Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmi.net: “Barcelona – Athletic Bilbao, shikojeni kush do të kthehet në formacion (FOTO)” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Barcelona – Athletic Bilbao, shikojeni kush do të kthehet në formacion (FOTO)” plus 8 more


Barcelona – Athletic Bilbao, shikojeni kush do të kthehet në formacion (FOTO)

Posted: 10 Jan 2017 11:48 PM PST

Milan ka marrëveshje me “përforcimin” e Juventusit (FOTO)

Posted: 10 Jan 2017 11:38 PM PST

Sead Kolasinac mund të jetë përforcimi i ardhshëm i Juventusit, në rast të largimit të Patrice Evra gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Futbollisti i Schalkes ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij por klubi nga Bundesliga kërkon së paku 4 milionë euro për shitjen e tij në janar.

Kurse, e përditshmja sportive italiane 'Gazzetta dello Sport' raporton se Kolasinac kishte marrëveshje me Milanin, përcjell "lajmi.net".

Por, vonesa e procesit të shitjes së klubit bëri që ajo të dështonte dhe futbollisti boshnjak të mbetet pa u transferuar në "San Siro". /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Kush i bashkoi Ledrin me Noizyn (Foto)

Posted: 10 Jan 2017 11:35 PM PST

Ledri - Noizy

Të dy kanë vendosur që ta harrojnë të kaluarën dhe tani janë duke u marrë vetëm më të tashmen derisa më parë kanë realizuar edhe disa videoklipe.

E…gisht në këtë bashkim duket se ka menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, i cili duket se po mendon që është koha që dy reperët më të kërkuar të momentit të realizojnë një këngë së bashku.

Gazetës Express i ka ardhur një fotografi ekskluzive nga një takim që kanë pasur Ledri me Noizyin në një lokal të Prishtinës, ku i pranishëm ka qenë edhe Fatoni.

Takimi ka ndodhur para disa dite dhe thuhet që përgatitjet për këngën janë bërë dhe ajo do të realizohet se shpejti.

A do të jetë kjo një befasi e dy reperëve për stinën e verës apo këngën do ta lansojnë më herët, mbetet të shihet.

Por, e vërteta është se të dy reperët janë të pajtimit për të realizuar një këngë në të ardhmen bashkë.

.

Carvajal nënshkruan me klubin e madh evropian (FOTO)

Posted: 10 Jan 2017 11:28 PM PST

Dani Carvajal nuk do të largohet nga Real Madrid.

Mbrojtësi i krahut është një prej futbollistëve të rëndësishëm në ekipin e trajnerit Zinedine Zidane.

Dhe, e përditshmja sportive madrilene "Marca" raporton se ai është futbollisti i radhës që do ta vazhdojë kontratën në "Santiago Bernabeu", përcjell "lajmi.net".

Carvajal ka kontratë deri në vitin 2020, derisa ende nuk dihet edhe për sa vite do të vazhdoj bashkëpunimin me Realin. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Kardashian mund të marrë sërish unazën pesë milionë dollarëshe

Posted: 10 Jan 2017 11:13 PM PST

Ata janë dy nga 17 kriminelët e lidhur me grabitjen e armatosur të yllit 36 vjeçar të reality show në tetor të vitit të kaluar.

Kim e humbi unazën me diamant 20 karat kur u kërcënua me armë në kompleksin rezidencial pranë ambasadës amerikane.

Vëllezërit paidentifikuar – të cilët janë rreth të 50-tave dhe jetojnë në Paris, në periferinë Raincy – ndodhen nën mbikëqyrjen e policisë në kryeqytetin francez pas një seri vjedhjesh të koordinuara mëngjesin e së hënës. /Telegrafi

.

Shteti po e falimenton kompaninë shtetërore

Posted: 10 Jan 2017 11:13 PM PST

Trenat e kompanisë publike "Trainkos" mund të ndalen së qarkulluari së shpejti e qindra punëtorë mund të mbesin në rrugë. Kjo si pasojë e operimit me humbje të kompanisë publike në njërën anë, rritjes së punësimeve dhe pagave në anën tjetër, si dhe futjes së një kompanie private në sektorin e hekurudhave.

Kompania "Trainkos", e cila udhëhiqet nga Gelor Shala, për të cilin mediet më herët kishin raportuar se ka lidhje me familjarë të deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, viteve të fundit po ballafaqohet me rënie të transportit hekurudhor të mallrave, si dhe po kritikohet se njëkohësisht ka rritur pagat, si dhe numrin e të punësuarve në kompani.

Pavarësisht vështirësive të kompanisë publike nga rënia e sasisë së transportit dhe rritjes së shpenzimeve, në vitin 2014 është licencuar edhe një operator privat për transportin hekurudhor të mallrave, kompania "Railtrans"./ZERI.INFO/

.

Dybala nënshkruan me gjigantin e Evropës!

Posted: 10 Jan 2017 11:11 PM PST

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala nuk do të largohet nga klubi.

E përditshmja italiane "La Stampa", raporton se ylli argjentinas është në prag të vazhdimit të kontratës në Torino.

Dybala do të konfirmojë të ardhmen e tij në klub duke u bërë një prej futbollistëve më të paguar te kampioni i Serie A, përcjell "lajmi.net".

Dybala do ta ketë rrogën 5 milionë euro në sezon, por ajo do të rritet deri në 7 milionë euro në edicionet e ardhshme. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Obama në fjalimin lamtumirës paralajmëron për ndarjet

Posted: 10 Jan 2017 11:06 PM PST

Obama përshëndeti marrëveshjen e tij bërthamore me Iranin, hapjen ndaj Kubës dhe rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane, në radhitjen e të arriturave më të mëdha të tij, dhe tha se ka përmbushur shumë më tepër gjatë tetë vjet në zyre se sa edhe mbështetësit e tij kanë menduar të ketë qenë e mundur.

"Me pothuaj secilën masë, Amerika është shumë më mirë, vend më i fortë se sa kur filluam", tha ai. "Mbetemi më të pasurit, më të fuqishmit dhe kombi më i respektuar", tha Obama, por nënvizoi ato që ai i sheh si kërcënim themelor për presidentët e ardhshëm dhe qytetarët që duhet të adresohen.

Obama theksoi rritjen e refuzimit të imigrantëve si një kërcënim, duke bërë me dije se Amerika që nga fillimi i saj është një komb imigrantësh dhe ajo tërheqë pjesën më të madhe të forcës së saj ekonomike dhe kulturore nga përzierja e racave dhe kombeve që janë bashkuar brenda kufijve të saj.

“Rinia jonë dhe përkushtimi, diversiteti dhe hapja, kapaciteti ynë i pafund për rrezikun dhe rizbulimin nënkupton se e ardhmja duhet të jetë e jona. Por potenciali do të realizohet vetëm nëse demokracia jonë funksionon. Vetëm nëse politika jonë pasqyron mirësjelljen e qytetarëve tanë".

Ndarjet e shkaktuara nga “një botë e pakësuar, pabarazia në rritje, ndryshimet demografike dhe spektri i terrorizmit”, tani kërcënojnë demokracinë e SHBA-së, e cila kërkon “një ndjenjë themelore të solidaritetit – idenë se për të gjitha dallimet tona të jashtme, ne jemi të gjithë në këtë së bashku; dhe se ngritemi ose biem si një”, tha ai.

Obama u bëri thirrje amerikanëve që të punojnë individualisht dhe edhe përmes qeverisë dhe organizatave të tjera që të luftojnë trendët "gërryese" drejt ndarjeve, izolimit dhe diskriminimit ndaj atyre që shikojnë dhe mendojnë ndryshe nga vetja.

"E kundërshtoj diskriminimin ndaj myslimanëve amerikanë, që janë po aq patriotë sa edhe ne", tha ai. Dhe ai iu drejtua sinqerisht amerikanëve të bardhë duke thënë: "ata fëmijë me ngjyrë do të përfaqësojnë pjesën gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore të Amerikës", dhe duhet tëpërqafohen e pranohen.

Obama tha se ndarjet e brendshme në shoqëri dhe debati i acaruar politik sot paraqesin kërcënimin po aq të madh sa edhe kërcënimet e jashtme nga terroristët apo diktatorët e jashtëm

“Prandaj le të jemi vigjilentë por të mos frikësohemi. [Shteti Islamik] do të provojë të vras njerëz të pafajshëm. Por nuk mund ta mundin Amerikën gjithnjë derisa ne të mos e tradhtojmë Kushtetutën tonë dhe parimet tona në luftë. Rivalët si Rusia ose Kina nuk mund ta arrijnë ndikimin tonë në mbarë botën gjithnjë derisa ne nuk heqim dorë nga ajo për të cilën qëndrojmë dhe nuk shndërrohemi në një komb që ngacmon fqinjët më të vegjël", tha Obama.

.

Ylli që kërcënon sistemin tonë (Foto)

Posted: 10 Jan 2017 11:00 PM PST

Në revistën "Astronomy & Astrophysics" u publikua studimi i fundit nga vazhgimet e vazhdueshme të këtij ylli. Sipas autorëve të këtyre studimeve, Gliese 710 aktualisht udhëton me një shpejtësi prej 51 mijë kilometrash për orë dhe ndodhet rreth 64 vite dritë larg nesh.

Duke përllogaritur këto dy të dhëna, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ky yll do të përplaset me sistemin tonë diellor pas 1.35 milion vitesh.

Gliese 710 nuk do të përplaset drejtpërdrejtë me Tokën, por indirekt mund të shkaktojë rrebeshe asteroidesh dhe kometash drejt planetit tonë. Sipas shkencëtarëve, ky yll do të përplaset me atë që njihet si "Reja Oort", një brez gjigant trupash qiellorë të vegjël i vendosur në kufijtë e sistemit tonë diellor.

Përplasja do të pasojë zhvendosjen e mijëra trupave qiellore të madhësive të ndryshme në drejtim të Tokës dhe secila prej tyre mund të godasë Tokën…gjithmonë pas 1.35 milionë vitesh.

.

Related Posts :