Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kosovë: Arrestohet Lutfi Dervishi, i dënuar në rastin “Medicus”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Kosovë: Arrestohet Lutfi Dervishi, i dënuar në rastin “Medicus”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Kosovë: Arrestohet Lutfi Dervishi, i dënuar në rastin “Medicus”

Posted: 10 Jan 2017 09:46 AM PST

Njëri nga të dënuarit në rastin "Medicus", Lutfi Dervishi, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas disa vitesh në arrati. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e Policisë së Kosovës. "Konfirmojmë se sot gjatë ditës, Policia e Kosovës, ka bërë arrestimin e një të dyshuari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar", thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e policisë. Arrestimi i tij vjen disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim rastin "Medicus". Më 6 nëntor 2015, Gjykata e Apelit, në kolegjin e përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendor, e ka vërtetuar dënimin e të pandehurve për krim të organizuar, lidhur me, siç thuhet, "trafikimin me njerëz".  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Grupi i senatorëve kërkon forcim të sanksioneve kundër Rusisë

Posted: 10 Jan 2017 09:41 AM PST

Një grup dypartiak i senatorëve të Shteteve të Bashkuara po kërkon legjislacion të ri, me të cilin do të shndërroheshin në ligj sanksionet e imponuara kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës. Ky legjislacion, që pritet të paraqitet sot, do ta vështirësoj punën e administrats së ardhshmme të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, që t'i tërheq sanksionet e imponuara nga presidenti në largim, Barack Obama, pas aneksimit, që ka ndodhur në vitin 2014. Sponzorë të kësaj mase janë 10 senatorë republikanë dhe demokratë, dhe kjo i shton gjasët që ajo të miratohet në Senat, ku shumicën e kanë republikanët. Raportohet se një masë e ngjashme për përgatitet edhe në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Me këtë legjislacion do të forcoheshin sanksionet, të cilat administrata Obama i ka shpallur muajin e kaluar, kundër zyrtarëve qeveritarë rusë dhe entiteteve të akuzuara se kanë kryer sulme kibernetike, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Fjalimi lamtumirës i presidentit Obama

Posted: 10 Jan 2017 08:04 AM PST

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama, është në qytetin Çikago, ku ai do ta mbajë fjalimin lamtumirës, derisa mandati i tij i dytë dhe i fundit, po mbyllet. Në fjalimin sonte vonë (në orën 3 të mëngjesit sipas kohës së Evropës së Mesme), pritet që zoti Obama do t'i trajtoj temat nga fillimi i presidencës së tij, përfshirë idenë se amerikanët kanë më tepër gjëra që i bashkojnë, se sa që i përçajnë. Barack Obama, 55 vjeçar, me gjasë do t'i mbrojë të arriturat e presidencës së tij, përfshirë reformën madhore të kujdesit shëndetësor, marrëveshjen ndërkombëtare, që synon ndaljen e programit atomik të Iranit, dhe përmirësimin e raporteve me Kubën. Të gjitha këto politika janë sulmuar nga pasardhësi i tij, presidenti i zgjedhur republikan, Donald Trump. Në një video të Shtëpisë së Bardhë, që i paraprinë fjalimit, presidenti Obama, thotë se e konsideron këtë paraqitje lamtumirëse si "rast të falënderohet për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm" dhe për t'i reflektuar mësimet që i ka marrë gjatë tetë viteve të fundit në këtë post. Ai largohet nga zyra me rejting të lartë të miratimit që është afro 55%. Presidenca Obama përfundon më 20 janar, kur në shkallët e ndërtesës në Kapitoll në Uashington, inaugurohet presidenti i zgjedhur, Donald Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Peskov: Sanksionet e reja amerikane, hap në degradim të raporteve

Posted: 10 Jan 2017 07:52 AM PST

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara për imponim të sanksioneve të reja individuale kundër tre rusëve, dhe propozimi i Senatit të Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e sankisoneve kundër Rusisë, janë "hapa të mëtejshëm në degradimin e krijuar artificialisht të raporteve" ndërmjet dy vendeve. Zoti Peskov, që është zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, u tha sot gazetarëve në Moskë, se kishte ndodhur "një degradim i paprecedent" i lidhjeve, Shtetet e Bashkuara – Rusia, gjatë mandatit të dytë të presidentit amerikan, Barack Obama, dhe se përkeqësimi nuk ishte në interes të asnjërit shtet. Mbrëmë, Departamenti i thesarit i Shteteve të Bashkuara, ka imponuar sanksione kundër zyrtarit më të lartë të zbatimit të ligjit në Rusi, Aleksandr Bastrykin, dhe dy personave të dyshuar për helmimin për vdekje me material radioaktiv në Britani, të kritikut të Putinit, Aleksandar Litvinenko, në vitin 2006. Të tre këta persona janë përfshirë në të ashtuquajturën lista Magnitsky, të cilëve u ndalohet udhëtimi në Shtetet e Bashkuara dhe u bllokohen pasuritë, për dyshime se janë të involvuar në shkelje të të drejtave të njeriut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova dhe Serbia - drejt normalizimit apo destabilizimit

Posted: 10 Jan 2017 06:50 AM PST

Zhvillimet e fundit politike në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, mund të minojnë të gjitha përparimet e arritura deri më tani në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e raporteve midis dyja shteteve, thonë njohësit e zhvillimeve politike.  Ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës, zvarritja e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, paralajmërimet e Beogradit për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fletë-arrestet, siç ishte rasti me ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, veçohen si veprime që mund të cenojnë gjithë procesin e normalizimit.  Analisti, Ilir Ibrahimi, thotë se Kosova dhe Serbia janë futur në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, jo me vullnetin e tyre, por nën presionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, ajo që veçon Ibrahimi është se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të ndodhë përderisa vetëm njëra palë përpiqet të tregohet konstruktive në këtë proces.  "Unë besoj fuqishëm që Kosova deri më tani ka qenë një lojtar i mirë, një lojtar fer dhe një lojtar që ka qenë i dëgjueshëm. Ndërkohë që nga ana e Serbisë kemi pasur një lojtar i cili ka qenë një lloj rebeli në atë dialog".  "Besoj se është momenti përfundimtar që edhe Kosova të marrë një rol pak më të fuqishëm në këtë dialog, sepse në fund të fundit, port ë arritur një rezultat në çdo lloj dialogu, të dyja palët duhet të jenë të barabarta dhe të dyja palët duhet ta respektojnë atë që e nënshkruajnë", ka thënë Ibrahimi. Bazuar në deklaratat e fundit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, veprimet e Beogradit po ndërmerren me qëllim të destabilizimit të gjendjes në Kosovë dhe nxitjes së provokimeve, çka sipas tyre bie ndesh me të gjitha nismat për normalizim dhe paqe mes dyja vendeve.  Ilir Ibrahimi, thotë se një gjendje e tillë, mund të sjell edhe ndërprerjen e bisedimeve, ngase Kosova nuk mund të pres me dekada derisa Serbia të vendos për një rol më konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve reciproke.  "Me një qasje të tillë të Serbisë, diçka që mund të arrihet për 2 vjet do ta zgjas për 20 vjet dhe Kosova nuk e ka luksin që të pres 20 vjet që të kemi një disponim nga ana e Serbisë për t'i tejkaluar disa sfida që i kemi, sidomos tani kur po shohim që gjeopolitika po ndryshon".  "Ndoshta ky është edhe qëllimi i Serbisë që duke pas parasysh që ka disa ndryshime në politikën botërore, ndoshta e zvarritë dialogun që të vijë në një moment pak më të favorshëm për të", ka vlerësuar Ibrahimi.  Nga Beogradi, ndërkaq, vijnë sërish mesazhe se nuk do të tërhiqen nga politika aktuale në raport me Kosovën. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ka informacione "se diaspora shqiptare po përgatitet", siç ka thënë ai "për marrjen e përfaqësive diplomatike-konsullore serbe, me qëllim të detyrimit të Serbisë që të heq dorë nga ndjekja e Ramush Haradinajt". Këto informacione, Serbia, sipas tij, i ka siguruar nga agjencitë perëndimore të sigurisë. Por, deklaratat e tilla, analisti dhe publicisti Belul Beqaj i sheh si sinjal për Prishtinën zyrtare që ta rishikojë pozicionin e vet në bisedimet me Serbinë, ngase sipas tij, po shihet qartë që qëllimi i Beogradit nuk është normalizimi po destabilizimi.  "Deklarata e fundit e Daçiqit se ai ka informacione serioze që shqiptarët në perëndim përgatisin veprime terroriste për t'i zënë peng ambasadorët serbë, mendoj se janë indikator shumë serioz që të trajtohet ky proces në mënyrën më kritike dhe nga ky përfundim të nxirren gjykime që kanë të bëjnë me rishikimin e gjithë procesit", ka thënë Beqaj.  Jo vetëm deklaratat e tilla të Daçiqit, por të gjitha veprimet e fundit të Beogradit në raport me Kosovën, ka nënvizuar Belul Beqaj, po e degradojnë pozicionin e Kosovës në procesin e dialogut të Brukselit.  "Pas të gjitha këtyre veprimeve, duke u nisur nga ato tek Ura mbi Ibër, muri në veri, Lugina e Diellit (lagje e projektuar në Serbi për kthimin e serbëve të zhvendosur në veri të Kosovës)dhe eventualisht kërkesa e cila ka pretendime që ta formoj Asociacionin e komunave me shumicë serbe në mënyrë të njëanshme, tregojnë se qëllimet e Serbisë nuk kanë qenë të drejtuara në procesin e normalizimit, por në drejtimin e kundërt", ka deklaruar Beqaj. Zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, besohet se kanë ftohur tutje marrëdhëniet, edhe ashtu, aspak të mira mes dyja vendeve.  Serbia, jo vetëm që vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por në shumë raste, sipas analistëve, ka dëshmuar se angazhohet në vazhdimësi në të gjitha rrafshet politike e diplomatike për pengimin e jetësimit të shtetësisë së Kosovës, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata Evropiane: Nxënëset myslimane duhet të marrin pjesë në orën e notit 

Posted: 10 Jan 2017 05:59 AM PST

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka hedhur poshtë ankesën e një çifti mysliman në Zvicër të gjobitur për moslejimin e vajzave të tyre për të marrë pjesë në orën e notit.  Gjykata me seli në Strasbourg të Francës ka vendosur sot se gjoba e vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën e familjes për lirinë e fesë sipas nenit 9 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.  Rasti u dërgua në gjykatë nga një çift turko-zviceran që ka thënë se detyrimi i vajzave të tyre që ishin në moshën e mitur, që të marrin pjesë në orën e notit, në të cilën bashkërisht marrin pjesë djem dhe vajza, shkel parimet e fesë së tyre.  Gjykata ka vendosur se shkolla ka "rol special" në integrimin e shoqërisë dhe "qëllim legjitim" në mbrojtjen e fëmijëve, me origjinë të huaj, nga përjashtimi.  Gjykata e Strasbourgut, gjithashtu ka vendosur se gjoba prej 1400 franga zvicerane që çifti është dashur të paguajë, është proporcionale.  Ky vendim raportohet se mund të ndikojë në raste të shumta të ngjashme që kanë ndodhur në vende si Gjermania dhe Lihtenshtajni, gjatë viteve të fundit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulme me bombë afër parlamentit afgan

Posted: 10 Jan 2017 05:56 AM PST

Dy shpërthime e kanë tronditur zonën afër parlamentit në kryeqytetin afgan, Kabul.  Zyrtarët afganë janë cituar duke thënë se së paku 20 njerëz janë vrarë në shpërthimet e 10 janarit, ndërsa 45 të tjerë janë lënduar. Zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet.  Talibanët menjëherë e kanë lëshuar një komunikatë duke e marrë përgjegjësinë.  Së paku një nga shpërthimet ka qenë veturë bombë, ndërsa një zyrtar afgan është cituar të ketë thënë se shpërthimet duket se kanë qenë operacione të koordinuara.  Sulmi i parë duket se ka pasur cak stafin e parlamentit. I dyti ka ndodhur derisa forcat e sigurisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Po sot, së paku 7 persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë lënduar nga shpërthimi vetvrasës i kryer në krahinën e Helmandit, në jug të Afganistanit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia ia dorëzon Francës kërkesën për ekstradim të Haradinajt

Posted: 10 Jan 2017 05:26 AM PST

Ministria e Drejtësisë në Serbi ia ka dorëzuar të martën organeve të drejëtsisë në Francë kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë bërë të ditur mediat në Serbi. Me kërkesën për ekstradim organeve franceze të drejtësisë I është dorëzuar edhe dokumentacioni përcjellës I përkthyer në gjuhën frënge në bazë të të cilit "drejtësia franceze do të vendos nëse janë përmbushur të gjitha kërkesat për ekstradim të Haradinajt në Serbi". Ramush Haradinaj u ndalua, të mërkurën e kaluar, në aeroportin e Bazelit në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të autoriteteve serbe të cilat e akuzojnë, siç thonë, për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve të 90-ta. Një gjykatë në Francë I shqiptoi masën e paraburgimit deri në dorëzimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim të tij. Ramush Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të urdhërarrestit të policisë së Serbisë të vitit 2004 dhe qe mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë.   Në vitin 2012, u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte nga një Gjykatë Ndërkombëtare për Krime Lufte në Ish Jugosllavi. Rigjykimi në vitin 2012, u bë katër vjet pas një vendimi të së njëjtës Gjykatë e cila më 2008 e nxori të pafajshëm nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për shkelje të ligjeve të luftës.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Doganat mbledhin të hyra nga pikat në veri, por kontrabanda vazhdon

Posted: 10 Jan 2017 05:20 AM PST

Rreth 5 milionë euro është shuma e mjeteve vjetore të grumbulluara në vendkalimet kufitare në pjesën veriore të Mitrovicës nga pagesat e taksave doganore për mallrat që importohen nga vendet e ndryshme të Evropës, dhe më saktësisht nga Serbia, në Kosovë. Kështu thonë zyrtarë të Doganave të Kosovës, sipas të cilëve kjo është dëshmi e uljes së kontrabandës në atë pjesë. Kjo pjesë, me vite nga ekspertë për çështje ekonomike është konsideruar "oazë e kontrabandës" pasi pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës në vitin 2008, deri në dhjetor të vitit 2013, doganat e Kosovës nuk kanë pasur qasje në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në Jarinjë dhe Bërnjak. Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se nga viti 2013 e deri më tani, nga pikat doganore në atë pjesë janë mbledhur mbi 15 milionë euro. "Kryesisht, mallrat që kanë destinacion atë pjesë, si në çdo pikë tjetër kufitare, zhdoganohen edhe në ato dy pika. Faktikisht prej rivendosjes së Doganës që nga viti 2013, kemi mbledhur mbi 15 milionë euro nga ato dy pika" ka thënë Stavileci duke treguar se të hyrat e përgjithshme të Doganave të Kosovës, për vitin që lamë pas, kanë arritur mbi një miliard euro. Kthimi i oficerëve doganier në ato dy pika e ka sjellë një stabilitet të qarkullimit të të hyrave, thotë ish drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, por megjithatë, shprehet ai, kontrabanda ende vazhdon.  "Tani rritja e këtij inkasimi, lë shumë për të dëshiruar, për shkak se rrethanat që janë atje lart, pa u bërë një fiskalizim i plotë i pjesës veriore, në kuptimin që të gjitha kompanitë të deklarojnë drejtë shitjen e tyre, do të jetë vështirë që gjithë fokusi të mbetet vetëm në vendkalimet e kufitare". Pavarësisht rritjes së inkasimit të mallrave në dy vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, disa rrugë alternative në këtë pjesë vazhdojnë të shfrytëzohen për kontrabandim të mallrave, kryesisht nga shteti i Serbisë. Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Besim Hoti, ka thënë se me gjithë angazhimet për parandalimin e kontrabandës, shprehet se hyrja e mallrave në mënyrë ilegale në këtë pjesë zhvillohet për shkak të terrenit kodrinoro -malor. "Përkitazi më këtë, ne duhet të bëjmë përpjekje edhe më të mëdha, sepse gjithmonë ekziston një mundësi që individë për qëllime të caktuara dhe momente të caktuara të bëjnë kontrabandimin e këtyre mallrave. Normalisht që ne edhe gjatë vitit që lamë pas kemi regjistruar disa nga këto raste dhe të gjitha këto i kemi adresuar në Doganat e Kosovës për procedurë të mëtutjeshme", tha Hoti.  Çështja e kontrabandimit dhe njëkohësisht edhe evazionit fiskal nuk është problematike vetëm në pjesën veriore të vendit, ku autoritetet e Kosovës kanë më pak qasje që prej afro dy dekadash. Vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vitit 2015, pati thënë se nga ekonomia joligjore 400 deri në 500 milionë euro nuk arkëtohen gjatë vitit në arkën e shtetit. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tre të vdekur nga të ftohtit në Maqedoni

Posted: 10 Jan 2017 05:08 AM PST

Tre persona kanë vdekur nga të ftohtit në Maqedoni, ka bërë të ditur portal maqedonas Telegraf. Sipas tij një person ka vdekur nga të ftohtit në Shkup, një në Strumicë dhe një në Pehçevë në lindje të vendit. Që prej 6 janarit Maqedoninë e ka përfshirë një klimë shumë e ftoftë, derisa temperatura më e ulët është shënuar të dielën – 28 gradë Celsius. Temperatura shumë të ulëta janë shënuar edhe të martën në gjithë vendin ndërkohe që më së ftohtit thuhet të jetë në Mavrovë në veri perëndim të Maqedonisë, kur u shënua temperatura prej -20 gradë Celsius.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruevski me gjasa të vogla për formimin e qeverisë

Posted: 10 Jan 2017 04:59 AM PST

Formimi i shumicës parlamentare dhe i qeverisë së re nga mandatari, Nikolla Gruevski do të jetë një proces i vështirë bazuar në qëndrimet e partive shqiptare nga të cilat varet bërja e pushtetit të ri në Maqedoni.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kocijançiq: Serbia, Kosova me komunikim të zgjidhin çështjen e arrestimit të Haradinajt

Posted: 10 Jan 2017 04:47 AM PST

Për arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë, ka folur mbrëmë edhe Maja Kocijenaçiq, zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.  "Përspektiva evropiane për rajonin, sipas nesh, është e vetmja mënyrë për të ecur para. Në këtë kontekst, ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që t'i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë", ka thënë Kocijançiq.  Ajo më pas ka shtuar se "rritja e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në mes të Serbisë dhe Kosovës tashmë është arritur, dhe në këtë kontekst kjo duhet të vazhdohet tutje." Zëdhënësja e Mogerinit derisa iu ka drejtuar gazetarëve në Bruksel ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret "hapat që janë ndërmarrë në këtë proces nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, shkëmbimit të informacioneve dhe transferit të proceseve, diçka që do të vazhdohet nga riintegrimi i serbëve të Kosovës që janë personel i drejtësisë në sistemin e drejtësisë së Kosovës përgjatë janarit, ashtu siç janë integruar pjesëtarët serbë të forcave policore". Kocijançiq ka kujtuar se deri më tash ka pasur marrëveshje dhe çështja e ndalimit të ish kryeministrit të Kosovës duhet të zgjidhet mbi këtë kornizë. Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit të mërkurën e kaluar ndërsa një gjykatë në Colmar të Francëz i shqiptuan masën e paraburgimit deri në, siç thuhet, "paraqitjen e kërkesës zyrtare për ekstradim nga autoritetet e Serbisë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ankara: Një rrugë e merr emrin e diplomatit të vrarë rus

Posted: 10 Jan 2017 04:21 AM PST

Rruga në Ankara ku gjendet ambasada ruse në Turqi është riemëruar në nderim të Andrei Karlovit, ambasadorit rus i cili është vrarë në dhjetor.  Autoritetet në kryeqytetin turk kanë thënë më 9 janar se vendimi për të rimeruar rrugën Karyagdi sipas Karlovit është marrë unanimisht nga zyrtarët e qytetit.  Karlov i cili u vra më 19 dhjetor në Ankara nga Mevlut Altintas, një zyrtar policor i cili derisa nuk ishte në detyrë ka shtënë mbi diplomatin rus, duke thirrur "Mos e Harroni Alepon". Rusia dhe Turqia përkrahin palë të ndryshme në luftën civile të Sirisë, por marrëdhëniet e tyre janë përmirësuar dukshëm pasi ato u ftohen si pasojë e rrëzimit të një aeroplani rus nga Turqia përgjatë kufirit, Turqi – Siri në nëntorin e vitit 2015. Të dy shtetet tani po mundohen të organizojnë bisedime për paqe për Sirinë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FIFA: Në Kupën e Botës 2026 marrin pjesë 48 ekipe 

Posted: 10 Jan 2017 03:23 AM PST

Organizata botërore e futbollit, FIFA ka vendosur të zgjerojë numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Kupat e Botës nga 32 në 48 ekipe, duke filluar nga viti 2026.  Këshilli i FIFA-s ka votuar sot që të zgjerojë raundin e parë të kampionatit në 16 grupe me nga tre ekipe secili, sipas një njoftimi që është publikuar në profilin e FIFA-s në Twitter.  Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë fushatës së tij për këtë post ishte zotuar se do e zgjerojë Kupën e Botës. Nga 211 anëtarë, 135 asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në Kupën e Botës.  Kritikët, megjithatë frikësohen se zgjerimi pjesëmarrësve në Kupën e Botës do e ulë standardin e garës dhe do e bëjë Kupën e Botës shumë të gjatë dhe vështirë të menaxhueshme.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Temperaturat e ulëta dhe gripi i zgjasin pushimin shkollave

Posted: 10 Jan 2017 03:13 AM PST

Moti i ftohtë me temperaturat që kanë zbritur në mbi minus 24 gradë celcius, ditët e fundit në Kosovë, si dhe numri i madh i të prekurve me gripin sezonal, ka bërë që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), të marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë, deri me datë 16 janar 2017. Vendimi për zgjatje të pushimit u morr pavarësisht se autoritetet e shëndetësisë në Kosovë nuk kanë shpallur as gjendje epidemie të gripit dhe as gjendje të jashtëzakonshme për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta. Pak ditë më parë, epidemiologia Ariana Kalaveshi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i tha Radios Evropa e Lirë se komiteti për sëmundje ngjitëse, që vlerëson nëse duhet të shpallet epidemi gripi, nuk e ka parë të nevojshme ta bëjë një gjë të tillë. Megjithëkëtë sipas shënimeve zyrtare të autoriteteve spitalore vetëm në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raportohet se brenda 24 orëve paraqiten rreth 135 raste të fëmijëve me grip. Ministria e Arsimit ndërkaq në vendimin e saj thotë se shtyrja e fillimit të gjsymëvjetorit "është bërë me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së gripit për të cilin MASHT është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës". Sylë Tahirsylaj, një ekspert në fushën hidrometeorologjike, thotë se "është e mirë që fëmijët të mos i ekspozohen këtyre temperaturave" dhe se një "veprim i këtillë i shtyrjes së fillimit të vitit shkollor është bërë edhe në të kaluarën". "Kjo gjendje sinoptike është përsëritur edhe në të kaluarën. Ndër vite temperatura më e ulët është shënuar me minus 32 gradë celcius. Këto janë nën vlera normale. Është mirë që fëmjët të kenë pushim, pasi kah fundi i javës do të ketë ndryshim të temperaturave. Nuk është ndonjë gjendje që nuk është shënuar asnjëherë. Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën", tha ai. Edhe eksperti i arsimit, Fevzi Berisha, thotë se shtyerja e procesit mësimor e bërë për tërë territorin e Kosovës,është një vendim i drejtë. Sipas tij, orët e humbura mësimore do të kompenzohen dhe nuk do të jetë pengesë e procesit të rregullt të planprogramit mësimor. "Duke marrë parasysh se duhet të ketë sistem të unifikuar të arsimit dhe në disa vende ka mundësi me u mbajt mësimi, por në disa tjera jo, atëherë është vendim i drejt shtyerja për një javë dhe nuk do të ketë humbje, pasi do të organziohet orari i paraparë me plotësim të këtyre orëve. Më mirë është të jetë unifikues sesa në disa vende të mbahet mësimi e në tjera jo". Temperaturat e ulëta, ajri i ndotur dhe mbi të gjtiha gjendja e rënduar e shëndetit me shtrirjen e gripit në Kosovë e kanë vështirësuar edhe jetën e qytetarëve. Mësohet se edhe një numër i institucioneve arsimore të nivelit të lartë kanë marrë vendimin për vazhdimin e pushimit dhe rifillimin e mësimit prej javës së ardhshme, kur temperaturat të jënë ngritur sado pak. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdiq ish presidenti i Gjermanisë, Roman Herzog 

Posted: 10 Jan 2017 02:42 AM PST

Roman Herzog, i cili derisa ishte president e ka nxitur Gjermaninë të pranojë reformat ekonomike gjatë viteve të 90-ta, ka vdekur në moshën 82 vjeçare, raporton Reuters.  Herzog njihet edhe si udhëheqësi gjerman i cili e ka nxitur vendin e tij të kujtojë holokaustin nazist.  Presidenti aktual, Joachim Gauck, e ka kujtuar Herzog sot të cilin e ka përshkruar si "personalitet i veçant". Herzog ka shërbyer si kryegjykatës në gjykatën më të lartë të Gjermanisë para se të fitonte presidencën në vitin 1994, katër vjet pas bashkimit të Gjermanisë. Ai ka qenë një nga liderët e parë që është marrë me rezistencën e vendit ndaj reformave dhe stagnimit ekonomik në rritje, në kohën kur udhëheqja 16 vjeçare e kancelarit, Helmut Kohl po i afrohej fundit.  Gjermania atëkohë vuante nga papunësia dyshifrore derisa ishin shtuar edhe shqetësimet se tregu i punës ishte jo fleksibil. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daçiq: “Diaspora shqiptare ka përgatitur marrjen e një misioni diplomatik të Serbisë”

Posted: 10 Jan 2017 01:47 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se informacionet "se diaspora shqiptare po përgatitet", siç tha "për marrjen e përfaqësive diplomatike-konsullore serbe, me qëllim të detyrimit të Serbisë që të heq dorë nga ndjekja e Ramush Haradinajt, Serbia i ka marrë nga agjencitë perëndimore të sigurisë". "Kjo informatë ka ardhur nga një shtet i madh dhe një bashkësi e madhe e sigurisë, me emra dhe mbiemra të njerëzve, me vendin për të cilin është folur si shtetin e mundshëm ku objektiv ndoshta do të mund të ishte ambasada ose konusllata jonë", tha Daçiq në një emision të Radiot Televizionit shtetëror të Serbisë. Daçiq përsëriti se Serbia nuk "do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt", ndërkohë që në përgjigjen se "Haradinaj njëherë është ndaluar dhe liruar në Lubljanë", Daçiq tha për RTS-në se "Serbia nuk mund të ndikojë në këto vende që të bëjnë atë që ajo mendon se duhet ta bëjnë". "Një nga opsionet që është shqyrtuar është që Serbia të detyrohet të heq dorë nga ndjekja përmes marrjes së një prej përfaqësive diplomatiko-konsullore ose objektit që i takon Serbisë dhe marrjes së pengjeve. Sakt dihet se kush i ka paraqitur këto sugjerime, me emër dhe mbiemër, ku jeton", tha Daçiq. Bëhet fjalë për shtetet që kanë një diasporë më të madhe shqiptare, tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

La La Land, 11 nominime nga BAFTA 

Posted: 10 Jan 2017 01:29 AM PST

Filmi La La Land ka nisur tejet suksesshëm sezonin e çmimeve për filmat më të mirë, pasi sot është nominuar 11 herë nga Akademia Britanike e Filmit, apo Oskari britanik. Filmi romantik në rolet kryesore të të cilit aktrojnë Ryan Gosling dhe Emma Stone, ndër të tjera është në garë për filmin, regjisorin, aktorin dhe aktoren më të mirë.  Filmi para dy ditësh ka fituar shtatë çmime "Golden Globes" që jepen nga shoqata e gazetarëve të huaj në Hollywood. Filmat "Arrival" dhe trilleri psikologjik, "Nocturnal Animals" kanë nga nëntë nominime të çmimeve britanike të njohura si BAFTA.  Fituesit e çmimeve BAFTA bëhen të ditur në sallën mbretërore Albert në Londër më 12 shkurt, dy javë para Oskarit, apo çmimeve të Akademisë amerikane të Filmit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beograd: Migrantët përballojnë acarin

Posted: 10 Jan 2017 01:08 AM PST

Rreth 1,500 migrantë po mundohen t'i përballojnë temperaturat shumë të ulëta, deri sa po presin për të marrë leje qarkullimi në vendet tjera.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Athinë: Diplomati rus që u gjet pa shenja jete në apartamentin e tij nuk është vrarë 

Posted: 10 Jan 2017 12:52 AM PST

Një diplomat rus që është gjetur pa shenja jete në apartamentin e tij në Athinë ka vdekur për shkaqe natyrore, thonë zyrtarë rusë dhe grekë.  Andrei Malanin, 55 vjeçar, është gjetur në dyshemenë e dhomës së gjumit në Athinë më 9 janar. Ai ka qenë shef i shërbimit konsullor rus në kryeqytetin grek.  Ambasada e ka publikuar një komunikatë sot duke thënë se "ekspertët e forenzikës" kanë arritur në përfundimin se Malanin ka vdekur nga shkaqe të natyrshme.  Policia greke gjithashtu ka thënë se ata nuk besojnë se bëhet fjalë për vrasje. Nuk ka pasur asnjë shenj të hyrjes me forcë në vendin ku diplomati është gjetur i vdekur. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :