Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmet e fundit: “Intervistë | Ilir Meta: Arrestimi i Haradinajt është absurd, Shqipëria në krah të Kosovës dhe shqiptarëve në Maqedoni” plus 44 more

loading...

Lajmet e fundit: “Intervistë | Ilir Meta: Arrestimi i Haradinajt është absurd, Shqipëria në krah të Kosovës dhe shqiptarëve në Maqedoni” plus 44 more


Intervistë | Ilir Meta: Arrestimi i Haradinajt është absurd, Shqipëria në krah të Kosovës dhe shqiptarëve në Maqedoni

Posted: 09 Jan 2017 07:31 AM PST

Ramush Haradinaj do të kthehet shumë shpejt në Kosovë. Dy shtetet shqiptare kanë reaguar në mënyrën e duhur për lirimin e tij. Nuk do të jepja këshilla se si të veprojnë udhëheqësit e Kosovës në bisedimet me Serbinë, mirëpo arrestimi i Kryetarit të AAK'së komplikon këto raporte. Bashkimi i partive shqiptare në Maqedoni do të ndikojë në demokratizimin e këtij shteti. Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, flet për Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vendimi përfundimtar: Ja kur do bëhet zëvendësimi i orëve të mësimit që humbën nga moti i keq

Posted: 09 Jan 2017 06:56 AM PST

Në muajin mars do të nisë zëvendësimi i orëve të mësimit, të cilat janë humbur gjatë periudhës së pezullimit për shkak të gripit dhe të motit të keq.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deklarata e plotë e MPJ’së së Francës për Ramush Haradinajn

Posted: 09 Jan 2017 07:05 AM PST

Ministria e Jashtme e Francës e ka publikuar qëndrimin e saj rreth rastit të Ramush Haradinaj, i cili u arrestua në Aeroportin Bale –Mulhouse më kërkesë të Serbisë të deponuar në Interpol dhe tani po mbahet atje me një vendim të Gjykatës. MPJ thotë se rastin e kanë në dorë autoritetet e drejtësisë të cilat janë duke vepruar në pavarësi të plotë. Ndërkohë që në Deklaratë theksohet se Franca kultivon raporte të afërta dhe miqësore me Kosovën

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raporti i PE'së- Kosovës i kërkohet luftë kundër korrupsionit dhe bashkëpunim me Specialen

Posted: 09 Jan 2017 07:35 AM PST

Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian diskuton, të hënën, për raportet vjetore për Kosovën dhe për Serbinë dhe njëkohësisht do të bëhet edhe leximi i parë i këtyre drafteve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zidane trajneri më i mirë i vitit

Posted: 09 Jan 2017 07:30 AM PST

Zinedine Zidane është shpallur trajneri francez më i mirë i vitit

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia i quan ‘gjueti të shtrigave’ akuzat e SHBA’së

Posted: 09 Jan 2017 07:34 AM PST

Rusia, sipas asaj që ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për reporterët, është lodhur nga akuzat. Moska madje i quan pretendimet e Shteteve të Bashkuara mbi ndërmarrjen e një fushate sulmesh kibernetike për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane si një "gjueti shtrigash".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy shkolla daneze evakuohen për shkak të kërcënimeve me bombë

Posted: 09 Jan 2017 07:22 AM PST

Dy shkolla në Jutland të Danimarkës janë evakuuar sot, pasi një grua me anë të një telefonate i kishte lajmëruar se rrezikohen nga shpërthimi i bombave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ivanovi shkeli Kushtetutën me ndarjen e mandatit, thotë profesori i së drejtës kushtetuese

Posted: 09 Jan 2017 07:21 AM PST

Presidenti i Maqedonisë gjatë ndarjes së mandatit për formimin e qeverisë ka shkelur Kushtetutën e vendit, vlerëson profesori maqedonas i së Drejtës kushtetuese në Universitetin shtetëror të Shkupit Svetomir Shkariq.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogani do edhe më shumë pushtet

Posted: 09 Jan 2017 07:21 AM PST

Ndryshimi i Kushtetutës dhe futja e sistemit presidencial është projekti më i rëndësishëm për presidentin Erdogan. Ai do edhe më shumë pushtet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kreativiteti i banorëve të Gremës, në vend të dordolecit ‘marojnë’ Golf prej bore (Foto)

Posted: 09 Jan 2017 07:03 AM PST

Sasia e borës që ka rënë dy ditët e fundit në Kosovë, i ka shtuar edhe kreativitetin kosovarëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rekomandime për mbrojtje nga moti shumë i ftohtë

Posted: 09 Jan 2017 07:00 AM PST

Qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë, të konsumojnë pije të ngrohta dhe ushqim që e mirëmban temperaturën e trupit, të shmangin alkoolin dhe në mënyrë përkatëse të vishen, rekomandon Komisioni për zbatim operues të aktiviteteve nga Plani aksionar për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë nga moti i ftohtë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reagon VV për linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë të paralajmëruar nga Serbia

Posted: 09 Jan 2017 06:55 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese ka reaguar ndaj vendimit të Serbisë për vënë qarkullimi linjën hekurudhore Beograd – Mitrovicë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazetari serb: Agjentë të Beogradit u nisën në Shkup për të likuiduar ambasadorin amerikan (VIDEO)

Posted: 09 Jan 2017 06:44 AM PST

Gazetari serb Millomir Mariq, në një intervistë për emisionin "Në Qendër" të gazetarit Vasko Eftov, mes tjerash ka folur edhe për përgatitjen e një atentati nga shërbimi sekret serb, ndaj ambasadorit amerikan në Shkup. Sipas Mariq, i cili llogaritet ndër gazetarët me më së shumti informacione për funksionimin e UDBA-s dhe shërbimeve tjera serbe, rasti ka ndodhur në vitin 1999, menjëherë pas bombardimeve të NATO-s në Kosovë, kur Sllobodan Millosheviq ka dashur të bëjë atentat ndaj ambasadorit të atëhershëm amerikan në Shkup, Kristofer Hill, transmeton Gazeta Lajm e Shkupit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Disa fshatra ende të bllokuara (Foto)

Posted: 09 Jan 2017 06:41 AM PST

Këto ditë në Kosovë ka rënë shumë borë e përcjellë edhe me temperatura të ulëta që kanë shkuar deri në – 24 gradë celsius.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan pret largimin e Obamas për përmirësim të raporteve Turqi-SHBA

Posted: 09 Jan 2017 06:34 AM PST

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sot se shteti turk beson që me ardhjen e Donald Trump, në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të arrihet konsensus për çështjet rajonale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brukseli shpreson shpejt ta shohë Maqedoninë me Qeveri të re

Posted: 09 Jan 2017 06:28 AM PST

Pasi presidenti maqedonas Gjorge Ivanov sot ia dorëzoi mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit për formimin e qeverisë së re, Bashkimi Evropian doli me qëndrim të përsëritur se pret "formim të shpejtë të qeverisë së re", lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç e përsëriti qëndrimin e qeverisë joformale të BE-së, të shprehur një ditë pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beogradi po e përkthen materialin kundër Haradinajt – duhen 2 deri në 4 ditë

Posted: 09 Jan 2017 06:26 AM PST

Beogradi ende është duke e përkthyer materialin që planifikon t'ia deponojnë Gjykatës franceze kundër Ramush Haradinajt. Sipas Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, tani gjithçka është në duart e përkthyesve të cilëve u duhen 2-4 ditë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shteti ua pezulloi sërish punën 16 organizatave që dyshohen për lidhje me grupe radikale (Dokument)

Posted: 09 Jan 2017 06:03 AM PST

16 organizatave joqeveritare Ministria e Administratës Publike ua ka pezulluar punën tash e tre muaj, për shkak të veprimtarisë së tyre të dyshimtë dhe lidhjes me grupet që shpërndajnë islamin radikal në Kosovë. 13 prej këtyre organizatave ishin pezulluar edhe në tetor të vitit 2015. Gjatë 2016-s, MAP-ja pezulloi veprimtaritë e gjithsej 21 organizatave fetare, për të njëjtat dyshime. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deklarohet diplomacia franceze: S'ka politikë në rastin e Haradinajt, me Kosovën kemi raporte miqësore

Posted: 09 Jan 2017 05:59 AM PST

​Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, tha të hënën në Paris se "veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papa Françesku: Nuk mund të vrasësh në emër të Zotit, terrorizmi po shkakton shumë viktima në botë

Posted: 09 Jan 2017 05:56 AM PST

Papa Françesku gjatë takimit tradicional të urimit të nisjes së një viti të ri, me ambasadorët nga të gjitha vendet me përfaqësuesit e trupave diplomatikë pranë Selisë së Shenjtë, u bëri apel liderëve qeveritarë e fetarë të botës të bashkohen kundër terrorizmit fundamentalist.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmi terrorist, në Izrael rritet siguria pas vrasjes me kamion të 4 personave

Posted: 09 Jan 2017 05:49 AM PST

Sulmi terrorist, në Izrael rritet siguria pas vrasjes me kamion të 4 personave Policia izraelite ka forcuar ndjeshëm masat e sigurisë në Jeruzalemin Lindor, duke u fokusuar më së shumti te lagjja e palestinezit që përplasi të dielën kamionin mbi grupin e ushtarëve, duke vrarë 4 prej tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Udhëheqësit e Qipros, bisedime në Gjenevë për bashkimin e ishullit

Posted: 09 Jan 2017 05:45 AM PST

Udhëheqësit e Qipros kanë udhëtuar drejt Gjenevës, për të marrë pjesë në bisedimet e organizuara nga OKB-ja, ndërsa raportohet për optimizëm të konsiderueshëm se ata mund të arrijnë një marrëveshje, që do t'u japë fund dekadave ndarje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë pritjet në Merdare, kosovarët presin 2 orë në kolonë

Posted: 09 Jan 2017 05:30 AM PST

Zyrtarë të Policisë së Kosovës thanë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdar, sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë e gjysmë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milaim Zeka akuzon AKI-në: Po doni të më vrisni

Posted: 09 Jan 2017 05:28 AM PST

Gazetari Milaim Zeka, në një shkrim në Facebook, ka hedhur akuza në drejtim të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, duke thënë se ky institucion ka bërë një raport nëpërmjet të cilit e implikon në raste të ndryshme, përfshirë atë të Kumanovës dhe të Gjykatës Speciale. Zeka e ka quajtur vrastare AKI-në.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdon rritja e çmimit të benzinës në Maqedoni

Posted: 09 Jan 2017 05:10 AM PST

Çmimi i benzinës në Maqedoni prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njkëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri thotë se Serbia po shkon drejt njohjes së Kosovës

Posted: 09 Jan 2017 05:09 AM PST

Minstrja për Dialog, Edita Tahiri, shprehet e bindur se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe këtë sipas saj shteti serb do ta bëjë këtë, jo sepse e dëshiron, por sepse do të detyrohet nëse e ka synim integrimin në BE.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK-ja kërkon hetim të tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve

Posted: 09 Jan 2017 04:58 AM PST

Dega e PDK-së në Ferizaj në një letër të hapur drejtuar kryeprokurorit Shukri Jashari, nga i cili ka kërkuar hetimin e lidhjeve farefisnore ndërmjet kreut të Komunës, Muharrem Sfarqa, dhe konsorciumit "Isa Ingenering" dhe "Hajrushi", të kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ivanov ia dorëzoi Gruevskit mandatin për të formuar qeveri

Posted: 09 Jan 2017 04:52 AM PST

Presidenti Gjorge Ivanov sot ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, kryetar i partisë politike VMRO-DPMNE, kumtoi Kabineti i presidentit të Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të mërkurën protestohet për lirimin e Haradinajt

Posted: 09 Jan 2017 04:42 AM PST

Të mërkurën në shtatë qendrat e Kosovës do të protestohet për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, që po mbahet në paraburgim në Francë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident në autostradën Gostivar-Tetovë, përplasen autobusi me një veturë

Posted: 09 Jan 2017 04:42 AM PST

Në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të kryqëzimit në Tumçevisht dje rreth orës 14 ka ndodhur një aksident ku janë të përfshirë autobusi "Mercedes" me targa të Gostivari, i drejtuar nga 42-vjeçari J.L nga fshati Çajle, dhe vetura "Fiat Dablo" me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 42-vjeçari E.Ç po ashtu nga Gostivari, njoftoi SPB-Tetovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Asamblistët e LDK-së së Deçanit bojkotojnë mbledhjen kushtuar Haradinajt (Foto)

Posted: 09 Jan 2017 04:34 AM PST

Ka nisur mbledhjen e jashtëzakonshme Kuvendi Komunal në Deçan në përkrahje të Ramush Haradinajt, i cili u arrestua në Francë në bazë të një arresti të lëshuar nga Serbia në të cilin akuzohet për krime lufte, raporton KTV.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LSDM: Qeveria në largim planifikon miliona euro borxhe të reja

Posted: 09 Jan 2017 04:30 AM PST

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka paralajmëruar se Ministria e Financave nesër kërkon të marrë borxh të ri prej 31.7 milion eurosh.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërmet në Drenicë

Posted: 09 Jan 2017 04:22 AM PST

Një tërmet raportohet të ketë ndodhur sot në Drenicë, megjithatë nuk ka informacione se sa shkallë ka qenë ai dhe kur saktësisht ka ndodhur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I ftohti i çon shitësit e Bit Pazarit në shtëpi, nuk ka kushte për punë (Foto)

Posted: 09 Jan 2017 04:13 AM PST

Temperaturat e ftohta detyrojnë shitësit në tregun e Shkupit që të lënë vendin e tyre të punës dhe të drejtohen drejt shtëpive. Kjo për arsye se tregu më i madh i Shkupit nuk ka kushte që të punohet në temperature të ulëta - era e ftohtë deporton në të gjitha anët, pasi tregu është i mbuluar vetëm me disa najlonë, shkruan gazeta "Lajm" e Shkupit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tunelet “e fshehta” që lidhin Kosovën me Serbinë

Posted: 09 Jan 2017 04:04 AM PST

Shtylla të vjetra prej hekuri mbajnë hapur tunelet që lidhin Kosovën me Serbinë. Nën miliona tonë shkëmbë, thellë në veri të vendit, pakkush e di se mes dy shteteve ekzistojnë korridore ku mund të kalohet lirshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nesër në orën 11:00, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për Haradinajn

Posted: 09 Jan 2017 04:04 AM PST

Kuvendi i Kosovës e ka njoftuar edhe zyrtarisht se nesër në orën 11:00 deputetët do të debatojnë për arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim të ish-deputetit Ramush Haradianj në Francë, në bazë të një urdhërarresti të Serbisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Assad gati të dorëhiqet

Posted: 09 Jan 2017 03:56 AM PST

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka bërë të ditur se qeveria e tij është e gatshme të negociojë "gjithçka" në bisedimet e propozuara të paqes në Kazakistan, aty ku ende nuk dihet me saktësi se kush do ta përfaqësojë opozitën, ndërsa as data nuk është përcaktuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Vetëvendosje punësoi më së shumti njerëz partiakë

Posted: 09 Jan 2017 03:54 AM PST

Kadri Veseli, Kreu i Kuvendit të Kosovës që mban edhe postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzuar Vetëvendosjes dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës për punësimet partiake.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në pranga Tetovari, ja ç'i bëri ish-të dashurës

Posted: 09 Jan 2017 03:53 AM PST

Policia e Tetovës ka ngritur padi kundër S.D. nga fshati Zherovjan, me akuzën për rrëmbim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avni Arifi: Qytetarët e “Kodrës së Trimave”, të urryer nga KEDS-i

Posted: 09 Jan 2017 03:37 AM PST

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka shprehur mllefin e tij për KEDS-in, pasi, sipas tij, po kategorizon qytetarët në qytetarë të rendit të parë dhe qytetarë të rendit të dytë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dridhje të tokës në Drenicë, tmerrohet banori nga Kuqica

Posted: 09 Jan 2017 03:36 AM PST

Dridhje të tokës janë dëgjuar gjatë natës në Drenicë. Edhe pse lëkundjet nuk kanë qenë të mëdha shqetësimi që ka sjallë te banorët e fshatit Kuqicë, ka qenë i madh. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ivanovi në orën 13 do t'ia japë mandatin Gruevskit për të formuar qeverinë e re

Posted: 09 Jan 2017 03:32 AM PST

Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot ora 13 do t'ia japë mandatin për formimin e Qeverisë liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, kumton kabineti i presidentit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrugët nacionale të qarkullueshme, MI thotë se po punon për të çelur rrugën në Brezovicë

Posted: 09 Jan 2017 03:11 AM PST

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është përmirësuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poloni, vendasit sfidojnë të ftohtin pa pantallona në metro

Posted: 09 Jan 2017 02:43 AM PST

Një numër banorësh të kryeqytetit polak, Varshavë, guxuan të sfidojnë temperaturat e acarta dhe borën, duke vënë në jetë të përvitshmin udhëtim pa pantallona në metro, të dielën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Palestina shkollon studentë në Serbi, Beogradi e falënderon për qëndrimin ndaj Kosovës

Posted: 09 Jan 2017 02:35 AM PST

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, në fundjavë, ka biseduar me zyrtarë të Palestinës dhe i ka falënderuar ata për mirëkuptimin që kanë për pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :