Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmi.net: “OKB: Këshilli i Sigurimit e dënoi sulmin në Stamboll” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “OKB: Këshilli i Sigurimit e dënoi sulmin në Stamboll” plus 8 more


OKB: Këshilli i Sigurimit e dënoi sulmin në Stamboll

Posted: 01 Jan 2017 11:43 PM PST

Në deklaratën për media të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mëtutje theksohet se vendet anëtare të këtij këshilli shprehin ngushëllime dhe keqardhje për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në këtë sulm.

Këshilli i Sigurimit thotë se "terrorizmi në të gjitha format e tij paraqet njërin prej kërcënimeve më serioze për paqen ndërkombëtare dhe stabilitetin".

.

Janari do t’i mërdhijë kosovarët, temperaturat deri në -19 gradë

Posted: 01 Jan 2017 11:42 PM PST

Stuhia e bores

Reshjet e kohë pas kohëshme do të vazhdojnë për dy- tri ditë, të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara. Shtypja atmosferike e lartë mbi vlerat e normales e cila ka përfshirë Ballkanin për plot një muaj , nga e mërkura kjo shtypje do të zbresë nën vlerat e normales me çka presim dhe ndryshim në gjithë parametrat meteorologjikë.

Erërat e  fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezent mbi vendin tonë. Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë Celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe ( e hënë – e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi  mbi 13m/s.

.

Provokon Ilda, për pak i del ‘zogu’ (Foto)

Posted: 01 Jan 2017 11:39 PM PST

Ajo shihej se kishte veshur një fustan lejla i cili ishte shumë i hapur, shkruan lajmi.net

Por, përpos kësaj, mjaft provokues ishte edhe gjesti i prezantueses. E ulur në një pozicion të tillë, Ilda ka 'rrezikuar' që t'i dal 'zogu'.

Fotoja ka marrë komente kryesisht pozitive./Lajmi.net/

Than she turn as cold as ice…

A photo posted by Digitalb&Supersport Albania (@ildabejleri) on

.

Premierliga vjen sot me super-ndeshje

Posted: 01 Jan 2017 11:33 PM PST

Liverpooli fitoren e radhës do ta kërkojë në udhëtim ndaj Sunderlandit, derisa Manchester City pret Burnleyn në “Etihad”.

Të dy këto ndeshje fillojnë në ora 16:00, përcjellë “lajmi.net”.

Kryendeshja e ditës zhvillohet prej 18:15 në Londër, ku West Hami pret Manchester Unitedin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Kazakistan: Nga shkatërrimi i ndërtesës – 9 persona të vrarë

Posted: 01 Jan 2017 11:29 PM PST

Ministria e brendshme ka njoftuar se ndërtesa është rrëzuar sot, por shkaqet e këtij shkatërrimi nuk janë të njohura.

Në vendin e shkatërrimit të ndërtesës në qytetin Shakhan, që është afro 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Astana, ndodhen ekipet e kërkim – shpëtimit.

Autoritetet thonë se numri i të vrarëve mud të rritet.

Nga gërmadhat janë nxjerrë të gjallë katër vetë, përfshirë dy fëmijë.

.

74 vjet nga Konferenca e Bujanit

Posted: 01 Jan 2017 11:27 PM PST

Kulla ku është mbajtur Konfernca e Bujanit

Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, si rikonfirmim i rrethanave të reja të krijuara pas Mbledhjes së Mukjes, si dhe rezultat i mospërfshirjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën sundimin e ish Mbretërisë SKS, (Konferenca e Bujanit), e cila u mbajt pikërisht për t'i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ-it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së.

Bujani si një vend pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve) që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike. Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj.

Në këtë konferencë morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin popullin e Kosovës dhe forcat politike të rreshtuara te Fronti Antifashist Nacional-çlirimtar i Kosovës. Konferenca shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit. Ajo zgjodhi kryesinë prej 9 vetash: Mehmet Hoxha (kryetar)ish-prefekt i Elbasanit, Rifat Berisha (nënkryetar), Pavle Joviqeviçin (nënkryetar), Xheladin Hana (anëtar), Fadil Hoxha (anëtar), Hajdar Dushi (anëtar), Zekeria Rexha (anëtar), Milan Zeçarin (anëtar) dhe Ali Shukriun (anëtar).

Konferenca e Bujanit doli me një dokument përfundimtar, me rezolutë të miratuar në konferencë, ku thuhet: Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkua me Shqipërinë. Formulimi i një qëndrimi të tillë, siç thoshte Hajdar Dushi, mbështetej në vetë deklaratat e PKJ-së dhe të KANÇ-it të Jugosllavisë, në të cilat njihej parimi i vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje, parim bazë ky i Kartës së Atlantikut, i shpallur solemnisht nga aleatët e koalicionit antifashist.

Më poshtë në rezolutë theksohej se Lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist e rrogëtarëve të tij, është e vetmja rrugë për ta fituar lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vetëvendosë mbi fatin e tyre, me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje. Garant për këtë është UNÇ i Jugosllavisë dhe UNÇSH i Shqipërisë, me të cilën është ngushtësisht e lidhur. Përveç këtyre, për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit).

Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndiejmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtet në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e veta. Rruga e vetme për t'u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshi i Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Në vitin 1946 Tito ka deklaruar për agjencinë amerikane Associated Press se Kosova dhe territore të tjera shqiptare do t'i kthehen Shqipërisë. Udhëheqësi i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito i ka premtuar Enver Hoxhës, në vitin 1946, se do t'i kthente Kosovën dhe territore të tjera shqiptare që ndodheshin në bashkimin jugosllav. Gazeta serbe Pravda shkruan se Tito në vitin 1946 për pak sa nuk i ka "dhuruar" Hoxhës Kosovën dhe Metohinë, por edhe territore të tjera shqiptare. Pak e njohur është për botën, ku ish-udhëheqësi jugosllav kishte thënë hapur se: Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do t'i kthehen Shqipërisë, transmeton Shekulli shkrimin e gazetës serbe.

"Nëse komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën juridiksionin e Tiranës", ka thënë atëbotë udhëheqësi jugosllav për "Associated Press".

"Kreu i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se Tito i ka premtuar në fund të qershorit të vitit 1946, se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do të jenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë, këtyre deklaratave nuk u është dhënë rëndësi pasi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit kanë qenë gjithnjë të tensionuara", shkruan më tej gazeta serbe.

Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardel, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë i kishte thënë Stalinit se Kosova do t'i jepet Shqipërisë, me luftën e tyre kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij.

.

Sipas Fatmir Spahiut ky është aplikacioni që e keni përdorur 1 ditë pas Vitit të Ri (Foto)

Posted: 01 Jan 2017 11:22 PM PST

Por, një post shumë interesant aq sa është edhe qesharak ka ardhur nga aktori kosovar, Fatmir Spahiut, shkruan lajmi.net

Ai në Instagram ka publikuar një foto ku shihet se është një kalkulator.

E sipas tij, ky është aplikacioni që është përdorur më së shumti 1 ditë pas Vitit të Ri, duke lënë të nënkuptohet se janë bërë llogaritë se sa është shpenzuar në këtë festë.

Fotoja ka marrë komente të ndryshme, madje disa kanë thënë se për Vitin e Ri kanë hyrë minus./Lajmi.net/

screenshot_3

.

A e dini se kjo erëz nga kopshti juaj kuron rënien e flokëve?

Posted: 01 Jan 2017 11:18 PM PST

Rozmarina është fantastike për të rregulluar presionin e lartë të gjakut dhe për të riparuar problemet e tretjes. Ky ilaç përdoret edhe për një sërë sëmundjesh të tjera dhe është përdorur veçanërisht në verëra nga mbretëresha hungareze Isabella në shekullin e 14-të.

Mbretëresha ishte 72 vjeç dhe kishte probleme me përdhesin. Kur filloi të përdorë rozmarinën si ilaç, ajo zbuloi rezultatet e menjëhershme të bimës dhe lëkura e saj u bë aq e re, sa madje princi i Polonisë donte të martohej me të.

Sipas kërkimeve, rozmarina e magjishme është një antioksidant magjik, plot me flavonoide të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut, rregullojnë punën e tiroides dhe lehtësojnë dhimbjet e kokës. Rozmarina ka qenë veçanërisht e përdorshme në kozmetikë, për të inkurajuar rritjen e flokëve.

Nëse vuani nga problemet me stomakun ose dhimbjet e barkut, rozmarina do t'i rregullojë ato menjëherë. Studimet konfirmojnë se kjo barishte ndikon pozitivisht në procesin e humbjes së peshës, si dhe djeg dhjamin në mënyrë efektive.

Një studim i publikuar në vitin 1995 zbuloi se rozmarina mund t'i shkatërrojë toksinat e trupit dhe vepron si një diuretik i vërtetë.

Për më tepër, rozmarina është në gjendje që të parandalojë të gjithë llojet e inflamacionit, nga bronkiti në vesh, hundë dhe infeksionet e fytit. Në qoftë se përdorni rozmarinë nga jashtë dhe e kombinoni me vaj, do të lehtësojë simptomat dhe dhimbjet e nervit shiatik, dhimbjet reumatike dhe dhembjet e muskujve.

Përderisa stimulon qarkullimin e mire të gjakut, rozmarina thekson rritjen e flokëve dhe parandalon zbokthin dhe humbjen e flokëve. Rozmarina nuk është për përdorim oral dhe as nuk duhet t'u jepet fëmijëve. Gjithashtu, gratë shtatzëna këshillohet që të konsultohen me mjekun përpara se ta përdorin. Zakonisht lejohen sasi të vogla rozmarine në ushqim dhe kur gatuani.

Ju mund të përgatisni gjithashtu çaj nga gjethet dhe lulet e rozmarinës, të cilat do ta qetësojnë organizmin dhe do t'iu ndihmojnë të relaksoheni, shkruan Shije. Për më tepër, rozmarina mund të asgjësojë simptomat e depresionit dhe do të reduktojë dhimbjet menstruale në mënyrë të konsiderueshme.

Receta për përdorimin e rozmarinës

Për të përdorur rozmarinë në mënyrën më të mirë, po iu sjellim dy receta.

Merrni një lugë çaji rozmarinë të freskët ose të thatë dhe mbulojeni me një filxhan ujë të vluar. Lëreni lëngun të depërtojë në të për 15 minuta dhe pastaj kullojeni me garzë.

Merrni dy gota në ditë nga ky lëng, një në mëngjes dhe një pasdite. Në darkë nuk rekomandohet të pihet pasi mund të prishë gjumin.

Tretësirë rozmarine

Përzieni ½ filxhan alkool medicinal me 1 lugë gjelle gjethe rozmarine. Lëreni përzierjen të qëndrojë për 10 ditë dhe pastaj kullojeni me garzë.

Merrni 15 deri në 20 pika të përzierjes në një gotë me ujë çdo ditë. Gjithashtu mund ta përdorni për trajtim të humbjes së flokëve dhe reumës. Thjesht masazhoni zonat e prekura dhe prisni për rezultatet. /Telegrafi/

.

Presidenti francez e viziton Irakun

Posted: 01 Jan 2017 11:07 PM PST

Zoti Hollande sot ka arritur në Irak dhe kjo është vizita e parë e një presidenti të shtetit, që merr pjesë në këtë koalicion, prej formimit të koalicionit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, para dy vitesh e gjysmë.

Presidenti Hollande shoqërohet nga ministri i mbrojtjes, Jean-Yves Le Drain.

Aeroplanët francezë kanë ndërmarrë afro një mijë sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik.

Franca i ka 500 ushtarë, që veprojnë si këshilltarë të forcave të Irakut, në përpjekjet e tyre për rimarrjen e kontrollit në qytetin Mosul, i cili është i okupuar nga militantët e Shtetit Islamik.

.

Related Posts :