Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmi.net: “Aksident në Laprakë, humb jetën një 28-vjeçare” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Aksident në Laprakë, humb jetën një 28-vjeçare” plus 8 more


Aksident në Laprakë, humb jetën një 28-vjeçare

Posted: 05 Jan 2017 12:22 AM PST

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30, në kryqëzimin e Laprakës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve humbi jetën 28-vjeçarja me iniciale Xh.T.

Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Ervin Bixhi, i cili, duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit automjetin tip “Jeep” në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me automjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur edhe shtetësja me iniciale F. F., 25 vjeç, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Të dyja shtetaset e lartëpërmendura ishin pasagjere në automjetin e Ervin Bixhit. / Top Channel

.

Bora shkakton kaos në Evropë (Video)

Posted: 05 Jan 2017 12:21 AM PST

Transporti është paralizuar e linjat e energjisë elektrike kanë rënë në disa rajone të Republikës Çeke, Austrisë e Polonisë.

Në Hungari, ulja e ndjeshme e temperaturave ka çuar në ngrirjen e lumit Tsza.

Sipas meteorologëve, gati gjysmë metri borë ka mbuluar zonat e ndodhura pranë maleve në Poloni, përcjell tch.

I ftohti i acartë pritet të zgjasë e pakta deri fundjavën tjetër. Një front aktiv të ftohti u afrua të mërkurën mbi qendrën dhe lindjen e Kontinentit të Vjetër, një lajm i mirë ky vetëm për resortet e skive në alpet veriore e ato lindore, që deri tani këtë dimër nuk kishin parë veçse shumë pak borë me sy.

Prej këtij fronti polar, termometri do të shënojë ulje të menjëhershme në Salzburg të Austrisë, Athinë të Greqisë e Minsk të Bjellorusisë. Ndërsa në pjesën veriore të Finlandës dhe Suedisë, temperaturat gjatë natës mund të bien deri në -40°C, ndërsa ditën llogaritet të shkojnë në -20°C.

 

.

Turqia i kërkon Rusisë dhe Iranit të ndalojnë sulmet e shiitëve në Siri

Posted: 05 Jan 2017 12:16 AM PST

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu ka paralajmëruar se nëse vazhdojnë shkeljet e armëpushimit, ajo do të dëmtojë bisedimet për paqe të cilat Turqia, Rusia dhe Irani janë duke i organizuar për 23 janar në kryeqytetin e Kazakistanit.

"Pas armëpushimit, ne po shohim shkelje. Kur shohim se kush po i kryen këto shkelje po del se është Hezbollahu, në veçanti grupet Shiite dhe regjimi", ka thënë Çavushoglu sipas agjencisë së lajmeve turke, Anadolu.

Edhe grupet rebele kanë paralajmëruar mos marrjen pjesë në bisedimet për paqe në Astana nëse vazhdohet me sulmet e grupeve pro qeveritare siriane.

Megjithë këto thirrje, luftimet kanë vazhduar në Ëadi Barana afër Damaskut edhe më 4 janar, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Qeveria ndërkaq akuzon rebelët në rajon se po sabotojnë infrastrukturën e furnizimit me ujë në këtë qytet.

.

E bën për spital të dashurën dhe lëndon dy policë: Arrestohet kosovari

Posted: 05 Jan 2017 12:16 AM PST

Të hënën, në stacionin hekurudhor Langebrücken, një i ri 19 vjeçar nga Kosova e ka rrahur të dashurën e vet 18 vjeçare. Por kur dy policë ndërhyjnë për ta shpëtuar vajzën, ai i godet edhe ata, duke u shkaktuar lëndime, shkruan baden-tv.com

Disa dëshmitare kishin parë rreth orës 10.35 se si i riu e kishte goditur me grushte vajzën e re, pastaj ia kishte zbathur këpucët dhe i kishte hedhur mbi shina, transmeton albinfo.ch. Ndërsa kur policët e alarmuar kishin dashur të shpëtonin vajzën nga dhuna e partnerit të saj, 19 vjeçari ishte bërë gjithnjë më agresiv kundrejt tyre.

Pasi që e kishin  lidhur me pranga, ai u kishte drejtuar policëve sharje të rënda dhe kishte ofruar rezistencë të madhe. Vetëm me thirrjen e përforcimit, policët mundën ta neutralizojnë të riun dhe ta çojnë në stacionin policor.

Krahas vajzës, e cila u desh të dërgohej për trajtim në spital, edhe dy policët pësuan lëndime aq të rënda sa që u desh ta ndërpritnin shërbimin për atë ditë dhe të paraqiteshin të sëmurë, përcjell albinfo.ch.

Sulmuesi, i cili ka pasur tashmë disa herë të bënte me policinë, është vendosur në një qeli për t`u marrë në pyetje dhe i është marrë gjaku për kontroll.

.

Shala për murin: S’guxojmë të themi asgjë, por rezoluta do të zbatohet

Posted: 05 Jan 2017 12:13 AM PST

Kështu ka thënë për lajmi.net Ministri i i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala i cili shprehet i bindur se gjithçka do të funksionojë ashtu siç edhe e parasheh ligji dhe rezoluta.

"Ne e kemi rezolutën e cila është një dokument shumë i rëndësishëm dhe ne do të trajtojmë maksimalisht këtë problematikë. Presim, nuk guxojmë të themi asgjë niher për niher, por ne do ta trajtojmë  rezolutën dhe do ta rishikojmë mundësinë e zbatimit të ligjit, që tashmë është i qartë në këtë fushë", bëri të ditur ministri Shala për lajmi.net.

Ndërkohë kryetari i asaj pjese Goran Rakiq ka insistuar vazhdimisht se muri nuk do të rrëzohet për shkak se, siç deklaronte ai, ndërtimi i këtij muri të cilin Rakiq e quajti një "amfiteatër të hapur" është bërë sipas marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, gjë të cilën e mohon ministrja për dialog Edita Tahiri.

Ferat Shala

Shala është pyetur edhe për kundërshtimin e mundshëm nga serbët e veriut për rrënimin e murit.

"Këtu është çështje e ligjit, nuk është çështje e vullnetit e dëshirës apo ideve alternative por është çështje ligjore", ka thënë Shala për lajmi.net.

"Tashmë kjo punë është edhe e fuqizuar edhe me rezolutën e Kuvendit dhe ne jemi shumë të bindur se ligji duhet të zbatohet dhe rezoluta duhet të realizohet sepse është obligative dhe është institucioni më i lartë ligjvënës i Parlamentit", sqaroi ministri Shala.

Ndërkaq që nga fillimi i ndërtimit të këtij muri në Mitrovicë i cili u quajt edhe si muri ndarës i Berlinit, ka pasur deklarata kundërthënëse nga trija palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit.

Përderisa serbët shpreheshin të bindur se kjo po bëhej në pajtueshmëri me atë që ishte arritur në Bruksel, pala kosovare tha se për një situatë të tillë asnjëherë nuk është biseduar. Ndërkaq Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut tha se ajo që po shihet në veri të Mitrovicës nuk do të jetë mur, por një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicën prej 74 votash Rezolutën e paraqitur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për çështjen e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Deputetët e Kuvendit, të te gjitha partive politike, kanë kërkuar përmes miratimit të Rezolutës rrënimin e murit brenda janarit të këtij viti./Lajmi.net/

.

Fansi i drejtohet Goldit: Ku pihet rakia ti knon për Ezan? (Foto/Video)

Posted: 05 Jan 2017 12:12 AM PST

Në video, reperi shihet se është duke kënduar një këngë ku e përmendte Ezanin, që është thirrja e myslimanëve për falje të namazit, shkruan lajmi.net

Këtu, Goldi ka marrë një koment nga një fans ku i drejtohet atij se si mund të këndojë këso këngë në një hapësirë ku pihet alkooli, siç është ky restaurant ku reperi po këndon.

Kjo nuk është hera e parë që Goldi 'sulmohet' nga fansat të cilët shpeshherë e akuzojnë që i përdorë këto këngë për të bërë më shumë famë./Lajmi.net/

15878064_2203228663235956_638825696_o

🇦🇱🕌🕋 #mullajakupi (pak per qefin e juve) ❤

A video posted by Gold AG (@arianagushi1986) on

.

Super gol nga futbollisti më i ‘trashë’ në botë (VIDEO)

Posted: 05 Jan 2017 12:08 AM PST

Juventus transferon mbrojtësin e Real Madridit (FOTO)

Posted: 04 Jan 2017 11:58 PM PST

Juventus kërkon transferimin e mbrojtësit të krahut të Real Madridit, Danilo.

Mediat spanjolle raportojnë se ish futbollisti i Portos është objektiv i kampionit të Serie A.

"Bianconerët" përgatiten për largimin e Stephan Lichtsteiner në fund të këtij sezoni, përcjell "lajmi.net".

Dhe, Danilo është opsion për zëvendësues të zviceranit në Torino. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

4 të arrestuar për sulm “Live në Facebook”, ndaj një të riu me aftësi të kufizuara

Posted: 04 Jan 2017 11:53 PM PST

Zhdukjen e tij e kishte bërë vetë babai, ku për rreth 48 orë nuk dihej vendndodhja e tij, transmeton lajmi.net.

Policia e ka përshkruar viktimën si një 18 vjeçar me aftësi të kufizuara i cili ishte marrë nga të dyshuarit, afër nga rrethina.

Ata shihen se i kanë mbyllur gojën dhe e kanë vendosur në një çosh dhome, ku më pas sulmi ndaj tij është i tmerrshëm.

Ata e detyrojnë që ai të bërtasë "F*** Donald Trump dhe f*** njerëzit e bardhë", e ndërkohë e godasin me shqelma dhe e gërvishin në ballë me thikë.

Viktima ishte traumatizuar, e më pas është dërguar në spital nga ana e policisë, dhe ende thuhet se nuk është qetësuar nga tmerri që kishte përjetuar.

Të dyshuarit janë dy meshkuj dhe dy femra të gjithë nga 18 vjeç, dhe janë në paraburgim, kështu në pritje për akuza të rënda. /Lajmi.net/

 

.

Related Posts :