Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kreativiteti i banorëve të Gremës, në vend të dordolecit ‘marojnë’ Golf prej bore (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Kreativiteti i banorëve të Gremës, në vend të dordolecit ‘marojnë’ Golf prej bore (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Kreativiteti i banorëve të Gremës, në vend të dordolecit ‘marojnë’ Golf prej bore (Foto)

Posted: 09 Jan 2017 07:21 AM PST

Sasia e borës që ka rënë dy ditët e fundit në Kosovë, i ka shtuar edhe kreativitetin kosovarëve.

Ata përpos dordolecëve që kanë ndërtuar me borë, së fundmi talentin e tyre e kanë treguar për vetura.

Në fshatin Greme, të komunës së Ferizajt gjatë pasdites së sotme kanë ndërtuar një veturë të tipit 'Golf' me borë.

Lexues nga kjo zonë i kanë dërguar Gazetës Express, fotot ku shihet kreativiteti i tyre.

Digjet një shtëpi në rrugën “Naim Beka” në  Ferizaj (Foto)

Posted: 09 Jan 2017 07:17 AM PST

Në rrugën "Naim Beka" ka marrë flakë një shtëpi e cila  sipas raporteve të deritashme i janë shkaktuar dëme të mëdha.

Ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarje dhe po mundohet të lokalizojnë zjarrin.

Vështirësi deri të intervenimi I Brigadës së zjarrfikësve ishte edhe bora në këtë rrogë e cila u morri kohë që ti ofrohen vendit të ngjarjes.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim për shkakun e zjarrit e as për të lënduar.

15942253_1298193506911105_2123062676_n 15970612_1298193480244441_1541073198_n 15942235_1298193430244446_684160763_n 15935967_1208395905882457_17991958_n

 

Danush Ademi zgjedhet kryetar i PDAK-së. Pritet ndërrimi i Qazim Rrahmanit nga pozita e zëvendës Ministrit

Posted: 09 Jan 2017 07:00 AM PST

Partia Demokratike Ashkalinjëve Kosovës  mbajti kuvendin Vll-të për zgjedhjen e kryetarit të ri për mandatarin e tretë në kuvend, ku të pranishëm ishin 11 degë të subjektit politik të PDAK-së nga qytete të ndryshme të Kosovës me 143 delegat  ku dhe këtë herë zgjidhet kryetarë për PDAK  Danush Ademi me vota të hapura.

Ademi falënderon të gjithë degët e PDAK-së për besimin e dhënë dhe këtë herë i falënderon delegatet për punën dhe vullnetin e tyre që kanë për Partin demokratike Ashkalinjëve Kosovës ,duke falënderuar përfaqësues të institucioneve dhe fytyra të tjera publike.

Kryetari i posa zgjedhur në PDAK dhe për katër vitet tjera të ardhshme thotë që kemi hartuar një platformë politike më specifike të re ku së shpejt do të shihet në skenë duke punuar me të gjithë të tjerët.

“Ne kemi për synim ndërtimin e shtëpive për rastet sociale ku unë kam kërkuar nga Kuvendi i Kosovës një milion eruo që të shpërndahen për ndërtimin e shtëpive për rastet sociale ku së shpejti do të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës dhe synimi ynë si parti është edukimi dhe punësimi infrastruktura e tjera ku unë asnjëherë nuk do të ndalem duke shërbye komuniteti Ashkanli në Kosovë, Maqedoni,Mal zi dhe Diasporë” ka thënë Ademi.

Ademi komentoj dhe dorëheqjen e Kryetarit të degës së PDAK-së në Ferizaj,  Qazim Rrahmani  dhe të nënkryetarit të PDAK-së dega Ferizaj, Asllan Kryeziu, të cilët munguan në kuvendin e Vll-të të PDAK-së. Kryetari i posa zgjedhur thotë që Rrahmani  më nuk do të jetë më zv.Ministër pasi që ai ka dhënë dorëheqje nga PDAK. Ata kanë filluar një puç para 4-5 muajsh  ku  janë munduar të zhvlerësojnë punën time si deputet i Kosovës, sepse mua me kanë besuar për 15 vite përfaqësimin tim politik që jam duke punuar dhe u shërbyer qytetarëve të Kosovës. Ata janë munduar të bllokojnë kuvendin zgjedhorë me puçin e tyre ku janë të imponuar nga njerëzit e vet nga diaspora.  Unë falënderojë degët e PDAK-së për mbështetjen e tyre dhe besimin.

Ademi e quan dora e zezë dorëheqjen e tyre sepse “Subjekti tjetër u garanton që do të paguaj borxhet Qazim Rrahmanit me arsyetimin vetëm për të bllokuar procesin e kuvendit të Vll-të” ka thënë Ademi.

Kurse për dorëheqjen e Asllan Kryeziut, Ademi  po ashtu thotë se “Është  kërcënuar nga  Qazim Rrahmani me postin të cilin është, për të mos  qenë pjesë e këtij procesi zgjedhorë ku unë besojë që brenda përfundimi të mandatit tina do të kthehet ai”

Shtyhet afati për integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serb në veri

Posted: 09 Jan 2017 06:31 AM PST

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga një gjyqtare e Gjykatës në veri të Mitrovicës, Jelena Krivokapiq, e cila ka thënë se kjo datë, sipas një vendimi të marrë në Beograd, është shtyrë për 17 janar.

Krivokapiç tha po ashtu se këto janë informacione të cilat i kanë siguruar nga Beogradi e të cilat burojnë nga Brukseli, e të cilat më pas u janë transmetuar edhe punonjësve në pjesën veriore të Mitrovicës.

Integrimi i gjyqësorit në veri, i cili për më gjatë se 16 vjet ka funksionuar si sistem paralel, është pjesë e marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

.

Lëshohet për qarkullim rruga Hani i Elezit – Ferizaj për mjete të rënda të komunikacionit

Posted: 09 Jan 2017 06:31 AM PST

Qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale po vazhdon të përmirësohet, ndërsa ekipet e MI-së po vazhdojnë të monitorojnë dhe punojnë me kompanitë e kontraktuara në mirëmbajten e rrugëve, në mënyrë që komunikacioni të zhvillohet normalisht. /Lajmi.net/

 

.

Deklarohet Parisi zyrtar: Veprimi ligjor ndaj Haradinajt nuk ka dimensione politike

Posted: 09 Jan 2017 06:31 AM PST

Ramush Haradinaj i arrestuar ne France

Ai tha se "procedurat që po zhvillohen ndaj Ramush Haradinajt janë çështje ligjore, të nisura mbi bazën e kërkesës së Interpolit".

Zëdhënësi Nadal tha në një konferencë me gazetarë se ky rast "nuk e ndryshon politikën e vazhdueshme të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtimin në rajon si dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës".

Ai tha se "autoritetet gjyqësore në Francë janë marrë me çështjen në mënyrë të kujdesshme" dhe se "procedurat tani janë çështje të autoriteteve të drejtësisë".

"Franca është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me të", tha zëdhënësi Nadal gjatë konferencës me gazetarë.

Nadal tha se "Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar 2017 në aeroportin e Basel-Mulhouse mbi bazën e një kërkese për arrest të përkohshëm të lëshuar nga Interpoli dhe u zbatua në mënyrë automatike, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Francës".

Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë u bë mbi bazën e një fletarresti të autoriteteve të Serbisë, që daton nga viti 2004, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve 1998-1999. (REL)

.

Pacolli e pret Ilir Metën me puro cigare e verë të kuqe (Foto)

Posted: 09 Jan 2017 06:31 AM PST

Behgjet Pacolli

Nikoqiri në vilën e tij milionëshe ka përgatitur një pritje të veçantë për kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë. Në një foto që ka postuar Pacolli, në tavolinë shihet një shishe verë e kuqe e cila me gjasë është e cilësisë së lartë, dhe përskaj saj një kuti me cigare puro.

Pacolli ka thënë se me Metën kanë biseduar për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë. Ai ka deklaruar se institucionet e shtetit duhet të mbledhin mend dhe urgjentisht të vlerësojnë qasjen ndaj bisedimeve me Serbinë.

Postimi i plotë i Pacollit:

Me Ilir Metën….

Mbrëmë kisha nderin të mirëpres kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë z.Ilir Meta me të cilin ndër të tjera biseduam për ish kryeministrin e Kosovës z.Ramush Haradinaj dhe ndalimin e tij.

Haradinaj do të kthehet shpejt në Kosovë, por udhëheqësit e institucioneve duhet të mbledhin mend dhe urgjentisht duhet të vlerësojnë qasjen ndaj bisedimeve. Në anën tjetër, më shqetësim po i shoh disa "prenoncime " që e hutojnë dhe e orientojnë opinionin publik kundër. Francës.

Franca bashkë me SHBA-të, Britaninë dhe Gjermaninë dhe Italin janë ndër mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës dhe miqësia jonë me këtë shtet është shumë e qëndrueshme.

Jam i bindur qe Franca është duke punuar në mënyrë intenzive për lirimin e Ramushit edhe pse politika dhe gjyqësija në këtë shtet janë të ndara.

pacolli

.

“Situata në jug të Serbisë është shumë e rëndë”

Posted: 09 Jan 2017 06:31 AM PST

"Gjendje e emergjente është shpallur në 11 komuna të Serbisë Jugore, në Vladiçin Han dhe Tërgovisht, gjatë fundjavës kemi pranua kërkesa për ndihmë, me pas u është dërguar ndihmë. Gjithashtu janë evakuuar edhe 120 persona nga atje", tha Mariq.

Sipas tij, janë dorëzuar edhe ndihma mjekësore, ushqim dhe ilaçe, siç thotë ai tani për tani gjendja në komunat jugore serbe është "shumë, shumë e vështirë", transmeton lajmi.net.

Komuna në të cilën është shpallur gjendje emergjente janë: Tërgovish, Aleksinaq, Bllacë, Sjenicë, Medvegjë, Vlasotinçe, Vladiçin Han, Nova Varosh, Tutin dhe Vranjë.

Shef i Departamentit të situatave emergjente dhe menaxhimit të rrezikut në MPB, Zhivko Baboviq tha se rënia aktuale e bora do të krijoje probleme shtesë në komunat ku është futur gjendja emergjente.

Sipas tij, temperaturat e ulëta pritet të ketë edhe në dy-tre ditët e ardhshme, të cilat do të paraqesin një problem shtesë, pasi do të ketë  krijimin e akullit shtesë mbi lumenjtë. /Lajmi.net/

 

.

Tunelet “e fshehta” që lidhin Kosovën me Serbinë

Posted: 09 Jan 2017 06:13 AM PST

Shtylla të vjetra prej hekuri mbajnë hapur tunelet që lidhin Kosovën me Serbinë. Nën miliona tonë shkëmbë, thellë në veri të vendit, pak kush e dinë se mes dy shteteve ekzistojnë korridore ku mund të kalohet lirshëm.

Çdo ditë nëpër to trasojnë qindra veta, me lokomotiva të vogla në gjatësi rreth 3 kilometra, të cilët gërryejnë nëntokën pa u vënë re në sipërfaqe.

Nuk ka polic kufitar e as doganier që kontrollojnë hyrje daljet, ndonëse përmes këtyre tuneleve nxirren sasi të mëdha të metaleve, të çmuara për vendin.

Gazeta Fjala, sjellë të dhëna të cilat deri më tani nuk janë bërë të ditura për një pjesë të madhe të qytetarëve.

Në komunën e Leposaviqit, janë aktive dy miniera, të cilat për shkak të konfiguracionit gjeografik, shtrihen në dy shtete. Infrastruktura e tyre është komplekse, por edhe interesante për varshmërinë që kanë njëra pjesë nga tjetra.

Korridori kryesor i transportit, i cili shërben për futjen e njerëzve, materialeve të ndryshme dhe eksplozivëve për nevojat e minierës, pajisjeve mbështetëse si dhe për nxjerrjen e xehes nga miniera në sipërfaqe si në "Bello Brdo" dhe "Crnac" ku nxirret Plumbi dhe Zinku, gjindet në territorin e Kosovës.

Ndërkaq, dalja e dytë emergjente dhe furnizimi me energji elektrike është i varur nga pjesa tjetër e punishteve në Serbi, shkruan Gazeta Fjala.

trepca veri 1

Rreth 221 punëtorëve të "Bello Brdos" që çdo ditë futen mbi 3 kilometra në thellësi të shkëmbit takohen brenda nëntokës me miqtë e tyre nga Serbia, të cilët ligjërisht i ndanë kufiri administrativ, por që nuk kanë rrugë tjetër nga t'ia mbajnë.

Ngjashëm edhe 180 punëtorë tjerë të minierës së "Cërnacit" veprojnë korridoreve të thella për të nxjerrë në sipërfaqe plumbin dhe zinkun.

"Edhe këtu ka kufi. Normal nuk duhet kaluar", tregon me shenjë për Gazetën Fjala vijën ndarëse njëri nga ata që shpesh ka trasuar tunelet. Por ka raste kur ajo vijë është shkelur.

Kufirin se deri ku mund të shkelin dhe gërryejnë njëra palë e përcakton edhe licenca që i është lëshuar minierave nga KPMM-ja.

"Këto ndërmarrje dhe janë të pajisura me Licenca Shfrytëzimi në bazë të: Ligjit Nr.03/163 për Minierat dhe Mineralet, Ligjit Nr.04/L-158 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale, Ligjit nr. 05/L-062 për Sigurinë në Punë në Veprimtarinë Minerare", thonë në këtë institucion, i cili është autoritet për lëshimin e licencave dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve minerare në Kosovë.

Gjithashtu edhe Flotacioni në Leposaviq ku janë të angazhuar 103 punëtorë, është i pajisur me leje për aktivitete të veçanta nga KPMM, e cila leje shërben për përpunimin e xehes së Pb-Zn dhe nxjerrjën e koncentratit të këtyre metaleve.

Bello brdo 2

Rreziku nga kontrabanda

Korridoret e errëta të krijojnë përshtypjen e një terreni të mirë për kontrabandistët.

Përmes tyre, me ndihmën e punëtorëve duket se mund të kalohet çdo mall në paketime të përshtatshme për transport në hapësira të ngushta.

Por, ata që monitorojnë këtë vend, thonë për Gazetën Fjala se nuk ka rrezik nga kontrabandistët.

"Rreziku nga keqpërdorimi i hapësirave minerare (puseve, tuneleve) për qëllime të kontrabandës është shumë i vogël duke marrë parasysh organizimin dhe funksionalizimin e minierës".

Infrastruktura e minierës dhe konfiguracioni i thyeshëm i terrenit është e vështirë për ta kaluar pa ndihmën e punëtorëve përgjegjës të minierës, thonë në KPMM.

Gjithashtu sipas tyre, në kuadër të minierave funksionojnë edhe sigurimet fizike në çdo hyrje-dalje të saj.

Belloberd

Çfarë fiton buxheti i Kosovës nga këto miniera?

Në bazë të të dhënave të deklaruara në KPMM, gjatë vitit 2015 miniera "Trepça" në Bello Brdo ka realizuar nxjerrjen e xehes së Pb dhe Zn në sasinë prej 19,468 ton që është për mbi 4 mijë euro më shumë se një vit më parë.

Prej tyre janë prodhuar 763 ton koncentrat plumbi në flotacionin e Leposaviqit gjatë vitit 2015 dhe 953 ton koncentrat zinku.

Ndërkaq, në "Crnac" të dhënat tregojnë se nxirret më shumë xehe, por gjaët viti 2015 ka pasur një rënie të vogël.

"Gjatë vitit 2015 miniera "Trepça" në Crnac ka realizuar nxjerrjen (prodhimin ) e xehes së Pb dhe Zn në sasinë prej 51,271.00 ton xehe.  Krahasuar me vitin 2014 kur janë prodhuar 51,647.00 t xehe, gjatë vitit 2015 kjo minierë ka pasur rënie të prodhimit të xehes në sasinë prej -376.00 ton".

Sasitë e koncentrateve të prodhuara nga xehja e minierës Crnac në flotacionin e Leposaviqit gjatë vitit 2015 janë: 1,688 ton plumb dhe  1,037 ton zink.

Me shitjen e koncentrateve të plumbit dhe zinkut si dhe me të gjitha menaxhimet biznesore merret menaxhmenti i Trepça-Veri me seli në Zveqan.

Ndërsa në bazë të Ligjit Nr.03/163 për Minierat dhe Mineralet raporton në KPMM në baza tre mujore dhe vjetore.

E Qeveria e Kosovës në buxhetin e shtetit, nga këto miniera fiton vetëm të hyrat që mblidhen nga tantiema, e cila është 4.5 për qind e vlerës së mineralit të shitur.

trepca veri 3Puna në thellësi të tokës

Por, puna në këto miniera nuk është aspak e lehtë.

Terreni i papërshtatshëm dhe korridoret e ngushta nuk lejojnë komoditet për punëtorët.

Megjithatë, sipas zyrtarëve të KPMM-së që i inspektojnë ato rregullisht, kushtet e punës së punëtorëve në minierat Bello Brdo dhe Crnac janë relativisht të mira, sikur në minierat tjera të Kosovës.

Punëtorët që punojnë në miniera, sipas tyre janë të kualifikuar për punët që kryejnë dhe i zbatojnë rregullat e teknikes dhe sigurisë në punë.

Në kuadër të minierave funksionojnë shërbimet e mbrojtjes në punë, shërbimet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë. Këto shërbime janë të pajisura me pajisje, aparatura dhe materiale të nevojshme dhe ofrojnë siguri dhe mbështetje për punëtorët e minierave.

"Ndërsa sa i përket minierave gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe përcillet në vazhdimësi nga shërbimet e kontrollit të punishteve, minierat kanë ajrosje të mjaftueshme, ujërat largohen nga miniera në mënyrë të kontrolluar", thonë në KPMM./Gazeta Fjala/

trepca veri 2

 

Xhavit Muhaxherit i duhet ndihmë për operacion në zemër

Posted: 09 Jan 2017 06:00 AM PST

           Ferizaj.08.01.2017. Xhavit Muhaxherit nga Manastirci i Ferizajt, i duhet ndihmë urgjente për operacion  në zemër.  Xhaviti në vitin 2009 është operuar në Spitalin e Dyseldorfit por tani për shkak të përkeqësimit të gjendjes gjendet I shtrirë në Spitalin e Shkupi ku duhet të hyje në operacionin e dytë.

Ky operacion sipas  informative të familjes Xhaviti i kushton rreth 25.000 euro të cilat për gjendjen ekonomike të tij janë të paarritshme.

Këtë aksion për ndihmë është duke e përkrahur edhe HANDIKOS në Ferizaj pasi Xhaviti ka edhe një fëmijë më aftësi të kufizuara.

Për të gjithë ata që janë të gatshëm të ndihmojnë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit  044 730 905 ose përmes numrit të llogarisë   1504001004181515 Raiffeisen Bank.

Video është nga operacioni i parë i kryer në Dyseldorf të Gjermanisë

Related Posts :