Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmi.net: “NATO: Marshim trupash në Lindje” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “NATO: Marshim trupash në Lindje” plus 8 more


NATO: Marshim trupash në Lindje

Posted: 07 Jan 2017 12:23 AM PST

Gjeneralmajori i ushtrisë gjermane, Bundeswehr, Josef Blotz e quan “një operacion të madh logjistik”. Tri anije të marinës së SHBA-së ngarkojnë ndërkohë në Bremerhaven ngarkesën e tyre: armë dhe pajisje të brigadës tankiste të divizionit të katërt të këmbësorisë të SHBA. Gjithsej 900 makina me mallra, të cilat do të krijonin bashkë një varg prej 14 kilometrash do të kalojnë ditët e ardhshme nëpër Gjermaninë e Veriut dhe pastaj më tej në Poloni, dhe veç tyre edhe shumë autokolona me kamionë.

Operacioni “Atlantic Resolve” është një shenjë e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për Evropën për stabilizimin e paqes, tha në Bremerhaven Timothy McGuire, zëvendëskomandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura tokësore të SHBA në Evropë. Vitin e kaluar SHBA bëri të ditur se do të dërgojë një brigadë të përhershme luftarake shtesë në Evropë. Presidenti Barack Obama do t’u japë siguri para së gjithash Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, se në pikëpamje ushtarake SHBA janë pranë tyre. Këto shtete ndihen të kërcënuara nga agresioni rus në Ukrainë.

Amerikanët janë pjesë e një strategjie të gjerë të NATO-s. Që prej këtij viti, aleanca do të stacionojë katër brigada luftarake multinacionale, secila me rreth njëmijë ushtarë në Poloni dhe në tri shtetet baltike. Kjo bazohet në një vendim të takimit të nivelit të lartë të NATO-s të gushtit të vitit të kaluar. Në përforcimin e pranisë së NATO-s në Lindje bën pjesë edhe stacionimi i një batalioni gjerman me deri 500 ushtarë në Lituani, në veri të të ashtuquajturit Boshllëk i Suvalkit. Ky korridor i ngushtë tokësor prej rreth 65 kilometrash në vijë ajrore konsiderohet si thembra e Akilit e NATO-s në rastin e një mbrojtjeje të mundshme të shteteve baltike.

Vringëllim shpatash apo sigurim defensiv i paqes?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti para pak ditësh operacionin “të matur dhe defensiv” dhe tha se ai siguron paqen: “Ne ndodhemi në një situatë, në të cilën pala ruse po armatoset intensivisht dhe duket se ka vullnetin që të përdorë dhunë kundër fqinjit të saj Ukrainë.” Bëhet fjalë për një “prani ushtarake, multinacionale të kufizuar, e cila do të tregojë se ne rrimë të bashkuar dhe e mbrojmë njëri-tjetrin”.

Stoltenbergu nuk do t’ia dijë fare as për një distancim të ardhshëm të SHBA nën Trumpin, nga aleatët evropianë: Trumpi i ka thënë atij “se ndihet i lidhur me NATO-n dhe me aleancën transatlantike. Veç kësaj, Kongresi në SHBA sapo vendosi një katërfishim të buxhetit për praninë e SHBA në Evropë. Prandaj jam optimist se SHBA do t’u përmbahen detyrimeve të tyre”, tha Stoltenberg.

Shtetet Baltike në rast rreziku nuk mbahen dot

Një fjali vendimtare e Stoltenbergut megjithatë duhet t’i ketë zemëruar shtetet lindore të NATO-s. Në lidhje me një kërcënim të supozuar rus, Stoltenbergu tha: “Nga Rusia nuk buron ndonjë rrezik direkt për njërin nga partnerët e Aleancës.” Njëkohësisht ai tha për praninë e NATO-s se “bëhet fjalë për disa mijëra ushtarë në krahasim me dhjetëra mijëra ushtarët rusë.”

Pikërisht në këto raporte forcash e shohin strategët problemin. Sepse po të dojë Rusia, në sajë të epërsisë së saj të madhe ushtarake në rajon ajo mund t’i marrë pa mundim të paktën tri vendet baltike. Në këtë përfundim arrijnë politikanë perëndimorë të mbrojtjes. Në një analizë të qendrës kërkimore amerikane RAND, për të cilën bashkëpunuan edhe ish-Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark dhe ish- Komandanti i NATO-s, Egon Ramms, thuhet se Rusia mund ta pushtojë lehtë lidhjen tokësore midis Polonisë dhe Shteteve Baltike, Boshllëkun Suvalki. Këmbësoria e NATO-s “nuk do të ishte në gjendje as të tërhiqej. Ajo do të shkatërrohej në vend.” Do të mbetej vetëm përpjekja e rimarrjes së vendeve baltike. Por kjo do të përfundojë “në katastrofë”, thuhet në studim. Për vendet baltike këto nuk janë rezultate qetësuese./DW

.

Xhaka me karton dhe penallti, a pajtoheni me fjalët e Wengerit?

Posted: 07 Jan 2017 12:20 AM PST

Granit Xhaka e ka filluar me mjaft ndëshkime nga gjyqtarët përfshirë penallti aventurën e tij në Arsenal.

Por, Arsene Wenger e ka mbështetur yllin kosovar. Ai ka thënë se Xhaka nuk është futbollist i ndytë.

“Ju mund të shihni në lojën që bënë se ai nuk është një lojtar i ndyrë. Në përgjithësi unë jam mjaft i kënaqur me evolucionin e Xhakës në mbrojtje”, ka thënë francezi në konferencën për media, përcjell "Lajmi.net".

“Ai është më pak spektakolar gjatë stërvitjes dhe ai qëndron më shumë në këmbët e tij. Ai përdor trupin e tij më të mirë për të fituar sfidat. Ai është shumë më i përqendruar në mbrojtje se më parë. Ai është përmirësuar shumë në këtë aspekt", ka theksuar Wenger. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Zvicër/Ja çfarë ndryshon në vitin 2017 për shfrytëzuesit e ndihmave sociale

Posted: 07 Jan 2017 12:18 AM PST

Me kalimin në vitin  2017 në Zvicër kanë hyrë në fuqi disa ndryshime në sferën e ndihmave sociale. Janë "shërbimet e varura nga situata" ato që janë ripërpunuar. Kështu, vizita te mjeku i dhëmbëve nuk hyn më në sigurimin bazik të detyruar por paguhet vetëm në varësi nga situata.

Po ashtu me të renë, nënat vetushqyese do të detyrohen të punojnë që në vitin e parë pas lindjes së fëmijës, shkruan blick.ch. Deri tash kështu ndodhte vetëm pas vitit të tretë pas lindjes.

Sipas rregullimit të ri, komunat duhet të llogarisin qiranë maksimale të banesave duke përdorur hapësirën efektive të banimit, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë ato (komunat) nuk munden t`i detyrojnë më shfrytëzuesit e ndihmave sociale që të tërhiqen, duke i caktuar qiratë maksimale me çmime më të ulëta se që në fakt ka banesa në treg.

Edhe para këtyre ndryshimeve të përmendura, në vitin 2016 kishte hyrë në fuqi një ndryshim: kontributi bazik për familjet e mëdha ishte shkurtuar për 76 franga në muaj. Pastaj të rinjtë nën moshën 25 vjeçare marrin 789 franga në muaj që është për 20 për qind më pak se më parë. Nga ana tjetër mundësitë për sanksionim janë rritur në krahasim me gjendjen që ka qenë para vitit 2016, përcjell albinfo.ch. Me të renë, shuma që u jepet shfrytëzuesve të ndihmave sociale mund të shkurtohet deri në 30 për qind.

Edhe shtesa minimale për integrim qe hequr. Ajo më parë u jepej në rastet kur personat me ndihma sociale tregonin vullnet për të marrë pjesë në programe por këtë nuk e lejonte gjendja e tyre.

.

Yjet që rrezikuan vdekjen shkaku i bukurisë

Posted: 07 Jan 2017 12:15 AM PST

Një numër jo i vogël i tyre, kanë përfunduar në spital për shkak të kësaj, por për fat të keq, nuk kanë hequr dorë nga dëshira që të jenë thatanike.

Victoria Beckham përveç dashurisë ndaj modës, njihet edhe për dy gjëra tjera. Ajo rrallë buzëqesh dhe bën kujdes të madh për pamjen e vetë. Nga tretmanët e çuditshëm për fytyrë që ajo përdor, dallohet ai ku ajo përdor jashtëqitjet e zogjve në fytyrë, ndërsa është e pasionuar edhe pas kujdesit në të ushqyer. Dhe kjo ka rezultuar që ajo të jetë tmerrësisht thatanike.

Demi Moore për shumë vite ishte konsideruar si njëra nga aktoret më të bukura të Hollivudit. Mirëpo, viteve të fundit, ajo përballet me probleme serioze, të cilat ia kanë rrënuar jo vetëm pamjen e saj, por edhe shëndetin. Dy vite më parë, ajo kishte përfunduar në spital për shkak të problemit me alkool dhe ilaçe, ndërsa është kuruar edhe nga anoreksia.

Beteja e Nicole Richie me peshën, ka zgjatur me vite. Nicole gjithmonë ka qenë thatanike, por edhe përkundër kësaj, ajo ka dashur të jetë edhe më e hollë. Ajo në një kohë kishte arritur të zbres në vetëm 40 kilogramë dhe dukej si një skelet që ecte dhe kjo shpesh ka bërë që të përfundoj në spital.

Denise Richards dikur ishte njëra nga biondet më të bukura të Hollivudit, ndërsa sot është biondja më thatanike. Pas shumë dietash, ajo duket e rraskapitur dhe e lodhur, por nuk heq dorë nga përpjekja që të jetë thatanike.

Edhe Tara Reid shpesh ka qenë në qendër të kritikave për shkak të pamjes së saj thatanike, por ajo prapë me krenari poston foto të saj lakuriqe në internet.

Mischa Barton për herë të parë është përballur me anoreksi gjatë xhirimit të serisë "Orange County". Për shkak të problemeve shëndetësore, shpesh ka përfunduar në spital.

.

Sanchez largohet nga Arsenal, zgjedh klubin e ri për 70 milionë euro (FOTO)

Posted: 07 Jan 2017 12:11 AM PST

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez është afër largimit nga klubi.

Reprezentuesi kilian ka ngecur në negociatat për vazhdimin e kontratës në Emirates, e vlefshme deri më 2018.

Andaj, Paris Saint-Germain ka konfirmuar interesimin për transferimin e tij duke ofruar 70 milionë euro, raporton "Mirror", përcjell "lajmi.net".

Sanchez thuhet se është i dëshpëruar në Arsenal dhe është i gatshëm të largohet nga Emirates. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Sanije Desku ndihmoi më shumë se 100 nëna të lindin në kohë të luftës

Posted: 07 Jan 2017 12:10 AM PST

Ajo që jepte lajme të mira, ishte një mami që ndihmoi më shumë se 100 nëna të lindnin nëpër shtigjet e luftës, pa kushte elementare higjienike e mjekësore.

Sanije Desku ishte shndërruar në "Nënën e Shpresës" për të gjitha gratë që po pritnin të lindnin në luftë, por edhe kishte arsyetuar atë epitet. Asnjë foshnje nuk kishte vdekur në duart e saj. E shumë prej atyre që lindën mes granatave të forcave serbe, iu kishte lënë edhe emrat.

Sot ajo thotë se është "Nëna e 100 fëmijëve", përveç atyre biologjikë të saj. Zonja Sanije është në pension mirëpo, ajo nuk heziton të tregojë historinë e saj, që shpesh është rrëqethëse. Në një rrëfim ekskluziv për "Zërin", ajo tregon përjetimet e saj dhe të familjes gjatë periudhës së para, gjatë dhe pas luftës të vitit 1998-1999.

.

Lamtumirë Man Utd, transferohet në Milan (FOTO)

Posted: 06 Jan 2017 11:59 PM PST

Milan ka zhvendosur interesimin nga mesfushori i Evertonit, Gerard Deulofeu tek Memphis Depay nga Manchester United.

E përditshmja sportive italiane "Tuttosport" shkruan se "Rossonerët" kërkojnë Depayn pas refuzimit të Evertonit për shitjen e ish futbollistit të Barcelonës.

Jose Mourinho ka konfirmuar se Depay do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell "lajmi.net".

Ai u transferua tek "Red Devils" nga PSV Eindhoven për 30 milionë euro në qershor të vitit 2015.

Por, ai ka bërë vetëm një paraqitje për ekipin e Mourinhos gjatë këtij sezoni, dhe mund të përfundojë në Milan. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

A ju kujtohet Muntari? Transferohet te klubi i shqiptarëve!

Posted: 06 Jan 2017 11:53 PM PST

Sulley Muntari përsëri në Serie A.

Ish mesfushori i Milanit është në negociata me Pescaran.

Klubi nga Serie A ka dy futbollistë shqiptarë në radhët e tyre, Rey Manaj dhe Ledian Memushaj.

Por, së shpejti atyre mund t'ju bashkohet edhe Muntari, shkruan "Sky Sport Italia", përcjell "lajmi.net".

Muntari ka përvojë nga Serie A ku ka luajtur për Udinesen, Interin dhe Milanin. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Cozman prezanton nënën dhe motrën (Foto)

Posted: 06 Jan 2017 11:47 PM PST

Cozman

Ai shihet shpesh me vëllain e tij Ymerin, madje ishin bashkë prezent në incidentin me Noizyn, e janë të pandashëm.

Ai është parë edhe me babain e tij.

Mirëpo, Cozman nuk heziton të prezantojë edhe të afërmit tjerë që janë pjesë e familjes së tij, shkruan Telegrafi.

Cozman ka shprehur dashurinë për motrën e tij dhe nënën, në një postim në rrjetin social Instagram.

"Ohh sa shum ju dua bre", ka shkruar reperi në gjuhën shqipe duke shprehur dashurinë për të afërmit e tij, edhe pse ai shumicën e postimeve i ka në gjuhën angleze.

Duket se ribashkimi pas një kohe të gjatë me nënën dhe motrën e ka bërë reperin të ndihet nostalgjik, pasi jeta në skenë dhe larg familjarëve shumica e të cilëve jetojnë në Londër, e ka bërë atë të jetë i distancuar nga njerëzit më të dashur.

.

Related Posts :