Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kush e dëshiron Dybalan, duhet të thyejë çdo rekord të transferimeve” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Kush e dëshiron Dybalan, duhet të thyejë çdo rekord të transferimeve” plus 9 more Telegrafi Futboll


Kush e dëshiron Dybalan, duhet të thyejë çdo rekord të transferimeve

Posted: 13 Jan 2017 03:11 PM PST

Pas shumë spekulimeve, duket se ka ardhur ora që Paulo Dybala të nënshkruaj kontratën e re me Juventusin.

Sulmuesi argjentinas ka qenë i pakënaqur për shkak të trajtimit financiar që po i bëhej, dhe për këtë arsye ai kishte refuzuar më parë rinovimin.

Drejtuesit bardhezinjë janë trembur nga interesimi i Real Madrid për lojtarin, dhe vendosën që më në fund t'i rrisin pagën.

Tashmë me kontratën e re lojtari do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, po aq sa Higuain.

Ndërkohë Juventusi ka menduar edhe për vete, pasi klauzola e lojtarit do të jetë plot 200 milionë euro. /Telegrafi/

The post Kush e dëshiron Dybalan, duhet të thyejë çdo rekord të transferimeve appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Agim Zeka kalon në Francë te klubi i njohur, nuk është Monaco

Posted: 13 Jan 2017 03:04 PM PST

Tashmë është zyrtare. Agim Zeka është një lojtar i skuadrës së Lille në Francë.

Lajmin e ka bërë publik gazeta "Panorama Sport" e cila ka konfirmuar se tashmë talenti nga Prishtina do të transferohet në kampionatin francez.

Për Zekën përflitej se do të transferohej te Monaco, e cila kishte shfaqur interesim të theksuar për lojtarin, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Agim Zeka, djaloshi nga Prishtina që po çmend të gjithë me golat e tij me fanellën kuqezi (Video) Agim Zeka, djaloshi nga Prishtina që po çmend të gjithë me golat e tij me fanellën kuqezi (Video)

Tashmë një e ardhme e mirë është në horizont për lojtarin e ri, i cili shkëlqeu me fanellën e Skënderbeut U-19 dhe Kombëtares shqiptare.

Megjithatë ende nuk bëhet publike shifra që klubi korçar ka përfituar nga kjo lëvizje.

The post Zyrtare: Agim Zeka kalon në Francë te klubi i njohur, nuk është Monaco appeared first on Telegrafi.

Palermo dhe yjet e dala nga kjo skuadër – Nga Cavani te Dybala, presidenti Zamparini do të kishte një skuadër yjesh (Foto)

Posted: 13 Jan 2017 02:53 PM PST

Palermo në vitet e fundit është një nga skuadrat që ka pasur në gjirin e saj disa nga lojtarët më të mirë që qarkullojnë në Evropë.

U.S. Città di Palermo para disa vitesh ishte një skuadër që luftonte për të luajtur në Evropë, ndërsa në vitet e fundit po lufton për mbijetesë.

Suksesi më i madh i klubit është vendi i gjashtë i arritur dhe dalja në Evropë në atë kohë.

Për Palmeron ka luajtur lojtarë të mëdhenj si Luca Toni që kishte shënuar 20 gola me një sezon, transmeton Telegrafi.

Pastaj pjesë e saj ishin edhe katër lojtarë që u shpallën kampion bote me Italinë në vitin 2006 si Cristian Zaccardo, Fabio Grosso, Andrea Barzagli dhe Simone Barone.

Më poshtë mund ta gjeni një skuadër të tërë që ende janë aktiv dhe lojtarë shumë të fortë dhe po ta kishte Palermo fuqinë financiare me këtë ekip do ta bënte 'kahre' Serie A. /Telegrafi/

Salvatore Sirigu (Sevilla)

Andrea Barzagli (Juventus)

Kamil Glik (Monaco)

Simon Kjaer (Fenerbahce)

Matteo Darmian (Man Utd.)

Javier Pastore (PSG)

Franco Vazquez (Sevilla)

Josip Ilicic (Fiorentina)

Paulo Dybala (Juventus)

Edinson Cavani (PSG)

Andrea Belotti (Torino)

Formacioni

Rezervat: Emiliano Viviano, Achraaf Lazaar, Matias Silvestre, Alberto Gilardino, Afriyah Acquah, Eran Zahavi, Andrea Raggi, Ezequiel Munoz, Jasmin Kurtic, Giancarlo Gonzalez, Abel Hernandez

The post Palermo dhe yjet e dala nga kjo skuadër – Nga Cavani te Dybala, presidenti Zamparini do të kishte një skuadër yjesh (Foto) appeared first on Telegrafi.

Real Madridi ka 40 ndeshje pa humbje, por para tyre janë edhe nëntë skuadra për ta thyer rekordin absolut

Posted: 13 Jan 2017 02:19 PM PST

Real Madrid ka arritur të mbyll ndeshjen e 40 pa humbje në të gjitha garat duke e thyer rekordin spanjoll të Barcelonës. 

Por për ta thyer rekordin evropian i duhet edhe pak kohë.

Celtic është skuadra më e fortë për këtë gjë me suksesin e arritur para 100 vitesh.

Ata kanë 62 ndeshje pa humbje radhazi.

Pastaj vjen skuadra belge Union SG që ka arritur deri në 60 ndeshje gjatë viteve 1933 -1935.

Rekordi më i mirë me garat evropiane shkon për Benfican.

Ata kanë 48 ndeshje pa humbje. /Telegrafi/

62: Celtic (SCO) 1915–17

60: Union SG (BEL) 1933–35

48: Benfica (POR) 1963–65

45: Dinamo Zagreb (CRO) 2014–15

43: Juventus (ITA) 2011–12

42= Ajax (NED) 1995–96

42= Milan (ITA) 1991–92

40= Nottingham Forest (ENG) 1978

40= Real Madrid (ESP) 2016–17

The post Real Madridi ka 40 ndeshje pa humbje, por para tyre janë edhe nëntë skuadra për ta thyer rekordin absolut appeared first on Telegrafi.

Talentet e Prishtinës shkëlqejnë në Greuther Furth (Video)

Posted: 13 Jan 2017 02:04 PM PST

Pesë futbollistët e FC Prishtinës kanë hasur në një pritje shumë të ngrohtë në Greuther Furth, i cili ua dha një mundësi të madhe për t'i treguar vlerat. Madje, edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe Bundesligës, Helmut Hack, u ofroi ngohtësi në klubin e tij futbollistëve të mikut të tij, Remzi Ejupit: Blend Baftiut, Bleon Sekiraqës, Kastriot Selmanit, Gauthier Mankendës dhe Arbër Hoxhës.

Pesë futbollistët e FC Prishtinës: Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Kastriot Selmani,  Gauthier Mankenda dhe Arbër Hoxha, kanë hasur në një pritje shumë të ngrohtë në Greuther Furth, i cili i ka ndalur pesë talentët prishtinas për t'i provuar tash e disa ditë.

Madje, ngrohtësi "pesëshes" prishtinase u ka ofruar edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe i Bundesligës, Helmut Hack, i cili është edhe president i klubit të madh gjerman. Hack ka raporte të shkëlqyeshme me presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupi, me të cilin qe një kohë të gjatë kanë lidhur marrëdhënie të ngushta në mes dy klubeve që i udhëheqin. Dhe, falë krejt kësaj Greuther Furth ka nisur t'u jep shanse për t'u treguar futbollistëve kosovarë, përkatësisht atyre të FC Prishtinës, përkundër konkurrencës dhe kërkesave të mëdha që merr ky klub për të testuar futbollistë nga mbarë bota. Ndërkohë, lojtarët nga Kosova po lënë përshtypje të mira në Gjermani, duke e përfaqësuar denjësisht FC Prishtinën dhe duke e arsyetuar mundësinë që fituan, raporton “Zëri.info”.

"Përshëndetje Kosovë, unë jam Mirko Reichel. Këtë javë kam pritur lojtarë nga FC Prishtina dhe trajnerin Sami Sermaxhaj.  Me këtë rast duam të japim përshtypjen tonë dhe mendimin e nivelit për Prishtinën dhe djemtë të cilët janë integruar. Edhe pse në fillim me pak probleme, pastaj janë gjendur mirë dhe kanë punuar e ushtruar mirë", ka thënë njëri prej trajnerëve të njohur të Greuther Furthit. "Pas kthimit në Prishtinë, besoj që në vitin e ardhshëm, eventualisht në edicionin e ardhshëm, dikush nga këta djem do të na bashkëngjitet në skuadrën tonë", ka thënë trajneri i ekipit U-17 të Greuther Furthit, Mirko Reichel.

Njëjtë është shprehur edhe menaxheri i skuadrës, Christian Hack. "Kur kam ardhur para një viti në Kosovë kam pasur projekte për shumë qëllime, posaçërisht për lojtarë të rinj, për t'ju ndihmuar për t'u ndërtuar si futbollistë. Ka qenë pune e madhe e bërë dhe hapi i dytë ka qenë të ofrojmë lojtarë në Greuther Furth për të parë se sa janë të zhvilluar", ka thënë ai. "Shpresojmë që shumë shpejt do të kthehen sërish këtu tek ne në Gjermani. Për këtë do të punojmë shumë. Por, Kosovës i duhet urgjent infrastruktura, për të cilën bëjë apel dhe shpresoj të bëhet urgjentisht. Sepse ka shumë talentë të rinj të cilët vetëm me kushtet e punës mund të prekin futbollin evropian dhe t'i qasen më lehtë atij", ka theksuar Hack.

Në anën tjetër, futbollistët nga FC Prishtina e kanë falënderuar klubin e tyre për mundësinë e madhe që ua ka ofruar, por edhe Greuther Furthin që ua ka hapur dyert.

"Jemi duke kaluar shumë mirë në Greuther Furth, i cili na ka pritur shumë mirë. Neve na mbetet vetëm ta tregojmë më të mirën dhe shpresojmë t'i kalojmë provat", ka thënë Bleon Sekiraqa. Njëjtë është shprehur edhe talenti tjetër, Blendi Baftiu. "Jemi të lumtur që kemi ardhur qe disa ditë në Furth dhe i falënderojmë të gjithë ata që na kanë mundësuar. Normalisht do të vazhdojmë për të punuar sa më shumë për të mirën tonë", tha Baftiu. Përvojë të paharrueshme provën në Furth e konsideron edhe Kastriot Selmani.

"Jemi duke kaluar shumë mirë këtu dhe i falënderojmë të gjithë ata që na kanë mundësuar. Jemi shumë të kënaqur me punën që po e bëjmë e po ashtu shpresojmë t'i kalojmë provat", ka pohuar ai.

Kurse, Arbër Hoxha ka mbetur i mahnitur me kushtet që i ka gjetur për punë në klubin e famshëm gjerman. "Tani e kemi parë se kushtet këtu janë shumë më të favorshme sesa në Kosovë, ku kushtet janë shumë larg nga ky vend. E falënderojmë Prishtinën që na ka mundësuar të vijmë  deri këtu dhe Greuther Furthin që na ka mundësuar provën", theksoi Hoxha.

Kurse, ditë kënaqësie në kampin gjerman tha se po kalon edhe lojtari i njohur i huaj i FC Prishtinës, Gauthier Mankenda. Klubi gjerman ua ka mundësuar futbollistëve prishtinas qëndrimin në Furth me trajnerin e tyre, Sami Sermaxhaj.

The post Talentet e Prishtinës shkëlqejnë në Greuther Furth (Video) appeared first on Telegrafi.

Klopp: Ndeshje speciale ndaj Unitedit, por ne jemi Liverpooli

Posted: 13 Jan 2017 02:01 PM PST

Jurgen Klopp ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes në udhëtim ndaj Manchester Unitedit.

Trajneri gjerman e ka cilësuar si speciale ndeshjen e së dielës ndaj 'Djajve të Kuq', por sipas tij, skuadra e tij janë në dijeni dhe do të luftojnë deri në fund për rezultat pozitiv.

Kompjuteri i Sky Sport parashikon Ligën Premier, dy skuadra të mëdha jashtë Ligës së Kampionëve (Foto) Kompjuteri i Sky Sport parashikon Ligën Premier, dy skuadra të mëdha jashtë Ligës së Kampionëve (Foto)

"Ne jemi Liverpooli, duhet ta tregojmë këtë. Ne mund të jemi të ndryshëm nga skuadrat tjera, të luftojmë për rezultatin", ka thënë fillimisht Klopp në konferencën për shtyp.

"Ne do të jemi gati për këtë ndeshje. Nuk ka rëndësi se sa duam unë apo Jose të fitojmë, në fund janë lojtarët ata të cilët duhet të performojnë", përcjell Telegrafi.

Formacionet e mundshme: Man. Utd – Liverpool, taktizime nga Mourinho Formacionet e mundshme: Man. Utd – Liverpool, taktizime nga Mourinho

"E shoh ndeshjen e të dielës si një sfidë të vërtetë, një sfide speciale për të cilën jemi në dijeni", përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

The post Klopp: Ndeshje speciale ndaj Unitedit, por ne jemi Liverpooli appeared first on Telegrafi.

Mourinho: Ndeshja me Liverpoolin nuk do jetë e njëjtë me atë të tetorit

Posted: 13 Jan 2017 01:49 PM PST

Jose Mourinho ka folur në konferencën për shtyp para derbit ndaj Liverpoolit.

Manchester United do të ndeshet të dielën me Liverpoolin, ndeshje kjo e madhe për të dy skuadrat, por sipas Mourinhos, kjo ndeshje do të dalloj shumë nga barazimit i muajit të tetor në Anfield.

Mourinho krijon të qeshura në konferencën për shtyp, lajmërohet në telefonin e njërit nga gazetarët (Foto/Video) Mourinho krijon të qeshura në konferencën për shtyp, lajmërohet në telefonin e njërit nga gazetarët (Foto/Video)

"Të dielën do të jetë një lojë ndryshe nga barazimi i tetorit në Anfield", ka thënë fillimisht Mourinho në konferencën për shtyp.

"Rezultatet tona janë më të mira, dhe kjo ndryshon shumë, pasi Liverpoolin i pret ndeshje tjetër nga ajo e tetorit", përcjell Telegrafi.

Formacionet e mundshme: Man. Utd – Liverpool, taktizime nga Mourinho Formacionet e mundshme: Man. Utd – Liverpool, taktizime nga Mourinho

"Këtë ndeshje e luajmë në shtëpi dhe fansat mund të na japin një dorë të mirë për të arritur të fitorja", përfundoi portugezi. /Telegrafi/

The post Mourinho: Ndeshja me Liverpoolin nuk do jetë e njëjtë me atë të tetorit appeared first on Telegrafi.

Serbi i Trepçës ‘89 dëshiron Përfaqësuesen e Kosovës dhe ka idhull Xherdan Shaqirin (Video)

Posted: 13 Jan 2017 01:27 PM PST

Ka idhull Xherdan Shaqirin dhe ëndërron që një ditë të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Nuk është fjala për ndonjë prishtinas apo gjakovar, as për ndonjë shqiptar të Shqipërisë e as të Iliridës.

Zyrtare: Trepça '89 transferon ish-sulmuesin e Werder Bremenit (Foto) Zyrtare: Trepça '89 transferon ish-sulmuesin e Werder Bremenit (Foto)

Bëhet fjalë për serbin nga Novi Pazari, Demir Avdiq, që është transferimi më interesant i janarit në Vala Superligë.

Në një intervistë për mikrofonin e Tribuna Channel, ai flet për të gjitha nga pak, duke filluar nga kaosi që shkaktoi në mediat serbe te jeta në Mitrovicë, nga futbollisti shqiptar i preferuar deri te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll.

 

The post Serbi i Trepçës '89 dëshiron Përfaqësuesen e Kosovës dhe ka idhull Xherdan Shaqirin (Video) appeared first on Telegrafi.

E akuzojnë për moshën, por ai është vetëm 19 vjeç (Foto)

Posted: 13 Jan 2017 01:19 PM PST

E mbani mend sulmuesi e Lazio që luante për 17 vjeçarët dhe quhej Joseph Minala.

Kamerunasi kishte çmendur të gjithë pasi pamja e tij nuk ishte e një 17 vjeçari dhe dukej dukshëm më i vjetër.

Në vitin 2014, Minala kinse kishte dhënë një intervistë për një ueb faqe dhe kishte thënë se në realitet ai ishte 41 vjeç.

Por ajo deklaratë u përgënjeshtrua nga lojtari.

"Është një deklaratë false dhe unë nuk e kam thënë asnjëherë. Unë do t'i padis për dëmet e shkaktuara ndaj meje", kishte thënë sulmuesi tanimë sulmuesi i Barit.

E njëjta gjë po ndodh me sulmuesi e tri 19 vjeçar të Schalkes, Bernard Tekpetey.

Ai ka marr akuza të mëdha në mediat sociale nga tifozët, duke i kërkuar që të tregojë moshën e vërtet.   /Telegrafi/

The post E akuzojnë për moshën, por ai është vetëm 19 vjeç (Foto) appeared first on Telegrafi.

Pioli: Chievo ka mbrojtje të fortë, por ne mund ta fitojmë çdo ndeshje

Posted: 13 Jan 2017 01:13 PM PST

Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes që Interi e luan ndaj Chievos.

Trajneri italian e ka cilësuar kundërshtarin e nesërm(shtunë) si të fortë në mbrojtje, por gjithashtu ka theksuar se skuadra e tij mund të fitoj çdo ndeshje nesh luan futboll të saktë.

Parashikim: Inter – Chievo Parashikim: Inter – Chievo

"Ne jemi duke kërkuar që të ngjitemi në tabelë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe unë mendoj se mund ti marrim tre pikë nga çdo ndeshje", ka thënë fillimisht Pioli në konferencë për shtyp.

"Chievo është një skuadër me një mbrojtje shumë të fort. Ne duhet të jemi shumë të kthjellët, të lëvizim mirë në fushë dhe të luajmë futboll të saktë", përcjell Telegrafi.

Gagliardini tregon objektivat me Interin Gagliardini tregon objektivat me Interin

Pioli gjithashtu dha edhe një koment rreth transferimit më të ri të Interit, Roberto Giagliardini.

"Është i rëndësishëm sepse ka shumë cilësi, është gati dhe mund të jap energji për ekipin, si dhe ka një të ardhme të madhe përpara. Është një sinjal i ambicies së pronareve. Është i gatshëm fizikisht dhe psikologjikisht për të luajtur", përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

The post Pioli: Chievo ka mbrojtje të fortë, por ne mund ta fitojmë çdo ndeshje appeared first on Telegrafi.

Related Posts :