Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Kushtetuesja rrëzon Vatikanin “Don Bosko” i kthehet pronarëve” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Kushtetuesja rrëzon Vatikanin “Don Bosko” i kthehet pronarëve” plus 9 more - Gazeta Dita


Kushtetuesja rrëzon Vatikanin “Don Bosko” i kthehet pronarëve

Posted: 03 Jan 2017 02:19 AM PST

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ambasadës së Vatikanit në Tiranë për pronësinë e qendrës sociale "Don Bosko". Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit të Kushtetueses e cila më 5 dhjetor 2016 ka vendosur të mos kalojë në seancë plenare kërkesën e ambasadës së Selisë së Shenjtë, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të Kolegji Penal për mos pranim rekursi.

Por si nisi konflikti dhe proceset gjyqësore të Vatikanit me drejtësinë shqiptare?

Prej vitit 1997 kur kryeministër ishte Aleksandër Meksi, shteti shqiptar i ka dhënë në përdorim 6 hektarë tokë me qira 10 dollarë për hektarë për një afat 49 vite.

Nga firmosja e marrëveshjes në 1997 deri më sot në këtë sipërfaqe toke e ndodhur në rrugën që të çon tek Spitali i Traumës, ushtron aktivitetin e saj qendra sociale "Don Bosko".

Në 2009 një pjesë e këtij trualli prej 6 hektarësh i kthehet 22 trashëgimtarëve të ish pronarëve të familjes Petrela. Në këtë moment ata kërkojnë lirimin e truallit nga Kisha dhe kjo përballje përfundon në dyert e gjykatës. Shkalla e parë dhe Apeli lënë në fuqi vendimin e agjencisë së kthimit e kompensimit të pronave që truallin ja kthen familjes Petrela ndërsa kisha reagon me një protestë në vitin 2015 duke ngritur alarmin se në këtë hapësirë do ndërtohen pallate.

Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese mbeten në fuqi kthimi i pronës tek familja Petrela ndërsa ende nuk dihet se si do veprohet me praninë e Kishës në këtë sipërfaqe dhe qendrës sociale "Don Bosko".

Dybala tradhton Juventusin! “Mundo Deportivo”: Ka pranuar Realin, ja detajet…

Posted: 03 Jan 2017 02:07 AM PST

Sulmuesi i Juventusi Paulo Dybala ka pranuar transferimin në Real Madrid, sipas Mundo Deportivo.

Edhe pse argjentinasi është i lidhur me klubin e Juventus deri në vitin 2020, Reali do të bëjë një ofertë të konsiderueshme në verë, me Florentino Perez të gatshëm për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.

Dybala ka bërë 10 paraqitje në Serie A për kampionin e Italisë këtë sezon, duke shënuar tre gola, dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.

Mediat sapnjolle raportojnë se Reali pritet të paguajë 100 milionë euro për argjentinasin i cili do të ketë një rrogë rreth 10 milionë euro në sezon.

Itali/ Otranto, qyteti që sheh agimin e parë magjik të 2017-ës

Posted: 03 Jan 2017 01:54 AM PST

Një pamje magjike. Agimi i parë i vitit 2017 është gjithnjë i mahnitshëm në brezin më lindor të Italisë: Kepi i Otrantos në farin e Punta Palascia.

Pritja dhe i ftohti shpërblehen me ngjyrat e mrekullueshme të qiellit.

Janë dashur 700 shkrepje të Francesco Ciauli Ciarnò të Daniel PhotostudioDue për të realizuar këtë "timelapse" të veçantë.

Indi, për vetëm 48 orë blihen mbi 4 ton ar me pakicë

Posted: 03 Jan 2017 01:40 AM PST

Vetëm 48 orë pas shpalljes së reformës monetare në Indi janë blerë më shumë se 4 ton ar, shkruan “The Times of India”, duke cituar raportin e Drejtorit të Përgjithshëm për masat mbrojtëse, doganore dhe aksizës qendrore.

Gazeta thekson se më 8 nëntor në një dyqan në Delhi rreth 700 konsumatorë kanë blerë më shumë se 45 kilogramë ari.

Qeveria shpreson se me këtë lëvizje radikale do t'i jape fund transaksioneve të parave të thata, me të cilat lehtësohet korrupsioni, evazioni fiskal, financimi i grupeve terroriste dhe përhapja e kartëmonedhave false.

Makina del nga rruga në Fushë Krujë-Rinas, plagosen 2 persona

Posted: 03 Jan 2017 01:34 AM PST

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30, në aksin rrugor Fushë Krujë- Rinas, tek "Ura e Gjoles", shtetasi A.B. 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Peugeot me targa DR 2345 F, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasoje janë aksidentuar pasagjerët në mjet, shtetasit K.V. 22 vjeç dhe D.B. 21 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Tiranë, gjendet i vdekur në banesë 62-vjeçari, letra e fundit për familjen

Posted: 03 Jan 2017 01:31 AM PST

Një 62-vjeçar në zonën e Bathores në kryeqytet i ka dhënë fund jetës në rrethana misterioze, ndërsa ka lënë edhe një letër për familjarët.

Policia e Tiranës bën me dije se shtetasi Q. N., 62 vjeç është gjetur i vdekur rreth orës 07:00 të mëngjesit në banesën e tij.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas të ketë kryer vetëvrasje, pasi është gjetur dhe një letër që viktima i ka lënë familjarëve. Në krahë të trupit është gjetur një armë zjarri, çifte.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij veprimi.

Real Madrid, në ndjekje të Dele Allit

Posted: 03 Jan 2017 01:29 AM PST

Dele Alli luante në kategorinë e tretë angleze përpara një viti e gjysmë, ndërsa sot ai është një titullar fiks i Tottenham dhe kombëtares angleze. Për këtë arsye, 20-vjeçari është tashmë në planet e Realit të Madridit.

Edhe pse organizatori ka një kontratë 6-vjeçare me klubin londinez, nga e cila fiton 3.65 milionë euro në vit, madrilenët e kanë shumë të lehtë që ta bindin yllin e ri. Por, pengesa kryesore për transferimin e tij në Spanjë, sipas “Mirror", është trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, i cili kërkon rreth 60 milionë euro për të.

Sigurisht që ky operacion do të mund të kryhet vetëm gjatë merkatos së verës, pasi në janar Reali i Madridit e ka të ndaluar që të blejë futbollistë. Deri në verë, lojtarë si James Rodriguez apo Isco mund të shiten në mënyrë që të blihet Dele Alli.

Ja çfarë do të ndodhë sonte në qiell

Posted: 03 Jan 2017 01:23 AM PST

Nëse humbet fishekzjarrët e vitit te ri nuk ka arsye të mërziteni. Nëna Natyrë do t'ju japë këtë javë një tjetër mundësi për të nisur 2017-ën me një spektakël qiellor falë shiut të meteorëve i njohur ndryshe si kuadrantida.

Në janar të këtij viti do të mund të shijojmë pak nga ky fenomen jo aq i njohur. Hëna e re në orët e para të 3 dhe 4 janarit do të ofrojë kushte te favorshme shikimi, kur një mesatare prej 120 meteorësh në orë pritet të ndriçojnë qiellin e natës.

Këtë vit Alaska dhe Hawai do jenë vendet nga ku dushi i meteorëve do të mund të vëzhgohet më qartë, e ku fatlumet do të mund të shohin se si disa herë brenda një minute qielli do të vijëzohet nga meteorë të shndritshëm që do të flakërijnë për një moment para se të veniten.

Kuadrantida, ndodh çdo vit në fillim të janarit e konsiderohet si një nga rrymat më të fuqishme të meteorëve.

Situata emergjente, Beqaj urdhëron mbylljen e shkollave dhe kopshteve

Posted: 03 Jan 2017 01:10 AM PST

Ministria e Shëndetësisë merr masa për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.

Për shkak të situatës së gripit në vend, MSH urdhëron mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017

ISHP, rekomandime të posaçme për higjienën dhe kontrollin e infeksioneve, distancimin social, vaksinimin dhe masa të tjera të kujdesit shëndetësor

Gjatë javës së fundit, numri i qytetarëve të paraqitur në qendrat shëndetësore për shkak të përhapjes së virusit të gripit në Shqipëri vazhdon të jetë në rritje, ndërkohë që prej tre ditësh, vendi po përballet me kushtet e motit me temperatura shumë të ulëta, të cilat do të vazhdojnë edhe disa ditë, duke krijuar kushte të favorshme për përhapjen e mëtejshme të virusit.

Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministria e Shëndetësisë, në bazë të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016 ("Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive"), sipas udhëzimeve kombëtare, të përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik, ka urdhëruar sot më datë 03.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon masat e mëposhtme për parandalimin, kufizimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive nga përhapja e virusit të gripit:

 Masa të higjienës dhe kontrollit të infeksioneve

– Mbulimi i gojës dhe hundës me shami (mundësisht letre) gjatë kollitjes dhe teshtitjes e cila të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave.

– Të teshtihet apo kollitet duke përdorur gropëzën e bërrylit si mburojë.

– Të mos pështyhet në tokë.

– Larja e menjëhershme, dhe sa më shpesh, e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. ose pastrimi i tyre ato me alkool apo dezinfektantë.

– Mënjanimi i prekjes së syve, hundës dhe gojës.

– Përdorimi i maskave gjatë kollitjes apo teshtitjes, apo në mjedise të mbyllura ku ka grumbullim masiv të njerëzve për një kohë të gjatë.

Masa të distancimit social

– Mënjanimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, pra çdo i sëmurë duhet të mbajë distancë nga të tjerët për ti mbrojtur ata.

– Qëndrimi në shtëpi për çdo të sëmurë.

– Njëkohësisht, në këtë sezon gripi, duhe të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë  takimet dhe grumbullimet.

Vaksinimi

– Mjeti më i mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi.

– Ministria e Shëndetësisë pas rekomandimeve të grupit të ekspertëve dhe ISHP po kryen falas vaksinimin e punonjësve shëndetësorë si grup i rëndësishëm risku.

– Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit, të parakualifikuar nga OBSH.

– Kjo vaksinë po shpërndahet në të gjitha DRSH/DSHP-të sipas një plani të përgatitur nga ISHP dhe më pas shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe aplikohet falas për të gjithë personat, kryesisht si më poshtë:

– Persona të moshuar mbi 60 vjeç;

– Persona që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare;

– Persona që vuajnë nga diabeti;

– Persona që vuajnë nga sëmundje obstruktive të aparatit respirator;

– Persona që vuajnë nga astma bronkiale;

– Persona me sëmundje kronike të veshkave, apo sëmundje kronike të tjera (hepatike etj.);

– Persona me sëmundje tumorale;

– Persona obezë;

– Gra shtatëzëna;

– Personel shëndetësor.

– ISHP rekomandon vaksinimin gjatë të gjithë këtij sezoni të gripit, për të mbrojtur çdo person nga gripi dhe për të parandaluar format e rënda të gripit sidomos tek personat e sipërpërmendur.

Masa të tjera të kujdesit shëndetësor

– ISHP rekomandon trajtimin me medikamente antivirale për gripin me rekomandimin e mjekut, kryesisht në mjediset spitalore, pasi këto medikamente lehtësojnë shenjat e gripit, kufizojnë kohën e sëmundjes me 1 ose 2 ditë, dhe parandalojnë komplikacionet e gripit si pneumonitë, sidomos në personat që bëjnë pjesë në grupet e përmendura më lart.

– ISHP rekomandon trajtimin simptomatik të gripit sipas rekomandimeve të mjekut.

– Të mos neglizhohet asnjë shenjë e gripit por sidomos vështirësia në frymëmarrje e cila kërkon oksigjenim dhe kujdes shëndetësor të menjëhershëm si dhe të funksionojë menjëherë sistemi i referimit për kujdes spitalor sipas nevojës.

– Gjatë këtij sezoni të gripit përpiquni të menaxhoni stresin, konsumoni sa më shumë lëngje, fruta dhe sidomos ushqime të shëndetshme dhe përpiquni të jeni fizikisht aktivë.

 

 

Sulmi në Stamboll/ Del një video e re. A erdhi nga Kina atentatori?

Posted: 03 Jan 2017 12:49 AM PST

Mediat turke kanë shpërndarë sot një video-selfie të autorit të dyshuar të sulmit në në club Reina në Stamboll, që la pas 39 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, pasi shpërndanë mbrëmë imazhe të reja të tij.

Sipas "Haber Turk" videoja thuhet të jetë xhiruar në qendër të Stambollit, por nuk është ende e qartë nëse është xhiruar ditën e fundit të 2016-ës kur edhe u krye sulmi në club.

c1mompwxgaavzjz-1Në videon që zgjat rreth 40 sekonda duket një burrë që mban veshur të njëjtin xhup të errët dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë natën e masakrës, ndërsa ecën në rrugë drejt sheshit 'Taksim".

Pas daljes së kësaj videoje ka dyshime të forta që atentatori mund të vijë nga Xinjiang në Kinën Veriperëndimore, ku shtrihet komuniteti i ujgurëve, një minoritet musliman turk.

Televizioni "Haber Turk" publikoi mbrëmë një foto më të qartë të një të dyshuari si atentatori i Stambollit, një person me flokë të shkurtër të zinj, me pak mjekër, ndërsa fliste me një person. Në fund të bisedës duket se i merr diçka, para apo një dokument, bashkëbiseduesit të tij në anën tjetër të xhamit.

 

 

 

Related Posts :