Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmi.net: “Fëmija i parë i 2017-ës, lind nga fëmija i parë i 1980-ës (Foto)” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Fëmija i parë i 2017-ës, lind nga fëmija i parë i 1980-ës (Foto)” plus 8 more


Fëmija i parë i 2017-ës, lind nga fëmija i parë i 1980-ës (Foto)

Posted: 03 Jan 2017 12:14 AM PST

Hertbog Palsdottir, mamia në shërbim atë mbrëmje, u tha gazetarëve se fëmija ishte djalë dhe lindja kishte shkuar pa komplikime. Ky ishte fëmija i tretë i një çifti.

Megjithatë kjo lindje nuk krahasohet me atë të vitit të kaluar, kur Fëmija i Parë i vitit 2016 lindi 1 minutë pas mesnate, pasi këtë vit, Fëmija i Parë, ka një histori interesante.

Nëna e fëmijës, Katrin Guojonsdotti, ishte Fëmija i Parë i vitit 1980, ç'ka bën që ajo dhe fëmija të kenë jo vetëm të njëjtën ditëlindje, por  gjithashtu që të kenë veçorinë e të qenit të parët të lindur në Islandë në vitet respektive.

Nuk ka ndonjë çmim që t'i jepet Fëmijës së Parë apo prindërve të tij, por veçoria përbën një çështje për statistikat publike.

.

Zëdhënësi i Trump: Nuk ka dëshmi se Rusia ndërhyri në zgjedhje

Posted: 03 Jan 2017 12:10 AM PST

"Mënyra se si mediat kryesore po raportojnë është rritja e idesë se (Rusia) ka ndikuar në zgjedhje. Nuk ka fare dëshmi se ata kanë ndikuar në zgjedhje", ka thënë Sean Spicer për Fox News më 2 janar.

Spicer, i cili do të bëhet Sekretari për Media i Shtëpisë së Bardhë kur Trump të nis detyrën më 20 janar ka thënë se "hakimi është i gabuar" dhe se "njerëzit nuk duhet të ndërhyjnë". Por, ai i ka dhënë jehonë paralajmërimit të Trumpit gjatë fundjavës kundër ngutjes së bërjes së Rusisë fajtore për sulmet kibernetike.

Presidenti Barack Obama ka thënë se dëshmitë e përfshirjes ruse janë të mëdha dhe për këtë ai ka dëbuar 35 diplomatë rusë derisa ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë gjatë javës së kaluar. Ligjëvënësit e të dy partive amerikane i kanë përpkrahur këto vendime.

Por, Trump rregullisht ka hedhur dyshime mbi akuzat për përfshirjen ruse në këto sulme.

Përgjatë fundjavës, Trump, i cili tash merr informacione të njëjta sekrete me Obamën, ka thënë se ai "din gjëra që të tjerët nuk i dijnë" dhe se ai do i zbulojë këto informacione më 3 apo 4 janar.

"Ai do të flasë rreth konkludimeve të tij dhe për atë se si mendon ai se qëndrojnë gjërat", i ka thënë Spicer CNN-së më 2 janar dhe ka shtuar: "Ai nuk do të zbulojë asgjë që është sekrete apo që është ndarë në mënyrë sekrete me të".

.

Nëna e Ronaldos thyen rregullat e komunikacionit, merr dënim qesharak (FOTO)

Posted: 03 Jan 2017 12:02 AM PST

Dolores Aveiro është gjobitur nga policia portugeze për shkak të një parkimi të palejuar.

Nëna e Cristiano Ronaldos nuk kundërshtoi policinë duke e pranuar fajin, shkruan e përditshmja sportive katalane "Sport".

Dolores ka parkuar Porchen e saj në vijat e bardha, vetëm pak metra larg hotelit të djalit të saj, Pestana Hotel CR7, përcjell "lajmi.net".

Ajo dukej në humor të mirë, pasi për shkeljen që ka bërë duhet të paguaj vetëm 30 euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Barcelona befason me përforcimin e parë në vitin 2017 (FOTO)

Posted: 02 Jan 2017 11:55 PM PST

Santiago Bueno mund të jetë përforcimi i parë i Barcelonës në vitin 2017.

Mbrojtësi i Penarol konsiderohet si një prej futbollistëve më të talentuar në Uruguaj.

Mbrojtësi 18-vjeç, i gjatë 189 centimetra posedon pasaportë evropiane (italiane) duke shërbyer një opsion të mirë për gjigantin katalan, shkruan e përditshmja sportive "Mundo Deportivo", përcjell "lajmi.net".

Robert Fernandez, sekretari teknik i Barcelonës ka dhënë një raport pozitiv për futbollistin në lidhje me transferimin e tij në "Camp Nou". /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Gjendet i shtrirë rrugëve të Zvicrës një shqiptar i plagosur

Posted: 02 Jan 2017 11:51 PM PST

Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale sipas të cilave, 40-vjeçari shqiptar u gjet të shtunën i shtrirë në rrugën "Simen" në Lugano të Zvicrës, në lagjen "Molino Nuovo".

Edhe pse identiteti i tij nuk bëhet i ditur, shqiptari nuk është marrë dot as në pyetje nga hetuesit për shkak të gjendjes shëndetësore.

Nga të dhënat e para mësohet se 40-vjeçari ka pësuar një dëmtim të kafkës, për shkaqe ende të paqarta.

.

E papritur, mbulohet Enca Haxhia (Foto)

Posted: 02 Jan 2017 11:41 PM PST

Fotografitë e fundit nëpër rrjete sociale kanë befasuar edhe ndjekësit e saj, shkruan lajmi.net.

Enca njihet për gjoksin e saj bombastik të cilin që nga fillimi i karrierës nuk ka hezituar ta zbuloi pa rreshtur edhe atëherë kur temperaturat kanë qenë të ulta.

Në mesin e shumë komenteve pozitive në njërën prej fotografive që ajo ka postuar dikush i shkruan: Më në fund qenke mbulu./Lajmi.net/

 

 

.

Përforcimi i ri i Milanit është …. 39 vjeç (FOTO)

Posted: 02 Jan 2017 11:39 PM PST

Marco Storari është në prag të rikthimit në Milan.

Portieri 39-vjeç do të largohet nga Cagliari për të marrë rolin e zëvendësuesit të Gianluigi Donnarummas në San Siro, raporton "Calciomercato".

Storari ka vendosur të largohet nga Cagliari pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, përcjell "lajmi.net".

Ai do të nënshkruajë me Milanin deri më 30 qershor të vitit 2017.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet pas rikthimit të nënkryetarit Adriano Galliani për përmbylljen e procesit të shitjes së klubit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Presidenti i PE-së s’kandidon për kancelar të Gjermanisë

Posted: 02 Jan 2017 11:36 PM PST

Sipas prestigjiozes britanike "Express.co.uk", 61-vjeçari i ka thënë anëtarëve të partisë SPD (partia në koalicion me partinë e Merkel) se nuk do të kandidojë në zgjedhjet për Kancelar pasi t'i përfundojë mandati si President i Parlamentit Evropian.

Schulz nuk planifikon të kandidojë kundër zv/kancelarit gjerman, Sigmar Gabriel. Të dy kanë një miqësi të hershme dhe nuk duan të shkaktojnë ndonjë përçarje të mundshme brenda partisë.

.

ZYRTARE: Juventus transferon përforcimin e parë të janarit (FOTO)

Posted: 02 Jan 2017 11:29 PM PST

Juventus ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Tomas Rincon nga rivali i Serie A, Genoa.

Reprezentuesi i Venezuelës ka nënshkruar kontratë me "Bianconerët" deri më 30 qershor të vitit 2020.

Juventus ka njoftuar se për blerjen e tij do të paguajë 8 milionë euro në tri këste, përcjell "lajmi.net".

Vlera mund të rritet për 1 milionë euro varësisht nga arritja e disa bonuseve. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Related Posts :