Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmi.net: “Kryeministri gjatë 2016-ës në Facebook: Gomar, pulë deti, gra që kullosin, rrugaçë…” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Kryeministri gjatë 2016-ës në Facebook: Gomar, pulë deti, gra që kullosin, rrugaçë…” plus 8 more


Kryeministri gjatë 2016-ës në Facebook: Gomar, pulë deti, gra që kullosin, rrugaçë…

Posted: 01 Jan 2017 12:02 AM PST

Isa Mustafa

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa pas një kohe që ishte largua nga rrejti social Facebook, me pretendimin e "rritjes së numrit të sulmeve ndaj llogarisë", u deaktivizua.

Mirëpo para se të deaktivizonte këtë llogari, Mustafa pati një debat të ashpër me akademikun, Isa Qosja, i cili edhe është cilësuar si "fajtorë" që Kryeministri mbylli Facebook-un, shkruan lajmi.net.

Ishte 4 shkurti i 2015-ës,  kur i pari i qeverisë i kishte marrë të gjitha masat e sigurisë për të mos u "sulmuar" më dhe iu rikthye sërish Facebook-ut, ku gjuha e tij shprehëse nuk ishte përmirësuar nga ajo që dikur përdori.

Fjalori i akademikut që përfaqëson dhe udhëheq qeverinë e vendit shpesh herë ka eskaluar dhe është rënduar në drejtim të atyre që e "ngacmuan".

Kryeministri pati edhe fyerje në baza gjinore. Në një shkrim që i pari i qeverisë bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook u vlerësuar fyes për gratë veprimtarinë e së cilave e quajti kullotje.

"… janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi, e mos po i braktisin burrat  e tyre e po shkojnë në Kore të Veriut (sepse as Kuba nuk i pranon), apo disa OJQ-ista nacionalist, mos po turren nga Lindja", ishte postimi i Mustafës në Facebook drejtuar grave.

Për këtë pati reagime të shumta si nga deputetet e Kuvendit të Kosovës ashtu edhe nga analistët të cilët tanë se "kryeministri duhet ta kontrollojë vetëm".

Mustafa nuk kishte "problem" vetëm më gratë pasi ai vazhdojë t'i "ngacmojë" edhe burrat.

"Viktima" e radhës e kryeministrit ishte deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilën e quajti gomarë të Zajednicës. Por kjo ishte përgjigje ndaj këtij të fundit i cili kishte thënë se po të kishte shtet ligjor, do të duhej të ishte në burg Isa Mustafaj, ndërsa kishte përmendur edhe "Zajednicën" (Asociacionin e Komunave serbe) të cilën – sipas Kurti – e ka mundësuar "Zajednica (bashkimi) i vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës".

"Të drejtohet nga unë UKSHI se e ka humbur rrugën",  ka shkruar Mustafa për Kurtin.

Zinxhiri i postimeve të Kryeministrit vazhdojë, gjuha e tij e pasuroi më me shumë banalitet në drejtim të kundërshtarëve të tij.

"Bile ishin shërbyer edhe me prapanicën e kalit. Ata mund t'i fryejnë kësaj prapancie natë e ditë", ishte një tjetër postimi i Mustafës.

Shprehje që nuk përputhen me pozitën e tij Mustafa përdori shpesh, bile ai përdori edhe "mesele" në drejtim të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, shkruan lajmi.net.

"Sot u pa se me çfarë sjellje dhe arsyetime të të paditurëve, krerët e Prishtinës e prolonguan për një vit marrjen e përgjegjësisë për trafikun urban. Për të tillët malësorja kishte me thënë: "Me konë leht me majte shpi, Kola jem i kishte mbajte dy", ishte postimi i kryeministrit.

Postimi i fundit i Mustafës është replikë ndaj deklaratës së Pal Lekajt, i cili tha, se "kryeministri i Kosovës po sillet si pulë e detit që nuk i dëgjohet zëri".

Ndaj këtyre akuzave Mustafa ka thënë se "deklaratat e Gjuriqit janë nivel i Pal Lekajt dhe që të dy shërbehen me gjuhë rrugaçësh".

Fyerjet dhe fjalori që u përdor gjatë 2016-ës nga liderët e partive dhe institucioneve në Kosovë, u cilësuar jo vetëm papjekurinë politike por edhe mungesën e kulturës së komunikimit normal në diskursin publik. /Lajmi.net/

 

.

Afërdita Dreshaj dhe motra e saj me gjoks gjigant vitin 2017 e nisën në top formë (Foto)

Posted: 31 Dec 2016 11:50 PM PST

Afërdita në foton e parë të 2017-tës na ka sygjeruar ta harrojmë 2016-tën dhe ta fillojmë vitin e ri, shkruan lajmi.net

Në foton e postuar ajo dhe motra e saj e cila për publikun u bë e njohur si një femës seksi me gjoks gjigant duken tejet bukur dhe tërheqëse.

Të gatshme për ta nisur një vit të mbarë./Lajmi.net/

Forget 2016- lets start 2017 🥂

A photo posted by Aferdita Dreshaj 🇦🇱🇺🇸 (@aferditadreshaj) on

.

Mediat turke: Organizata terroriste e Gylenit e kishte paralajmëruar sulmin në Stamboll (Video)

Posted: 31 Dec 2016 11:42 PM PST

Siç raportojnë mediat turke, sulmuesit që lanë të vdekur 35 persona dhe plagosën 40 të tjerë, ishin të veshur me kostume të Babadimrit, ndërsa në filmin në fjalë, një njeri i veshur me kostume të Babadimirit planifikon sulm terrorist.

Gjithashtu në episodin paraprak të këtij filmi e që është xhiruar nga organizata FETO, paralajmërohet edhe vrasja e ambasadorit rus në Turqi, gjë që ndodhi më 19 dhjetor në Ankara.


Organizata terroriste e Gylenit permes filmit e… by tvshenjaofficial

.

Anxhelina Hadërgjonaj na prezanton me dashurinë e saj (Foto)

Posted: 31 Dec 2016 11:29 PM PST

Vetëm pak minuta më parë në Instastory, Hadërgjonaj ka fotografuar mbesën e saj, vogëlushen Elektra dhe ka shkruar: "Dashuria ime".

Në fakt, marrëdhëniet midis mbesave dhe tezeve janë ndër më të bukurat dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as në rastin e Anxhelinës dhe Elektrës.

.

Sulmi në Stamboll: 15 të huaj në mesin e viktimave, ende nuk dihet nëse ka shqiptarë

Posted: 31 Dec 2016 11:22 PM PST

Sipas informacioneve të fundit, persona të armatosur kanë vranë të paktën 39 persona, prej të cilëve 21 janë identifikuar – 15 janë të huaj, ndërsa gjashtë shtetas turq, raporton reuters, transmeton lajmi.net.

Ministri i Policisë turke , Sulejman SOJLE nuk ka zbuluar se prej cilave vende janë viktimat e këtij sulmi, por tha vetëm se “janë në kërkim për terroristët epërfshirë.”

Ambasada amerikane ka paralajmëruar qytetarët amerikanë t'i shmangen zonave  përreth klubit që është sulmuar. /Lajmi.net/

 

 

.

Mogherini: Do t’i ofrojmë ndihmë shtetit turk

Posted: 31 Dec 2016 11:20 PM PST

Frederica Mogherini

"Viti 2017 filloi me një sulm terrorist në Stamboll. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të parandaluar këto tragjedi", ka shkruar Mogherini në Twitter.

.

Etiketimi si femër seksi e bën modelen të ndihet keq për vëllanë (Foto)

Posted: 31 Dec 2016 11:13 PM PST

Ndërkohë që modelja e famshme ndihet keq për vëllanë e saj, David, për faktin se atë vazhdimisht e etiketojnë si femër seksi.

"Mund të imagjinoni se si ndihet një tetëmbëdhjetëvjeçar kur motra e tij më e madhe shpallet si femra më seksi në botë. Nuk e ka të lehtë, edhe pse ai kurrë nuk është ankuar", ka thënë Upton.

Megjithatë, askush nuk mund t'i shmanget faktit se ajo është ndër femrat më seksi në qarkullim dhe këtë e dëshmojnë edhe fotografitë në galerinë e mëposhtme.

 

.

Enver Hoxhaj dënon fuqishëm sulmin në Stamboll

Posted: 31 Dec 2016 11:10 PM PST

Enver Hoxhaj

Të paktën 35 persona, mesin e tyre një polic, kanë humbur jetën në një sulm në klubin e natës 'Reina' në Stamboll.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes llogarisë personale në Twitter i ka shprehur ngushëllimet Turqisë duke dënuar sulmin.

"Fuqishëm e dënojmë sulmin në Stamboll. Ngushëllimet e thella për popullin dhe qeverinë turke", ka shkruar Hoxhaj.

Gjithashtu të paktën edhe 40 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi në klub e natës "Reina", në zonën e Ortakoy.

.

Tregtia e fildishit, Kina shpëton elefantët

Posted: 31 Dec 2016 11:05 PM PST

Vendimi i Kinës pason rezolutën e Konventës për Tregtinë ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara, që u zhvillua në tetor në Afrikën e Jugut. Kina i habit të gjithë me mbështetjen e rezolutës për mbrojtjen e elefantëve, madje njoftoi se ajo nuk ishte e ashpër mjaftueshëm, arsye për të cilën mori masa të mëtejshme.

Vendimi i Kinës ka rëndësi thelbësore, sepse superfuqia aziatike është tregu më i madh i fildishit në botë dhe llogaritet se 70% e sasisë globale përfundon atje.

Autoritetet në Pekin thanë se përpunimi dhe shitja e fildishit në Kinë do të ndalet më 31 mars dhe deri në fund të vitit 2017 do t'i jepet fund këtij tregu, duke ?regjistruar të gjithë tregtarët e ligjshëm.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve thanë se Kina, praktiksiht po shpëton elefantët nga shfarosja, duke mbyllur në mënyrë kaq agresive tregun më të madh në botë të fildishit, një dhuratë mjaft e bukur dhe e papritur e fundvitit për faunën e planetit.

.

Related Posts :