojtar të Zimbabve luajnë për Chicken Inn FC

Tre lojtarë të Zimbabvesë: Teenage Hadebe, Lawrence Mhlanga, Tafadzëa Kutinya, luajnë për skuadrën Chicken Inn FC. Në shqip i bie Pula FC.

2.Nofkat e hatashme

Kameruni njihen si 'Luanë e pathyeshëm', ndërsa 'Bregu i Fildishtë' janë 'Elefantët'.

Uganda janë 'Vinçat', Gabon njihen si 'Brazilianët'.

1.Maskota është  Samba pantera e zezë

Po ai është.  Është tipike afrikane dhe është përshtatur mirë. /Telegrafi/

The post Dhjetë gjërat që duhet t'i dini për Kupën e Kombeve të Afrikës që fillon së shpejti (Foto) appeared first on Telegrafi.

Coquelinit i pëlqen partneriteti me Xhakën

Posted: 06 Jan 2017 01:55 PM PST

Francis Coquelin ka vetëm fjalë të mira për mesfushorin shqiptare, Granit Xhaka.

Mesfushori nga Prishtina ka formuar një partneritet në mesfushë me Coquelin pasi Cazorla pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, dhe ai ka impresionuar francezin me pasimet dhe qetësinë e tij.

"Xhaka ka cilësi të mëdha në pasime, të afërta dhe të thella. Ai ka një top të fundit të mrekullushëm", ka thënë Coquelin për Arsenal Player.

Këto janë 10 transferimet më të mira të futbollistëve shqiptarë në vitin 2016 (Foto) Këto janë 10 transferimet më të mira të futbollistëve shqiptarë në vitin 2016 (Foto)

"Ai është një lojtar i kompletuar. Unë nuk e di se sa paraqitje ka ai për Zvicrën dhe është vetëm 24 vjeç. Ai ende nuk është përshtatur, por ai është bërë i madh", përcjell Telegrafi.

"Çdo ekip do të vuante pa Santin. Ai ka qenë i pabesueshëm që kur ka nënshkruar këtu. Por, unë mendoj se lojtarët të cilët kanë luajtur në pozitën e tij kanë bërë mirë si [Aaron] Ramsey dhe Xhaka", përfundoi francezi.

Xhaka pas fitores: Viti 2017 filloi më së miri (Foto) Xhaka pas fitores: Viti 2017 filloi më së miri (Foto)

Ndryshe, Xhaka ka shënuar tre gola në 24 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin. /Telegrafi/

The post Coquelinit i pëlqen partneriteti me Xhakën appeared first on Telegrafi.

Juvenusi pranon ofertën për Zazan?

Posted: 06 Jan 2017 01:29 PM PST

Raportet sugjerojnë se Juventusi kanë pranuar një ofertë nga Valencia për sulmuesin italian, Simone Zaza.

Sulmuesi italian u bashkua me skuadrën angleze këtë verë në formë huazimi prej gjashtë milionë euro, e cila do të bëhej e përhershme për 23 milionë euro po të kishte bërë 14 paraqitje.

Megjithatë, skuadra nga Liga Premier kanë vendosur dhe nuk e duan reprezentuesin italian, që do të thotë se bardhezinjtë kanë për të gjetur një klub të ri për shërbimet e tij.

Klauzola që kërkon Juve ngec përfundimin e transferimit të Zazas te Valencia Klauzola që kërkon Juve ngec përfundimin e transferimit të Zazas te Valencia

Sipas Premium Sport, në ditët e fundit, Valencia kanë ringjallur interesimin e tyre për 25-vjeçarin, dhe tani raportojnë se një marrëveshje mes klubeve është arritur.

Zaza mendohet të jetë i lumtur për të kaluar në La Liga, kështu që kanë mbetur vetëm disa detaje me West Ham që të zgjidhen. /Telegrafi/

The post Juvenusi pranon ofertën për Zazan? appeared first on Telegrafi.

Kalinic tundohet nga oferta kineze

Posted: 06 Jan 2017 01:00 PM PST

Tianjin Quanjian thuhet se janë duke i ofruar sulmuesit të Fiorentinas, Nikola Kalinicit një rrogë prej 12 milionë euro në sezon.

Është raportuar më herët sot se Viola kanë pranuar një ofertë të lartë prej 45 milionë euro për kroatin, për të cilin ata paguan rreth 5.5 milionë euro vetëm 18 muaj më parë.

Fillimisht besohej se Kalinic nuk ishte e prirur për të kaluar në Superligën kineze, por Gazzetta dello Sport raporton se shifrat në ofertë mund të shkaktojnë një tundim te kroati, përcjell Telegrafi.

Bernardeschi bën probleme për rinovimin e kontratës me Fiorentinën Bernardeschi bën probleme për rinovimin e kontratës me Fiorentinën

Ish-sulmuesi i Blackburn Rovers fiton rreth 1.2 milionë euro për sezon në Firence, dhe Tianjin Quanjian janë duke ofruar për t’i dhënë atij 10 herë se shumë, me 12 milionë euro në vit.

Duke qenë fillimisht i qartë për qëllimin e tij për të qëndruar në Evropë, Gazzetta tani beson se Kalinic është duke lëvizur më afër për të pranuar transferimin në Lindjen e Largët. /Telegrafi/

The post Kalinic tundohet nga oferta kineze appeared first on Telegrafi.

Hulli City ka një trajner të ri, por historia si ishte shkarkuar një herë është qesharake

Posted: 06 Jan 2017 12:53 PM PST

Trajneri i ri i Hull City do të jetë portugezi Marco Silva, i cili më para ka udhëhequr  skuadra si Olympiacos dhe Sporting Lisbona.

Ardhja e tij në Angli nuk është pritur mirë nga shtypi që shihet si emër i padëshiruar.

Kjo mirëseardhje është pak e rëndë për një trajner që ende nuk është ulur në stol.

Po edhe nëse karriera i shkon keq nuk do të shkojë më keq se te Sporting Lisbona.

Silva, ish trajner i Olympiacos

Gjatë kohës sa ishte trajner te Sporting, Silva kishte arritur sukses, pasi e kishte fituar kupën portugeze në vitin 2015.

Por edhe pse fitoi ai u u shkarkua katër ditë pas fitores së tij.

Ai kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes së klubit.

Ndoshta ka pasur edhe faktorë të tjerë, por drejtuesit e klubit nuk ia kanë falur veshjen e gabuar me ndeshjes kundër Vizela në dhjetor të 2014. /Telegrafi/

The post Hulli City ka një trajner të ri, por historia si ishte shkarkuar një herë është qesharake appeared first on Telegrafi.

PSG shënjestron Sanchezin dhe Weigl

Posted: 06 Jan 2017 12:09 PM PST

Alexis Sanchez dhe Julian Weigl kanë rënë në radarin e Paris Saint-Germain.

Sipas Canal Supporters, Paris Saint-Germain kërkojnë të transferojnë dy futbollistë të mëdhenj si Alexis Sanchez i Arsenalit dhe Julian Weigl i Borussia Dortmund.

Raportet thonë se kampioni francez shpreson për të parandaluar kiliani nga nënshkrimit i një kontrate të re me Gunners në mënyrë që të bënë presion në klubin nga Liga Premier për një shitje para skadimit të marrëveshjes së tij aktuale në vitin 2018, përcjell Telegrafi.

Zyrtare: Julian Draxler në PSG Zyrtare: Julian Draxler në PSG

Ndërkohë, ylli i Borussia Dortmund, Weigl, ka qenë i rezervuar si zëvendësim ideal për mesfushorin me tipare mbrojtëse, Thiago Motta, i cili është një agjent i lirë në verë.

Në rast arritje të marrëveshjeve me këta dy futbollistë, PSG do duhej të shpenzoj rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

The post PSG shënjestron Sanchezin dhe Weigl appeared first on Telegrafi.

Manchester City largon shtatë lojtarë në fund të sezonit

Posted: 06 Jan 2017 11:53 AM PST

Yaya Toure, Jesus Navas, Willy Caballero, Pablo Zabaleta, Bacary Sagna, Gael Clichy dhe Aleksandar Kolarov janë lojtarët që do të lartohen nga Pep Guardiola.

Manchester City do të lirojë shtatë lojtarë sipas gazetës së njohur spanjolle AS.

Në krye të listës janë Yaya Toure dhe Jesus Navas.

Lajmet për Manchester Cityn Lajmet për Manchester Cityn

Nyuk mungojnë as emrat e Willy Caballero, Pablo Zabaleta, Bacary Sagna, Gael Clichy dhe Aleksandar Kolarov.

Të gjithëve iu skadon kontrata në fund të vitit dhe klubi nuk e ka ndërmend të rinovojë. /Telegrafi/

The post Manchester City largon shtatë lojtarë në fund të sezonit appeared first on Telegrafi.

Related Posts :