Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmi.net: “Ronaldinho zbulon mesazhin që i dha Messit kur ishin te Barcelona” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Ronaldinho zbulon mesazhin që i dha Messit kur ishin te Barcelona” plus 8 more


Ronaldinho zbulon mesazhin që i dha Messit kur ishin te Barcelona

Posted: 11 Jan 2017 11:52 PM PST

Ronaldinho ka zbuluar mesazhin e tij për Lionel Messin në kohën kur ishin bashkëlojtarë te Barcelona.

Braziliani e përkujtoi momentin.

"Luaj me lumturi, luaj i lirë, thjesht luaj me topin", ishin fjalët e Ronaldinhos për Messin, raportojnë mediat spanjolle, përcjell "lajmi.net".

Messi duket se e dëgjoi këshillën e Ronaldinhos dhe pikërisht ai stil i lojës e ka shndërruar në një prej futbollistëve më të mirë në histori të lojës. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Ia keqpërdorin moralin, Bleona reagon ashpër (Foto)

Posted: 11 Jan 2017 11:43 PM PST

E në këtë llogari, po keqpërdoret me të madhe emri i këngëtares, shkruan lajmi.net

Së fundmi është bërë një status sipas të cilit, herën e fundit që ka rënë borë në Tiranë, Bleona ishte e virgjër.

Kjo gjë i ka acaruar nervat asaj duke bërë që të reagojë ashpër.

Bleona ka hedhur në fotografi në Instagram ku ka treguar se llogaria nuk është e saj dhe keqpërdorimin e moralit ia ka kthyer me të njëjtën monedhë atyre që po luajnë me emrin e saj.

Këngëtarja i ka 'ftuar' ata që për virgjëritetin të flasin me anëtaret e gjinisë femërore që i kanë brenda  familes!/Lajmi.net/

screenshot_1

.

Diplomatë të lartë botërorë marrin pjesë në bisedimet për Qipron

Posted: 11 Jan 2017 11:38 PM PST

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson dhe homologët e tij grek dhe ai turk, do të jenë në Gjenevë për të diskutuar për sigurinë.

Qëllimi është që të dy palët të ndajnë pushtetin në një federatë me dy shtete.

Udhëheqësit grekë qipriotë dhe turq qipriotë të mërkurën shkëmbyen hartat duke propozuar kufijtë territorialë, shkruan BBC.

Kjo ishte hera e parë që bëhet një lëvizje e tillë sipas OKB-së, dhe është përshëndetur si një hap i rëndësishëm në rrugën drejt një marrëveshje.

Sekretari i Përgjithshëm i ri i OKB-së, Antonio Guterres po merr pjesë në bisedimet në Gjenevë, i cili është edhe  udhëtimi i tij i parë  në një vend të huaj  pas marrjes së rolit udhëheqës, transmeton KosovaPress.

.

Seancat e jashtëzakonshme, pa efekte

Posted: 11 Jan 2017 11:37 PM PST

Kuvendi i Kosovës gjatë vitit të kaluar ka mbajtur 7 seanca të jashtëzakonshme, ndërsa edhe këtë vit e ka filluar me një seanca të tillë.

Por mbajtja e këtyre seancave konsiderohet e kotë, pasi vazhdimisht devijohen debatet dhe shfrytëzohen për të treguar folklorizmin e deputetëve, kurse rezolutat e miratuara nuk merren parasysh nga Qeveria, shkruan Gazeta “Zëri”.

Opozita dhe analistët politikë në vend thonë se fakti që një koalicioni, i cili ka më shumë se dy të tretat e votave, në shumë raste nuk po arrin ta sigurojë as kuorumin dëshmon për nevojën e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se është e natyrshme që opozita të kërkojë zgjedhje që nga dita që i humb zgjedhjet e fundit, por, sipas tij, koalicioni PDK-LDK po funksionon shumë mirë dhe se nuk ka ndonjë krizë parlamentare apo qeveritare.

Ai më tej ka thënë se koalicioni qeverisës nuk po vepron me inate ndaj opozitës, porse duhet të veprohet në bazë të mundësive reale që ka shteti.

"Nuk ka inate, ka përgjegjësi politike ose mospërgjegjësi politike. Është mirë që të bashkëpunojmë dhe t'i realizojmë çështjet në interes të përgjithshëm, t'i trajtojmë çështjet në përputhje me fuqinë dhe mundësitë tona që i kemi e të mos pretendojmë më shumë sesa që mundemi", ka deklaruar Haliti./Zeri.info/

.

“AS”: Real Madrid transferon fenomenin e Premierligës (FOTO)

Posted: 11 Jan 2017 11:36 PM PST

Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli mund të transferohet në Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Reprezentuesi anglez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni në Premierligë.

Kjo ka bërë që ai të kërkohet nga klube të mëdha evropiane përfshirë "Los Blancos".

"AS" raporton se Alli është objektiv i madh i Real Madridit, përcjell "lajmi.net".

Ai mund t'i bashkohet gjigantit madrilen gjatë verës kur do të skadojë dënimi i FIFA-së për klubin nga Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Ja si këndon motra e Aida Docit (Video)

Posted: 11 Jan 2017 11:29 PM PST

Përpos Aidës dhe Vanesës, një tjetër talente e muzikës është 'zbuluar' në familjen Doçi, shkruan lajmi.net

Fjala është për Argjeden, një video të së cilës Aida e postoi në llogarinë e saj në Instagram.

Në video, Argjenda shihet se këndon këngën e motrës së saj 'A je mirë'. Nga komentet e lëna, shihet se ky zë iu ka pëlqyer fansave të Aidës./Lajmi.net/

 

A je mir kenduar nga motra ime @argjendadoci 😍

A video posted by Singer (@aidadoci1) on

.

Një komision i Senatit amerikan e përkrahë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Posted: 11 Jan 2017 11:28 PM PST

Komisioni, vitin e kaluar e ka përkrahur kërkesën e shtetit ballkanit për t'iu bashkuar aleancës ushtarake, por rezoluta nuk është hedhur në votim ende në Senat, aty ku duhet të marrë miratimin e dy të tretave të senatorëve për miratim të një anëtari të ri të NATO-s.

Udhëheqësi i Komisionit, Bob Corker ka thënë se shpreson për "veprim të shpejtë" në Senat gjatë këtij viti.

Senatori John McCain e ka siguruar kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq përmes telefonit, se Senati amerikan do e ratifikojë marrëveshjen e anëtarësimit së shpejti, sipas njoftimit të zyrës për informim të qeverisë së Malit të Zi.

Më 10 janar, Italia dhe Norvegjia u bënë shtetet e fundit nga 28 vendet anëtare të NATO-s që e kanë përkrahur marrëveshjen në fjalë.

Anëtarësimi i Malit të Zi përfaqëson zgjerimin e parë të aleancës veri-atlantike prejse Shqipëria dhe Kroacia janë bërë anëtare në vitin 2009.

Ndonëse ky vend është aleat afatgjatë i Rusisë, marrëdhëniet me Moskën janë përkeqësuar së fundi, duke i dhënë mundësi qeverisë që të kërkojë integrim më të afërt me perëndimin.

Mali i Zi i është bashkuar BE-së në sanksionet kundër Rusisë për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

.

Inter s’ka të ndalur, transferon yllin e madh për 78 milionë euro (FOTO)

Posted: 11 Jan 2017 11:25 PM PST

Inter planifikon t'i vazhdojë përforcimet në krijimin e një skuadre të fuqishme.

E përditshmja italiane "La Repubblica" raporton se "Nerazzurrët" janë të gatshëm të paguajnë 78 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti, përcjell "lajmi.net".

Pronarët e rinj të klubit, grupi Suning nuk e ka ndërmend t'i ndalë shpenzimet.

Andaj, Verratti është ylli i ardhshëm që do të kërkohet nga Inter pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

.

Ministria pa ministër, integrimi zvarrë

Posted: 11 Jan 2017 11:22 PM PST

Lënia e Ministrisë së Integrimit pa ministër do të ndikojë negativisht në proceset e Kosovës, veçmas në zbatimin e mirëfilltë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Kështu kanë paralajmëruar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe njohësit e integrimeve evropiane në Kosovë.

Sipas tyre, lënia vakant e këtij posti e bën gati të pamundur koordinimin e procesit të MSA-së, pasi që, siç shprehen ata, MIE-ja është institucioni kryesor që merret me koordinimin e të gjitha institucioneve të tjera për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përderisa përfaqësues të Qeverisë thonë se ministri në këtë dikaster do të emërohet atëherë pasi koalicioni do ta propozojë një kandidat, opozita thotë se në kohën kur do të duhej të punohej më shumë për integrim Qeveria e ka lënë dikasterin e integrimeve fare pa udhëheqës.

Parlamenti Evropian, i shqetësuar për postin vakant të kreut të MIE-së

Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësimin e tij në raportin për Kosovën, lidhur me  postin e zbrazët të ministrit të Integrimeve Evropiane.

Sipas këtij raporti, i cili pritet të lexohet të hënën, lënia bosh e këtij posti ndikon në efikasitetin dhe në koherencën e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim.

Draftin e Raportit për Kosovën e ka përgatitur zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek.

.

Related Posts :