Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmi.net: “McCain: Putini do të shfrytëzojë çdo përparësi” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “McCain: Putini do të shfrytëzojë çdo përparësi” plus 8 more


McCain: Putini do të shfrytëzojë çdo përparësi

Posted: 14 Jan 2017 12:18 AM PST

Zhana Nemcova: Presidenti i zgjedhur mbajti konferencën e parë të shtypit pas zgjedhjeve. Dhe pranoi për herë të parë se Rusia është përgjegjëse për sulmin me hakerë ndaj zgjedhjeve. Çfarë mendoni se do të ndërmarrë ai kundër kësaj?

John McCain: Unë jam i kënaqur që ai e pranoi. Që në radhë të parë përgjegjës për këtë sulm të rëndë kundër zgjedhjeve janë rusët. Vlerësimi i tij është i saktë se edhe vende të tjera ndjekin aktivitete të ngjashme. Por unë jam i gëzuar që ai i bëri përgjegjës rusët për sulmin kundër zgjedhjeve. Sepse për këtë nuk ka dyshime.

Por njëkohësisht ai thotë se fakti që Putini e pëlqen atë është një përparësi dhe jo barrë. Dhe se nën udhëheqjen e Trumpit, Putini do t’i trajtojë shumë më mirë SHBA. Dhe se nuk do të zgjedhë edhe njëherë tjetër opsionin e ndërhyrjes në kompjutera. Çfarë mendoni për këtë?

“Tani, unë besoj se Vladimir Putin është vrasës dhe kriminel. Ai është një produkt i KGB-së dhe do të shfrytëzojë çdo përparësi, që mund të sigurojë. Unë kam përjetuar tri presidentë: Bush, Clinton dhe Obama. Të gjithë mendonin se mund të kishin një fillim të ri në marrëdhëniet e tyre me Putinin. Ata e lëvduan Putinin. George W. Bush ka thënë: “Unë pashë në sytë e tij dhe pashë shpirtin e tij.” Pastaj patëm natyrisht fushatën e Obamas dhe fillimin e ri nën Obaman.

Ne duhet ta kuptojmë se kush është me të vërtetë Vladimir Putini – e këtu duhet ta hedhim vështrimin pas në kohën e Presidentit Regan: “Paqe përmes forcës”. E vetmja gjë që kupton Putini është forca. Që çmimi për agresionet është më i lartë se dobia e mundshme. Ne pamë se si po e bën copa ai Ukrainën, si e anekson Krimenë – si e përdor aviacionin luftarak për të goditur me armë me precizion në spitale, pamë armatimin në Kaliningrad. Lista vazhdon kështu edhe më tej. Dhe këtë ai e bën duke pasur pas vetes një vend që është shumë i dobët ekonomikisht. Prandaj ne duhet të kthehemi te “Paqe përmes forcës”. Po, ne flasim me dëshirë me Vladimir Putinin. Por vetëm nga një pozicion force.”

Cila është përshtypja juaj e përgjithshme nga konferenca e shtypit e Trumpit?

Për këtë mund të thosha shumë, por po i bie sa më shkurt që të jetë e mundur. Presidenti i zgjedhur Trump e ka ndryshuar mënyrën se si bëhet politikë në SHBA. Me ndihmën e twitterit dhe të medieve sociale. Kjo ishte konferenca e tij e parë e shtypit, më duket, pas pesë muajsh. Kjo nuk ka ndodhur kurrë – Trumpi mobilizon në këtë mënyrë bazën e tij. Në të njëjtën kohë, kuotat e mbështetjes së tij në popull janë më të ulëta se ç’i ka patur ndonjëherë ndonjë President i kohës së re në marrjen e postit. Pra ne po përjetojmë një kohë shumë të pazakonshme në politikën amerikane dhe një Amerikë shumë të polarizuar. Mua do të më pëlqente ta shihja që Trumpi të përpiqej të arrinte të gjithë amerikanët – pavarësisht nëse ata e patën mbështetur apo e patën luftuar. Pavarësisht nga kjo, ai ka sukses. Si mund ta kritikoj – në politikë në fund ai që ka rëndësi është suksesi. /DW

Shqipëria, partnere në panairin më të madh të turizmit në Evropë

Posted: 14 Jan 2017 12:14 AM PST

Është panairi më i madh evropian i turizmit, i dedikuar publikut. 220 mijë vizitorë ia mësyjnë për çdo janar panairit CMT, që është panair për Karavane, motorë dhe turizëm në sallat e panairit të Shtutgardit , pranë aeroportit. Të shtunën (sot, më 14 janar) hap dyert ky panair dhe mbyllet më 22 janar, shkruan rnz.de

Më shumë se 2000 ekspozues nga 20 vende dhe 360 regjione marrin pjesë. Vend partner është Shqipëria deri tash më shumë e nënvlerësuar, e cila po zgjohet duke u bërë vend interesant turistik, transmeton albinfo.ch. Në shenjë të këtij partneriteti,  një ditë para hapjes zyrtare të panairit, në konferencën për media, u prezantua një grup folklorik shqiptar.

Në shtatë salla prezantohet dega e automjeteve karavan dhe kamping me 850 automjete në mesin e të cilave 100 risi.

Vitin e kaluar u tregua se sa kanë ndryshuar shprehitë e turistëve. Ata parapëlqejnë caqe më të sigurta. Po ashtu ka rënë numri i turistëve që frekuentojnë plazhet ndërkohë që është rritur numri i vizitorëve të qyteteve. Ndërsa dega e turizmit flet për një kthim të sërishëm në turizmin e gjelbër.

Costa në Kinë, Chelsea transferon super yllin e Realit (FOTO)

Posted: 14 Jan 2017 12:02 AM PST

Diego Costa ka marrë një ofertë të madhe nga Kina.

Andaj, e ardhmja e tij në Chelsea është në dyshim. Por, "Blues" kanë reaguar shpejtë duke indentifikuar një zëvendësues të tij nga Real Madrid, raportojnë mediat britanike.

Antonio Conte në rast të largimit të Costas do ta tentojë blerjen e sulmuesit Alvaro Morata, përcjell "lajmi.net".

Morata pëlqehet nga Conte që beson se ai mund të jetë zëvendësues i denjë i spanjollit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Serbia sot pritet të bëjë agresion ndaj Kosovës, fut trenin ilegalisht në veri

Posted: 13 Jan 2017 11:55 PM PST

Treni i dizajnuar brenda me ikonografi ortodokse serbe dhe jashtë më mbishkrime provokuese, pritet të arrijë pasdite në Stacionin e Trenave në Mitrovicë.

Treni, sipas të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, do të bëjë nesër xhiron e parë promovuese ku do të bartën zyrtarë të shtetit serb, gazetarë, etj.

Këtë ngjarje Serbia po e quan historike pasi që "po rikthehet në Kosovë" që nga shpartallimi në vitin 1999, shkruan lajmi.net.

Treni që është dhuratë nga Rusia ka mbishkrime në shumë gjuhë botërore "Kosova është Serbi". Këtu përfshihet edhe gjuha shqipe!

Autoritetet kosovare janë treguar të pafuqishme ndaj këtij agresion të hapur të Serbisë, duke kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian.

Përveç që është quajtur ilegal, institucionet kosovare duket se nuk do të mund ta ndalojnë hyrjen e trenit "kishtar" në Republikën tonë.

Në anën tjetër Policia e Kosovës ka hezituar të përgjigjet në pyetjen se si do të veprojë nesër nëse merr urdhër që treni mos të lejohet të hyjë në Kosovë. /Lajmi.net/

Frikë e madhe për tifozët e Juventusit, largohet një super futbollist? (FOTO)

Posted: 13 Jan 2017 11:49 PM PST

Sami Khedira mund të largohet nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.

"Varskysports.com" raporton se mesfushori gjerman ka zgjuar interesim nga disa klube nga Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

New York City FC është një prej ekipeve që dëshirojnë Khediran, përcjell "lajmi.net". Atje ai mund të bashkohet me një tjetër ish yll të Juventusit, Andrea Pirlo. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Cavani nënshkruan me klubin e madh, rroga 10 milionë euro!

Posted: 13 Jan 2017 11:31 PM PST

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani është i gatshëm të vazhdojë kontratën në Parc des Princes.

"Sky Italia" raporton se ylli uruguaian do të nënshkruajë kontratë të re katërvjeçare me kampionin e Ligue 1, përcjell "lajmi.net".

Me të, Cavani do të ketë pagë të lartë prej 10 milionë euro në vit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Reçaku përkujton bijtë e vet (Foto)

Posted: 13 Jan 2017 11:30 PM PST

Bora ka mbuluar çdo gjë, rrugët, kulmet e shtëpive, kurse kodrat i ka bërë njësh nga bardhësia. Por në Reçak gjurmët e një prej masakrave më të mëdha ndaj shqiptarëve nga forcat serbe mbeten të freskëta nëse jo tek institucionet, por tek ata që përjetuan këtë tragjedi. 45 varret e të vrarëve nga forcat serbe, 17 vjet më parë, kanë "nxjerrë kokën" mbi borë. Reçakasit herë të mbledhur tek njëri-tjetri e duke pritur dhe mysafirë në shtëpitë e tyre po rikujtojnë me dhimbje ditën e 15 janarit të vitit 1999, kur forcat ushtarake e paraushtarake serbe vranë dhe masakruan djemtë dhe burrat e fshatit, mes të cilëve edhe një grua.Image

Imer Imeri, 83-vjeçar, rrëfen për ditën kur serbët para syve të tij ia vranë djalin 24-vjeçar, Hakipin. Ai tregon fotografinë e djalit teksa e shikon me dhimbje dhe dashuri, duke folur sesi i biri kishte ëndrra për jetën, por ia prenë në gjysmë duke e vrarë në moshën më të mirë.

Edhe në trupin e tij ka gjurmë të maltretimit nga serbët. Ata e kishin qëlluar sidomos pas kokës. Një gungë e madhe në kokë i ka mbetur prej atëherë që e kanë qëlluar. Si i mbijetuar i masakrës dhe dëshmitar i krimit ai thotë se serbët hynë nëpër shtëpi dhe nxorën nga shtëpitë djemtë dhe burrat.Image

"Kemi qenë në shtëpi, më morën mua, djalin dhe 24 të tjerë dhe bashkë me burra e djem të tjerë të fshatit na dërguan përpjetë në kodër, kurse armët na i vunë pas shpine", thotë derisa rrëfen sesi deri tek ekzekutimi i tyre serbët qeshnin dhe i shanin./ZERI.INFO/

 

Image
Image
Image

Lamtumirë Atletico Madrid, transferohet në Arsenal (FOTO)

Posted: 13 Jan 2017 11:20 PM PST

Arsenal është i interesuar për transferimin e mesfushorit ofanziv të Atletico Madridit, Yannick Ferreira Carrasco.

E përditshmja sportive madrilene "AS" raporton se Carrasco ka zgjuar interesim nga "Gunners".

Por, ai ka kontratë në Vicente Calderon deri më 2022, përcjell "lajmi.net".

Në të, ai e ka të përfshirë dëmshpërblimin me vlerë prej 100 milionë euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

U rrëmbye në inkubator, gjendet pas 18 vitesh

Posted: 13 Jan 2017 11:17 PM PST

Kamiyah Mobley ishte marrë peng në korrik të vitit 1998, ndërkohë që autoritetet në Walterboro të Karolinës së Jugut arrestuan 51-vjeçaren Gloria Williams në lidhje me këtë rrëmbim.

Mobley jetonte tashmë me një emër të ri dhe besonte se Williams ishte nëna e saj biologjike, por menjëherë pas gjetjes së saj është njoftuar edhe familja biologjike e adoleshentes.

Zyra policore e Jacksonville njoftoi se testet e ADN-së konfirmuan identitetin real të Mobleyt. Ajo dukej në gjendje të mirë shëndetësore, apo siç e përshkruan autoritetet: një adoleshente normale 18-vjeçare.

Policia tha se kishte vepruar pas 2.500 njoftimesh që prej rrëmbimit të saj, por ajo që çoi në përfundimin e duhur ishte marrë vitin e kaluar nën hashtagun "MissingKids".

Ky informacion shfaqte imazhet origjinale të publikuara në kohën e rrëmbimit, së bashku me një fotografi të Williamsit, e cila u arrestua në shtëpinë e saj mëngjesin e kësaj të premteje.

Edhe pse familja biologjike e saj është njoftuar, zyra policore e Jacksonville tha se "është në dorën e viktimës që të vendosë mbi mënyrën e kontakteve me ta. Kjo, sepse viktima tashmë është në moshë madhore".

Related Posts :