Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Kur yjet tregojnë gjithçka në publik” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Kur yjet tregojnë gjithçka në publik” plus 9 more Ekonomia Online


Kur yjet tregojnë gjithçka në publik

Posted: 08 Jan 2017 08:26 AM PST

Shumë yje e kanë bërë.

Për shkak se duhet të ekspozojnë sa më shumë mish, e teprojnë dhe tregojnë më shumë se ç'duhet.

Ky është një koleksion që tregon yjet që kanë ekspozuar mbathjet në publik.

 

The post Kur yjet tregojnë gjithçka në publik appeared first on Ekonomia Online.

Pse shumë njerëz vuajnë nga depresioni gjatë dimrit?

Posted: 08 Jan 2017 08:16 AM PST

Në Europën Veriore vuajnë nga depresioni dimëror një në 6 persona, ose thënë ndryshe mbi 10 milionë individë. I gjithë faji është i humorit të keq. Por si mund të ndodhë që në nivelin biokimik, mungesa e dritës të influencojë humorin dhe tendencën drejt depresionit?

Shkencëtarët e Universitetit të Kopenhagenit thonë se përgjegjëse është një proteinë e quajtur sert, e cila lidhet me serotoninën, një hormon që influencon ndjenjën e lumturisë. Shkencëtarët kanë vëzhguar në fakt se te kush vuan nga "trishtimi i dimrit", nivelet e proteinës sert rriten gjatë muajve të dimrit, mesatarisht me 5% dhe mbeten më të mëdha në krahasim me ata që nuk kanë ulje-ngritje humori sezonal.

Ndërkohë, kur sasia e sertit ulet, ajo e serotoninës së "lirë" dyfishohet, duke ndikuar te humori.

Studimi u krye në një grup prej 11 vullnetarësh: 11 persona me SAD dhe 23 individë të shëndetshëm iu nënshtruan skanimeve të trurit si gjatë muajve të dimrit ashtu edhe gjatë muajve të verës. "Drita e diellit i mban nivelet e sertit të ulëta, por kur kohëzgjatja e netëve rritet, nivelet e tij ulen", ka shpjeguar Brenda McMahon, koordinatorja e studimit.

Jo të gjithë ata që ndihen të depresionuar vuajnë realisht nga 'ëinter blues'. Më saktë, vuajnë vetëm ata që nivelin e sertit e kanë më të lartë gjatë gjithë periudhës dimërore."

Duket se dimri është stina që ndikon më shumë në depresionin e femrave. Duke filluar nga ndërrimi i orës, femrat arrijnë ta ndiejnë depresionin 50% më shumë sesa meshkujt. Kjo është një periudhë gjatë së cilës femrat arrijnë të konsumojnë 33% më shumë ushqim sesa në stinët e tjera.

The post Pse shumë njerëz vuajnë nga depresioni gjatë dimrit? appeared first on Ekonomia Online.

Pak shpresa për liberalizim të vizave më 2017

Posted: 08 Jan 2017 08:09 AM PST

Kosova mund të mos radhitet në mesin e shteteve me lëvizje të lirë as edhe në këtë vit, marrë parasysh zhvillimet e brendshme dhe problemet politike në vend, thonë disa të rinj të anketuar nga Radio Evropa e Lirë.

Në rubrikën e përjavshme "VOX" , të rinjtë e anketuar thonë se që nga vitit 2010, kanë dëgjuar vetëm premtime, por gjendja ka mbetur e njëjtë.

Tani, pas gjithë këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur, ata thonë se i kanë humbur shpresat për liberalizim të vizave.

Antigona Imeri është studente në Universitetin e Prishtinës. Ajo thotë se nuk pret që të ketë liberalizim të vizave gjatë këtij viti:

"Jo nuk pres të ketë. Ashtu siç nuk ka pasur deri tani, nuk pres se mund të ketë edhe gjatë këtij viti".

Ngjashëm shprehet edhe Ardita Xhelili: "Nuk besoj se do të ketë, nuk ma merr mendja".

Kosova llogaritet të jetë një ndër vendet më të izoluara në Evropë dhe për t'u mundësuar qytetarëve të saj lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së, ajo duhet t'i përmbushë edhe dy kriteret e mbetura; ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë përmes rezultateve konkrete luftën kundër korrupsionit.

Drilon Tahiri, student në Fakultetin Ekonomik, thotë se përveç premtimeve të dhëna për liberalizimin e vizave, autoritetet e vendit nuk kanë bërë as një hap konkret përpara për këtë çështje.

"Jo nuk pres se do të ketë, kur shihet se në çfarë gjendje të rëndë politike po kalon vendi, dhe duke parë kundërshtimet e mëdha që kanë deputetët e partive në pushtet dhe opozitës për çështje të caktuara", thotë Driloni.

Mungesa e konsensusit politik për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, thotë Faton Rizani, student i Fakultetit Juridik, do ta bëjnë të paarritshëm liberalizimin e vizave edhe për një kohë të gjatë.

"Jo nuk mendoj, për arsye se një vit na ka shkuar dhe nuk jemi marrë vesh me çështjen e demarkacionit dhe nuk mendoj as këtë vit se do të ketë liberalizim", thotë Fatoni.

Blend Morina, student i Mjekësisë e sheh më se të nevojshëm liberalizimin e vizave. Ai thotë se duke parë rëndësinë e lëvizjes së lirë të të rinjve, udhëheqësit e vendit duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

"Do të doja të shpresoja që këtë vit do të ketë një risi dhe të bëhet liberalizimi i vizave, sepse do të na shërbente më shumë për studime dhe për të pasur një të ardhme më të mirë", thotë Blendi.

Nëse do të bëhej liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, të rinjtë thonë se do ta shfrytëzonin më shumë për studime jashtë vendit dhe për qëllime turistike.

Abetare Syla, studente e Fakultetit të Arteve, thotë se do t'i shikonte mundësitë për studime jashtë vendit:

"Ne nuk jemi gati si shtet të kemi liberalizimin e vizave, pavarësisht asaj që ne kemi dëshirë dhe kemi nevojë të kemi liberalizimin e vizave në mënyrë që të mund të shkojmë për studime, për punë dhe për qejf, për të shëtitur jashtë Kosovës".

Edhe Blend Morina, student i Mjekësisë, thotë se liberalizimin e vizave do ta shfrytëzonte për të studiuar diku në vendet e Bashkimit Evropian.

"Unë do ta shfrytëzoja më shumë për të shkuar në një universitetet diku jashtë dhe që të ketë diçka më mirë sesa që pritet të ketë në Kosovë", thotë ai.

Ngjashëm, shprehet edhe Leonita Berisha:

"Do të doja të studioj jashtë, por me këto mundësi, nuk e di se a do të kishim mundur. Nuk e di".

Ardita Xhelili, ndërkaq, mendon se liberalizimi i vizave do të ishte një mundësi e mirë edhe për punësim jashtë vendit.

"Ndoshta për të rinjtë do të ishte më mirë për punësim, pasi po shihet se nuk ka punësim", thotë ajo

Për qëllime turistike liberalizimin e vizave thotë se do ta shfrytëzonte edhe Drilon Tahiri:

"Do të udhëtoja".

Të rinjtë, po ashtu, thonë se liberalizmi i vizave nuk do të mund të shfrytëzohet edhe aq shumë nga të rinjtë për shkak të kushteve jo të mira ekonomike që kanë ata.

Antigona Imeri shprehet:

"Po edhe nëse ndodh, nuk mundta shfrytëzojmë, nëse është ashtu siç tregonin se se duhet të kemi para në bankë. Nuk mundemi ta shfrytëzojmë se ne jemi vetëm studentë", thotë ajo.

Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në vende të ndryshme të botës, dhe për të afërmit e tyre që janë në Kosovë liberalizimi i vizave do t'iu mundësonte atyre që t'i vizitojnë ata.

Faton Rizani, student i Fakultetit Juridik thotë se ka shumë të afërt që jetojnë në vendet e BE-së dhe se udhëtimin e tij të parë, nëse do të bëhej liberalizimi i vizave, do ta bënte në Belgjikë.

"Liberalizimin e vizave do ta shfrytëzoja për t'i vizituar të afërmit e mi, kam familjarë që jetojnë në Belgjikë, atje do të shkoja", thotë ai.

Mospërmbushja e kritereve të përcaktuara nga Bashkimit Evropian, mund ta lërë Kosovën pa u përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave edhe gjatë vitit 2017, kanë tërhequr vërejtjen njohës të proceseve integruese evropiane.

The post Pak shpresa për liberalizim të vizave më 2017 appeared first on Ekonomia Online.

O’Connelli promovon natyrën e Kaçanikut

Posted: 08 Jan 2017 08:04 AM PST

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Ruairi O'Connelli, ka postuar në llogarinë e vet në "Facebook" fotografi të komunës së Kaçanikut.

Ai poshtë fotografisë ka shkruar në shqip dhe serbisht: "Kaçanik – a ka lokacion më të bukur në Ballkan?".

The post O'Connelli promovon natyrën e Kaçanikut appeared first on Ekonomia Online.

Jerusalem: Katër ushtarë shkelen me kamion

Posted: 08 Jan 2017 07:54 AM PST

Nga goditja e një kamioni në grupin e ushtarëve të Izraelit, që po zbritnin nga një autobus në pjesën lindore të Jerusalemit, janë vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë, kanë thënë policia e Izraelit dhe ekipet e shpëtimit.

Zëdhënësja e policisë, Luba Samri, tha se kamioni kishte dalur nga rruga dhe e ka goditur grupin, ndërsa sulmuesi është vrarë.

Policia ka vlerësuar se ky ishte "sulm terrorist" i qëllimshëm.

Kjo goditje ndodhi në periudhën më të gjatë se një vit të valës së të shtënave nga palestinezët, therjet me thikë dhe sulme me automjete kundër izraelitëve.

Sulmi i sotëm shënon vrasjen e parë të izraelitëve në tre muajt e fundit.

Prej shtatorit të vitit 2015, sulmuesit palestinezë i kanë vrarë më tepër se 40 izraelitë dhe dy turistë amerikanë.

Gjatë kësaj periudhe, 229 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e izraelitëve. Izraeli thotë se shumica e palestinezëve të vrarë ishin sulmues, ndërsa të tjerët janë vrarë gjatë përleshjeve.

Izraeli thotë se dhuna është nxitur nga palestinezët, ndërsa palestinezët thonë se kjo është pasojë e okupimit pothuajse 50- vjeçar të Izraelit dhe për shkak të zvogëlimit të shpresave për shtet të pavarur.

The post Jerusalem: Katër ushtarë shkelen me kamion appeared first on Ekonomia Online.

Bie nga sistemi blloku A4, shumë vendbanime pa rrymë

Posted: 08 Jan 2017 07:48 AM PST

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është ndalur njësia A4 e Termocentralit Kosova A të KEK-ut. Kjo ndalesë e paplanifikuar ka shkaktuar mungesa të energjisë elektrike.

Përmes një komunikate për media, KEDS/KESCO bën me dije se është duke importuar mbi 200 megavatë/orë, aq sa ishin bërë kalkulimet për ta mbuluar diferencën në mes të konsumit të pritur dhe prodhimit të planifikuar.

"Por, devijimi nga plani i prodhimit ka bërë që të jetë i pamundur furnizimi pa ndërprerje për të gjithë konsumatorët, pasi kërkesa është shumë e lartë", theksohet në njoftim.

KEDS/KESCO thotë të ketë nisur menjëherë kërkesën në rajon për import shtesë, "por fatkeqësisht nuk ka energji elektrike në dispozicion për shkak të rritjes së kërkesës dhe pushimeve festive për pjesën më të madhe të rajonit".

"KEK është duke bërë përpjekje që ta rikthejë këtë njësi në prodhim dhe ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Por, deri në atë kohë, si pasojë e mungesës së energjisë së disponueshme në rajon për import, për shkak të rritjes së kërkesës, konsumatorët mund të ballafaqohen me reduktime", shton KEDS në njoftim.

Në këtë situatë, KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve të afektuar nga reduktimet eventuale.

"Njëkohësisht, kur këto ditë kemi një konsum rekord që është parë ndonjëherë, u bëjmë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mjete alternative për ngrohje sepse edhe konsumi i stërngarkuar e vështirëson funksionimin normal të rrjetit, sidomos në ato pjesë ku KEDS nuk ka arritur ende të shtrijë investimet", përfundon KEDS.

The post Bie nga sistemi blloku A4, shumë vendbanime pa rrymë appeared first on Ekonomia Online.

ATK-ja heton prokurorë e gjyqtarë për fshehje tatimi

Posted: 08 Jan 2017 07:45 AM PST

Pas transmetimit të hulumtimit të emisionit "Drejtësia në Kosovë", i cili dëshmon se në sistemin kosovar të drejtësisë ka gjyqtarë e prokurorë që shtetit ia fshehin paratë që i fitojnë nga qiraja, u vunë në lëvizje Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Administrata Tatimore.

Emisioni arriti të dëshmojë se në sistemin e drejtësisë ka gjyqtarë dhe prokurorë të cilët nuk ia paguajnë shtetit tatimet.

Në njërin prej tyre, të transmetuar gjatë vitit që e lamë pas, u bë e qartë se dhjetëra gjyqtarë e prokurorë që fitojnë para nga qiraja e banesave, lokaleve dhe pronave të tjera të tyre nuk ia paguajnë tatimet shtetit.

Pas publikimit të të gjeturave të hulumtimit të emisionit "Drejtësia në Kosovë", Agjencioni Kundër Korrupsion dhe Administrata Tatimore u vunë në lëvizje.

Këto dy institucione filluan të mbledhin informacione se kush janë ata zyrtarë të lartë që kanë të hyra nga qira të ndryshme dhe nuk i paguajnë tatimet shtetit.

Shaip Havolli, drejtor në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka deklaruar për "Drejtësia në Kosovë" se pasi ka parë emisionin ka kërkuar nga ATK-ja që t`i kontrollojë deklarimet e zyrtarëve në AKK dhe të gjithë ata që kanë të hyra nga qiraja të kontrollohen se a ia kanë paguar shtetit tatimet.

"Unë e kam parë atë emision, por paraprakisht ne jemi duke e bërë një trajtim edhe te çështjet e qirasë. Por, kjo bie nën kompetencat e Administratës Tatimore. Të gjitha të dhënat i kemi dërguar në ATK me qëllim që këto informacione t`i trajtojë ATK-ja dhe të na i kthejë informatat. Ne nuk e kemi veçuar një listë me prokurorë dhe gjyqtarë, por kemi dërguar listën në ATK për gjithë zyrtarët e lartë dhe tani presim kthimin e informatave", ka deklaruar shefi i Agjencisë Kundër Korrupsion Shaip Havolli.

The post ATK-ja heton prokurorë e gjyqtarë për fshehje tatimi appeared first on Ekonomia Online.

Meta: Haradinaj është qytetar i Kosovës, jo i Serbisë

Posted: 08 Jan 2017 07:24 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ndalimi i Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, bazuar në një fletarrest të Serbisë, ishte akt befasues dhe shokues.

Kryeparlamentari Meta, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), i bëri komentet gjatë një vizite në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë, ku u prit nga nënkryetari Ardian Gjini.

Në një konferencë me gazetarë, pas takimit, Meta tha se Haradinaj asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë, madje është përballur edhe me padrejtësi.

"Arrestimi i Haradinajt ishte akt befasues dhe shokues", ka thënë Meta, i cili shprehu pakënaqësinë e tij dhe solidaritetin pas arrestimit të liderit të Aleancës, njëherësh ish-kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, ndalimi i tij në Francë është politik dhe nuk ka lidhje me drejtësinë.

“Ramush Haradinaj nuk është qytetar i Serbisë, por është qytetar i Kosovës dhe si i tillë është simbol i shqiptarëve në të gjithë botën. Haradinaj është një krenari për të gjithë shqiptarët dhe për faktin se ai është përballur me kurajë dhe dinjitet edhe me drejtësinë ndërkombëtare", theksoi kreu i Kuvendit shqiptar.

Por, Meta shprehur bindjen se kjo çështje do të marrë fund shumë shpejt.

meta-gjini-ekonomia-online-4

meta-gjini-ekonomia-online-2

meta-gjini-ekonomia-online-3 meta-gjini-ekonomia-online-1

The post Meta: Haradinaj është qytetar i Kosovës, jo i Serbisë appeared first on Ekonomia Online.

Ja çka humbi Justin Bieber

Posted: 08 Jan 2017 06:00 AM PST

Me format e saj perfekte dhe bukurinë që e karakterizon, nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë e tërhoqi Justin Bieber te Chantel Jeffries.

Modelja 23-vjeçare ka shfaqur mahnitëse në plazhin e Miami, dukej më seksi se kurrë.

Kur t’i shohë këto foto, Bieber me siguri do të pendohet që nuk është më me Chantelin.

 

Soaking up the sun: Chantel Jeffries hit the beach in Miami showing off her stunning bikini figure 

Refreshing:  Chantel took a sip from a fresh coconut as she frolicked in the ocean

Me and my pals: Chantel joined friend Alissa Violet on the beach for a relaxing sun-filled day

Tatt's the way to do it! Chantel showed off a tiny anchor tattoo on her wrist

Hanging out: Chantel also caught up with a male friend on the sunloungers 

Chill out time: Chantel is taking some opportunity to relax after a hectic New Year's Eve where she DJ'd in the paradise island of St Barths

The post Ja çka humbi Justin Bieber appeared first on Ekonomia Online.

AAK kritikon “komoditetin” e institucioneve në rastin e Haradinajt

Posted: 08 Jan 2017 05:37 AM PST

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shpreh zhgënjimin e saj me komoditetin e institucioneve shtetërore të Kosovës, në raport me rastin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet ende në Francë.

“Reagimi përmes deklaratave i Qeverisë së Kosovës, i Presidentit, apo mosgatishmëria e Kuvendit që të mbajë seancë të jashtzakonshme për Rastin Haradinaj dhe të njejtin ta shtyjë për të martën, me arsyetim se nuk po mund t'i mbledhim deputetët, janë qasje joshtetërore dhe si të tilla të papranueshme”, thuhet në një reagim të AAK-së.

Ndalimi i Haradinajt në Francë, për motive politike e jo të drejtësisë, sipas AAK-së, nuk ka të bëjë me individin qoftë ai edhe ish Kryeministri i vendit, por me Kosovën si shtet e si shoqëri.

“Prandaj përfaqësuesit e Shtetit duhet ta kuptojnë se angazhimi për kthimin e Haradinajt në Atdhe, është obligim shtetëror dhe jo çështje e vullnetit”.

Aleanca iu shpreh mirënjohjen mijëra qytetarëve të cilët i janë vënë në krah Ramush Haradinajt. “Por nuk mund të mos e themi se përsonat që drejtojnë Kosovën, nuk janë as në bisht të këtij angazhimi të interesit nacional”.

“Njëkohësisht e kuptojmë revoltën dhe mllefin e mijëra njërëzve karrshi kësaj padrejtësie që po i bëhët Kosovës si shtet, dhe Haradinajt si vlerë e tij, por i lusim qytetarët që të mos e pranojnë logjikën e konfrontimit dhe të përdhosjes së simboleve të shtetëve tjera, sepse kjo nuk është në kulturën tonë”.

“Ta mbështesim Haradinajn me dinjitet, siç është ai vetë”, përfundon reagimi i AAK-së.

The post AAK kritikon “komoditetin” e institucioneve në rastin e Haradinajt appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :