Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmi.net: “Pamje të rënda kur sulmuesi vret njerëzit në aeroportin e Floridës (+18 Video)” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Pamje të rënda kur sulmuesi vret njerëzit në aeroportin e Floridës (+18 Video)” plus 8 more


Pamje të rënda kur sulmuesi vret njerëzit në aeroportin e Floridës (+18 Video)

Posted: 08 Jan 2017 11:39 PM PST

Florida

Pamjet janë filmuar nga një kamera e sigurisë së aeroportit Fort Lauderdale në Florida, ku u vranë 5 persona dhe 6 të tjerë u plagosën rëndë.

Esteban Santiago mund të dënohet me vdekje në Florida, ose minimumi që ai mund të dënohet është burgimi i përjetshëm.

.

Lekaj: Haradinaj, pengesë për qëllimet e Serbisë në Kosovë

Posted: 08 Jan 2017 11:34 PM PST

Pal Lekaj

Sipas tij, arrestimi i Haradinajt ka ndodhur kryekëput për inate politike, mes Serbisë e Kosovës. Siç thotë Lekaj, ish- kryeministri është një pengesë bukur e madhe për arritjen e qëllimeve në Kosovë. "Serbia dhe aleatët e saj e shohin si pengesë për arritjen e qëllimeve të veta në Kosovë, e prandaj z. Haradinaj tentojnë t’i bëjnë presion dhe ta bllokojnë me të tilla rrugë, duke e ndaluar, duke e penguar në punën e tij që është punë për Kosovën kryekëput për forcimin dhe zhvillimin e saj", ka deklaruar Lekaj.

Po ashtu Lekaj vë në theks edhe mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ditën e martë, për të cilën vlerëson se Kuvendi i Kosovës ka disa raste që seancat e jashtëzakonshme nuk po arrin t'i mbajë në bazë të emërimit.

Ndryshe, shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka ripërsëritur se dialogu në Bruksel duhet të ndërpritet, pasi që prej tij, siç thotë Lekaj, nuk po përfitohet asgjë. Ndërkohë, ai i ka komentuar edhe fletarrestimet nga Serbia, për të cilat vlerëson se Qeveria duhet të ndërmarrë urgjentisht diçka që t'i zhvleftësojë ato.

.

Shkurtohen pritjet në Merdare (Foto)

Posted: 08 Jan 2017 11:34 PM PST

Një lexues i lajmi.net, ka dërguar një fotografi me ç'rast edhe ka informuar se rruga ka qenë e kalueshme dhe pa probleme, madje pritjet nuk kanë qenë fare të gjata.

Reshjet e borës dhe moti i ftohtë, nuk kanë ndikuar që veturat në Merdare të kenë probleme në qarkullim ditën e sotme. /Lajmi.net/

.

“La La Land” bën historinë, këta janë të gjithë fituesit e ‘Golden Globe 2017’

Posted: 08 Jan 2017 11:23 PM PST

Filmi "La La Land" ka fituar të gjitha çmimet kryesore dhe është shpërblyer për të gjitha nominimet që ka marrë, duke u bërë kështu filmi më i shpërblyer ndonjëherë në këtë festival, plot 7.

Ema Stone dhe Ryan Gosling kanë marrë çmimet për aktoren dhe aktorin më të mirë, gjithashtu është zgjedhur filmi më i mirë i vitit i zhanrit komedi/muzikal, është shpërblyer për muzikën dhe këngën më të mirë e edhe për skenarin dhe regjinë më të mirë, shkruan lajmi.net.

Në kategori të tjera, "Moonlight" është zgjedhur si filmi më i mirë Dramë, "Zootipia" ka mposhtur konkurrencën për filmin më të mirë të animuar në ceremoninë e udhëhequr nga Jimmy Fallon.

Ndërsa në kategorinë e serialeve televizive, drama më e mirë është zgjedhur "The Crown", duke mposhtur seritë shumë të ndjekur si "Game of Thrones" dhe "This is us", kurse një sukses i vërtetë ka qenë seriali "Atlanta", duke u zgjedhur edhe si komedia më e mirë e vitit./Lajmi.net/

Filmi më i mirë – Dramë
Moonlight

Filmi më i mirë – Muzikal/Komedi
La La Land

Aktorja më e mirë në Film – Dramë
Isabelle Huppert, Elle

Aktorja më e mirë në Film – Muzikal/Komedi
Emma Stone, La La Land

Aktori më i mirë në Film – Dramë
Casey Affleck, Manchester by the Sea

Aktori më i mirë në Film – Muzikal/Komedi
Ryan Gosling, La La Land

Aktori më i mirë në rol dytësor – Film
Aaron Taylor-Johnson, Nocturnal Animals

Aktorja më e mirë në rol dytësor – Film
Viola Davis, Fences

Regjisori më i mirë – Film
Damien Chazelle, La La Land

Skenari më i mirë – Film
La La Land

Muzika më e mirë në Film
La La Land

Filmi më i mirë i animuar
Zootopia

Kënga më e mirë në Film
"City Of Stars," La La Land – Justin Hurwitz, Benj Pasek, Justin Paul

Filmi më i mirë i huaj
Elle, France

Seriali më i mirë – Dramë
The Crown

Seriali më i mirë – Muzikal/Komedi
Atlanta

Mini-seria/filmi televiziv më i mirë
The People vs. OJ Simpson

Aktori më i mirë në serial – Dramë
Billy Bob Thornton, Goliath

Aktori më i mirë në mini-seri/film televiziv
Tom Hiddleston, Night Manager

Aktorja më e mirë në një mini-seri/film televiziv
Sarah Paulson, People v. O.J. Simpson

Aktorja më e mirë në rol dytësor – Serial
Olivia Colman, The Night Manager

Mini-seria/filmi televiziv më i mirë
The People vs. OJ Simpson

Aktorja më e mirë në serial – muzikal/komedi
Tracy Ellis Ross, Black-ish

Seriali më i mirë Komedi
Atlanta

Aktori më i mirë në serial – muzikal/komedi
Donald Glover, Atlanta

Aktorja më e mirë në serial Dramë
Claire Foy, The Crown

.

Aksident në Divjakë, humb jetën një 22-vjeçar

Posted: 08 Jan 2017 11:19 PM PST

Policia shqiptare

Policia e Lushnjes njoftoi paraprakisht se “më datën 9 janar 2016, ora 1:30 , në aksin rrugor Divjakë- Këmishtaj, në fshatin Mërtish, shtetasi J.Rr, 22 vjeç, banues në fshatin Gungas, Divjakë, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 567 NM ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një banese duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”.

.

Priebus: Trump e pranon raportin për sulmet kibernetike ruse

Posted: 08 Jan 2017 11:13 PM PST

Trumpi e "pranon faktin se Rusia dhe entitetet e tjera ishin angazhuar në sulme kibernetike" kundër vendit, tha Reince Preibus, ish-kryesues i Komitetit Kombëtar Republikan.

Zoti Trump në mënyrë të vazhdueshme i ka hedhur poshtë pretendimet se Moska ishte përzier në zgjedhje për përfitime të Trumpit, duke thënë se këto akuza ishin produkt i kundërshtarëve të tij politikë, që po përpiqeshin ta shkatërrojnë fitoren e tij zgjedhore.

Nga ana tjetër, senatori republikan, Lindsey Graham, ka kërkuar nga Trumpi që ta ndëshkoj Rusinë për përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, ashtu siç akuzojnë agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Këto agjenci kanë konkluduar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte urdhëruar fushatë të sulmeve kibernetike për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale dhe për ta ndihmuar Trumpin.

.

Obama: E nënvlerësova ndikimin e sulmeve kibernetike ruse

Posted: 08 Jan 2017 11:03 PM PST

obama

Obama, që mbaron mandatin e tij pas 12 ditësh, tha në televizionin ABC se nuk mendon se e ka nënvleftësuar Presidentin rus, Vladimir Putin, që komuniteti i zbulimit vlerëson se kishte urdhëruar përpjekjen për të sabotuar sistemin amerikan të zgjedhjeve demokratike dhe kandidaturën e ish-rivales së presidentit të zgjedhur Donald Trump, Hillary Clinton. Por ai shtoi:

“Mendoj se nënvlerësova se në ç'shkallë, në këtë erë të re informacioni, është e mundur që keqinformimi, sulmet kibernetike të ndikojë tek shoqëritë tona të hapura, në sistemet tona, të depërtojnë në praktikat tona demokratike në mënyra të tilla që unë mendoj se po përshpejtohen".

Ai tha se kishte bërë publik një version të shkurtër të raportit të zbulimit për sulmet kibernetike ruse, "që ta kuptojmë se kjo është diçka që Putin e ka bërë për një kohë të gjatë në Evropë, fillimisht në ish-vendet satelite të saj, ku ka shumë njerëz që flasin rusisht, por gjithnjë e më shumë edhe në demokracitë perëndimore".

Agjencitë amerikane të zbulimit, arritën në përfundimin se Rusia kishte depërtuar në mijëra emaile të shefit të fushatës së zonjës Clinton, John Podesta dhe i bëri ato publike përmes faqes WikiLeaks, përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit. Raporti nuk analizon nëse rrjedhja e emaileve ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve, një fakt që zoti Trump e ka theksuar në një sërë komentesh në Twitter që kur u informua me gjetjet e agjencive të zbulimit të premten,

“Informacioni i zbulimit e thekson se nuk ka absolutisht asnjë provë se sulmi kibernetik ndikoi tek rezultatet e zgjedhjeve. Paisjet e votimit nuk janë prekur", shprehej zoti Trump. Intelligence stated very strongly there was absolutely no evidence that hacking affected the election results,” Trump said. “Voting machines not touched!”

Presidenti Obama paralajmëroi kundër marrëdhënieve të afërta me Rusinë.

“Një nga gjërat që më shqetëson është se sa të shumta kanë qenë komentet, ku republikanë apo komentatorë dukej se kishin më shumë besim tek Vladimir Putin sesa tek amerikanët e tjerë, thjesht sepse amerikanët e tjerë ishin demokratë. Kjo nuk duhet të ndodhë", tha ai.

Zoti Obama tha se ka folur disa herë pas zgjedhjeve me Presidentin e zgjedhur Trump dhe se mesazhi kryesor që është përpjekur të përcjellë është se ka ndryshim mes qeverisjes dhe fushatës dhe se sapo bën betimin "je në krye të institucionit më të madh të botë". /VOA

.

Shala: Haradinaj u arrestua që të mos takohej me Trump-in

Posted: 08 Jan 2017 10:44 PM PST

Haxhi Shala

Ndonëse Shala nuk përmend emra konkretë se kush mund të qëndrojë prapa arrestimit të Haradinajt në Francë, vëllai i liderit të AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka aluduar se presidenti Hashim Thaçi mund të ketë gisht në këtë punë.

Shala, i cili është Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, thotë se dialogu me Serbinë nuk ka funksionuar, andaj, fajtor për këtë situatë janë udhëheqësit politikë.

Statusi i plotë i deputetit Shala:

"Po e vezhgoja mjaftë me interesim arrestimin e padrejtë të Ramush Haradinajt!

Ta them të drejtën, fatkeqsisht kohëve të fundit gjithcka mund të pritet për njerzë tonë mbrenda dhe jashtë vendit. Këtë e shofim nga mos reagimi i duhur i Institucioneve tona, që le per t'u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend.

Apo mos ndodhi sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në Botë, pra Trump?!

Ne anën tjetër, sa i përket politikave dhe reciprocitetit me Serbinë, këto asnjeherë nuk kanë zë vend, dhe shifet qartë se bisedimet me Serbinë nuk kanë pasur fare efekt për vendin tonë

Ndërsa Francën nuk e lë fajtore më shumë se sa udhëheqësit tonë politik, që tani e sa vite kanë zhvilluar bisedime koti dhe të paktën nuk kanë qenë në gjendje që arrestime të tilla të mos ndodhin më.

Perderisa Serbia ka nenshkruar marreveshje me Institucionin më të lartë të sigurisë në Evrope, pra Europol, në të cilin sigurisht që bën pjesë Franca, fatkeqsisht kjo e fundit do duhet ta kete dëgjuar patjetër! duke qenë se Kosova në anën tjetër nuk ka fare marrëveshje operacionale apo strategjike me Europol'in!

Pra, faji kryesor prapë mbetet te Kosova (udhëheqësit politik), me mos perfaqësimin e duhur në bisedimet me Serbinë dhe BE-në" (sic.), ka shkruar Shala.

.

Eksperimenti rus, ja çfarë i ndodh njeriut nëse qëndron 30 ditë pa gjumë (Video)

Posted: 08 Jan 2017 10:40 PM PST

Një gaz eksperimental në doza të vogla është përdorur për të eliminuar nevojën për gjumë të njerëzve.

Subjektet janë mbajtur në një mjedis të mbyllur në mënyrë që studiuesit të mos ekspozoheshin  ndaj gazit ndërsa të burgosurit kishin vetëm mikrofona për të komunikuar me ta. Personat e izoluar ishin të pajisur me libra, një tualet dhe ujë, ushqim të mjaftueshëm për një muaj dhe  krevate portativë.

Për tre ditët e para, çdo gjë shkoi mirë me të burgosurit. Në ditën e pestë ata nuk flisnin më, vetëm mund të pëshpëritnin në mikrofonat e tyre. Në ditën e dhjetë ata filluan të kishin shqetësime ekstreme. Për tre orë rrjesht një prej të burgosurve vraponte dhe ulërinte në gjithë gjatësinë e dhomës. Zëri i tij filloi gradualisht të dobësohej. Të tjerët nuk e shoqëruan në çmendurinë e tij.

Eksperimentuesit filluan të shqetësoheshin sepse nuk po dëgjonin asnjë zë nga brenda dhomës. Në ditën e katërmbëdhjetë shkencëtarët përdorën një truk për të marrë reagime. U thanë se do të liheshin të lirë vetëm duhej të reagonin.

Ditën e pesëmbëdhjetë, eksperimentuesit fikën gazin, ndërsa të burgosurit u lutën që ta ndiznin sërish. Disa ushtarë u futën në dhomë dhe gjetën gjallë vetëm katër persona.

Të mbijetuarit kishin plagë të vetë shkaktuara. Dhuna pasoi dhe një nga të burgosurit u vra nga një tjetër i plagosur. Më pas konflikti u shtua duke mbetur në fund një i burgosur. Një prej studiuesve ka qëlluar të burgosurin e fundit. Fjalët e tij ishin 'Pra.. afër… të.. lirë.

 

.

Related Posts :