Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmi.net: “Pas lajmit për kërkim nga policia, Stresi me reagim të ashpër ndaj medieve (Foto)” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Pas lajmit për kërkim nga policia, Stresi me reagim të ashpër ndaj medieve (Foto)” plus 8 more


Pas lajmit për kërkim nga policia, Stresi me reagim të ashpër ndaj medieve (Foto)

Posted: 06 Jan 2017 12:38 AM PST

Të njëjtin lajm e ka dhënë edhe një television në Shqipëri ndaj të cilit ka reaguar reperi, shkruan lajmi.net

Ai ka thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se do denoncojë këtë televizion.  Reperi gjithashtu ka kërkuar që të hiqen këto shpifje./Lajmi.net/

screenshot_2

.

Edhe në Shqipëri ngricë dhe dëborë, ka dhe ndërprerje energjie

Posted: 06 Jan 2017 12:33 AM PST

Situata më e rënduar paraqitet në verilindje dhe juglindje. Akset rrugore Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel kalohen me zinxhirë me shumë vështirësi. Ura e Çerenecit-Klenjë është e bllokuar. Disa fshatra janë bllokuar dhe janë pa energji.

Probleme me qarkullimin ka edhe ne aksin Elbasan-Librazhd -Qafë Thanë. E bllokuar nga bora është njësia administrative Stëblevë, ku trashësia arrin 50 cm. Është bllokuar qarkullimi në kthesën e Murrashit, në rrugën Librazhd-Elbasan. Reshjet e borës në këto momente janë të përqendruara në verilindje dhe juglindje të vendit me intensitet të ulët.

Në mesditë, reshjet e borës do të ndërpriten, por do të ketë erë të ftohtë, që do të shkaktojë dallgëzim të fortë në bregdet deri në 8 ballë.

Pritet të ketë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në mesditë në zonat malore. / Top Channel

.

Turqia mund t’ia ndalojë SHBA-së qasjen në bazën Inxhirlik

Posted: 06 Jan 2017 12:28 AM PST

Koalicioni e ka përdorur këtë bazë për kryerjen e sulmeve ajrore kundër IS-it, derisa milicitë aleate kurde janë duke u përballur në betejë me luftëtarët e Shtetit Islamik.

Por, për Turqinë, grupi kurd në kuadër të këtij koalicioni është organizatë terroriste sepse ata kanë lidhje me separatistët kurdë që janë në luftë me Turqinë.

“Ne duhet ta themi se përdorimi i bazës Inxhirlik nga aleatët e NATO-s po vihet në pikëpyetje nga populli turk. Prandaj, kjo çështje është në agjenden e qeverisë. Natyrisht, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të verifikohen. Duhet thënë sinçerisht: nëse ekziston një organizatë terroriste e njohur nga të gjithë, përfshirë edhe ne, ajo duhet luftuar së bashku", ka thënë zëvendëskryeministri turk, Vejsi Kajnak.

.

“Bye bye” Man Utd, nënshkruan me Juventusin (FOTO)

Posted: 06 Jan 2017 12:26 AM PST

Juventus është i interesuar për transferimin e Matteo Darmian nga Manchester United.

Darmian është shndërruar në objektiv të Juventusit pas lajmit se Patrice Evra mund të largohet nga kampioni i Serie A, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, raportojnë mediat italiane, përcjell "lajmi.net".

Darmian iu bashkua "Red Devils" në verën e vitit 2015 nga Torino.

Por, ai nuk ka arritur të zë vendin e titullarit të sigurt në formacionin e Jose Mourinhos. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Kryeministri Mustafa i konsideron provokime flet arrestet e Serbisë

Posted: 06 Jan 2017 12:25 AM PST

Isa Mustafa

Ai ka thënë se janë duke punuar për lirimin e Haradinaj, raporton lajmi.net.

"Dëshiroj të shpreh shqetësimin për ndaljen dhe procedurat që po zhvillohen ndaj kryetarit të AAK dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Këto fletë arreste të Serbisë janë të pa drejta të cilat janë provokime. Jemi duke punuar me të gjitha kapacitete për lirimin e Haradinajt", ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net.

"Aktet e tilla janë të papranueshme. Haradinaj ka dëshmuar pafajësinë e tij dy herë në Hagë. Ne presim lirimin e Haradinaj dhe po ashtu presim që autoritetet franceze të reagojnë dhe këto fletë arreste të cilësohet të pabaza", ka theksuar Mustafa.

Ai ka thënë se në koordinim edhe me faktorët tjerë, do të veprojnë që Serbia t'i tërheq këto flet arreste.

"Ne në koordinim edhe me faktorë të tjerë që të veprojmë nëse Serbia nuk i tërheq këto fletë arreste ndaj zyrtarëve të Kosovës dhe luftëtarëve të çlirimit të Kosovës. Po ashtu jemi në kontakt edhe me BE lidhur më rastin e Haradinajt", ka thënë Mustafa./Lajmi.net/

.

Me kë e festoi Seldi ditëlindjen… i zhveshur? (Foto)

Posted: 06 Jan 2017 12:21 AM PST

Ndonëse nuk duket në atë moshë, ai mbushi plot 29 vite, shkruan lajmi.net

Këtë gjë e ka konfirmuar vet ai përmes një fotografie të hedhur në rrjetet sociale ku ka treguar vet datën e lindjes.

Në këtë foto, këngëtari shihet i zhveshur dhe duket se dikush e ka fotografuar. Me kë e kaloi ai këtë ditë me rëndësi për të? /Lajmi.net/

5.1.1987

A photo posted by Snap 👻 Seldi5 (@seldiqalliuu) on

.

‘Fajdexhinjtë’ legalë

Posted: 06 Jan 2017 12:19 AM PST

Institucionet Mikrofinanciare në Kosovë edhe më tutje po aplikojnë kamata të larta si fajde. Norma mesatare e interesit për kredi në Institucionet Mikrofinanciare në Kosovë gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2016 ka zbritur në nivelin më të ulët në tri vjetët e fundit, përkatësisht në 21,9 për qind. Gjatë kësaj periudhe kohore norma mesatare e interesit në kreditë ndaj ekonomive familjare zbriti në 23,4 për qind.

"Me rënie të normës mesatare të interesit në kredi u karakterizua si sektori i ekonomive familjare, ashtu edhe ai i ndërmarrjeve. Norma mesatare e interesit në kreditë ndaj ekonomive familjare zbriti në 23,4 për qind në qershor 2016, nga 24,6 për qind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kurse, mesatarja e interesit në kreditë ndaj ndërmarrjeve në qershor 2016 zbriti në 19,3 për qind nga 23,5 për qind në qershor", thuhet në raportin e stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Aty më tutje thuhet se norma mesatare e interesit në kreditë ndaj sektorit të bujqësisë regjistroi nivel të ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit paraprak duke qëndruar në 25 për qind, që njëherësh paraqet normën më të lartë të interesit për ndërmarrje./Zëri

.

Acar në fundjavë

Posted: 06 Jan 2017 12:18 AM PST

Pas reshjeve dhe fuqisë së masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veri-perëndimit me shpejtësi  mbi 13m/s.

.

Gecaj: Vuçiq, kërko drejtësi në shtetin tënd

Posted: 06 Jan 2017 12:16 AM PST

"Franca si shtet ligjor z. Vuçiq, kishte vepruar plotësisht në përputhje me të drejtën atëherë kur kishte marrë vendim për përkrahjen e veprimeve ushtarake të NATO-s kundër shtetit më kriminal të pas-luftës së dyte botërore, pjesë e rëndësishme e të cilit ishit edhe ju vetë", ka shkruar Gecaj në Facebook.

"Kërkimi i drejtësisë gjen strehë më së miri mu në Serbi, shtet i cili fatkeqësisht ende udhëhiqet nga ata të cilët përkrahën, planifikuan, por edhe ekzekutuan veprimet më kriminale në kontinentin evropian të pas Luftës së Dytë Botërore", shton ai.

Më tej thekson se normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë nuk bëhet me lojëra dinake bizantine në mes të Evropës siç është muri në Mitrovicën Veriore, "futja e hundëve" në punët e brendshme të shtetit të Kosovës, siç ishte rasti i fundit me Listën Serbe, por as me mbajtjen në fuqi të urdhër-arresteve tashme anakronike.

"Ky normalizim kërkon një mendësi tjetër, mendësi evropiane, mendësi e cila juve ju ka munguar shumë dhe po ju mungon edhe më shumë, kërkon përkushtim, reflektim dhe sinqeritet, karakteristika këto të cilat qartazi i mungojnë kësaj nomenklature të politikanëve serbë", përfundon Gecaj.

.

Related Posts :